top of page

VALENTINA HYSI Historitë e vërteta shkruhen në libra

Updated: 5 days ago


VALENTINA HYSI

Historitë e vërteta shkruhen në libra

Zylyftar Hoxha




Në një lagje të heshtur të Tiranës, Valentina Hysi kujton ende zhurmën e orëve të stërgjatura të punës dhe copëzat e letrave të mbetura në tavolinën e vjetër të shkrimit. Për të, çdo ditë ishte një betejë e re, një përpjekje për të rindërtuar jetën pas një humbjeje që i ndryshoi rrënjësisht ekzistencën. Dikur një administratore e aftë në botën e ngurtë të burokracisë shtetërore, Valentina nuk e kishte menduar se, në moshën pesëdhjetë e tetë vjeçare, do të zhytej në botën e artit letrar.


Në vend të dorëzimit ndaj trishtimit, ajo zgjodhi të ndërtojë me durim rrëfimet e saj—një grua që nuk e njohu humbjen si mbyllje, por si një kapitull të ri për t'u shkruar. Me një përkushtim të hekurt dhe vullnet të pashtershëm, rrëfimet e saj u kthyen në tregime të thella, që nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për të vërtetën e thjeshtë të një shpirti që nuk u dorëzua kurrë.


Valentina Hysi ka lindur në Tiranë, më 11 janar 1958. Është vajza e një oficeri karriere nga Panariti i Korçës. Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhë – Letërsisë.

Ka një karrierë të gjatë pune në administratën shtetërore në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, sidomos në Ministrinë e Brendëshme.

Valentina Hysi është bashkëshortja e Vladimir Hysit, i cili

karrierën profesionale zyrtare e mbyll si Ministër i Brendshëm i Qeverisë së Stabilitetit,

 Në 17 janar 2017 Ladi, siç e thërrisnin, humb jetën në një incident, duke u kthyer në një kujtim të bukur të një ushtaraku idealist dhe ëndërrimtar,


Valit, mes tronditjes së fuqishme, i zgjohet një ëndërr e brishtë, e fjetur, ëndrra e krijimtarisë letrare, të cilën e kishte lënë në sirtar, as e kishte filluar dhe as e kishte prekur ndonjë herë sadopak.


Ajo u bë njëkohësisht edhe autore, por edhe një nga personazhet kryesore të librit, duke mos e gjetur veten kurrë të vetmuar.

Për një kohë fare të shkurtër, hedh në letër me shpejtësi impresionet dhe në vitin 2020 boton librin “Kthesa” , një libër kur shpaloset dhimbja për humbjen e madhe,



por edhe një energji të përsosur pozitive. Mulliri s’është më, por era është akoma, janë kujtimet, ëndrrat, idetë e kohëve që shkuan. 

“Të mbyt, të rraskapit fakti që të duash një person që nuk është më, zë që nuk të thërret më, shikimi, kujtimi i të cilit të rrënqeth akoma”, thotë personazhi kryesor i librit, Eva, por më pas ajo e mbledh veten, braktis vetminë tibetiane që e kishte kllaposur dhe vendos ta jetojë dhe shijojë jetën si dikur.

Vali (Eva) punon dhe jeton mes njerëzve të saj të dashur, flet me admirim për ta, sepse, më shumë se askush tjetër se sa ajo, e di dhe e ndjen që miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon dhimbjet; e di më shumë se askush tjetër se sa ajo, se në këtë mënyrë bonifikon shpirtin dhe merr energji të pasosur për të përballuar dhe jetuar jetën.



Krahas librave, me një bashkëpunim të gjatë dhe të përhershëm me regjisorin Artistin e Merituar Ylli Pepo dhe operatorin Xhemal Reçi shkruan skenare dokumentarësh historikë, redakton dhe kuron filma yë dtë dy mjeshtrave të mësipërm



Nuk vonoi shumë dhe dhe pas tre vjetësh Vali doli me librin e saj të dytë “Ditënetët e Mirela J”.,


një roman me temë bashkëkohore që si dhe “Kthesa” i shtohen letërsisë shqiptare. Të dy librat janë ndër ata  librat e rrallë të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbojn ë e befasojnë në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë.


