Search this site
Results found for empty search
- Mihal Grameno Publicisti i shquar, shkrimtari dhe veprimtari i lëvizjes patriotike.
Mihal Grameno Mihal Grameno (Korçë, 13 janar 1871 - 5 shkurt 1931) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, botues dhe shkrimtar shqiptar. Vlerësohet se vendi i Gramenos në letërsinë shqiptare është kryesisht si publicist e pamfletist i jetës politike U lind në Korçë, i biri i Ilo Gramenos dhe Lina Mitkos, u shkollua në vendlindje dhe më 1885 mërgoi drejt Rumanisë. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare, ku më 1889 u zgjodh edhe sekretar i shoqatës "Drita". Më 1907 doli kaçak dhe iu bashkua çetës së porsaformuar të Çerçiz Topullit, duke marrë pjesë në vrasjen e peshkopit grek te Guri i Cjapit për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik.[3] Cilësoheshin Apostuj të shqiptarizmës ngase shkonin fshat më fshat të kuvendonin për idenë kombëtare. Grameno si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Më 1908 çeta shkoi të takonte Njazi bej Resnjën për të diskutuar më 23 korrik duke diskutuar për përparësitë që do t'i jepte shqiptarëve shpallja e një kushtetute. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Më 1909 Grameno themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër që botohej gjatë 1909–1910. Më 1910 organizata proklamoi themelimin e një kishe shqiptare, dhe nuk u njoh nga Perandoria Osmane. Grameno u arrestua më 1910 nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën Bashkimi i Kombit. Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet. Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë: të përjavshmen Koha të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York ku jetoi nga 1915 deri më 1919. U kthye në Evropë për të përfaqësuar Partinë Politike të shqiptaro-amerikanëve në Konferencën e Paqes në Paris[4] dhe si korrespondent i gazetës Albania që botonte A. G. Naçe në New York.[2] Pas një viti u kthye në Shqipëri. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit". Krijimtaria Redakto Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek. XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "Për mëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme. Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve. Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja të shkruara në vargje. Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha "Për Mëmëdhenë" u bë një këngë e famshme atdhetare. Është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat "Lidhja ortodokse" (1909-1910) botoheshin në Shqipëri dhe diasporë, si “Lidhja ortodokse” në Korçë, “Përlindja e Shqipërisë” në Vlorë dhe "Koha" në SHBA (1911-1926), me disa ndërprerje, “Drita” në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi dhe drama. Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare[5]. Gjithashtu, për t’u vlerësuar, është edhe puna studimore e Piro Takos në dekadat e fundit të shekullit që lamë pas. Ai ka meritën se përmblodhi një pjesë të mirë të veprës së Gramenos dhe e ribotoi atë në vëllime më vete. Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa: 1) Etapa e parë: Krijimtaria publicistike, që përfshin harkun kohor të viteve 1905-1912, ku përqendrohen lëvizjet për çlirim kombëtar 2) Etapa e dytë: Përfshin shkrime publicistike të viteve 1913-1920, boshtin e së cilës e përbën problemi i ruajtjes së tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe ai i rifitimit të pavarësisë së humbur gjatë kohës së pushtimit të ushtrive ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore 3) Etapa e tretë: Përfshin veprimtarinë publicistike të viteve 1921-1924, në qendër të së cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij 4) Etapa e katërt: Përfshin shkrimet publicistike të viteve 1925-1930, kohë në të cilën Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare”, gjithashtu kjo mund të quhet edhe etapa e rënies ideore të Gramenos.[6] Veprat Redakto Mallkimi i gjuhës shqipe, komedia me tri akte, Bukuresht, 1905; rebotim Dh. Koti, Korçë 1921. Vdekja e Pirros, tragjedia historike me katër akte, Sofie, 1906. Oxhaku, Roman dramatik, Selanik 1909, rebotim Dhori Koti, Korçë 1913, 1943 E puthura, Roman dramatik, Selanik 1909, rebotim Dhori Koti, Korçë 1943. Varr' i pagëzimit, Roman dramatik, Korçë 1909. Këngëtore shqipe: Plagët, poezi, Manastir, 1912. Kryengritja shqiptare, G. Direttore, Vlorë, 1925. Antikat kombëtare. Kujtime, pamflete, portrete. Mbledhur, pajisur me shënime dhe pregatitur për shtyp nga Piro Tako, Naim Frashëri, Tiranë, 1974) 215 ff. Vepra 1-2. Rilindja,
- Dihet dhe pranohet se shkenca i prin njerëzimit, por rrallëherë ndodh që një teori e vetme shkencore të orientojë thelbësish.
Nga: Mimoza Hafizi Dihet dhe pranohet se shkenca i prin njerëzimit, por rrallëherë ndodh që një teori e vetme shkencore të orientojë thelbësisht perspektivat e zhvillimit botëror. E, megjithatë, kjo ngjau 100 vjet më parë dhe shkenca në fjalë quhet Mekanika e Kuantit ose Mekanika Kuantike. Për këtë arsye, Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 2025-ën si Vitin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Kuantike. Kuanti u shfaq si objekt dhe lindi si term mes fizikanëve, disa dekada para se të ngrihet teoria e tij. I vogël, krejt mikroskopik, i kudopranishëm, enigmatik, ai tërhoqi shkencëtarët në vorbulla idesh, interpretimesh, eksperimentesh, hipotezash. Në vitin 1925, një fizikan i ri gjerman, me moshë sa ajo e vetë kuantit, 24-vjeçari Werner Heisenberg, shkroi një artikull me arsyetime krejt të ndryshme nga fizika e asaj kohe. Kjo ngjarje shënoi lindjen e teorisë së kuantit, pra të Mekanikës Kuantike. Përkufizimi i kuantit gjendet në çdo enciklopedi. Por, ai nuk është lehtësisht i kuptueshëm. Në këtë shkrim më duket më interesante t’ju them: hidhni sytë rreth e rrotull, çdo send që shihni është i përbërë nga grimca mikroskopike që shkëmbejnë me porcione, pra me kuante energjie dhe ekzistojnë në formë kuantesh. Kjo formë ekzistence i shpëton sendet nga tjetërsimi dhe asgjësimi. Përndryshe, natyra do të ishte pa ne, pa objektet e qeniet e gjalla që mbushin jetën tonë, pa Tokën ku jetojmë. Nuk do të kishte as Diell i cili ngroh e jep dritë përmes rrezatimit të tij në formë kuantesh, që quhen fotone. Nuk do të kishte as yje e as galaksi. Ndonëse i vogël, kuanti është i vështirë për t’u kuptuar e shpjeguar. Sisteme shumë të mëdha e të komplikuara mund të shpjegohen më thjesht, si për shembull, sistemi gjigant i komunikimit dhe informimit që ne njerëzit kemi vendosur mes njëri-tjetrit, Facebook, Instagram … televizion, radio, telefon … E, megjithatë, ky sistem nuk do të ishte ngritur kurrë nëse disa fizikanë, një shekull më parë, të mos kishin zbuluar kuantin dhe teorinë e tij. Mbase do të thoni se për dreq ky sistem gjigant ka rritur edhe mashtrues e gënjeshtarë, shantazhues e hileqarë, e në krye ka ndonjë bos që krekoset mbi platformat e tij për ta ndryshuar botën përmes të vërtetave apo gënjeshtrave që i ka marrë në monopol. Por, ky nuk është faji as i kuantit e as i baballarëve të tij që e sollën mes nesh. Me gjithë abuzuesit, ardhja e tij ishte një hap i madh në progresin e njerëzimit. Edhe energjia bërthamore, ky term kaq turbullues e ndërkohë burim i rëndësishëm për ekonominë, mund ta gjejë rrugën për t’u kuptuar. Mund të shpjegohen edhe përpjekjet e disa laboratorëve për të prodhuar energjinë termobërthamore, shumë të pastër për mjedisin dhe me burime të pamata mbi Tokë. Por, asnjëri nga këto procese nuk do të kishte hyrë në jetën tonë nëse fizikanët e shekullit të shkuar të mos zbulonin se si funksionon bota mikroskopike, ku kuanti është zot. Me siguri do të thoni se për dreq janë krijuar edhe armët bërthamore, që disa diktatorë i disponojnë dhe kanosin me shkatërrim për të bërë zap jetët e njerëzve. Por, ky nuk është faji as i kuantit e as i baballarëve të tij që e sollën mes nesh. Me gjithë përdorimin e gabuar, ardhja e tij ishte hap gjigant në dobi të njerëzimit. Më lehtë do të kisha të shpjegoja edhe inteligjencën artificiale, që po mahnit dhe frikëson me fuqinë e saj të kolosale. Por, pa revolucionin shkencor të nisur 100 vjet më parë, as kjo qenie e re marramendëse nuk do të ishte mes nesh. Fizika e kuantit është teoria më e frytshme në të gjithë historinë e njerëzimit. Si do të ishte sot bota pa këtë shkencë? Pa kompjuterë, pa internet, pa transport masiv, pa ndërlidhje të çastit, pa teknika të sofistikuara mjekimi, prodhimi, shërbimi, pa aeroplanë e trena të shpejtësisë së lartë, pa stacion hapësinor e sonda që kanë kapërcyer kufijtë e Sistemit Diellor. Askush s’ka as imagjinatë e as dëshirë për t’u përgjigjur. E ngjizur në Gtingen të Gjermanisë, në Paris të Francës, në Vjenë të Austrisë, në Krembrixh të Anglisë, në Kopenhagë të Danimarkës, në ato ditë e net të vitit 1925, kjo shkencë atipike, me simbolet dhe postulatet e saj jashtë serie, ka zotëruar çdo aspekt të jetës moderne. E nisur në laboratorë dhe artikuj fizikanësh, ajo sot është pjesë e çdo procesi të jetës moderne. Kompjuterët, komunikimi, interneti, teknologjia, inxhinieria, ndërtimi, makinat e robotika, transistorët, mikroçipat, laserat, rezonanca magnetike, super-rrjedhjet, orët atomike, super-përcjelljet, superkompjuterët, nanoteknikat janë terma që ndoshta e kam më të lehtë t’i shpjegoj sesa vetë kuantin, atë formë ekzistence të objekteve në mikrobotë. Sepse, ato janë shprehja e tij makroskopike, në botën ku ne, qeniet e gjalla, kemi lindur e jemi zhvilluar e ku intuita jonë është formuar. Kjo intuitë nuk e ka të lehtë të hyjë në një botë mikroskopike, miliarda herë më të vogël. E, megjithatë, disa njerëz ia dolën ta disiplinonin kuptimin e asaj bote të vogël në një teori, 100 vjet më parë. Në këtë vit të shkencës dhe teknologjisë kuantike do të jetë rasti të dihet e të flitet më shumë për fizikën e emrat e saj të mëdhenj, që i hapin njerëzimit horizontin për mundësi të reja. Këta zbulues si Einstein, Heisenberg, Born, Dirac, Schrödinger, Bohr, De Broglie janë pararoja e vërtetë e njerëzimit dhe vlera e tij e përhershme. Në dritën e tyre, diktatorët e epokës sonë do të duken mjeranë. Fizikanët, si dhe kërkuesit e të gjitha fushave të shkencës, e kanë bërë shkëlqyer detyrën e tyre e vazhdojnë ta bëjnë me shumë përkushtim. Të tjerët le të përpiqen që flakën e dijeve ta kthejnë në dritë mirëqenieje e jo në zjarr për të djegur njerëzimin apo në lumë mashtrimi për të përmbytur mendjet e lëna në errësirë.
- Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur
Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori kërkimor të inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, shqiptarja Mira Murati. Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI). - Advertisement - Murati ka rekrutuar deri tani rreth 10 studiues dhe inxhinierë nga kompani të njohura si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Megjithatë, startupi i saj është ende në fazat e hershme dhe ende nuk ka një emër ose produkt të qartë, sipas burimeve të njohura me këtë kompani. Përveç kësaj, një zëdhënës i OpenAI konfirmoi largimin e Lachman, por as Murati dhe as Lachman nuk kanë bërë komentet publike në lidhje me këtë zhvillim. Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të trazuar për OpenAI, që kulmoi me shkarkimin e papritur të CEO-s Sam Altman nga bordi i drejtorëve në fund të vitit 2023. Në atë periudhë, Murati ishte emëruar përkohësisht si CEO dhe më pas, pas një periudhe të pasigurisë, Altman u rikthye në krye të kompanisë. Kur Murati vendosi të largohej nga OpenAI, ajo e shoqëroi vendimin me një letër lamtumire, duke falenderuar Altman për mbështetjen dhe duke shpjeguar se po largohej për të nisur eksperiencën e saj personale. Pas largimit nga OpenAI, Murati filloi të punojë për një startup të ri që ka mbledhur deri tani mbi 100 milionë dollarë
- Entela Cukani është një figurë e jashtëzakonshme dhe një lider i padiskutueshëm në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, me një karrierë ndërkombëtare.
Intervistè me Prof. Entela Çukani nè Universitetin e Salentos.Itali. Nga:Dr:Liliana Pere. Entela Cukani është një emër i shquar dhe një figurë e padiskutueshme e fushës juridike, një juriste shqiptare e cila ka arritur majat e suksesit në nivel ndërkombëtar. Ajo është një akademike dhe studiuese e shkëlqyer në universitete italiane, ku ka kontribuar me pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese. Me një karrierë të jashtëzakonshme dhe titujt më të lartë akademikë, përfshirë "Full Professor," ajo ka ndikim të madh në zhvillimin dhe implementimin e reformave të rëndësishme që prekin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën në tërësi. Entela Cukani është një shenjë e krenarisë shqiptare, një frymëzim dhe udhërrëfyes për të rinjtë që synojnë të arrijnë sukses në fushën e drejtësisë dhe të bëhen profesionistë të angazhuar dhe të përkushtuar për zhvillimin e shoqërive të tyre. Ajo është një model i përsosmërisë dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj ndihmës për krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, duke kontribuar me eksperiencën dhe dijen e saj të pasur. ka kontribuar në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese dhe ka arritur të bëhet një nga profesionistet më të respektuara në fushën e saj. Ajo ka një formim dhe karrierë të shkëlqyer akademike, duke mbajtur titujt e lartë, duke përfshirë "Full Professor" dhe duke punuar për reforma të rëndësishme që prekin Shqipërinë dhe Evropën. Me një pasion të thellë për të drejtat publike, multikulturalizmin dhe zhvillimet e Bashkimit Evropian, ajo është një frymëzim për të rinjtë që synojnë të bëhen profesionistë të suksesshëm dhe të angazhuar për zhvillimin e shoqërive të tyre. Përveç arritjeve akademike, ajo gjithashtu mbështet dhe motivon brezat e rinj, duke shpërndarë eksperiencën e saj të pasur dhe duke u angazhuar për përmirësimin e reformave juridike. Entela Çukani titullin Full Professor e ka marre për të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar në Universitetin e Salentos, Itali. Ajo ka ndikuar ndjeshëm në studimet juridike, duke analizuar reformat ligjore dhe zhvillimet. Përmes punimeve shkencore, eksperiencave ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve me institucione shqiptare dhe evropiane, ajo kontribuon në harmonizimin e reformave dhe promovimin e dialogut midis sistemeve juridike të ndryshme. Kjo është një figurë e shkelqyer inspiruese për akademinë shqiptare dhe një shembull i suksesshëm i angazhimit të diasporës në zhvillimin e reformave dhe të drejtësisë në Shqipëri. ...ka ndihmuar të analizoj se si ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në këto shtete po ndikojnë në konceptin e shtetit të së drejtës, dhe si këto reforma mund të krahasohen me ato të shteteve të tjera që ndjekin modele tradicionale demokratike. Kjo qasje më ka lejuar të zbuloj se reformat juridike nuk janë thjesht teknike, por shpesh reflektojnë dinamika më të thella politike, ekonomike dhe kulturore. Në veçanti, krahasimet midis vendeve të Ballkanit dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë treguar ngjashmëri dhe dallime interesante, duke përfshirë mënyrën se si shtetet ballkanike trajtojnë çështjet e pakicave, decentralizimin dhe marrëdhëniet me BE-në. Këto analiza ndihmojnë të kuptojmë më mirë edhe zhvillimet në Shqipëri dhe reformat që ajo ndërmerr për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Entela Cukani është një studiuese në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, aktualisht e angazhuar në Departamentin e Shkencave Juridike në Universitetin e Salentos (Università del Salento) në Lecce, Universiteti i Salentos, një institucion i njohur për programet e tij në fushën e drejtësisë dhe shkencave juridike. Ajo èshtè është një studiues universitar në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, që punon në Departamentin e Shkencave Juridike në Universitetin e Salento (Unisalento), i cili ndodhet në Lecce, Itali. Prej 2018 ajo ka marre titullin Associeate Professor dhe prej dhjetor 2023 atèe tète Full Professor nèe lenden e tèe Drejtes Kushtetuese tèe Krahasuar: titulli maksimal nè rrugèetimin akademik nèe Itali. Sektori i saj disiplinor është i lidhur ngushtë me ligjin dhe studimet krahasuese, ku analizohen sistemet juridike të shteteve të ndryshme dhe krahasimi i legjislacioneve të tyre. Fusha e Ekspertizës: Fusha kryesore e ekspertizës së Entela Cukanit është IUS 21, që lidhet me të Drejtën Publike Krahasuese. Kjo fushë përfshin studimin e sistemeve dhe legjislacioneve të ndryshme të drejtat publike ndërkombëtare dhe të brendshme dhe krahasimin e tyre. . Nje pjese e mire e aktivitetit te saj akademik i dedikohet zhvillimeve te Bashkimit Evropian dhe reformave ne vendet ne pritje te hyrjes ne UE, me nje fokus te vecante mbi zhvillimet ne Shqiperi. Le te mesojme gjithshka nepermjet intervistès. Pyetjet për Intervistën 1.Kush èshtè Origjina dhe Fëmijëria juaj, ,disa mbresa ju lutem Une kam lindur ne 1982 ne Vlore. Femijeria ime ne ato vite transicioni, mund te konfirmoj se ka qenè njè palestèr e shkelqyer qe mè ka pèrgatitur mjaft mire pèr sfidat qè has nè pèrditshmerine time. Ruaj njè kujtim te bukur te asaj periudhe ku – pak a shume si ne “Kronik ne gure” – mes shkolles, shoqeve te femijerise e familjes sasia e eventeve historik qe ndodhnin ne Shqiperi nderkohe perziheshin me lojrat e femijerise. Mbaj mènd ne femijerinè e hershme, pèrgatitjet ne Pallatin e Kultures te recitaleve me kenge e marshim per regjimin e atèhereshem. Gjithcka u pasua me rènien e regjimit dhe me ndryshimin e statusit social tè prindèrve, shikimin (me syte e nje femije) te demostratave qe pasuan, eksodin dhe largimin e familjareve tè ngushtè, rènien e firmave piramidale (e pasuar me nje tjetèr ndryshim statusi ekonomik sidomos nè qyetetin e Vlores): Nje femijeri aktive, pra, ku ne komunitet u edukova se ska asgje te pa kapercyeshme dhe se kohet e rekuperimit nga nje event ne tjetrin duhet te jene domosdoshmerisht te shkurtera. Ndoshta fakti qe ato vite transicioni jane jetuar gjate periudhes se