top of page

Gjuha e bukës Giuseppe Skirò di Maggio.

  • Nov 13, 2024
  • 7 min read


Gjuha e bukës Giuseppe Skirò di Maggio\ Zef Skiro di Maxho



Gjatë vizitës së promovimit të librit” Fotosintezë e shpirtit tim” të gazetarit Rifat Rexhepit, në Hora të Arbërshëve, në drejtimin e shoqatës “Hora e Skëndërbeut”,me Dani Morina e Veli Genc Berisha, si dhe të të shoqëruar nga dy miq të mirë shembull të mbrekullueshëm të botës arbëreshe Salvatore di Chiara, si edhe Lino Parrino, shkuam për një vizitë në shtëpinë e shkrimtarit profesori Zef Skiro di Maxho, prodhues artistik i botës arbërore, lëvrues i shumë shumë zhanërve. Në shtëpi na priti edhe zonja Marg Scilipa një poete e ngrohtë, një grua fisnike ku ruan ende atë elegancë që as orari biologjik nuk mund të ta heq kurrë. Të gjithë së bashku kaluam disa çaste shumë të këndëshme. Momenti më i bukur për mua është kur më dhurojnë libra. Ky xhest nuk u mjaftua vetëm nga profesori por edhe Zonja Margarita e cila më dhuroi vëllimet e saj me poezi(që do të ndalem herës tjetër për të folur për to).


Mbrëmjen e karnavaleve, të 2024 e cila u festua midis ndërrimit të datës 10 janar duke u gëdhirë 11 janar, më afrohet një vajzë arbëreshe dhe më dhuron librin “Gjuha e bukës” të autorit Giuseppe Skirò di Maggio \ Zef Skiro di Maxho. Atë natë shkrimtari Giuseppe Skiro di Maggio mbushte 80 vjeç.


Atë mëngjes, ndërsa prisja fluturimin, nxorra librin “ Gjiha e bukës” e nisa ta shfletoja. Brënda në ato faqje perceptova se poezitë ishin shumë aktuale. Në këto poezi të autorit Skiro di Maxho ndihej sopravvivenza (mbijetesa) arbërore, ai sentiment të pastër dhe e pandotur që i rezitoi kohës si mjet autentik sikur të ishte një monument në gurë.


Struktrura e këtij vëllimi poetik është ndarë në tre pjesë, të cilat ndjekin një farë evolucioni organik midis tyre; “Sunata”, “ Anno zero”, “Kopica e Ndryshku”.


Në kapitullin e parë, autori Skiro lëvron me poezi mbi fizikën dhe egistencializmin;” Pa folur rrinë zëra njeriu\ se flasin veglat e duarve të djersitura- do shkruante autori tek poezia “ Lëndë”


Vetëdija për një entitet e cila nuk kuptohet nëse nisimi vetëm nga e tashmja, por duhet filluar në mënyrë radikale nga e kaluara dhe e projektuar në të ardhmen.; “Jemi duke mbajtur mbi shpatulla peshën e rrënjëve të shekujve, si dhe urtësinë e “ndërgjegjes së re” – do shprehej autori në ato poesi të shkurtra dhe herë lakonike.


“Janë buzë që flasin pa përgjigje”, ndërsa “Koha nis sërish e ngushëlluar nga mungesa”.


“koha” si antiteza më e fuqishme, pjesë e eksponentit “ Asimilim”. Vetëdija e qenies është koha”,


ai koncepti “ Kohë” ku Vitet rrjedhin dhe arbëreshi po bëhet pre e zhdukjes së tij.


“ Hapsira” në poezitë e autorit ngelet me dozën e saj territoriale, e limituar, midis binomit “ Njeriu dhe etnia”. Hora në vargjet e tij është një hapsirë sa reale por edhe aq agnostike. Autorin e frikson e ardhmja e Horës e futur ne labirintin “ Globalizim”. Vetëm nëse ndalon e vëshgon sytë e Horës mund të kuptosh rrjedhshmërinë, lëvizjejen e saj, tërbimin e saj. I zhytur në shtjellat hapsirë-kohë, një shërbëtyre si mal me rrënjë uji, shfaqet, ku erërat nyjëzohen, kumbora e orëve të Odhigjitrisë çanë mjegullat e gjynjëzuar, e ndijim misteresh thërrasin në jetë kalorsit e Skënderbeut- shkruan autori


Për poetin Skiro di Maxho; Dielli nuk kthehet në rreze, por një “copë e vjedhur nga era”,pjezësa fotoni të nderur në diell.


Shpesh herë mendimi i tij apostrofohet në klauzolën “fizik dhe moral”; “Ne, si pemët lëngjet i sjellim nga dhethi ku lindëm, bota është mozaik, dhe epitafet zgjerojnë “rrënjë dhe lartësi” e të çon përtjej atij kufirit alabstër.


