Search Results
Results found for empty search
- 𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐩𝐞𝐬 𝐩𝐞𝐫 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, në ditën e betimit të presidentit të ri amerikan, në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë: "Me rastin e betimit tuaj si President
𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐩𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, në ditën e betimit të presidentit të ri amerikan, në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë: "Me rastin e betimit tuaj si President i dyzet e shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju garantoj lutjet e mia që Zoti i Gjithëpushtetshëm t'ju japë urti, forcë dhe mbrojtje në ushtrimin e detyrave tuaja të larta. I frymëzuar nga idealet e kombit tuaj për të qenë vend i mundësive, mikpritës për të gjithë, shpresoj që, nën udhëheqjen tuaj, populli amerikan të përparojë dhe të përpiqet gjithmonë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ku nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim. Njëkohësisht, ndërsa familja njerëzore përballet me sfida të shumta, për të mos përmendur plagën e luftës, i lutem Zotit t’i udhëheqë përpjekjet tuaja në promovimin e paqes dhe pajtimit ndërmjet popujve. Me këto ndjenja, i kërkoj për ju, për familjen tuaj dhe për popullin e dashur amerikan bekime të shumta hyjnore" ~ Ati i Shenjtë Papa Francesku ~ #God_bless_Pope_Francis
- Unè kam njè èndèr! Fjalimi i plotë i Martin Luther King Jr. Në 28 gusht 1963, në Uashington, Martin Luther King do të mbante një fjalim historik,
UNË KAM NJË ËNDËRR! Fjalimi i plotë i Martin Luter Kingut Në 28 gusht 1963, në Uashington, Martin Luther King do të mbante një fjalim historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara që ne njohim. “I have a dream” (në shqip: Unë kam një ëndërr), ishte fraza më e njohur, e një fjalimi të gjatë që denonconte racizmin dhe mungesën e shanseve të barabarta. Luther King, i vrarë disa vite më pas nga ekstremistët e bardhë, shqiptoi ato fjalë epokale përpara 250 mijë protestuesve më ngjyrë, duke i dhënë jetë një transformimi që do të shndërronte SHBA-në në një prej vendeve më demokratike të botës. 50 vjet më pas, nën mbikëqyrjen e presidentit Barack Obama, i cili e ka konsideruar luftëtarin e madh të të drejtave të njeriut si një prej shembujve më frymëzues të jetës së tij. UNË KAM NJË ËNDËRR Nga Martin Luther King Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të hyjë në historinë e kombit tonë si shprehja dhe demonstrimi më të madh për lirinë. Njëqind vjet më parë, një Amerikan i madh, në hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret aq shumë i rëndësishëm erdhi si një fener i madhërishëm i dritës të shpresës për miliona skllevër Negër, të cilët ishin djegur në flakët e padrejtësisë përvëluese. Ai erdhi si një agim i gëzueshme për t’i dhënë fund natës së gjatë të robërisë së tyre. Por njëqind vjet më vonë, Negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e një Negri është ende dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë në mes të një oqeani të prosperitetit material. Njëqind vjet më vonë, Negri është ende duke lënguar në qoshe të shoqërisë Amerikane dhe e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Dhe ne kemi ardhur këtu ta nxjerrim në pah dramën e kësaj gjendje të turpshme. Në një kuptim, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të kthyer në para një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata kishin nënshkruar një dëftesë borxhi, ndaj të cilës çdo Amerikan ishte bërë trashëgimtar i kësaj. Kjo dëftesë borxhi ishte një premtim për të gjithë njerëzit, pikërisht ashtu, ku zezakëve si të bardhëve, do t’ju garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Sot është më se e qartë se Amerika nuk e ka shlyer këtë dëftesë borxhi për deri sa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar. Në vend të nderimit ndaj këtij detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Negër një çek të keq, një çek i cili i është kthyer mbrapsht me shënimin ” fonde të pamjaftueshme për ta paguar”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se fondet janë të pamjaftueshme për një vend si ky yni me thesare gjigande mundësish. Prandaj ne kemi ardhur këtu, për ta thyer këtë çek – i cili do të na japë sipas kërkesës të drejtën e pasurive për liri dhe siguri në drejtësi. Ne kemi ardhur edhe në këtë vend të shenjtë për t’i kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër të së tashmes. Kjo nuk është koha për t’u angazhuar në luksin e ngrirjes, as për të marrë drogën qetësuese të përshkallëzimit të ngadalshëm. Tani është koha për t’i bërë reale premtimet e demokracisë. Tani është koha për t’u ngritur nga lugina e errët dhe e shkretë e segregacionit në rrugën e ndriçuar nga dielli i drejtësisë racore. Tani është koha për ta ngritur kombin tonë nga vorbullat moçalore të padrejtësisë racore drejt shkëmbit të fortë vëllazërisë. Tani është koha për ta bërë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të jetë fatale për kombin dalja nga urgjenca e momentit. Kjo verë mbytëse prej pakënaqësisë legjitime të Negrit do të largohet vetëm kur të vijë vjeshta gjallëruese e lirisë dhe barazisë. Viti njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tre nuk është fundi, por një fillim. Ata të cilët shpresojnë se ajo që do të kishte nevojë Negri është vetëm që të shfryjë dhe se tani pas kësaj do të mjaftohet e kënaqet me këtë, do të zgjohen nga ky iluzion, nëse si zakonisht kombi kthehet në biznes. Nuk do të ketë më as prehje dhe as qetësi në Amerikë deri sa Negrit do t’i garantohen të drejtat e tij si qytetar. Shakullimat e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën të ndritshme e drejtësisë. Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi të cilët qëndrojnë në pragun që të çon në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e urrejtjes. Ne duhet ta përcjellim gjithmonë luftën tonë në rrafshin e duhur të dinjitetit e disiplinës. Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese, protesta jonë e imponuar jo prej nesh, të degjenerojë në dhunë fizike. Përsëri dhe përsëri ne duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore ku forcat fizike plotësohet me forcën shpirtërore. Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka përfshirë komunitetin Negër nuk duhet të na çojë në një mosbesim për të gjithë njerëzit e bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç dëshmohet nga prania e tyre sot këtu, kanë ardhur për të treguar se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë. Ata kanë ardhur për të demonstruar se liria e tyre është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Sepse ne nuk mund të ecim vetëm. Ndërsa ne ecim, ne duhet të bëjmë një premtim që gjithmonë do të marshojmë përpara. Ne nuk mund të kthehemi prapa. Ka nga ata që janë duke u kërkuar të përkushtuarve të të drejtave civile se, “Kur ju do të jeni të kënaqur?” Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që Negri është viktimë e tmerrit të papërshkrueshme të brutalitetit policor. Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa trupat tanë, të sfilitur nga lodhja e udhëtimit, nuk mund të gjejnë strehë as pranë moteleve të autostradave dhe as në hotelet e qyteteve. Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa lëvizja e një Negri kufizohet nga një geto e vogël në një më të madhe. Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që fëmijët tanë janë të zhveshur nga individualiteti i tyre dhe kur dinjiteti i tyre grabitet nga kartelat ku është shënuar “Vetëm për të bardhët”. Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa një Negër në Misisipi nuk mund të votojë dhe kur një Negër në Nju Jork beson se ai nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të votojë. Jo, jo, ne nuk jemi të kënaqur, dhe ne nuk do të jemi të kënaqur deri sa drejtësia nuk do të rrjedhë si ujërat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur. Unë nuk jam i shkujdesur dhe i pavëmendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu për shkak të privimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Se disa prej jush kanë ardhur këtu të sapoliruar nga qelitë e ngushta të burgjeve. Se disa prej jush kanë ardhur nga zona ku kërkesat tuaj për liri ju kanë lënë të goditur nga stuhitë e persekutimit dhe të tronditur nga erërat e brutalitetit të policisë. Ju jeni bërë veteranët e vuajtjes krijuese, e vuajtjes të imponuar. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është çliruese. Kur të kthehemi në Misisipi, kur të kthehemi në Alabama, kur të kthehemi në Karolinën e Jugut, kur të kthehemi në Xhorxhia, kur të kthehemi në Luiziana, kur të kthehemi në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve tona veriore, jemi duke e ditur se në njëfarë mënyre kjo situatë mund dhe do të ndryshohet. Andaj le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit. Unë ju them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën Amerikane. Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.” Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë. Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit të padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një oazë të lirisë dhe drejtësisë. Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit të tyre. Unë kam një ëndërr sot. Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj të mbrapshtë, me guvernatorin e saj nga goja e yndyrosur e të cilit dalin fjalë poshtëruese dhe asgjësuese; një ditë, pikërisht në Alabama, vogëlushë e vogëlushe zezake do të mundin t’i bashkojnë duart e tyre si motra dhe vëllezër me vogëlushë e vogëlushe të bardha. Unë kam një ëndërr sot. Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim. Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimitë në një gur shprese. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse të kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojnë së bashku,t’i lutemi Zotit së bashku,të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku,të ngrihemi në emër të lirisë së bashku, duke e ditur se ne do të jemi të lirë një ditë. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të mundin ta këndojnë me një kuptim të ri, “Atdheu im, je ti tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj. Toka ku etërit e mi vdiqën, toka e krenarisë së pelegrinëve, nga çdo anë, liria le të kumbojë.” Dhe nëse Amerika do të jetë një komb i madh kjo duhet të bëhet e vërtetë. Le të kumbojë liria nga majat e kodrave të pafunda të New Hampshire. Le të kumbojë liria nga malet hijerënda të Nju Jorkut. Le të kumbojë liria në vargmalet madhështore Aligeini të Pensilvanisë!1) Le të kumbojë liria nga Shkëmbinjtë me borë të përjetshme të Kolorados! Le të kumbojë liria nga shpatet e pjerrëta të Kalifornisë! Por jo vetëm aq; le të kumbojë liria nga Mali i Gurit2) në Xhorxhia! Le të kumbojë liria nga Lukaut Mauntin3) në Tenesi! Le të kumbojë liria nga çdo kodër dhe pllajë e Misisipit! Le të jehojë nga çdo anë, le të kumbojë liria! Dhe kur kjo ndodh, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë, kur ne e lejojmë atë të kumbojë në çdo katund e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo shtet, atëher’ ne do të mundim ta shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Perëndisë, të zinjtë e të bardhët, Hebrejtë dhe Jo-hebrejtë, Protestantët dhe Katolikët, do të mundin t’i bashkojnë duart për të kënduar këngën e vjetër të Negrit, “Të lirë më në fund! Falënderim Perëndisë së Plotfuqishme, ne jemi të lirë më në fund!”
