top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Enxhi Nini, violinistja e orkestrave më të famshme italiane

    Nëse muzika ka shpirt, atëherë Enxhi Nini është mishërimi i saj. Një vajzë që nisi rrugëtimin e saj në Tiranë me një violinë në dorë, për t'u kthyer në një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare. Pas shumë përpjekjesh dhe sakrificash, ajo ka arritur majat e artit klasik, duke shkëlqyer në skenat më prestigjioze të botës. Rrënjët e një ëndrre Enxhi, e lindur në një familje të lidhur ngushtë me artin, e nisi udhëtimin e saj muzikor në Tiranë., ku fillimisht u shqua si një këngëtare e talentuar. Me një zë të veçantë dhe një prani të hijshme skenike, ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, duke treguar që talenti i saj nuk kishte kufij. Kënga ishte porta e parë që e futi Enxhin në botën e muzikës, por ishte violina ajo që do ta shoqëronte drejt madhështisë. Ishte pikërisht skena shqiptare ajo që i dha krahët për të ëndërruar më shumë, për të eksploruar dimensionet e tjera të artit dhe për të nisur një udhëtim që do ta çonte drejt skenave më të mëdha të botës. Enxhi Nini është bërë e njohur në Shqipëri si këngëtare e Festivalit, me elegancën e saj të papërshkueshme Tashmë kënga ka mbetur një dëshirë dhe ajo është një profesioniste e violinës. Që nga viti 2010 ka filluar ne Orkestrën e Rait në Itali ku interpreton në orkestrën e Radio Televizionit Italian pa lene menjanë angazhimet e tjera. Fillimet e saj si këngëtare në Shqipëri janë një kujtim i bukur i rrënjëve të saj artistike, një kujtim që i ka dhënë formë identitetit të saj si artiste. Bashkimi i vokalit të saj me tingujt e violinës krijoi një kombinim të rrallë, që do ta bënte atë të dallonte në çdo skenë ku do të shfaqej, qoftë në Tiranë, Sanremo, apo në sallat madhështore të "La Scala"-s. Me një përkushtim të rrallë, ajo vijoi studimet në Konservatorin e Barit dhe më pas në Konservatorin e Romës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Por për të, diplomimi ishte vetëm hapi i parë drejt një ëndrre më të madhe – skena e famshme e "La Scala"-s. Puna e palodhur dhe dashuria për violinën e çuan drejt këtij qëllimi, duke u bërë një emër i njohur në botën e muzikës klasike. Një yll ndërkombëtar Nga "La Scala" në Milano deri në Koncertin e famshëm të Vjenës, nga Tokio në Paris, Enxhi ka magjepsur publikun me talentin e saj. Veprat që ajo ka interpretuar janë nga më të njohurat e repertorit klasik, si sonatat e Beethoven-it, koncertet e Mozart-it dhe meloditë e Brahms-it. Por, një nga veprat më të dashura për të mbetet “Largo” e Vivaldit – një melodi që, siç thotë ajo, prek shpirtin e çdo shikuesi dhe dëgjuesi. Figura madhështore e Violetës nënës që sakrifikoi per vajzën e saj. Në hijen e këtij suksesi qëndron një grua fisnike dhe e admirueshme, Violeta Gjoka, mamaja e Enxhit. Një figurë dinjitoze televizive dhe një grua me shpirt të artë, Violeta është shquar si një shkrimtare e thellë dhe një nënë e përkushtuar ndersa ajo perfshihej me nje projekt në një studio radiotelevizioni në Piacenza kurrë nuk e humbi përkushtimin ndaj vajzës së saj.Be nte me te mirën,  me nje Projekt ne Radio Inn Piacenza, kishte nje emision qe titullohej "Viaggio in Albania", ne dy gjuhe Italisht dhe shqip. Me pas ne teleLiberta, ne nje projekt me gazetare te tjere te huaj, kishim nje projekt tjeter ku secili kishte rubriken e vet! E qetë, me një zgjuarsi të rrallë dhe një përkushtim shembullor, Violeta është një model frymëzimi jo vetëm për Enxhin, por për këdo që e ka njohur. Pas një jete të mbushur me koncertet dhe emocionet e skenës, sot Enxhi dhe Violeta e duan vendin e tyre dhe shpesh e vizitojne. Megjithëse babai i Enxhit, Dorian Nini, qëndron tashmë vetëm si një kujtim i bukur dhe i paharruar, lidhja e tyre me vendin e lindjes mbetet e fuqishme. Shtëpia ku dikur frymonte arti tani ruan hijen e lavdisë së një familjeje që jetoi për artin. , Dorian Nini, një kompozitor dhe pedagog i njohur, ka lënë një trashëgimi muzikore që vazhdon të jetojë përmes vajzës së tij, e cila ka shpërndarë talentin dhe dashurinë për muzikën në skena ndërkombëtare.  Babai i Enxhi Ninit, Dorian Nini, i ka kushtuar një këngë të veçantë vajzës së tij. Kjo këngë ishte një shprehje e dashurisë dhe krenarisë për talentin dhe sukseset e saj.  Nje valixhe me kujtime qe e paraqiti ne nje emision te Pandi Lacos ne tv Klan. Kjo këngë, e krijuar me shumë ndjenjë dhe pasion, mbetet një simbol i lidhjes mes atij dhe Enxhit, një kujtim i paharruar i një babai që ka besuar në potencialin e vajzës së tij që prej fillimeve të saj. Rruga e Enxhit dhe përkushtimi i Violetës janë dëshmi se kur talenti dhe dashuria bashkohen, ëndrrat mund të kapërcejnë çdo kufi. Në violinën e saj, Enxhi bart jo vetëm tingujt e një bote, por edhe një histori frymëzimi, sakrifice dhe dashurie që do të jetojë përjetësisht. Enxhi Nini është dëshmia e gjallë se arti nuk njeh kufij dhe talenti i vërtetë gjithmonë gjen rrugën për të ndriçuar. Me violinën e saj, ajo ka ndërtuar një urë mes kulturave, duke sjellë në skenat botërore shpirtin dhe finesën shqiptare. Çdo tingull që nxjerr nga violina është një testament i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për muzikën. Enxhi Nini nuk është thjesht një artiste; ajo është një frymëzim i gjallë për këdo që guxon të ëndërrojë dhe të ndjekë ëndrrat me zemër të hapur dhe shpirt të palodhur. Rruga e saj na kujton se, përtej çdo sfide, arti mbetet gjuha universale e shpirtit njerëzor. Pergatiti : Dr Liliana Pere

