Search Results
Results found for empty search
- “Jemi njohur që në gjimnaz”; Historia e dashurisë mes Gert Bogdanit dhe Edlirës!
“Jemi njohur që në gjimnaz”; Historia e dashurisë mes Gert Bogdanit dhe Edlirës! Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Një dhimbje e madhe kjo për familjen fëmijët dhe bashkëshorten me të cilën kishte një histori të gjatë e të bukur dashurie nisur në bankat e shkollës. “Do të të dua derisa të takohemi sërish”; reagon bashkëshortja e Gerti Bogdanit: Jeta ime s'ka kuptim pa ty! Gjatë një intervistë të dhënë disa muaj më parë ata kanë treguar se si janë njohur, “Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat. Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”. Bogdani ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën e Reinartin si dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.
- Diaspora shqiptare në Bullgari kanë pasur kontribut të çmuar për Rilindjen shqiptare, për zhvillimin e kulturës dhe të edukimit shqiptar
Gazeta Dita Diaspora shqiptare në Bullgari kanë pasur kontribut të çmuar për Rilindjen shqiptare, për zhvillimin e kulturës dhe të edukimit shqiptar. Nëpër arkivat bullgare ka mjaft informacione për praninë e shqiptarëve në trojet bullgare që datojnë që nga Mesjeta. Në këtë material përshkruhen shkurtimisht ngjarjet dhe personalitet kryesore të diasporës shqiptare në Bullgari mbi bazën e burimeve bullgare dhe osmane. Vëmendja është përqendruar mbi vendbanimet shqiptare, mbi koloninë shqiptare në Sofje, mbi fshatin shqiptare në Bullgarin e sotme -Mandrica, si edhe mbi veprimtarinë e disa shqiptarëve në Bullgari me rendësi të madhe për zhvillimin e kulturës shqiptare. Vendbanimet shqiptare në viset bullgare Shpërngulja e shqiptarëve në trojet e Bullgarisë së sotme ka një histori të gjatë. Ekzistojnë burime me karakter legjendar që datojnë ardhjen e shqiptarëve në Bullgari në kohën e mesjetës (Sipas Paisij Hilenderskit, shqiptarët e pare kanë mërguar në Bullgarin lindore në fund të shekullit X. Në: Райков, Б. Паисевият ръкопис на „История славянобългарская” 1762. София, 1989, с. 71.). Faktet e para të regjistruara për mërgimin e shqiptarëve në territoret banuara me bullgarë janë nga koha e sưɳɖìɱìʈ osman (Българската държавност в актове и документи, съст. В. Гюзелев, София, 1981, с. 121.). Sipas historianëve bullgarë, kolonia e parë shqiptare është kjo në fshatin Kopilovci, në veriperëndim të Bullgarisë (Гюзелев, Боян. Албанци в Източните Балкани. София, 2004, с. 91.). Bojan Gyzelev citon episkopin katolik Petër Bogdan Bakshiç, i cili shkruan në vitin 1640: “Katolikë ka 1200 vete, fëmija 360, mund të them me kombësi shqiptare, sepse kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria dhe deri tani e ruajnë këtë gjuhë”. Ka pasur edhe pak shqiptarë katolikë në disa fshatra të tjera në këtë pjesë së vendit. Pas kryengritjes kundër sundimit osman në vitin 1688, popullsia e kësaj zone është vënë mbi reprezaljet e forta osmane dhe 1/3 ka hu mb ur jetën ndërsa të tjerat kanë mërguar në Valahi dhe në Transilvani. Të gjitha vendbanimet janë shkatërruar dhe plotësisht të djegur. Shumë më gjatë zhvillohet historia e shqiptarëve ortodoks në Bullgarinë qendrore dhe lindore. Afër kryeqytetit mesjetar bullgar Tërnovo edhe sot ekziston fshati Arbanasi me arkitekturën e tij unike. Ka mjaft dokumente osmane nga shekujt XVІ – XVІІІ në të cilat përshkruhet hollësisht popullsia e kësaj fshati. Sipas një prej hipotezave, pas fushatës ushtarake të sulltanit Bajazid ІІ në vitin 1492 në Shqipërinë jugore shqiptarët kanë mërguar në Bullgari për t’u shpëtuar nga dh u na. Dokumentet pohojnë që popullsia e fshatit ka qenë në rritje dhe në vitin 1660 në këtë fshat kanë jetuar afër 5000 njerëz kryesisht shqiptarë (Димитров, Страшимир. Бунтовни движения в Търновско и Източна България по време на Чипровското въстание. 