top of page

Search this site

Results found for empty search

  • Kepi i Zogut te zi, kur shekuj më parë në kë të vënd magjepës strehoheshin koloni zogjsh shtegtarë, ndërsa shkurret e dendura të mërsinës njiheshin si bimët mitike të Afërditës, Perëndeshës

    Imazhe fantastike dhe ndjesi magjike, që të fal Kep Merli, në Jug të Sarandës, i njohur më herët si “Kepi i Zogut të Zi”, pasi shekuj më parë në këtë vend magjepsës strehoheshin koloni zogjsh shtegtarë, ndërsa shkurret e dendura të mërsinës njiheshin si bimët mitike të Afërditës, Perëndeshës së Dashurisë dhe Bukurisë. Kepi i Stillos (gjerësi 39° 41′ 03” V gjatësi 19° 59′ 02”L). Është kepi më jugor i Shqipërisë dhe del për në det nga vija e përgjithshme me largësi 7 kabël në drejtim jugperëndim. Kepi është shkëmbor dhe duke u larguar nga bregu, formon një majë të rrumbullakët, ku 2.0 milje në V .V L të tij arrin lartësinë 269 m mbi nivelin e detit. Brigjet e kepit janë të lartë dhe thellësitë afër vijës bregdetare janë të mëdha. Barasthellësia 5 m kalon nga vija bregdetare e kepit 40-50 m, kurse barazthellësia 20 m i kalon 220-225 m. Kepi i Stillos eshtë i pastër nga rreziqet e nënujshme. Kepi lidhet me një rrugë këmbësore me fshatin e Vrinës. Ishulli i Vogël Stilo. Ndodhet rreth 3 kabël në juglindje të kepit me të njëjtin emër. Ishulli është shkëmbor dhe pjesërisht i veshur me shkurre me një shtrirje paralele me bregun dhe rreth një kabël në jug të këtij të fundit. Ka një gjatësi rreth 150 m dhe gjerësi 60-65 m. Përreth ishullit thellësitë janë të njëllojta dhe barasthellësia 5 m kalon nga bregu i ishullit 20-25 m. Thellësia ndërmjet bregut e ishullit është 7.3 m. Gryka e Batit. Është grykë e vogël, që formohet ndërmjet kepit të Stilos në jug dhe kepit të Shën Mëhillit, në veri. Kjo grykë futet në kontinent me drejtim VL me gjatësi 3.0 kabël dhe gjerësi të hyrjes 0.6 kabël. Anijet e vogla gjejnë mbrojtje nga erërat dhe deti në drejtim verior, lindor dhe juglindor. Kjo grykë është e hapur nga jugperëndimi dhe pjesërisht nga jugu. Në dy kepet që formojnë grykën e Batit në distancën 3 kabel nga bregu janë instaluar 3 grupe vaskash për rritjen e peshkut, ato janë të rrethuara me shenja për ditën dhe me ndriçim për natën. Lundërtarët duhet të bëjnë kujdes për të kaluar në distancën 2-3 kabël nga vaskat e peshkut. #AlbaniaAllSenses #KepMerli #BeautifulAlbania