  • Ina Kosturi është violiniste, krijuese – interpretuese dhe publiciste. Profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

    Profili i Ina Kosturit. Pergatiti:Liliana Pere Ina Kosturi është violiniste, krijuese – interpretuese dhe publiciste. Profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve në Tiranë, pedagoge e përkushtuar dhe intelektuale që ka dhënë kontribut në promovimin e kulturës muzikore. Karriera e saj është një shembull i talentit, pasionit dhe përkushtimit që tejkalon kufijtë.  Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera në violinë dhe gjithë lëndët në Liceun Artistik në Tiranë, vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, nën drejtimin e violinistëve,  të njohur Pandush dhe Pirro Gjezi. Ndjekja e shkollës së gjuhës dhe kulturës italiane “Lorenzo de Medici” në Firence, realizimi i një audicioni të suksesshëm në Konservatorin “Luigi Cherubini” mundësuan vazhdimin e studimeve dhe diplomimin në Konservatorin “Umberto Giordano” në  Foggia -s. Cilësuar si një violiniste sensibël në  interpretim nga violinistë e pedagogë të njohur si Giovanni Tanzini, Yvette Gregorian, Enzo Mastromatteo, Gazzeta del Mezzogiorno do botonte shkrimin “Giovane albanese si e diplomata al Conservatorio”…   Karriera artistike Pas diplomimit i përkushtohet aktivitetit si soliste duke interpretuar në skenat më të rëndësishme shqiptare repertorin bazë violinistik dhe mjaft vepra premierë, nga Koncerti nr 2 i Prokofievit, Duot e Stravinskij, Copland, Elgar, Ravel, Svendsen etj. Realizuese e numri të madh recitalesh me një repertor të pasur nga klasikët tek modernët, me bashkëpunime në skenën italiane me artistë të njohur si Gianna Fratta, inauguron sezone artistike si ai i 17-të i Lucerës, vlerësuar me pergamen nga Kryetari Bashkisë. Fituese e Cmimit të tretë të konkursit “Giovanni Astarita” në Monopoli, Interpreton si soliste me orkestrat e TKOB, RTSH, orkestrat e harqeve të TKOB, UA nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si Ermir Krantja, Eno Koço, Gianna Fratta etj.  Aktiviteti koncertor i mëvonshwm spikat me rolin si krijuese dhe interpretuese vlerësuar me çmime ndërkombëtare në konkurse të rëndësishme, shpesh si shqiptarja e parë dhe e vetme si fituese. Nderohet me Golden Award dhe çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar” Oskar Rieding” ( Slloveni Celje 2022) ( kategoria pedagog ), me çmimin e tretë në “Amadeus Composition Competition” në Vjenë në shtator 2023, me çmimin e parë në “Composition Competition” në Central Academy në Maltë në 2023,me çmimin e parë në “5 Swiss International Music Competition” në Lugano, Zvicër, në dhjetor 2023. Është përzgjedhur dhe ka marrë pjesë si krijuese dhe interpretuese në Music Marathon në “Women Composers Festival of Hartford” edicioni i 23 në Connecticut, USA in 2024. Në librin e këtij festivali të rëndësishëm që promovon  krijmtarinw e femrave kompozitore nga gjithë bota, krijimet dhe cv e saj qëndrojnë  krah personaliteteve muzikore që drejtojnë departamente kompozicioni në universitete muzikore në mbarë botën.     Kontributi akademik dhe pedagogjik Eshtë pedagoge e violinës në Universitetin e Arteve. Nga viti 2011 mban titullin Profesor i asociuar, udheheqëse e diplomave, bashkëhartuese e programeve të violinës, me kontribut në  pasurimin e repertorit violinistik, organizatore e aktiviteteve për studentët si “Ditët e hapura të  violinës”, “To be the best”etj .Krijmtaria e saj për violinë, Caprici për violinë solo nr 1 është  bërë pjesë e koncertit të studios së pedagoges së famshme, violinistes Ida Bieler në University of North Caroline, USA krahas pjesëve të kompozitoreve të famshme Lily Boulanger, Grazina Bawcevic .  Ajo ka marrë pjesë në shumë transmetime muzikore, ka drejtuar cikle emisionesh në Radio Tirana si dhe ciklin e emisioneve televizive “Metronom” duke interpretuar dhe komentuar muzikën violinistike. Veprimtaria publicistike dhe letrare Përtej skenës muzikore, Ina Kosturi ka ndriçuar me penën e saj të mprehtë si publiciste me mbi 200 artikuj në shtypin e shkruar nga viti 2003. Artikujt kritikë dhe analizat i referohen problemeve të  artit e muzikës, arsimit dhe historisë  duke zbuluar ngjarje si recitali i parë  shqiptar i vitit 1926. Është autore e pesë librave si “Përtej Personales” (2006), “Talente të heshtur” (2007) “Pak mall për socializmin” në 2009, “Rrëfim në Tre Kohë” (2012), “31 Capriccio artistike” në 2022 ku kritika muzikore i lë vendin herë pas here  letërsisë. Artikulli i saj për barazinë gjinore u nderua në vitin 2012 me çmimin prestigjioz të Unionit të Gazetarëve. Vizioni dhe ndikimi në kulturën shqiptare Në prill të vitit 2024 është pranuar unanimisht nga Këshilli Artistik dhe ka publikuar krijmtarinë me shtëpinë e famshme muzikore vjeneze “Universal Edition”. “ Kosturi e shikon kompozimin si një mundësi unike për të shprehur ndjenjat, për të krijuar melodi të ndërthurura me teknikë të lartë violinistike përmes fantazisë dhe intuitës “. Është ky përshkrimi që i bëhet në katalogun e dimrit (Winter Catalogue 2024 – 2025), ku Kosturi është  përzgjedhur mes 12 kompozitorësh që  botojnë me Universal Edition për të promovuar krijmtarinë muzikore. Kështu kompozimet e saj” Violin Concerto “, “7 Capriccio” për violinë solo ,“Improvisation” ,” Duo Capriccio” për violin and cello, promovohen për tu interpretuar nga muzikantë e orkestrat prestigjioze në mbarë botën. Ky është  padyshim sukses dhe për muzikën shqiptare, Kosturi është e vetmja shqiptare që  publikon krijmtarinë me “Universal Edition”.  Zyrat e kësaj shtëpie muzikore dhe katalogu ndodhen në ndërtesën historike Musikverein, Vjenë, një simbol i kulturës muzikore globale. Si drejtuese e shoqatës “Bota e Artit”realizon 12 edicione të festivalit “Violinistic greetings”, ( Violinistic Marathon Festival Albania) me pjesëmarrjen e muzikantëve nga mbarë bota. Edicionet e këtij festivali kanë zbuluar e interpretuar premiera të veprave të vjetra të panjohura të muzikës shqiptare si Noli, Nasi, Papajorgji, Kurti, kanë përkujtuar e nderuar figura historike si Lef Nosi.  Dy dvd gjenden në “Biblioteken Noliane” në Boston. “Violinistic greeting” synon ndë rkombëtarizimin e muzikës shqiptare. Është i vetmi festival në Shqipëri që i kushtohet violinës. Ina Kosturi është një ambasadore e shkëlqyer e kulturës shqiptare, një artiste që ndërthur mjeshtërinë, inteligjencën dhe ndjeshmërinë për t’u bërë frymëzim për brezat e ardhshëm. Titujt, çmimet dhe vlerësimet që ka marrë janë dëshmi e ndikimit të saj në art, arsim dhe shoqëri. Ina Kosturi është padyshim një yll në ngjitje, një artiste që bashkon në mënyrë harmonike talentin si violiniste dhe kompozitore. Aftësia e saj për të krijuar dhe interpretuar vepra muzikore unike, të cilat tashmë kanë fituar vlerësim ndërkombëtar, e bën një krenari të kulturës shqiptare. Pergatiti.Dr. Li liana Pere Albumi fotografik . Ina Kosturi ne koncert.      Me studentet -

