top of page

Bot që kur është zënë Shqipëria gjall ka qënë Pellazg’u theshin më parë MË së fundi shqipëtarë

  • 10 hours ago
  • 2 min read




Bot që kur është zënë

Shqipëria gjall ka qënë

Pellazg’u theshin më parë

Më së fundi Shqipëtarë


Gjuh’që kishin Pellazgjitë

Atë flisnin Perënditë

Atë kanë Shqipëtarët

Siç e kishin dhe të parët


Greqishten ajo e polli

Llatinishtja q’atje dolli

Bijtë t’anë jan’ Elinët

Si-ndë-kur edhe Llatinët


Edhe gjithë Evropianët

Që kan, dalë nga Romanët

Neve jemi më të parë

Në Evropë nga ç’do farë


Gjithë bota vin që moti

Në Tomorr ku ishte Zoti

Që t’i falen Perëndisë

Zotit math të Shqipërisë


Zëri, flaka s’ishte kot

Q’i nxjerr Tomorri dhe sot

Ahere kish s’di se cinë

Tani ka Abas Alinë


Shqipëtari trim me fletë

Ka rrojtur në këtë jetë

Kemi pasur mbretërira

Edhe fort shumë të mira


Kemi bërë shumë punë

Po gjithë vanë për lumë

Aleksandri ish Shqiptar

Q’u tha i madh kordhëtar


Selefkët dhe Ptolemenjtë

Edhe gjithë të mëdhenjtë

S’qenë Grekër as Bullgarë

Ata ishin Shqipëtarë


Shqiptaret - Koha e Jone 1975

Shqiptaret – Koha e Jone 1975


Pirua qe nga Shqipëria

Që po e lëvdon istoria

Skënderbegu Kastrioti

Q’u dëftye aq’i zoti


Ishte burr i Shqipërisë

Q’i dha dërmënë Turqisë

Ç’burra ndron Shqipëria

Që i shkruan istoria


Bajraktar e Qyperlinjë

Shkodran e Mehmet Alinë

Xhavella e Marko Sulë

Babulinë e Mihaulë


Q’i dhanë dërmën Turqisë

Dh’i vunë nder trimërisë

Si këta e si të tjerë

Që qenë shumë të ndjerë


Po nga gjithë trimëria

Nuk fitoi gjë Shqipëria

Për këdo që ne luftuam

E mbajtmë e i liruam


Të gjithë na u harruan

Dhe sot të ligën na e duan

Me kaqë burra të vyer

Qysh u ndothmë të gënjyer?


E ç’e desha trimërinë

Kur s’mu ndoth për Shqipërinë

Me nder t’ënë rroj Turqija

Po aq vuan Shqipëria?


Ka vuar edhe vuan

Turqit neve e na duan?

Neve e bëmë Greqinë

E po Grekërit na e dinë?


S’duam fare të na shohin

Shqipërinë sot s’e njohin

Shqipëria ron si ropi

Mendohet për të Evropi?


Mos durofsh i Madhi Zot

Të jetë në zgjedhë sot!

Burr i math që luftuar

Edhe botën ke liruar!


Ç’të na bënjë trimëria

Sa me qënë gjallë padija?

Shqipëri! Pse s’ish e zonja

Të bënje tri katër shkronja?


Pse të jesë Shqipëria,*

Ta mbulonjë babëzia?

Duke pasur burra trima

Të humbet si vetëtima?


Ah! Zoti mos e dhëntë!

Ejani të mbledhim mentë!

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page