top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Selena Gomez ka reaguar ndaj statusit të saj të ri.

    Mori statusin e miliarderes, reagon Selena Gomez 16 orë më parë Selena Gomez ka reaguar ndaj statusit të saj të ri. “Jam shumë mirënjohëse”, tha 32-vjeçarja për Entertainment Tonight të hënën për t’u bërë miliardere për shkak të suksesit të markës së saj Rare Beauty. “Unë personalisht mendoj se është e pakëndshme të flasësh për para. Por unë me të vërtetë po u jap të gjithë meritat njerëzve që blejnë produktet.” Gomez shtoi: “Janë ata që e bënë realitet këtë ëndërr timen. Kështu që unë jam vërtet, shumë e nderuar dhe thjesht e lumtur.” Aktorja e “Only Murders in the Building” arriti statusin e miliarderes muajin e kaluar kur u rendit për herë të parë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Bloomberg raportoi pasurinë e saj aktuale neto si 1.3 miliardë dollarë dhe citoi sipërmarrjet e saj të ndryshme si një “aktore, këngëtare dhe sipërmarrëse” për ndihmën e saj për arritjen e suksesit. Artistja filloi “Rare Beauty” katër vjet më parë, dhe marka tani përbën “pjesën më të madhe të pasurisë së Gomez”, sipas medias. Së bashku me biznesin e bukurisë së këngëtares, Bloomberg vlerëson aftësitë e Selena për të degëzuar në rrugë të ndryshme si prodhimi i televizionit – duke përfshirë rifillimin e tetorit “Wizards of Waverly Place” – që do të vazhdojë karrierën e saj fitimprurëse. Media ndau se Gomez gjithashtu ka grumbulluar pasuri si personi i tretë më i ndjekur në botë në Instagram. Alum i Disney Channel, e cila ka 424 milionë ndjekës, ndjek yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka mbledhur 639 milionë ndjekës në Instagram në platformë dhe Lionel Messi, i cili mburret me 505 milionë ndjekës.

  • Prof. Dr. Ferid Hudhri: Bajroni si frymëzues i temës shqiptarenë art

    Kreu Arte pamore Prof. Dr. Ferid Hudhri: Bajroni si frymëzues i temës shqiptarenë art Prof. Dr. Ferid Hudhri: Bajroni si frymëzues i temës shqiptarenë art Pas udhëtimit që bëri në Tepelenë gjatë vitit 1809, kur shkroi për traditat dhe zakonet burrërore të vendasve, për veshjet e bukura, duke pozuar në studion e piktorit Thomas Philips  në Londër me kostumin shqiptar, poeti i famshëm i romantizmit anglez George Gordon Byron (1788-1824) ndikoi më shumë në përkapjen e temës shqiptare nga artistë europianë. Vargjet e tij për bijtë e shqipes te Çajld Haroldi , si dhe vlerësimi për veshjet më madhështore , nxitën shumë artistë nga Europa në realizimin e tablove, gravurave dhe krijimeve të tjera. Nisur nga fama e tij e madhe, nga rrezatimi i krijimtarisë dhe figurës së tij me fuqinë e një Prometheu të shekullit XIX, siç e ka quajtur Bjelinski, për shumë autorë apo vepra të veçanta të krijuara gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, Bajroni mund të pagëzohet edhe si frymëzuesi i temës shqiptare në artin botëror. Nga piktura Bajroni me veshje shqiptare u nxitën shumë artistë tjerë në realizimin e veprave  kushtuar shqiptarëve. Sipas vëzhgimeve të studiuesve anglez Christine Kenyon-Jones dhe Geoffrey Bond në ilustrimet e para të veprave të Bajronit, të realizuara nga piktori Thomas Stothard, personazhet paraqiten me veshjet shqiptare si në  pikturën e Filipsit1. Po ashtu edhe në shumë tablo nga Delacroix, Colin, Decamps dhe autorë të tjerë të njohur, që u realizuan  nën ndikimin e Bajronit, figurat kryesore janë pikturuar me të njëjtën tipologji veshjesh. Gjithë këto piktura, ilustrime e litografi sot mund t’i paraqesim edhe si dëshmi të bukura piktorike që tregojnë se motivet shqiptare të Bajronit përveç Cajld Haroldit, i gjejmë edhe në vepra të tjera si te “Nusja e Abidos” dhe “Gjauri”2. Alexandre Colin, Tablo e frymëzuar nga krijimtaria Bajronit. Në veprat e piktorëve anglezë, francezë, gjermanë dhe të tjerë, gjatë udhëtimeve nëpër trojet shqiptare në shekullin XIX dhe vitet e para të shekullit XX jo vetëm që ndihet qartë ndikimi i poetit rebel e frymëzues, po citohen edhe vargje apo shënime të tij për shqiptarët. Pranë gravurave të C. Woodville-t, ku paraqiten tipa malësorësh, shkruhet se piktori është nxitur nga përshtypja e Bajronit për kostumin e mrekullueshëm shqiptar, me fustanellë e me rrobat e qëndisura me ar dhe armët e lara me flori. Përshkrimi i Bajronit, shkruhet pranë një gravure tjetër, sjell të gjallë përpara mendjes së njeriut që nuk ka shëtitur këtu, kostumin e mrekullueshëm shqiptar. I zbukuruar me këtë madhështi të bardhë, të kuqe dhe të artë, shqiptari të kënaq syrin, njëlloj si në fillim të shekullit kur Bajroni e pa në Jug të vendit 3. Gravurat e W. Williams-it me motive nga bregdeti i Jugut shqiptar janë shoqëruar gjithashtu me vargje të shkëputura nga Çajld Haroldi . Artisti ka zgjedhur këndvështrime piktorike sa më të përafërta me përshkrimet e poetit. Gravurën e parë e ka shoqëruar me vargjet: O Shqipëri ku lindi Iskanderi/ Këngë e rinisë, fanar i të urtëve… lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty o nënë burrash të rreptë 4. Gravurat e tjera shoqërohen me strofat e mëpasshme që i përshtaten peizazhit të pikturuar. Edhe në albumet dhe librat ku u botuan akuarelet, vizatimet dhe litografitë e piktorëve Charles Cockerell, Joseph Cartwright, Poer Beresford, Henry Cook, Edward Lear, Edith Durham dhe çiftit Cora e jean Gordon, përmendet emri dhe vargjet e Bajronit për Shqipërinë. Nga poeti u ndikuan edhe piktorë të tjerë që nuk mundën të udhëtojnë nëpër viset shqiptare. Ndër të parët e këtij grupimi është kreu i romantizmit francez Delacroix. Në ditarin e tij të datës 11 maj 1824, pikërisht në kohën kur hidhte në telajo tablotë me temë nga Shqipëria dhe Greqia, shkruante se gjatë pikturimit në studio për t’u ndezur i tëri, kujtoj vargje të Bajronit 5. Dhe tablotë e tij për shqiptarët, sidomos ato kushtuar Marko Boçarit dhe suljotëve të tjerë, bartin atë fuqi, atë impuls dhe atë dinamizëm që ndihet në vargjet e Bajronit: Kur mirënjohja dhe trimëria i shtyn të derdhin gjakun/ Sulen pa frikë kudo që t’i shpjerë prijsi (shqipërim i F. Nolit). Edhe tablotë e romantikëve të tjerë francezë, Decamps, Scheffer, Gérôme, Colin, ku paraqiten figura shqiptarësh me veshjet tradicionale, janë nën ndikimin e admirimit që ka shprehur më parë Bajroni. Krahas këtyre veprave origjinale, nga disa artistë të njohur europianë janë pikturuar variante të tablosë Bajroni me veshje shqiptare . Nëpërmjet teknikës së gravurës, piktori William Finden stampoi shumë kopje që u përhapën në disa vende të Europës. Disa vjet më pas George Sidney Hunt krijoi dhjetëra litografi me bazë po këtë imazh. Piktori spanjoll Jean Michelle Hoper, i mbështetur në të njëjtën tablo, krijoi një vepër të re, ku ndihet po aq interpretimi i tij. Ndërsa autorë të tjerë, si G. Mützel, të mbështetur te kjo pikturë i kanë dhënë trajtë figurës tipike të shqiptarëve për albumet me kostume nga kombe të ndryshme të Ballkanit. Kështu për disa vjet piktura e Philips-it u shndërrua gati në një ikonë. Numri i veprave të frymëzuara nga Bajroni është akoma më i madh. Po ashtu edhe tablotë që e paraqesin poetin me veshje shqiptare nuk janë vetëm ato që u përmendën. Rreth vitit 1840, italiani Ludovico Lipparini pikturoi Betimin e Bajronit mbi varrin e Marko Boçarit. Midis grupit të madh të personazheve, aty spikat figura e Bajronit që ndrit nga ngjyrat e çelura dhe qëndisjet me ar të kostumit shqiptar. Poeti anglez me kostumin shqiptar është paraqitur në mjaft vepra në mjedise të ndryshme greke. Njëra prej tyre ndodhet në Muzeun Benaki të Athinës. Të tjera tablo gjithashtu dëshmojnë figurativisht faktin e njohur se Bajroni e mbajti të veshur atë kostum gjatë shtegtimeve të tij nëpër Greqi. Në tablonë The dream of Byron ( Ëndrra e Bajronit) të piktorit C. L. Eastlake, përveç poetit, me ato veshje janë pikturuar edhe personazhet që e shoqërojnë. “Shqiptarë duke vallëzuar”, akuarel nga Henry Warren. Frymëzuar nga kujtimet e J. C. Hobhouse për udhëtimin e tij bashkë me Bajronin në vitin 1809. Th. Philips, “Koloneli George Vivian me veshje shqiptare”, Galeria Kombëtare e Portreteve, Londër. “Bajroni me veshje shqiptare”, akuarel i vitit 2017, nga A. Guilliemos Fragmente nga piktura “Bajroni me veshje shqiptare” (Thomas Philips) “Lord King duke pozuar si Bajroni”. Piktura është realizuar në vitin 1835, në kohën kur Lordi King ishte i martuar me Augusta Ada Bajron, vajza e vetme legjitime e Bajronit. Thomas Stothard, ilustrim nga krijimtaria e Bajronit H. W. Williams, Shqiptar me veshje tradicionale, vizatim i vitit 1819. Koleksion privat, Angli. “Bajroni betohet në varrin e Marko Bocarit” (Ludovico Lipparini) statuja “Bajroni me veshje shqiptare” që është vendosur në Mesollongj. Pas vlerësimeve dhe jetësimeve në art, kostumi shqiptar u bë më i njohur në Angli e nëpër botë. Bajroni e mbajti atë edhe në disa pritje ceremoniale në Londër. Më pas kostumin e veshën figura të tjera të asaj kohe, madje disa prej tyre u pikturuan po nga Philips në të njëjtën studio në Londër. Janë të njohura portretet me veshje shqiptare të kolonelit anglez George Vivian (1770-1845), arkeologut, historianit të artit, politikanit dhe diplomatit të njohur Sir Austen Henry Layard (1817-1894), si dhe biografit dhe shkrimtarit Edward John Trelawny (1792-1881), të tre miq të Bajronit dhe të Shellit. Kohët e fundit janë bërë të njohura edhe disa vepra të tjera ku personazhe të rëndësishëm   janë pikturuar me veshjet që përdori poeti. Me interteres të veçantë është tabloja “Lord King mburret me pamjen si Bajroni”. Aty paraqitet Lord William King-Noel duke pozuar me veshje shqiptare, njëlloj si te piktura e Filipsit.  Piktura është realizuar në vitin 1835, në kohën kur Lordi King ishte i martuar me Augusta Ada Bajron, vajza e vetme legjitime e Bajronit. Eugen Delacroix, Tablo me motiv nga krijimtaria Bajronit. Pas pikturimeve nga Thomas Philips, kostumin e tij të preferuar Bajroni ia dhuroi zonjushës Margaret Mercer, vajzës së kontit Keith, me të cilën ka pasur një korrespondencë të gjatë letrash dashurie. Vajza angleze, e sugjestionuar nga bukuria e kostumit shqiptar, e veshi në ditën e ceremonisë së fejesës së saj. Në vitin 1817 Margaret martohet me kontin Flahault. Vajza e tyre bëhet Markezja e katërt e fisit Lansdowne, pra pjesëtare e familjes së famshme që trashëgonte kompleksin muzeal të quajtur Bowood House & Garden. Kësodore Kostumi Shqiptar i Bajronit është bërë pronë e tyre. Ai qëndron i ekspozuar prej shumë vitesh midis veprave të artit dhe objekteve të tjera të çmuara të Britanisë e të disa vendeve të tjera . Që nga ajo kohë vizita në Boowod House shoqërohet me emocione për çdo shqiptar. Sapo ngjitesh në katin e dytë të godinës kryesore të muzeut, përballesh me një sipërfaqe të madhe të qelqtë, brenda së cilës është vendosur një manekin me imazhin e Bajronit, veshur me rrobat origjinale, të bardha e të ndritura në ar , që poeti i kishte sjellë nga Shqipëria në vitin 1909. Përveç fytyrës dhe duarve, i gjithë shtati i manekinit është i mbuluar me petka shqiptare. Që nga shalli sipër kokës që varet mbi shpatulla, deri te çorapet; që nga jeleku, fustanella, xhamadani, mëngoret, të gjitha të endura dhe të qëndisura me mjeshtëri nga artizanët shqiptarë të shekullit XVIII. Në murin pas manekinit janë vendosur pjesë të tjera veshjesh shqiptare, si një jelek, një feste, një mbajtëse fishekësh etj. Anash veshjeve ndodhet një pllakë mermeri, ku është gdhendur shënimi shpjegues rreth përbërjes së kostumit, bashkë me të dhënat për kohën kur është marrë nga Shqipëria dhe kur është vendosur në atë muze. Kanë kaluar më shumë se 200 vjet nga dita kur Bajroni e veshi në trupin e vet atë kostum, si shenjë respekti dhe adhurimi për racën trimërore të shqiptarëve. Ndërkohë, është e kuptueshme që thurja, qepja, qëndisja dhe kompletimi i atyre veshjeve, mund të jetë bërë disa vjet para se Bajroni të arrinte në tokën shqiptare. Pra kostumi që ruhet në Boowod House & Gardenështë më se 200-vjeçar. Dhe ruhet në gjendje shumë të mirë, sa të krijohet përshtypja sikur sapo ka dalë nga duart e artizanëve që e kanë endur. Në atë muze ndihesh mirë kur sheh se veshjet shqiptare kanë gjetur një nga ekspozimet më të bukura që u është bërë deri tani nëpër botë. Midis shumëllojshmërisë së objekteve të dyqanit në Galerinë Kombëtare të Portretit në Londër, imazhi i Bajronit me kostum shqiptar gjendet thuajse në të gjitha variantet; në postera, në kartolina, në kopertina librash, në katalogë, në guida të Galerisë, në kuti lodrash, në medaljone, në kapakët për blloqe, në pulla postare etj. E themeluar në vitin 1856, Galeria Kombëtare e Portreteve ruan një nga koleksionet më të pasura britanike. Midis qindra e mijëra pikturave dhe skulpturave, Bajroni me Kostum Shqiptar është nga më të vyerat e atij koleksioni. Vetë figura e Lord Bajronit, pikturimi me mjeshtëri nga Thomas Philips-i, si dhe bukuria e kostumit shqiptar, përbëjnë tri nga vlerat e çmuara që e kanë shndërruar këtë pikturë në një ikonë të gjithë koleksionit. Prej shumë vjetësh, suveniret e ndryshme me këtë imazh, duke u shpërndarë në të gjithë botën, i bëjnë më të njohura veshjet shqiptare. Ka edhe tablo të tjera nëpër koleksionet e muzeve të ndryshëm ku paraqitet Bajroni me kostum shqiptar, por Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër është vendi më i vizitueshëm, ku mund të këqyret dhe admirohet mjeshtëria e artizanëve shqiptarë në realizimin e atij kostumi. Jehona e veshjeve shqiptare të Bajronit e shumëfishuar edhe në disa qindra ilustrime, litografi, gravura dhe tablo vazhdon të ndjehet edhe në ditët e sotme. Nga autorë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj janë realizuar piktura të reja. Gjatë muajit maj të këtij viti, në përkujtim të 200 vjetorit të ndarjes nga jeta të Bajronit, studentja e dizajnit në Universiteti i Nottinghamit, Phoebe Godsmark stiloi dhe ekspozoi në mjediset e universitetit një variant të kostumit shqiptar mbështetur në pikturën e Thomas Philips të vitit 1813. Kostumi i Lord Bajronit i rikrijuar nga studentja e dizajnit Phoebe Godsmark, Universiteti i Nottinghamit, maj 2024 Kostumi i Lord Bajronit i rikrijuar nga studentja e dizajnit Phoebe Godsmark, Universiteti i Nottinghamit, maj 2024 BIBLIOGRAFI: 1 . ‘Dangerous to Show’: Byron and his Portraits , by Christine Kenyon-Jones and Geoffrey Bond, London, 13th October 2020. 2. Poeti Dhori Qiriazi, nga hulumtimeve që ka bërë gjatë përkthimeve të disa vjershave dhe poemave të Bajronit, ka gjetur shënime të poetit anglez që dëshmojnë lidhje të tjera me botën shqiptare te poema Nusja e Abidos. Shih librin: Xhorxh G. Bajron, Nusja e Abidos, vjersha dhe poema , Globus R., f. 82, 123, Tiranë, 2007. 3. Mayhew, A.: In Albania with the Ghegs , Scribner’s Monthly, vol XXI, f. 377-391, New York, 1881. 4. Sipas botimit të shqipëruar nga Skënder Luarasi Byron, G.: Childe Harold’s Piligrimage 1812-1817), Onufri, f. 48-59, Tiranë, 1999. 5. The Journal of Eugene Delacroix , f. 87, 144, London, 1938.  Kjo kumtesë është mbajtur në konferencën shkencore ndërkombëtare “Bajroni dhe bajronizmi në botën shqiptare”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqiperisë

  • Prof. Diana Kristo: Me një mjeshtër të gjuhës e letërsisë angleze si dhe të letërsisë botërore iu desh të ndeshej Nolit perkthyes qysh nè 1916.

    Me një mjeshtër të gjuhës e letërsisë angleze si dhe të letërsisë botërore iu desh të ndeshej Nolit përkthyes qysh më 1916 kur përktheu Othellon dhe përsëri më vonë, më 1926 kur shohin dritën e botimit tri tragjeditë e tjera. Ndërkohë, Noli, i cili kishte mbërritur në SHBA më 1906 “kishte ndjekur shkollat e natës për të perfeksionuar gjuhën (52) dhe më 1912 ishte diplomuar nga Universiteti i Harvardit, dega e arteve, me sukses të shkëlqyer (cum laude). Pra kur nisi përkthimin e Shekspirit, ai kishte një zotërim të mirë të anglishtes. Megjithatë, kushdo e kupton se kur filloi përkthimin e kryeveprave të Shekspirit, Noli ka ndeshur probleme gjuhësore tepër të vështira, të cilat edhe vetë i ve në dukje kur shkruan në parathënien e Othellos “mburrem që munda ta përkthej.” Ku qëndrojnë disa nga këto vështirësi? Së pari, çdo gjuhë ka një përcaktues kohor. Asnjë formë semantike nuk është jashtëkohore. Një tekst është i kufizuar në një kohë historike specifike; ai ka atë që linguistët e quajnë strukturë diakronike. Ta përkthesh tekstin e dhënë do të thotë të rikrijosh të gjitha vlerat, ose pothuajse të gjitha vlerat (këtu kemi parasysh rastet e papërkthyeshmërisë) dhe qëllimet e shprehura në të, në gjuhën marrëse bashkëkohore, pra në strukturën sinkronike. Nga pikëpamja e teorisë së përkthimit, dallimi midis krahasimit sinkronik dhe diakronik nuk luan rol. “Përkthimi mund të kryhet midis çdo lloj gjuhësh apo dialektesh, të cilët mund të kenë ose jo ‘lidhje’ dhe që janë në çdo lloj marrëdhënieje hapësinore, kohore, sociale, etj., midis tyre.” (70) Në kohën kur përktheu Noli, kishin kaluar më tepër se 300 vjet nga koha kur Shekspiri shkroi kryeveprat e veta dhe gjuha angleze kishte pësuar ndryshime; po kështu kishin ndryshuar edhe spektatorët, teatrot, aktorët, lexuesit, mënyrat e tyre të të menduarit dhe ndjenjat e tyre. Koha, që mbulon me tisin e mjegullës çdo gjë, kishte zbehur edhe pasqyrën shekspiriane të jetës. Për përkthyesin, problemet lindin qysh me fjalët e para. Fjalët në vetvete, rrallë kanë shenja të jashtme që të na tregojnë për ndryshimin e kuptimit, ato e shfaqin historinë e tyre vetëm në një kontekst të dhënë. Në librin e tij Eksperienca e të Huajit, Antonie Berman diskuton kompleksitetin e përkthimit të teksteve nga periudha të ndryshme historike, duke theksuar faktin se përkthyesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm si për kontekstin historik të tekstit dhe gjuhës së burimit me të cilën punon. Kur kemi për të përkthyer një tekst historikisht të kaluar, siç është në rastin tonë Shekspiri, përkthyesit i duhet punë e veçantë për të bërë deshifrimin, sepse në shekullin XX presently nuk do të thotë immediately (menjëherë – sot së shpejti) siç donte të thoshte në përgjithësi për Shekspirin, wish nuk do të thotë lust (epsh – sot dëshirë); apo rage nuk do të thotë folly (zemërim – sot budallallëk); silly nuk tregon innocence dhe purity (pafajësi, pastërti, – sot mëndjelehtësi). Sipas Gideon Toury, një studiues i shquar i përkthimit, e mendon këtë të fundit si një akt sinkronik dhe diakronik në të njëjtën kohë, “…përkthimet reflektojnë normat kulturore dhe konvencionet e kohës (sinkroni) por edhe i japin formë evolucionit të gjuhës si dhe praktikave të përkthimit me kalimin e kohës (diakroni). Përveç dijeve të tij historike e kulturore, përkthyesi i vërtetë e gjen “shpëtimin” edhe në punën e lodhshme por të frytshme me fjalorin (duhet të kihet parasysh se çdo periudhë ka topografinë e vet të veçantë specifike). Përkthyesi nga anglishtja nuk e ka të vështirë të gjejë mjaft fjalorë që i japin një ndihmë të paçmuar në këtë drejtim: që nga Fjalori Anglo-Sakson i Bosuorth-Toller, Fjalori i Anglishtes Mesjetare i Hans Kurath e Sherman Kuhn, Fjalori Etimologjik i Skeat-it (me burime të pakrahasueshme), fjalorët onomatopeikë e deri tek fjalorët specifikë të gjuhës së Shekspirit. Nuk e dimë se pikërisht cilët fjalorë ka shfrytëzuar Noli, por krahas fjalorëve të shumtë dy gjuhësh apo idiomatikë që gjejmë në bibliotekën e tij personale, gjejmë edhe një botim të vjetër të Etymological Dictionary of the English Language (W. Skeat). Duke u nisur nga fakti se tre përkthimet e tjera Noli i ka bërë në Gjermani, ai nuk mund të mos ketë shfrytëzuar fjalorin Shakespeare Lexicon botuar aty nga vitit 1909 (po këtë fjalor kemi shfrytëzuar edhe ne, përveç materialeve të tjerë të shumtë ndihmës, për zbërthimin e Shekspirit gjatë analizës). Një burim i dytë “vështirësie” qëndron në gamën e gjerë të kuptimit të fjalëve e cila nuk shfaqet menjëherë, në poliseminë. Prandaj përkthyesit i duhet ta jetojë “dramën”, të njohë idiomatikën emblematike, filozofike të ndërtuar nga autori, për të matur peshën e fjalëve kyç, që do t’i krijojnë mundësinë e zbërthimit të tekstit. “Vështirësia” këtu është çështje reference. Gjuha na tregon sferat e njohurisë njerëzore apo të kontekstit të veçantë. P.sh., një figurë qendrore në “Hamletin” varet nga vokabulari i industrisë tekstile, mënyrës së ngjyrosjes së leshit (wool-greased or enseamed with hog’s lard over the nasty sty, Hamleti, Akti 3, Skena 4). Pa zbërthyer kuptimin e saj nuk mund të zbërthehet figura. Pothuajse nuk ka asnjë dramë të Shekspirit ku të mos jetë përdorur zhargoni i gjerë i termave muzikore të kohës elizabetiane për të shprehur ide të rëndësishme të veprimtarisë apo të sjelljes njerëzore. Pra siç shihet, aludimet e pafund të Shekspirit janë marrë nga një mori sferash të veprimtarisë njerëzore, që nga detaria e ligji, mjekësia e kopshtaria, gjuetia e magjia, etj. Ndihmën në këtë rast na e japin manualet e ndryshëm mbi këto fusha dhe në veçanti glosarët me të cilët janë pajisur pothuajse gjithë botimet e Shekspirit. Noli na thotë se si tekst bazë ka përdorur FF[1], por nuk do t’i kenë munguar edhe tekstet me shpjegime, veçanërisht përgatitur nga gjermanët për të cilët thotë se “kanë bërë më shumë për Shekspirin se sa vetë anglezët apo amerikanët”. Kjo shprehje i referohet shpesh George Bernard Shaw-t (me të cilin Noli ka pasur edhe korrespondencë) (duke i hequr apo amerikanët), por dihet se studiues gjermanë si August Wilhelm Schlegel dhe Johan Wolfgang von GOether kanë kontribuar mjaft në studimin dhe vlerësimin e Shekspirit nëpërmjet analizave të hollësishme, përkthimeve dhe eksplorimeve filozofike të veprave të tij. “Vështirësinë” e tretë na e paraqet hapi i shpejtuar i stilit shekspirian. Në thurjen e ngjeshur të dramës, ku ngjarjet dhe njerëzit lëvizin me shpejtësi (karakteristikë e teatrit të kohës ku skena ishte e ndërtuar ndryshe) ndërtimi sintaksor na paraqitet i ngjeshur. Dy tri fjalë mjaftojnë për të shpalosur një ide të tërë. Në këtë rast pikësimi luan rol vendimtar dhe të debatueshëm njëkohësisht. Ai shënon jo plotësisht, atë çka lihet për t’u nënkuptuar, ndërthurjen, si dhe atë çka kupton përkthyesi në mendjen e tij. Por leximi i vëmendshëm, pak e nga pak “siç e pinë ujin me gllënjka arabët në shkretëtirë ose francezët verën…rresht për rresht e fjalë për fjalë”, na ndihmon që ta “kuptojmë vlerën e plotë të Shekspirit.” (Vladimir Nabokov), t’i hyjmë thellë e ta zbërthejmë idenë që ka dashur të shprehë ai. Të lexosh Shekspirin, do të thotë të fillosh të përgatitesh për këtë” thotë Steiner. Aq më tepër domethënëse bëhen këto fjalë kur i vihemi punës për ta përkthyer atë. Pra njohja me sfondin historiko-social të kohës në të cilën u shkrua vepra, njohja nga afër me pikëpamjet filozofike, politike, morale, ideo-artistike të autorit në përgjithësi, zbërthimi i parashtrimit të tyre në vepër, si nëpërmjet literaturës kritike ekzistuese ashtu edhe nëpërmjet leximit e rileximit të tekstit, zbërthimi gjuhësor e stilistikor i tij, të gjitha këto pra, përbëjnë detyrat paraprake kryesore dhe më të domosdoshme të përkthyesit. Dëshmi e kësaj pune të madhe paraprake, të cilën e shohim të realizuar në përkthimet e Nolit, janë si literatura historike e kritike, biografike e etike, ashtu dhe fjalorët dhe glosarët enciklopedikë e komentarët, të cilët i gjejmë me shumicë në bibliotekën e tij personale. N. Jokli dëshmon se kur Noli deshi të përkthejë Faustin në vitet 20, puna e parë që nisi të bëjë qe studimi i literaturës dhe komentarëve mbi kryeveprën e Gëtes. Të gjitha sa u përmendën më lart janë njëra anë e çështjes. Ana tjetër i përket punës së madhe të përkthyesit me gjuhën amtare, që është edhe mjeti me anë të së cilit do të shprehen mendimet e idetë, forca figurative e stilistike e origjinalit. Në studimin “Gjon Buzuku dhe gjuha e tij” (Vëllimi III, Vepra si përkthim) prof. Eqrem Çabej shkruan se “për të vlerësuar librin si duhet, qoftë si një dokument gjuhësor, qoftë si vepër letrare, duhet nisur nga ky vetë: të shikohet se çfarë ka ditur autori të nxjerrë nga visari i gjuhës amtare, si trajtoi ai me këtë brumë vetjak një lëndë siç është ajo e Dhiatës së Vjetër dhe e së Resë”. Pikërisht duke u nisur nga ky këndvështrim, ne jemi munduar të vëmë në pah, aq sa na e lejonte edhe tema e këtij punimi, veçanësi të gjuhës së Nolit përkthyes, për të parë se si hyn ai në të fshehtat e gjuhës dhe si i shfrytëzon aftësitë shprehëse dhe mjetet e saj krijuese për të rritur bashkëmarrëdhëniet e shqipes me anglishten por gjithmonë duke pasur parasysh pavarësinë e saj në kuadrin e këtyre bashkëmarrëdhënieve. Nga analiza kemi vërejtur se këtë ai e arriti si nëpërmjet shfrytëzimit të fondit leksikor-frazeologjik popullor (të gurrës popullore), të fondit leksikor që ishte krijuar në fushën e gjuhës së shkrimit, ashtu dhe nëpërmjet përdorimit të produktivitetit fjalëformues dhe kalkimeve gjuhësore për të plotësuar hallkat e zbrazëta në sistem. “Një shqipërim dinjitoz nga dora e një shkrimtari me sedër, siç ishte Noli, kërkonte ndër të tjera, edhe përpjekje të mëdha gjuhësore, për t’i treguar kështu, në radhë të parë, bashkatdhetarëve se gjuha shqipe ishte e aftë “të matej” edhe me gjuhët më të zhvilluara” (A. Karajdgiu). Për këtë qëllim ai punoi me zell si për zbulimin dhe vënien në përdorim të fjalëve ekzistuese edhe në drejtim të dhënies së nuancave të reja kuptimore këtyre fjalëve dhe çka është më e rëndësishme, në krijimin e një numri relativisht të madh të fjalëve të reja, veçanërisht të sferës abstrakte mendore. Nuk zmadhojmë asgjë sikur të themi se ndër meritat e mëdha gjuhësore të Nolit është edhe krijimi i fjalëve të reja për të plotësuar mungesat e gjuhës shqipe që në atë kohë po bënte hapa përpara drejt plotësimit të kërkesave leksikore dhe stilistikore të përkthimit të veprave klasike nga më të vështirat e botës. Krijimin e fjalëve të reja nga Noli e kemi parë në dy aspekte kryesore: në atë të formimit të fjalëve të reja mbi bazën e fondit gjuhësor kombëtar (kompozita, fjalë të prejardhura me parashtesa dhe prapashtesa) dhe në atë të huazimeve nga gjuhët e tjera. Fjalët e krijuara me materialin gjuhësor të shqipes, janë të shumta e të larmishme. Ato janë fjalë të reja, të formuara në bazë të gjedheve fjalëformuese të shqipes popullore, të cilat janë të kuptueshme për lexuesin më të thjeshtë. Për të dhënë një pasqyrë të kësaj krijimtarie, po riprodhojmë, të ndara sipas grupeve një numër kompozitash, fjalësh të prejardhura me parashtesa dhe prapashtesa, nga më të rëndësishmet, të cilat janë bërë pjesë e fjalorit të shqipes. [2] Kompozitat Anijebërës – shipwright Kryemendje – genius Armëlarë – furbish’d Mendjeshthurur – madness Atëvrasje – parricide Mjekërthinjur – grizzled Besëplotë – loyal Rrezekuq – red rays Faqemvrojtur – tristful visage Rrobë-çjerrë – wild in their attire Gojëkyçur – tongue-tied Syverbonjës – seeling, blinding Këmbëngulje – stubborness Shpirtdjall – hellish villain Kokëtrokë – heavy-headed Zemërdhembje – heart-ache Sikurse shihet nga shembujt e mësipërm, si dhe nga listat e plota në fund të këtij punimi, kompozitat e krijuara dhe të përdorura nga Noli, në shumicën e rasteve, janë përcaktore, që është edhe tipi më prodhimtar në gjuhën shqipe. Prof. Shaban Demiraj dallon dy tipa kompozitash përcaktore te ky autor, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve janë një temëshe, kompozita ku gjymtyra e parë përcakton të dytën (kryemendje –genius, kryeshkak – main motive, kokëthatë-barren, kokëngjeshje – obstinante, rrezekuq-redrays) dhe kompozita ku gjymtura e dytë përcakton të parën (perçeegër-monstruous name, shpirtbrumë – peak, syjeshil – green-eyed, sedërplotë- controversy). Pra të dyja gjymtyrët janë produktive në gjuhën shqipe, cilësi kjo që i jep dorë përkthyesit në formimin e një vargu pa fund kompozitash sipas natyrës së gjuhës dhe krijimin e vargut poetik të ngjeshur me ide ashtu sikurse edhe në origjinal. Ndërlidhja e përshtatshme strukturore u jep kompozitave të Nolit unitet theksi e shqiptimi si një fjalë e vetme, si dhe njësi semantike e morfologjike në fjali. Megjithëse ai i bashkon kompozitat me vijë lidhëse, ne i kopjuam ato pa vijë lidhëse, në bazë të rregullit të drejtshkrimit, gjë që pjesërisht është bërë edhe nga botuesit e mëparshëm. Ky ndryshim është i nevojshëm pasi kompozita na paraqitet e njëfjalëzuar. Përkthyesi e ka përdorur vijën lidhëse i shtytur ndoshta nga rregulli i disa kompozitave angleze si life-rending, thick-lips, etj., ose nga praktika e kohës sepse atë e gjejmë tek Kristoforidhi, për të cilin vija lidhëse është rregull në drejtshkrimin e kompozitave, tek Naimi si p.sh. dhembje-madh, mëshirë-shumë, etj., ndërsa gazeta “Dielli’ e asaj kohe nuk e përdor vijën lidhëse. Kompozitat e Nolit në përgjithësi nuk janë idiomatike. Bashkimi i dy ose më shumë fjalëve nuk sjell kuptim të pavarur prej tyre, por jep atë kuptim të drejtpërdrejtë që japin fjalët përbërëse. “Përkthyesit e Homerit në gjuhën angleze, nga Chapman e më parë, kanë imituar epitetet kompozita të origjinalit dhe pjesërisht nëpërmjet këtij kanali, e pjesërisht në saje të kulturës klasike të poetëve tanë, kompozitat e pasura të greqishtes patën influencë të madhe në poezinë angleze”(Daniel Chandler). Shekspiri shkëlqeu në përdorimin e formimin e shumë kompozitave me finesë artistike të tilla si proud-pied April, a heaven-kissing hill, etj. Kjo është një nga arsyet kryesore pse i gjejmë kompozitat me shumicë edhe tek përkthimet e Nolit. Një arsye tjetër është se ato i kanë dhënë dorë në krijimin e vargut të ngjeshur me ide. Fjalët e prejardhura Numri më i madh i neologjizmave të krijuara nga Noli me fondin kombëtar, janë fjalët e prejardhura. Këto fjalë i japin gjuhës një kolorit të veçantë origjinal, që së bashku me veçanësi të tjera të gjuhës së tij, përbëjnë atë që tashmë njihet si stili nolian. Fjalët e prejardhura me parashtesa Çdëfrim – act of sport Përshpirtore – requiem Çligjësoj – outlaw Përndezje – distemper Ishmotër – sometime sister Përnisje – attempt Mosfjetura – watching Përqyr – audit Përfundje – conclusion I stërbukur – most beautiful Përfryrë – bombast Shpëlqej – displease Zhbetoj – abjure Fjalët e prejardhura me prapashtesa Balsamore – balmy Gazmori – merriment Barkaris – embark Gjemboj – sting Dallgore – flood, ocean Kremtore – solemn Derrërisht – swinish Lundërzoj – sail Dheshmë (i) – earthly Mirësoj – improve Ferrtë (i) – hellish Nisiot – islander Fishkëse – wither’d Smirtar – spiteful