  • Historia e Golden Glob

    Historia e Golden Globes Prezantimi i parë i çmimeve për arritjet e shquara në industrinë e filmit dhënë nga Shoqata e Korrespondentëve të Huaj të Hollivudit – pararendësja e Shoqatës së sotme të shtypit të huaj të Hollivudit – u zhvillua në fillim të vitit 1944 me një ceremoni joformale në 20th Century Fox. Atje, Jennifer Jones u nderua me çmimet e aktores më të mirë për "Kënga e Bernadette", e cila gjithashtu fitoi për filmin më të mirë, ndërsa Paul Lukas mori dafinat e aktorit më të mirë për "Watch on the Rhine". Çmimet u dhanë në formën e rrotullave. Një vit më pas, anëtarët e shoqatës zhvilluan një konkurs për të gjetur një dizajn për një statujë që do të përfaqësonte më së miri qëllimet e përgjithshme të organizatës. Marina Cisternas, presidente e grupit në vitet 1945-46, prezantoi idenë e një globi me shkëlqim në një piedestal cilindrik, për të përfaqësuar botën. Në lidhje me prezantimin e Golden Globes, Shoqata e Korrespondentëve të Huaj të Hollivudit mbajti ngjarjen e saj të parë gala sociale në vitin 1945 me një banket zyrtar në Hotelin Beverly Hills. Going My Way fitoi për filmin më të mirë, ndërsa Ingrid Bergman dhe Alexander Knox u shpallën Aktorja më e Mirë dhe Aktori më i Mirë për interpretimet e tyre në The Bells of St. Mary dhe President Wilson, respektivisht. Ka pasur pika të tjera të rëndësishme në historinë e Golden Globes. Në vitin 1951 shoqata vendosi të ndajë të nominuarit për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë në dy kategori - dramë dhe muzikore ose komedi - në mënyrë që asnjë zhanër të mos anashkalohej. Në vitin 1952, HFPA krijoi çmimin Cecil B. deMille për të vlerësuar "kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e argëtimit". Marrësi i parë i çmimit ishte vetë DeMille. Në drejtim të akrepave të orës nga lart: Julie Andrews, Gene Kelly, Laurence Harvey, World Favorites 1968; E preferuara botërore Kim Novak, 1957; I sapoardhuri Jayne Mansfield, 1957. Arkivat HFPA Çmime të tjera unike që janë ndërprerë me kalimin e viteve ishin Favoriti i Filmit Botëror, nga viti 1951 deri në 1980 dhe çmimi Newcomer, i cili kishte disa emra të ndryshëm gjatë jetëgjatësisë së tij nga 1948 deri në 1983. Timothy Hutton, Bette Midler dhe Diana Ross ishin ndër të sapoardhurit e dalluar dhe Steve McQueen, Doris Day dhe Barbra Streisand ishin disa nga Të preferuarat e filmit botëror. Në vitin 1952 Shoqata krijoi çmimin Cecil B. DeMille për të nderuar përsosmërinë në film. DeMille ishte marrësi i parë i çmimit që mban emrin e tij. Në vitin 1956 Golden Globes përfshinë disa kategori unike: Çmimin Trailblazer për Walt Disney (tregim amerikan), Dinah Shore (këngë amerikane), Lucille Ball dhe Desi Arnaz (komedi amerikane). Kjo e fundit i hapi rrugën përfshirjes së kategorive televizive krahas filmave, traditë që ka mbetur edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1957 pesë shfaqje televizive morën Golden Globes: Cheyenne (Western-i më i mirë amerikan); Mickey Mouse Club (shfaqja më e mirë amerikane për fëmijë); Teatri Matinee (teatri më i mirë amerikan gjatë ditës); Shtëpia e lojërave 90 (teatri më i mirë gjatë natës); This Is Your Life (shfaqja më e mirë me pjesëmarrjen e audiencës). Kategoria aktuale e Gjuhëve të Huaja i ka rrënjët në çmimin ndërkombëtar Samuel Goldwyn, i cili dalloi fotografitë jo-amerikane nga viti 1959 deri në vitin 1964 - Asnjëherë të dielën e Greqisë, The Mark e Gjermanisë dhe Divorci i Italisë, stili italian ishin disa nga marrësit e çmimit Samuel Goldwyn. Megjithatë, disa kategori nuk arritën në Globes të sotëm. Nga viti 1948 deri në vitin 1963, Globes njohën arritje në kinematografi. Nga viti 1951, në kinematografi të veçantë, Globe iu dhanë fotografive bardh e zi dhe me ngjyra. The Longest Day, High Noon dhe On The Waterfront morën të parën, ndërsa Quo Vadis, Lawrence of Arabia dhe Brigadoon ishin ndër fituesit në kategorinë e ngjyrave. Një kategori tjetër që ishte shkurtimisht aktive ishte Golden Globe për dokumentarin më të mirë, i prezantuar nga viti 1973 deri në 1977 - Elvis on Tour dhe Walls of Fire ishin dy fituesit në 1973. Në vitin 2007 u prezantua një kategori e re: Filmi më i mirë i Animuar. Të nominuarit e vitit të parë ishin Cars, Happy Feet dhe Monster House, me Makinat e Pixar që fituan globin. Në vitin 2018, çmimi Carol Burnett u krijua për të nderuar përsosmërinë në televizion – Carol Burnett ishte marrësi i çmimit të parë, në janar 2019. Sot, Golden Globes njohin arritjet në 27 kategori; 14 në filma dhe 13 në televizion. Më 10 janar 2023 u shënua ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe. Golden Globes