  • Faik Konica: Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore

    Faik Konica: Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore Shqipëria gjendet e vendosur gjeografikisht në pjesën juglindore të Evropës, në mes të Greqisë dhe Jugosllavisë, me të cilat ka kufij tokësorë dhe e ndan nga Italia deti “i shqetësuar” Adriatik, i quajtur dikur nga Horaci “inquietus Hadriaticus”. Në pjesën ku afrohen më tepër të dy vendet, tek Kanali i Otrantos, një largësi prej vetëm gjashtëdhjetë miljesh e ndan Italinë nga Shqipëria. Italianët e Puljes shpeshherë e quajnë Shqipërinë “I latra sponda”, që do të thotë “bregu tjetër”. Shqipëria u njoh si shtet i pavarur në vitin 1913. Deri në atë kohë ishte skaji më perëndimor i Perandorisë turke otomane. Sikundër u vendos nga ish atëherë gjashtë fuqitë e mëdha, vendi ka një sipërfaqe prej afro 11.000 miljesh katrore, me një gjatësi veri-jug prej afro 180 miljesh dhe nga perëndimi deri në skajin më lindor prej 85 miljesh. I Në kohët e lashta Shqipëria quhej Iliri dhe deri në mesjetën e vonë, pikërisht deri në shekullin e njëmbëdhjetë ajo njihej vetëm me këtë emër. Pastaj, për disa qindra vjet me radhë nisën të përdoren njëkohësisht emrat Arbëri (Albania) dhe Iliri; vetëm nga fundi i shekullit të katërmbëdhjetë emri Arbëri (Albania) fitoi mbi emrin e vjetër. Është interesante të kujtojmë se Shekspiri e ka vendosur në Iliri ngjarjen e një prej komedive të tij më të bukura me titull “Nata e dymbëdhjetë”; shumica e lexuesve nuk e dinë se aty bëhet fjalë për Shqipërinë e sotme. Populli vetë e quan vendin Shqipëri. Nuk dihet çfarë do të thotë emri Iliri. Emri “Arbëri” (Albania) është shpjeguar sikur ka lidhje me rrënjën alp, prandaj do të thotë “vend malor”. Porse kjo është një etimologji popullore; sipas mendimit të dijetarëve një fis me emrin Arbër (Albanë) i dha emrin të gjithë vendit në një epokë të caktuar. Ky proces i shtrirjes së një emri është i njohur edhe për vende të tjera; për shembull krahina e Heladës në Thesali i dha emrin të gjithë Greqisë, emri i fisit të Anglëve në Britaninë e Madhe arriti të përfshinte të gjithë Anglinë, emri i kantonit të vogël Shvic u shtri për të treguar të gjithë Helvetinë, nën formën e re Svicerland. Dyshimi në rastin tonë lind nga fakti se Arbërit (Albanët) nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë në histori dhe është e vështirë të kuptohet si arritën të mënjanojnë një emër aq të njohur si atë të Ilirisë. Besohet përgjithësisht se emri Shqipëri do të thotë vend i shqipeve; disa të tjerë e lidhin me fjalën shkëmb, pra “vend shkëmbor”. Të dyja këto janë etimologji popullore, të cilat dijetarët i shikojnë me një farë përbuzjeje tallëse. Sipas këtyre dijetarëve emri Shqipëri rrjedh nga fjala shqipe shqiptoj.1 Pra Shqipëri do të thotë “vendi ku njerëzit e kuptojnë njëri-tjetrin”; por edhe kjo etimologji profanëve u duket artificiale. Kjo vjen sikur Anglia të quhej Jes-land. Kjo është diçka për t’u krenuar. Poeti i madh Dante, a nuk e quajti Italinë, në një varg të pavdekshëm “vendi i bukur ku tingëllon si-ja”? (il bel paese dove il si suona). Sido që të jetë puna, etimologjitë popullore, megjithëse nuk mund të merren seriozisht nga pikëpamja filologjike, janë me interes për faktin se shumë herë shërbejnë si pikënisje opinionesh dhe besëtytnish të ndryshme. në Shqipëri është kaq rrënjësor besimi që kjo fjalë do të thotë “vendi i shqipeve”, saqë një besëtytni e çuditshme e ndalon vrasjen e shqipeve; ky shpend për popullin është po aq i shenjtë sa ishte dikur ujkonja për romakët e vjetër. Kjo etimologji popullore duhet të jetë shumë e vjetër, sepse historianët na kanë lënë të shkruar një pohim të sulltan Mehmetit II, i cili pushtoi Kostandinopolin më 1453 dhe i drejtoi vetë ushtritë kundër Shqipërisë. Kur po thyhej qëndresa e një kalaje shqiptare, ai thirri: “Më në fund do të hyjmë në folenë e shqipes”. Etimologjia tjetër popullore, sipas së cilës Shqipëri do të thotë vend shkëmbor, i ka bërë të besojnë shumë njerëz (për çudi edhe disa shqiptarë) që Shqipëria qenka një vend i thatë, joprodhues. Më kujtohet këtu një ngjarje e vogël në Londër më 1913. Një anglez, me qëndrim miqësor ndaj Shqipërisë, e pyeti një delegat në Konferencën e Ambasadorëve, çfarë do të eksportonte Shqipëria për të nxjerrë shpenzimet e mbajtjes së qeverisë. Ai delegati, që kishte lindur jashtë shtetit nga prindër shqiptarë dhe që nuk kishte qenë ndonjëherë në vendin e vet, u përgjigj më shumë me humor se me takt dhe vërtetësi, se Shqipëria do të eksportonte gurë. Kështu pra kemi dy etimologji, që ndonëse asnjëra nuk i përgjigjet së vërtetës, na interesojnë mbasi nga ato kanë zënë fill shumë besime të çuditshme. Më mirë ta lëmë mënjanë çështjen e etimologjisë dhe të mbajmë një qëndrim shkencor, duke pohuar që nuk kemi dokumente të na ndriçojnë me saktësi në lidhje me kuptimin e fjalës Shqipëri (Albania). Le të kujtojmë vetëm tri gjëra; që ky vend në kohët e vjetra u quajt Iliri, në kohët e reja u njoh me emrin Arbëri (Albania), kurse vetë banorët e quajnë atdheun e tyre Shqipëri. Shqipëria rrethohet në të tri anët nga male të papërshkueshme, të cilat kanë formuar një si mur të natyrshëm të paracaktuar për ta veçuar vendin. Në dëm të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe të përparimit shoqëror. Nga ana tjetër, pikërisht ky veçim (izolim) ka ndihmuar për ruajtjen e gjuhës, të zakoneve dhe të individualitetit kombëtar. Izolimi i Shqipërisë në të kaluarën ka qenë kaq i madh, saqë historiani i njohur i shekullit të tetëmbëdhjetë Eduard Gibbon pat shkruar se “Shqipëria është një vend që shikohet nga Italia, por është më pak e njohur se brendësia e Amerikës”. Një shkrimtar i sotëm e ka quajtur Shqipërinë “Tibeti i Evropës”. Në letërkëmbimin e Lord Bajronit me Shellin (Shelly), gjendet një letër në të cilën Shelli mundohet të bindë Bajronin të mos shkojë në Shqipëri, për shkak të rreziqeve që mund t’i ndodhin aty. Mendimi i Shellit për Shqipërinë pasqyrohet në këto vargje të Bajronit në veprën “Hailld Harold” Po nisej për në trevë të panjohur, Shumëkush e mburr, pakkush guxon ta shohë Me sa duket Bajroni nuk ua vuri veshin këshillave të mikut dhe u bë një nga miqtë më besnikë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Rruga më e lehtë për të hyrë në Shqipëri nga deti është të nisesh nga Bari, liman i Italisë. Avullorja komode italiane niset vonë në mbrëmje dhe arrin në limanin e Durrësit në mëngjes herët kur: Agimi lind: me të po çohen brigjet E Shqipërisë së rreptë, shkëmbi i Sulit, Dhe larg të Pindit çuka mjegull veshur, Të lara përrenjsh, të bardhë si dëbora, Me ngjyra mashkullore e kuqërreme, Dhe ndërsa retë nisin të shpërndahen, Spikasin tëbanat e malësorëvet: Këtu bredh ujku, shqipja sqepin mpreh, Zogj, bish, njerëz t’egër zënë e duken, Stuhitë rrotull tundin motin që mbaron. I përmenda vargjet e bukura madhështore nga “Çailld Haroldi”, mbasi aty zënë një vend nderi malet e Shqipërisë, shumë prej të cilave kapin lartësinë tetëmijë këmbë. Madhështia e tyre i bëri kaq shumë përshtypje natyralistit romak Plinit Plakut, saqë disa herë në shkrimet e tij thotë për to se “janë të lakuara si një amfiteatër”. Edhe në ditët tona madhështia e tyre e egër i ka dhënë Shqipërisë emrin “Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore”2. Mali i Shqipëri, qoftë i lartë ose i ulët, është diçka unikale për profilin e tij me prerje të qartë, për hijeshinë me të cilën drejtohet nga qielli. Ke përshtypjen sikur gjendesh para monumentesh të ndërtuara nga vetë natyra. Këtu e njëqind vjet më parë një piktor peizazhist anglez, Eduard Lir (Lear), vizitoi Shqipërinë dhe ja si e përshkruan Tomorin, malin më të lartë të vendit: “Atje lart ngrihet forma e çuditshme e malit vigan, me njëmijë të çara e gremina, i cili me një thjeshtësi të madhe sundon me vetminë e tij vijat e fushës së pandërprerë”. Nëse udhëtari nuk dëshiron të hyjë nga Veriu ose nga Jugu, por parapëlqen të hyjë nga perëndimi, atëherë, pasi të ketë përshkuar vetëm njëzet milje nga Durrësi, do të arrijë në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, një vend me pamje natyrore shumë të bukur. Këtu, si padashur të vete mendja menjëherë tek shatërvanët e Trevit të Romës. Artisti që ndërtoi ato shatërvanë kishte ndërmend të paraqiste ujin në të gjitha aspektet: duke rrjedhur si përrua, duke zbritur si ujëvarë ose të qetë si kënetë. Duket sikur Tiranën e ka zgjedhur vetë natyra për të paraqitur të gjitha tipet e maleve, të cilat e rrethojnë qytetin në të katër anët. Mund të shihni shkëmbinj të zhveshur, kodra me pemë, maje të mbuluara me borë dhe çdo gjë që mund të krijojë imagjinata, duke vënë në përdorim ngjyrat dhe hijet. Shqipëria numërohet si një nga vendet më të pasura me ujë të Evropës. Një shumicë përrenjsh dhe burimesh rrjedhin në çdo drejtim. Dhe ata që në tekstet e gjeografisë quhen lumenj – qofshin Drini i Bardhë në Veri, Shkumbini në Shqipërinë e Mesme ose Vjosa në Jug – në të vërtetë janë rryma të fuqishme uji që zbresin nga malet poshtë në lugina drejt detit Adriatik, me një oshtimë të veçantë që i bën të duken si persona të gjallë. Këto janë gjëra piktoreske, por që e vështirësojnë shumë ndërtimin e rrugëve dhe i rritin shumë shpenzimet për ato. Pak kohë më parë autoritetet përuruan një rrugë të re afro dyzet milje të gjatë, dhe për një largësi kaq të vogël ishte dashur të ngriheshin jo më pak se njëqind ura me madhësi të ndryshme. Aty ku nuk ka ura ose lumi është tepër i thellë për ta kaluar më këmbë, kalimi me not është e vetmja mënyrë për të dalë në bregun tjetër njerëz e kafshë. Në Shqipëri lumenjtë më të shumtën e herës bëhen pengesë për komunikacionin. Shumica prej tyre janë të cekët për lundrim dhe gjatë stinës së shirave dalin nga shtrati dhe përmbytin e izolojnë fshatra të tëra për javë e javë me radhë. Tashti në Shqipëri ka mbi njëmijë milje rrugë automobilistike, një pjesë të ndërtuara nën regjimin turk dhe të tjerat nga ushtritë austro-hungareze në Veri dhe forcat italiane në Jug, për qëllime ushtarake gjatë Luftës Botërore.3 Këtyre qeveria shqiptare u ka shtuar edhe qindra milje rrugë të reja. Kështu tani vendi përshkohet nga një rrjet i mirë rrugësh malore, që duke marrë parasysh natyrën e përthyer të vendit dhe lumenjtë e përrenjtë e furishëm, është një sukses i rëndësishëm.4 Për të pasur një ide për rëndësinë e këtyre rrugëve për një vend si Shqipëria, mund të sjellim si shembull faktin se, për të shkuar në qytetin e Jugut Korçë, duhen tri ditë me kalë dhe deri tani vonë kjo ishte e vetmja mënyrë udhëtimi. Me rrugë automobilistike duhen vetëm shtatë orë për të përshkuar të njëjtën largësi, kurse me vënien në veprim të aeroplanit mjaftojnë vetëm dyzetë e pesë minuta. Megjithatë të vetmet rrugë komunikimi në mes të vendeve të vogla të largëta dhe qendrës mbeten akoma shtigjet e ngushta malore, nëpër të cilat nganjëherë mezi kalon edhe mushka. Edhe ato shtigje shpesh bëhen të pakapërcyeshme gjatë muajve të rreptë të dimrit. Është me interes të vihet në dukje se disa milje të rrugës së përmendur Egnatia janë edhe sot në gjendje të mirë përdorimi, një fakt i gjallë ky i gjeniut ndërtues të Romës. Rruga Egnatia (kjo duhet kujtuar) ishte vazhdimi i rrugës së madhe romake Appia, e cila shkonte nga Roma në Brindisi, fillonte rishtas në Durrës e pastaj vazhdonte për në Elbasan, Ohër, Selanik, Bizanc e Jeruzalem; një rrugë me rëndësi të madhe, që, si të thuash, ruan ende gjurmët e këmbëve të legjioneve të Cezarit e të Pompeut. Megjithëse vetëm një pjesë e vogël e vendit është e zhveshur, mbasi në pjesën më të madhe mbulohet nga një bimësi e dendur, prapëseprapë drunjtë e lartë janë relativisht të pakët në Shqipëri; nga këta të fundit gjenden më shumë lisi dhe ahu. Në disa vende ahet janë viganë dhe arrijnë të kenë diametrin dhjetë këmbë. Për çudi fauna është tepër e varfër, me përjashtim të disa kafshëve si: dhelpra e kuqe, shqarri e sidomos derri i egër, i cili gjendet kudo dhe është armiku i ujqve, por shkakton dëme ndër ara. Nga ana tjetër bariu duhet të jetë kurdoherë syhapët për të ruajtur tufën nga sulmet e ujqve, kafshë të egra grabitqare, të cilat, kur bën dimër i fortë, futen deri brenda në fshatra për të bërë pre në njerëz dhe në kafshë. Me shumicë gjenden në Shqipëri edhe dhitë e egra, të cilat gjahtarët i ndjekin këmba-këmbës me javë të tëra; këtë e bëjnë për sport por edhe nga nevoja, sepse kanë një mish shumë të mirë. Një hartograf gjerman, dr. Herbert Luis (Louis), i cili u porosit nga qeveria shqiptare të studionte topografinë e vendit, dhe mbas dy vjet studimesh botoi të vetmen hartë të Shqipërisë të saktë nga pikëpamja shkencore, shkruan se ka kaluar përjashta ditë e net pa mundur të takojë ndonjë kafshë të egër, me përjashtim të një ose dy lepujve5. Kjo shpjegohet me faktin që në të kaluarën nuk ekzistonte asnjë ligj për kufizimin e gjuetisë; dhe gjuetia e vazhduar gjatë tërë vitit mund ta ketë varfëruar vendin në gjah. Por duhet shqyrtuar edhe një aspekt tjetër i kësaj çështjeje. Disa dyshojnë që të ketë pasur ndonjë herë në Shqipëri kafshë të egra me shumicë. Më kanë tërhequr vërejtjen duke më thënë se nga mungesa e drurëve, të cilët janë shkatërruar nga shpërdorimet gjatë shekujve, në një vend ku gjithkush pret por askush nuk mbjell dhe dhitë e egra kanë dëmtuar kudo bimët e reja, është vështirësuar patjetër mbirrojtja e gjahut. Përkundrazi liqenet dhe lumenjtë janë të pasur me trofta, blinj, shojza, peshq të njohur për mishin e tyre të shijshëm. Karakteristikë e klimës shqiptare është ndryshueshmëria e madhe. gjatë bregut të Adriatikut do të takosh të ashtuquajturën klimë mesdhetare, që në vija të trasha, mund të krahasohet me atë të Kalifornisë së Jugut. Në brendësi të vendit mbizotëron ajo klimë që gjeografët e quajnë klimë kontinentale. Këtu lartësia e maleve e ftoh mjaft klimën. II Mbasi dhamë një përshkrim të shkurtër të Shqipërisë fizike, le të shohim tani çfarë i kanë shtuar natyrës shqiptare duart e njerëzve, çfarë qytetesh dhe shtëpish kanë ndërtuar, përveç rrugëve që përmendëm më lart. Shtëpitë shqiptare, me përjashtim të godinave prej qerpiçi të Tiranë dhe të kasolleve prej balte e kashte të Veriut, janë ndërtesa një ose dykatëshe të ngritura me gurë dhe të rrethuara me oborre ose me kopshte. Në pjesën e sipërme kanë ca të çara që populli i quan mazgalla; këto s’janë gjë tjetër veçse frëngji të gjera nga brenda dhe të ngushta përjashta, që shërbenin për t’u mbrojtur, kur hakmarrjet vetjake ishin ngjarje të përditshme. Të gjithë udhëtarët, këtu e një shekull më parë e deri në ditët tona, shtëpinë shqiptare të të varfrit ose të të pasurit, e kanë cilësuar si një kështjellë më interesante brenda se përjashta. J. C. Hobhauz (Hobhouse), më vonë Lordi Brautën (Broughton), i cili udhëtoi nëpër Shqipëri së bashku me Lord Bajronin në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka botuar një libër të vëllimshëm, ku na jep edhe një përshkrim të shtëpive; “Shtëpitë e shqiptarëve janë shumë të pastra edhe banesat e tyre rrallëherë kanë më tepër se një kat, … gjithashtu janë të fshira mirë dhe, meqë i kanë ndërtuar me kujdes nuk mbajnë lagështirë… Shtëpitë nuk mbështeten njëra tek tjetra, por secila rrethohet nga kopshti i vet. Shtëpia ku bujtëm ne ka përreth një copë tokë prej disa dynymësh, të mbjellë me duhan, rrush dhe pemë frutore; rreth e rrotull kishte një mur prej guri, kurse vetë shtëpia gjendej brenda një oborri, edhe ky i rrethuar nga një mur tjetër, kështu që