Me fjalën e tij të lirë, autori na përcjellë në një rrugë të hapur, midis një “perëndimi dhe agimi” me vështirimin nga lindja. Në mbrëmje duart të vogëla e të thata të bujkut zhveshin shpirtin e heshtjes, hapin derën puhive të vakta ku gratë unjeshin nën hije, rrëfenin përrallat, vajzat në dhomat e arta qendisnin pajën, e këndojnë Pecutën e butë, që i rriti mirë. Intinerari i kthimit drejt Horës “gdhendet në palcë”.


Jeta, një kafshim e puthje stinësh, valë që ikin nga krahët duke shkumuar, ndërsa malli i hollë përdridhet, te rrëza e Kumetës nën tingujt e kumborës me ajrin e qëlluar barsë.


Cdo gjë lind, zhvillohet dhe vdes, por “para se të fiket çdo zë arbëresh, brenda qarkut të këtyre maleve të nxjerrim thirrma kushtrimi për rrezikun, të humbas e folmja jonë”.


Në Hora sa herë kthehesh mund të kesh harruar ndonjë fjalë, por Hora ta kujton. Ajo është fjalori më i gjallë sepse çdo gjë frymon arbërisht,Shkëmbi, Sheshi, Përroi, kroi, lumi i Gjonit. Këtu që nga viti 1488 është një Arbëri. Spërkat vargjet me notat e identitetit të tij, arbëresh në gjuhë dhe në rit. Stema e Horës janë kallinjtë dhe ylli. Simbolet e bollëkut dhe simboli i lashtësisë si popull. “Korrën këtu një kalli\ mbeti i vetëm si gisht i nderë drejt qiellit. Ne mbajën e kallirit vendosa vetëtimën të fërgëllojë\ kur të fryjë era në kaltrsi e tokë.”


Për autorin, rënia e apoteozës të dështimit të filozofisë së altruizmit efektiv është plaga e shekullit.


Që prej 2000 vjet flasim për teoremën më të lartë të virtutit humanë “Dashurinë” për njeri-tjetrin, dhe ky projekt gjithmonë dhe më i dështuar,“Do të duhej të duheshim ka dy mijë vjet\ por i varfëri edhe tash qan e qesh me zgërdheshje”- do të shkruante Ai tek poezia “Dashuria” .


Autori shkon më thellë asaj aksiome të tuprshme humane krimi i kryer i qënies njërëzore, dhe për këtë ai na përcjellë në Portellë, Purtelja e Gjineshtrës. Një mëngjes Maji 1947 me flamuj nëpër duar u vranë një grupë të pafajshëm midis tyre edhe edhe një vogëlueshe 8 vjeçare. “Perëndimi ka pasqyrim gjaku, e nesërmja do të jetë mot i mirë” – do të përfundonte vargjet autori.


Në pjesën e parë nuk mungojnë edhe poezitë e karakterit erotik. Poezia “Eva” e cila mbartin vargje me nota të “sofistikuara” joshëse; “i djersitur, i bjerrë, në të miat humnera, yti nur”, po ashu edhe tek vargjet “Hermione” gjejmë nota erotike me sfumaturë malinconie dashurie; “jeta tek kufiri i një çasti.”


Pjesa e dytë“Anno zero”, është një stil kaligram, dhe mund të themi që ka patur një farë influence nga simbolizmi francez. Në këtë pjesë të librit poeti Skiro di Maggio, na përcjellë vargjet e tij të skicuara, gjë që na kujton poetin Apollenair, i cili kanalizoi në veprat e tij frymën e inovacionit e cila u ndje në Evropë midis shekujve XIX dhe XX. Këto poezi të Skiroit ndërpresin në mënyrë drastike lidhjet me traditën poetike tradicionale dhe përdorin herë në stilin vertikal, si një “ gotik modern” dhe herë atë horizontal si faqet intime si në një kartoline. Ky stil i jep liri kufizimeve te metrikës, dhe gjuha që përdor, i japin një “dizenjo” kuptimit.


Pjesa e fuqishme dhe e drejtpërderjt është pjesa e trete, “Kopica e Ndryshku”. Në këtë kapitull duket sikur autori ka në dorë atë forcë ndergjegjeje, një bagazh sa kulturor aq edhe pjekuri shpirtërore, që e ndihmon për të kuptuar gjithshka mbi botën e arbëreshit dhe çfarë po ndodh me të në botën e globalizimit,:”Lanë gjuhën tonë\ kultura lëtire\ aq mendimet na i pushtoi”.