- Këngë e njohur dhe e dashur e arbëreshëve të Italisë, që ka kaluar brez pas brezi.
O e bukura more është një vjershë dhe një ndër këngët më të popullarizuara të Arbëreshëve të Italisë në trojet shqiptare. Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda(1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek. "E Bukura More" është një vjershë dhe këngë e njohur dhe e dashur e arbëreshëve të Italisë, që ka kaluar brez pas brezi nëpërmjet gojës dhe ka mbetur pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në këtë rajon. Kjo këngë, e cila ka origjinë nga trojet shqiptare, është dokumentuar për herë të parë në dorëshkrimin e Kieutit të vitit 1708 dhe më pas është ribotuar nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda në vitin 1866, duke e pasuruar dhe ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë arbëreshe. Kënga është një përshkrim poetik dhe emocional, e shprehur përmes një bisedimi me "të bukurën More", që është ndoshta një figurë mitologjike apo një personifikim i bukurisë dhe ndjenjës së humbjes. Teksti i këngës është shkruar në shqip me alfabet grek, një karakteristikë e njohur për arbëreshë. Botimi i Kamardës në vitin 1866 përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore arbëreshe, pasi përfshin materiale të tilla si kjo këngë, që ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht në një kohë kur këto tradita po shuheshin për shkak të asimilimit dhe ndikimeve të jashtme. Moj e bukura More si të lash e më ngë të pash Si të lash, si të lash siç të gjeta ngë të lash Atje kam unë zotin At atje kam unë zonjën Mëmë atje kam dhe tim vëlla gjithë mbuluar të gjithë mbuluar të gjithë mbuluar nën dhe Ah e bukura More Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” përgatitur me shumë kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).
- Kjo pikturë e Marjana Eskit mund të interpretohet si një përshkrim poetik dhe simbolik i lidhjes mes artit, natyrës dhe shpirtit njerëzor.
Kjo pikturë e Marjana Eskit mund të interpretohet si një përshkrim poetik dhe simbolik i lidhjes mes artit, natyrës dhe shpirtit njerëzor. Ja disa mënyra për ta lexuar: 1. Fryma artistike: Gruaja me flaut është një simbol i artistit që përdor zërin e tij për të sjellë harmoni dhe bukuri në botë. Flauti përfaqëson muzikën, një formë universale e komunikimit shpirtëror. 2. Lidhja me natyrën: Elementet e natyrës (pëllumbat, hëna dhe bimët) pasqyrojnë paqen dhe bukurinë e botës natyrore, duke sugjeruar se arti dhe natyra janë në harmoni të përkryer. 3. Magjia dhe fantazia: Ngjyrat e gjalla dhe atmosfera ëndërrimtare krijojnë një ndjenjë magjie, ku realiteti dhe imagjinata bashkohen. Kjo mund të simbolizojë fuqinë e artit për të çuar shikuesin përtej të zakonshmes. 4. Harmonia e brendshme: Portreti i qetë i gruas tregon një gjendje të brendshme paqeje dhe ekuilibri, që mund të nënkuptojë lidhjen mes krijimit artistik dhe shpirtit njerëzor. 5. Feminiteti dhe natyra: Figura femërore mund të simbolizojë rolin krijues dhe ushqyes të grave, i cili reflekton bukurinë dhe delikatesën .
- Kjo pikturë e Marjana Eskit përfaqëson një kombinim të delikatesës njerëzore dhe bukurisë natyrore. Mund ta lexoni si vijon:
Kjo pikturë e Marjana Eskit përfaqëson një kombinim të delikatesës njerëzore dhe bukurisë natyrore. Mund ta lexoni si vijon: 1. Figura femërore: Gruaja është një simbol i bukurisë dhe elegancës. Qëndrimi i saj i qetë dhe plot butësi pasqyron një gjendje të brendshme paqeje dhe harmonie. Fustani i saj i lehtë dhe ngjyrat pastel përforcojnë idenë e një figure eterike dhe të pastër. 2. Lidhja me natyrën: Elementet natyrore si lulet dhe sfondi blu krijojnë një atmosferë të qetë, duke përfaqësuar lidhjen mes njeriut dhe natyrës. Lulet mund të simbolizojnë rilindjen, freskinë dhe kalueshmërinë e jetës. 3. Simbolika e ngjyrave: Bluja e thellë në sfond mund të përfaqësojë qetësinë, shpirtin e lirë dhe pafundësinë. Lulet e bardha mund të simbolizojnë pastërtinë, dëlirësinë dhe shpresën. 4. Pozicioni dhe qëndrimi: Gruaja duket si një figurë e zhytur në mendime ose në një botë ëndrrash. Kjo mund të simbolizojë lidhjen mes të brendshmes dhe të jashtmes, ku mendimet dhe emocionet bashkohen me bukurinë e mjedisit. Kjo pikturë krijon një ndjenjë romantike dhe meditative, duke inkurajuar shikuesin të reflektojë mbi harmoninë mes shpirtit njerëzor dhe natyrës.