krijohej një farë fortese. Na ranë në sy në shumë frëngji të vendosura në largësi të barabartë njëra nga tjetra në muret e dhomës ku na pritën. Na thanë se ato frëngji shërbenin për të nxjerrë grykët e pushkëve.6 Brendësia e një banese shqiptare zakonisht paraqitet fare e thjeshtë. Nuk sheh zbukurime të tjera, përveç ikonave në shtëpitë e kristianëve dhe shkronja në ato të myslimanëve. Shumë pak familje kanë tryeza dhe karrige, kurse për fjetje përdorin dyshekë të mbushur me lesh, me pambuk ose me kashtë, që i përgatitin vetë në shtëpi. E vetmja orendi që të bie në sy, shpeshherë është një arkë e gdhendur prej druri lisi, me prejardhje venedikase; në këtë arkë ruhen gjëra të tilla me vlerë si gërshetat e nuses, thesaret e familjes dhe stoli të ndryshme. Praktikisht pjesa kryesore e një dhome dhe qendra e jetës familjare është vatra. Aq i shenjtë është zjarri i ndezur në vatër, saqë një nga betimet kryesore të shqiptarëve është “për këtë zjarr”. Në këto shtëpi vërehet diçka e veçantë, “një notë personale” një shije artistike shpeshherë e pavetëdijshme. Miss Edith Durham na ka lënë këto përshtypje nga një shtëpi shqiptare, kur sapo ishte larguar nga Mali i Zi dhe kishte hyrë në Shqipëri; “Në Podgoricë e takova përsëri karrocierin shqiptar Shanin, i cili në vizitat e mëparshme më kishte shërbyer me besnikëri të madhe. më mori në familjen e vet, ku më ra në sy kontrasti me shtëpitë e malazezëve. Këtu çdo gjë ishte e re flakë, madje e hijshme, sepse shqiptarët kanë prirje artistike, kurse malazeztë jo. Shija e këtyre të fundit është e vajtueshme”.7 Një shkrimtar tjetër anglez thotë këto fjalë për shtëpinë shqiptare ku kaloi një ditë: “Megjithëse shtëpia ishte e një të varfri, ajo ma kënaqi shijen time artistike, jo vetëm me paraqitjen e saj të jashtme piktoreske, por edhe me diçka më tepër. Mbasi u mendova më gjatë, arrita në përfundimin se ajo më pëlqente, ngaqë çdo gjë ishte e punuar nga duart e të zotërve të shtëpisë: qilimi ku ishim ulur, veshjet e punuara me leshin e dhenve të rritur në shtëpi. Edhe gurët e gdhendur, me të cilët ishin ndërtuar muret, kishin kaluar nëpër duart e të zotit të shtëpisë. Çdo gjë aty ishte fryti i një punë dore të ndershme, e një arti të ndershëm, në të vërtetë më të kulluar nga ajo që quhet me këtë emër në rrethet artistike të Evropës, me një qytetërim më të lartë”.8 Qytetet dhe fshatrat shqiptare janë në përgjithësi një grumbull shtëpish me nga një kopsht përreth; por arat i kanë të vendosura ndonjë milje larg shtëpisë dhe çdo shtëpi zotëron disa dynymë tokë. Por ka edhe një tip tjetër shtëpie; ajo që gjendet në mes të tokave të pronarit dhe kështu atë e ndan një largësi e konsiderueshme nga shtëpitë e tjera të fshatit. Një tip të tillë shtëpie e shohim në krahinën e Mirditës (në Veri), ku mund të themi se nuk ekzistojnë në fakt as qytete as fshatra, por mijëra shtëpi të veçuara njëra nga tjetra dhe që i përballojnë vetë nevojat e jetesës. Emrat e vendeve që shohim në hartë tregojnë vetëm qendrën e famullisë ose kishën (e gjithë krahina e Mirditës është katolike). Njëherë më ndodhi t’i bëj një vizitë priftit të një fshati të quajtur Gomsi qe, ku ishte famullitar Atë Kostantin Gjeçovi, një françeskan i ditur, me karakter fisnik, i cili vdiq më vonë në mënyrë tragjike nga dora e vrasësve serbë. Ishte vizita ime e parë në Mirditë dhe më shoqëronte edhe një françeskan tjetër; Atë Gjergj Fishta, poeti kombëtar i Shqipërisë. Pasi admirova koleksionin me objekte e monedha të vjetra greke e romake të Atë Gjeçovit, bëra propozim që të dilnim e të shikonim fshatin. Atë Gjeçovi vuri buzën në gaz. Më tregoi se shtëpia më e afërme ishte dhjetë minuta më këmbë larg; e kështu me radhë edhe të tjerat; me pak fjalë do të na duheshin nja dy orë të mira për të shikuar “katundin”. Në disa fshatra shtëpitë janë aq të shpërndara, saqë priftit i duhet të bëjë deri në gjashtë orë rrugë për t’u gjetur pranë ndokujt në çastet e vdekjes. Ato vende ku shtëpitë janë të grumbulluara afër njëra-tjetrës, shpesh kanë një panoramë shumë të bukur; një udhëtar i shekullit të nëntëmbëdhjetë e solli një fshat shqiptar si model për t’u kopjuar edhe në vende të tjera. Miss Durham na e jep me këto fjalë përshtypjen e parë që i bëri një fshat i vogël shqiptar. “Leskoviku është një vend shumë i vogël; me ndërtesat e tij prej guri i përngjan më tepër një fshati të Uellsit të Veriut, por është i pastër dhe i rregullt”. Disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë do t’i përshkruajmë shkurt për rëndësinë e tyre historike. Durrësi, në breg të detit Adriatik, është sigurisht qyteti më i vjetër i Shqipërisë dhe ka qëndruar më këmbë vazhdimisht, që nga themelimi i tij në vitin 627 p.e.re. Dikur metropol madhështor dhe i pasur i kohëve të lashta, në ditët tona është shndërruar në një liman të vogël anemik. Porse dëshmitë e lavdisë së dikurshme e nxitin edhe sot imagjinatën e studiuesit të historisë. Nga Durrësi niste rruga Egnatia dhe po aty, në vitin 48 p.e. re, u zhvillua beteja historike në mes të Cezarit dhe Pompeut. Mendohet se Shën Pali ka mbajtur predikime në këtë qytet. profili i nëntë kullave mesjetare na kujton sundimin e Karlit Anzhu, mbretit të Sicilisë, i cili u zgjodh mbret i Shqipërisë në vitin 1272 dhe mund të quhet si themeluesi i kombit të ri shqiptar, mbasi i dha vendit atë ndjenjë uniteti që nuk e kishte pasur deri atëherë. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, megjithëse e vendosur në një pozicion me bukuri të rrallë natyrore, e rrethuar me male nga të katër anët, ka mungesë gurësh, prandaj dhe shtëpitë janë të ndërtuara prej qerpiçi; kjo është diçka fare pak tipike për Shqipërinë. Edhe ndërtesat e reja, vulgare dhe pa shije, me bulevarde tepër të gjera, e bëjnë këtë qytet më të shëmtuarin e vendit. Tirana është themeluar nga turqit aty nga viti 1600; thuhet se emri i saj ka dalë nga shtrembërimi i “Teheran”, kryeqyteti i Persisë. U bë kryeqyteti i Shqipërisë më 1920, atëherë kur Shqipëria rifitoi pavarësinë, fill pas Luftës Botërore. Parapëlqeheshin qytete të tjera si Shkodra dhe Korça, por kishin të metën se gjendeshin tepër afër kufijve, ku mund të ngjanin turbullira. Kruja, kryeqyteti i Shqipërisë gjatë sundimit të Skënderbeut, është një vend shumë i bukur, i ndërtuar në faqe të një mali, prej nga shihet deti Adriatik. Për më shumë se një çerek shekulli, për hir të gjenisë ushtarake të Skënderbeut dhe të aftësisë së tij si burrë shteti, ajo u bë mburojë e krishterimit dhe e lirisë së Shqipërisë kundër pushtimit osman. Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “krua”. Pushtuesit e huaj i vunë një emër të ri qytetit (ndoshta sepse emri i vjetër u kujtonte atyre shumë ngjarje të palavdishme, kurse shqiptarëve shumë fitore të shkëlqyeshme) duke e quajtur Ak Hissar, që në gjuhën turke do të thotë “kështjellë e bardhë”. Elbasani është një qytet me rëndësi historike, për faktin se u themelua nga turqit në shekullin e pesëmbëdhjetë (1466). Emri i tij i vërtetë është turk. Mehmeti i Dytë, pushtuesi i Kostandinopolit, e ndërtoi atë në fillim si një fortesë ushtarake dhe kështu ai qytet, që u krijua për shkatërrimin e të tjerëve, më vonë do të luante një rol me rëndësi për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Turke. Elbasani ka rëndësi edhe për pozitën e tij gjeografike buzë lumit të Shkumbinit, i cili merret si caku që ndan Gegërinë nga Toskëria. Thuhet se e folmja e Elbasanit është më e bukura e Shqipërisë dhe ndoshta për këtë arsye qeveria ka bërë përpjekje për ta ngritur si gjuhë të shkruar zyrtare të mbarë Shqipërisë. më 26 gusht të vitit 1908 në Elbasan u mbajt një kongres arsimor kombëtar, i cili vendosi themelimin e shkollës së parë normale në vend. Të gjitha vendet që përmendëm më lart ndodhen në Shqipërinë e Mesme. Në Veri, i vetmi qytet që i përket Shqipërisë është Shkodra, që njihet nga të huajt më tepër me emrin venedikas Skutari. Ky është një vend i bukur dhe i lavdishëm, me një kala të ndërtuar që në periudhën para romake, me shtëpi të mira e kopshte, me një pazar piktores, me rrugë buzë liqenit, me kuvende katolike dhe xhami myslimane dhe me një histori të vjetër me ngjarje të stuhishme. Shkodra, e cila edhe sot është metropoli i Shqipërisë, ka qenë kryeqyteti i Ilirisë dhe një qendër e lulëzuar në shekullin e katërt para e.re. Nën sundimin e mbretit Bardhyl mbretëria arriti shtrirjen më të madhe, nga Triesteja në perëndim e deri te Gjiu i Artës në Jug. Livi e përmend Shkodrën, kur përshkruan luftërat me ilirët (229 dhe 219 p.e.re); kjo është një histori po aq aktuale sa dhe ajo e imperializmit evropian të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Piratët ilirë pengonin trafikun greko-romak në Adriatik dhe Roma dërgoi dy përfaqësues për t’u marrë vesh me mbretëreshën Teuta. Gjatë bisedimeve të dy palët e humbën gjakftohtësinë dhe si përfundim u vra njëri nga të dërguarit, ndërsa po kthehej në vendin e vet. Kjo ngjarje ishte një casus belli i mjaftueshëm për pushtimin e Ilirisë nga Roma. Berati, qytet i jugut në brigjet e lumit Osum, po ashtu si Kruja në Veri, ka merituar admirimin e artistëve që e kanë vizituar. Qyteti është ndërtuar mbi faqet e dy maleve dhe emri i sotëm është një transformim i emrit të tij më të vjetër Beligrad (qytet i bardhë), që ia ngjitën pushtuesit serbë më 1345. Berati u qëndroi sulmeve të turqve për shumë vjet me radhë, por u pushtua më në fund në vitin 1405. Në përpjekje për ta shtënë në dorë përsëri, Skënderbeu pësoi disfatën më të rëndë gjatë gjithë karrierës së tij. Nën pushtuesit e huaj Berati u bë kryeqyteti i Shqipërisë së Jugut, i Toskërisë. Është me interes të kujtohet se Berati ka qenë vendlindja e Ptoleme Lagosit, birit të paligjshëm të Filipit të Maqedonisë, themeluesit të dinastisë egjiptiane të Ptolemejve, e cila zuri fill me vdekjen e Aleksandrit të Madh dhe u shua kur vdiq Kleopatra. Më në jug ndodhet një vend tjetër, i cili është quajtur si qyteti më tërheqës i Shqipërisë. e kam fjalën për Gjirokastrën. Një vizitues anglez së bashku me të shoqen, na japin këtë përshkrim të vendit: “Mbasi kishim vizituar Tiranën, Elbasanin, Pogradecin, Korçën dhe Shkodrën, mbasi kishim parë më shumë se një qytet të Jugosllavisë, Gjirokastra na u duk diçka madhështore dhe krejt e veçantë. Nuk besoj të gjendet në botë një qytet i tillë si Gjirokastra. Ka shumë elemente të një qyteti përrallor. Pjesët më magjepsëse i shohim në banesat e qytetit. Mbi kodrina janë vendosur shtëpi trekatëshe me dhjetë dritare në ballin e përparmë, me pjesë anësore të zgjatura përjashta, me ballkone të çuditshme. Katet e sipërme të disa shtëpive të zotërinjve janë pikturuar me stema, lule, zbukurime të ndryshme. Në shumë raste shtyllat e holla të ballkoneve janë të gdhendura, tavanet e ballkoneve janë të praruara dhe të pikturuara, po ashtu si dhe qemerët dhe trarët mbajtës. Koha u jep këtyre një pamje lashtësie dhe dekadence njëheri. Kështu ju mund të formoni një ide për këtë qytet të çuditshëm. Mbi majën e një kodre, jo larg nga shpati i malit të zhveshur, ngrihet një manastir (teqe) i bardhë i bektashinjve, i rrethuar me qiparisa. Ky manastir (teqe) qëndron krejt i veçuar nga qyteti…”.9 Gjirokastra, e ndërtuar mbi rrënojat e qytetit të vjetër romak Hadrianopolis, thuhet se është themeluar nga Gjin Bua Shpata, një mbrojtës i flaktë i nacionalizmit shqiptar. Është kuptimplotë fakti që Gjirokastra, së bashku me Korçën, kanë qenë në krye të lëvizjes kombëtare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Korça, në Jug të Shqipërisë, është qyteti më i përparuar nga pikëpamja kulturore dhe shikohet si djepi i lëvizjes kombëtare shqiptare të kohës sonë. Korça është relativisht një qytet modern. Në vitin 1487 nuk kishte më shumë se pesë deri në pesëmbëdhjetë shtëpi, prandaj quhej edhe “Pesë shtëpi”. Qyteti u bë i rëndësishëm në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur bijtë e Korçës emigruan në Rumani, Bullgari, Egjipt dhe Greqi. Në vitin 1881 shumë prej këtyre morën pjesë në themelimin e shoqërisë së parë shqiptare, “Drita” e Bukureshtit, që shtypte libra, të cilët dërgoheshin fshehurazi në Korçë. Këtu, për herë të parë në vitin 1886 u lejua për një kohë të shkurtër hapja e një shkolle në gjuhën shqipe. Në Korçë kishte selinë e vet edhe Shkolla Misionare Amerikane, ku nën mbrojtjen e flamurit amerikan, mësohej gjuha shqipe. Për shumë vjet me radhë, nën Perandorinë turke, Korça ishte qendër për pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut, sidomos për krahinën e Devollit. Korça lidhej me portin e Selanikut, ku zbarkoheshin manifakturat nga vendet e Evropës Perëndimore. Mbas Luftës Ballkanike të vitit 1912, kur Selaniku i mbeti Greqisë, Korçës i ra rëndësia ekonomike si qendër tregtare. Gjatë Luftës Botërore, kur qyteti ishte i zënë nga francezët, u hap në Korçë një lice frëng dhe ata që mbaronin këtë shkollë pranoheshin lirisht në universitetet e Francës. Mbas pushtimit italian gjuha frënge u zëvendësua me italishten. Vlora, limani i dytë i Shqipërisë për nga madhësia, e lakmuar nga Italia që në kohën e Romës antike, ka një rëndësi të madhe historike për vendin, pse këtu, më 28 nëntor 1912, plaku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, pikërisht mbas katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjetësh nga dita kur Skënderbeu i pavdekshëm u zgjodh princ i Shqipërisë (më 1443). Pavarësia e Shqipërisë u shpall në orën katër pasdreke, para dyzet e shtatë përfaqësuesve, që kishin ardhur si të dërguar nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Flamuri i Skënderbeut valoi i lirë mbas afro pesë shekujsh tiranie turke. Vlora është e përmendur për minierat e bitumit, që janë shfrytëzuar që në kohën e Romës e të Venedikut. Në vitin 1875 minierat kaluan në duart e një shoqërie angleze, më vonë i mori një koncern francez dhe në vitin 1922 iu shitën një firme italiane. Më 15 dhjetor 1914 Italia pushtoi Vlorën, por u detyrua ta braktisë nga lufta e popullit shqiptar më 17 gusht të vitit 1920; megjithatë Italia mban ende ishullin e Sazanit, që është një mburojë për qytetin.10 Referenca 1 Kjo etimologji u propozua për herë të parë nga i ndjeri Profesor Gustav Majer (Meyer), gjuhëtar i njohur gjerman dhe dijetar me autoritet për gjuhën shqipe. 2 Paul Edmonds, To the Land of the Eagle (Në Vendin e Shqiponjave), Londër, 1927, fq.4. 3 Konica ka parasysh këtu Luftën e Parë Botërore, mbasi librin e ka shkruar para vitit 1939. (Shënim i botuesit anglisht). 4 Mbas Luftës së Dytë Botërore është shtuar në mënyrë të konsiderueshme rrjeti rrugor, duke përfshirë edhe një hekurudhë prej 81 miljesh, të ndërtuar më 1951, që lidh Durrësin me Tiranën dhe Elbasanin. Kjo hekurudhë, për çudi, ndjek plotësisht rrugën e vjetër romake Egnatia. (Shënim i botuesit në anglisht). 5 Herbert Louis, Albanien, Shuttgart, 1927, fq. 35. 6 J. C. Hobhouse, A. Journey throught Albania (Udhëtim nëpër Shqipëri), Londër, 1913, Vëll. I, fq. 137. 7 M. Edith Durham, Twenty Years of Balkan Tangle” (Njëzet vjet ngatërresa ballkanike), London, 1920, fq. 124. 8 Miss Edith Durham, në veprën e cituar më lart. 9 John Gordon, Cora J. Gordon, Two vagabonds in Albania” (Dy endacakë nëpër Shqipëri), Londër, 1927, fq. 152. 10 Ishulli i Sazanit iu kthye Shqipërisë me traktatin e paqes të vitit 1946 (Shënim i botuesit anglisht). Pjesë nga libri ‘SHQIPËRIA: KOPSHTI SHKËMBOR I EVROPËS JUGLINDORE’, të botuara dhe të zgjedhura nga G.M. Panariti. Përktheu nga origjinali anglisht Ferdinand Leka.