Zuzarësi – malleco Si shihet edhe nga shembujt e mësipërm, Noli përpiqet të krijojë fjalë të sferës abstrakte e ideve, sipas modelit të gjuhës shqipe, një gjuhë e pasur me elementë të jetës materiale e shpirtërore. Parashtesat dhe prapashtesat e përdorura nga Noli në krijimin e këtyre fjalëve numërohen me dhjetëra, por ne përmendëm këtu vetëm disa prej tyre. Por Noli në këto përkthime ka përdorur edhe shumë fjalë të prejardhura të gjuhës shqipe popullore, fjalë të prejardhura të krijuara nga shkrimtarë të tjerë para tij. Përcaktimi i përpiktë se cilat janë fjalët e prejardhura të krijuara nga Noli, cilat i përkasin fondit popullor dhe cilat janë krijuar nga shkrimtarët e tjerë, kërkon një studim të veçantë që nuk i përket këtij punimi. Sidoqoftë, përdorimi i gjerë i fjalëve të prejardhura e ka pasuruar gjuhën e përkthyesit dhe i ka dhënë mundësi t’i qëndrojë afër origjinalit. Ne kemi mundur të regjistrojmë rreth 90 fjalë të prejardhura të grupit a) dhe 130 të tjera të grupit c), pra fjalët e krijuara e të përdorura prej tij me anë ndajshtesash në këto katër përkthime arrijnë rreth 220. Megjithatë, në studime më të thella në këtë drejtim, mendojmë se numri do të rritet. Shumica dërrmuese e parashtesave dhe prapashtesave i përkasin fondit kombëtar të gjuhës shqipe, qofshin këto të gjuhës popullore (ç- , pa-, për-) ashtu edhe të gjuhës së kulturës, krijime të mbështetura në gjuhët e huaja (mi-, nënë-, po+emër abstrakt), ndërsa ndajshtesat e huaja që u janë ngjitur fjalëve shqip, si do ta shohim më poshtë, janë fare të pakta. Parashtesat dhe prapashtesat ndryshojnë nga njëra tjetra jo vetëm nga vendi që zënë në fillim dhe në fund të rrënjës, por edhe nga funksioni dhe kuptimi që i japin fjalës. Prapashtesa, si një morfemë që zë vend në fund të rrënjës, i jep asaj një kuptim të ri leksiko-gramatikor, madje edhe stilistikor, ndërsa parashtesa, si një morfemë që zë vend në krye të rrënjës, modifikon kuptimin e fjalës dhe nganjëherë, i jep asaj kuptim të kundërt. Këto karakteristika të ndajshtesave që shprehen në gjuhën popullore i gjejmë edhe në neologjizmat e Nolit. Parashtesat që gjejmë në fjalët e prejardhura të krijuara apo të përdorura nga Noli, janë këto : ç-( çdëfrim); ish- (ishmotër); më-(mëgjunjazi), mos-(mosfjetura); nën- (nënqesh); pa-(pamundur); për-(përgatit); ri-(rindreqje) (kjo është e vetmja parashtesë që kemi hasur); stër-(i stërbukur); z-(zgjeshur); sh-(shburrërroj); zh-(zhbetoj). Prapashtesat: -ësi (fajësi); -llëk (azganllëk); -të (i befastë); -risht (botërisht); -it (darovit); -nor (dashnor); -ar (detar); -isht (grarisht); -onjës (drithëronjës); -më (i dyshmë); -ëse (folëse); -ak (fluturak); -atë (fushatë); -i (gazmori); -si (gjallësi); -nik (gjysmanik); -tje (këcejtje); -tar (këshilltar); -ore (kremtore); -oj (lartësoj); -zoj (lundërzoj); -os (munxuros); -shëm (i panatyrshëm); -eshë (pëllumbeshë); -uar (i qytetëruar); -atës (strugatës); -ri (shënjtëri); -tirë (shkretëtirë); -im (vjershërim); -imë (vogëlimë); -ris (barkaris); -or (dëshmor); -ushe (djallushe); -aç (frikaç); -esë (ngadhënesë); -ot (nisiot); -me (pritme); -je (rrjedhje); -nkë (rrufjankë); -icë (tokicë). Siç shihet, në grupin e ndajshtesave, parashtesat janë më të pakta, gjithsej 13, ndërsa prapashtesat arrijnë 42 ose gati katër herë më shumë. Midis të gjitha ndajshtesave gjejmë tri raste hibridesh kur ndajshtesa të marra nga gjuhët e huaja u janë ngjitur fjalëve shqipe, një prapashtesë turke -llëk, e cila është përdorur vetëm një herë, një parashtesë latine ri- e bashkuar me rrënjën shqipe ndreq (rindreq) dhe një prapashtesë sllave icë (tokicë). Me sa duket, në përdorimin e parashtesave dhe prapashtesave, ai e ka plotësuar nevojën me fondin e gjuhës kombëtare dhe nuk ka kërkuar ndihmën e gjuhëve të huaja. Prapashtesa turke –llëk, s’është veç një shkarje, sepse fjala azganllëk është përkthyer më poshtë azganësi. Huazimet Admiroj – admire Grimasë – grimace Aksident – accident Imponoj – impose Altar – altar Intrigan – intriguer Ambicioz – ambitious Kurtinë – curtain Bandit – bandit Parullë-parola (watch word) Deklaratë – declaration Qashtër (i) – chaste Dezertoj – desert Rezolutë – resolution Difekt – defect Sfidoj – defy Dinjitet – dignity Shpeditë – expedition Ekzekutoj – execute Vigjëllor – vigilant Neologjizmat e sjella në gjuhën tonë nga fondi i gjuhëve të huaja, kanë qenë një nevojë e domosdoshme, pra duhet ta shohim si një meritë të përkthyesit, po aq të rëndësishme sa edhe ajo e krijimit të fjalëve me fondin kombëtar. Në përdorimin e huazimeve, Noli në përgjithësi ka ndjekur disa kritere. Disa fjalë ai i ka marrë në nivelin grafologjik sepse ishin të pranueshme në nivelin grafologjik-fonologjik të gjuhës shqipe p.sh. altar, bandit, fatal, favor, funeral, interval, etj. Një numër fjalësh të tjera ai i modifikoi në bazë të rregullave të fonetikës së gjuhës shqipe si dishtelloj, kerubin, i qashtër, skrupull, shpeditë, shkollar, albastër, këshillë, vëngjillë, vigjëllore, birgjërore, vijtore, etj. Foljet në përgjithësi ai i ka përdorur në trajtën fonetike të gjuhës shqipe si atakoj, ekzekutoj, evitoj, fortifikoj, garantoj, imagjinoj, imponoj, kontribuoj, korruptoj, preferoj, etj. Një pjesë tjetër e huazimeve janë të kryqëzuara, të harmonizuara në formën e tyre me atë të fjalëve shqip. Midis shembujve të shumtë të kësaj kategorie, mund të përmendim fjalët deklaratë, dekoratë, delegat, dispozitë, fortesë, imagjinatë, komunikatë, konditë, konsideratë, pozitë, proklamatë, provizor, provokator, rezolutë, s’lutim, shpeditë, spektator, traditë, etj. Në këtë drejtim, Shaban Demiraj vë në dukje së “duke qenë se fjalët e tipit në shqyrtim (është fjala për emrat që mbarojnë me – ion D.K.), në gjuhë të ndryshme përdoren si emra të gjinisë femërore, që tregojnë më fort rezultat veprimi, edhe Noli i përdori si emra femërorë. Për këtë arsye ai e zëvendësoi fundoren –ion me –ë, që është fundorja më e përhapur tek emrat femërorë të shqipes.” (Demiraj) Pra huazimet nuk janë përdorur në mënyrë mekanike, por janë përshtatur sipas formës fonetike, fonologjike, grafetike, grafologjike, paradigmës ose kuptimit në bazë të rregullave të gjuhës marrëse. Ato janë marrë për arsye se i mungonin gjuhës sonë, janë integruar në sistemin e gjuhës në formë harmonioze, që nuk sjellin asnjë vështirësi dhe elementi i ri është përputhur plotësisht me sistemin e gjuhës sonë. Kjo është arsyeja që një pjesë e mirë e huazimeve të Nolit kanë hyrë në fondin e gjuhës shqipe. Barbarizmat Advantë – advantage (dobi) Frankërisht – frankly (shkurt e qartë) Avar – avaritious (lakmitar) Inklinatë – inclination (prirje) Bush – bush (kaçubë) Kungjëroj – conjure (ysgt, nxis) Karnal – carnal (mishëror) Leftenar – lieutenant (toger) Kastigim – castigation (qortim) Ominoze – portentous (ogurzezë) Kompas – mute (figurant) Përmetoj – permit (lejoj) Cirkonstancë – circumstance (rrethanë) Prodige – prodigal (plangprisës, i papërmbajtur) Digjëroj – digest (tres) Punit – punish (dënoj) Diskrecion – discretion (urtësi) Rovinë – rovinare (rrënim) Faca – face (fytyrë) Sikurse shihet nga shembujt e lartpërmendur si dhe nga lista e plotë e barbarizmave në fund të këtij punimi, përkthyesi nuk i ka respektuar rregullat e huazimit, siç ka vepruar me huazimet e lartpërmendura. Këto fjalë ai i ka marrë nga gjuhët e huaja pa pasur asnjë nevojë për to, sepse për të gjitha ka pasur fjalë shqipe të bukura e të njohura prej tij, dhe ndonëse është përpjekur t’ua zbutë pamjen e huaj dhe t’u japë trajtat e gjuhës amtare, lexuesi ka vështirësi t’i kuptojë dhe populli nuk i ka përvetësuar, sepse nuk i janë dashur, kështu që ato nuk zënë vend në sistemin e gjuhës sonë. Vjen pyetja, pse e ka bërë Noli këtë? Duhet pasur parasysh se në kohën që janë bërë këto përkthime, kishin ndryshuar konceptet gjuhësore të Naimit, Samiut e Kristoforidhit, të cilët ishin përpjekur që t’i zgjidhnin mungesat leksikore të gjuhës sonë brenda përbrenda fondit të saj dhe kishte filluar të përhapej një rrymë e re intelektualiste për ta pasuruar gjuhën me sa më shumë fjalë të huaja (periudha 1912-1944, Sh. D.) Noli, deri në një farë mase, nuk i shpëtoi kësaj rryme. Ai që punonte me gjuhën anglisht, e cila 70% të fjalëve të veta i ka të huajtura nga gjuhët e tjera, ndoshta nuk shihte ndonjë të keqe në pasurimin e gjuhës shqipe me fjalë aksidentale. Prandaj ai “nuk mund t’i shpëtonte kësaj rryme të kohës” (A. Karajdgiu). Për sa u përket fjalëve turqisht e arabisht, me të cilat ishte molepsur gjuha shqipe dhe me të cilat i ka mbushur vjershat e tij origjinale (natyrisht për efekte satire e humori), në përkthimet e Shekspirit është treguar shumë i kursyer. Rrallë tek hasen turqizma dhe ato që hasen, si senet, befa, tabor, etj., janë përdorur për të plotësuar mungesat e gjuhës, sepse këto fjalë, kanë qenë më të kuptueshme për publikun se sa zëvendësimi i tyre me fjalë perëndimore. Megjithëse barbarizmat në përkthimet e Nolit janë një fakt i pakundërshtueshëm, numri i tyre është relativisht i vogël. Barbarizmat e tij që janë regjistruar në të katër veprat e përkthyera, nuk e arrijnë qindin, që i bie rreth 20 për çdo vepër. Për sa u përket huazimeve në përgjithësi, Noli herë herë i ka shkelur normat, por në analizë të fundit, ai është treguar më shumë purist se dorëlëshuar. Drejtshkrimi Në qoftë se drejtshkrimin e Nolit do ta gjykojmë në planin sinkronik, do të gjejmë ndryshime të shumta jo vetëm në çdo faqe, por edhe pothuajse në çdo rresht. Por atë duhet ta gjykojmë në planin diakronik, d.m.th. ta shohim me syrin e kohës në të cilën është shkruar dhe jo ta krahasojmë me drejtshkrimin e sotëm. Që gjatë rilindjes e më tej, koineja letrare jugore përforcoi, plotësoi e zgjeroi më tej tiparet e njësimit të gjuhës së shkrimit. Në kohën kur shkroi Noli, kemi pothuajse të formuar normën njësore të koinesë së jugut. Megjithatë, kur studiojmë gjuhën e tij, nuk mund të mos i vemë re format arkaike që ka pasur gjuha e shkruar e koinesë jugore në atë kohë dhe nuk mund të mos i përmendim ndryshimet e shumta drejtshkrimore që ndajnë dy periudhat. Noli i përdor shumë apostrofat. Pothuajse në të gjitha fjalët që përfundojnë me zanore dhe pasohen nga një zanore tjetër, qoftë kjo lidhës apo fjalë tjetër, ai e heq zanoren e parë dhe e zëvendëson me apostrof. Ai shkruan m’e vogël, mund’në fund, e marrt’e mira, q’e ka mësuar, mburrj’e zbrazët, t’m’a lanje, do t’t’a thom, nj’a tre togje, koh’e gjyqit, an’ e mba’në, zotërinjt’ e mi, n’arrati, t’an’e saj, ng’an’e veshit, mjer’ay, mënj’anë, etj. Rreshtat e tij janë të mbushur me apostrofe që ndjekin njeri tjetrin. Edhe trajtat m’a, t’a, t’i, ai i shkuran me apostrof. Shumë fjalë të drejtshkrimit të vjetër duken anakronike për lexuesit e sotëm. Kështu p.sh., Noli shkruan njerës, theori, pllane, luftare, thom, munt, ment, shigur, shqoj, i nderçim, funt, liksht, nukë, balla, arthtë, sonde, dolla, urdhërë, i kottë, të ratë, rezik, patmë, kujdese, ay, përgjakshim, rop, trek, tjatri, këputhra, pralla, tent, farmaq, mëngjest, lint, etj. Një pjesë të madhe të fjalëve që drejtshkrimi ynë i shkruan me sh, Noli i ka shkurar me ç, si çpërblen, i nderçim, i çkoqur, i përnderçim, çpagoj, çmuar, çnderoj, çpojtje, munç, etj. Një sërë foljesh të kohës së tashme e të pakryer që mbarojnë me j, Noli i shkruan sipas dialektit toskë të asaj kohe me nj, si bënja, sqonj, shkonj, guzonj, tregonj, mundonj, vinj, etj. Gjithashtu Noli e përdor shumë vijën lidhëse. Kështu p.sh., ai shkruan krye-unjur, gojë-ndyrë, sqoj-e, ndiz-i, lësho-i, mërzit-e, u-sqo, ime-bijë, jote-bijë, im-zot, beso-më, im-vëlla, me-zi, u-nis, u-poq/u-bë, shpjer-i, thua-na, im-më, përdor-e, çaj-i, sill-i, etj. Mbaresën –i të foljeve të zgjedhimit të parë, në të kryerën e thjeshtë e jep me -nj, sipas parimit fonetik, ashtu si edhe autorë të tjerë para tij, p.sh., tradhtoj për tradhtoi, çpagoj për shpagoi, përhiroj për përhiroi, fitoj për fitoi, etj.[3] Natyrisht, në rrethanat e kohës kur shkruan Noli, ishte objektivisht e pamundur që ai të shmangte trajtat me karakter dialektor. Kështu p.sh., ai shkruan çlironjës, i panatyrtë, i pashpirtmë, shpërblerë, i zakontë, i armatisur, i shpejtmë, u poqnë, shpeditë, thirmë, mbetmë, shkelë, dyke mejtuar, etj. Të gjithë shembujt e lartpërmendur nuk tregojnë aspak dobësitë drejtshkrimore të përkthyesit tonë, por zhvillimin e natyrshëm të gjuhës shqipe. Madje mund të themi se në krahasim me autorë të tjerë të kohës së tij, Noli përdori “një drejtshkrim sa më të qëndrueshëm dhe forma gramatikore sa më të përbashkëta duke i dhënë gjuhës së tij një karakter sa më të njësuar” (Sh. Demiraj). Pra gjuha e Nolit është më e afërta me shqipen e sotme të njësuar. Ndryshimet e drejtshkrimit në krahasim me drejtshkrimin e sotëm të njësuar nuk janë të mëdha dhe mund të zëvendësohen lehtësisht në botimet e ardhshme. Drejtshkrimi i tij praktikisht nuk shkakton ndonjë keqkuptim për lexuesin, as e vështirëson perceptimin e kuptimit, as e dëmton vlerën artistike. Duke soditur panoramën gjuhësore të Nolit dhe duke e krahasuar atë me gjuhën e pasur me format e ndërlikuara të gjuhës së Shekspirit, studiuesi del me përshtypjen e një beteje të fituar. Kushdo e kupton se kur filloi përkthimin e kryeveprave të Shekspirit, Noli ka ndeshur probleme gjuhësore tepër të vështira. Nga këto katër përkthime të marra në analizë, rezulton se Noli është ndër lëvruesit më në zë të gjuhës shqipe. Përvoja e pasur gjuhësore e shkrimtarëve të shquar rilindës përpara tij, përrallat, legjendat, këngët popullore që ishin burim i pashtershëm për leksikun e tij dhe që gjejnë pasqyrim të thellë në të shprehurit e mendimeve, e ndjenjave, me një forcë për herë më të madhe, na krijojnë bindjen se përkthyesi zotëronte kulturën humanistike të kohës, bashkuar me një njohje të plotë të ligjërimit të vendit. Pasurinë e madhe gjuhësore të Shekspirit ai u përpoq të na e jepte nëpërmjet një verbi energjik, e në më të shumtën e rasteve, ia doli mbanë. Për këtë ai bëri edhe një punë të madhe hulumtuese e krijuese në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për pasurimin e saj të mëtejshëm, sidomos me elementë të sferës abstrakte, dhe me këtë i bëri një shërbim të madh gjuhës amtare. Në të njëjtën kohë, ai e vuri gjuhën shqipe në një shkallë të barabartë me gjuhët e zhvilluara të Evropës. Meritë tjetër e tij është se ai diti të zgjedhë fjalët në një kohë kur, me përjashtim të fjalorit shqip-greqisht të Kristoforidhit, nuk kishte fjalor për të qenë shqip-shqip, ose anglisht-shqip, ose gjuhë e huaj-shqip. Përkthyesi më i thjeshtë e di mirë se ç’do të thotë t’i hysh punës së një përkthimi madhor pa fjalor të gjuhës amtare. Me gjuhën e tij të pasur, Noli “ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e frazës shqipe. Ai ka arritur që mendimet dhe ndjenjat e thella të veprave të përkthyera dhe origjinale, t’i paraqesë me një frazë mjeshtërisht të përpunuar, ku krahas saktësisë dhe larmisë së ndërtimeve sintaksore, bie në sy edhe rrjedhshmëria, edhe eleganca e të shprehurit si dhe përdorimi mjeshtëror i mjeteve të larmishme stilistike” (SH. B.). Përgatitja e tij e thellë estetike e gjuhësore pasurohet me përgatitjen e tij në fushë të stilit, disa elementë të të cilit analizohen në një shkrim ExLibris është pjesë e Onufri SHPK Na kontaktoni: info@exlibris.al NA NDIQNI Exit mobile version