- Baleti “Halili dhe Hajrija” është një vepër historike dhe artistike që shënon një moment të rëndësishëm në artin shqiptar.
Baleti “Halili dhe Hajrija” është një vepër historike dhe artistike që shënon një moment të rëndësishëm në artin shqiptar, pasi është baleti i parë i krijuar dhe vënë në skenë në Shqipëri. Ai u kompozua nga Tish Daija dhe u shfaq për herë të parë më 13 janar 1963, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Subjekti i baletit bazohet në dramën me të njëjtin titull të shkruar nga Kolë Jakova në vitin 1949, e cila reflekton ngjarje historike të Malësisë së Madhe në luftën kundër pushtuesve osmanë gjatë shekullit të XVIII. Historia është ndërtuar mbi këngën popullore shkodrane "Fryni era, u çil Taraba", duke përfshirë personazhe si Halili, motra e tij dhe Sulejman Pasha, ndërsa emri i Hajrijes është krijuar për këtë vepër. Kompozimi muzikor i Tish Daija dhe koreografia e Panajot Kanaçit i dhanë baletit një karakter kombëtar duke ndërthurur elemente të muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare me format klasike të baletit. Ndër interpretimet më të paharrueshme përmendet ai i balerinës Ganimet Vendresha si Hajrija. Baleti pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shfaqur më shumë se 300 herë në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë Francën, Greqinë, Italinë dhe Kosovën. Ky sukses kontribuoi në krijimin e një tradite të re artistike në baletin shqiptar dhe siguroi një trashëgimi të qëndrueshme në artin kombëtar. Baleti “Halili dhe Hajrija” është një vepër historike dhe artistike që shënon një moment të rëndësishëm në artin shqiptar, pasi është baleti i parë i krijuar dhe vënë në skenë në Shqipëri. Ai u kompozua nga Tish Daija dhe u shfaq për herë të parë më 13 janar 1963, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Subjekti i baletit bazohet në dramën me të njëjtin titull të shkruar nga Kolë Jakova në vitin 1949, e cila reflekton ngjarje historike të Malësisë së Madhe në luftën kundër pushtuesve osmanë gjatë shekullit të XVIII. Historia është ndërtuar mbi këngën popullore shkodrane "Fryni era, u çil Taraba", duke përfshirë personazhe si Halili, motra e tij dhe Sulejman Pasha, ndërsa emri i Hajrijes është krijuar për këtë vepër. Kompozimi muzikor i Tish Daija dhe koreografia e Panajot Kanaçit i dhanë baletit një karakter kombëtar duke ndërthurur elemente të muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare me format klasike të baletit. Ndër interpretimet më të paharrueshme përmendet ai i balerinës Ganimet Vendresha si Hajrija. Baleti pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shfaqur më shumë se 300 herë në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë Francën, Greqinë, Italinë dhe Kosovën. Ky sukses kontribuoi në krijimin e një tradite të re artistike në baletin shqiptar dhe siguroi një trashëgimi të qëndrueshme në artin kombëtar. Baleti "Halili dhe Hajria" është baleti i parë shqiptar, një vepër monumentale që shënon fillimin e zhvillimit të artit të baletit në Shqipëri. Kjo kryevepër përfaqëson një moment historik të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe përfshin elemente të trashëgimisë kombëtare. Ja disa detaje mbi këtë balet: 1. Historia dhe Skenari Tema: Baleti bazohet në një legjendë popullore shqiptare që tregon për dashurinë e madhe midis dy të rinjve, Halilit dhe Hajries. Historia zhvillohet në një kontekst epik ku nderi, dashuria dhe traditat shqiptare janë në qendër. Subjekti: Halili është një luftëtar trim, ndërsa Hajria është një vajzë e bukur dhe besnike. Historia fokusohet te sfidat që ata përballen për të mbrojtur dashurinë e tyre kundër padrejtësive dhe pengesave shoqërore. 2. Muzika Kompozitori: Baleti është kompozuar nga Tish Daija, një prej kompozitorëve më të njohur shqiptarë. Ai arriti të ndërthurë elemente të muzikës popullore shqiptare me formën klasike të baletit, duke krijuar një atmosferë emocionuese dhe autentike. Stili muzikor: Muzika përmban motive tradicionale shqiptare, si melodi të frymëzuara nga këngët epike dhe ritme popullore. 3. Koreografia Koreografi: Koreografia u krijua nga Panajot Kanaçi, një nga koreografët pionierë të baletit në Shqipëri. Ai realizoi një punë të jashtëzakonshme, duke sjellë në skenë lëvizje dhe skema që reflektonin shpirtin dhe elegancën e kulturës shqiptare. Stili: Koreografia përfshin elemente të valleve popullore shqiptare të përshtatura me teknikat klasike të baletit. 4. Premiera dhe Vlerësimi Data e premierës: Baleti "Halili dhe Hajria" u shfaq për herë të parë në vitin 1963 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Vlerësimi: Ai u prit me entuziazëm nga publiku dhe kritikët, duke u bërë simbol i krenarisë kombëtare dhe një arritje madhore në artin skenik shqiptar. 5. Simbolika Kultura kombëtare: Baleti simbolizon trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare, ku dashuria dhe nderi janë themelet e identitetit kombëtar. Përçimi i vlerave: Ai promovon vlerat tradicionale shqiptare si trimëria, besnikëria dhe sakrifica për dashurinë. 6. Trashëgimia "Halili dhe Hajria" mbetet një nga veprat më të rëndësishme të artit shqiptar. Ajo është interpretuar disa herë në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ka shërbyer si frymëzim për artistët shqiptarë të brezave të ndryshëm.