  • Marjana Leka, një emër që shkëlqen në artin operistik shqiptar, është një ndër figurat më të ndritura të skenës.

    Profili i Sopranos sè mirènjohur, Marjana Leka. Marjana Leka, një emër që shkëlqen në artin operistik shqiptar, është një ndër figurat më të ndritura të skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me një zë të jashtëzakonshëm dhe një prezencë magjepsëse, ajo ka dhuruar për më shumë se tre dekada interpretime të paharrueshme, duke e kthyer çdo rol në një përjetim të thellë artistik.Marjana Leka është një soprano dhe pedagoge e shquar shqiptare, Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që shtrihet mbi 33 vjet, ajo ka qenë soliste e pare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) dhe një nga përfaqësueset më të denja të artit vokal shqiptar. Kontributi i saj është i shtrirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenat ndërkombëtare, ku ka interpretuar role të rëndësishme te literatures operistike boterore dhe ka marre vleresime maksimale nga publiku dhe kritika. Një karrierë e ndritur dhe e pasur Marjana Leka ka qenë një figurë qendrore në botën e operës shqiptare, duke dhuruar interpretime të paharrueshme në skenën e TKOB dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Roli i saj në përçimin e artit të lartë vokal është vlerësuar jo vetëm nga publiku, por edhe nga kritikët, të cilët kanë cilësuar interpretimet e saj si të mbushura me emocion dhe teknikë të përkryer. Dedikimi për edukimin e brezave të rinj Përveç kontributit të saj në skenë, Marjana Leka është angazhuar me përkushtim për të ndarë përvojën e saj artistike me brezat e rinj. Si pedagoge dhe mentore, ajo ka ndihmuar në formimin e shumë talenteve të reja, duke kontribuar në vazhdimësinë e traditës operistike shqiptare. Përkushtimi i saj ndaj edukimit artistik është një tjetër shtyllë e rëndësishme e karrierës së saj. Një ambasadore e artit shqiptar Performancat e Marjana Lekës në skenat ndërkombëtare kanë qenë një promovim i denjë i artit dhe kulturës shqiptare. Ajo ka sjellë në vëmendjen e publikut botëror jo vetëm fuqinë e zërit të saj, por edhe vlerat kulturore të Shqipërisë. Sopranoja rrjedh nga një familje shume e mire shqiptare,me dy prinder nenpunes te thjeshte,nena daktilografiste ndersa babai ndihmes mjek,te cilet jetuan e punuan me ndershmeri dhe percollen edukaten me te mire tek femijet e tyre me dashurine per punen, thjeshtesine, e miresjelljen. Talenti dhe muzikaliteti i saj janë trashëguar nga nëna shkodrane. Në intervistat e saj, Mariana Leka ka theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit në art, duke u bërë një shembull për këngëtarët e rinj që aspirojnë të arrijnë nivele të larta në karrierën e tyre. Përkushtimi i saj ndaj Shqipërisë dhe artit e ka bërë një ikonë të kulturës kombëtare. Detaje të rëndësishme për Marjana Lekën: Repertori i pasur: Ajo ka interpretuar me sukses afro 30 role kryesore, duke u bërë e njohur për aftësitë e saj vokale dhe artistike të nivelit të lartë. Ndër rolet e saj më të spikatura janë ato nga opera të kompozitorëve të mëdhenj si Verdi, Puccini, Mozart, Bellini,Donizetti, Rossini,Gounod,e te tjere . Kontributi pedagogjik: Përveç karrierës si këngëtare operistike, Marjana Leka është gjithashtu një pedagoge me ndikim, duke u përkushtuar në formimin e brezave të rinj të këngëtarëve operistikë. Ajo ka ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me të rinjtë, duke ndihmuar në ruajtjen dhe avancimin e traditës vokale shqiptare. Vlerësimet dhe nderimet: Për punën dhe kontributin e saj të shquar, ajo është vlerësuar me çmime dhe tituj e cmime te rendesishme kombetare dhe nderkombetare , si cmimi '' Katia Ricciarelli''Itali Mantova . Cmimi i pare ne konkursin nderkombetar te operas Italane Stuttgard Gjermani, Cmimi i pare ne festivalin operistik Marije Kraja. Cmimi'' Kult 2005'' si kengetarja me e mire lirike e viti. Titulli ''Mjeshter i Mad''h nga presidenti i Republikes .etj Përfaqësuese e artit shqiptar: Si interpretuese, ajo ka promovuar kulturën dhe artin shqiptar në skena ndërkombëtare, duke qenë një ambasadore e denjë e trashëgimisë kulturore të vendit. Puna dhe dedikimi i Marjana Lekës në operë dhe edukim janë një pasuri e madhe për kulturën shqiptare, dhe suksesi i saj është një frymëzim për artistët e rinj. E lindur me një pasion për muzikën dhe artin, Marjana Leka filloi rrugëtimin e saj drejt suksesit që në moshë të re,kur filloi studimet per kanto ne Akademine e e Arteve ku doli me rezulatte shume te mira, dhe u emerua menjehere ne Teatrin e Operas dhe Baletit duke u shquar për talentin dhe përkushtimin që do ta bënin më vonë një ikonë të operës shqiptare. Ajo ka mishëruar karaktere të fuqishme, duke i dhënë jetë arieve të pavdekshme dhe duke e ngritur artin operistik shqiptar në majat më të larta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Marjana Leka mbetet një gur themeli i artit operistik shqiptar, një figurë që ka lartësuar muzikën dhe kulturën tonë përmes talentit, punës së palodhur dhe pasionit të saj të pashtershëm. Karriera e saj frymëzon jo vetëm artistët e rinj, por edhe publikun që e ka ndjekur dhe duartrokitur në skena të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Me zërin e saj të rrallë dhe dedikimin për edukimin e brezave të rinj, ajo ka vulosur emrin e saj në historinë e artit shqiptar si një simbol i përjetshëm i përsosmërisë dhe frymëzimit. Pèrgatiti:Dr Liliana Pere.