  • Simbolet europiane të Ali Pashë Tepelenës: Heraldika.

    Debati nëse Ali Pashë Tepelena dëshironte të krijonte shtetin e vet të pavarur shqiptaro-grek apo dëshironte të rrinte nën Perandorinë Osmane, është tashmë i tejkaluar, të paktën, përsa u përket dy viteve të fundit të jetës së vet 1820-1822, pasi kërkesa e tij drejtuar princit Meternik për hartimin e një kushtetute dhe marrëveshjet e ndryshme me elitat greke të “Filiqi Eterisë” pas vitit 1818 tregojnë se ai e kishte ndërmarrë këtë hap. Për më tepër, një vëzhgim i detajeve shtetformuese të Pashallëkut të tij na ndihmon të kuptojmë se ai po përgatitej prej kohësh për shkëputjen e madhe. Sigurisht, kjo dëshirë dhe ky qëllim nuk u shfaq që në fillimet e ngjitjes së tij në pushtet dhe se ideja për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane evoluoi në varësi të zhvillimeve në Ballkan. Në fund të shekullit XVIII dhe fillimi të shekullit XIX, territoret bregdetare dhe perëndimore ballkanike kaluan përmes një procesi të dyanshëm zhvillimor, që qe sa përfshirës, po aq edhe i veçantë, në krahasim me krahinat e tjera të Perandorisë Osmane. Rritja cilësore e pranisë perëndimore në kuadrin e tri Perandorive franceze, britanike dhe ruse solli idenë se sovraniteti shumëshekullor osman mund të ishte i lëvizshëm. Jehona e betejave dhe e fitoreve të largëta të osmanëve të shekullit XVI dhe XVII, filloi dalëngadalë të zhbëhej dhe realitetet e fitoreve Napoloniane filluan të ndikojnë në mendimin politik të kohës. Në këtë kohë nisi të zërë vend shqetësimi diplomatik: Çdo të bëhet me këto territore në rastin e një tërheqjeje të mundshme të osmanëve. Ky është momenti historik kur Ali Pashë Tepelena fillon bisedimet diplomatike me rusët, francezët dhe anglezët dhe hyn përfundimisht në spiralet e një loje politike rajonale, që shpeshherë i kaloi përmasat dhe caqet e kësaj loje. Në varësi të evoluimit të këtyre bisedimeve dhe ideve, Ali Pashë Tepelena, adoptoi një qëndrim moderues, duke kapërcyer shpeshherë dhe vetveten nga një pasha me botëkuptim osman në një princ me prirje europiane. Këtë përshtatje të tij ndaj rrrethanave dhe situatave politike ia njohën dhe bigrafët e tij të hershëm. Pouqeville dhe De Beauchamp shkruajnë se në kontaktet e para me francezët që kishin zotëruar Ishujt e Jonit, në 1798, Ali Pasha përbetohej për idealet e veta jakobine. Me rastin e një udhëtimi në në gjirin e Ambrakisë, Ali Pasha e siguroi komandantin francez të Prevezës se ishte nxënësi më besnik i jakobinëve dhe se dëshironte të mësonte vallën carmagnole/karamanjol[1] valle revolucionare,e cila luhej më 1793, duke i konsideruar jakobinizmin dhe orgjitë e tij në një religjon të ri.[2] Në këtë kuadër mund të shpjegohet interesi i tij i dëshmuar për eksperimentet dhe shkencat ekzakte, lejimi i pikturimit të tij dhe i sarajeve, informimi i vazhdueshëm me anë të shtypit europian, si edhe interesi për simbole të veçanta, që ishin karakteristikë për monarkët europianë.Si superior që është në aspektin e njohurive që ka në krahasim me shumicën e pashallarëve të tjerë shkruan Beauchamp, ai i mban sytë hapur nga ajo që ndodh në Evropë, kërkon ti përkthejnë gazetat, rri gjithmonë në korrent me ngjarjet nëpër vilajetin e tij pa kërkuar t’ia sjellin përpara për të mësuar ose nxjerr; diçka të re nga ai; mandej i krahason lajmet për ngjarjet që i afrojnë ose i dërgojnë pushtetarët. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i simboleve evropiane të qeverisjes apo mentalitetit të tij politik është vetëpërcaktimi i Ali Pashë Tepelenës sipas modeleve të heronjve të antikitetit, gjë shumë e rallë mes pashallarëve të tjerë. Dëshiron- thotë Beauchamp- se është Pirrua modern. Me të vërtetë, nëse jo bujaria dhe fisnikëria e Pirros, në të haset shqetsimi i tij, mendjeprehtësia, vështrimi në çështjet diplomatike dhe ushtarake. Identifikimin me Pirron ia njohën edhe bashkëkohësit e tij. Në rastin kur ndërtoi kështjellën e Porto Palermos në hyrjen e portës kryesore ka pasur një mbishkrim në gjuhën greke, të cilin e përktheu në shqip në vitin 1932 mësuesi Janko Pali. Mbishkrimi në shqip është në formën poetike si më poshtë: Nuset e himariotëve më ngritën me kujdes Armike për armiqtë, për miqtë besnike për besë. Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar. i Tepelenës më sundoi hero Aliu i parë, Autori i tyre është i panjohur por mendohet se janë të shkruara ndoshta nga Jani Vilarai apo Psalidha ne greqisht per Ali Pashë Tepelenën dhe te sjella kaq bukur ne shqip nga mesuesi Jani Pali nga Qeparoi ne vitet 30′. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore greke(dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena përfaqësonte një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës. Ajo që të bën përshtypje është krahasimi me Faethonin dhe Pirron. Vargu: “zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar” i japin Aliut përmasa mitologjike dhe heroike.[5] Mes gjithë këtyre sjelljeve europiane, spikasin dy elemente të rëndësishme: heraldika, si një nga elementet më kuptimplote dhe përfaqësuese e një shteti që nga mesjeta dhe hartimi i një kushtetute, që ishte karakteristikë e shteteve të reja që po lindnin. Konsulli francez pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Fracois Pouqeuville, kur shkruan për hartimin e një gramatike në greqishten e re dhe të një vepre letrare, që himnizonte jetën dhe bëmat e Ali Pashë Tepelenës (që ka shumë mundësi të bëhet fjalë për poemën e Haxhi Shehretit), përmend edhe stemën zyrtare që Ali Pashë Tepelena e kishte porositur në Vjenë. Pukëvili thotë se një dijetar në artin e heraldikës kishte krijuar për të një emblemë. Dijetari ishte banor i Bergamos, qytet gjithmonë i gatshëm që t’i pajisë me pemë gjenealogjike shumë të lashta pinjollët e rinj të pavarur të Europës, që dëshirojnë të ribashkohen me të parët ose që sajojnë marifete. Emblema paraqiste një luan në sfondin e një gryke të shqyer,[6] që rrokte tre këlyshët e luaneshës, emblemë e dinastisë tepelenase.[7] Pasqyrimin e kësaj heraldike dhe steme e gjejmë edhe në artin grafik, që ka shoqëruar botimin e veprave të udhëtarëve të huaj rreth Ali Pashës. Në serialin e grafistit britanik, W. Davenport (Historical Portraiture of leading events in the Life of Ali Pasha, Vizier of Epirus. Surnamed the Lion, in a Series of Designes, London” (Portretizimi Historik i ngjarjeve kryesore në Jetën e Ali Pashës, Vezir i Epirit i mbiquajtur Luan, në Serialin e Vizatimeve, Londër, 1823), paraqiten simbolet perëndimore të Ali Pashës. Gravura e këtij seriali mban mbishkrimin:”Ali Pasha, with his Brave Officers, Resisting the Turkish Generals, Sent with the Death-Firman to Demand the Vizier’s Head “(Ali Pasha, me oficerët e tij trima, duke u bërë ballë pashallarëve turq, ardhur me fermanin e vdekjes në dorë, për të kërkuar kokën e vezirit).[8] Ali Pashë Tepelena kishte realizuar, ndërkohë që vuloste me tagrin e pashait, edhe simbolet e ardhshme mbretërore, me të cilat paraqitej në botën e Perëndimit e që ndoshta, do t‘i shfaqte fare hapur vetëm pas fitores kundër Perandorisë Osmane. Në gonfalonin[9] që mbante, kur paraqitej në botën e Perëndimit, paraqiten këto simbole: një luan i kuq në ecje të egërsuar në mbrojtje të tre të vegjëlve të tij, gjithashtu të kuq. Simbolet janë vendosur në sfond të bardhë. Mbi luan, në pëlhurë ka zbukurime të ndryshme. Pëlhura e gonfalonit qarkohet nga një shirit i kuq me thekë, gjithashtu të kuq. Pëlhura qëndron mbi një bosht horizontal, i lidhur fjongo pas qafës së një heshte me anë të një kordoni të artë, i cili përfundon në të dyja anët me nga një xhufkë, gjithashtu të artë. Pra, siç shihet, në gonfalon kemi një luan, që simbolizon fuqinë e Aliut, siç e ndeshim edhe në këngët e popullit: “Kush e njeh Ali asllanë (asllan=luanë)”. Ali asllani kishte edhe tre luanë (asllanë) të vegjël, që simbolizojnë tre djemtë e Aliut: Myftarin, Veliun dhe Saliun. [10]Koha e ngjizjes së këtyre simboleve duhet kërkuar pas vitit 1813, kur të dy djemtë e Aliut shpallen pashallarë, si edhe para vitit 1820, kur Aliu u shpall prej sulltan Mahmudit II “fermanli”. Ato mesa duket ishin një vazhdim logjik i kontakteve më të hershme diplomatike e kulturore të Ali Pashë Tepelenës me fuqitë perëndimore. Intensifikimi i marrëdhënieve të tij diplomatike në periudhën 1797-1811 shënon një kthesë thelbësore në evolucionin që e çoi Aliun në shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe nga mekanizmat e tij të pushtetit, dhe bëri që ai t’i kthehej, sakaq, një modeli më perëndimor të bazuar në parimet e statizmit dhe nacionalizmit.[11] Mes Fuqive Perëndimore me të cilën ai vendos një kontakt diplomatik të gjatë ishte Britania e Madhe. Marrëdhëniet e ngushta me Britaninë, të nisura që herët me konsullin Morier dhe të përforcuara nga majori Leak, ka shumë mundësi që të kenë ndikuar në krijimin e heraldikës së tij të re. E themi këtë sepse në fillimet e veta, ashtu siç dëshmohet nga udhëtari dhe studiuesi suedez, Jacob Jonas Bjornstahl, Ali Pasha kishte si heraldikë të tij, flamur ose ziilfikar një copë me dy shpatat e famshme me dy tehe të Aliut, Kalifit IV, i cili është figura qendrore e adhurimit të bektashive. Në këtë mënyrë, edhe njëherë tjetër, lidhja e Ali Pashë Tepelenës me këtë sekt përforcohet edhe më shumë nga ky detaj.[12] Edhe vula personale që mbante Ali Pashë Tepelena, kishte një nënshkrim në persisht “Le të jetë aty një shpresë nga Ali –asker”, një referencë tjetër kjo për kalifin Ali dhe një provë tjetër për devocionin e tij ndaj bektashizmit[13] Siç mund të vihet re, ka një kapërcim të madh simbolik nga flamuri dhe heraldika, që Ali Pashë Tepelena, mban në fillimet e karrierës së tij, kur ai ishte vetëm një feudal lokal, që kërkonte të vendoste sundimin e vet mbi një territor të caktuar dhe për të përfituar një status të veçantë në hierarkinë osmane dhe heraldikës së re perëndimore, që ai mban në vitin 1813. Në këtë kapërcim të madh cilësor duhet vërejtur një lloj sofistikimi ideologjik, përsa i përket zhvillimit të ushtrimit të pushtetit dhe të ambicieve të tij, që u mungon pashallarëve të tjerë osmanë në rajon, si Pasvinoglusë apo dhe Bushatllinjve të famshëm shqiptarë, që ndoqën hap pas hapi rrugën e rebelimit. Ky detaj në dukje i parëndësishëm, nënvizon në fakt karakterin reformator të Ali Pashës: Në qasjen simbolike që i bënte Perëndimit, donte ta afirmonte veten e vet si një princ të denjë europian dhe territoret që sundonte pashallëkun e Janinës), si një territor të tërë, që mund të rilindte një etnitet shtetëror të pavarur nën dinastinë e tij. Pasi shpalosi shkëlqimin dhe fuqinë e tij të sovranit, Veziri i Janinës filloi të hapi rrugë të ndryshme , të ngrijë fshatra, të ndërtojë kala dhe të bëjë ndërtime vërtetë mbretërore në shumë pika të Epirit. Mëse njëherë gjatë intervaleve të shkurtra paqeje, ai e kishte bërë të ditur dëshirën e tij të zjarrtë për të ndërtuar institucione ose monumente madhështore në shërbim të përgjithshëm.[14] E veçanta tjetër në këtë heraldikë nuk është prania e luanit, e një totemi dhe kafshe, që pasqyrohet gjithandej në heraldikën europiane (në Shqipëri ky simbol ka qenë i pranishëm nëpërmjet Republikës së Venedikut, me luanët e famshëm të Shën Markut), por ngjyra dhe sfondi i bardhë dhe i kuq, që të kujton flamurin e Anglisë. Në vitin 1813, kur ende nuk kishin mbaruar luftërat europiane, të shkaktuara nga rritja e fuqisë së Francës, përmes gjeniut të vet ushtarak dhe shtetformues Napoleon Bonapartit, roli i Ali Pashës, si një aleat i qëndrueshëm i Anglisë në rajon, qe përforcuar aq shumë, sa shpeshherë qëndrime sfiduese ndaj Portës së Lartë ishin anashkaluar pa zhurmë nga Divani Perandorak, si pasojë e presionit dhe e trysnisë që ushtronte ambasadori anglez në Stamboll. Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët daton në vitin 1803, kur iu drejtua ambasadorit britanik në Stamboll, William Hamilton, me një letër, ku i propozonte bashkëpunim të ngushtë kundër Francës, duke i paraqituar një listë ofertash dhe vendosjen e një konsullate të përhershme britanike në Janinë.[15]Që nga ky moment do të fillonte një intensifikim i marrëdhënieve diplomatike midis dy palëve: Anglezët do të ecnin me shumë kujdes, pa u angazhuar drejtpërsëdrejti në premtime të mëdha, edhe pse ofertat e Ali Pashës ishin shumë bujare, duke përfshirë furnizimet me lëndë drusore, ujë, ushqime, bagëti, kuaj dhe përdorimin e porteve të tij në Adriatik për përdorim ushtarak dhe civil[16]. Në momentet e para, shqetësimi kryesor i anglezëve ishte ta përdornin Ali Pashën si mburojë ndaj depërtimit francez në Greqi, pa reflektuar dhe pa një patronazh të veçantë mbi të.[17] Të dyja palët do të ecnin me shumë kujdes në marrëdhëniet diplomatike midis tyre, derisa do të vinte Paqja e Tilsitit më 1807, kur anglezët do të ishin shumë më të interesuar për vazhdimësinë e Perandorisë Osmane dhe jo për disintregitetin e saj. Në bisedimet që do të zhvilloheshin midis majorit Leak, përfaqësuesit special të qeverisë britanike në Janinë dhe Sejid Ahmet Efendiut, agjentit të Ali Pashë Tepelenës të akredituar në Londër, pala angleze e shmangu diskutimin rreth pavarësisë së Ali Pashës, që qe nënkuptuar në bisedimet e mëparshme. Në të kundërt, pas diskutimeve që qenë përqendruar mbi të ardhmen e Pargës dhe mbështetjes, që Ali Pasha do t’u jepte britanikëve, nga ana e këtyre të fundit iu ofrua një skemë e një mbretërie të pavarur greko-shqiptare. Në këtë mënyrë Anglia e rriste misionin e Pashait, duke identifikuar Revolucionin Grek dhe përpjekjet e tij për pavarësi pothuajse identike. Duke u mbështetur në autoritetin e Pashait tepelenas dhe organizmin e Pashallëkut, i cili de facto gëzonte një lloj pavarësie, do të ishte më pak e rrezikshme dhe më pak e lodhshme, për britanikët për të arritur pavarësinë e grekëve. Në një moment, kur do të ndodhte revolucioni, do të ishte më pak e kushtueshme për ta rrëzuar këtë tiran shqiptar, sesa të përfshiheshin në veprime revolucionare, pa një mbështetje të fuqishme nga brenda sistemit otoman. Në përputhje më këtë lloj politike, britanikët ia shfaqën projektet e tyre të ashtuquajtura rreth Shqipërisë, Sejid Ahmetit duke i përmendur mundësinë e kësaj mbretërie nën sovranitetin e Ali Pashës, ku të gjithë ishujt e Jonit do t’i dhuroheshin, të paktën me një kusht, që t’i siguronin Britanisë disa privilegje tregtare dhe përdorimin e portit të Panormos.