- Zoica Haxho - Ikonë e baletit shqiptar (28.03.1933) Zoica Haxho është një ndër të parat pioniere të këtij arti, që për vite me rradhë ishte prima balerinë e TOB.
Zoica Haxho - Ikonë e baletit shqiptar (28.03.1933) Zoica Haxho është një ndër të parat pioniere të këtij arti, që për vite me rradhë ishte prima balerinë e TOB. Një artiste që me punën dhe artin e saj konsolidoi baletin shqiptar. Pasi kreu studimet për balet së bashku me një grup shokësh në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1956, emërohet balerinë në TOB. Si balerinë përveç disa numrave koreografikë në Shkollën Koreografike të Moskës, kontaktin e parë me skenën shqiptare Zoica e ka në vitin 1957, në baletin “Kujdesi i kotë”, ku interpreton plot finesë rolin e Lizës. Ajo ka një aktivitet të gjatë skenik prej 33 vjetësh, që nga dalja e parë e deri në daljen në pension. Ka realizuar një galeri të pasur rolesh kryesorë si në baletet e huaja, ashtu edhe ato kombëtare. Krijoi në mendjen e spektatorit personazhe të paharruar me plastikën e lojën e saj në interpretim. Kështu përmendim role me peshë si Lola në baletin “Lola”; Fadeta e baletit me të njëjtin emër; Franceska, në “Françeska da Rimini”; Hajria, në baletin “Halili dhe Hajria”; Delina nga baleti “Delina”, Zogu, në baletin “Petja dhe ujku”; Muza, në “Paganini”; Cuca, në baletin “Cuca e maleve”, Rina, në baleti “Historia e një kënge”; Nica, nga baleti “Tokë e pamposhtur”; etj. Zoica ka marrë pjesë në rreth 20 premiera baleti dhe kjo tregon për klasin e saj të lartë të interpretimit. Zoica i është përkushtuar gjithashtu edhe punës pedagogjike në shkollën e baletit. #operahistori #arkiva #ZoicaHaxho #tkob #personazh #nationaltheaterofoperaandballet #setdesign #opera #ballet
- Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara 19 janar, 2025 Veronica Balderas Iglesia
Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara 19 janar, 2025 Veronica Balderas Iglesias Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president për herë të parë. Me rikthimin e saj në Shtëpinë e Bardhë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim jetës së saj dhe disa pritshmërive lidhur me të. Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Prindërit e quajtën Melanija Knavs. Bota e njohu atë në rolin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Ajo ka lindur më 26 prill 1970 në Novo Mesto, Slloveni, pjesë e ish-Jugosllavisë. Gjatë fëmijërisë së saj në qytetin e Sevnicës, babai i saj shiste makina, ndërsa nëna e saj punonte në industrinë e tekstilit. Melania Knavs ishte megjithatë e interesuar për modën, kujton ish-shoqja e saj e shkollës, Mirjana Jelancic. "Asaj i pëlqente gjithashtu të krijonte veshje të reja nga ato të vjetra", thotë zonja Jelancic. Ajo ndërpreu studimet universitare dhe me emrin e ri Melania Knauss, ndoqi karrierën e modeles në Evropë. Në vitet 1990, suksesi i saj e solli atë në Shtetet e Bashkuara. “Si një modele mode dhe dikush që ftohej shpesh në festat luksoze në Nju Jork, me sa kuptoj kështu u takua me Donald Trump-in”, thotë profesorja e historisë Katherine Jellison, nga Universiteti i Ohajos. Melania Knauss u bë Melania Trump më 22 janar 2005 dhe lindi djalin e saj të parë dhe të vetëm, Barron, një vit më vonë. Në të njëjtin vit, ajo u bë edhe shtetase amerikane. Jeta e Melania Trump-it mori një kthesë tjetër kur burri i saj kandidoi për president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 me Partinë Republikane dhe ajo iu bashkua atij në fushatën elektorale. “Është e mrekullueshme të jem këtu sot me ju dhe me bashkëshortin tim. Jam shumë krenare për të”, tha ajo në atë kohë. Donald Trump-i bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 2017. Si zonja e parë, Melania Trump bëri udhëtime në mbarë botën dhe ndërmori projekte si fushata "Bëhu më i miri" që fokusohet në mirëqenien e fëmijëve, sigurinë në internet dhe abuzimin me opioidet. Ajo mbajti një profil më të ulët se shumë zonja të para, por u përball megjithatë me një vëmendje intensive nga mediat, vëren profesorja Jellison. “U kritikua nga disa qarqe për zgjedhjet e saj të modës, për vendimin e saj për të mos u zhvendosur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, për fushatën e saj ‘Bëhu më i miri’, që nuk ishte një nga projektet më të suksesshme të shërbimit publik nga një zonjë e parë”, thotë profesorja Jellison. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump praktikisht u largua nga sytë e publikut. Ajo u rishfaq herë pas here për të mbështetur kandidaturën e bashkëshortit të saj për rizgjedhje. Dhe për të reklamuar librin e saj me kujtime. “Shkrimi i këtyre kujtimeve ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues për mua”, tha zonja Trump. Votuesi nga shteti Wisconsin, Austin Smith ka votuar për kandidatin republikan Donald Trump që në vitin 2016. Ai ka aspiratat e tij për rolin që do të luante Melania Trump pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. “Do të doja që ajo të merrej ndoshta me disa projekte për kafshët shtëpiake. Një gjë për të cilën jam shumë i apasionuar është p.sh. çështja e ushqimit në shkolla”, thotë votuesi Austin Smith. Votuesja demokrate Jasleen Kaur do të donte që Melania Trump të ishte një "zonjë e parë me ndikim". “Dalja dhe bisedimi me komunitetet urbane, dalja në të gjithë vendin duke e bërë veten të njohur, jo vetëm si një figurë që qëndron pas presidentit, por si një grua me një lloj pushteti”, thotë votuesja Kaur. Analistja Jellison, megjithatë, mendon se si një zonjë e parë në mandatin e dytë, Melania Trump ndoshta do të vazhdojë, në pjesën më të madhe, t'i shmanget vëmendjes.
- Belvedere Korça, si rezidenca e vetme malore në vend përfaqëson një koncept të ri dhe inovator në ndërtim.
Belvedere Korça, si rezidenca e vetme malore në vend përfaqëson një koncept të ri dhe inovator në ndërtim. Me një vendndodhje ideale, në zemër të qytetit të Korçës, kjo rezidencë ka prezantuar për herë të parë në Shqipëri një teknologji që i përshtatet më së miri klimës së ftohtë malore. Passive House, e njohur për reduktimin drastik të konsumimit të energjisë, ofron një mënyrë jetese eco-friendly me komoditet të lartë për banorët. Çfarë përfaqëson Passive House? Historia e konceptit Passive House nis nga zhvillimet e viteve 1980, kur në Suedi dhe Danimarkë standardet ligjore për ndërtesat e reja kërkonin konsum të ulët energjie, me elementë si eliminimi i urave termike, xhamat e izoluar dhe ruajtja e nxehtësisë. Nisur nga këto kërkesa, maj të vitit 1988, profesori Bo Adamson nga Universiteti i Lundit në Suedi konceptoi për herë të parë idenë e Passive House. Ndërtesa e parë që testoi këtë koncept u përfundua në Darmstadt, Gjermani, në vitin 1991, nga Dr. Wolfgang Feist dhe Dr. Bo Adamson. Teknologjia vijoi më pas të përdorej në Hanover të Gjermanisë dhe madje njihej si “Shtëpia me zero energji”, pikërisht për shkak të konsumit pothuajse zero të energjisë. Në thelb, bëhet fjalë për një teknologji që synon të minimizojë nevojën për ngrohje dhe ftohje në ndërtesa përmes izolimit, ventilimit të kontrolluar dhe përdorimit të energjisë natyrore. Përmes materialeve ndërtimore të përzgjedhura me kujdes dhe teknologjisë së sofistikuar, ndërtesat e projektuara sipas këtij standardi arrijnë të mbajnë një temperaturë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, me konsum minimal energjie. Në Belvedere Korça, ky koncept është kthyer në një realitet, duke u përkthyer në përfitime të ndryshme për banorët e kësaj rezidence. Materialet me performancë të lartë si ato të përdorura në izolimin termik dhe sistemet e ventilimit me rikuperim të nxehtësisë, garantojnë jo vetëm një shtëpi të qëndrueshme nga ana ekologjike, por edhe kursime të konsiderueshme financiare, kjo si rezultat i konsumimit më pak të energjisë. Gjithashtu, kësaj teknologjie i bashkëngjitet edhe arkitektura e cila është projektuar në mënyrë të tillë që të përthithë maksimumin e dritës natyrore dhe të reduktojë humbjen e energjisë përmes strukturës inovatore të fasadave. Ky kombinim i efikasitetit energjetik dhe estetikës e bën projektin Belvedere Korça një shembull në drejtimin e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit, por edhe një mundësi investimi e shkëlqyer duke ofruar tashmë teknologjinë më inovatore në vend, që rrit akoma më shumë vlerën e pronës. Related Posts Përse të gjithë po shkojnë në Korçë? Përse të gjithë po shkojnë në Korçë? Korça, qyteti që di të të përqafojë me atmosferën e tij magjike.. Një eksperiencë 360 gradë në rezidencën e vetme malore në Shqipëri! Një eksperiencë 360 gradë në rezidencën e vetme malore në Shqipëri! Jeni në kërkim të destinacioneve të reja dhe eksperiencave unike? Belvedere Korça, me kombinimin ideal…
- Princi William dhe Kate Midlleton do të vazhdojnë tu japin përparësi fëmijve të tyre. Nga, Vann.
