top of page

Prof. Asc. Dr. Monika Fida ka lënë një gjurmë të thellë në fushën e dermatologjisë, duke u shquar jo vetëm për arritjet e saj akademike,,

Updated: 5 hours ago






Monika Fida










Intervistë me Prof.Asc.Dr Monika Fida

Përgatiti: Liliana Pere.




Prof. Asc. Dr. Monika Fida ka lënë një gjurmë të thellë në fushën e Dermatologjisë- Venerologjise dhe Mjekesise Estetike jo vetëm në Shqiperi por dhe në arenën ndërkombëtare, duke u shquar jo vetëm për arritjet e saj akademike, por edhe për kontributin e saj praktik në këtë disiplinë.

Si profesoreshë dhe profesioniste e angazhuar, ka ndihmuar në ngritjen e nivelit të kërkimit dhe arsimimit në dermatologji, nivelin e shërbimit mjekësor të ofruar duke pasur gjithashtu një ndikim të madh në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukimin e brezave të rinj të mjekëve.

Puna e saj ka qenë një frymëzim dhe një model për shumë kolegë dhe studentë ne vend dhe ne rajon.

Prof. Asc. Dr. Monika Fida është një dermatologe e njohur dhe lektore në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, lektore ne Universitetin “ Zoja Keshillit te Mire” dhe lektore e ftuar ne disa Universitete jashte vendit si ne

Universitetin “ Guliemo Marconi” Itali, Universiteti “Federico II” Napoli, Itali.

Ajo është mjeke dermatologe specialiste në Sherbimin e Dermato-Venerologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhe mjeke prane klinikes private Aderma qe ne vitin 2006.

Përveç angazhimit të saj akademik dhe profesional, Dr. Fida është bashkëthemeluese e disa shoqatave lokale ose boterore si Shoqata Shqipetare e Dermatologeve & Venerologeve (SHDVSH), Shoqata Shqipetare Mjekesise Estetike (ASCAD), anetare e bordit drejtues dhe bashkethemeluese e Worlwide Dermatology Collaboration WDC.

Eshte perfaqesuese ne instancat me te larta te bordit shkencor ne Shoqaten Europiane te Dermato Venerologjise (EADV) qe ne vitin 2024, dhe pjese e pjesë e Taskforcës së EADV për dermatologjinë për pacientët me kancer dhe Taskforcës për lazer dhe pajisje të bazuara në energji.

Anetare e bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Dermoskopisë që nga viti 2018 e në vijim.


Dr. Fida është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve ( mbi 60 botime) dhe ka qenë referuese e ftuar në aktivitete ndërkombëtare kudo ne bote . Vetem gjate vitit 2024 Dr. Fida ka referuar ne aktivitete nderkombetare 20 tema.

Prof.As. Monika Fida është gjithashtu pjesë e Bordit Editorial të Albanian Journal of Health Science dhe Global Journal of Dermatology Venerology.

Ajo ka ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e fushës duke ofruar një kujdes të jashtëzakonshëm për pacientët dhe duke udhëhequr një klinikë private që ka qenë një qender ekselence e rëndësishme për trajtimin dhe menaxhimin e çështjeve dermatologjike jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajon.

Për më tepër informacion ju drejtuam për një intervistë të thelluar me Monikën, me disa pyetje që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë historinë e saj personale dhe profesionale për të mësuar më shumë rreth Monikës:


-Kush është fëmijëria dhe familja e Monikës?


Une jam e martuar dhe nene e dy femijeve binjake, rrjedh nga nje familje e perbere nga 3 femije, ku une kam qene femija me e vogel.


-Si e përshkruan Monika fëmijërinë e saj?


Femijeri e lumtur, e rrethuar me dashuri e perkushtim te prinderve dhe dy vellezerve me te medhenj. Dhe ne fakt shpesh kujtoj situata te nje vajze disi te llastuar per kohen.