[18] Siç mund të identifikohet lehtë, oferta e britanikëve qe shumë më cilësore dhe më e lartë se ajo që pati ofruar Franca në fillimet e marëdhënieve diplomatike midis dy palëve. Prej këndej, është e lehtë të kuptosh një lloj filobritanizmi, që Ali Pasha e shfaqte edhe në publik dhe që jo rallëherë e bënte xheloz Pukëvilin, konsullin e përgjithshëm të Francës në Janinë. Pavarësisht faktit se politika britanike do të ndryshonte në rajon në varësi të ngjarjeve ndërkombëtare, ku një rol të madh do të luante Koncerti Europian i Fuqive të Mëdha Europiane, i arritur në Kongresin e Vjenës, mbështetja britanike do të ishte e madhe te Porta e Lartë, deri te negociatat për cedimin e Pargës më 1818. Një rast i tillë i paprecedent qe uzurpimi i pashallëkut të Beratit më 1809 dhe mbajtja rob e Ibrahim Pashë Vlorës, përfaqësues i një prej familjeve më fisnike të Shqipërisë së asaj kohe dhe mbështetja diplomatike, që i dha Britania për të eliminuar komplotin francez të rrëzimit të tij nga pushteti me anë të Lidhjes Shqiptare, të promovuar dhe të mbështetur nga francezët. Po kështu, në bazë të kësaj aleance dhe shërbimeve të bëra ndaj Perandorisë Britanike, në kohën e luftërave Napoleoniane, në kulmin e dobësisë së Perandorisë Osmane, kur ajo lëshonte vetëm territore në Europë dhe nuk ndërmerrte asnjë pushtim të ri, Ali Pasha do të përfitonte qytetin e Pargës, për ta përfshirë brenda zotërimeve të veta. Kjo aleancë e fortë do të prishej në vitin 1818, kur pas zotërimeve që kishte marrë për të respektuar Aleancën e Shenjtë të Vjenës, Anglia nuk do t’i jepte më mbështetje Pashait tepelenas dhe do ta braktiste në fatin e vet. Një rol të rëndësishëm për të mos arritur një marrëveshje konkrete dhe finale midis Ali Pashë Tepelenës dhe Britanikëve, për sa i përket çështjes së dorëzimit të Pargës, ka qenë kundërshtimi i Robert Adairit, ambasadori fuqiplotë britanik në Stamboll, i cili i gjeti kërkesat e Ali Pashës shumë ekstravagante dhe të papranueshme. Megjithëse shumë herë ai nënvizonte natyrën sine qua non të bashkëpunimit me Ali Pashën kundër Francës dhe forcimin e tij përkundrejt rivalëve, ai sugjeronte gjithashtu kërkimin e mjeteve të tjera, manovrave diplomatike alternative të pavarura nga influenca e tij, pa dëmtuar marrëdhëniet me të.[19] Për fat të keq, ky propozim për qëndrimin kundrejt Ali Pashës, u pranua nga qeveria Britanike. Ndërsa heraldika ishte influencë britanike, kërkesa drejtuar princit Meternik, për të pasur një Kushtetutë për Mbretërinë greko-shqiptare, dukej se ishte jehonë e lidhjeve të hershme diplomatike me Francën. Në fillimet e kontakteve të tij diplomatike me Francën, Ali Pashë Tepelena qe influencuar nga fjalori i ri diplomatic, si Kushtetutë, liri, barazi, vëllazëri etj., që promovonte Revolucioni Francez. Madje, pati qenë vetë Napoleoni, si drejtues i armatës franceze në Itali, që pati hyrë në kontakte të drejtpërdrejta me të. Kjo gjë kishte ndodhur ngaqë Franca dhe fuqitë e tjera, të interesuara në Çështjen Lindore, ishin të interesuara për Mesdheun, përfshirë Ballkanin jugor. Ishin territore që u bënë një zgjatim i tyre, në mos epiqendra e betejave mbi pushtetin mes fuqive të mëdha, në të cilat fuqitë autonome lokale të kohës siguruan influencë më të madhe, sesa të përfshiheshin në dominime të huaja[20] Napoleoni, në një letër që i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Tajellerandit, theksonte se deti Adriatik dhe brigjet shqiptare kishin shumë më tepër interes për Francën, sesa e gjithë Italia.[21]Po përse Ali Pashë Tepelena nuk iu drejtua Francës, si vendi i konstitucionalizmit dhe i kontaktit të parë diplomatik, që pati pasur që në vitin e largët 1798? Përse, ndërsa ishte i rrethuar në kështjellën e Janinës, vendos për t’u ofruar shtetasve të vet një kushtetutë të modelit europian? Nga viti 1818, pas dorëzimit të Pargës, Britania i pakësoi lidhjet e saj me Ali Pashën, për sa u përket marrëdhënieve tregtare. Për më tepër, britanikët preferuan të mbeteshin indiferentë ndaj fatit të tij dhe i hodhën poshtë kërkesat e tij për ndihmë, kur Porta e Lartë shpalli rebel. Lëvizjet e fundit politike të Ali Pashës tregojnë se pavarësia e tij nuk ishte më në rendin e ditës të Fuqive të Mëdha. Në këtë mënyrë, është për të shënuar se vetmia politike e Pashait në vitet e fundit të jetës, e shtyu atë të kërkojë mënyra për tu bërë aleatë me heteristët, revolucionarët grekë kundër kërcënimit osman. Ai dërgoi agjentët e tij te revolucionarët për të përfituar bashkëpunimin e tyre për një shtet të pavarur greko-shqiptar. Ali Pasha shpalli gjithashtu kalimin e tij në ortodoksi dhe e deklaroi veten si anëtar të Filiqi Eterisë së famshme revolucionare.[22]Mes gjithë këtyre përpjekjeve të dëshpëruara, duke qenë se kishte informacion të bollshëm për prirjet iluministe të heteristëve, ai vendosi të ndërmerrte edhe hapin për t’i ofruar mbretërisë greko-shqiptare një kushtetutë nën shembullin e kërkesës më të hershme, që pati bërë iluministi Riga Ferreos. Në letrën që i dërgon princit Meternik, Kryeministrit të Perandorisë së Shenjtë Romake, me qendër në Vjenë, ai parashtroi ndihmën për të hartuar një kushtetutë të modelit europian për nënshtetasit e vet. Studiuesja Flemming, në veprën e vet “Bonaparti Mysliman”, nënvizon faktin se termi “konstitucional” ishte shumë i vagullt për Aliun. Nuk është e qartë, nëse ai e kuptonte mirë çfarë ishte kushtetuta. Fakti që iu drejtua Meternikut, i cili ishte një nga qeveritarët europianë, që e vlerësonte më pak konstitucionalizmin, të bën të mendosh se nuk e dinte, por është e qartë se i kuptonte implikimet simbolike.[23] Nuk ka dyshim se gjatë kontaktit të gjerë dhe të ngushtë, për më se 20 vjet me diplomatë dhe udhëtarë të shumtë, që vizituan pashallëkun e Janinës, Ali Pasha shpeshherë zhvilloi dhe ofroi një sjellje, që e bënte të mundur sa më shumë përafrimin e tij me kulturën e bashkëbiseduesve, duke lënë mënjanë fanatizmin fetar, konceptet mbi pushtetin dhe dallimet midis dy qytetërimeve. Në këtë përpjekje ai luajti një rol kryesor duke iu përshtatur në kulturë dhe aksion politik shijeve perëndimore. Vet pashai ishte i ndikuar nga idetë e “reja” evropiane si shteti, demokracia, ateizmi dhe kushtetuta. Aliu ishte shumë i interesuar ndaj këtyre aspekteve të kulturës evropiane dhe në një farë mënyre filloi ti japë vetes formë në përputhje me to.[24] Por, siç është vërejtur edhe nga studiues të tjerë, Ali Pashë Tepelena, zotëronte shumë mirë lojën politike klanore në Shqipëri, por kishte edhe një nuhatje të admirueshme për ekuilibrin e forcave në Europë. Në këtë kontekst, kërkesa e tij nisur princit Meternik, hartuesit të Aleancës së Shenjtë dhe të politikës së Koncertit Europian të Fuqive të Mëdha, ishte një lëvizje taktike, që synonte të merrte një konsensus të drejtpërdrejtë për lindjen e shtetit më të ri në Europë, sesa t’u drejtohej fuqive të tjera, që gjithsesi do të pyesnin sërish te Meterniku, si hartuesi dhe garantuesi i kësaj Aleance. Edhe sikur Ali Pashë Tepelena të dëshironte ta shmangte princin Meternik, sërish si një garantues i ekulibrit europian, ai do të ndërhynte, siç ndërhyri dhe në “Krizën e Orientit” më 1840, kur u vërejt se Perandoria Osmane mund të arrinte një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Mehmet Ali Pashën e Egjiptit, kur ky synonte të krijonte një etnitet të ri në Egjipt, pothuajse të pavarur nga Perandoria Osmane.[25] Ekzistenca e kësaj kërkese dëshmohet nga ditari personal i princit Meternik përkundër pretendimeve se ajo nuk ekziston, nisur vetëm nga mospërputhja e datave. Studiusi shqiptar Ardian Klosi shkruan në pasthënien e përkthimit të veprës së Pouqeuville-it në shqip se-më 3 mars Aliu(kohë për të cilën shkruhet se është hartuar letra) nuk jetonte më dhe koka e tij rrinte e ekspozuar që prej 23 shkurtit në hyrje të Portës Perandorake.[26] Në fakt data e vrasjes së Ali Pashë Tepelenës është 24 janar 1822 dhe sipas kalendarit të ri data 5 shkurt 1822, por ekzistenca e kërkesës së Ali Pashës drejtuar Metternikut vërtetohet edhe nga burime të tjera[27] . Pretendimet e ngritura për mosegzistencën e letrës më shumë sesa u përgjigjen realiteve historike, janë pjesë të paragjykimeve kulturore e politike ndaj figurës së Ali Pashës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë[28] Një faktor tjetër imponues, që mund ta ketë shtyrë Pashanë tepelenas për t’iu drejtuar Meternikut, ka qenë edhe ekzistenca e një komuniteti të madh tregtarësh nga pashallëku i tij në Vjenë. Dr. Henri Holland dëshmon se Austria ishte partneri më i madh tregtar i pashallëkut të Janinës. Ai shkruan më 1813 se vitet e fundit, lidhjet tregtare të vendit kryesisht me kompanitë greke në Trieste dhe shumë nga mallrat e importuara, ishin gjermane[29] . Nisur edhe nga ky fakt, mes një France, që ishte treguar gjithmonë armiqësore ndaj tij, një Rusie që nuk kishte një kushtetutë të shkruar dhe një Anglie, që e kishte braktisur në fatin e vet, alternativa e Austrisë tingëllonte më bindëse dhe mund të jepte frytet e dëshiruara, nëse merrej seriozisht. Një ndikim të madh duhet të kenë pasur në këtë vendim edhe njerëzit më të afërm të Ali Pashës në diplomaci, ose një nga këshilltarët e tij Lluka Vaja, vëllai i Thanas Vajës, i shkolluar në Vjenë për mjekësi dhe dhëndër i iluministit grek, drejtorit të Akademisë së Janinës, Psalidhës. Simbolet europiane të përdorura nga Ali Pashë Tepelena, dëshmojnë ekzistencën dhe ngjizjen e një mendësie tjetër shtetformuese, krahasuar me atë të pashallarëve të tjerë otomanë. Kjo lloj mendësie, që evoluoi së bashku me rritjen e Pashallëkut, kontaktin me botën perëndimore dhe adaptimin e disa elementeve shtetformuese moderne, është lakmuesi kryesor, që e dallon atë nga bashkëkohësit e vet dhe e bën atë karizmatik dhe tërheqës për të gjitha kohët. Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë sundimit të Ali Pashës, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së pashallëkut të tij, e cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u nda në shqiptarë dhe grekë. Rebelimi i tij, edhe pse nuk mori ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmoi shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Në këtë sens nuk mund të thuhet se kjo popullsi iu përgjigj dhe e kuptoi tërësisht mesazhin nacionalist, që Ali Pasha Tepelena, i drejtoi kur u rebelua ndaj pushtetit qendror, por nuk mund të lihet pa përmendur se në këtë kundërvënie ajo shumë shpejt gjeti orientimin e vet nacionalist. Rebelimi i tij shënon kundërvënien e parë serioze të një pushteti lokal mysliman shqiptar, me pushtetin qendror perandorak osman dhe si e tillë, përbën një rast të veçantë studimi dhe prandaj meriton vëmendjen e duhur të historiografisë evropiane. Bibliografi Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003. Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009. Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014. Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009, Faik Konica. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902. François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009. George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006. Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007. John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002. S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C. Hurst & Co, London, 2000. Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004. D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971. William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823. [1] “La Carmagnole” është titulli i një kënge franceze të krijuar dhe bërë popullore gjatë Revolucionit Francez, shoqëruar nga një valle e egër me të njëjtin emër që mund të jetë sjellë edhe në Francë nga piemontezët. Ajo u këndua për herë të parë në gusht 1792 dhe u shtua me radhë gjatë ngjarjeve revolucionare të 1830, 1848, 1863–64 dhe 1882-83. Autorët nuk dihen.Titulli i referohet xhaketës së shkurtër të veshur nga militantët e klasës punëtore sans-culottes, e adoptuar nga kostumi i fshatarëve piemontezë të emërtuar për qytetin e Carmagnola.Kënga bën fjalë në mënyrë sarkastike për triumfet mbi Mbretëreshën e Francës, Marie Antoinette (Madame Veto), Mbretin Louis XVI (Monsieur Veto) dhe monarkistët francezë në përgjithësi. Shih për më tepër Chisholm, Hugh, ed. (1911). “Carmagnole” . Encyclopædia Britannica. Vol. 5 (11th ed.). Cambridge University Press. pp. 354–355. Pouqeuville dhe De Beauchamp e përmendin në tekstet e tyre si shenjë të përshtatjes kulturore të Ali Pashë Tepelenës. [2] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.54. [3] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102. [4] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102. [5] M. Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004, f.17; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 182-183. [6] Ka shumë, mundësi që gryka të pasqyronte grykën e Tepelenës, vendlindjes së Ali Pashë Tepelenës. Shih për më tepër: Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009, f.206. Ai përshkruan në këtë mënyrë grykën e Tepelenës. “Ishte gati ora tre e pasdites kur gjarpërimet e fundit të lodhshme të luginës na nxorën përpara malin e madh të Trebeshinës dhe fqinjin e tij, malin e Hormovës, që tani dukeshin qartë nga rrëza deri në majë. Të dy lartoheshin qetësisht me nuanca vjollcë të ndezur nënë majat e mbuluara nga dëbora vezulluese. Nën ta bashkimi i dy lumenjve të Vjosës dhe Bënçës, krijon kepin e Tepelenës, ku pallati me muret e rrënuara e xhamia me tone të argjendta i japin skenës (një nga sublimet e më të thjeshtat në Shqipëri dhe, pa dyshim, e ngarkuar me lidhje historike të lashta e të reja), një aureolë të çuditshme romantizmi ëndërrimtar”. [7] François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009, f. 299; Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f 197-198; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f.189-192. [8] William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823. [9] Gonfaloni, gonfanon, gonfalone (për konfalone të hershme italiane) është një lloj flamuri ose flamuri heraldik, i njohur gjithashtu si Salebi (Emri i përdorur në seritë dramatike historike Diriliş: Ertuğrul) shpesh me majë, me bisht dallëndyshe ose me disa shirita, dhe pezulluar nga një traversë në një mënyrë identike me vexillumin e lashtë romak. Fillimisht u adoptua nga komunat mesjetare italiane dhe më vonë nga esnafët, korporatat dhe rrethet lokale. Dallimi midis një gonfanoni me bisht të gjatë dhe një standardi është se një gonfanon shfaq pajisjen në zonën pa bisht dhe standardi shfaq distinktivë përgjatë gjithë gjatësisë së flamurit. [10] Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 189-190. [11] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Dituria, Tiranë, 2002, f. 161. [12] N. D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971, f. 237. [13] Po aty, faqe 237. [14] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f. 163. [15] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 77. [16] John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 84. [17] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 78. [18] John W. Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 68. [19] I.Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 84. [20] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 29. [21] L. S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C.Hurst&Co London, 2000, f. 201. [22] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820. Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 96. [23] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002, f. 162. [24] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 214. [25] George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006, f. 401-402. [26] Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009, f. 528. [27] Shih për më tepër: Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f.. Faik Konica. ”Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902. [28] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 208. [29] Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008, f. 34-35. Dr. Dorian Koçi

  • JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë

    JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë 4 orë më parë Divorci mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po merr një kthesë të nxehtë, me burime pranë çiftit që zbulojnë se Lopez i mban mëri Affleck. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i mbajtur gjërat civile për hir të fëmijëve të tyre, tensionet mes çiftit të ndarë po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u frenuar. Dyshja u pa së fundmi duke pasur një moment tensionues në hotelin Beverly Hills gjatë një shëtitjeje me fëmijët e Affleck, Samuel dhe Fin, dhe binjakët e Lopez, Max dhe Emme. Ndërsa artistja dukej emocionale , Affleck qëndronte ftohtë. Një burim i afërt me Lopez zbuloi për In Touch, “Jennifer nuk do të bënte kurrë një skenë para fëmijëve, por ajo e ka bërë të qartë se nuk do ta falë kurrë Benin që u tregua një budalla kaq i ftohtë dhe që hoqi dorë nga martesa e tyre”. Ndërsa dyshja fillimisht ranë dakord për t’i mbajtur gjërat paqësore, armëpushimi i tyre po mbaron. JLo thuhet se është përpjekur ta mbyllë divorcin pa ndonjë shpërthim publik, por sipas burimeve të brendshme, tensioni mes tyre është “i dukshëm”. Refuzimi i Affleck për të marrë përgjegjësinë për prishjen e martesës së tyre, duke përfshirë gjestet shpërfillëse ka nxitur më tej zhgënjimin e Lopez. Çifti u nda në fillim të këtij viti, me Ven duke u zhvendosur në një shtëpi me qira 100,000 dollarë në muaj përpara se të blinte një shtëpi prej 20 milionë dollarësh në Pacific Palisades. Jennifer zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gusht, duke shënuar fundin e martesës së tyre dyvjeçare.