  • Elizabeth Taylor për Burton! Letra e trishtë e ‘Kleopatrës’

    Elizabeth Taylor për Burton! Letra e trishtë e ‘Kleopatrës’ Një nga femrat më të bukura dhe më të famshme kë kinematografisë, Lizi, shpesh identifikohet si Kleopatra. Në aspektin personal, Elizabeth Taylor është përfolur shpesh për historitë e saj të martesave dhe divorceve, një nga të cilat edhe ajo me Richard Burton. Burton dhe Taylor u martuan dhe ndanë dy herë, duke krijuar kështu idenë se, dashuria e vërtetë e saj ishte pikërisht, Richard Burton. Më poshtë, dy prej letrave të shkurtra, por plot ngarkesë emocionale që dyshja, këmbente në momente kritike: Elizabeth Taylor për Burton: “I dashur (ende) burri im, Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndiej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë. (Ende) Gruaja jote. P.S. Oh, dashuri… mos na lër më kurrë, ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë! P.P.S. 10 vjet, nuk janë pak! Ndërkohë, Richard Burton shkruan për Lizin: “E dashur (ende) gruaja ime, Sytë e mi të verbër janë duke pritur dëshpërimthi për shikimin tënd. Ti, sigurisht, nuk e kupton sesa e bukur ke qenë dhe sesa vend special ke siguruar në shpirtin tim”. Duket qartë dhimbja që ndiejnë për njëri-tjetrin edhe pse, duke u divorcuar së dyti. Pasioni i tyre ngjan me dashuri, në dukje platonike, ku palët edhe pse duhen, nuk qëndrojnë bashkë për arsye të tjera të jashtme. Ama nuk qe e tillë, pasi ishin të dy ata që vendosnin, si për martesat e divorcet edhe pse e dukshme se… ndjenin për njëri-tjetrin, sido që rrodhi jeta e tyre.

  • Nikol Kidman, kujtime.

    "Në Australi u detyrova të qëndroja brenda për të mos u djegur nga dielli. Kështu, si fëmijë, fillova të krijoja argëtimin tim: do të recitoja nga kujtesa dramat e Çehovit në dhomën time të gjumit. E bëja për orë e orë të tëra, ditë dhe ditë dhe natën nuk e dija që lëkura ime e lehtë do të më ndihmonte të bëhesha aktore. Pastaj u transferuam në Amerikë, por nuk kishim asgjë. Mbaj mend që kemi marrë edhe një dyshek nga Salvation Army, mbi të cilin kemi fjetur të gjithë. Sot jam aktore dhe kam privilegjin t'u jap ëndrra dhe dashuri njerëzve që nuk i njoh, por jeta është një film shumë më i madh dhe më i ndërlikuar se një shfaqje kinematografike." -Nicole Kidman -

  • Princi Harry dhe Meghan Markle hapin shtëpinë e Montecito për të evakuuarit, bëjnë donacione.