  • Dita Ndërkombëtare e Tokës!Dita e Tokës festohet çdo vit më 22 prill. Kjo ditë shërben si një kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit.

    Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës! 22 PRILL 2024, Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës! Dita e Tokës festohet çdo vit më 22 prill. Kjo ditë shërben si një kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit. Ne festojmë Ditën e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat kritike mjedisore me të cilat përballet planeti ynë dhe për të mobilizuar përpjekjet për t'i adresuar ato. “Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord! Duke u bashkuar në Ditën e Tokës, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur mjedisin, për të promovuar qëndrueshmërinë dhe për të siguruar një të ardhme më të shëndetshme dhe më elastike për të gjithë jetën në Tokë. Është një ditë për të reflektuar mbi to. Dita e Tokës, e cila mbahet më 22 Prill, daton në vitin 1970, kur organizatorët me bazë në SHBA shpresonin të ndërgjegjësonin degradimin mjedisor që po përjetonin në të gjithë vendin. Që atëherë, njohja e festës është zgjeruar në më shumë se 190 vende që kanë shtuar Ditën e Tokës në kalendarin e tyre. Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës! Tema e këtij viti është “Planet kundër Plastikës”, e cila u bën thirrje udhëheqësve të qeverisë, bizneseve dhe njerëzve të zakonshëm që të reduktojnë prodhimin e plastikës me 60% deri në vitin 2040. Gjithashtu bën thirrje për eliminimin e plotë të plastikës për një përdorim deri në fund të kësaj dekade.

  • Liqeni i Komanit është një strehë e cila të dhuron një paqe të brendshme. E vendosur mes kodrave të mbuluara me gjelbërim, pozicionohet në pjesën veriore të vendit.

    Me pamjen dhe klimën e fjordeve skandinave, Liqeni i Komanit është një strehë e cila të dhuron një paqe të brendshme. E vendosur mes kodrave të mbuluara me gjelbërim, pozicionohet Veriu i Shqipërisë prej vitesh po gëzon meritat e shumta të marra nga turistët e huaj dhe vendas. Dhe dalëngadalë, ky liqen po zë vendin në listat kryesore për t’u eksploruar dhe vizituar. Listës së vendeve të përrallave si Thethi, Valbona apo Lumi i Shalës i shtohet edhe Liqeni i Komanit. Liqeni i Komanit, Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash, nga Fshati Koman gjatë gjithë rrugës deri në Fshatin Fierzë. Ky liqen është shtëpia e 13 specieve të ndryshme të peshkut dhe amfibëve. Liqeni Komanit shtrihet mes maleve të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Është e pabesueshme që një vend kaq i bukur është rezultat i një rezervuari të ndërtuar në 1978 pranë fshatit Koman. Pak histori: Aty ku ilirët u bënë Shqiptarë Fshati Koman mendohet të ketë qenë vendi ku ndodhi kalimi midis fisit ilir tek shqiptarët. Tranzicioni quhet ndryshe si Kultura e Komanit, e cila shfaqet diku mes shekujve VI dhe VIII pas lindjes së Krishtit, në këtë fshat. Detajet e varreve në këtë zonë, tregojnë për një kulturë të njëtrajtshme dhe për vazhdimin e ilirëve deri në shekullin IX. Trageti i Komanit Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tre orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të përvoja të udhëtimeve në Shqipëri! Udhëtimi me traget ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin. Me një natyrë që do ju mahnisë thyrjet e shkëmbinjve dhe bukuria e shpateve të veshura me gjelbërim, e rrethuar nga kanione, pamja nga trageti është thjeshtë një parajsë në tokë. Me përjashtim të muajve të dimrit, trageti Koman punon në pjesën më të madhe të vitit, pasi vendasit gjithashtu e përdorin atë për nevoja të rregullta transporti. Sidoqoftë, koha më e mirë për të vizituar këtë zonë dhe për të përjetuar një udhëtimin magjik “mes legjendave dhe Zanave,” është në verë. Por kujdes, zhytja në liqen ndërsa në traget është në lëvizje, është rreptësisht e ndaluar. Liqeni i Komanit, burimi : magazine.wideoyster.com Liqeni i Komani, foto nga IntoAlbania Mos harroni të ndaloni në Liqenin i Vau të Dejës Për fat të mirë, Liqeni i Vau Dejës është një ndalesë e zakonshme në turnet e trageteve të Liqenit të Komanit, për pamjet e tij të bukur dhe restorantet e mrekullueshme të liqenit. E vendosur 23 km larg Shkodrës, në këtë liqen ndodhet edhe ishulli mahnitës i Sardës (Shurdhah), dikur një qytet mesjetar. Në ditët e sotme, ju mund të vizitoni rrënojat e fortifikimit të saj dhe katedralen e mrekullueshme, midis bukurive të tjera historike. Rëënëja historike në Ishullin e Sardës, foto nga IntoAlbania IntoAlbania

  • Metodat Montesori dhe periudhat e ndjeshme pèr te mesuar.

    Metoda Montessori dhe periudhat e ndjeshme për të mësuar Vajza e shkollës fillore duke ndërtuar një strukturë ylberi Metoda Montessori është një qasje për edukimin e fëmijëve, e cila është pioniere nga Maria Montessori , mjekja e parë femër në Itali, e cila e kaloi jetën e saj duke studiuar se si fëmijët mësojnë. Ndërsa Montessori mbetet e njohur për zbatimin praktik të ideve të saj në shkollat ​​Montessori në mbarë botën, ajo gjithashtu zhvilloi një teori zhvillimi që ndihmon në shpjegimin e qasjes së saj ndaj edukimit të fëmijërisë së hershme. Çështjet kryesore: Metoda Montessori Metoda Montessori është qasja e mjekes italiane Maria Montessori për edukimin e fëmijërisë. Përveç krijimit të metodës së përdorur në mijëra shkolla që mbajnë emrin e saj në mbarë botën, Montessori parashtroi një teori të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve. Teoria e Montessorit identifikon katër rrafshe zhvillimi që tregojnë se çfarë motivohen fëmijët të mësojnë gjatë çdo faze. Planet janë: mendja absorbuese (lindje-6 vjeç), mendja arsyetuese (6-12 vjeç), ndërgjegjja sociale (12-18 vjeç) dhe kalimi në moshën madhore (18-24 vjeç). Midis lindjes dhe gjashtë vjeç, fëmijët përjetojnë "periudha të ndjeshme" për të mësuar aftësi specifike. Pasi kalon një periudhë e ndjeshme, nuk përsëritet më, ndaj është e rëndësishme që të rriturit ta mbështesin fëmijën gjatë çdo periudhe. Planet e zhvillimit Teoria e Montessorit erdhi nga vëzhgimi i saj se të gjithë fëmijët priren të përjetojnë të njëjtat momente zhvillimi në afërsisht të njëjtat mosha, pavarësisht nga dallimet kulturore. Pikat kryesore fizike, si ecja dhe të folurit, priren të ndodhin pothuajse në të njëjtën kohë në zhvillimin e një fëmije. Montessori pohoi se ka piketa psikologjike që mund të ndodhin së bashku me këto zhvillime fizike që janë po aq të rëndësishme për rritjen e fëmijës. Teoria e saj e zhvillimit u përpoq të mishëronte këto faza të zhvillimit. Montessori përshkroi katër rrafshe të dallueshme të zhvillimit që ndodhin midis foshnjërisë dhe moshës madhore të re. Çdo plan përfshin ndryshime specifike, fizike dhe psikologjike, dhe për këtë arsye, kërkon ndryshime në mjedisin arsimor në mënyrë që të ndodhë mësimi optimal. Mendja absorbuese (nga lindja deri në 6 vjeç) Gjatë planit të parë të zhvillimit , fëmijët kanë atë që Montessori e quajti "mendje absorbuese". Ata thithin vazhdimisht dhe me padurim informacion nga çdo gjë dhe këdo rreth tyre dhe mësojnë natyrshëm dhe pa mundim. Montessori e ndau këtë aeroplan në dy faza. Faza e parë, e cila ndodh nga lindja deri në moshën 3 vjeçare, quhet faza e pavetëdijshme. Siç sugjeron emri, gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin informacion në mënyrë të pandërgjegjshme. Ata mësojnë përmes imitimit dhe në këtë proces zhvillojnë aftësitë bazë. Faza e dytë, e cila ndodh midis moshës 3 dhe 6 vjeç, quhet faza e vetëdijes. Fëmijët ruajnë mendjet e tyre absorbuese gjatë kësaj periudhe, por ata bëhen më të vetëdijshëm dhe më të drejtuar në përvojat që kërkojnë. Ata janë të motivuar të zgjerojnë aftësitë e tyre dhe duan të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe t'i bëjnë gjërat vetë. Rrafshi absorbues mendor i zhvillimit karakterizohet gjithashtu nga ato që Montessori i quajti periudha të ndjeshme . Periudhat e ndjeshme janë pika optimale gjatë zhvillimit për zotërimin e detyrave të caktuara. Ne do të diskutojmë periudhat e ndjeshme në më shumë detaje në seksionin vijues. Shumica e shkollave Montessori përfshijnë programe për fëmijët në fazën e vetëdijshme të planit të zhvillimit të mendjes absorbuese. Për të mbështetur këtë fazë , klasat Montessori i lejojnë fëmijët të eksplorojnë lirisht gjatë blloqeve kohore të pandërprera, në mënyrë që fëmijët të mësojnë sa të duan pa u frenuar nga mësuesi. Çdo klasë përfshin një bollëk të materialeve mësimore të organizuara mirë që janë tërheqëse për fëmijën. Mësuesi mund t'i udhëzojë ata në zgjedhjen e tyre se çfarë të mësojnë, por në fund të fundit është fëmija ai që vendos se me cilat materiale duan të angazhohen. Si rezultat, fëmija është përgjegjës për edukimin e vetvetes. Mendja arsyetuese (6 deri në 12 vjeç) Rreth moshës gjashtë vjeç, fëmijët rriten jashtë rrafshit absorbues të mendjes së zhvillimit dhe kanë përfunduar periudhat e ndjeshme. Në këtë pikë ata bëhen më të orientuar drejt grupit, imagjinativ dhe më filozofik. Ata tani janë në gjendje të mendojnë në mënyrë më abstrakte dhe logjike. Si rezultat, ata fillojnë të mendojnë për çështje morale dhe të marrin në konsideratë se çfarë roli mund të luajnë në shoqëri. Përveç kësaj, fëmijët në këtë aeroplan janë të interesuar të mësojnë për lëndë praktike si matematika, shkenca dhe historia. Shkollat ​​Montessori i mbështesin fëmijët në këtë fazë me klasa shumëmoshashe që i lejojnë ata të zhvillohen shoqërisht duke punuar së bashku dhe duke udhëzuar nxënësit më të vegjël. Klasa përfshin gjithashtu materiale për lëndët praktike që u interesojnë fëmijëve të kësaj grupmoshe. Ndërsa ata mund të kenë qenë të interesuar për këto lëndë më herët, në këtë fazë, instruktori i përgatitur mund t'i udhëzojë ata drejt materialeve të përgatitura me kujdes që do t'u mundësojnë atyre të zhyten më thellë në matematikë, shkencë, histori dhe lëndë të tjera që mund të jenë me interes. Zhvillimi i Ndërgjegjes Sociale (nga 12 deri në 18 vjeç) Adoleshenca karakterizohet nga trazira fizike dhe psikologjike pasi fëmija kalon pubertetin dhe kalon nga siguria e jetës familjare në pavarësinë e jetës në shoqëri në përgjithësi. Për shkak të këtyre ndryshimeve të mëdha, Montessori besonte se fëmijët në këtë aeroplan nuk kanë më të njëjtën energji që kishin në fazat e mëparshme për t'iu kushtuar ndjekjeve akademike. Kështu, ajo propozoi që të mësuarit në këtë pikë nuk duhet të theksojë bursën. Në vend të kësaj, ajo sugjeroi se duhet të lidhet me aftësitë që do ta përgatisin adoleshentin për kalimin në botën e të rriturve. Montessori nuk zhvilloi kurrë një program praktik arsimor për të mbështetur këtë plan zhvillimi. Megjithatë, ajo sugjeroi që në shkollë, adoleshentët duhet të inkurajohen të punojnë së bashku në detyra të tilla si gatimi i vakteve, ndërtimi i mobiljeve dhe bërja e rrobave. Projekte të tilla i mësojnë fëmijët në këtë aeroplan të punojnë me të tjerët dhe të bëhen të pavarur. Kalimi në moshën madhore (18 deri në 24 vjeç) Rrafshi i fundit i zhvillimit të specifikuar nga Montessori ndodhi në moshën madhore të hershme, ndërsa individi eksploron opsionet e karrierës, zgjedh një rrugë dhe fillon një karrierë. Njerëzit që bëjnë zgjedhje të kënaqshme dhe të kënaqshme karriere në këtë fazë, fituan me sukses burimet e nevojshme për ta bërë këtë në rrafshin e mëparshëm të zhvillimit. Periudhat e ndjeshme Siç u përmend më lart, rrafshi i parë i zhvillimit karakterizohet nga periudha të ndjeshme për përvetësimin e aftësive specifike. Gjatë një periudhe të ndjeshme, fëmija është i motivuar në mënyrë unike për të fituar një aftësi specifike dhe punon shumë për ta bërë këtë. Montessori tha se periudhat e ndjeshme ndodhin natyrshëm në zhvillimin e çdo fëmije. Pasi kalon një periudhë e ndjeshme, nuk përsëritet më, ndaj është e rëndësishme që prindërit dhe të rriturit e tjerë të mbështesin fëmijën gjatë çdo periudhe ose do të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e tij. Montessori specifikoi disa periudha të ndjeshme duke përfshirë: Periudha e ndjeshme për rregull - Gjatë tre viteve të para të jetës, fëmijët kanë një dëshirë të fortë për rregull . Sapo të jenë në gjendje të lëvizin në mënyrë të pavarur, ata ruajnë rendin në mjedisin e tyre, duke vënë përsëri çdo objekt që është jashtë vendit. Periudha e ndjeshme për objektet e vogla - Rreth moshës 12 muajshe, fëmijët interesohen për objektet e vogla dhe fillojnë të vërejnë detaje të vogla që të rriturit i humbasin. Ndërsa imazhet që synojnë fëmijët zakonisht përfshijnë ngjyra të ndezura dhe objekte të mëdha, Montessori vërejti se në këtë fazë, fëmijët u kushtojnë më shumë vëmendje objekteve të sfondit ose elementëve të vegjël. Ky ndryshim i vëmendjes paraqet një zhvillim në aftësitë mendore të fëmijëve. Periudha e ndjeshme për të ecur - Duke filluar nga mosha një vjeç, fëmijët fokusohen në mësimin e ecjes. Montessori sugjeroi që kujdestarët të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur fëmijët ndërsa mësojnë. Pasi fëmijët mësojnë të ecin, ata nuk ecin thjesht për të arritur diku, ata ecin për të vazhduar të rregullojnë aftësitë e tyre . Periudha e ndjeshme për gjuhën — Nga muajt e parë të jetës deri në moshën rreth 3 vjeç, fëmijët janë në gjendje të thithin në mënyrë të pandërgjegjshme fjalët dhe gramatikën nga gjuha e folur në mjedisin e tyre. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët kalojnë nga llaftaria tek thënia e fjalëve të vetme tek bashkimi i fjalive me dy fjalë në fjali më komplekse. Midis moshës 3 dhe 6 vjeç, fëmijët janë ende në një periudhë të ndjeshme për gjuhën, por tani janë të motivuar me vetëdije për të mësuar struktura të reja dhe të ndryshme gramatikore. Idetë e Montessorit për periudhat e ndjeshme pasqyrohen qartë në theksin e metodës Montessori mbi të mësuarit praktik dhe të vetë-drejtuar. Në klasat Montessori, një mësues vepron si udhërrëfyes ndërsa fëmija drejton. Mësuesi ka njohuri për periudhat e ndjeshme dhe, për rrjedhojë, është i vetëdijshëm se kur duhet t'i prezantojë çdo fëmije materiale dhe ide specifike për të mbështetur periudhën e tyre aktuale të ndjeshme. Kjo bie në përputhje me idetë e Montessorit, të cilat e shohin fëmijën si të motivuar natyrshëm për të mësuar. Burimet Epoka e Montessorit. "Fazat e zhvillimit dhe si mësojnë fëmijët". http://ageofmontessori.org/stages-of-development-how-children-learn/ Crain, Uilliam. Teoritë e Zhvillimit: Konceptet dhe Zbatimet. Ed. 5, Pearson Prentice Hall. 2005. David L. "Metoda Montessori (Montesori)." Teoritë e të mësuarit. 1 shkurt 2016. https://www.learning-theories.com/montessori-method-montessori.html Instituti Montessori i Amerikës. "Montesori". https://mia-world.org/montessori/#1529791310039-c7800811-8c9f Stoll Lillard, Angeline. Montessori: Shkenca prapa gjeniut. Oxford University Press, 2017. Citoni këtë artikull Maria Montessori Zgjedhja e një shkolle private Mësoni më shumë rreth Maria Montessori, Themeluesja e Shkollave Montessori nëna duke luajtur me fëmijën Psikologjia Çfarë është Përhershmëria e Objektit? Maria Montessori Zgjedhja e një shkolle private Historia e shkollave Montessori Një seri figurash përfaqëson një burrë nga foshnja në të moshuar Psikologjia Një hyrje në fazat e zhvillimit Psikosocial të Erikson Nëna mban djalin e foshnjës Psikologjia Çfarë është teoria e lidhjes? Përkufizimi dhe fazat Portrete me kaleidoskop të një femre Psikologjia Çfarë është vetë-koncepti në psikologji? Gruaja që del nga vrima drejtkëndore në mur të kuq Psikologjia Rritja në zhvillim: Faza e zhvillimit "në mes". Studentë në një shkollë Montessori duke folur me guvernatorin e shtetit. Zgjedhja e një shkolle private Si krahasohet Montessori me Waldorf? Nënë e bijë punojnë dhe studiojnë Shkollimi në shtëpi 3 Mënyra praktike për t'u bërë një mësues më i mirë i shkollimit në shtëpi Psikologjia Kompleksi i Edipit Siluetë e një peshore ekuilibri të marrë kundër një qielli dramatik. Psikologjia Fazat e zhvillimit moral të Kohlberg Nëna ndihmon vajzën të ngasë biçikletën në park. Psikologjia Cila është zona e zhvillimit të afërt? Përkufizimi dhe shembuj Sigmund Freud duke redaktuar një dorëshkrim Psikologjia Frojdi: Id, Ego dhe Superego e shpjeguar Nëna dhe fëmija me një grup mollësh në një rresht në një tryezë Shkollimi në shtëpi Udhëzues për prindërit për të mirat dhe të këqijat e shkollimit në shtëpi Instruktor kërcimi drejton klasën e hip hopit në studio kërcimi Psikologjia Teoria njohëse sociale: Si mësojmë nga sjellja e të tjerëve Djali i ri duke pjekur marshmallow me nënën e tij Psikologjia Testi i Marshmallow:

