Fshatari që e shndërroi drurin në luks dhe pushtoi elitën botërore
- Autor LP
- Sep 28
- 2 min read


Fshatari që e shndërroi drurin në luks dhe pushtoi elitën botërore
A e dinit se François Pinault e la shkollën në moshën 16 vjeç, sepse njerëzit talleshin me rrobat e tij të konsumuara?
Ai lindi në vitin 1936 në një fshat të vogël në Brittany, Francë. Familja e tij siguronte jetesën duke prerë dhe shitur dru. Fëmijëria e tij ishte e vështirë. Ai shkonte në shkollë duke veshur këpucë të konsumuara dhe rroba të arnuara.
Shokët e tij të klasës, bijtë e sipërmarrësve dhe bankierëve, e tallnin. Në moshën 16 vjeç, i lodhur nga talljet, ai e la shkollën.
Por ajo ditë nuk ishte një disfatë... ishte fillimi i një udhëtimi tjetër, i një njeriu që nuk kërkonte leje për të fituar.
Ai filloi të punonte në sharrën e të atit. Ai mësoi nga afër vlerën e përpjekjeve, negociatave dhe numrave. Me kalimin e kohës, ai e transformoi biznesin e vogël familjar në një nga kompanitë më fitimprurëse të drurit në Francë. Por ai nuk u ndal me kaq.
Në vitet 1980, ndërsa të tjerët luanin të sigurt, Pinault filloi të blinte kompani që dështonin. Ai kishte një talent pothuajse instiktiv për të parë diamante në baltë.
Në vitin 1999, ai bëri lëvizjen e tij mjeshtërore: bleu grupin Gucci, kur askush nuk e mendonte. Ai u përball drejtpërdrejt me Bernard Arnault, mbretin e luksit francez, dhe jo vetëm që rezistoi... i mori postin.
Pastaj erdhën Yves Saint Laurent, Balenciaga, Alexander McQueen, Bottega Veneta dhe të tjerë.
Të gjitha nën grupin e tij Kering, sot një nga konglomeratet më të fuqishme të modës në botë.
François Pinault është gjithashtu një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në botë. Ai ka investuar qindra miliona në kryevepra, muze dhe restaurime historike si Katedralja e Notre-Dame.
Por gjëja më e habitshme është profili i tij i ulët: ai kurrë nuk ka kërkuar famë, nuk shfaqet në rrjetet sociale, nuk mban fjalime.
Ai punon, ai vendos... dhe i lë veprimet e tij të flasin vetë.
Sot, pasuria e tij i tejkalon 40 miliardë dollarë, por ajo që ai ka ndërtuar vërtet është diçka më e çmuar:
Mbani mend:
Mos lejoni që tallja t'ju përcaktojë. Le të ju shtyjë përpara. Sepse ai që qesh sot... mund të përfundojnë duke blerë markat tuaja nesër.
François Pinault nuk trashëgoi luksin. Ai e krijoi atë nga tallashi në dysheme. Dhe e ngriti atë me vizion, duke rrezikuar dhe me karakter...
Përktheu: Fatmir Shqarri./Revista Prestige