femijerise, me kane ndihmuar sot per te pare cdo veshtiresi apo ndryshim qe has si nje potencial ku e bukura dhe e mira nuk mund te mbeten preng e dickaje te papritur. E papritura merret perdore dhe perpunohet per tu plazmuar brenda nje realiteti qe me gjithè veshtiresit e rastit. Cili është qyteti juaj i lindjes dhe çfarë kujtimesh mbartni nga fëmijëria juaj? Qyeteti im i lindjes eshte Vlora. Te flasesh per Vloren nuk eshte e thjesht per nje vlonjat dhe disa gjèra janè te kuptueshme vetèm pèr ke e ka pèrjetuar vèrtet lindjen dhe rritjen aty. Njè qytet qe te mbron nga era me male e tè rrit duke te perkundur ne valet e detit pèr tè te venè nè gjumè me perendime magjepsèse nè njè nga gjiret mè tè bukura tè mesdheut. Besoj se si per cdo vlonjat, do ta kisha tejet te veshtire te jetoj ne nje qytet pa det! Ndoshta kam mèsuar me pèrpara tè notojè sesa te eci: edhe sot e kam tè nevojshèm takimin me detin nè cdo stinè tè vitit. Prej zonès adriatike tè brigjeve te Leces, shpesh duken malet e gjirit te Vlorès dhe pèr mua èshtè njè takim qè smund ta humbas. Me lidhin me Vlorèn shum kujtime: nga noti me shoqerinè ne Ujin e Ftohte, pamjet mrekulluese nga Qafa e Llogarasè, zhurma relaksuese e guarlecève nè bregdet e mbi te gjitha te qènit shpotitès po te drejtperdrejtè si nè kènget polifonike vlonjate. Pra, pèrvec bukurisè objektive te qytetit, vecoritè e qytetarève te vlorès kanè lenè nje imprint mènjane tek une qè mbetem njè prej tyre qè nè themelet e qènies time. Thuhet shpesh se “gratè labe jane tè vrazhdta”: mè vjen tè qesh sa herè e degjoj e shpesh ndalem e mendoj se pèrse èshtè krijuar ky steriotip. Cuditèrisht teksa po i pèrgjigjem kèsaj pyetjeje mèq vijne random ne mendje kenget labe: eshte e vertet, nuk ka kenge ku femra vlonjate rri e heshtur, ajo i bashkohet isos, e i pèrgjigjet nè pjesèn e saj pikè pèr pikè pjeseve te kènduara nga zèri mashkullor. Ne kenget polifonike labe gjithcka eshte shpotitese, asnjehere e sherbetosur, dhe femra labe pergjigjet: mendoj se èshtè nje pèrshkrim nè kènge tè njè barazie ne substance mes dy gjinive. Njè barazi mes dy gjinive pèr tè cilèn sot flitet si nevojè ne nivel boteror, por qè nè Vlore ndoshta èshtè dicka e lindur dhe e kènduar e qè duhet mbrojtur. Eshtè dicka – qè si vlonjate – mè karakterizon edhe sot: aftèsia per tu pèrgjigjur nè mènyrè tè drejtperdrejtè pa u tkurrur para gjinise mashkullore. Edhe per kete, falenderoje qytetin tim te lindjes. Vlora dhe vlonjatet, nuk jane te thjeshte: po te ishin, nuk do kishin shkruar historinè e Kombit shqipetare! Vetem per nje sy pak te stervitur gjithcka ndalet nè siperfaqe. Vlonjatèt janè te rrethuar nga bukuria pèr nuk mbeten tè gjumosur ne te: e jetojne; jane zhbirues, shpotitès e tè drejtperdrejtè: jo pasiv, pra, por reflektues e aktiv rreth asaj cka po ndodh. Keto, jane disa nga vecorite e vendlindjes time qe ruaj fort si thesar brenda vetes, e qè sipas meje ndihmojnè pèr te pershkruar mè se miri Vloren e vlonjatèt. 2.Kush èshte Familja juaj, dhe sa ka ndikuar si motivim. për të Ardhmen? Familja ime e origjines – mami, babi , vellai dhe motra – jane shtylla nè tè cilen jam mbèshtetur dhe mbèshtem. Njè familje e lumtur, ku edhe pse fèmija me e vogel, me eshtè mesuar se ska vènd per tè fjetur nè jastèk tè butè por nè jetè gjithcka duhet fituar duke u pèrpjekur me dinjitet pèr tè realizuar objektivat e vizionin parèsor. Pra, mè èshtè mèsuar se duhet tè arrije realizimin e objektivave brenda nje kohe te pèrcaktuar, por ama duke mos mbetur pre e pèrndjekjes spazmatike te tyre: thoshte im atè “Jeta eshte njè e duhet jetuar”. Ne linjè, pra me kete te fundit, qe eshte vizioni parimor, prindèrit e mi kanè investuar tek ne femijet e tyre duke na motivuar pèr tè ardhmen nepermjet stimulimeve nga me tè ndryshmet. Sot une flas disa gjuhè tè huaja. Kurresesi mèsimi i kètyre gjuheve pèr tim ate ka qènè njè medalje ne vetvete pèr prindin: pèrkundrazi, ai i quante “pasaporta jote e re diplomatike” dhe, si e tille, cdo gjuhè e huaj e pèrvetesuar duhej venè nè praktike nè udhetime ne Shtete tè ndryshme. Kam filluar te udhetoj qe ne moshen 18 vjecare dhe mund tè them qè ska pasuri me te madhe qe nje prind mund ti leri femijes se vet. Hyrja ne kontakt me kultura te tjera, me zakone, gjuhe, ligje, ambjente te ndryshme ku duhet tè mèsohesh tè pershtatesh pa u mbizotèruar, duhet te asimilosh e te pervetesosh, jane nje pasurim dhe nje burim frymezimi i pa masè pèr te ardhmen. Ndoshta keto metoda rritjeje, kanè qènè dorèzat mele te mira qè familja ime mè ka dhuruar pèr te ardhmen time. Nuk e di ne qofte se familja ime e origjines e kishte deshiruar apo jo karrierèn time aktuale, ajo qe mund te them me bindje te plote eshte se mè kanè mbèshtetur nè rrugetimin tim pèr tè mbèrritur kètu ku jam sot. Sot jam nenè e njè vajze 11 vjecare (Giorgia). Giorgia èshtè rritur duke me ndjekur nèpèr konferencat shkencore e ka pèrjetuar cdo arritje timen nè mènyre tè drejtpèrdrejtè. Ka mèsuar qè nuk duhet tè sorrollatet nè mbarimin e detyrave pasi aty jashtè èshtè njè botè e tèrè qe duhet eksploruar, por ama, èshtè mè mirè tè eksplorohet duke gèzuar arritjen e njè suksesi. Kam patur fatin qè Giorgen ta kem me njè baba si jati (Piergiorgio), me te cilin edhe pse te ndarè kemi njè raport bashkèpunues e suportues cuditès edhe pèr italianet. Familja ime e origjinès, Giorgia dhe i ati i saj, kane qenè e mbeten njè burim motivimi i vazhdueshèm pèr arritjet e mija. Kur dhe për çfarë arsye jeni larguar nga Shqipëria, dhe sa ju mungon ? Nga Shqiperia jam larguar ne vitin 2000-2001 per te filluar Universitetin nè Itali. Kthehem shpesh si pèr arsye personale po ashtu edhe pèr arsye pune/ bashkepunimi me universitete tè ndryshme nè Shqiperi. Pa dyshim, pastaj, pèrvec nostalgjisè vetijake, kthehem sa here eshte e mundur me time bijè pèr tè pèrcjellè edhe tek ajo bukurite, traditat dhe raportet familjare e njerèzore tè vendlindjes time. 3. Cili èshtè Arsimi juaj dhe me pas Karriera profesionale? Filloren dhe 8 vjecaren e kam kryer tek shkolla Lef Sallata, pèr te vazhduar pastaj tè mèsmen tek Ali Demi. Ne vitin akademik 2000-2001 fillova studimet nè Juridik nè Universtetin e Salentos (Lecce- Itali). Pasi pèrfundova me maksimumin e votave (110 e lode) studimet ne Juridik, vazhdova rrugètimin akademik pas fitimit te burses pèr PHD ne lènden e te drejtes kushtetuese tè krahasuar dhe njèkohesisht edhe profesionin si avokate. Prirjet e mija pèr jetèn akademike ishin mbizoteruese, prandaj karrierèn si avokate vendosa ta braktisja shume shpejt. Jeta akademike ka rregullat dhe gramatikèn e saj te cilat nuk janè aspak te thjeshta askund, pèr me tepèr pèr njè shqiptare nè Itali nè ato vite. Por sic e thashè è sipèr, fèmijeria ime ka qènè njè palester e shkèlqyer: ne 2018 une isha e para shqiptare qè mora titullin Associate professor ne IUS 21 nga Akademia e Shkencave italiane e nè dhjetor te 2023 atè te full Professor. Ndèrkohè, pèrvec bashkèpunimeve me universitete tè ndryshme nèpèr evrope dhe atyre nè shqipèri, njohurite. e fituara gjatè rrugètimit akademik mè kanè dhènè mundèsine tè ofrojè ekspertizèn time per reformat e ndryshme qè po aprovohen nè Shqiperi nè rrugètimin drejt Bashkimit Evropjan. Mes tyre, ne 2021 jam pèrzgjedhur si Konsulente ndèrkombetare IOM pèr nevojat e reformave pranè ministrires sè drejtèsisè; prej shtatorit tè 2024 vazhdoj tè mbuloj tè njeètin rol pèr reformat e kèrkuara nga Ministria e drejtesisè dhe po ashtu jam njè prej konsulenteve ndèrkombètare pranè Komisionit të Posaçëm për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Eshte vèrtet pèr tu lavdèruar pikasja e istitucioneve shqipetare (pa shprehur asnjè preference