Ditët e librit arbëresh rikthehet me fokus të veçantë te veshja e gruas arbëresh
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizon edicionin e dytë të veprimtarisë “Ditët e librit arbëresh”, që do të zhvillohet më 30 shtator në sallën “Abret” të Hotel Tirana International. Aktiviteti, që nis në orën 10:00, do të jetë i përqendruar këtë vit tek një prej simboleve më të rëndësishme të kulturës arbëreshe – kostumi tradicional i grave.
Nën temën “Studimet antropologjike dhe dijebërja artizanale e veshjes së gruas arbëreshe”, ngjarja do të mbledhë për dy ditë akademikë dhe studiues të njohur ndërkombëtarë. Ndër personalitetet kryesore të pranishme është antropologu italian Mario Bolognari, i cili do të ofrojë një analizë të thellë mbi veshjen tradicionale si një element identiteti për komunitetin arbëresh.
Pjesë e veçantë e aktivitetit do të jetë një ekspozitë unike e kostumeve autentike arbëreshe, mbi 100-vjeçare, që për herë të parë vijnë në Shqipëri. Këto veshje, të punuara me teknika artizanale të trashëguara nga brezi në brez, janë dëshmi e rëndësishme e ruajtjes së traditave kulturore të këtij komuniteti për më shumë se 500 vite.
Eventi pritet të ofrojë një platformë të vlefshme për diskutime mbi trashëgiminë kulturore arbëreshe, me një fokus të veçantë mbi ruajtjen dhe promovimin e vlerave të saj në ditët e sotme.
Programi i plotë këtu
Programi i Edicionit II Ditët e librit arbëresh
Kush janë të ftuarit e këtij edicioni:
Prof. Mario BOLOGNARI, antropolog kulturor i njohur në botën akademike italiane e më gjerë me studimet e tij në këtë fushë, ku arbëreshët kanë zënë një vend të rëndësishëm në studimet e tij. Bolognari ka një karrierë të gjatë akademike si profesor i Antropologjisë Kulturore në Universitetin e Mesinës, ku ka drejtuar Departamentin e Qytetërimeve të Lashta dhe Moderne duke filluar nga viti 2014 deri në 2018. Ai gjithashtu ka dhënë mësim në Universitetet e Padovës, Kalabrisë dhe Katania-s.
Nga 2012, është Drejtor i Revistës shkencore online “Humanities. Rivista di storia, geografia, antropologia e sociologia”. Nga viti 2012, Bolognari ka mbajtur rolin e Drejtorit të revistës “Etnoantropologia” dhe nga viti 2015 deri në vitin 2017 atë të Presidentit Kombëtar të AISEA (Shoqata Italiane e Shkencave Etnoantropologjike).
Nga viti 2008 është anëtar i komitetit shkencor të revistës “Il Maurolico. Giornale di Storia Scienze Lettere e Arte”; nga viti 2016 është pjesë e komitetit shkencor të serisë “Orizzonti di senso. Studi di storia, filosofia e diritto” botim i Shtëpisë botuese Aracne; nga viti 2022 drejton serinë “Antropologia e violenza” të shtëpisë botuese La Città del Sole.
Bolognari është autor i njëqind e pesëdhjetë botimeve, duke përfshirë monografi, artikuj, ese dhe artikuj në anglisht dhe ka realizuar gjashtë dokumentarë me interes etno-antropologjik.
Kërkimet e tij etnografike janë fokusuar në komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, në emigrantët italianë në Kanada dhe Venezuelë, në Haida të Kolumbisë Britanike dhe në Arsi-Oromo të fshatit Shala, Etiopi. Së fundmi, ai i është përkushtuar studimit të identitetit sicilian, temë e botimeve të tij të fundit.
Carmine Giacomo STAMILE, mësues arbëresh, kultor dhe autor i librave të shumtë kushtuar traditave dhe kulturës arbëreshe. Ai është krijuesi dhe kuratori i Muzeut Etnografik Arbëresh të Cerzeto (San Giacomo) në Kalabri, një nga muzetë më të pasur dhe më të kompletuar arbëresh. Koleksionist i këngëve popullore arbëreshe, ai ka shkruar dhe botuar disa vepra për këngën, traditat dhe kulturën arbëreshe, duke përfshirë tekste të Frangjisk Anton Santorit, si “Vjeshta popullore” (Këngë popullore, 2013).
Stamile ka shkruar tekste të ndryshme për mësimin e gjuhës arbëreshe në shkollat fillore, të cilat u prezantuan në edicionin e parë të “Ditët e Librit Arbëresh”, organizuar nga QSPA në Tiranë nga data 21 deri më 23 nëntor 2022. Stamile ka botuar edhe ese për mësimin e gjuhës arbëreshe dhe vazhdon të mbajë kurse mësimore për të gjitha moshat.
Mirela BUDA, artizane e kostumeve origjinale arbëreshe. E lindur në Tiranë më 18 shtator 1973, ajo u transferua në Itali në vitin 1994, duke u vendosur në bashkinë e San Giorgio Albanese/Kalabri. Pasioni i saj për kostumet arbëreshe u shfaq në vitin 1996 dhe me kalimin e kohës, ajo arriti të ndërtojë një rrjet kontaktesh, duke fituar njohjen dhe vlerësimin e komunitetit italo-shqiptar për angazhimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e veshjeve shqiptare.