    Princi Harry dhe Meghan Markle hapin shtëpinë e Montecito për të evakuuarit, bëjnë donacione për përpjekjet e ndihmës nga zjarri Buletini Princi Harry dhe Meghan Markle hapin shtëpinë e Montecito për të evakuuarit, dhurojnë për përpjekjet e ndihmës nga zjarri Rebeka Lewis Korrespondent i Los Anxhelosit Ndërsa zjarret e Los Anxhelosit vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë donacione për përpjekjet e ndihmës përmes Fondacionit të tyre Archewell dhe kanë hapur shtëpinë e tyre në Montecito për të dashurit që u detyruan të evakuoheshin, PËRSHËNDETJE! mund të konfirmojë. Dyshja dhuruan veshje, sende për fëmijë dhe furnizime të tjera thelbësore për të prekurit nga zjarret dhe kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me kuzhinierin José Andrés dhe World Central Kitchen, e cila u ofron ushqime komuniteteve në vazhdën e fatkeqësive natyrore, për të ofruar ndihmë. aty ku nevojitet. PERSHENDETJE! gjithashtu kupton se Duka dhe Dukesha po punojnë në mënyrë aktive me ekipin e tyre në Fondacionin Archewell për të identifikuar mënyrat për të mbështetur komunitetet më të prekura, duke përfshirë vullnetarizmin dhe rimëkëmbjen e shëndetit mendor. Meghan, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry, Duka i Sussex-it flasin në skenë në The Archewell Foundation Parents© Getty Images për Project Healthy Meghan dhe Harry po kërkojnë mundësi vullnetare Lajmet për shtrirjen e tyre vijnë pasi ata ndanë një deklaratë rrëqethëse teksa zjarret po shpërthejnë në të gjithë Kaliforninë jugore. Në një mesazh në faqen e tyre të internetit , çifti shkroi: "Në ditët e fundit, zjarret në Kaliforninë Jugore kanë shpërthyer nëpër lagje dhe kanë shkatërruar familje, shtëpi, shkolla, qendra të kujdesit mjekësor dhe shumë më tepër - duke prekur dhjetëra mijëra nga të gjitha fushat. të jetës. Shikoni: Një zjarr i ri shpërthen në Hollywood ndërsa flakët vdekjeprurëse digjen jashtë kontrollit "Është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme. Nëse ndiheni të detyruar të ndihmoni, këtu janë disa burime dhe ide." . Princi Harry dhe Meghan Markle dalin vullnetarë në LA mes zjarreve të furishme

  • Kjo pikturë e Alketa Muzhaqit është një peizazh dimëror që përçon qetësi dhe një ndjesi natyraliteti. Ja disa mënyra për ta lexuar dhe interpretuar atë:

    Kjo pikturë e Alketa Muzhaqit është një peizazh dimëror që përçon qetësi dhe një ndjesi natyraliteti. Ja disa mënyra për ta lexuar dhe interpretuar atë: 1. Atmosfera dhe Emocionet: Ngjyrat e ftohta të bardhës dhe grisë krijojnë një ndjesi të qetë dhe të kthjellët. Duket sikur peizazhi ka një heshtje dimërore, duke na ftuar të ndjejmë një lloj paqeje. Përroi i ngushtë në qendër sugjeron rrjedhën e jetës, edhe në mes të dimrit apo vështirësive. 2. Kompozimi: Pemët e zhveshura me trungjet e tyre të errët ofrojnë kontrast me bardhësinë e dëborës. Kjo tregon natyrën e pastër dhe fuqinë e saj të thjeshtë. Përdorimi i vijave diagonale të përroit i jep dinamizëm pikturës, duke udhëhequr syrin drejt horizontit. 3. Mesazhi i Pikturës: Mund të simbolizojë kalueshmërinë e stinëve dhe ciklin e natyrës. Edhe pse është dimër dhe gjithçka duket e ngrirë, uji vazhdon të rrjedhë, duke treguar jetë dhe vazhdimësi. Kjo mund të përçojë një mesazh shprese, duke na kujtuar se edhe në periudhat e vështira ka lëvizje dhe energji. 4. Teknika: Piktorja përdor brushstrokes (goditje peneli) të thjeshta, por të sigurta, për të krijuar një efekt të ndjerë natyror. Ky stil e bën pikturën më ekspresive dhe të sinqertë. A ke ndonjë pyetje më specifike për këtë punim?

  • Kjo pikturë e Alketa Muzhaqit paraqet një peizazh vjeshtor plot ngjyra dhe harmoni.

    Kjo pikturë e Alketa Muzhaqit paraqet një peizazh vjeshtor plot ngjyra dhe harmoni. Mund ta lexosh dhe interpretoh këtë pikturë në mënyrat e mëposhtme: 1. Ngjyrat dhe Emocionet: Ngjyrat e ngrohta të vjeshtës (e verdha, portokallia, dhe e kuqja) kontrastojnë me nuancat e gjelbërta të pemëve dhe barit. Kjo krijon një ndjesi përzierjeje midis kalimit të stinëve dhe gjallërisë së natyrës. Piktura përcjell një ndjesi qetësie, sikur të jesh duke shëtitur në një ditë të bukur vjeshte. 2. Kompozimi: Përroi në qendër tërheq syrin dhe udhëheq shikuesin përmes skenës. Reflektimet në ujë theksojnë bukurinë e natyrës dhe krijojnë një ndjesi simetrie. Pemët e larta që shtrihen drejt qiellit i japin peizazhit thellësi dhe gjallëri. 3. Mesazhi i Pikturës: Piktura mund të simbolizojë bukurinë dhe kalueshmërinë e jetës, duke e krahasuar ciklin e stinëve me ndryshimet natyrale të jetës njerëzore. Rrjedha e përroit mund të përfaqësojë rrjedhën e kohës, e cila vazhdon përpara pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin rreth nesh. 4. Teknika dhe Stili: Piktorja përdor teknika të buta dhe të detajuara për të krijuar teksturën e gjethes dhe sipërfaqen e ujit. Goditjet e penelit duken të menduara mirë për të sjellë një efekt të gjallë. 5. Ndjesia personale: Kjo pikturë mund të të ftojë të reflektosh mbi lidhjen tënde me natyrën dhe momentet e vogla të qetësisë që ajo ofron. A të përcjell kjo pikturë ndonjë emocion të veçantë apo mendim për stinën e vjeshtës?