partiake) pèr tè angazhuar pjesetarèt e diaspores ne zhvillmin e reformave ne atdhe. Eshtè njè nder e njè kènaqesi – me gjithè problematikat e mundeshmè qè krijohen ne bashkpunimin me istitucionet evropiane dhe shqiptare – tè ofrojè ekspertizèn time nè zhvillimet aktuale nè Shqiperi. Sa libra apo punime shkencore keni botuar dhe cilat janë disa nga temat që ju kanë apasionuar më shumë? Une jam botuese e 2 librave monografik shkencore vetjak; 1 monografi e pèrbashkèt dhe mbi 50 artikuj vetijak te publikuar nè revista tè mirènjohura shkencore. Tematikat qè mè kanelè apasjonuar me shumè lidhen me zhvillimet harmonizuese horizontale ( mes shteteve te ndryshem) dhe vertikale ( organizata nderkombetare dhe shtete) nè fusha si ato te mbrojtjes sè pakicave kombètare; multikulturalizmi; autonomite dhe federalizmi; zhvillimet e kondicionalitetit evropian vis a vis shtetit te sè drejtès me njè kèndveshtrim tè vecantè ndarjes sè pushteteve e reformave nè drejtesi. Nè mènyrè tè vecantè, pata fatin e mirè tè pikas zhvillmet e tè ashtuquajturave “demokraci iliberale” si forme e re Shteti qè fillon tè qarkullojè jashte dhe brenda Bashkimit Evropian duke gjetur nè reformat nè drejtèsi te aprovuara nè kèto shtetet nje humus tè dobishem pèrmes te cilit tè analizohen zhvillimet e kondicionalitatetit brenda dhe jashtè BEsè Folèse ne konferenca shkencore kombètare e ndèrkombetare tè shumta, si dhe pjese e shumè projekteve humultues italiane e ndèrkombetar jam pèrpjekur tè jem njè urè lidhèse mes universiteteve italiane dhe atyre ne Shqiperi. Ne kete aspekt kam punuar me zell pèr tè pèrfshirè universitetet shqiptare ne projektet qè ndikojnè nè shkèmbimin e eksperiencave tè studentève dhe stafit akademik, si psh Erasmus plus dhe KA 171. Duke qenë se fokusoheni në të Drejtën Publike Krahasuese, cilat janë disa nga krahasimet më interesante që keni zbuluar ndër vite? Vet lenda, pa dyshim pèr vecorite krahasuese èshtè vertet interesante. Nè vecanti, pas viteve ’90 nè nivel humultimesh evropiane gjithcka bazohej tek nje eksportim nga qendra “ Bashkimi evropian”drejt periferise “vendet jo evropiane”. Ne kete aspekt fillova te analizoje, jo vetèm cfare eksportohej por edhe ate cfare – gjate fazave te zgjerimit te bashkimit evropian – importohej duke pasuruar atè qè quhet sot si “pasuri kushtetuese e perbashket”. Shumè nga instrumentet evropiane sot ekzistuese janè zhvilluar si pasojè e zgjerimit, pra dhe tè importimit tè bagazhit ekzistues nè vendet e reja antare. Kjo jo vetem pèrsa i perket pèr shembull krijimit tè strumenteve evropjane qè i drejtohen mbrojtjes sè pakicave kombètare (FCNM dhe ECRML), por edhe pèrsa i pèrket zhvillimeve tè njè doktrine rreth seceksionit. Ne vecanti, nè doktrine, merret pèr bazè vendimi i rastit te gjykatès kanadeze rreth Quebekut: eshtè interesante ne fakt se ai vendim vjen – dhe merret pèr baze – vedimet dhe praktikat e zhvilluara nè vèndet lindore, sidomos atyre te ish Jugosllavisè Sic e thashe dhe mè parè, zhvillimi dhe qarkullimi i nje forme te ndryshme shteti si ai i “demokracive iliberale” èshtè ndjekur prej meje me interes tè vecantè qè prej njè periudhe kur akademia dhe istitucionet ndèrkombetare nuk e konsideronin. Ndèr reformat e aprovuara nè shtetet e ndryshme qe etero identifikohen apo auto identifikohen (si psh rasti i Hungarise) si “demokraci iliberale” ato qe i perkasin pushteti gjyqèsor jane ndjekur prej meje ne menyre krahasuese qe ne fillimet e tyre. Kjo me ka ndihmuar pèr te konfiguruar ne kohè reale nje lloje tè re tè drejtèsie ne kète forme shteti e per tè pikasur se si nè te vèrtet reformat i pergjegjeshin njè nevoje qè bie nè kundèrshtim me shtetin e sè drejtes qè mbetet baza e funksionimit te Bashkimit evropian. Mund te na jepni disa mendimet tuaja pèr reformen ne drejtesi ? Reforma në drejtësi në Shqipëri është një ndër proceset më të rëndësishme dhe të ndërlikuara të realizuara në vend pas tranzicionit demokratik. Ne parim, ajo ka për qëllim pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efikas. Edhe pse ky èshtè njè parim qè duhet ndjekur pa dyshim, gjithcka duhet tè lèvroje brenda njè kornize nè te cilèn ekzistojnè 3 pushtete te pavaruara. Pèr ta thene me thjeshtè, rastet ku partia qè ka pushtetin ekzekutiv ka dhe shumicèn e vendeve nè Parlament ( qe teknikisht konfiguron njè Iper – ekzekutiv) nuk jane njè vecanti è. panoramèn krahasuese. Nè tè tilla situata, gjithèsesi, pushteti gjyqèsor mbetet kundèrpesha nèpermjet te cilit sigurohet kushtetueshmèria e funksionimit te ekzekutivit. Ne rastin e Shqiperisè, reforma nè drejtèsi nè vetvete mbetet mè se e nevojshme. Skepticizmi – kur gjendet – vjen si rrjedhoje e faktit qe kjo reforme zhvillohet gjatè nje periudhe tè gjatè te funksionimit tè nje “ipèr ekzekutivi”. Nga eksperienca e krahasuar, pa dyshim qè nè njè kohè tè shkurtèr mund tè ketè njè komprimim te shtetit tè sè drejtès, por nè nje afat kohor tè gjatè, zhvillimi i njè pushteti gjyqèsor vèrtet tè pa varur ndikon ndjeshèm si kundèrpèrgjigje efikase rreth shtrembèrimeve tè mundeshem te funksionimit tè dy pushteteve te tjera: legjislativ dhe ekzekutiv. Pa dyshim, èshtè pèr tu lavdèruar fakti qè reforma nè drejtèsi - kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian – nèpèrmjet procesit tè vetingut ka ndihmuar ne pastrimin e sistemit te drejtèsisè duke rritur ndjeshèm dhe besimin e qyeteteve nè sistemin e drejtelèsise. Krahas kètyre aspekteve pozitive, situata politike nè Shqipèri e ka ndikuar kètè proces me sfida te mèdha. Ndèr kèto nuk mund tè mos pèrmèndet fakti qè bèhet fjalè pèr nje proces kompleks qè ka krijuar boshllèqe nè sistemin e drejtèsisè. Mjafton kètu tè kujtohet periudha gjatè tè cilès Gjykata kushetuese nuk ishte funksionale, pra funksionimi i “pèr ekzekutivit” ishte jashtè cfardolloje kontrolli kushtetueshmèrie. Po ashtu, mbeten persistente shqetèsimet pèr nderhyrje politike nè kètè proces. E theksoj, ne qofte se pushteti gjyqèsor nè Shqipèri do tè arrijè – nèpèrmjet reforèes – te ripèrtèrihet si njè pushtet jo i korruptuar dhe vèrtet i pavarur, do tè jetè pa dyshim ai qè do te bèjè vèrtet diferencèn e tè ardhmes sè njè Shqipèrie nè te cilèn sundon vèrtet shteti i se drejtès apo jo. Kjo si nè aspektin qè i pèrket mbrojtjes sè tè drejtave tè qytetareve por edhe nè aspektin e funksionimit nè mènyrè kushtetuese tè dy pushteteve tè tjera: ekzekutiv e legjislativ, sidomos nè rastin e nje “iper ekezekutivi”. A mendoni se procesi ka përmbushur pritshmëritë deri tani? Pergjigjia nuk eshte e thjeshtè: nè nje kohè kaq tè shkurter mund tè shikohen dhe analizohen vetèm shtremberimet e ndarjes dhe funksionimit te pushteteve, Por nèse e shohim me optimizèm nè njè kohè afatgjate, nëse reforma zbatohet me përkushtim dhe pa kompromis, mund të shërbejë si një themel i fuqishëm për një shtet ligjor të qëndrueshëm dhe për forcimin e demokracisë në Shqipëri. 5. Mesazh për Shqipërinë Situata gjeopolitike boterore aktuale èshte nele nje zhvillim aspak qetesues. Shqiperia vet, gjendet ne nje fazè reformash shumèaneshe duke vazhduar e vendosur rrugètimin drejt Bashkimit evropian. Nèse nga historia e sè shkuarès kemi mesuar dicka te dobishme, eshtè fakti qe tè qendruarit ne anen tjeter te murit te Berlinit, nuk na solli shume fat. Mesazhi im èshtè pikèrisht ky: rrugètimi drejt Bashkimit evropian mbetet e vetmja alternative pozitive e mundeshme. Refromat jane te vazhdueshme dhe duhet te aprovohen – por mbi te gjitha te aplikohen – ne njè kohè tè shkurtèr. Ju faleminderit znj.Liliana pèr mundèsinè qè mè dhatè pèr tu shprehur. Ju falenderoj unè ju, e dashur Entela, pèr kete intervistè impresionuese me ju! Pergatiti:Dr.Liliana Pere.
