top of page

Entela Cukani është një figurë e jashtëzakonshme dhe një lider i padiskutueshëm në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, me një karrierë ndërkombëtare.


Intervistè me Prof. Entela Çukani

nè Universitetin e Salentos.Itali.


Nga:Dr:Liliana Pere.


Entela Cukani është një emër i shquar dhe një figurë e padiskutueshme e fushës juridike, një juriste shqiptare e cila ka arritur majat e suksesit në nivel ndërkombëtar.


Ajo është një akademike dhe studiuese e shkëlqyer në universitete italiane, ku ka kontribuar me pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese.




Me një karrierë të jashtëzakonshme dhe titujt më të lartë akademikë, përfshirë "Full Professor," ajo ka ndikim të madh në zhvillimin dhe implementimin e reformave të rëndësishme që prekin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën në tërësi.

Entela Cukani është një shenjë e krenarisë shqiptare, një frymëzim dhe udhërrëfyes për të rinjtë që synojnë të arrijnë sukses në fushën e drejtësisë dhe të bëhen profesionistë të angazhuar dhe të përkushtuar për zhvillimin e shoqërive të tyre.

Ajo është një model i përsosmërisë dhe i përkushtimit të palëkundur ndaj ndihmës për krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, duke kontribuar me eksperiencën dhe dijen e saj të pasur.

ka kontribuar në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese dhe ka arritur të bëhet një nga profesionistet më të respektuara në fushën e saj.

Ajo ka një formim dhe karrierë të shkëlqyer akademike, duke mbajtur titujt e lartë, duke përfshirë "Full Professor" dhe duke punuar për reforma të rëndësishme që prekin Shqipërinë dhe Evropën.

Me një pasion të thellë për të drejtat publike, multikulturalizmin dhe zhvillimet e Bashkimit Evropian, ajo është një frymëzim për të rinjtë që synojnë të bëhen profesionistë të suksesshëm dhe të angazhuar për zhvillimin e shoqërive të tyre.

Përveç arritjeve akademike, ajo gjithashtu mbështet dhe motivon brezat e rinj, duke shpërndarë eksperiencën e saj të pasur dhe duke u angazhuar për përmirësimin e reformave juridike.

Entela Çukani titullin Full Professor e ka marre për të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar në Universitetin e Salentos, Itali. Ajo ka ndikuar ndjeshëm në studimet juridike, duke analizuar reformat ligjore dhe zhvillimet. Përmes punimeve shkencore, eksperiencave ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve me institucione shqiptare dhe evropiane, ajo kontribuon në harmonizimin e reformave dhe promovimin e dialogut midis sistemeve juridike të ndryshme.



Kjo është një figurë e shkelqyer inspiruese për akademinë shqiptare dhe një shembull i suksesshëm i angazhimit të diasporës në zhvillimin e reformave dhe të drejtësisë në Shqipëri.

...ka ndihmuar të analizoj se si ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në këto shtete po ndikojnë në konceptin e shtetit të së drejtës, dhe si këto reforma mund të krahasohen me ato të shteteve të tjera që ndjekin modele tradicionale demokratike.

Kjo qasje më ka lejuar të zbuloj se reformat juridike nuk janë thjesht teknike, por shpesh reflektojnë dinamika më të thella politike, ekonomike dhe kulturore.

Në veçanti, krahasimet midis vendeve të Ballkanit dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë treguar ngjashmëri dhe dallime interesante, duke përfshirë mënyrën se si shtetet ballkanike trajtojnë çështjet e pakicave, decentralizimin dhe marrëdhëniet me BE-në.

Këto analiza ndihmojnë të kuptojmë më mirë edhe zhvillimet në Shqipëri dhe reformat që ajo ndërmerr për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE.

Entela Cukani është një studiuese në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, aktualisht e angazhuar në Departamentin e Shkencave Juridike në Universitetin e Salentos (Università del Salento) në Lecce,

Universiteti i Salentos, një institucion i njohur për programet e tij në fushën e drejtësisë dhe shkencave juridike.

Ajo èshtè është një studiues universitar në fushën e së Drejtës Publike Krahasuese, që punon në Departamentin e Shkencave Juridike në Universitetin e Salento (Unisalento), i cili ndodhet në Lecce, Itali. Prej 2018 ajo ka marre titullin Associeate Professor dhe prej dhjetor 2023 atèe tète Full Professor nèe lenden e tèe Drejtes Kushtetuese tèe Krahasuar: titulli maksimal nè rrugèetimin akademik nèe Itali. Sektori i saj disiplinor është i lidhur ngushtë me ligjin dhe studimet krahasuese, ku analizohen sistemet juridike të shteteve të ndryshme dhe krahasimi i legjislacioneve të tyre.