1988, с. 39.). Përparësia e Arbanasit në këtë periudhë është në statutin e privilegjuar në Peɾɑɳɖȯɾìɳȅ osmane – kanë ruajtur rrugën kryesore drejt Tërnovos dhe kanë paguar më pak tatime. Në shekullin XVІІІ për shkak të problemet e brendshme në Perandorinë osmane, fshati dhe tërë rajoni janë në rënie të vazhdueshme. Pas shkatërrimit e fundit në vitin 1798 popullsia e tij ka shkuar kryesisht në Bukuresht. Por, përveç emrin e fshatit, lidhja me shqiptarët është ruajtur edhe me stilin arkitekturor, i cili ka paralele të qarta me Shqipërinë e Jugut. Krahasimi midis shtëpive në Arbanasi dhe këtyre në Gjirokastër dhe në Berat dëshmojnë për ngjashmërinë e njëjtë. Sipas disa shkencëtarë shqiptarë edhe ikonografia (v. 1561) në kishën “Shën Gjergj” në Arbanasi është bërë nga Nikola biri i Onufrijt nga Elbasani (Gyzelev, B. Vep.epërm., f, 117.). Kjo dëshmon se edhe në këtë kohë ka pasur kontakte midis Shqipërisë dhe Arbanasit. Shqiptarë ortodoks kanë banuar edhe në disa fshatra të tjerë në Bullgarinë Verilindore. Në vendin e parë ka qenë fshati Çervena Voda (Uji i kuq). Edhe për këtë fshat ka dokumente osmane nga shekulli XV. Shumë njerëz sipas regjistrave kanë emra shqiptarë – Letrizi, Beko, Leka, Bika, Dede etj. Këtë fshat ka qenë me rëndësi të madhe dhe për këtë fakt dëshmon edhe rezidenca e episkopit ortodoks në të. Nëpër Çervena Voda kanë kaluar shumë udhëtarë perëndimorë, të cilët kanë lërë përshtypjet e tyre mbi popullsinë e rajonit dhe për jetën e saj. Sipas tyre në këtë fshat kanë banuar mbi 1600 njerëz në fillimin e shekullit XVІІ. Por ɭưfʈȅɾɑʈ e shumta dhe sưɭɱeʈ pɭɑçƙìʈȅse prishnin jetën e popullsisë dhe pas ɭưfʈȅs ruso-turke në vitet 1806-1812, banorët e këtij fshati kanë mërguar në Valahi dhe fshati digjej plotësisht në vitin 1811. Fshati Poroishte (në turqisht Arnautkjoj) është regjistruar për herë të parë në periudhën 1544-1555 dhe emrat e disa prej tatimpaguesve kanë qenë shqiptare – Andrie, Gin, Leka etj. Banorët e fshatit kanë qenë çɭìɾưɑɾ nga disa pagesa tatimore sepse kanë punuar tokat e Vezirit të madh Ibrahim Pasha. Elementi etnik shqiptar vërehet nga disa udhëtarë të huaj. Kështu austriaku Kindsperg shkruante: “…kemi ardhur në këtë fshat të bukur…banuar vetëm me shqiptarë dhe për këtë arsye quhet Arnautkjoj” (Немски и австрийски пътеписи за Балканите XVІІ – средата на XVІІІ век. София, 1986, с. 145.). Në Bullgari tani nuk ka shumë shqiptarë në dallim të kohëve të shkuara por veprimtaria e rilindësve shqiptarë ka lënë ɠjưɾɱɑ të rëndësishme në kulturën bullgare. Nga viti 1994 në Universitetin e Sofjes funksionon Dega e Ballkanologjisë në të cilën qindra studentë kanë mësuar dhe vazhdojnë të mësojnë gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare. Të rinjtë nga Mandrica nuk kanë harruar origjinën e tyre dhe përtërijnë kulturën shqiptare të fshatit. Jo pak shqiptarë të rinj studiojnë në Universitetet bullgare dhe formojnë ƙȯɭȯɳì të vogla në qytetet kryesore bullgare. Në këtë mënyrë, lidhjet shqiptaro-bullgare ruhen dhe zhvillohen edhe në shekullin e ri. j.l./ dita
- 200 vjet pa Lord Bajronin, poeti që i faktoi botës “se sa e madhe ishte Shqipëria”
PIKTURA E DITËS: 200 vjet pa Lord Bajronin, poeti që i faktoi botës “se sa e madhe ishte Shqipëria” Shkruar nga Liberale PIKTURA E DITËS: 200 vjet pa Lord Bajronin, poeti që i faktoi Ali Pasha dhe Bajroni (pikturë nga Qamil Prizreni) Qamil Prizreni është një nga piktorët më të njohur të vendit, i cili ka marrë pjesë për më shumë se gjysmë shekulli në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime nga më të lartat. Veprat e zotit Prizreni janë të njohura për trajtimin e temave historike e kombëtare veçanërisht në pikturë. Veprën e realizuar nga Qamil Prizreni, Liberale e rikthen në 200 vjetorin e ndarjes nga jeta të George Gordon Byron (22 janar 1788 – 19 prill 1824) poeti i madh që u nis për të vizituar Greqinë dhe faktoi madhështinë e shqiptarëve. George Gordon Byron, poeti i madh britanik e vizitoi për rreth 9 ditë Shqipërinë, në vitin 1809. Bajroni e solli të gjallë realitetin shqiptar, duke mos ia harruar, përkundrazi duke ia njohur të shkuarën, jo vetëm përmes figurës së njohur të Ali Pashë Tepelenës, por dhe të njerëzve, zakoneve, kultit, karaktereve, këngës dhe veshjeve të tyre. Në këtë kuptim vepra dhe letrat e Bajronit ku fliste për Shqipërinë duket se plotësojnë njëra-tjetrën. Letrat e Bajronit drejtuar nënës së tij, të shkruara në viset shqiptare dëshmojnë vendbanimet dhe të shkuarën e hershme historike të shqiptarëve deri në Prevezë. Bajroni ishte një vëzhgues i hollë, ai donte të shtegtonte dhe të eksploronte vendet ku nuk kishin shkuar më parë njerëz të shtresës