- Prof. Asc. Dr. Monika Fida ka lënë një gjurmë të thellë në fushën e dermatologjisë, duke u shquar jo vetëm për arritjet e saj akademike,,
Intervistë me Prof.Asc.Dr Monika Fida Përgatiti: Liliana Pere. Prof. Asc. Dr. Monika Fida ka lënë një gjurmë të thellë në fushën e Dermatologjisë- Venerologjise dhe Mjekesise Estetike jo vetëm në Shqiperi por dhe në arenën ndërkombëtare, duke u shquar jo vetëm për arritjet e saj akademike, por edhe për kontributin e saj praktik në këtë disiplinë. Si profesoreshë dhe profesioniste e angazhuar, ka ndihmuar në ngritjen e nivelit të kërkimit dhe arsimimit në dermatologji, nivelin e shërbimit mjekësor të ofruar duke pasur gjithashtu një ndikim të madh në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukimin e brezave të rinj të mjekëve. Puna e saj ka qenë një frymëzim dhe një model për shumë kolegë dhe studentë ne vend dhe ne rajon. Prof. Asc. Dr. Monika Fida është një dermatologe e njohur dhe lektore në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, lektore ne Universitetin “ Zoja Keshillit te Mire” dhe lektore e ftuar ne disa Universitete jashte vendit si ne Universitetin “ Guliemo Marconi” Itali, Universiteti “Federico II” Napoli, Itali. Ajo është mjeke dermatologe specialiste në Sherbimin e Dermato-Venerologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhe mjeke prane klinikes private Aderma qe ne vitin 2006. Përveç angazhimit të saj akademik dhe profesional, Dr. Fida është bashkëthemeluese e disa shoqatave lokale ose boterore si Shoqata Shqipetare e Dermatologeve & Venerologeve (SHDVSH), Shoqata Shqipetare Mjekesise Estetike (ASCAD), anetare e bordit drejtues dhe bashkethemeluese e Worlwide Dermatology Collaboration WDC. Eshte perfaqesuese ne instancat me te larta te bordit shkencor ne Shoqaten Europiane te Dermato Venerologjise (EADV) qe ne vitin 2024, dhe pjese e pjesë e Taskforcës së EADV për dermatologjinë për pacientët me kancer dhe Taskforcës për lazer dhe pajisje të bazuara në energji. Anetare e bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Dermoskopisë që nga viti 2018 e në vijim. Dr. Fida është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve ( mbi 60 botime) dhe ka qenë referuese e ftuar në aktivitete ndërkombëtare kudo ne bote . Vetem gjate vitit 2024 Dr. Fida ka referuar ne aktivitete nderkombetare 20 tema. Prof.As . Monika Fida është gjithashtu pjesë e Bordit Editorial të Albanian Journal of Health Science dhe Global Journal of Dermatology Venerology. Ajo ka ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e fushës duke ofruar një kujdes të jashtëzakonshëm për pacientët dhe duke udhëhequr një klinikë private që ka qenë një qender ekselence e rëndësishme për trajtimin dhe menaxhimin e çështjeve dermatologjike jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajon. Për më tepër informacion ju drejtuam për një intervistë të thelluar me Monikën, me disa pyetje që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë historinë e saj personale dhe profesionale për të mësuar më shumë rreth Monikës: -Kush është fëmijëria dhe familja e Monikës? Une jam e martuar dhe nene e dy femijeve binjake, rrjedh nga nje familje e perbere nga 3 femije, ku une kam qene femija me e vogel. -Si e përshkruan Monika fëmijërinë e saj? Femijeri e lumtur, e rrethuar me dashuri e perkushtim te prinderve dhe dy vellezerve me te medhenj. Dhe ne fakt shpesh kujtoj situata te nje vajze disi te llastuar per kohen. -Çfarë mund të na tregoni rreth familjes tuaj dhe ndikimit që ka pasur në zhvillimin tuaj si individ? Prinderit e mi intelektual jane perpjekur qe te tre ne femijet te merrnim nje edukim sa me cilesor por dhe te gjitheanshem duke perfshire jo vetem rezultat ne shkolle por dhe angazhimet tona ne sport ose muzike. Une si vajze i kam rene violines deri ne klase te peste dhe krahas saj kam qene soliste ne cdo festival femijesh, pasuar kjo me vone me aktivizim ne sport si nje volejbolliste e zonja. Dhe krahas tyre kam bere ski cdo vit ne dimrat e ftohte te qytetit tim Peshkopise si dhe kam luajtur dhe pingpong. -Cilat janë disa vlera që ju mbartni nga familja juaj dhe si kanë ndikuar ato ne formimin tuaj - ato që jeni sot? Te dy prinderit e mi rrjedhin nga familje te fisme veriore ku edukata familjare por dhe rregullat e malesoreve jane brumosur thelle ne genet e mia. Edukata, korrektesia, respekti por dhe mirenjohja jane cilesi qe mu transmetuan qe ne femijerine e hershme dhe keto vlera jo vetem nga prinderit por dhe nga dy vellezerit me te medhenj. Familja per ne eshte e shenjte, dashurine per njeri tjetrin ne familje ne e kemi te tejskajshme dhe pikerisht keto transmetojme tek femijet dhe niperit e mbesat tona. -Cili është qyteti ku ka lindur Monika? A ka ndonjë lidhje të veçantë me qytetin tuaj të lindjes që ju ka ndihmuar në formimin tuaj si individ? Une faktikisht kam lindur ne Kruje por jam vajze Dibre- babai eshte rikthyer ne Peshkopi kur une isha 2 vjec. Dhe une sot pavaresisht qe jetoj ne Tirane qe ne vitin 1992 jam pjese e komunitetit dibran dhe perpiqem te kontriboj per ta por dhe mbeshtetem nga ta. Sapo kemi permbushur me sukses bashke me disa mike te femijerise nismen Bijat – ku bijat dibrane se bashku ndihmuan disa gra te dhunuara ne ate zone. Sigurisht eshte nisme qe vazhdon. -Si ka ndikuar ky qytet në jetën tuaj dhe në perspektivën që keni për botën? Peshkopia eshte qyteti im qe me vlerat qe mbarte dhe njerezit intelektuale pati ndikimin me te madh ne formimin tim. Kush ka mundur te vizitoje ate qytet gjate periudhes para demokracise arrin te kujtoje dhe te kuptoje shume mire kete qe them. - Edukimi dhe arsimim janë shtylla kryesore te Monikës, qe më pas pasojne eksperiencat e saj profesionale, pershkruajini ju lutem ? Pas perfundimit me rezultate te shkelqyera ne Fakultetin e Mjekesise Tirane ne vitin 1998, ishin pikerisht kualifikimet ne disa universitete ne bote qe paten ndikim ne formimin tim te thelle profesional si mjeke dermatologe e lektore si: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Graz, Spitali AKH ne Viene, Instituti IDI ne Rome. -Mund të flisni më me detaje per rrugëtimin juaj edukativ dhe si ka ndikuar ai në zhvillimin e karrierës suaj? Implementimi ne Shqiperi i studimeve nga disa universitete nder me te mirat ne bote si dhe kembengulja persistente per te ecur para ne rrugen e gjate te mjekesise eshte pasuar me marrjen e titujve akademike Doktor i Shkencave Mjekesore dhe Profesor i Asociuar. -A mund të na tregoni për disa eksperienca të rëndësishme që keni pasur në punë dhe si ato kanë kontribuar në aftësitë tuaja profesionale? Eksperienca shume te rendesishme kane qene per mua te isha pjese e grupeve te perbashketa te dermatologeve boterore dhe pjesemarrja aktive ne studime te ndryshme nderkombetare. Aktualisht une jam ne disa grupe dermatologesh profesore ne Europe e bote qe jo vetem trajtojme pacientet me risi ne fushen e dermatologjise por dhe kontribojme ne hartimin e protokolleve mbarekombetare. - Mund te tregoni, per mbështetjet që Monika ka marrë gjatë karrierës dhe jetës së saj ? Mbeshtetjen me te madhe une e kam marre nga dy profesore dermatologe; Profesor Ruati ish rektori i pare i Universitetit “Zoja Keshillit te Mire” me nje kontribut te jashtezakonshem ne dermatologjine shqipetare. Se dyti Profesor Kittler ne Universitetin e Vienes ku une mora njohuri te thelluara ne dermoskopi dhe ne onkologji dermatologjike. Po familja, shoqëria ose kolegët në udhëtimin tuaj profesional dhe personal si kanë ndikuar ? Kam qene me fat - sepse mbeshtetesi im kryesor ne rrugetimin tim ka qene bashkeshorti im, edhe ai mjek por qe nuk ka dashur te ushtroje asnjehere mjekesine. Dhe si gjithnje cdo dite qofte mamaja ime qofte vjerra ime kane qene aty per te me lehtesuar mua detyrat e te qenurit grua ne familje. Kam ndare me disa nga koleget e mia prej shume e shume vitesh veshtiresite e mesimit dhe aplikimit te dermatologjise ne kushtet e vitet me te veshtira te tranzicionit dhe varferise, kemi sakrifikuar cdo gje per te marre pjese ne kongreset nderkombetare, per te mesuar e per te ecur perpara. . "Si e përshkruani lidhjen tuaj me pacientët dhe si ndihmon kjo lidhje për të ofruar trajtime më të mira në fushën e dermatologjisë? Une e dashuroj profesionin qe kam dhe marredhenien mjek pacient perpiqem ta kem shume te vecante ne cdo kendveshtrim. Kam qene gjithnje e gatshme per pacientet e mi qofte dhe duke sakrifikuar nga koha e femijeve te mi. Besimi i krijuar ne shumicen e tyre ka pasuar implementimin e protokolleve me bashkekohore te fushes. .Cilat janë disa nga eksperiencat që keni pasur që kanë ndikim të veçantë në mënyrën si e praktikoni mjekësinë?" Une sot praktikoj ate mjekesi qe profesoret e medhenj si Ruatti ose Kittler ( profesoret e mi ) praktikonin ne vende si Italia dhe Viena dhe jam krenare per kete. Nga ana tjeter pjesemarrja ne cdo aktivitet shkencor permbyllet me dica te re qe duhet implementuar e praktikuar. "Në aspektin akademik, si arrini të balanconi angazhimin tuaj si lektore në Universitet dhe praktikën tuaj si dermatologe? Balancimi kerkon sakrifica dhe aq me teper te balancosh trekendeshin mjeke, lektore e kerkuese shkencore dhe familjen. Dy te parat mbeshtesin fort njera tjeter dhe jane motivuese. Nga ana tjeter pa mbeshtetjen madhore te familjes nuk do realizoheshin dy te parat. A mund të na ndani disa nga kërkimet dhe botimet që keni realizuar gjatë karrierës suaj dhe si ato kontribuojnë në fushën e dermatologjisë?" Libri i sapo- botuar per studentet e Fakultetit te Mjekesise ka nje kontribut te madh ne formimin e plejades se mjekeve te rinj. Botime te tjera me vlere jane disa artikujt shkencore te botuar ne revista prestigjioze ne bote, dhe se fundmi libri i psikodermatologjise botuar ne Amerike ku une jam bashkeautore ne 3 kapituj. Ju faleminderit për intervisten znj Liliana. Faleminderit ju e dashur Doktoresha Monika. Ishte nje kënaqësi biseda me ju. Albumi fotografik.