  • Gabriel García Márquez, autori i “Njëqind vjet vetmi” dhe romaneve të tjerë klasikë, vdiq para thuajse dhjetë viteve, ai la pas një roman të papërfunduar, “Shihemi në gusht”.

    Vërtet do të ishte më mirë të mos e shihnim kurrë librin e fundit të Markezit? Nga Álvaro Santana-Acuña Z. Santana-Acuña është pedagog i sociologjisë në Whitman College dhe studiues i Gabriel García Márquez-it. Kur shkrimtari Gabriel García Márquez, autori i “Njëqind vjet vetmi” dhe romaneve të tjerë klasikë, vdiq para thuajse dhjetë viteve, ai la pas një roman të papërfunduar, “Shihemi në gusht”. Romani u botua më 6 mars, duke sjellë një reagim të ashpër nga studiues, shkrimtarë dhe fansa, të cilët i janë kundërvënë jo romanit në vetvete, por asaj që e shohin si akt tradhtie që rrezikon trashëgiminë e García Márquez-it. Para se të vdiste, García Márquez u kërkoi të bijve, Rodrigo-s dhe Gonzalo-s, ta shkatërronin romanin. Nuk e shkatërruan. Nuk mundën. E kuptoj. Jeta e një vepre arti nuk përfundon kur vdes krijuesi. Artistët lënë shumë rrallë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bësh me veprat e tyre, sidomos me ato të papërfunduarat, të cilat mund të çojnë në beteja ligjore kaotike. Edhe kur udhëzimet janë specifike, mund t’i vendosë ekzekutorët në një pozicion të vështirë. Trashëgimtarët kanë përgjegjësinë që të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë e artistit, që të vlerësohet për breza me radhë. Imagjino të jesh ti që vendos nëse duhet ta shkatërrosh veprën e një artisti me ndikim, i cili gjithashtu rastis të jetë yt atë, dhe se si është të jetosh kur e di se njerëzit do të të shohin dhe gjykojnë atë që po bën sot, ndërsa ata në të ardhmen mund t’i vajtojnë veprimet e tua. E vërteta është se nëse djemtë e García Márquez-it do të kishin vepruar sipas kërkesave të babait, me siguri do të ishin kritikuar gjithsesi. Në të vërtetë, çfarëdo që të bëjnë trashëgimtarët, disa njerëz nuk do jenë të kënaqur. Të gjithë përfitojmë kur vepra nga artistë të mëdhenj caktohen për t’u shkatërruar dhe në vend të kësaj ruhen. Prandaj mënyra se si djemtë e García Márquez-it kanë menaxhuar trashëgiminë e të atit, së bashku me botimin e “Shihemi në gusht”, duhet të lëvdohet dhe ndoshta të studiohet. Ka gjasë se, që nga koha kur García Márquez filloi të punonte më intensivisht me “Shihemi në gusht” në vitin 2003, kujtesa kishte filluar ta linte. Pashë versionet e ndryshme të dorëshkrimit në arkiva. Ato ishin të çorganizuara, dhe shkrimi më hezitues në krahasim me veprat e kaluara. Sidoqoftë, vitin e ardhshëm ai përfundoi një bocë të plotë të papërsosur. Të bijtë, miqtë, dhe agjenti letrar u përpoqën ta ndihmon me redaktimin, derisa i avancoi demenca. Në atë pikë, duke menduar se s’bënte, García Márquez u kërkoi të bijve ta shkatërronin. Është e lehtë të dalësh në përfundime pasi dëgjon lajmin se të bijtë e botuan romanin pavarësisht urdhrave të babait. Padyshim është lajm tërheqës. Shumë kanë nxituar të akuzojnë të bijtë se e kanë botuar romanin vetëm për para – akuza të ngjashme u bënë edhe pasi familja ia shiti arkivin e shkrimtarit Qendrës Harry Ransom në Universitetin e Texas-it, në Austin, pasi i shitën gjithashtu Netflix-it të drejtat për të ekranizuar “Njëqind vjet vetmi”. Por këto vendime e kanë bërë veprën e García Márquez-it më të disponueshme publikisht dhe globalisht. Arkiva e Gabriel García Márquez në Qendrën Ransom, e cila mban gjithashtu materiale nga William Faulkner dhe Ernest Hemingway, është një prej koleksioneve më të vizituara online dhe fizikisht. Kur vizitova arkivat, lexova korrespondencën e tij personale, e cila ma bëri të mundur të shoh qartë se si e shkroi “Njëqind vjet vetmi”, gjë që më vonë formoi bazën e kërkimit për librin tim mbi të shkruarin e këtij romani. Sigurisht, jo të gjithë trashëgimtarët veprojnë në mënyrë të admirueshme. Për dekada, Maria Kodama, e veja e Jorge Luis Borges, hodhi në gjyq këdo që e pa të arsyeshme për keqpërdorimin e veprës së të shoqit. Shpesh u akuzua se ishte shumë protektive. Vdiq në vitin 2023 pa – në mënyrë të pakuptueshme – lënë një testament apo një trashëgimtar të caktuar. Tani të afërmit e saj – pesë nipër e mbesa me të cilët kishte pak kontakt – janë trashëgimtarët e veprës së Borges-it. Askush nuk e mohon se “Shihemi në gusht” është vepra e papërsosur e një mjeshtri që po plakej. Si e tillë duhet të lexohet. Trashëgimtarët e artistëve duhet t’ua plotësojnë dëshirat, por edhe të mbrojnë trashëgiminë e tyre, që ndonjëherë i mbrohet më mirë duke ua vënë në dispozicion veprat, sado të papërsosura, brezave të ardhshëm. Veprat e papërsosura të artit janë më të dobishme se të shkatërruarat. Ditë para se të vdiste në vitin 1852, shkrimtari rus Nikolai Gogol, dogji disa dorëshkrime, mes tyre, pjesën e dytë të asaj që do të ishte trilogji, “Shpirtra të vdekur”. Studiues dhe fansa e kanë vajtuar shkatërrimin e tyre. Kur veprat e artit vihen në dispozicion, artistët mund të vazhdojnë të jetojnë e madje dhe të përjetësohen në mënyrat më të bukura: në veprat e artistëve të ardhshëm. Franz Kafka, në ditët pranë vdekjes, urdhëroi mikun e tij Max Brod t’ia digjte veprat e papërfunduara. Të gjithë e dinë se Brod nuk e bëri këtë. Kjo tradhti ndryshoi historinë e letërsisë dhe të një rioshi i cili, pasi lexoi “Metamorfozën”, vendosi të bëhej shkrimtar. Ky i ri ishte García Márquez. Edhe pse “Metamorfoza” nuk ishte një prej librave që Kafka donte të digjte, nuk fitoi famë dhe ndikim të madh derisa Kafka mori vëmendje të mëtejshme përmes veprave që ruajti Brod-i. Nëse botimi i “Shihemi në gusht”, frymëzon dikë të bëhet shkrimtar, djemtë e García Márquez-it do t’i kenë bërë nder të madh letërsisë, ashtu si Brod-i. Përktheu: Enxhi Hudhri

  • Pas 8 vitesh, Angelina Jolie i jep fund betejës ligjore me Brad Pitt

    Agelina Jolie ka vendosur të heqë dorë nga beteja ligjore me Brad Pitt për situatën e dhunës së pretenduar gjatë një udhëtimi me avion. Angelina Jolie ka nënshkruar këtë vendim kundrejt Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për dokumentet e lidhura me incidentin e dyshuar në vitin 2016. Aktorja, përmes një kërkese për informacion të quajtur “Akt i Lirisë së Informacionit” (FOIA) në vitin 2021 kërkonte që dokumentet e FBI-së në lidhje me incidentin t’i jepeshin asaj. Në to kishte detaje nga ngjarja ku Jolie pretendonte se Pitt ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe një prej fëmijëve të tyre, gjë që u hodh poshtë më pas në gjykatë. Që pas divorcit, ata i janë nënshtruar një beteje ligjore të gjatë lidhur me financat dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox. Fëmijët e tyre thuhet se ishin të pranishëm në konfliktin e supozuar, gjë që u bërë shtysë për një hetim ndaj Pitt nga ana e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe FBI-së. Beteja e radhës për Jolie dhe Pitt është për kantinën e tyre të verës në Château Miraval.

  • Një libër enciklopedik nga Fatmir Toçi: Arbëreshët, shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit)

    Një libër enciklopedik nga Fatmir Toçi: Arbëreshët, shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit) PRONONCIMI I AKADEMIKUT REXHEP QOSJA PAS BOTIMIT TË LIBRIT Arbëreshët. Sot kemi në Tiranë një Qendër të Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Sot kemi pjesëmarrje të Arbëreshëve gati në të gjitha veprimtaritë dhe manifestimet mbarëkombëtare në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Sot i kemi të botuara apo të ribotuara pjesën më të madhe të veprave letrare, shkencore e publicistike të autorëve më të shquarë arbëreshë. Sot i kemi të botuara një varg shkrimesh më të vëllimshme apo më modeste për të djeshmen e të përtashmen e Arbëreshëve. Sot i kemi të botuara për Arbëreshët dy vepra të mëdha, shumë të rëndësishme, të studiuesit shkencor, shkrimtarit, përkthyesit, botuesit Fatmir Toçit. Sot letërsia e arbëreshëve prej se krijohet nuk trajtohet më e veçuar si dikur, siç trajtohej edhe letërsia e Kosovës, por si përbërëse e asaj letërsie mbarëkombëtare që e quajmë Letërsia Shqipe. Sot Arbëreshët nuk janë vetëm Ata, por janë edhe Ne, Ne, Ne, Një popull, Një Komb Arbëror, Shqiptar. Për mendimet e këtilla më ka nxitur vepra e dytë e Fatmir Toçit me titullin Arbëreshët – shqiptarët e Italisë – vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit. Është kjo vepër e madhe, me vëllimin, 934 faqe të formatit të madh 16.5 x 24 cm dhe e madhërishme me përmbajtjen e saj. E me vlerën e saj. Nuk është kjo monografi e zakonshme e një çështje, por një monografi enciklopedike, që u kushtohet Arbëreshëve, domethënë Ne, Neve. Baza e gjithëjetshme e njerëzve, e popujve janë Gjeografia dhe Historia. Mbi këtë bazë të qenies, ekzistencës së Arbëreshëve, të Neve, shkurt këndej e në vazhdimësi andej detit e deri sot janë, ndodhin, trajtohen, shihen, të gjitha ato të veçanta e të përgjithshme që e përbëjnë Jetën e Arbëreshëve: shpërngulja e tyre prej Atdheut, vendosja e tyre në Vendin tjetër në 17 krahinat italiane, në 58 komuna, në 558 qendra banimi, në 65 provinca, kultura e tyre, qytetërimi i tyre, ritet e tyre, objektet e tyre të kultit, mitet dhe mendësitë e tyre, politikat dhe ideologjitë e tyre, mërgimet e mëvonshme të tyre, asimilimet e disave të tyre, gëzimet e dhembjet e tyre, Gjithësia e tyre me rinitë, pleqëritë e rilindjet. Lexues të dashur! Lexojeni enciklopedinë e titulluar Arbëreshët – shqiptarët e Italisë. Do të mësoni shumëçka s’keni ditur e s’dini për Arbëreshët, për Ne, për të Djeshmen, për të Sotmen e për të Ardhmen. Dhe do të pastroheni shpirtërisht, do të pasuroheni etikisht e do të lartësoheni gjithëkombëtarisht. Vëllazërisht. Prishtinë, 20.03.2024 BOTA ARBËRESHE NË NJË LIBËR A i njohim ne mirë arbëreshët? A e dimë kalvarin e vuajtjeve dhe odisenë e shpërnguljes së tyre përtej brigjeve të Adriatikut e të Jonit, në një vend me gjuhë e zakone të ndryshme? A e dimë ç’ngulime krijuan dhe cilat syresh u mbijetuan furtunave të kohës? A e njohim gjendjen e tyre aktuale ekonomike, kulturore, arsimore etj.? Këto pyetje qëndrojnë në themel të këtij libri, i cili është një punim i zgjeruar monografik me karakter informues për historinë dhe vendndodhjen e ngulimeve arbëreshe, për kulturën e tyre shpirtërore dhe materiale, besimin, ritet, objektet e kultit, të trashëgimisë kulturore etj. Autori i kësaj vepre duhet të jetë nga të paktët që ka mundur të vizitojë e të shohë nga afër pothuaj të gjitha vendbanimet arbëreshe në Itali, jo vetëm ato që njihen sot edhe zyrtarisht si të tilla – rreth 50 komuna e fraksione të tyre – por 558 qendra banimi, që kanë qenë arbëreshe, një pjesë e tyre deri edhe një shekull më parë, të cilat janë përzier, asimiluar, ose larguar drejt qendrave të tjera për arsye nga më të ndryshmet, duke mbetur, gjithsesi, pjesë e historisë dhe e kulturës së vendit ku jetuan. Janë pikërisht këto 558 ngulime arbëreshe në Itali, të shtrira në 65 provinca të 17 krahinave (it. regioni), nga 20 të tilla që ka Italia, nga veriu në jug, për të cilat informohet në këtë libër, rreth 100 prej të cilave, me gjurmë më të dukshme shqiptare në ditët tona, trajtohen më gjerësisht e me hollësi. Në librin vëllimor prej gati 1000 faqesh trajtohen, në një vështrim përmbledhës, historia mbi 500-vjeçare e arbëreshëve në aspektet e saj më kryesore, duke nisur nga aventura tragjike e kalimit të tyre nga Arbëria drejt Italisë, kalvari i dhimbshëm i vuajtjeve të tyre për t’u integruar në atdheun e ri dhe gjendja politike, shoqërore, ekonomike e kulturore që nga koha kur u vendosën në Itali e deri në ditët e sotme. Për secilin nga vendbanimet që trajtohen në libër jepen shpjegimet më të nevojshme, duke ndjekur të njëjtën tematikë e strukturë: të dhëna për vendndodhjen dhe popullsinë, për historinë e vendbanimit, për besimin fetar dhe ritet, për objekte dhe vende për t’u vizituar, për festa, kremtime dhe takime tradicionale etj. Informacioni pasurohet me shumë kureshtì e ndërhyrje të shkurtra (okelio), tekste e ilustrime – që në dukje nuk janë pjesë integrale e rrëfimit, por në të vërtetë janë pjesë e rëndësishme informuese për të krijuar një njohje më të plotë të jetës së arbëreshëve – dokumente të kohës, pasuri shpirtërore e trashëgimi kulturore, personalitete të shquara sipas komuniteteve, folklor gojor e i shkruar, veshje tradicionale, gastronomia tipike dhe receta gatimesh arbëreshe etj. Një kapitull i veçantë i është kushtuar rolit të kishës së ritit bizantin për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe organizimit të kishave të ritit bizantin në dy dioqeza: të Ungrës (Lungro), në Kalabri, për kishat e ritit bizantin të Italisë kontinentale, dhe të Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), për Italinë ishullore. Për ta plotësuar informacionin, në fund të librit janë dhënë 4 tabela përmbledhëse: 1. Lista e plotë e vendbanimeve arbëreshe në Itali, ku jepen emrat në formën zyrtare italiane, arbërisht (aty ku ekzistojnë dhe sot), si dhe në formën e tyre në gjuhën shqipe; 2. Emigracioni shqiptar në Itali në shek. XII-XVIII sipas rendit kronologjik; 3. Famullitë dhe kishat e ritit bizantin në Eparkinë e Ungras (Lungro); 4. Famullitë dhe kishat e ritit bizantin në Eparkinë e Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). VLERËSIME PËR LIBRIN: Vepra e Fatmir Toçit “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit)” është vepër e veçantë historiografike. Me librin e tij jashtëzakonisht të rëndësishëm, më të madhin me përmbajtje, me të dhëna, me të reja, me mendime, me të vërteta, me vlerë për Arbëreshët deri sot, i ka pasuruar dijet tona për të shkuarën, të përtashmen, për fatin e tyre, kur të lavdishëm e kur tronditës gjatë shekujve të pasmërgimit, por edhe i ka shtuar, i ka pasuruar, i ka thelluar edhe ndjenjat tona ndaj vëllezërve tanë të lashtë – Arbëreshëve, italo-shqiptarëve të Italisë. Akademik Rexhep Qosja, Prishtinë Asnjëherë më parë nuk jam hasur me një vëllim që ka mundur të përmbledhë kaq mjeshtërisht tematikat dhe tiparet kryesore që karakterizojnë universin e identitetit të këtij minoriteti gjuhësor në Itali. Me një këndvështrim enciklopedik, libri i Fatmir Toçit vlerësohet si një vadamekum i shkëlqyer që gërsheton me mençuri shkencën dhe rrëfimin popullor, aftësinë e të treguarit dhe rigorozitetin metodologjik, duke arritur në këtë mënyrë plotësisht objektivin për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, kureshtja e të cilit jo vetëm nxitet prej tij, por gjithashtu ushqehet plotësisht. Prof. dr. Matteo Mandalà, Universiteti i Palermos Është historia e ribërjes së vështirë të jetës në vend të huaj nga ana e një populli të detyruar të braktisë vatrat e veta. Autori identifikon faktorët që sollën rrudhjen e faktorit arbëresh. Por ai nënvizon fort edhe faktorët e ruajtjes, ku rendit gjuhën, kulturën, institucionet tradicionale, kujtesën historike, besimin e krishterë të ritit bizantin. Studimi prosopografik mbi personalitete të shquara të botës arbëreshe e çimenton bindshëm idenë e autorit, se bota arbëreshe është një pjesë e pandashme e botës shqiptare, gjithashtu një faktor me rol të madh në proceset e zhvillimet historike e aktuale të Italisë fqinje, dhe si e tillë ajo duhet ruajtur e duhet zhvilluar. Prof. dr. Pëllumb Xhufi, Akademia e Shkencave, Tiranë Është padyshim libri më i plotë, më gjithëpërfshirës dhe më poliedrik mbi botën arbëreshe. I shkruar me erudicion, ky libër trajton me të njëjtin dimension historinë, gjuhën, kulturën, gjeografinë, duke përcjellë njëkohësisht ndjesitë dhe shqetësimet e një udhëtari të palodhur të katundeve arbëreshe. Është një enciklopedi e “gjakut të shprishur” të Arbërit, që nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë. Prof. Neritan Ceka, ish-ambasador i Shqipërisë në Romë