Veprimtaria letraro - artistike


Valentina Hysi është autore e dy romaneve të pritur mirë nga publiku: "Kthesa" “Ditënetët e Mirela J”.

Është autore dhe skenariste e filmave dokumentarë: 

“Misioni i pamundur”, 

“Mes tallazeve të kohës…”, 

“6 personazhe kanë gjetur atorin” (Ali Asllani). 

Producente e filmit dokumentar “J. X. 100”, kushtuar shkrimtarit të madh, Jakov Xoxa

Redaktore në filmat dokumentarë: “Një shqiptar i madh” (Ndre Mjeda); 

“Kolosi i historiografisë shqiptare” (Kristo Frashëri); 

“Kujtesë e gurëveve” (Andrea Aleksi – Epirotasi i Durrësit); 

“Shkëndia, një histori tiranase”; 

Një lowe story shqiptar” (Tefta Tashko Koço & Kristaq Koço) etj.



Pasazhe & Mesazhe

Kthesa

 

Libri “Kthesa” i Valentina Hysit është ndër ata libra të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbon në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë. Në kuptimin alegorik dhe metaforik, është një kthesë që ia diktuan rrethanat, atëhere kur fundi i gotës ishte shumë larg buzëve: në fillim drejt një jete murgu, të mbyllur, të errët, me një vegjetacion të zbehtë mbijetues, jetë pa thelb, sa për ta shtyrë, në një kthesë 360 gradshe, për ta rinisur jetën nga fillimi me një amplitudë të re suksesi në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, për të rigjetur vrullin, guximin dhe shëndetin shpirtëror të dikurshëm

(Foto e librit Kthesa)


Ditënetët e Mirela J.


Pas sproves se pare me romanin “Kthesa”, Valentina Hysi vjen me nje tjeter roman “Ditënetët e Mirele J”, si nje perpjekje për të mbajtur gjallë historitë që vetëm dashuria mund t’i mbajë ne përjetësi....

Histori dashurie, elegji për dashuri ende të gjalla. Nuk e kam kapërcyer magjinë se sa e rëndësishme mund të jetë një dashuri e madhe dhe brenda jetës së një personi krejtësisht të pavarur. Shpaloset gruaja brenda saj, gruaja pjesë e padukshme, gruaja e fortë dhe e dobët njëkohësisht.

Një dashuri e ndarë oqeanesh, e destinuar të harrohej. Ngelur muzë kujtimesh. Por fatet çuditërisht përsëriten….

(Foto e librit Ditënetët e Mirela J.)


Fket autorja për librat e saj


“Shpesh jam gjendur diku në kufijtë mes trillimit dhe realitetit. Atëhere mendoja se pas një libri duhej të qëndronte një skuadër gjigante që përpunonte idetë, zgjidhte dinamikën, stilin, por unë pata mbledhur gjithçka të shkruar andej e këndej, copëza dhimbjesh të fshehura pas buzëqeshjeve, pa bërë skica e sinopse.

Shpesh e më shpesh mbyllesha në vetvete, Diku ngjitëte një ëndërritje, një rrethanë, diçka tjetër thellohej vetëm në mendje. Një personazh hynte, ndërsa tjetri dilte.

Sa herë e kam shkruar nga fillimi, shtrihesha dhe për orë të tëra nuk më zinte gjumi. Një mori gjërash, mendime, personazhe, përshkrime, grimca bisedash, përballje, sa shumë kam patur ndër mendje. Personazhet vuanin, qeshnin, gabonin, ëndërronin. U ndodhnin ngjarje të thjeshta të përditshme. I vizatoja një e nga një.

Me pak fjalë këtu zuri të tirreshin librat”. 

 


 


 


 

bottom of page