  • 'Shkëmbimi i dashur' i Princeshës Kate me Princin William në ballkonin e pallatit tregon 'lidhjen e tyre të thellë dhe romantike'

    'Shkëmbimi i dashur' i Princeshës Kate me Princin William në ballkonin e pallatit tregon 'lidhjen e tyre të thellë dhe romantike' Princesha e Uellsit bëri paraqitjen e saj të parë publike të vitit në Trooping the Color Princesha e Uellsit u kap duke shkëmbyer një "vështrim dashurie" me Princin e Uellsit, duke demonstruar "lidhjen e tyre të thellë dhe romantike", ndërsa ajo u kthye në jetën publike mes trajtimit të saj të kancerit për t'iu bashkuar familjes mbretërore në Trooping the Color të shtunën. Kate, 42 vjeç, u bashkua me tre fëmijët e saj, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në procesionin e karrocave për të festuar paradën e ditëlindjes së Mbretit, duke parë ceremoninë nga ish zyra e Dukës së Uellingtonit në Paradën e Rojeve të Kuajve, teksa Princi William hipi mbi kalë. Më pas, mbretëresha e ardhshme u bashkua me familjen e saj në ballkon për të parë kalimin pas kthimit në pallatin Buckingham me karrocë. VIDEO E REKOMANDUAR GJITHASHTU MUND TË Pëlqejë SHIKO: William dhe Kate ndajnë pamje personale nga Trooping the Color 2024 Noor Hibbert, trajner i stilit të të famshëmve dhe ekspert i gjuhës së trupit, tregon HELLO! që Kate bëri një buzëqeshje "profesionale 'game face' ndërsa bëhej gati të dilte para publikut". Ajo shton: "Ajo është e vetëdijshme se duhet të kalojë fuqinë, të jetë atje me familjen e saj dhe buzëqeshja e saj është atje si një mënyrë për të maskuar çdo sfidë të brendshme që mund të kalojë. Ajo kujdeset për paraqitjen, por kuptohet që mund ta ketë të pakëndshme. gjatë kësaj stine të jetës së saj”. Princesha Kate përshëndet gjatë Trooping the Colour© Getty Kate buzëqeshi dhe u bëri dorë turmave gjatë procesionit të karrocave Përpara paraqitjes së saj, Kate ndau në një mesazh personal të lëshuar të premten se po bënte "përparim të mirë" me trajtimin e saj, por sinqerisht tha se kishte "ditë të mira dhe ditë të këqija" dhe megjithëse ka punuar nga shtëpia, tha: Nuk kam dalë ende nga pylli”. Pjesërisht, Princesha tha gjithashtu: "Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t'i dorëzoheni trupit tuaj duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë që të ndiheni mirë. "

  • Kolosi i letërisë shqiptare, Ismail Kadare një yll qè nuk do të shuhet, largohet nga jeta fizikisht por qëndron si një titan,me qindra botime të përkthyera në 45 gjuhë. Nga Dr.Liliana Pere+AI

    Shkrimtari më i madh bashkëkohor shqiptar Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936. Ai ishte akademik dhe politikan por në mend do të mbahet si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë. Kadare është shquar për prozat e tij, por një kontribut të madh ka dhënë edhe në poezi, dramaturgji dhe përkthime. Ismail Kadare. Në moshën 88-vjeçare, ky shkrimtar i nderuar largohet nga jeta por qëndron si një titan, me një repertor letrar që përfshin qindra botime të përkthyera në 45 gjuhë marramendëse në mbarë botën. Trashëgimia e veprave letrare Kadaresë shtrihet shumë, duke i dhënë atij vlerësime prestigjioze "Ndikimi i njohjes globale: Eksplorimi i trashëgimisë letrare të Ismail Kadaresë" Madhështia e Gjeniut letrar i Ismail Kadaresë ka mahnitur lexuesit anembanë globit, duke kapërcyer barrierat gjuhësore për të prekur zemrat dhe mendjet në kultura të ndryshme. Aftësia e tij për të endur rrëfime bindëse që rezonojnë në mënyrë universale nënvizon talentin e tij të pakrahasueshem. Nëpërmjet shkrimeve të tij, Kadare futet në labirinte të pasura të historisë, kulturës dhe përvojave njerëzore, duke u ofruar lexuesve një vështrim në shpirtin e Shqipërisë dhe thelbin e vetë njerëzimit. Një luminar letrar i njohur ndërkombëtarisht Ndikimi i Kadaresë shtrihet përtej kufijve të atdheut të tij, duke i dhënë atij vlerësim në skenën globale. Veprat e tij janë përqafuar nga lexuesit në mbarë botën, duke ngjallur admirim dhe vlerësim të kritikëve. Temat e thella që ai eksploron, me nje intelekt te tij të hollë, e kanë forcuar pozicionin e tij si një gjigant letrar, ndikimi i të cilit nuk njeh kufij. Me një karrierë prej dekadash, Ismail Kadare ka hartuar një vepër që jo vetëm ben histori te gjuhes dhqipe por por edukon dhe ndriçon. Eksplorimi i tij i historisë, folklorit dhe dinamikës shoqërore shqiptare u ofron lexuesve një dritare drejt një kulture të pasur dhe të shumëanshme. Nëpërmjet shkrimeve të tij, Kadare ruan thelbin e trashëgimisë te identitetit shqiptar duke siguruar që ajo të qëndrojë për brezat që do të vijnë. Vetedija dhe Trashëgimia e qëndrueshme e Ismail Kadaresë eshte vetedija e kombit. Si përfitues i vlerësimeve dhe nderimeve të shumta, duke përfshirë të nderuarinLetërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Kolosi i letrave shqipe ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936. Ai ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Ai nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit ai e ka ndarë kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë dhe magjepsin audiencën, duke qëndruar si një testament i fuqisë së letërsisë për të kapërcyer kufijtë dhe për të krijuar lidhje anembanë botës. Ismail Kadare është padyshim një nga ata ndriçues. Me një karrierë të stolisur me vlerësime dhe një ndikim të thellë në kulturën globale, Kadare qëndron si një figurë e lartë në botën e letrave. Një masë e vërtetë e shtatit të Kadaresë është vargu i çmimeve prestigjioze që zbukurojnë karrierën e tij të shquar. Ismail Kadare kullon një ndjenjë të thellë ndërgjegjeje ndaj kulturës dhe trashëgimisë. Veprat e tij shërbejnë si një pasqyrë për shoqërinë, duke pasqyruar triumfet, betejat dhe aspiratat e saj,nënkuptojnë universalitetin e temave Në një botë ku zhurma e modernitetit shpesh mbyt jehonat e traditës, rrëfimet e Kadaresë veprojnë si një urë lidhëse midis së shkuarës dhe së tashmes, duke na kujtuar rrënjët dhe identitetin tonë. Metj i thelle intelektual sundon qetesisht jo vetëm në qoshet e qeta të bibliotekave, por edhe në sallat e zhurmshme të qeverisjes, duke frymëzuar ndryshim dhe reflektim. Në një botë të përmbytur me shpërqendrime dhe kaos, shkrimet e Kadaresë na bëjnë thirrje të ndalemi, të reflektojmë dhe të thellohemi në thellësitë e ndërgjegjes sonë. Rrëfimet e tij nuk janë thjesht tregime, por enë urtësi,kthjellesi e realitetit, që i ftojnë lexuesit të nisin introspeksion. Kadareja eshte vete Gjuha shqipe, eshte një botë ku historia, kultura dhe natyra njerëzore ndërthuren, duke ofruar njohuri që mbeten shumë kohë pas kthimit të faqes së fundit. Magjia e rrëfimit të Kadaresë qendron ne altarin ku në një botë ku fjalët pikturojnë peizazhe të gjalla dhe emocione të thella. Në fushën e letërsisë botërore, pak emra shkëlqejnë aq shumë sa Ismail Kadareja. Shkrimet e tij përmbledhin bukurinë e trashëgimisë se gjenialitetit shqiptar, duke u ofruar lexuesve një portë për në një botë ku tradita takohet me modernitetin dhe historia përzihet pa probleme me rrëfimet bashkëkohore. Nëpërmjet veprave të tij, Kadare na fton të eksplorojmë thellësitë e përvojës njerëzore dhe pasurinë kulturore të thurura në kohë dhe hapësirë. Ismail Kadare qëndron si luminar letra drite në hapësirën e gjerë të letërsisë botërore, fjalët e tij rezonojnë me lexuesit e të gjitha prejardhjeve dhe kulturave. Aftësia e tij për të ndriçuar kompleksitetin e natyrës njerëzore dhe dinamikën shoqërore e veçon atë si një tregimtar mjeshtër, trashëgimia e të cilit do të zgjasë për brezat që do të vijne per gjithe njerëzimin. Teksa i bëjmë homazhe gjeniut, Ismail Kadaresë, ne nderojmë jo vetëm emrin e tij tij ne korpusin e krijimtarise boterore, por edhe fuqinë peshen specifike të letërsisë për të kapërcyer kufijtë dhe për të bashkuar zemrat. Përmes fjalëve të tij, Kadare i ka dhuruar botës një thesar historish që magjepsin, ndriçojnë dhe frymëzojnë. Le ta çmojmë ekselencën letrare te tij dhe të vazhdojmë të prekemi nga bukuria e thellë e rrëfimit të tij, duke siguruar që flaka e gjeniut të Ismail Kadaresë të vazhdojë të ndriçojë botën tonë për vitet në vijim. Fjalët e Ismail Kadaresë le të jehojnë nëpër arenat e kohës, duke na kujtuar ndikimin e qëndrueshëm të veprave te letërsisë së tij medha në jetën tonë dhe në botën përreth nesh. Trashëgimia e talentit per letersine e këtij korifeu letrar do të shkëlqejë përgjithmonë, duke na udhëhequr në një faqe zbulimi, ndriçimi dhe imagjinate universale. Fjale kyce, Kulture,Histori Letërsia shqipe, Ismail Kadare, Fama Botërore, Maestro Letrare, Nderi i Kombit, Dekorata Franceze, Trashëgimia Kulturore Pergatiti Dr.Li liana Pere + AI