Fusha e Ekspertizës:

Fusha kryesore e ekspertizës së Entela Cukanit është IUS 21, që lidhet me të Drejtën Publike Krahasuese. Kjo fushë përfshin studimin e sistemeve dhe legjislacioneve të ndryshme të drejtat publike ndërkombëtare dhe të brendshme dhe krahasimin e tyre. . Nje pjese e mire e aktivitetit te saj akademik i dedikohet zhvillimeve te Bashkimit Evropian dhe reformave ne vendet ne pritje te hyrjes ne UE, me nje fokus te vecante mbi zhvillimet ne Shqiperi.

Le te mesojme gjithshka nepermjet intervistès.

Pyetjet për Intervistën


1.Kush èshtè Origjina dhe Fëmijëria juaj, ,disa mbresa ju lutem

Une kam lindur ne 1982 ne Vlore. Femijeria ime ne ato vite transicioni, mund te konfirmoj se ka qenè njè palestèr e shkelqyer qe mè ka pèrgatitur mjaft mire pèr sfidat qè has nè pèrditshmerine time. Ruaj njè kujtim te bukur te asaj periudhe ku – pak a shume si ne “Kronik ne gure” – mes shkolles, shoqeve te femijerise e familjes sasia e eventeve historik qe ndodhnin ne Shqiperi nderkohe perziheshin me lojrat e femijerise. Mbaj mènd ne femijerinè e hershme, pèrgatitjet ne Pallatin e Kultures te recitaleve me kenge e marshim per regjimin e atèhereshem. Gjithcka u pasua me rènien e regjimit dhe me ndryshimin e statusit social tè prindèrve, shikimin (me syte e nje femije) te demostratave qe pasuan, eksodin dhe largimin e familjareve tè ngushtè, rènien e firmave piramidale (e pasuar me nje tjetèr ndryshim statusi ekonomik sidomos nè qyetetin e Vlores): Nje femijeri aktive, pra, ku ne komunitet u edukova se ska asgje te pa kapercyeshme dhe se kohet e rekuperimit nga nje event ne tjetrin duhet te jene domosdoshmerisht te shkurtera. Ndoshta fakti qe ato vite transicioni jane jetuar gjate periudhes se femijerise, me kane ndihmuar sot per te pare cdo veshtiresi apo ndryshim qe has si nje potencial ku e bukura dhe e mira nuk mund te mbeten preng e dickaje te papritur.

E papritura merret perdore dhe perpunohet per tu plazmuar brenda nje realiteti qe me gjithè veshtiresit e rastit.


Cili është qyteti juaj i lindjes dhe çfarë kujtimesh mbartni nga fëmijëria juaj?