  • Aktori ikonë Robert Ndrenika feston 83 vjetorin e lindjes!

    Aktori ikonë feston 83 vjetorin e lindjes! Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 83-të. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër. Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë. Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj. Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve. Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër. Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster. Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012). Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon. Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij. Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”. Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij. Filmat: Kronikë provinciale (2009) Tifozët – (2004) komedi Njerëz dhe fate – (2002-2 Tirana, viti zero Parullat – (2001), Lleshi Bolero – (1997) Nata e dymbëdhjetë Edhe kështu edhe ashtu Botë e padukshme -azi Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli Vrasje në gjueti Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës Gurët e shtëpisë sime – (1985) Tre njerëz me guna – (1985) Shi në plazh – (1984) teater-komedi Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori Besa e kuqe – (1982), Gjoni Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV) Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit Prefekti, komedi, Qazim Mulleti /Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV) Mësonjëtorja – (1979), kocka Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti) Shembja e idhujve – (1977), kapteri Emblema e dikurëshme – (1976) (TV) Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo Rrugë të bardha – (1974), Ganiu Shtigje të luftës – (1974), Shabani Kryengritje në pallat – (1972) Odiseja e tifozave – (1972) Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos I teti në bronx – (1970), Xhemali Horizonte të hapura – (1968), Azemi Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti

  • VALENTINA HYSI Historitë e vërteta shkruhen në libra

    VALENTINA HYSI Historitë e vërteta shkruhen në libra Zylyftar Hoxha Në një lagje të heshtur të Tiranës, Valentina Hysi kujton ende zhurmën e orëve të stërgjatura të punës dhe copëzat e letrave të mbetura në tavolinën e vjetër të shkrimit. Për të, çdo ditë ishte një betejë e re, një përpjekje për të rindërtuar jetën pas një humbjeje që i ndryshoi rrënjësisht ekzistencën. Dikur një administratore e aftë në botën e ngurtë të burokracisë shtetërore, Valentina nuk e kishte menduar se, në moshën pesëdhjetë e tetë vjeçare, do të zhytej në botën e artit letrar. Në vend të dorëzimit ndaj trishtimit, ajo zgjodhi të ndërtojë me durim rrëfimet e saj—një grua që nuk e njohu humbjen si mbyllje, por si një kapitull të ri për t'u shkruar. Me një përkushtim të hekurt dhe vullnet të pashtershëm, rrëfimet e saj u kthyen në tregime të thella, që nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për të vërtetën e thjeshtë të një shpirti që nuk u dorëzua kurrë. Valentina Hysi ka lindur në Tiranë, më 11 janar 1958. Është vajza e një oficeri karriere nga Panariti i Korçës. Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhë – Letërsisë. Ka një karrierë të gjatë pune në administratën shtetërore në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, sidomos në Ministrinë e Brendëshme. Valentina Hysi është bashkëshortja e Vladimir Hysit, i cili karrierën profesionale zyrtare e mbyll si Ministër i Brendshëm i Qeverisë së Stabilitetit,  Në 17 janar 2017 Ladi, siç e thërrisnin, humb jetën në një incident, duke u kthyer në një kujtim të bukur të një ushtaraku idealist dhe ëndërrimtar, Valit, mes tronditjes së fuqishme, i zgjohet një ëndërr e brishtë, e fjetur, ëndrra e krijimtarisë letrare, të cilën e kishte lënë në sirtar, as e kishte filluar dhe as e kishte prekur ndonjë herë sadopak. Ajo u bë njëkohësisht edhe autore, por edhe një nga personazhet kryesore të librit, duke mos e gjetur veten kurrë të vetmuar. Për një kohë fare të shkurtër, hedh në letër me shpejtësi impresionet dhe në vitin 2020 boton librin “Kthesa” , një libër kur shpaloset dhimbja për humbjen e madhe, por edhe një energji të përsosur pozitive. Mulliri s’është më, por era është akoma, janë kujtimet, ëndrrat, idetë e kohëve që shkuan.  “Të mbyt, të rraskapit fakti që të duash një person që nuk është më, zë që nuk të thërret më, shikimi, kujtimi i të cilit të rrënqeth akoma”, thotë personazhi kryesor i librit, Eva, por më pas ajo e mbledh veten, braktis vetminë tibetiane që e kishte kllaposur dhe vendos ta jetojë dhe shijojë jetën si dikur. Vali (Eva) punon dhe jeton mes njerëzve të saj të dashur, flet me admirim për ta, sepse, më shumë se askush tjetër se sa ajo, e di dhe e ndjen që miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon dhimbjet; e di më shumë se askush tjetër se sa ajo, se në këtë mënyrë bonifikon shpirtin dhe merr energji të pasosur për të përballuar dhe jetuar jetën. Krahas librave, me një bashkëpunim të gjatë dhe të përhershëm me regjisorin Artistin e Merituar Ylli Pepo dhe operatorin Xhemal Reçi shkruan skenare dokumentarësh historikë, redakton dhe kuron filma yë dtë dy mjeshtrave të mësipërm Nuk vonoi shumë dhe dhe pas tre vjetësh Vali doli me librin e saj të dytë “Ditënetët e Mirela J”., një roman me temë bashkëkohore që si dhe “Kthesa” i shtohen letërsisë shqiptare. Të dy librat janë ndër ata  librat e rrallë të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbojn ë e befasojnë në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë. Veprimtaria letraro - artistike Valentina Hysi është autore e dy romaneve të pritur mirë nga publiku: "Kthesa" “Ditënetët e Mirela J”. Është autore  dhe  skenariste  e filmave dokumentarë:  “Misioni i pamundur”,  “Mes tallazeve të kohës…”,  “6 personazhe kanë gjetur atorin” (Ali Asllani).  Producente  e filmit dokumentar “J. X. 100”, kushtuar shkrimtarit të madh, Jakov Xoxa Redaktore në filmat dokumentarë: “Një shqiptar i madh” (Ndre Mjeda);  “Kolosi i historiografisë shqiptare” (Kristo Frashëri);  “Kujtesë e gurëveve” (Andrea Aleksi – Epirotasi i Durrësit);  “Shkëndia, një histori tiranase”;  Një lowe story shqiptar” (Tefta Tashko Koço & Kristaq Koço) etj. Pasazhe & Mesazhe Kthesa   Libri “Kthesa” i Valentina Hysit është ndër ata libra të shkruar me vërtetësi dhe sinqeritet, që të harbon në çdo rresht, duke ngritur pak nga pak në këmbë një përmendore jete interesante, të thjeshtë, të besueshme dhe motivuese jo vetëm për personazhet dhe autoren e librit, por edhe për lexuesin e gjerë. Në kuptimin alegorik dhe metaforik, është një kthesë që ia diktuan rrethanat, atëhere kur fundi i gotës ishte shumë larg buzëve: në fillim drejt një jete murgu, të mbyllur, të errët, me një vegjetacion të zbehtë mbijetues, jetë pa thelb, sa për ta shtyrë, në një kthesë 360 gradshe, për ta rinisur jetën nga fillimi me një amplitudë të re suksesi në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, për të rigjetur vrullin, guximin dhe shëndetin shpirtëror të dikurshëm (Foto e librit Kthesa) Ditënetët e Mirela J. Pas sproves se pare me romanin “Kthesa”, Valentina Hysi vjen me nje tjeter roman “Ditënetët e Mirele J”, si nje perpjekje për të mbajtur gjallë historitë që vetëm dashuria mund t’i mbajë ne përjetësi.... Histori dashurie, elegji për dashuri ende të gjalla. Nuk e kam kapërcyer magjinë se sa e rëndësishme mund të jetë një dashuri e madhe dhe brenda jetës së një personi krejtësisht të pavarur. Shpaloset gruaja brenda saj, gruaja pjesë e padukshme, gruaja e fortë dhe e dobët njëkohësisht. Një dashuri e ndarë oqeanesh, e destinuar të harrohej. Ngelur muzë kujtimesh. Por fatet çuditërisht përsëriten…. (Foto e librit Ditënetët e Mirela J.) Fket autorja për librat e saj “Shpesh jam gjendur diku në kufijtë mes trillimit dhe realitetit. Atëhere mendoja se pas një libri duhej të qëndronte një skuadër gjigante që përpunonte idetë, zgjidhte dinamikën, stilin, por unë pata mbledhur gjithçka të shkruar andej e këndej, copëza dhimbjesh të fshehura pas buzëqeshjeve, pa bërë skica e sinopse. Shpesh e më shpesh mbyllesha në vetvete, Diku ngjitëte një ëndërritje, një rrethanë, diçka tjetër thellohej vetëm në mendje. Një personazh hynte, ndërsa tjetri dilte. Sa herë e kam shkruar nga fillimi, shtrihesha dhe për orë të tëra nuk më zinte gjumi. Një mori gjërash, mendime, personazhe, përshkrime, grimca bisedash, përballje, sa shumë kam patur ndër mendje. Personazhet vuanin, qeshnin, gabonin, ëndërronin. U ndodhnin ngjarje të thjeshta të përditshme. I vizatoja një e nga një. Me pak fjalë këtu zuri të tirreshin librat”.