  • Pavarësisht aftësive të pabesueshme gjuhësore, inteligjencat artificiale si ChatGpt ose Bard tregojnë se ato nuk janë racionale kur i nënshtrohen testeve të arsyetimit.Nga Oliver Serani

    BOLONJË, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Pavarësisht aftësive të pabesueshme gjuhësore, inteligjencat artificiale si ChatGpt ose Bard tregojnë se ato nuk janë racionale kur i nënshtrohen testeve të arsyetimit. Në fakt, në testet konjitive ata raportojnë të njëjtat përqindje gabimi si njerëzit, por e bëjnë atë ndryshe, duke demonstruar se nuk janë në gjendje të kuptojnë kuptimin e fjalëve dhe kontekstit. Këtë e tregon studimi i publikuar në revistën ”Royal Society Open Science” dhe i kryer nga studiues të Kolegjit Universitar të Londrës, Olivia Macmillan-Scott dhe italiani Mirco Musolesi, nga Universiteti i Bolonjës. “Puna jonë filloi nga dëshira për të kuptuar nëse modelet gjuhësore të përdorura sot demonstrojnë një aftësi për arsyetim logjik dhe, nëse po, për të gjetur një metodë për ta matur atë”, tha Macmillan-Scott. Kur bisedoni me IA, në fakt është shumë e lehtë të harrohet se bashkëbiseduesi është thjesht një algoritëm dhe chatbot-et ndonjëherë atribuohen me aftësi shumë të sofistikuara logjike. Për t’i matur ato, dy studiuesit iu nënshtruan chatbot-eve më të njohura, nga ChatGpt 4 dhe 3.5 te Bard dhe Llama, disa testeve logjike klasike të përdorura në psikologjinë konjitive, siç është ”zgjedhja Wason” në të cilën tregohen katër karta të cilat në njërën anë ata kanë një numër dhe një shkronjë në anën tjetër. Në tabelë dy letra tregojnë numrin, për shembull një 3 dhe një 8, dy të tjerat tregojnë një zanore dhe një bashkëtingëllore. Pyetja e bërë është: Cilën letër ose letra duhet të ktheni për të provuar vërtetësinë e propozimit se nëse një kartë tregon një numër çift në njërën faqe, atëherë faqja e kundërt e saj është një zanore?! Një test i vështirë, aq sa vetëm 10% e njerëzve arrijnë të përgjigjen saktë në përpjekjen e parë, por nga përgjigjet e të cilit shpesh mund të nxirret arsyetimi i bërë. Kur iu nënshtruan 12 testeve të ndryshme, chatbot-et shpesh jepnin përgjigje të ndryshme kur i bënin të njëjtën pyetje. Për më tepër, ata bënë gabime shumë të thjeshta, si gabimet e mbledhjes ose shkëmbimi i zanoreve me bashkëtingëllore. “Është e vështirë për një njeri të bëjë një gabim sepse ai nuk e di se çfarë është një zanore, siç ndodh me shumë IA”, theksoi Musolesi. “Nëse analizoni hapat logjikë të kryer nga IA, ato janë mjaft të çuditshme: propozimet individuale kanë kuptim, por ato e humbasin plotësisht kur i analizoni në tërësi. Në fakt ata nuk e marrin parasysh kontekstin por nxjerrin çdo hap nga skemat e probabilitetit”, shtoi ai./ /os/

  • Prof.Dr Aurela Anastasi. Gjykata e Diktimit nè persiatjet pèr kontroll Kushtetues.

    Prof. Dr. Aurela Anastasi GJYKATA E DIKTIMIT NË PËRSIATJET PËR KONTROLL KUSHTETUES (Me rastin e 10 Majit, ditës së Drejtësisë) Gjykata e Lartë e nisi rrugëtimin e saj në maj të vitit 1913, kur Kanuni i Jurisë, parashikoi Gjykatën e Diktimit si gjykatën më të lartë të shtetit shqiptar të pavarur. Por, në vitet e para të pavarësisë është e paqartë nëse funksionoi kjo gjykatë. Sjellim në vëmendje paqëndrueshmërinë politike që u krijua për shkak të ngjarjeve që ndodhën brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, Statuti Organik i Shqipërisë që u hartua nga fuqitë e Mëdha më 1914 dhe dy ligjet vijuese për organizimin e gjykatave përkatësisht më 1917 dhe 1919, parashikuan gjykatat e Apelit me juridiksion rishikues dhe jo një Gjykatë të vetme Diktimi. Prandaj, ne njohim historinë pas rikrijimit të saj në vitin 1920, me seli në Shkodër. Fillimisht, ajo funksiononte me dy degë, atë Civile dhe Penale. Por në vitin 1922 u riorganizua me një degë të vetme, me 5 gjyqtarë, me justifikimin e pakësimit të shpenzimeve financiare. Pas hyrjes në fuqi të Statutit të Shtetit Shqiptar të vitit 1922, Gjykata e Diktimit u bë e qëndrueshme si gjykata e vetme më e lartë. E riorganizuar nga ligji i miratuar në Janar të vitit 1923, ajo u parashikua edhe nga dispozitat e Statutit Themeltar i Republikës Shqiptare, si dhe atij të Mbretnis’. Sikurse ka theksuar studiuesi Koco Nova, gjatë mbretërisë Gjykata e Diktimit “... nuk ishte një gjykatë thjesht kasacionale, që shqyrtonte vetëm problemet ligjore, por kishte edhe kompetenca gjykimi në themel sipas modelit të procedurës zvicerane”. Kjo gjykatë vijoi punën edhe në kushtet e pushtimit të Shqipërisë. Në vitet 1943-44 juridiksioni i saj u shtri edhe në Kosovë. Por, në vitin 1945, u ndërpre jo vetëm emërtimi i saj, por edhe tradita juridike që kishte krijuar. Parimet themelore të organizimit dhe të funksionimit të gjykatës së Diktimit u sanksionuan në statutet e Shtetit Shqiptar, si dhe në ligjet për organizimin e drejtësisë. U sanksionua parimi i pavarësisë së gjykatave dhe parime të tjera si, mosnënshtrimi i tyre ndaj asnjë organi, përveç ligjeve; parimi i patundshmërisë së gjyqtarëve (parevokueshmërisë) etj. Sanksionimi formal i këtyre parimeve ishte një hap i rëndësishëm për formimin e identitetit të Gjykatës së Diktimit, megjithatë, ishte i pamjaftueshëm për të pasur një gjyqësor të pavarur. Faktikisht, Gjykata e Diktimit vuajti nga ndërhyrjet e pushtetit politik dhe pati disa përballje me të. Në disa periudha u vu re një tendosje në raportet midis kësaj gjykate dhe qeverisë së kohës. Tensione midis tyre mund të jenë të shëndetshme në një shtet demokratik sikurse thekson kryegjyqtari Ahron Barak. Por kjo nuk rezultoi për një shtet si Shqipëria në atë periudhë. Këto tensione arritën deri në shpërbërjen e Gjykatës nga ana e qeverisë, gjë që dëshmon mungesën e pavarësisë së gjyqësorit. Nga dokumentet e kohës, së paku në dy raste, konstatojmë shpërbërjen e Gjykatës së Diktimit duke larguar nga puna të gjithë gjyqtarët e saj. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 1925 dhe u justifikua me arsyet e riorganizimit të Gjykatës. Gjykata e Diktimit u shpërbë nga ekzekutivi, me shkresë të Ministrit të Drejtësisë së kohës, Petro Poga, që urdhëronte pushimin nga puna të të gjithë anëtarëve të dhomës së vetme të Gjykatës së Diktimit, duke u drejtuar: “... anulimin e gjyqit të Diktimit dhe formimin e tij në dega (civile e penale) Z. Juej për arsyna administrative pushoheni nga puna”. Por, rasti më flagrant i ndërhyrjes së ekzekutivit ka qenë ai i vitit 1932, kur me dekretin e 4 Marsit të Këshillit Ministruer u shkarkuan thuajse të gjithë anëtarët e saj. Si shkak për shkarkimin u paraqit fakti se, të gjithë gjyqtarët e të dyja degëve civile e penale “…janë tue marrë pjesë aktive ndër korrentet politike, sjellje qi pengojnë kryemjen e misionit të lartë me ndërgjegje të lirë e të pastër”. Me këtë dekret u pushuan nga puna, Z. Agjah Libohova, Kryetar i degës penale të Diktimit, si dhe anëtarët: Zotërinjtë Baltazar Benusi, Salim Luniku, Kol Dhimitri, Neki Delvina, Vasil Bidoshi, Dervish Sula dhe Avni Dabulla, si dhe ndihmës gjyqtari Hasan Dosti. Kjo valë shkarkimesh shkaktoi diskutim në median e kohës, përfshirë median italiane, si dhe gjeti vend në raportet e përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri. Të gjitha burimet e kohës theksonin se Mbreti i shkarkoi me një dekret të 12 anëtarët e Gjykatës së Diktimit. Në fakt nga dokumenti i shkarkimit rezulton se janë shkarkuar 8 gjyqtarë dhe një ndihmës gjyqtar. Ndërkohë, nga burime të tjera rezulton se, anëtari i fundit i mbetur, Harilla Theodhori, dha dorëheqjen. Në fakt, në bazë të Statutit themeltar dhe të ligjit “Për organizimin e Drejtësisë” të dt. 1 Prill 1929, Gjykata e Diktimit përbëhej nga 12 anëtarë, nga të cilët, 2 kryetarë përkatësisht në të dyja degët, 4 anëtarë për secilën prej degëve dhe nga 1 ndihmës anëtar për secilën. Pranë saj vendosej edhe Kryeprokurori. Mbetet të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur me 2 anëtarë të tjerë të saj. Mund që përbërja në këtë kohë të ketë qenë e paplotë, ose shtypi i kohës ka referuar një numër të gabuar shkarkimesh. Po cili ishte shkaku i vërtetë i këtij konflikti? Në disa dokumente arkivore gjejmë opinionin se shkak për konfliktin midis gjyqësorit dhe ekzekutivit u bë ligji “Mbi gjykimin e shpejtë të padive posedimore”, i vitit 1931. Ai cenonte parimin e pafuqisë prapavepruese të ligjit, parim i sanksionuar shprehimisht në Statutin themeltar të Mbretnisë Shqiptare, sipas të cilit: “Ligjet nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, përvec atyne që lehtësojnë ndëshkimet penale”. Deri më sot, doktrina shqiptare ka mbajtur qëndrimin se ky mund të ketë qenë një pretekst për të shkarkuar gjyqtarët për shkak të pikëpamjeve të ndryshme me qeverinë. Por, në fakt ky supozim nuk mbështetet nga ndonjë dokument. Nuk gjejmë ndonjë akuzë për asnjë nga anëtarët e shkarkuar të gjykatës dhe duket e çuditshme që të gjithë njëkohësisht të jenë mpleksur politikisht. Në fakt, Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Gjykatës së Diktimit, i 3 Shtatorit të vitit 1932, 6 muaj pasi ishin shkarkuar gjyqtarët dhe ishin zëvendësuar me gjyqtarë të rinj, na ndihmon të arrijmë në tjetër opinion mbi shkakun e vërtetë të sjelljes së ekzekutivit. Nga ky vendim kuptojmë se shkaku themelor për konfliktin nuk ishte thjesht qëndrimi i ndryshëm në lidhje me pa/kushtetushmërinë e ligjit “Për gjykimin e shpejtë të padive posedimore”. Shkaku i vërtetë lidhet me qëndrimin ndaj rishikimit gjyqësor të ligjit. Me këtë precedent Mbreti dhe enturazhi i tij politik nuk mund të pajtoheshin, sepse ai do t’i hapte rrugën kontrollit kushtetues nga gjykatat e zakonshme. Kjo do të thoshte kufizim i pushtetit politik. Një precedent i tillë do t’i hapte rrugën kontrollit kushtetues gjyqësor case by cases, e për rrjedhojë, edhe zhvillimit të demokracisë liberale. Kështu, Këshilli i Përgjithshëm i Gjykatës së Diktimit me anëtarë të rinj, e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Faktit të qarkut Shkodër, e cila kishte gjykuar të papajtueshëm me Statutin themeltar ligjin « Mbi gjykimin e shpejtë të padive posedimore”. « Qysh në hyrje të vendimit, Këshilli i Përgjithshëm thekson se: « Pushteti gjyqësuer, si mbas statutit Themeltar dhe ligjeve në fuqi, nuk ka kompetencë me kontrollue ligjet në janë pregatii ose jo në konformitet me dispozitat e statutit Themeltar; por vetëm me i aplikue pikërisht. » Këtë vendim Këshilli e mbështet në parimin e ndarjes së pushteteve. Ai arsyeton se « asnji prej pushteteve qi jan: Pushteti legjislatif, pushteti përmbarues e pushteti gjyqësuer nuk kanë tagër të hyjnë njeni tjetrit në fushën e veprimit…, pse përndryshe në vend të rregullimit kishte me dalë shrregullimi dhe anarkija,…”. Në vijim Këshilli thekson: “Me qenë se as në Statutin Themeltarë të Mbretnisë Shqiptare por as ndër ligja të tjera në fuqië, nuk rezulton qi gjyqtarit t’ i ketë akordue pushtetin për me kontrollue, në se nji ligjë e votueme prej Parlamentit..., i konformohet dispozitavet Statutor ase asht në kundreshtim me to, kaqë sa që deri interpretimi autentik i ligjave..., pse me nenin 226 të Statutit të Mbretnisë ky tagër i përket drejtë për së drejti fuqiës legjislative”. Nga arsyetimi i vendimit, arrijmë të vështrojmë se Këshilli i ri i Përgjithshëm i Gjykatës së Diktimit, ishte më tepër i shqetësuar për të argumentuar pafuqinë e gjykatave për të ushtruar kontrollin e ligjit, sesa vetë zgjidhja e themelit të çështjes, e cila ka marrë pak vëmendje në arsyetim. Me këtë vendim u godit edhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të Kushtetutës, si dhe shmangia e ligjeve antikushtetuese, i cili ishte shpallur nga doktrina e kohës. Stavro Vinjau, në veprën e tij “E drejta Konstitucionale” 1923, u kërkonte nëpunësve të Ministrisë së Drejtësisë të mos zbatojnë ligjet që vijnë në kundërshtim me Statutin. Me këtë vendim, Këshilli i Përgjithshëm i gjykatës së Diktimit e mbylli mundësinë e rishikimit gjyqësor të ligjeve nga gjykatat e zakonshme. Më tej u ndoq praktika franceze e kontrollit kushtetues paraprak, përmes Këshillit të Shtetit, me juridiksion këshillimor, si dhe vetëkontrolli që bënte parlamenti përmes interpretimit autentik të ligjeve. Sa më sipër, na bën të konkludojmë se fillesat e konstitucionalizmit shqiptar që ishin pjesë të përpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë, morën një kthesë mbrapa me këtë vendim. Për ecurinë e mëtejshme, ka nevojë të studiohet jurisprudenca e Këshillit të Shtetit e sidomos zbatimi i vendimeve të tij. Prof. DR. Au rela Anastasi