Qyeteti im i lindjes eshte Vlora. Te flasesh per Vloren nuk eshte e thjesht per nje vlonjat dhe disa gjèra janè te kuptueshme vetèm pèr ke e ka pèrjetuar vèrtet lindjen dhe rritjen aty. Njè qytet qe te mbron nga era me male e tè rrit duke te perkundur ne valet e detit pèr tè te venè nè gjumè me perendime magjepsèse nè njè nga gjiret mè tè bukura tè mesdheut. Besoj se si per cdo vlonjat, do ta kisha tejet te veshtire te jetoj ne nje qytet pa det! Ndoshta kam mèsuar me pèrpara tè notojè sesa te eci: edhe sot e kam tè nevojshèm takimin me detin nè cdo stinè tè vitit. Prej zonès adriatike tè brigjeve te Leces, shpesh duken malet e gjirit te Vlorès dhe pèr mua èshtè njè takim qè smund ta humbas. Me lidhin me Vlorèn shum kujtime: nga noti me shoqerinè ne Ujin e Ftohte, pamjet mrekulluese nga Qafa e Llogarasè, zhurma relaksuese e guarlecève nè bregdet e mbi te gjitha te qènit shpotitès po te drejtperdrejtè si nè kènget polifonike vlonjate. Pra, pèrvec bukurisè objektive te qytetit, vecoritè e qytetarève te vlorès kanè lenè nje imprint mènjane tek une qè mbetem njè prej tyre qè nè themelet e qènies time. Thuhet shpesh se “gratè labe jane tè vrazhdta”: mè vjen tè qesh sa herè e degjoj e shpesh ndalem e mendoj se pèrse èshtè krijuar ky steriotip. Cuditèrisht teksa po i pèrgjigjem kèsaj pyetjeje mèq vijne random ne mendje kenget labe: eshte e vertet, nuk ka kenge ku femra vlonjate rri e heshtur, ajo i bashkohet isos, e i pèrgjigjet nè pjesèn e saj pikè pèr pikè pjeseve te kènduara nga zèri mashkullor. Ne kenget polifonike labe gjithcka eshte shpotitese, asnjehere e sherbetosur, dhe femra labe pergjigjet: mendoj se èshtè nje pèrshkrim nè kènge tè njè barazie ne substance mes dy gjinive. Njè barazi mes dy gjinive pèr tè cilèn sot flitet si nevojè ne nivel boteror, por qè nè Vlore ndoshta èshtè dicka e lindur dhe e kènduar e qè duhet mbrojtur. Eshtè dicka – qè si vlonjate – mè karakterizon edhe sot: aftèsia per tu pèrgjigjur nè mènyrè tè drejtperdrejtè pa u tkurrur para gjinise mashkullore. Edhe per kete, falenderoje qytetin tim te lindjes. Vlora dhe vlonjatet, nuk jane te thjeshte: po te ishin, nuk do kishin shkruar historinè e Kombit shqipetare! Vetem per nje sy pak te stervitur gjithcka ndalet nè siperfaqe. Vlonjatèt janè te rrethuar nga bukuria pèr nuk mbeten tè gjumosur ne te: e jetojne; jane zhbirues, shpotitès e tè drejtperdrejtè: jo pasiv, pra, por reflektues e aktiv rreth asaj cka po ndodh.


Keto, jane disa nga vecorite e vendlindjes time qe ruaj fort si thesar brenda vetes, e qè sipas meje ndihmojnè pèr te pershkruar mè se miri Vloren e vlonjatèt.


2.Kush èshte Familja juaj, dhe sa ka ndikuar si motivim. për të Ardhmen?

Familja ime e origjines – mami, babi , vellai dhe motra – jane shtylla nè tè cilen jam mbèshtetur dhe mbèshtem. Njè familje e lumtur, ku edhe pse fèmija me e vogel, me eshtè mesuar se ska vènd per tè fjetur nè jastèk tè butè por nè jetè gjithcka duhet fituar duke u pèrpjekur me dinjitet pèr tè realizuar objektivat e vizionin parèsor. Pra, mè èshtè mèsuar se duhet tè arrije realizimin e objektivave brenda nje kohe te pèrcaktuar, por ama duke mos mbetur pre e pèrndjekjes spazmatike te tyre: thoshte im atè “Jeta eshte njè e duhet jetuar”. Ne linjè, pra me kete te fundit, qe eshte vizioni parimor, prindèrit e mi kanè investuar tek ne femijet e tyre duke na motivuar pèr tè ardhmen nepermjet stimulimeve nga me tè ndryshmet.


Sot une flas disa gjuhè tè huaja. Kurresesi mèsimi i kètyre gjuheve pèr tim ate ka qènè njè medalje ne vetvete pèr prindin: pèrkundrazi, ai i quante “pasaporta jote e re diplomatike” dhe, si e tille, cdo gjuhè e huaj e pèrvetesuar duhej venè nè praktike nè udhetime ne Shtete tè ndryshme. Kam filluar te udhetoj qe ne moshen 18 vjecare dhe mund tè them qè ska pasuri me te madhe qe nje prind mund ti leri femijes se vet. Hyrja ne kontakt me kultura te tjera, me zakone, gjuhe, ligje, ambjente te ndryshme ku duhet tè mèsohesh tè pershtatesh pa u mbizotèruar, duhet te asimilosh e te pervetesosh, jane nje pasurim dhe nje burim frymezimi i pa masè pèr te ardhmen. Ndoshta keto metoda rritjeje, kanè qènè dorèzat mele te mira qè familja ime mè ka dhuruar pèr te ardhmen time. Nuk e di ne qofte se familja ime e origjines e kishte deshiruar apo jo karrierèn time aktuale, ajo qe mund te them me bindje te plote eshte se mè kanè mbèshtetur nè rrugetimin tim pèr tè mbèrritur kètu ku jam sot. Sot jam nenè e njè vajze 11 vjecare (Giorgia). Giorgia èshtè rritur duke me ndjekur nèpèr konferencat shkencore e ka pèrjetuar cdo arritje timen nè mènyre tè drejtpèrdrejtè. Ka mèsuar qè nuk duhet tè sorrollatet nè mbarimin e detyrave pasi aty jashtè èshtè njè botè e tèrè qe duhet eksploruar, por ama, èshtè mè mirè tè eksplorohet duke gèzuar arritjen e njè suksesi. Kam patur fatin qè Giorgen ta kem me njè baba si jati (Piergiorgio), me te cilin edhe pse te ndarè kemi njè raport bashkèpunues e suportues cuditès edhe pèr italianet. Familja ime e origjinès, Giorgia dhe i ati i saj, kane qenè e mbeten njè burim motivimi i vazhdueshèm pèr arritjet e mija.