- Princesha e Uellsit po përgatitet të presë koncertin e saj të këngës së Krishtlindjes këtë vit në mes të frikës së saj shëndetësore
Princesha Kate konfirmon një lajm emocionues për Krishtlindjet Princesha e Uellsit po kthehet gradualisht në detyrat e saj mbretërore në mes të shërimit të saj Danielle Stacey Princesha e Uellsit po përgatitet të presë koncertin e saj të këngës së Krishtlindjes këtë vit në mes të frikës së saj shëndetësore, HELLO! kupton. Kate, 42, e cila zbuloi në një përditësim prekës në fillim të këtij muaji se ka përfunduar trajtimin e saj të kancerit, ndërmori një takim privat të martën. Një hyrje në Qarkoren e Gjykatës thoshte: "Princesha e Uellsit, Mbrojtësi i Përbashkët, Fondacioni Mbretëror i Princit dhe Princeshës së Uellsit, këtë mëngjes mbajti një takim në Kështjellën Windsor". Kate iu bashkua anëtarëve të ekipit të saj dhe përfaqësuesve nga Fondacioni Mbretëror për të diskutuar planet për shërbimin e saj të këngës së Krishtlindjes, i cili do të zhvillohet më vonë këtë vit në Westminster Abbey. Kjo do të jetë hera e katërt që Princesha organizon mbrëmjen festive, ku u bashkua me bashkëshortin e saj krenar, Princi i Uellsit , dhe të tre fëmijët e tyre vitin e kaluar . Edhe një herë, ngjarja do të transmetohet në ITV në prag të Krishtlindjeve. Koncerti është bërë një element i fortë në kalendarin mbretëror, pasi Kate organizoi ngjarjen inauguruese në 2021. William, George, Charlotte, Louis dhe Kate duke mbajtur qirinj në shërbimin e këngëve© Getty William dhe Kate u bashkuan nga George, Charlotte dhe Louis në koncertin e këngës në 2023 Dukesha e atëhershme e Kembrixhit befasoi shikuesit me performancën e saj të parë publike në piano , duke shoqëruar Tom Walker teksa këndoi "For They Who Can't Be Here" - një talent që ajo e shfaqi edhe për hapjen e Eurovision Song Contest në 2023. PERSHENDETJE! e kupton që Kate do të ndërmarrë një program të lehtë pune nga tani deri në fund të vitit. Krahas takimeve private, kjo do të përfshijë gjithashtu një pjesë të vogël të angazhimeve publike gjatë muajve të ardhshëm si pjesë e kthimit të saj gradual në detyrat e saj mbretërore. Princi Louis, Princi George dhe Princesha Charlotte postojnë letra në koncertin Royal Carols© Getty Louis, George dhe Charlotte postuan kartolina për Krishtlindje në koncert Kate zbuloi diagnozën e saj të kancerit në mars në një video-mesazh personal, i cili u zbulua në testet postoperative pasi ajo iu nënshtrua një operacioni të madh abdominal në janar. Nëna e tre fëmijëve iu nënshtrua një kursi kimioterapie parandaluese, të cilën ajo njoftoi se e kishte përfunduar në video-mesazhin e saj të publikuar më 9 shtator, së bashku me pamjet e saj duke shijuar bukurinë jashtë me William dhe fëmijët e tyre.
- Enxhi Nini, violinistja e orkestrave më të famshme italiane
Nëse muzika ka shpirt, atëherë Enxhi Nini është mishërimi i saj. Një vajzë që nisi rrugëtimin e saj në Tiranë me një violinë në dorë, për t'u kthyer në një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare. Pas shumë përpjekjesh dhe sakrificash, ajo ka arritur majat e artit klasik, duke shkëlqyer në skenat më prestigjioze të botës. Rrënjët e një ëndrre Enxhi, e lindur në një familje të lidhur ngushtë me artin, e nisi udhëtimin e saj muzikor në Tiranë., ku fillimisht u shqua si një këngëtare e talentuar. Me një zë të veçantë dhe një prani të hijshme skenike, ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, duke treguar që talenti i saj nuk kishte kufij. Kënga ishte porta e parë që e futi Enxhin në botën e muzikës, por ishte violina ajo që do ta shoqëronte drejt madhështisë. Ishte pikërisht skena shqiptare ajo që i dha krahët për të ëndërruar më shumë, për të eksploruar dimensionet e tjera të artit dhe për të nisur një udhëtim që do ta çonte drejt skenave më të mëdha të botës. Enxhi Nini është bërë e njohur në Shqipëri si këngëtare e Festivalit, me elegancën e saj të papërshkueshme Tashmë kënga ka mbetur një dëshirë dhe ajo është një profesioniste e violinës. Që nga viti 2010 ka filluar ne Orkestrën e Rait në Itali ku interpreton në orkestrën e Radio Televizionit Italian pa lene menjanë angazhimet e tjera. Fillimet e saj si këngëtare në Shqipëri janë një kujtim i bukur i rrënjëve të saj artistike, një kujtim që i ka dhënë formë identitetit të saj si artiste. Bashkimi i vokalit të saj me tingujt e violinës krijoi një kombinim të rrallë, që do ta bënte atë të dallonte në çdo skenë ku do të shfaqej, qoftë në Tiranë, Sanremo, apo në sallat madhështore të "La Scala"-s. Me një përkushtim të rrallë, ajo vijoi studimet në Konservatorin e Barit dhe më pas në Konservatorin e Romës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Por për të, diplomimi ishte vetëm hapi i parë drejt një ëndrre më të madhe – skena e famshme e "La Scala"-s. Puna e palodhur dhe dashuria për violinën e çuan drejt këtij qëllimi, duke u bërë një emër i njohur në botën e muzikës klasike. Një yll ndërkombëtar Nga "La Scala" në Milano deri në Koncertin e famshëm të Vjenës, nga Tokio në Paris, Enxhi ka magjepsur publikun me talentin e saj. Veprat që ajo ka interpretuar janë nga më të njohurat e repertorit klasik, si sonatat e Beethoven-it, koncertet e Mozart-it dhe meloditë e Brahms-it. Por, një nga veprat më të dashura për të mbetet “Largo” e Vivaldit – një melodi që, siç thotë ajo, prek shpirtin e çdo shikuesi dhe dëgjuesi. Figura madhështore e Violetës nënës që sakrifikoi per vajzën e saj. Në hijen e këtij suksesi qëndron një grua fisnike dhe e admirueshme, Violeta Gjoka, mamaja e Enxhit. Një figurë dinjitoze televizive dhe një grua me shpirt të artë, Violeta është shquar si një shkrimtare e thellë dhe një nënë e përkushtuar ndersa ajo perfshihej me nje projekt në një studio radiotelevizioni në Piacenza kurrë nuk e humbi përkushtimin ndaj vajzës së saj.Be nte me te mirën, me nje Projekt ne Radio Inn Piacenza, kishte nje emision qe titullohej "Viaggio in Albania", ne dy gjuhe Italisht dhe shqip. Me pas ne teleLiberta, ne nje projekt me gazetare te tjere te huaj, kishim nje projekt tjeter ku secili kishte rubriken e vet! E qetë, me një zgjuarsi të rrallë dhe një përkushtim shembullor, Violeta është një model frymëzimi jo vetëm për Enxhin, por për këdo që e ka njohur. Pas një jete të mbushur me koncertet dhe emocionet e skenës, sot Enxhi dhe Violeta e duan vendin e tyre dhe shpesh e vizitojne. Megjithëse babai i Enxhit, Dorian Nini, qëndron tashmë vetëm si një kujtim i bukur dhe i paharruar, lidhja e tyre me vendin e lindjes mbetet e fuqishme. Shtëpia ku dikur frymonte arti tani ruan hijen e lavdisë së një familjeje që jetoi për artin. , Dorian Nini, një kompozitor dhe pedagog i njohur, ka lënë një trashëgimi muzikore që vazhdon të jetojë përmes vajzës së tij, e cila ka shpërndarë talentin dhe dashurinë për muzikën në skena ndërkombëtare. Babai i Enxhi Ninit, Dorian Nini, i ka kushtuar një këngë të veçantë vajzës së tij. Kjo këngë ishte një shprehje e dashurisë dhe krenarisë për talentin dhe sukseset e saj. Nje valixhe me kujtime qe e paraqiti ne nje emision te Pandi Lacos ne tv Klan. Kjo këngë, e krijuar me shumë ndjenjë dhe pasion, mbetet një simbol i lidhjes mes atij dhe Enxhit, një kujtim i paharruar i një babai që ka besuar në potencialin e vajzës së tij që prej fillimeve të saj. Rruga e Enxhit dhe përkushtimi i Violetës janë dëshmi se kur talenti dhe dashuria bashkohen, ëndrrat mund të kapërcejnë çdo kufi. Në violinën e saj, Enxhi bart jo vetëm tingujt e një bote, por edhe një histori frymëzimi, sakrifice dhe dashurie që do të jetojë përjetësisht. Enxhi Nini është dëshmia e gjallë se arti nuk njeh kufij dhe talenti i vërtetë gjithmonë gjen rrugën për të ndriçuar. Me violinën e saj, ajo ka ndërtuar një urë mes kulturave, duke sjellë në skenat botërore shpirtin dhe finesën shqiptare. Çdo tingull që nxjerr nga violina është një testament i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për muzikën. Enxhi Nini nuk është thjesht një artiste; ajo është një frymëzim i gjallë për këdo që guxon të ëndërrojë dhe të ndjekë ëndrrat me zemër të hapur dhe shpirt të palodhur. Rruga e saj na kujton se, përtej çdo sfide, arti mbetet gjuha universale e shpirtit njerëzor. Pergatiti : Dr Liliana Pere
- Ina Kosturi është violiniste, krijuese – interpretuese dhe publiciste. Profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Profili i Ina Kosturit. Pergatiti:Liliana Pere Ina Kosturi është violiniste, krijuese – interpretuese dhe publiciste. Profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve në Tiranë, pedagoge e përkushtuar dhe intelektuale që ka dhënë kontribut në promovimin e kulturës muzikore. Karriera e saj është një shembull i talentit, pasionit dhe përkushtimit që tejkalon kufijtë. Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera në violinë dhe gjithë lëndët në Liceun Artistik në Tiranë, vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, nën drejtimin e violinistëve, të njohur Pandush dhe Pirro Gjezi. Ndjekja e shkollës së gjuhës dhe kulturës italiane “Lorenzo de Medici” në Firence, realizimi i një audicioni të suksesshëm në Konservatorin “Luigi Cherubini” mundësuan vazhdimin e studimeve dhe diplomimin në Konservatorin “Umberto Giordano” në Foggia -s. Cilësuar si një violiniste sensibël në interpretim nga violinistë e pedagogë të njohur si Giovanni Tanzini, Yvette Gregorian, Enzo Mastromatteo, Gazzeta del Mezzogiorno do botonte shkrimin “Giovane albanese si e diplomata al Conservatorio”… Karriera artistike Pas diplomimit i përkushtohet aktivitetit si soliste duke interpretuar në skenat më të rëndësishme shqiptare repertorin bazë violinistik dhe mjaft vepra premierë, nga Koncerti nr 2 i Prokofievit, Duot e Stravinskij, Copland, Elgar, Ravel, Svendsen etj. Realizuese e numri të madh recitalesh me një repertor të pasur nga klasikët tek modernët, me bashkëpunime në skenën italiane me artistë të njohur si Gianna Fratta, inauguron sezone artistike si ai i 17-të i Lucerës, vlerësuar me pergamen nga Kryetari Bashkisë. Fituese e Cmimit të tretë të konkursit “Giovanni Astarita” në Monopoli, Interpreton si soliste me orkestrat e TKOB, RTSH, orkestrat e harqeve të TKOB, UA nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si Ermir Krantja, Eno Koço, Gianna Fratta etj. Aktiviteti koncertor i mëvonshwm spikat me rolin si krijuese dhe interpretuese vlerësuar me çmime ndërkombëtare në konkurse të rëndësishme, shpesh si shqiptarja e parë dhe e vetme si fituese. Nderohet me Golden Award dhe çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar” Oskar Rieding” ( Slloveni Celje 2022) ( kategoria pedagog ), me çmimin e tretë në “Amadeus Composition Competition” në Vjenë në shtator 2023, me çmimin e parë në “Composition Competition” në Central Academy në Maltë në 2023,me çmimin e parë në “5 Swiss International Music Competition” në Lugano, Zvicër, në dhjetor 2023. Është përzgjedhur dhe ka marrë pjesë si krijuese dhe interpretuese në Music Marathon në “Women Composers Festival of Hartford” edicioni i 23 në Connecticut, USA in 2024. Në librin e këtij festivali të rëndësishëm që promovon krijmtarinw e femrave kompozitore nga gjithë bota, krijimet dhe cv e saj qëndrojnë krah personaliteteve muzikore që drejtojnë departamente kompozicioni në universitete muzikore në mbarë botën. Kontributi akademik dhe pedagogjik Eshtë pedagoge e violinës në Universitetin e Arteve. Nga viti 2011 mban titullin Profesor i asociuar, udheheqëse e diplomave, bashkëhartuese e programeve të violinës, me kontribut në pasurimin e repertorit violinistik, organizatore e aktiviteteve për studentët si “Ditët e hapura të violinës”, “To be the best”etj .Krijmtaria e saj për violinë, Caprici për violinë solo nr 1 është bërë pjesë e koncertit të studios së pedagoges së famshme, violinistes Ida Bieler në University of North Caroline, USA krahas pjesëve të kompozitoreve të famshme Lily Boulanger, Grazina Bawcevic . Ajo ka marrë pjesë në shumë transmetime muzikore, ka drejtuar cikle emisionesh në Radio Tirana si dhe ciklin e emisioneve televizive “Metronom” duke interpretuar dhe komentuar muzikën violinistike. Veprimtaria publicistike dhe letrare Përtej skenës muzikore, Ina Kosturi ka ndriçuar me penën e saj të mprehtë si publiciste me mbi 200 artikuj në shtypin e shkruar nga viti 2003. Artikujt kritikë dhe analizat i referohen problemeve të artit e muzikës, arsimit dhe historisë duke zbuluar ngjarje si recitali i parë shqiptar i vitit 1926. Është autore e pesë librave si “Përtej Personales” (2006), “Talente të heshtur” (2007) “Pak mall për socializmin” në 2009, “Rrëfim në Tre Kohë” (2012), “31 Capriccio artistike” në 2022 ku kritika muzikore i lë vendin herë pas here letërsisë. Artikulli i saj për barazinë gjinore u nderua në vitin 2012 me çmimin prestigjioz të Unionit të Gazetarëve. Vizioni dhe ndikimi në kulturën shqiptare Në prill të vitit 2024 është pranuar unanimisht nga Këshilli Artistik dhe ka publikuar krijmtarinë me shtëpinë e famshme muzikore vjeneze “Universal Edition”. “ Kosturi e shikon kompozimin si një mundësi unike për të shprehur ndjenjat, për të krijuar melodi të ndërthurura me teknikë të lartë violinistike përmes fantazisë dhe intuitës “. Është ky përshkrimi që i bëhet në katalogun e dimrit (Winter Catalogue 2024 – 2025), ku Kosturi është përzgjedhur mes 12 kompozitorësh që botojnë me Universal Edition për të promovuar krijmtarinë muzikore. Kështu kompozimet e saj” Violin Concerto “, “7 Capriccio” për violinë solo ,“Improvisation” ,” Duo Capriccio” për violin and cello, promovohen për tu interpretuar nga muzikantë e orkestrat prestigjioze në mbarë botën. Ky është padyshim sukses dhe për muzikën shqiptare, Kosturi është e vetmja shqiptare që publikon krijmtarinë me “Universal Edition”. Zyrat e kësaj shtëpie muzikore dhe katalogu ndodhen në ndërtesën historike Musikverein, Vjenë, një simbol i kulturës muzikore globale. Si drejtuese e shoqatës “Bota e Artit”realizon 12 edicione të festivalit “Violinistic greetings”, ( Violinistic Marathon Festival Albania) me pjesëmarrjen e muzikantëve nga mbarë bota. Edicionet e këtij festivali kanë zbuluar e interpretuar premiera të veprave të vjetra të panjohura të muzikës shqiptare si Noli, Nasi, Papajorgji, Kurti, kanë përkujtuar e nderuar figura historike si Lef Nosi. Dy dvd gjenden në “Biblioteken Noliane” në Boston. “Violinistic greeting” synon ndë rkombëtarizimin e muzikës shqiptare. Është i vetmi festival në Shqipëri që i kushtohet violinës. Ina Kosturi është një ambasadore e shkëlqyer e kulturës shqiptare, një artiste që ndërthur mjeshtërinë, inteligjencën dhe ndjeshmërinë për t’u bërë frymëzim për brezat e ardhshëm. Titujt, çmimet dhe vlerësimet që ka marrë janë dëshmi e ndikimit të saj në art, arsim dhe shoqëri. Ina Kosturi është padyshim një yll në ngjitje, një artiste që bashkon në mënyrë harmonike talentin si violiniste dhe kompozitore. Aftësia e saj për të krijuar dhe interpretuar vepra muzikore unike, të cilat tashmë kanë fituar vlerësim ndërkombëtar, e bën një krenari të kulturës shqiptare. Pergatiti.Dr. Li liana Pere Albumi fotografik . Ina Kosturi ne koncert. Me studentet -
- Historia e Golden Glob
Historia e Golden Globes Prezantimi i parë i çmimeve për arritjet e shquara në industrinë e filmit dhënë nga Shoqata e Korrespondentëve të Huaj të Hollivudit – pararendësja e Shoqatës së sotme të shtypit të huaj të Hollivudit – u zhvillua në fillim të vitit 1944 me një ceremoni joformale në 20th Century Fox. Atje, Jennifer Jones u nderua me çmimet e aktores më të mirë për "Kënga e Bernadette", e cila gjithashtu fitoi për filmin më të mirë, ndërsa Paul Lukas mori dafinat e aktorit më të mirë për "Watch on the Rhine". Çmimet u dhanë në formën e rrotullave. Një vit më pas, anëtarët e shoqatës zhvilluan një konkurs për të gjetur një dizajn për një statujë që do të përfaqësonte më së miri qëllimet e përgjithshme të organizatës. Marina Cisternas, presidente e grupit në vitet 1945-46, prezantoi idenë e një globi me shkëlqim në një piedestal cilindrik, për të përfaqësuar botën. Në lidhje me prezantimin e Golden Globes, Shoqata e Korrespondentëve të Huaj të Hollivudit mbajti ngjarjen e saj të parë gala sociale në vitin 1945 me një banket zyrtar në Hotelin Beverly Hills. Going My Way fitoi për filmin më të mirë, ndërsa Ingrid Bergman dhe Alexander Knox u shpallën Aktorja më e Mirë dhe Aktori më i Mirë për interpretimet e tyre në The Bells of St. Mary dhe President Wilson, respektivisht. Ka pasur pika të tjera të rëndësishme në historinë e Golden Globes. Në vitin 1951 shoqata vendosi të ndajë të nominuarit për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë në dy kategori - dramë dhe muzikore ose komedi - në mënyrë që asnjë zhanër të mos anashkalohej. Në vitin 1952, HFPA krijoi çmimin Cecil B. deMille për të vlerësuar "kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e argëtimit". Marrësi i parë i çmimit ishte vetë DeMille. Në drejtim të akrepave të orës nga lart: Julie Andrews, Gene Kelly, Laurence Harvey, World Favorites 1968; E preferuara botërore Kim Novak, 1957; I sapoardhuri Jayne Mansfield, 1957. Arkivat HFPA Çmime të tjera unike që janë ndërprerë me kalimin e viteve ishin Favoriti i Filmit Botëror, nga viti 1951 deri në 1980 dhe çmimi Newcomer, i cili kishte disa emra të ndryshëm gjatë jetëgjatësisë së tij nga 1948 deri në 1983. Timothy Hutton, Bette Midler dhe Diana Ross ishin ndër të sapoardhurit e dalluar dhe Steve McQueen, Doris Day dhe Barbra Streisand ishin disa nga Të preferuarat e filmit botëror. Në vitin 1952 Shoqata krijoi çmimin Cecil B. DeMille për të nderuar përsosmërinë në film. DeMille ishte marrësi i parë i çmimit që mban emrin e tij. Në vitin 1956 Golden Globes përfshinë disa kategori unike: Çmimin Trailblazer për Walt Disney (tregim amerikan), Dinah Shore (këngë amerikane), Lucille Ball dhe Desi Arnaz (komedi amerikane). Kjo e fundit i hapi rrugën përfshirjes së kategorive televizive krahas filmave, traditë që ka mbetur edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1957 pesë shfaqje televizive morën Golden Globes: Cheyenne (Western-i më i mirë amerikan); Mickey Mouse Club (shfaqja më e mirë amerikane për fëmijë); Teatri Matinee (teatri më i mirë amerikan gjatë ditës); Shtëpia e lojërave 90 (teatri më i mirë gjatë natës); This Is Your Life (shfaqja më e mirë me pjesëmarrjen e audiencës). Kategoria aktuale e Gjuhëve të Huaja i ka rrënjët në çmimin ndërkombëtar Samuel Goldwyn, i cili dalloi fotografitë jo-amerikane nga viti 1959 deri në vitin 1964 - Asnjëherë të dielën e Greqisë, The Mark e Gjermanisë dhe Divorci i Italisë, stili italian ishin disa nga marrësit e çmimit Samuel Goldwyn. Megjithatë, disa kategori nuk arritën në Globes të sotëm. Nga viti 1948 deri në vitin 1963, Globes njohën arritje në kinematografi. Nga viti 1951, në kinematografi të veçantë, Globe iu dhanë fotografive bardh e zi dhe me ngjyra. The Longest Day, High Noon dhe On The Waterfront morën të parën, ndërsa Quo Vadis, Lawrence of Arabia dhe Brigadoon ishin ndër fituesit në kategorinë e ngjyrave. Një kategori tjetër që ishte shkurtimisht aktive ishte Golden Globe për dokumentarin më të mirë, i prezantuar nga viti 1973 deri në 1977 - Elvis on Tour dhe Walls of Fire ishin dy fituesit në 1973. Në vitin 2007 u prezantua një kategori e re: Filmi më i mirë i Animuar. Të nominuarit e vitit të parë ishin Cars, Happy Feet dhe Monster House, me Makinat e Pixar që fituan globin. Në vitin 2018, çmimi Carol Burnett u krijua për të nderuar përsosmërinë në televizion – Carol Burnett ishte marrësi i çmimit të parë, në janar 2019. Sot, Golden Globes njohin arritjet në 27 kategori; 14 në filma dhe 13 në televizion. Më 10 janar 2023 u shënua ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe. Golden Globes
- Marjana Leka, një emër që shkëlqen në artin operistik shqiptar, është një ndër figurat më të ndritura të skenës.