  • Angela Paparizo drejtuese ne departamentin e Artit dhe Kulturës ne Bashkine e qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada.

    Me një rekord prej më shumë se 20 vitesh përvojë në Administratën Publike, Angela është një profesioniste e arritur që ka kryer Programin e Lidershipit Ekzekutiv Bashkiak në Shkollën e Biznesit Ivey dhe mban një Certifikatë Planifikimi Kulturor nga Universiteti i British Columbia, Kanada. Me një gradë Master në Histori dhe një Diplome Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese ne Bashkine e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht udheheq departamentin e Arteve dhe Kulturës ne Bashkine e Qytetit te Burlingtonit në Ontario, Kanada. Gjatë karrierës se saj, Angela eshte vleresuar me cmimin Elitë e Gruas Shqiptare në Botë për integritetin e saj profesional. Ekspertiza dhe pasioni i Angeles për artin dhe kulturën dhe përvoja e saj e gjerë e kane pajisur me aftësinë për të drejtuar me sukses strategji, politika, plane, programe dhe veprimtari të ndryshme në këtë fushë. Ajo eshte nje drejtuese e certifikuar në Procesin e Përfshirjes Publike nga Shoqata Ndërkombëtare për Pjesëmarrje Publike (IAP2). Aftësitë e saj udhëheqëse dhe kuptimi i industrisë, kanë dhënë një kontribut të madh në arritjet dhe rritjen e vazhdueshme të grupit te punes qe ajo drejton. Përveç kësaj, Angela eshte anetare e Bordit Drejtues të Organizatave te sukseshme Shqiptare dhe Kanadeze si “Alternativa e Zhvillimit Shqiptar - Kanadez”, “Shoqata Rajonale e Turizmit RTO3”, “Qendra për Arte Performuese të Burlingtonit”, dhe udhëheq Komitetin e Drejtimit te Strategjisë së Emigranteve te Rinj të Rajonit te Haltonit - Partneriteti Lokal për Emigracionin. Angela eshte e pergjedhura nga Kanadaja dhe Zevendeskryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe perfaqeson interesat e shqiptareve te larguar nga vendlindja duke krijuar ura lidhese me vendin amë. Ajo mban lidhje te vazhdueshme me shoqatat Shqiptaro-Kanadeze dhe merr pjese aktivisht ne shume organizime te komunitetit te diaspores. Angela kontribuon ne ruajtjen, kultivimin dhe perhapjen e gjuhes, kultures dhe traditave Shqiptare dhe në zbatimin e Strategjisë së Diasporës

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page