Kur dhe për çfarë arsye jeni larguar nga Shqipëria, dhe sa ju mungon ?

Nga Shqiperia jam larguar ne vitin 2000-2001 per te filluar Universitetin nè Itali. Kthehem shpesh si pèr arsye personale po ashtu edhe pèr arsye pune/ bashkepunimi me universitete tè ndryshme nè Shqiperi. Pa dyshim, pastaj, pèrvec nostalgjisè vetijake, kthehem sa here eshte e mundur me time bijè pèr tè pèrcjellè edhe tek ajo bukurite, traditat dhe raportet familjare e njerèzore tè vendlindjes time.


3. Cili èshtè Arsimi juaj dhe me pas Karriera profesionale?

Filloren dhe 8 vjecaren e kam kryer tek shkolla Lef Sallata, pèr te vazhduar pastaj tè mèsmen tek Ali Demi. Ne vitin akademik 2000-2001 fillova studimet nè Juridik nè Universtetin e Salentos (Lecce- Itali).


Pasi pèrfundova me maksimumin e votave (110 e lode) studimet ne Juridik, vazhdova rrugètimin akademik pas fitimit te burses pèr PHD ne lènden e te drejtes kushtetuese tè krahasuar dhe njèkohesisht edhe profesionin si avokate. Prirjet e mija pèr jetèn akademike ishin mbizoteruese, prandaj karrierèn si avokate vendosa ta braktisja shume shpejt. Jeta akademike ka rregullat dhe gramatikèn e saj te cilat nuk janè aspak te thjeshta askund, pèr me tepèr pèr njè shqiptare nè Itali nè ato vite. Por sic e thashè è sipèr, fèmijeria ime ka qènè njè palester e shkèlqyer: ne 2018 une isha e para shqiptare qè mora titullin Associate professor ne IUS 21 nga Akademia e Shkencave italiane e nè dhjetor te 2023 atè te full Professor. Ndèrkohè, pèrvec bashkèpunimeve me universitete tè ndryshme nèpèr evrope dhe atyre nè shqipèri, njohurite. e fituara gjatè rrugètimit akademik mè kanè dhènè mundèsine tè ofrojè ekspertizèn time per reformat e ndryshme qè po aprovohen nè Shqiperi nè rrugètimin drejt Bashkimit Evropjan. Mes tyre, ne 2021 jam pèrzgjedhur si Konsulente ndèrkombetare IOM pèr nevojat e reformave pranè ministrires sè drejtèsisè; prej shtatorit tè 2024 vazhdoj tè mbuloj tè njeètin rol pèr reformat e kèrkuara nga Ministria e drejtesisè dhe po ashtu jam njè prej konsulenteve ndèrkombètare pranè Komisionit të Posaçëm për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Eshte vèrtet pèr tu lavdèruar pikasja e istitucioneve shqipetare (pa shprehur asnjè preference partiake) pèr tè angazhuar pjesetarèt e diaspores ne zhvillmin e reformave ne atdhe. Eshtè njè nder e njè kènaqesi – me gjithè problematikat e mundeshmè qè krijohen ne bashkpunimin me istitucionet evropiane dhe shqiptare – tè ofrojè ekspertizèn time nè zhvillimet aktuale nè Shqiperi.


Sa libra apo punime shkencore keni botuar dhe cilat janë disa nga temat që ju kanë apasionuar më shumë?