Me forcën kritike të ngjyer në sarkazmën e tij poeti Skiro iu drejtohet bashkëatdhetarëve të vet se identiteti , si dhe sensi i përkatësisë është virtuti më suprem për individin e një grupi që kanë lidhje në gjuhë dhe sentiment; “Mëma arbëresh e ardhur nga qyteti\hedhur papandehur\mbi qetësinë fjalë lëtirë të mbajë\ foshnjen të ikën te vapa\ vieni qui dove vai\ non correre, fermati\..


Shpopullimi ngelet një nga argumentat në poezinë e Skiro di Maxho, por autori shpreson tek etnia e tij, tek komunieteti tij; “Arbërshi i destinuar ti mbijetojë çdo Polis… Unë,Ti, Ai\ Ai, Unë, Ti\Ti, Ai Unë\Unë Ti Ai.


Një skicë ku secili ka identitetin e tij, të gatshëm për një integrim në botën globale, por kurrë i asimiluar!


Poeti Skiro di Maxho e di shumë mirë se nëse diçka duhet të ngelet e përjetshme, duhet investuar tek brezat e rinjë-“Vetëm ata do ti japin lagëshirë rrënjëve arbëreshe- thotë poeti, dhe më tej vazhdon me nota akoma më të forta për të gjithë ata që nuk dinë rëndësisnë e kësaj gjuhe më të lashtën në Europë – “Kur fëmijët do të mësojnë në bankat e shkollës, atëherë dielli do të lëshojë rreze mbi trutë e arbërshëve duke bërë kulturë, tregëti, politikë në gjuhën amtare do të fitojnë më shumë nga gjindja e huaj, edhe më të nderuar do të jenë”.


Në kapitullin e fundit vargjet e tij herë duken si monolog e herë kethehen në dialog virtual dhe në këtë vorbull autori herë introspektiv dhe i kamufluar dhe herë i hapur, vozitë në shtjellat e Horës.


Kthehet në bir i erës, ku çdo pjesë e mendimit të tij prek Horën, pasqyrohet mbi liqen dhe pa zënë në gojë fakte historike, penetron indirekt në historikun e e Horës, në ato kohë të një krenarie të të artë 1488-1819 ku Hora filloi të çelte me shkëlqimin e saj arbërore si një feniks, sepse ajo u ndërtua mbi të pamundërën. Hora, vizionare me një planimetri ndërtimi mbi 300 vjeçare. U ndërtua autonome, me administratë arbëreshe në gjuhë dhe të ritit bizantin , me shkollën e parë arbëreshe të Matrëngës në 1593.Hora me banorët e saj por edhe me kulturën e saj, arbëreshët njohës të katër gjuhëve: Latinishtja si gjuhë zyrtare, greqishtja e ritit, gjuha rajonale e tregëtisë si edhe arbërishtja gjuha e bukës. Por Hora ishte edhe fisnike, dy herë në vit lejonte të huaj në festën e Shën Mërisë që të vizitohej qyteza.


Illuminizmi për Skiroin është forma më lartë e ndërgjegjes. Dielli është metafora e tij.


Drita kur të preki ndërgjegjen e arbëreeshit vetëm atëherë Hora e ka arritur misionin e saj, dhe të vazhdojë të qëndrojë si një mbretëreshë e gjallë e fisnike 600 vjeçare me madhështinë e saj.


Ky Diell , kjo ndërgjegje për Skiro di Maxho nuk është Utopi, por është një “Ëndërre?” Pikëpyetja që shoqëron fjlën “ Ëndërr” është, forma më demokratike e indirekte për ti përfshirë bashkëqytetarët e tij në çështjen më të madhe, atë të ruajtjes së identitetit.


Esklamacioni i tij final është eshtë një euphemèo , është retorika që përmban përgjigjen; Mjafton të kesh shpirtin arbëror dhe pavdekësia e saj bëhet realitet!


Vëllimi poetik “Gjuha e bukës” të autorit Skiro di Maxho është plot me figura letrare. i përshtatur në shqipen standart, dhe tek tuk gjejmë fjalë arbërisht, por tingullimi i fjalëve në arbërisht i shtojnë bukurinë sa artistike në stil ashtu dhe në përmbajtje këtij vëllimi poetik.


“Mizare( bletët) dhe fëmijët rreth grumbujve me rrush të gangulluar pas vjeljes


Butet(fuçitë e verës), rrufullisnin me kërthi të hapur, dhe vjeshta dehet vetëm me të bukurën.”


Në këto rreshta arkadike të një një panoramë dioniziane si dhe të shpirtit njerëzor ndërthuret bashkimi i përsosur i të vetëdijshmes dhe të pavetëdijshmes.


Ornela Radovicka


Qëndra Albanologjike kërkime dhe studime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe A. Bellusci themeluar në 1980.

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page