Kate Middleton 'nuk do të kthehet' në të njëjtin rol mbretëror. Nga Vann Princi William dhe Kate Middleton pa dyshim mezi presin një vit plot mundësi. Diagnoza, trajtimi dhe shërimi i kancerit të Kate e bënë vitin 2024 një vit të vështirë për Princin dhe Princeshën e Uellsit. Sigurisht, ajo që ndodhi ka ndikuar shumë jo vetëm tek ata, por edhe te fëmijët e tyre, princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis. Gjatë mundimeve dhe shtrëngimeve të vitit të kaluar, Uilliami dhe Kate i dhanë përparësi jetës familjare, me mbretin e ardhshëm që e quajti vitin 2024 "të tmerrshëm". Tani, korrespondentja mbretërore Rebecca English ka dhënë një histori mahnitëse se Kate Middleton do të kthehej në detyrat mbretërore, por jo në të njëjtën shkallë si përpara diagnozës së saj c.a.n.c.e.r. Princi Uilliam dhe Kate Middleton do të vazhdojnë t'u japin përparësi fëmijëve të tyre Tani, një vit pasi Kate Middleton u zhduk nga pikëpamja e publikut në janar 2024, gjërat po duken shumë më të ndritshme. Ajo njoftoi vjeshtën e kaluar se ishte pa kancer, por që atëherë i ka marrë gjërat ngadalë, siç duhet. Pavarësisht nga statusi i tyre i rëndësishëm në Familjen Mbretërore, ajo dhe bashkëshorti i saj, Princi William, gjithmonë kanë pasur prioritet mirëqenien e fëmijëve të tyre. Gjatë gjithë c.a.n.c.e.r tr:eatme:nt dhe rikuperimin e Kate, çifti bëri çdo përpjekje për të strehuar fëmijët e tyre nga ndikimet negative. Edhe pse fëmijët e tyre janë mbretërorë dhe më i madhi i tyre, Princi George, një ditë do të jetë mbret, William dhe Kate duan t'u sigurojnë fëmijëve të tyre një fëmijëri sa më normale që të jetë e mundur. "Është shumë e frikshme për fëmijët" Siç u tha më parë, viti 2024 ka qenë një vit i vështirë për Familjen Mbretërore. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis kanë jetuar të gjithë në merak, ndoshta duke mos e ditur se si po bën nëna e tyre apo çfarë është c.a.n.c.e.r. Si rezultat, Seward deklaroi se William dhe Kate do të sigurohen që fëmijët e tyre të kenë disa dhurata ekstra të mëdha në vitin 2025. Edhe pse William dhe Kate duan një jetë më të rregullt për fëmijët e tyre, jeta mbretërore do t'i arrijë në mënyrë të pashmangshme ata. Si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore, çifti mban përgjegjësi të rëndësishme. Kate Middleton është "e prirur për t'i dhënë përparësi familjes së saj edhe më shumë" Është e paqartë se si, kur dhe si Kate Middleton do të rrisë detyrimet e saj mbretërore në muajt e ardhshëm. Mbetet për t'u parë nëse ajo dhe William do të udhëtojnë ndërkombëtarisht së bashku, por koha e trazuar u ka dhënë atyre një perspektivë krejtësisht të re mbi jetën, e cila mund të ketë ndikim në jetën e Kate në të ardhmen. Në një postim për Daily Mail, shkrimtarja mbretërore Rbbeca English citoi burime që deklaruan se William dhe Kate kanë një pikëpamje krejt tjetër për jetën, duke shtuar se "trauma" ka "ndryshuar" princeshën e Uellsit si person. Kate Middleton do t'i 'japë përparësi fëmijëve mbi detyrat mbretërore', pohon burimi Për më tepër, një burim pohoi se Kate nuk do të ndjekë më të njëjtin program si ajo para sëmundjes së saj. Rebecca English gjithashtu deklaroi se Kate nuk kishte «asnjë plan, ende, për ndonjë turne mbretëror të huaj në shkallë të plotë». Megjithatë, princesha «mund ta shoqërojë të shoqin në një udhëtim të shkurtër, nëse ndihet në lartësinë e saj». Në të njëjtën kohë, William pritet të vazhdojë detyrën e tij mbretërore si zakonisht, potencialisht edhe duke marrë më shumë angazhime pasi babai i tij, mbreti Charles, i nënshtrohet c.a.n.c.e.r tr:eatme:nt. Edhe pse mund të udhëtojë vetëm jashtë shtetit për ekskursione më të shkurtra, fakti që nuk do të ndërmarrë udhëtime më të gjata jashtë vendit është «një shenjë tjetër e përparimit të Katerinës» Ju lutemi të ndani këtë artikull nëse besoni se Kate Middleton do të bëjë një mbretëreshë të shkëlqyer!