Une jam botuese e 2 librave monografik shkencore vetjak;

1 monografi e pèrbashkèt dhe mbi 50 artikuj vetijak te publikuar nè revista tè mirènjohura shkencore. Tematikat qè mè kanelè

apasjonuar me shumè lidhen me zhvillimet harmonizuese horizontale ( mes shteteve te ndryshem) dhe vertikale ( organizata nderkombetare dhe shtete) nè fusha si ato te mbrojtjes sè pakicave kombètare; multikulturalizmi; autonomite dhe federalizmi; zhvillimet e kondicionalitetit evropian vis a vis shtetit te sè drejtès me njè kèndveshtrim tè vecantè ndarjes sè pushteteve e reformave nè drejtesi. Nè mènyrè tè vecantè, pata fatin e mirè tè pikas zhvillmet e tè ashtuquajturave “demokraci iliberale” si forme e re Shteti qè fillon tè qarkullojè jashte dhe brenda Bashkimit Evropian duke gjetur nè reformat nè drejtèsi te aprovuara nè kèto shtetet nje humus tè dobishem pèrmes te cilit tè analizohen zhvillimet e kondicionalitatetit brenda dhe jashtè BEsè

Folèse ne konferenca shkencore kombètare e ndèrkombetare tè shumta, si dhe pjese e shumè projekteve humultues italiane e ndèrkombetar jam pèrpjekur tè jem njè urè lidhèse mes universiteteve italiane dhe atyre ne Shqiperi. Ne kete aspekt kam punuar me zell pèr tè pèrfshirè universitetet shqiptare ne projektet qè ndikojnè nè shkèmbimin e eksperiencave tè studentève dhe stafit akademik, si psh Erasmus plus dhe KA 171.


Duke qenë se fokusoheni në të Drejtën Publike Krahasuese, cilat janë disa nga krahasimet më interesante që keni zbuluar ndër vite?

Vet lenda, pa dyshim pèr vecorite krahasuese èshtè vertet interesante. Nè vecanti, pas viteve ’90 nè nivel humultimesh evropiane gjithcka bazohej tek nje eksportim nga qendra “ Bashkimi evropian”drejt periferise “vendet jo evropiane”. Ne kete aspekt fillova te analizoje, jo vetèm cfare eksportohej por edhe ate cfare – gjate fazave te zgjerimit te bashkimit evropian – importohej duke pasuruar atè qè quhet sot si “pasuri kushtetuese e perbashket”. Shumè nga instrumentet evropiane sot ekzistuese janè zhvilluar si pasojè e zgjerimit, pra dhe tè importimit tè bagazhit ekzistues nè vendet e reja antare. Kjo jo vetem pèrsa i perket pèr shembull krijimit tè strumenteve evropjane qè i drejtohen mbrojtjes sè pakicave kombètare (FCNM dhe ECRML), por edhe pèrsa i pèrket zhvillimeve tè njè doktrine rreth seceksionit. Ne vecanti, nè doktrine, merret pèr bazè vendimi i rastit te gjykatès kanadeze rreth Quebekut: eshtè interesante ne fakt se ai vendim vjen – dhe merret pèr baze – vedimet dhe praktikat e zhvilluara nè vèndet lindore, sidomos atyre te ish Jugosllavisè Sic e thashe dhe mè parè, zhvillimi dhe qarkullimi i nje forme te ndryshme shteti si ai i “demokracive iliberale” èshtè ndjekur prej meje me interes tè vecantè qè prej njè periudhe kur akademia dhe istitucionet ndèrkombetare nuk e konsideronin. Ndèr reformat e aprovuara nè shtetet e ndryshme qe etero identifikohen apo auto identifikohen (si psh rasti i Hungarise) si “demokraci iliberale” ato qe i perkasin pushteti gjyqèsor jane ndjekur prej meje ne menyre krahasuese qe ne fillimet e tyre. Kjo me ka ndihmuar pèr te konfiguruar ne kohè reale nje lloje tè re tè drejtèsie ne kète forme shteti e per tè pikasur se si nè te vèrtet reformat i pergjegjeshin njè nevoje qè bie nè kundèrshtim me shtetin e sè drejtes qè mbetet baza e funksionimit te Bashkimit evropian.


Mund te na jepni disa mendimet tuaja pèr reformen ne drejtesi ?