  • Albanologjia është fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e kulturës shqiptare. Rober Elsia është një kontirbues i huaj por aktiv për ....

    Robert Elsie një ndër albanologët e tridhjetë vjetëve të fundit u nda nga bota jonë më 2 tetor 2017 në moshën 67 vjeçare. Në listën me 40 albanologë të shquar nga bota, gjendet edhe emri i Robert Elsiesë i vitlindjes 1950. Robert Elsie, për të gjithë ata që nuk e njohin, është një nga albanologët më të shquar të huaj. Që nga vitet `80 të shekullit të kaluar, e në vazhdim, ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur në shumë aspekte: historik, filologjik, në fushën e fotografisë – duke bërë të mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara, të paidentifikuara më parë t’i bashkojë dhe të krijojë një mozaik të madh të atij imazhi dhe perceptimi që kanë pasur të huajt ndaj Shqipërisë. Këto perceptime fillojnë që nga viti 1809, një vit i cili shënon edhe interesin e madh albanologjik për shkak edhe të veprës së Bajronit, të shkruar përreth shqiptarëve dhe autorëve të tjerë që ecën në gjurmët e tij. Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti në thyerjen të viteve 1990 të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në letrat shqipe, në kulturën shqiptare një pikë referimi shumë të fortë për gjithsecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Mbetet një kontribut i madh historia e letërsisë shqipe që ai hartoi, në të cilën për herë të parë vinin më të detajuar autorë që më parë ishin mohuar apo dhe autorë të së shkuarës pa as edhe një lloj kompleksi duke bërë të mundur që një njeri, të dukej sikur bënte punën e institucioneve, kulturore, artistike apo historike të vendit tonë. Robert Elsie dashuronte gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Për këtë gjë, ai bënte më të mirën e mundshme, që të krijonte dhe të arrinte rezultate të drejtpërdrejta në prezantimin e kësaj kulture, në Evropë kryesisht, por edhe në botë. Neve na duhet ta pranojmë që bibliotekat e Evropës dhe arkivat e ndryshme të muzeve, kanë akoma dokumente të paeksploruara për shqiptarët. Robert Elsie kishte mundësinë që të depërtonte dhe të merrte një pjesë nga këto dokumente dhe mbi to të analizonte dhe shkruante faza të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Por, ajo që e përbën atë si një rast i veçantë, krahasuar edhe me gjithë studiuesit e tjerë, është se ai arrinte të krijonte dhe një analizë tërësore të këtyre dokumenteve duke na bërë të mundur, që ne herë pas here të kishim botime shumë cilësore apo qoftë edhe prezantime të letërsisë shqipe. Një ndër to edhe përkthimi i “Lahutës së Malësisë” të Gjergj Fishtës ose të veprave më të hershme të letërsisë shqipe, të cilat mund të konsiderohen për shijen e publikut tashmë si arkaike, por që Elsie kishte kurajon për të prezantuar në perëndim si vlera të vërteta të ringjalljes kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Për të gjithë ata që e kanë njohur Elsie, e njihnin si një “Ambasador i Shqipërisë”, por nuk ishte nga ata lloj ambasadorë që ka një përgjegjësi shtetërore nga prapa dhe do të detyrohej të fliste gjithmonë pozitivisht. Ai për gjëra që nuk i pëlqente në Shqipëri, problematika në histori, në kulturën shqiptare, të cilat nuk kishin guximin për t’i trajtuar apo dhe për t’i shqyrtuar ashtu siç duhet duke u bazuar në realitetet historike, kritikonte, krahasonte me zhvillimet e popujve të tjerë. Në këtë mënyrë mund të themi se Elsie mundohej të ishte jashtë Shqipërisë si një mentor i botës shqiptare. Ai kërkonte që kultura shqiptare të ngrihej dhe të arrinte një standard të lartë. Robert Elsie si një njeri i kulturës besonte fort se përfaqësimi dinjitoz në kulturë do të bënte të mundur që Shqipëria të arrinte dhe të realizonte ëndrrën të ishte pjesë e familjes evropiane. Kudo ku kishte thërrmija të botës shqiptare, Elsie ishte i pranishëm për ta vëzhguar dhe studiuar. Dy vitet e fundit të jetës së vet, ai arriti të mblidhte material etnografik apo material folklorik, zanor, jo vetëm nga Kosova, nga arbëreshët në Itali por edhe nga arvanitasit në Greqi. Elsie nuk i njihte kufijtë administrative që i ndajnë shqiptarët, pasi ai ishte i dashuruar me botën shqiptare dhe kudo që ai mendonte se diçka në botën shqiptare ishte duke u rrezikuar ose që duhej mbledhur për t`ua lënë pasardhësve, ose shkrimet e vjetra të udhëtarëve evropianë përreth zhvillimit kulturor të shqiptarëve, ai i merrte dhe i nxirrte nga harresa dhe mos vlerësimi për t’ia paraqitur publikut të huaj dhe atij shqiptar. Robert Elsie mbetet një nga pikat e referimit për botën shqiptare. Ai në momentet e fundit të jetës së tij prezantoi në Kosovë, në Mal të Zi, në Shqipëri, të gjithë diapozitivët e udhëtares së njohur Edith Durham, fotografi fare të panjohura nga arkivi i Muzeut Britanik, me të cilat ai ndërtoi një koleksion shumë të bukur të memories albanalogjike. Në këto foto pasqyrohen kujtesa e memoria e qyteteve shqiptare, një kujtesë urbane, për qytete që kanë pasur një zhvillim ekonomik, por që pas Luftërave Ballkanike ranë pre e hordhive të ushtrive shoviniste fqinj dhe u dogjën. Në këtë koleksion shikon foto të Leskovikut me të gjitha shtëpitë karakteristike të mbajtura shumë mirë, shikon Përmetin, arrin të shikosh Tepelenën dhe disa qytete të tjera. Përveçse qendrave të njohura urbane, arrin të shikosh malësinë e Shpatit si dhe Malësitë e Veriut. Robert Elsie sjell, krahason dhe ngacmon në memorien e njerëzve, pra rizgjon memorien kolektive të shqiptarëve, jo vetëm nëpërmjet teksteve të shkruara por edhe nëpërmjet fotografisë. Ai është hartues i zërave të ndryshëm në fjalorët enciklopedik për figurat e Shqipërisë e të Kosovës, jo vetëm për personalitetet e njohur por edhe figura të harrura për të cilat mungonte informacioni i detajuar për publikun shqiptar. Robert Elsie është ai i cili i shpluhuroi disa figura të rëndësishme të kulturës shqiptare duke i prezantuar në botime të ndryshme që edhe sot e kësaj dite janë një pikë referimi për studiuesit e rinj. Kështu p.sh ai risolli në vëmendje të botës shqiptare një nga poezitë e para në shqip kushtuar një tradite antropologjike shqiptare siç është rituali i pirjes së kafesë, poezi nga Muçi Zade, i cili është një poet nga krahinat e Korçës. Robert Elsie jo vetëm që e solli në shqip por edhe e përktheu në anglisht, për të dëshmuar kulturën urbane të qyteteve shqiptare në shekullin e XVII-XVIII. Analizat dhe shkrimet e Robert Elsie do t’i mungojnë shumë botës shqiptare, pasi ishte një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe një nga avokatët mbrojtës më të mirë të saj . Robert Elsie ka lënë gjurmën e vet të pashlyeshme në memorien dhe kulturën shqiptare/ Dorian Koçi, Koha Jonë. Gazeta telegraf Albanologjia është fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e kulturës shqiptare. Rober Elsia është një kontirbues i huaj por aktiv për studimet në studimet albanologjike. Robert Elsie: shkrimtar, përkthyes, përkthyes dhe specialist në studimet shqiptare. Robert Elsie,me një start të hershëm në studimet në veçanti të gjitha botimet e autorit znën pikërisht këtë gama: libra, artikuj, rishikime librash dhe intervista nga 1975 deri në ditët e sotme. Pika fokale e interesave të studiuesve të Robert Elsie gjatë tridhjetë viteve të fundit ka qenë kultura, letërsia dhe historia shqiptare .Për ta bërë më të njophur punën etij studimore, Roberyt Elsie ka hapur faqe interneti. Disa prej tyre janë ku shprehet qartazi kontirubui i tij. Faqja e internetit “Arti Shqiptar” i kushtohet artit në Shqipëri në kuptimin më të gjerë, për të thënë, për përpjekjet e ndryshme artistike të ndërmarra nga shqiptarët ose të lidhura në një farë mënyre me Shqipërinë dhe/ose me shqiptarët. Nuk ka për qëllim të ofrojë një histori gjithëpërfshirëse të artit shqiptar, por thjesht të paraqesë aspektet dhe fenomenet që mund të jenë me interes për lexuesit /shikuesit ndërkombëtar. Faqja e internetit “Gjuha shqipe” ofron një hyrje në gjuhën shqipe, me disa regjistrime historike audio në këtë gjuhë. Në seksionin “Dialektet Shqiptare” vizitori mund të dëgjojë dialektet rajonale të shqipes dhe të dëgjojë se si flitet gjuha në pjesë të ndryshme të botës shqipfolëse. Faqja e internetit “Tekste dhe dokumente të historisë shqiptare” është një përmbledhje e teksteve, që përpiqen të hedhin dritë në një cep të Evropës, i cili shpesh injorohet nga historianët dhe dijetarët. Nuk është hartuar si një histori e Shqipërisë apo e shqiptarëve, por është thjesht një përmbledhje e teksteve historike – disa të rëndësishme dhe disa më pak të rëndësishme – nga shekulli i njëmbëdhjetë deri në shekullin XXI, që do të shtojë një kuptim të historisë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe popullit të saj. Shumë nga këto vepra nuk janë shfaqur më parë në përkthim. Faqja e internetit “Letërsia Shqiptare në Përkthim” përmban përzgjedhjen më të madhe të gjuhës shqipe letërsi ndonjëherë të shfaqet në përkthimin në anglisht. Ai përfshin një gamë të gjerë autorësh nga e kaluara dhe të tashmen, duke përfshirë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare, si dhe shembuj të letërsisë shqipe shqiptare. Disa nga këto përkthime janë botuar, por shumica prej tyre shfaqen për herë të parëFaqja e internetit “Fotografi të hershme në Shqipëri” përpiqet të paraqesë disa koleksione të hershme të fotografive të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kryesisht nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, e cila, shpresohet, do të ofrojë disa pamje të mrekullueshme në të kaluarën e popullit shqiptar. Lindur më 29 qershor 1950 në Vancouver, British Columbia, Kanada, Elsie studioi në Universitetin e British Columbia, diplomuar në vitin 1972 me një diplomë në Studime Klasiake dhe Gjuhësi. Në vitet në vijim, ai vazhdoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Lirë të Berlinit, në Ecole Pratique des Hautes Études dhe në Universitetin e ParisitParis-Sorbonne, në Institutin e Dublinit për Studime të Avancuara në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit, ku mbaroi doktoratën e tij në Gjuhësi dhe Studime Celtike më 1978 në Institutin e Gjuhësisë. Prej vitit 1978, Elsie vizitoi disa herë Shqipërinë me një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Bonit. Për disa vite, ai gjithashtu mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar mbi Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, mbajtur në Prishtinë, Kosovë. Nga viti 1982 deri në vitin 1987 punoi për Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme në Bon dhe nga viti 2002 deri në vitin 2013 për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë, në veçanti si përkthyes për disa raste të përmendura, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Si një përkthyes Robert Elsie i ofroi lexuesit “një përzgjedhje të këngëve nga cikli më i njohur i vargut epik shqiptar”. Më 2 tetor 2017 Robert Elsie vdiq nga sëmundja e neuronit motorik në Bon, Gjermani. Para vdekjes së tij, ai kishte kërkuar që të varroseshin në Shqipëri. Robert Elsie botoi rreth 60 libra në anglisht, shqip ose gjermanisht. • Robert Elsie, editor (2006). Balkan Beauty, Balkan Blood : Modern Albanian Short Stories (Ëritings from an Unbound Europe). Northëestern University Press. ISBN 0-8101-2336-3. • Robert Elsie (2006). Albanian Literature: A Short History. I. B. Tauris. ISBN 1-84511-031-5. • Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, editors (2004). Songs of the Frontier Ëarriors: Kenge Kreshnikesh–Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition. Bolchazy-Carducci Publishers; Bilingual edition. ISBN 0-86516-412-6. • Visar Zhiti, Robert Elsie (Translator) (2004). The Condemned Apple : Selected Poetry. Green Integer; Bilingual edition. ISBN 1-931243-72-7. • Robert Elsie (2011). Historical Dictionary of Kosovo. Historical Dictionaries of Europe. 79. Scarecroë Press. ISBN 978-0-8108-7231-8. •Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania. Historical Dictionaries of Europe. 75. Scarecroë Press. ISBN 978-0-8108-6188-6. • Robert Elsie (2013). Leo Freundlich: Die Albanische Korrespondenz, Agenturmeldungen aus Krisenzeiten. Oldenburg Verlag. ISBN 978-3-486-70716-8. •Robert Elsie (2013). Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3. • Robert Elsie (2013). The Cham Albanians of Greece: A Documentary History. I. B. Tauris. ISBN 978-1-780760-00-1. • Robert Elsie (2013). The Balkans Ëars: British Consular reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire. I. B. Tauris. ISBN 978-1-780760-76-6.

  • Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë

    Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë Me moshën, ju mund të filloni të humbni më shumë nga ky mineral, sesa merrni. Kjo mund të bëjë që kockat tuaja të thyhen më lehtë (osteoporoza), veçanërisht për gratë pas menopauzës. Kalciumi ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të funksionojnë siç duhet. Ju e merrni pjesën më të madhe të tij nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burime të mira. Vitamina B12 Ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore. Ju e merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti. Deri në 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë gastrit atrofik, gjë që e bën më të vështirë për trupin tuaj ta përthithë atë nga ushqimet. Antacidet, disa ilaçe dhe dietat për humbje peshe mund të kontribuojnë në mungesën e B12. Vitamina D Trupi juaj ka nevojë për të absorbuar kalciumin. Pra, merrini ato së bashku për të ndihmuar në parandalimin e osteoporozës. Vitamina D gjithashtu ndihmon muskujt, nervat dhe sistemin imunitar të funksionojnë siç duhet. Shumica e njerëzve marrin një pjesë të vitaminës D nga rrezet e diellit. Por trupi juaj është më pak në gjendje të konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D me kalimin e moshës. Është më e vështirë për ta marrë këtë vitaminë nga ushqimet, por peshqit, si salmoni, skumbri dhe sardelet janë një burim i mirë. Vitamina B6 Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji. Gjithashtu ndihmon në rritjen e trurit të foshnjave. Ju duhet më shumë B6, ndërsa rriteni. Disa studime kanë gjetur lidhje midis niveleve të larta të B6 në gjak tek të moshuarit dhe kujtesës më të mirë. Qiqrat janë një burim i mirë. Mëlçia, peshku dhe drithërat gjithashtu. Magnezi Ndihmon trupin të prodhojë proteina dhe e mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Mund ta merrni nga arrat, farat dhe zarzavatet. Por të moshuarit priren të marrin më pak magnez me ushqim. Plus, ata kanë më shumë gjasa të marrin shumë ilaçe, të cilat çojnë në mungesë magnezi. Probiotikët Këto baktere “miqësore” janë të mira për zorrën tuaj. Ju i merrni ato nga ushqimet e fermentuara si kosi turshitë, ose nga suplementet. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes si diarreja ose sindroma e zorrës së irrituar, madje mund të mbrojnë kundër alergjive. Zinku Shumë të moshuar nuk e marrin mjaftueshëm këtë mikronutrient të nënvlerësuar. Ndihmon shqisën tuaj të nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet — të gjitha të rëndësishme, sidomos me kalimin e moshës. Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Mund ta merrni nga mishi i viçit, gaforrja dhe drithërat. Fibra Ju ndoshta e dini se fibrat janë të mira për ju. Por a e dini se janë edhe më të rëndësishme ndërsa plakeni? Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve, ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat kanë nevojë për 30 gramë, por shumica e njerëzve nuk marrin aq shumë. Kjo është e barabartë me rreth 6-8 porcione drithëra, ose 8-10 porcione perimesh.

  • Dritero Agolli. Geniu i letrave Shqipe.Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit.

    DRITËRO AGOLLI (13.10.1931-3.2.2017) GJENIU LETRAVE SHQIPE, NDERI I KOMBIT DRITËRO AGOLLI Ah, botë e mallkuar, e mbushur plot me rezilë, i miri shpon duart, i ligu fiton trëndafilë. Poezi perla te Driteroit. Nene Shqiperi. Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte O hallemadhja ime shekullore! Te puth duart e tua, me te mirat ne bote, I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore; Duart e tua qe u rregjen nga puna Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve, Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna, Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve, Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi, Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra, Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa... Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve, Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve, Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve... Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e rudha Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha, Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke... Qendroj para teje, Ja tek me ke, Ne krahet e tua, Mua, Birin tend, shembellimin e qenies tende, Ate qe tha sa hapi syte Ne djep: "Te dua!" Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende.. 4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne Ne prehrin tend te madh i kam vene, Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte T'i kam sjelle t'i ngrohesh o nene! Jeton dashuria per ty, se birin tend s'e thau civilizimi S'e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene; Ne buzet e plasura s'iu vyshk belbezimi, Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene. Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret ne oborr, Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat; Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor, Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat... Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur Kudo qe kam shkuar, Kudo qe kam vajtur. KUR TE JESH MERZITUR SHUME Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret. Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate. Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale. Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën Asim Zeneli (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat e para letrare. Në v. 19521957 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në v. 19571972 punoi si redaktor e gazetar në të përditshmen Zëri i popullit (shih). Në v. 19731992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Agolli është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960. Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip. Ai është prurësi i poezisë së unit të fortë. Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë Në rrugë dola (1958), por u shpreh më qartë në poemat Devoll-Devoll dhe Poemë për babanë dhe për veten. Poezia e tij nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezën e kolektives me individualen. Ai ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës - frymën popullore. Ai krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë. Rruga e rritjes së tij të shkallëshkallshme poetike shprehet në librat: Hapat e mija në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999). D.A. shfaqi në poezi një përfytyrim vetjak për temën e madhe, duke kërkuar madhështi poetike prej përjetimeve të subjektit të zakonshëm; duke zgjeruar shumëfish hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Kjo poezi ndikoi në tërësi për një klimë letrare më të butë në Shqipëri. Krijimtaria poetike e D.A. në thelbin e vet është liriko-epike, ndryshe nga ajo tradicionale, që mbahej kryesisht në lavdinë epike. Agolli e pruri poezinë shqipe prej shqetësimit të përgjithshëm tek shqetësimi i njeriut. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij shfaqen gjurmë të botëkuptimit panteist bektashian. Ai krijoi në poezi imazhin e një Shqipërie ideale. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema Nënë Shqipëri. Gjatë gjithë rrugës së vet krijuese më se gjysmëshekullore, Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai u bë njëherësh poeti i dhimbjes vetjake të njeriut. Njohu një ringjallje poetike në dy dekadat e fundme. Me vëllimet poetikë Pelegrini i vonuar, Lypësi i kohës, Fletorkat e mesnatës autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Në këto vëllime shpërfaqet poeti me ideal të tronditur, që duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson në kushtet e tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së ardhmes së saj. Në tërësinë e vet poezia e tij nuk ka përthyerje që lidhen me këto ndryshime. Ajo është poezi e vlerave dhe shqetësimeve njerëzore, poezi e krenarisë dhe dramës, e lartësimit dhe goditjes, e nyjëtimit të gjendjeve poetike të imëta dhe fine. Përballoi me dinjitet sfidën për ti dhënë vlerën e merituar lirisë. Vepra më e hershme në prozë është vëllimi me tregime Zhurma e erërave të dikurshme (1964), që u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Këto tregime, një pjesë e të cilëve u ribotuan në fund të viteve 1980 në librin Njerëz të krisur, janë të mbushur me personazhe jotipike. Në to heronjtë paraqiten bashkë me cenet e tyre, duke iu shmangur skemës për heroin tipik pozitiv. Romani Komisari Memo (1970) është vepra më e angazhuar e Agollit në prozë. Në të autori poetizoi kohën e komisarëve, që ishte pjesë e kultit të luftës antifashiste, e cila sundoi për shumë kohë letërsinë shqipe. Figura më e plotë e romanit është komandanti Rrapo, i cili bën pjesë brenda llojit të njerëzve të krisur që përmban në tërësinë e vet letërsia e Agollit Në romanin Njeriu me top (1975) Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të I. Kadaresë (shih) sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i armës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, personazhi qendror i librit bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ndonëse romani merr një temë nga lufta, nyja dramatike e tij qëndron në faktin universal se morali i një brezi ka ardhur në kundërshtim me atë të brezit të mëparshëm. Romani Trëndafil në gotë (1980) u prit me nënçmim nga mendimi letrar si një libër rozë. Me këtë vepër Agolli provoi të bënte një sfidë tjetër në letërsi, duke krijuar një personazh, drama e të cilit është se gjendet midis disa dashurish. Kontributi më i rëndësishëm letrar në prozë i tij konsiderohet Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo(1973). Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së pandashme të vartësit të tij. Produkt i njëri-tjetrit, dy personazhet kryesorë, Zyloja dhe Demka, sikurse ndodh pothuajse në të gjitha veprat me karakter humoristik, janë pasqyrë e anës qesharake dhe njëherësh dramatike të funksionimit të burokratizmit. Zyloja është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Ndryshe nga shumë burokratë të tjerë skematikë që kishin përmbytur jo vetëm letërsinë shqipe, por edhe publicistikën, Zyloja është një burokrat me dramë. Në thelbin e kësaj vepre, si dhe te romani Arka e djallit, qëndron an-tiskematizmi. Këtë të fundit ai nisi ta shkruajë në fillim të viteve 1980, për ta përfunduar në fillim të v. 1990. Në jetën shqiptare kishte hyrë ndërkaq një kuptim tjetër i lirisë. Romani e përballoi horizontin e ri të pritjes. Arka e djallit është një vepër e shkruar me shkujdesje ndaj disiplinës. Ajo është dëshmi për faktin se personalitetet e fuqishëm të letërsisë shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese. Agolli, duke vendosur në qendër të romanit të tij kërkimin e një tabuje, duke kërkuar të ndaluarën, shfaqet me një përmasë mendimi që gjendet mbi lirinë shtetërore. Shkrimtari arrin një shkallë të lartë lirie me romanin brenda romanit, me arkën e djallit, ku gjendet vepra e ndaluar. Ajo quhet Shakaja e ndaluar, titull që të kujton romanin e njohur disident të M. Kunderës Shakaja. Në këtë shkallë të lirisë krijuese ai realizon një vepër ku nuk ka censurë dhe autocensurë. Disa prej veprave më të arrira të tij kanë qenë nën vëmendjen ideologjike të autoriteteve zyrtare. Romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, që botohej pjesë-pjesë në revistën Hosteni, u ndërpre në mënyrë të heshtur (në vitet 1990 autori botoi variantin e plotë të veprës). Për kundërvajtje ideologjike u qortuan edhe dramat Mosha e bardhë dhe Fytyra e dytë. Ndërsa për romanin Dështaku, që pruri tek lexuesit një realitet me dramë, u mbajt heshtje. Një pjesë e madhe e veprave të tij janë botuar në shumë gjuhë të huaja. Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor dhe në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjislatura (1974-2005). Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit. U shua në Tiranë, më 3.2.2017. (Bibl.: R.Elsie HLSh,2002; Agolli, Vep.I , 1978; FESh I, 2009)

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2026

  • Facebook
  • Instagram
  • Pinterest
  • Twitter
  • LinkedIn
  • Whatsapp
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • Pinterest
bottom of page