-Çfarë mund të na tregoni rreth familjes tuaj dhe ndikimit që ka pasur në zhvillimin tuaj si individ?



Prinderit e mi intelektual jane perpjekur qe te tre ne femijet te merrnim nje edukim sa me cilesor por dhe te gjitheanshem duke perfshire jo vetem rezultat ne shkolle por dhe angazhimet tona ne sport ose muzike. Une si vajze i kam rene violines deri ne klase te peste dhe krahas saj kam qene soliste ne cdo festival femijesh, pasuar kjo me vone me aktivizim ne sport si nje volejbolliste e zonja. Dhe krahas tyre kam bere ski cdo vit ne dimrat e ftohte te qytetit tim Peshkopise si dhe kam luajtur dhe pingpong.


-Cilat janë disa vlera që ju mbartni nga familja juaj dhe si kanë ndikuar ato ne formimin tuaj - ato që jeni sot?




Te dy prinderit e mi rrjedhin nga familje te fisme veriore ku edukata familjare por dhe rregullat e malesoreve jane brumosur thelle ne genet e mia. Edukata, korrektesia, respekti por dhe mirenjohja jane cilesi qe mu transmetuan qe ne femijerine e hershme dhe keto vlera jo vetem nga prinderit por dhe nga dy vellezerit me te medhenj. Familja per ne eshte e shenjte, dashurine per njeri tjetrin ne familje ne e kemi te tejskajshme dhe pikerisht keto transmetojme tek femijet dhe niperit e mbesat tona.



-Cili është qyteti ku ka lindur Monika?



A ka ndonjë lidhje të veçantë me qytetin tuaj të lindjes që ju ka ndihmuar në formimin tuaj si individ?

Une faktikisht kam lindur ne Kruje por jam vajze Dibre- babai eshte rikthyer ne Peshkopi kur une isha 2 vjec. Dhe une sot pavaresisht qe jetoj ne Tirane qe ne vitin 1992 jam pjese e komunitetit dibran dhe perpiqem te kontriboj per ta por dhe mbeshtetem nga ta. Sapo kemi permbushur me sukses bashke me disa mike te femijerise nismen Bijat – ku bijat dibrane se bashku ndihmuan disa gra te dhunuara ne ate zone. Sigurisht eshte nisme qe vazhdon.


-Si ka ndikuar ky qytet në jetën tuaj dhe në perspektivën që keni për botën?

Peshkopia eshte qyteti im qe me vlerat qe mbarte dhe njerezit intelektuale pati ndikimin me te madh ne formimin tim. Kush ka mundur te vizitoje ate qytet gjate periudhes para demokracise arrin te kujtoje dhe te kuptoje shume mire kete qe them.



- Edukimi dhe arsimim janë shtylla kryesore te Monikës, qe më pas pasojne eksperiencat e saj profesionale, pershkruajini ju lutem ?



Pas perfundimit me rezultate te shkelqyera ne Fakultetin e Mjekesise Tirane ne vitin 1998, ishin pikerisht kualifikimet ne disa universitete ne bote qe paten ndikim ne formimin tim te thelle profesional si mjeke dermatologe e lektore si: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Graz, Spitali AKH ne Viene, Instituti IDI ne Rome.



-Mund të flisni më me detaje per rrugëtimin juaj edukativ dhe si ka ndikuar ai në zhvillimin e karrierës suaj?


Implementimi ne Shqiperi i studimeve nga disa universitete nder me te mirat ne bote si dhe kembengulja persistente per te ecur para ne rrugen e gjate te mjekesise eshte pasuar me marrjen e titujve akademike Doktor i Shkencave Mjekesore dhe Profesor i Asociuar.


-A mund të na tregoni për disa eksperienca të rëndësishme që keni pasur në punë dhe si ato kanë kontribuar në aftësitë tuaja profesionale?