- Donald Trump është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Donald Trump është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një ceremoni që po zhvillohet në Rotundën e Kapitolit, për shkak të temperaturave të ulëta jashtë. Në ceremoninë e betimit, Trump përdori Biblën e Abraham Lincoln për të bërë betimin, siç ishte njoftuar më parë nga organizatorët e inaugurimit. Kjo është e njëjta Bibël që Lincoln përdori gjatë ceremonisë së tij të betimit në vitin 1861. #DonaldTrump #donaldtrump #usapresident #diasporashqiptare #albaniandiaspora
- Italia dhe Shqipëria bien dakord të ndajnë energjinë e erës dhe diellit përtej detit - si do të funksionojë?
Italia dhe Shqipëria bien dakord të ndajnë energjinë e erës dhe diellit përtej detit - si do të funksionojë? Kryeministri italian Giorgia Meloni. Emiratet e Bashkuara Arabe po huazon teknologjinë dhe ekspertizën për projektin. Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe për energjinë e pastër. Ai kërkon që ekspertiza e vendit të Gjirit të përdoret në Shqipëri për të prodhuar energji diellore, të erës dhe energji të tjera të rinovueshme, disa prej të cilave më pas do të transferohen në Itali nëpërmjet një kablloje nënujore përtej detit Adriatik. Shqipëria ka punuar për të rritur kapacitetin e saj të energjisë së rinovueshme , duke rritur prodhimin me rreth 500 MW në dy vitet e fundit. Marrëveshja do të forcojë lidhjet ekzistuese të energjisë që shtrihen "430 km përgjatë shtratit të detit Adriatik, duke lidhur Italinë me Malin e Zi dhe rajone të tjera të Ballkanit," tha Kryeministri italian Giorgia Meloni në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në Abu Dh Kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi marrëveshjen për energjinë në rreth 1 miliard euro dhe tha se do të jetë funksionale brenda tre viteve. Ai shpjegoi se marrëveshja do të lidhte portin shqiptar të Vlorës me rajonin italian të Pulias - pika më e ngushtë midis dy vendeve. Një 'ekuilibër' midis qëndrueshmërisë dhe inovacionit Meloni tha se marrëveshja trepalëshe do të ndihmonte Italinë të plotësonte nevojat e saj afatgjata për energji elektrike duke respektuar angazhimet e qëndrueshme të energjisë të marra në konferencat e OKB-së për klimën. Ajo e vlerësoi atë si një mënyrë pragmatike për t'u larguar nga karburantet fosile në një kohë kur nevojat për energji janë në rritje për shkak të kërkesës nga teknologjitë e gjeneruara nga AI. "E ardhmja e tranzicionit dhe dixhitalizimit të energjisë do të varet kështu nga aftësia jonë për të vendosur një ekuilibër midis qëndrueshmërisë dhe inovacionit," tha Meloni, duke shtuar se shkrirja bërthamore mund të jetë një mënyrë tjetër për të prodhuar energji të pastër dhe të sigurt. Ajo pranoi natyrën e pazakontë të marrëveshjes trepalëshe, duke vënë në dukje "partnerët në dukje të largët, të paktën duke folur gjeografikisht". Ndarja e energjisë së rinovueshme në të gjithë Mesdheun Emiratet e Bashkuara Arabe, një komb i madh prodhues i naftës, është zotuar të jetë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050 dhe priti samitin e klimës COP28 në 2023. Sulltan al-Jaber, ministri i industrisë dhe teknologjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se marrëveshja do të ndihmonte në përmbushjen e qëllimit të trefishimit të energjisë së rinovueshme . "Duke shfrytëzuar ekspertizën e klasit botëror të Emirateve të Bashkuara Arabe në energjinë e rinovueshme, burimet e bollshme natyrore të Shqipërisë dhe tregun e sofistikuar të energjisë në Itali, ne po lidhim kombet në një bashkëpunim largpamës për zhvillimin dhe ndarjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme në të gjithë Mesdheun," tha ai. Nga burimet e rinovueshme te lëndët djegëse fosile në Evropë: Si prodhon vendi juaj energji elektrike? Al-Jaber, kryetari i Masdar dhe CEO i Abu Dhabi National Oil Co., një firmë shtetërore që prodhon miliona fuçi naftë bruto çdo ditë, ishte president i samitit COP. Për herë të parë, marrëveshja përfundimtare përmendi lëndët djegëse fosile - qymyrin , naftën dhe gazin natyror - si shkakun e ndryshimeve klimatike dhe tha se bota duhet të "largohet" prej tyre.