Profili i Sopranos sè mirènjohur, Marjana Leka. Marjana Leka, një emër që shkëlqen në artin operistik shqiptar, është një ndër figurat më të ndritura të skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me një zë të jashtëzakonshëm dhe një prezencë magjepsëse, ajo ka dhuruar për më shumë se tre dekada interpretime të paharrueshme, duke e kthyer çdo rol në një përjetim të thellë artistik.Marjana Leka është një soprano dhe pedagoge e shquar shqiptare, Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që shtrihet mbi 33 vjet, ajo ka qenë soliste e pare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) dhe një nga përfaqësueset më të denja të artit vokal shqiptar. Kontributi i saj është i shtrirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenat ndërkombëtare, ku ka interpretuar role të rëndësishme te literatures operistike boterore dhe ka marre vleresime maksimale nga publiku dhe kritika. Një karrierë e ndritur dhe e pasur Marjana Leka ka qenë një figurë qendrore në botën e operës shqiptare, duke dhuruar interpretime të paharrueshme në skenën e TKOB dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Roli i saj në përçimin e artit të lartë vokal është vlerësuar jo vetëm nga publiku, por edhe nga kritikët, të cilët kanë cilësuar interpretimet e saj si të mbushura me emocion dhe teknikë të përkryer. Dedikimi për edukimin e brezave të rinj Përveç kontributit të saj në skenë, Marjana Leka është angazhuar me përkushtim për të ndarë përvojën e saj artistike me brezat e rinj. Si pedagoge dhe mentore, ajo ka ndihmuar në formimin e shumë talenteve të reja, duke kontribuar në vazhdimësinë e traditës operistike shqiptare. Përkushtimi i saj ndaj edukimit artistik është një tjetër shtyllë e rëndësishme e karrierës së saj. Një ambasadore e artit shqiptar Performancat e Marjana Lekës në skenat ndërkombëtare kanë qenë një promovim i denjë i artit dhe kulturës shqiptare. Ajo ka sjellë në vëmendjen e publikut botëror jo vetëm fuqinë e zërit të saj, por edhe vlerat kulturore të Shqipërisë. Sopranoja rrjedh nga një familje shume e mire shqiptare,me dy prinder nenpunes te thjeshte,nena daktilografiste ndersa babai ndihmes mjek,te cilet jetuan e punuan me ndershmeri dhe percollen edukaten me te mire tek femijet e tyre me dashurine per punen, thjeshtesine, e miresjelljen. Talenti dhe muzikaliteti i saj janë trashëguar nga nëna shkodrane. Në intervistat e saj, Mariana Leka ka theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit në art, duke u bërë një shembull për këngëtarët e rinj që aspirojnë të arrijnë nivele të larta në karrierën e tyre. Përkushtimi i saj ndaj Shqipërisë dhe artit e ka bërë një ikonë të kulturës kombëtare. Detaje të rëndësishme për Marjana Lekën: Repertori i pasur: Ajo ka interpretuar me sukses afro 30 role kryesore, duke u bërë e njohur për aftësitë e saj vokale dhe artistike të nivelit të lartë. Ndër rolet e saj më të spikatura janë ato nga opera të kompozitorëve të mëdhenj si Verdi, Puccini, Mozart, Bellini,Donizetti, Rossini,Gounod,e te tjere . Kontributi pedagogjik: Përveç karrierës si këngëtare operistike, Marjana Leka është gjithashtu një pedagoge me ndikim, duke u përkushtuar në formimin e brezave të rinj të këngëtarëve operistikë. Ajo ka ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me të rinjtë, duke ndihmuar në ruajtjen dhe avancimin e traditës vokale shqiptare. Vlerësimet dhe nderimet: Për punën dhe kontributin e saj të shquar, ajo është vlerësuar me çmime dhe tituj e cmime te rendesishme kombetare dhe nderkombetare , si cmimi '' Katia Ricciarelli''Itali Mantova . Cmimi i pare ne konkursin nderkombetar te operas Italane Stuttgard Gjermani, Cmimi i pare ne festivalin operistik Marije Kraja. Cmimi'' Kult 2005'' si kengetarja me e mire lirike e viti. Titulli ''Mjeshter i Mad''h nga presidenti i Republikes .etj Përfaqësuese e artit shqiptar: Si interpretuese, ajo ka promovuar kulturën dhe artin shqiptar në skena ndërkombëtare, duke qenë një ambasadore e denjë e trashëgimisë kulturore të vendit. Puna dhe dedikimi i Marjana Lekës në operë dhe edukim janë një pasuri e madhe për kulturën shqiptare, dhe suksesi i saj është një frymëzim për artistët e rinj. E lindur me një pasion për muzikën dhe artin, Marjana Leka filloi rrugëtimin e saj drejt suksesit që në moshë të re,kur filloi studimet per kanto ne Akademine e e Arteve ku doli me rezulatte shume te mira, dhe u emerua menjehere ne Teatrin e Operas dhe Baletit duke u shquar për talentin dhe përkushtimin që do ta bënin më vonë një ikonë të operës shqiptare. Ajo ka mishëruar karaktere të fuqishme, duke i dhënë jetë arieve të pavdekshme dhe duke e ngritur artin operistik shqiptar në majat më të larta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Marjana Leka mbetet një gur themeli i artit operistik shqiptar, një figurë që ka lartësuar muzikën dhe kulturën tonë përmes talentit, punës së palodhur dhe pasionit të saj të pashtershëm. Karriera e saj frymëzon jo vetëm artistët e rinj, por edhe publikun që e ka ndjekur dhe duartrokitur në skena të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Me zërin e saj të rrallë dhe dedikimin për edukimin e brezave të rinj, ajo ka vulosur emrin e saj në historinë e artit shqiptar si një simbol i përjetshëm i përsosmërisë dhe frymëzimit. Pèrgatiti:Dr Liliana Pere.
- Elizabeth Taylor për Burton! Letra e trishtë e ‘Kleopatrës’
Elizabeth Taylor për Burton! Letra e trishtë e ‘Kleopatrës’ Një nga femrat më të bukura dhe më të famshme kë kinematografisë, Lizi, shpesh identifikohet si Kleopatra. Në aspektin personal, Elizabeth Taylor është përfolur shpesh për historitë e saj të martesave dhe divorceve, një nga të cilat edhe ajo me Richard Burton. Burton dhe Taylor u martuan dhe ndanë dy herë, duke krijuar kështu idenë se, dashuria e vërtetë e saj ishte pikërisht, Richard Burton. Më poshtë, dy prej letrave të shkurtra, por plot ngarkesë emocionale që dyshja, këmbente në momente kritike: Elizabeth Taylor për Burton: “I dashur (ende) burri im, Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndiej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë. (Ende) Gruaja jote. P.S. Oh, dashuri… mos na lër më kurrë, ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë! P.P.S. 10 vjet, nuk janë pak! Ndërkohë, Richard Burton shkruan për Lizin: “E dashur (ende) gruaja ime, Sytë e mi të verbër janë duke pritur dëshpërimthi për shikimin tënd. Ti, sigurisht, nuk e kupton sesa e bukur ke qenë dhe sesa vend special ke siguruar në shpirtin tim”. Duket qartë dhimbja që ndiejnë për njëri-tjetrin edhe pse, duke u divorcuar së dyti. Pasioni i tyre ngjan me dashuri, në dukje platonike, ku palët edhe pse duhen, nuk qëndrojnë bashkë për arsye të tjera të jashtme. Ama nuk qe e tillë, pasi ishin të dy ata që vendosnin, si për martesat e divorcet edhe pse e dukshme se… ndjenin për njëri-tjetrin, sido që rrodhi jeta e tyre.
- Nikol Kidman, kujtime.
"Në Australi u detyrova të qëndroja brenda për të mos u djegur nga dielli. Kështu, si fëmijë, fillova të krijoja argëtimin tim: do të recitoja nga kujtesa dramat e Çehovit në dhomën time të gjumit. E bëja për orë e orë të tëra, ditë dhe ditë dhe natën nuk e dija që lëkura ime e lehtë do të më ndihmonte të bëhesha aktore. Pastaj u transferuam në Amerikë, por nuk kishim asgjë. Mbaj mend që kemi marrë edhe një dyshek nga Salvation Army, mbi të cilin kemi fjetur të gjithë. Sot jam aktore dhe kam privilegjin t'u jap ëndrra dhe dashuri njerëzve që nuk i njoh, por jeta është një film shumë më i madh dhe më i ndërlikuar se një shfaqje kinematografike." -Nicole Kidman -