  • Genc Tukiçi me Rame Lahaj performojnè me një ndjeshmëri dhe ngrohtësi te rrallë si në notat e lehta pianissimo ashtu edhe në tonet muzikore nè koncertin ne Boston.

    Një NATË SHQIPTARE në New England Conservatory's Jordan Hall , në Boston .Motoja e Albanians Fighting Cancer USA : "Nga të gjithë ,për të gjithë", bashkoi komunitetin e Boston nën zërin e tenorit të madh, RAME LAHAJ shoqëruar në piano nga artisti GENC TUKICI. Genc Tukiçi ne 28 Shtator per te performuar me Rame Lahaj. Duke lënë mënjanë egon, Genc luan me një ndjeshmëri dhe ngrohtësi te rrallë si në notat e lehta pianissimo ashtu edhe në tonet shpërthyese, dhe me lojën e tij bën të ndjehesh sikur luan një orkestër e madhe jo një piano e vetme. Genc depërton kaq mrekullisht tek dëgjuesi si me notat pianissimo dhe me tonin e ngrohtë ashtu edhe me shpërthimet dramatike.

  • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, për një mandat pesëvjeçar.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, për një mandat pesëvjeçar. Asaj do t’i duhen së paku 361 vota të deputetëve nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian. Në prag të këtij votimi, von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian. “Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses për këto vende, dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeo-strategjik që ta kompletojmë bllokun tonë, në përputhje me premtimet që kemi dhënë në bazë të traktateve”, është thënë në deklaratën e shefes së BE-së. Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ajo ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së. “Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë ajo. Von der Leyen ka premtuar se, nëse rizgjidhet në pozitën që mban, do ta emërojë një komisionar të përkushtuar për të çuar përpara procesin e zgjerimit. “Shumë kishin dyshime në aftësinë e BE-së për të integruar një numër të madh të vendeve të reja anëtare në vitin 2004, që kishin gjendje të ndryshme ekonomike, strukturore dhe numër të banorëve. Por, BE-ja dëshmoi se mund të përballej me këtë, duke u përgatitur nga brenda, dhe duke i integruar shumë herët ato. Evropa do të dëshmojë këtë edhe një herë”, ka thënë ajo duke folur për zgjerimin. Von der Leyen ka paralajmëruar edhe që do ta emërojë një komisionar të posaçëm për Mbrojtje dhe një tjetër për Mesdheun, pasi këto fusha, sipas saj, janë sfidë dhe prioritet për Bashkimin Evropian. /REL

  • Edi Rama: Shqipëria me rritje të numrit të vizitorëve, përkundër dezinformimit e keqinformimit

    Rama: Shqipëria me rritje të numrit të vizitorëve, përkundër dezinformimit e keqinformimit E diel, 18 Gusht 2024 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi. “Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private. Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma pa diskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”, shkruam mes tjerash Rama. Ai sqaron se ka pasur eksese kundërproduktive me çmimet në zona të caktuara, përkatësisht Vlorë e Sarandë, ku është regjistruar krahasuar me vjet edhe rritja më e lartë e numrit të bizneseve restorant/bareve, me rreth 40% njësi të reja, ndërsa rritja e tyre në shkallë vendi është 37%. “Por, ndërkohë që xhiroja në të gjithë pjesën tjetër të vendit është rritur me afro 40%, në këto zona ajo është rritur me më pak se 20%, pikërisht edhe si pasojë e rritjes eksesive të çmimeve në fillim të pikut të sezonit, të cilat u korrektuan pjesërisht duke nisur nga gjysma e dytë e korrikut – një mësim për të mos u harruar nga operatorët në tregun e lirë, të cilëve nga sezoni i ardhshëm do t’u imponohet afishimi i çmimeve në hyrje të çdo lokali”, shkruan ai. Infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave sipas Ramës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por është po kaq i padiskutueshëm volumi i madh i punës që mbetet për t’u bërë në këto drejtime për Shqipërinë Turistike2030. “Rritja e lartë e numrit të vizitorëve në zonat malore dhe liqenet e lumenjtë e vendit, nga veriu në jug, falë jo vetëm imazhit të ri joshës të Shqipërisë po dhe përmirësimeve të konsiderueshme të infrastrukturës e rritjes së numrit të njësive të shërbimit, ashtu sikundër edhe në qytetet jobregdetare me në krye Tiranën, është lajmi më i bukur i këtij sezoni”, thekson kryeministri Rama. Duke iu referuar keqinformimit e dizinformimit, Rama tha se kanë pasur rritjen e tyre në çdo drejtim, falë shpejtësisë marramendëse të gënjeshtrës në kohën që jeton bota e sotme e kanaleve, portaleve e socialeve, por ashtu siç dielli nuk mbulohet dot me shoshë, as e vërteta e këtij vendi që bëhet më i mirë, më tërheqës, më i sigurt.

  • Victoria Beckham largohet nga Parisi me veshjen e saj më të koduar "vajza franceze" ndonjëherë

    Victoria Beckham largohet nga Parisi me veshjen e saj më të koduar "vajza franceze" ndonjëherë Dizajneri i aksesuar me një shall mëndafshi të zi dhe një prekje të sofistikimit të përjetshëm Natalie Salmon 29 shtator 2024, ora 16:04 GMT+1 Victoria Beckham sapo bëri "daljen" e saj më ikonike ndonjëherë, duke e lënë Parisin në një pamje që mund të kishte ecur drejt rrugëve të Saint-Germain-des-Prés. Dizajnerja 50-vjeçare, e freskët nga spektakli i saj vrasës i Javës së Modës në Paris , doli në një ansambël pa mundim elegant, tërësisht të zi, që nxirrte sofistikimin francez të përjetshëm me një avantazh modern. Ju gjithashtu mund të pëlqeni Personat e famshëm të veshur më mirë në sfilatën SS25 të Javës së Modës në Paris të Victoria Beckham Veshja e pistës së Victoria Beckham është mishërimi i sofistikimit parizian Duke tundur një mini fustan elegant me mëngë të lëmuara dhe një bel të shtrënguar, nga marka e saj sigurisht, Victoria ktheu kokën duke dhënë atmosferë serioze 'je ne sais quoi'. E shoqëruar me pantabobotë me taka që shtuan lartësinë dhe magjepsjen, ajo mbante një çantë të zezë të strukturuar që pëshpëriste praktikisht 'luks të qetë'. Për të mos përmendur, shallin e zi të mëndafshtë që ajo i shtoi pamjes, një nuancë delikate, por oh-aq-chic në stilin klasik parizian. Ky imazh tregon Victoria Beckham në Paris, e veshur me një veshje të zezë elegant. Ajo është me një fustan elegant dhe të shkurtër të shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Flokët e saj janë të lëshuara dhe ajo mban një çantë të zezë, të pajisur me syze dielli të mëdha dhe shall mëndafshi të zi të lidhur rreth qafës.© Neil Mockford Victoria Beckham u largua nga hoteli i saj pasi prezantoi SS25 gjatë Javës së Modës në Paris Nëse ka një gjë për të cilën është i njohur stili i vajzave franceze , është ekuilibri i bukurisë së lehtë dhe thjeshtësisë së lëmuar. Edhe pse teknikisht një eksport britanik, Jane Birkin ishte e njohur për pamjen e saj të zhveshur dhe natyrale – mendoni për flokët e çrregullt dhe grimin pa grim – ndërkohë që ende arrinte të kullonte një atmosferë sofistikimi me një shportë thurjeje në dorë. Brigitte Bardot, gjithashtu ishte mishërimi i stilit të zjarrtë francez me flokët e saj bjonde të kokës, eyelinerin me krahë të guximshëm dhe fustanet mini të përshtatura në mënyrë perfekte. Veshja e Victoria-s i shkriu në mënyrë të përkryer këto pamje ikonike: minimale, paksa e zhbërë, por me strukturë të mjaftueshme dhe detaje moderne për ta mbajtur atë luks. Victoria Beckham është lavdëruar shpesh për qasjen e saj të nënvlerësuar por me ndikim ndaj modës. Ashtu si Birkin, Bardot dhe ikona të tjera të stilit francez, ajo e di fuqinë e të përmbajturit në një gamë ngjyrash neutrale - e zeza, veçanërisht - dhe duke lënë rrobaqepësinë dhe detajet të flasin. Ky imazh tregon Victoria Beckham në Paris, e veshur me një veshje të zezë elegant. Ajo është me një fustan elegant dhe të shkurtër të shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Flokët e saj janë të lëshuara dhe ajo mban një çantë të zezë, të pajisur me syze dielli të mëdha dhe shall mëndafshi të zi të lidhur rreth qafës.© Rachpoot/Bauer-Griffin Dizajnerja e aksesuar me një shall mëndafshi klasik, duke i shtuar manikyrin francez look-ut të saj tonal tërësisht të zi "Unë vesh shumë elemente të zeza, sepse, në fund të fundit 'Gratë që veshin të zeza jetojnë jetë shumëngjyrëshe'", shpjegon libri Si të jesh pariziane kudo që të jesh: dashuri, stil dhe zakone të këqija nga autorët parizianë dhe shoqet e përjetshme Anne. Syzet e diellit me përmasa të mëdha të Berest, Audrey Diwan, Caroline de Maigret dhe Sophie Mas dhe silueta e hijshme i përshtaten filozofisë franceze të modës: Më pak është gjithmonë më shumë. Victoria Beckham largohet nga hoteli i saj përpara shfaqjes së saj të modës sonte gjatë veshjeve të grave Pranverë/Verë 2025 si pjesë e Javës së Modës në Paris më 27 shtator 2024 në Paris, Francë. (Foto nga Neil Mockford/GC Images)© Neil Mockford Victoria Beckham u pa përpara shfaqjes së saj të modës me një kostum të zhytur nga labeli i saj me emrin Më herët gjatë javës, Victoria solli më shumë këtë dhunti të frymëzuar nga pariziani kur tundi një kostum të zi me forcë nga koleksioni i saj, duke kaluar pa sytjena nën një xhaketë të qepur , duke kombinuar pa mundim të hijshmen me seksi. Nga xhaketat e saj të strukturuara e deri te kjo veshje e zezë pa këmbë, VB vazhdimisht ngulmon estetikën pariziene.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page