Reforma në drejtësi në Shqipëri është një ndër proceset më të rëndësishme dhe të ndërlikuara të realizuara në vend pas tranzicionit demokratik. Ne parim, ajo ka për qëllim pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efikas. Edhe pse ky èshtè njè parim qè duhet ndjekur pa dyshim, gjithcka duhet tè lèvroje brenda njè kornize nè te cilèn ekzistojnè 3 pushtete te pavaruara. Pèr ta thene me thjeshtè, rastet ku partia qè ka pushtetin ekzekutiv ka dhe shumicèn e vendeve nè Parlament ( qe teknikisht konfiguron njè Iper – ekzekutiv) nuk jane njè vecanti è. panoramèn krahasuese. Nè tè tilla situata, gjithèsesi, pushteti gjyqèsor mbetet kundèrpesha nèpermjet te cilit sigurohet kushtetueshmèria e funksionimit te ekzekutivit. Ne rastin e Shqiperisè, reforma nè drejtèsi nè vetvete mbetet mè se e nevojshme. Skepticizmi – kur gjendet – vjen si rrjedhoje e faktit qe kjo reforme zhvillohet gjatè nje periudhe tè gjatè te funksionimit tè nje “ipèr ekzekutivi”. Nga eksperienca e krahasuar, pa dyshim qè nè njè kohè tè shkurtèr mund tè ketè njè komprimim te shtetit tè sè drejtès, por nè nje afat kohor tè gjatè, zhvillimi i njè pushteti gjyqèsor vèrtet tè pa varur ndikon ndjeshèm si kundèrpèrgjigje efikase rreth shtrembèrimeve tè mundeshem te funksionimit tè dy pushteteve te tjera: legjislativ dhe ekzekutiv.

Pa dyshim, èshtè pèr tu lavdèruar fakti qè reforma nè drejtèsi - kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian – nèpèrmjet procesit tè vetingut ka ndihmuar ne pastrimin e sistemit te drejtèsisè duke rritur ndjeshèm dhe besimin e qyeteteve nè sistemin e drejtelèsise. Krahas kètyre aspekteve pozitive, situata politike nè Shqipèri e ka ndikuar kètè proces me sfida te mèdha. Ndèr kèto nuk mund tè mos pèrmèndet fakti qè bèhet fjalè pèr nje proces kompleks qè ka krijuar boshllèqe nè sistemin e drejtèsisè. Mjafton kètu tè kujtohet periudha gjatè tè cilès Gjykata kushetuese nuk ishte funksionale, pra funksionimi i “pèr ekzekutivit” ishte jashtè cfardolloje kontrolli kushtetueshmèrie. Po ashtu, mbeten persistente shqetèsimet pèr nderhyrje politike nè kètè proces.

E theksoj, ne qofte se pushteti gjyqèsor nè Shqipèri do tè arrijè – nèpèrmjet reforèes – te ripèrtèrihet si njè pushtet jo i korruptuar dhe vèrtet i pavarur, do tè jetè pa dyshim ai qè do te bèjè vèrtet diferencèn e tè ardhmes sè njè Shqipèrie nè te cilèn sundon vèrtet shteti i se drejtès apo jo. Kjo si nè aspektin qè i pèrket mbrojtjes sè tè drejtave tè qytetareve por edhe nè aspektin e funksionimit nè mènyrè kushtetuese tè dy pushteteve tè tjera: ekzekutiv e legjislativ, sidomos nè rastin e nje “iper ekezekutivi”.


A mendoni se procesi ka përmbushur pritshmëritë deri tani?

Pergjigjia nuk eshte e thjeshtè: nè nje kohè kaq tè shkurter mund tè shikohen dhe analizohen vetèm shtremberimet e ndarjes dhe funksionimit te pushteteve, Por nèse e shohim me optimizèm nè njè kohè afatgjate, nëse reforma zbatohet me përkushtim dhe pa kompromis, mund të shërbejë si një themel i fuqishëm për një shtet ligjor të qëndrueshëm dhe për forcimin e demokracisë në Shqipëri.



5. Mesazh për Shqipërinë


Situata gjeopolitike boterore aktuale èshte nele nje zhvillim aspak qetesues. Shqiperia vet, gjendet ne nje fazè reformash shumèaneshe duke vazhduar e vendosur rrugètimin drejt Bashkimit evropian. Nèse nga historia e sè shkuarès kemi mesuar dicka te dobishme, eshtè fakti qe tè qendruarit ne anen tjeter te murit te Berlinit, nuk na solli shume fat. Mesazhi im èshtè pikèrisht ky: rrugètimi drejt Bashkimit evropian mbetet e vetmja alternative pozitive e mundeshme. Refromat jane te vazhdueshme dhe duhet te aprovohen – por mbi te gjitha te aplikohen – ne njè kohè tè shkurtèr.


Ju faleminderit znj.Liliana pèr mundèsinè qè mè dhatè pèr tu shprehur.

Ju falenderoj unè ju, e dashur Entela, pèr kete intervistè impresionuese me ju!


Pergatiti:Dr.Liliana Pere.


bottom of page