Eksperienca shume te rendesishme kane qene per mua te isha pjese e grupeve te perbashketa te dermatologeve boterore dhe pjesemarrja aktive ne studime te ndryshme nderkombetare. Aktualisht une jam ne disa grupe dermatologesh profesore ne Europe e bote qe jo vetem trajtojme pacientet me risi ne fushen e dermatologjise por dhe kontribojme ne hartimin e protokolleve mbarekombetare.


- Mund te tregoni, per mbështetjet që Monika ka marrë gjatë karrierës dhe jetës së saj ?



Mbeshtetjen me te madhe une e kam marre nga dy profesore dermatologe; Profesor Ruati ish rektori i pare i Universitetit “Zoja Keshillit te Mire” me nje kontribut te jashtezakonshem ne dermatologjine shqipetare. Se dyti Profesor Kittler ne Universitetin e Vienes ku une mora njohuri te thelluara ne dermoskopi dhe ne onkologji dermatologjike.


Po familja, shoqëria ose kolegët në udhëtimin tuaj profesional dhe personal si kanë ndikuar ?



Kam qene me fat - sepse mbeshtetesi im kryesor ne rrugetimin tim ka qene bashkeshorti im, edhe ai mjek por qe nuk ka dashur te ushtroje asnjehere mjekesine. Dhe si gjithnje cdo dite qofte mamaja ime qofte vjerra ime kane qene aty per te me lehtesuar mua detyrat e te qenurit grua ne familje.

Kam ndare me disa nga koleget e mia prej shume e shume vitesh veshtiresite e mesimit dhe aplikimit te dermatologjise ne kushtet e vitet me te veshtira te tranzicionit dhe varferise, kemi sakrifikuar cdo gje per te marre pjese ne kongreset nderkombetare, per te mesuar e per te ecur perpara.



. "Si e përshkruani lidhjen tuaj me pacientët dhe si ndihmon kjo lidhje për të ofruar trajtime më të mira në fushën e dermatologjisë?



Une e dashuroj profesionin qe kam dhe marredhenien mjek pacient perpiqem ta kem shume te vecante ne cdo kendveshtrim. Kam qene gjithnje e gatshme per pacientet e mi qofte dhe duke sakrifikuar nga koha e femijeve te mi. Besimi i krijuar ne shumicen e tyre ka pasuar implementimin e protokolleve me bashkekohore te fushes.


.Cilat janë disa nga eksperiencat që keni pasur që kanë ndikim të veçantë në mënyrën si e praktikoni mjekësinë?"



Une sot praktikoj ate mjekesi qe profesoret e medhenj si Ruatti ose Kittler ( profesoret e mi ) praktikonin ne vende si Italia dhe Viena dhe jam krenare per kete. Nga ana tjeter pjesemarrja ne cdo aktivitet shkencor permbyllet me dica te re qe duhet implementuar e praktikuar.



"Në aspektin akademik, si arrini të balanconi angazhimin tuaj si lektore në Universitet dhe praktikën tuaj si dermatologe?

Balancimi kerkon sakrifica dhe aq me teper te balancosh trekendeshin mjeke, lektore e kerkuese shkencore dhe familjen. Dy te parat mbeshtesin fort njera tjeter dhe jane motivuese. Nga ana tjeter pa mbeshtetjen madhore te familjes nuk do realizoheshin dy te parat.


A mund të na ndani disa nga kërkimet dhe botimet që keni realizuar gjatë karrierës suaj dhe si ato kontribuojnë në fushën e dermatologjisë?"



Libri i sapo- botuar per studentet e Fakultetit te Mjekesise ka nje kontribut te madh ne formimin e plejades se mjekeve te rinj. Botime te tjera me vlere jane disa artikujt shkencore te botuar ne revista prestigjioze ne bote, dhe se fundmi libri i psikodermatologjise botuar ne Amerike ku une jam bashkeautore ne 3 kapituj.


Ju faleminderit për intervisten znj Liliana.


Faleminderit ju e dashur Doktoresha Monika. Ishte nje kënaqësi biseda me ju.


Albumi fotografik.


bottom of page