Në vitin 2017, ajo promovoi krijimin e grupit të fëmijëve “Henza e re” në San Giorgio Albanese. Buda ka marrë pjesë në Festivalin e Kostumeve Arbëreshe të Vaccarizzo Albanese më 1 gusht 2022 dhe në paradën e 16 korrikut 2023, me rastin e takimit mes komuniteteve arbëreshe të Kalabrisë ku ishte i pranishëm dhe Presidentit i Shqipërisë z. Bajram Begaj. Ka qenë pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës Arbëreshe” në gusht 2021 dhe ka marrë pjesë në manifestimin “550 vjet nga vdekja e Skënderbekut” në Kepin e Rodonit, Shqipëri, më 1 maj 2018. Buda ka marrë pjesë në “Festivalin e Këngës Arbëreshe”, i San Demetrio Corone-s, gusht 2024.
Aktualisht, krahas përgatitjes së krijimit të Shoqatës “Gjitonia e re”, ajo është në pritje të një konkursi rajonal për krijimin e një laboratori rrobaqepësie, me qëllim ofrimin e kurseve të trajnimit të dedikuara ekskluzivisht për krijimin e veshjeve shqiptare.
Elisabeth D’ELIA, lindur në Kozencë më 19 qershor 1982, që në moshë të re ajo ka treguar një pasion të madh për artin dhe një talent të natyrshëm për vizatimin. Ky interes u nxit më tej nga mësimet e rrobaqepsisë dhe të qëndistarisë prej gjyshes së saj nga babai dhe nga tradita e veshjes së grave arbëreshe, llambadhori.
Me kalimin e kohës, duke u specializuar në qëndisjen e rrobave të vjetra me ar, ajo ka ndjekur kurse dhe ka marrë mësime nga mjeshtra të njohur spanjollë dhe italianë të qëndisjes së artit sakral. D’Elia pati mundësinë të studionte teknikat e vjetra të qëndistarisë së lashtë dhe të hulumtonte mbi materialet e çmuara, si fijet e holla të arit, të përdorura jo vetëm në veshjet tradicionale, por edhe në qëndisjet dhe në uniformat ushtarake. Aktualisht punon në sektorin administrativ të një kompanie private në San Giacomo.
Rosangela PALMIERI, lindur në Taranto më 15 mars 1962, është bashkëpunëtore e Bashkisë së San Paolo Albanese. Nga viti 2004 e deri më sot ajo ka zhvilluar aktivitete bashkëpunuese për Bashkinë, pasi ka fituar konkursin e shpallur nga Institucioni si operatore e Sporteleve gjuhësore. Ndër detyrat e saj kryesore janë tutoriati i studentëve që i drejtohen Muzeut të Kulturës Arbëreshe për kërkime studimore dhe menaxhimi i vazhdueshëm e i qendrueshëm i Muzeut të Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese dhe i Bibliotekës së Specializuar për Albanofoninë.
Palmieri ka mbajtur kumtesa mbi kulturën e San Paolo Albanese në konferenca të ndryshme si ajo në Val Resia dhe në Valle dell’ Amendolea, me rastin e prezantimit të librit fotografik të Santino Amedeo “Tre vallate tre culture“, dhe në konferencën “Le culture dell’anno Mille sulla lavorazione della ginestra”. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë si tutor në projektin “Kurse Trajnimi për Guida Muzeale” financuar në zbatim të ligjit 482/99.
Palmieri ka shkruar artikuj për revistën “Rilindasi” mbi ritin bizantin dhe artin ikonografik. Ka qenë anëtare e grupit të punës për projektin “ArtePollino”, krijuar nga Rajoni i Bazilikatës në bashkëpunim me Ministrinë e Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe me Fondacionin “La Biennale di Venezia”. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë ndihmëse dhe mbështetëse e realizimit televiziv për Geo&Geo, krijuar nga Alessandro Turci dhe Federica Miglio, në ciklin e përpunimit të gjineshtrës, etj.
Teresana FERRARA, lindur në Taranto më 16 shkurt 1966, prej 16 shkurtit 2004 ka qenë bashkëpunëtore e Bashkisë të San Paolo Albanese. Që nga ajo kohë, ajo ka zhvilluar aktivitete të ndryshme, duke përfshirë tutoriatin e studentëve që i drejtohen Muzeut të Kulturës Arbëreshe për kërkime studimore. Ajo i dedikohet me përkushtim drejtimit të vazhdueshëm të Muzeut të Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese dhe të Bibliotekës së Specializuar për Albanofoninë.
Ferrara ka marrë pjesë në ekspozita dhe evente të organizuara nga Muzeu i Kulturës Arbëreshe të San Paolo Albanese, ku kryen guida muzeale. Ajo gjithashtu ka kuruar ekspozita duke ofruar mbështetje për aktivitetet kulturore dhe edukative të institucionit, siç janë: “Procesi i përpunimit të gjineshtrës”; “Veshjet dhe kostumet arbëreshe të San Paolo Albanese”; “Objekte të kulturës materiale vendase”; ekspozita “Objekte nga kujtesa”; ekspozita “Zampogne”.
Etiketakryesore