dhe poezisë së tij, prandaj gjithë udhëtimi i tij ishte në këmbë në tokën e shqiptarëve. Ai i tregoi botës se kishte dëshirë të ishte pranë natyrës dhe njerëzve të thjeshtë, dhe jo më kot, në veprën e Haroldit ka një thirrje shpirtërore, por mjaft komunikuese, ku ai shkruan: ”Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’ egër….”, e cila dhe pse ishte e fshehur, ai arriti ta zbulojë me gjithë madhështinë e saj, me bukurinë dhe të vërtetat e saj. Dhe këtë Bajroni i madh e ka kuptuar mjaft mirë, kur ndër të tjera ai shkruan: ”Me të vërtetë që unë e kam parë Shqipërinë më shumë se kushdo anglez tjetër, sepse është vend i vizituar rrallë, ndonëse i bollshëm në stoli natyrore. “Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë, mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën.” Studiuesi Prof. dr. Bardhosh Gaçe në një artikull rreth ditëve të qëndrimit të Bajronit në Shqipëri shkruan ndër të tjera se "Bajroni e preku realitetin shqiptar në të gjithë mundësinë që kishte një lord anglez, pasi ai çuditërisht kishte arritur të mësonte se deri ku shtriheshin krahinat shqipfolëse, si provincë e Turqisë Evropiane, por mjaft e rëndësishme për kohën dhe zhvillimet në Ballkan”
- Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit
Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit mund të jenë një kohë veçanërisht sfiduese për të ruajtur qëllimet tona, për të mos konsumuar alkool. Mund të shtohet stresi që përjetojmë për shkak të eventeve familjare dhe shoqërore ku konsumohet alkool dhe një pritshmëri (joreale) që gjithçka të shkojë sipas planit. Ndonjëherë ka edhe një motiv për të mos qenë strikt: janë ditë pushimesh dhe duam të ndihemi mirë në shoqërinë e dikujt. Pavarësisht faktorëve që e kanë krijuar, zakoni i të pirit gjatë festave mund të jetë i vështirë për ta ndryshuar. Por, me mbështetjen e duhur dhe praktikë, ne mund të mësojmë të përballemi me situata sfiduese pa qenë nevoja për të pirë alkool dhe të gjejmë mënyra të reja për të shijuar në mënyrë të qenësishme festat e fundvitit. Të gjithë ndihemi të stresuar herë pas here gjatë sezonit të festave – ka presion për të marrë pjesë në evente sociale, për të dhënë dhurata, për të shpeshtuar udhëtimet, që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të dikujt. Më poshtë Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla për një mbarëvajtje të shëndetit mendor në periudhën e festave të fundvitit: Bëni gjumë të qetë; Çlodhuni, shmangni stresin dhe zemërimin; Bëni kujdes me sasinë e ushqimit dhe pijeve; Qëndroni të lidhur me të dashurit tuaj; Kryeni një akt mirësie.
- Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu'
Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani. Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada. Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar sot kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm. Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.
- Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar – pasuria e saj arrin në mbi 100 milionë euro
Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar – pasuria e saj arrin në mbi 100 milionë euro Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar – pasuria e saj arrin në mbi 100 milionë euro Dua Lipa Para 4 ore Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar – pasuria e saj arrin në mbi 100 milionë euro Këngëtarja Dua Lipa vlen më shumë se 120 milionë euro marrë parasysh vitin që shkoi, tregojnë llogaritë e fundit. Superylli global 29-vjeçar – me vlerë gjashtë milionë euro vetëm shtatë vjet më parë – shtoi 15 milionë euro të tjera në arkën e saj në vitin 2024. Vitin e kaluar, The Sunday Times Rich List kishte të ardhurat e saj në 100 milionë euro. Dua Lipa Por llogaritë e dërguara në Companies House këtë muaj nga firmat e saj Radical22 dhe Radical22Live – të cilat marrin para nga shitjet rekord dhe turne – tregojnë se ajo ka thyer barrierën prej 100 milionë eurosh. Të gjitha lajmet nga Dua Lipa Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa Fitimet e Radical22 ishin 12 milionë euro dhe Radical22Live postoi dy milionë euro – duke e çuar vlerën e Duas në 123 milionë euro. Dua Lipa dhe Callum Turner Kjo vjen pasi artistja shqiptare i dha fund beqarisë duke u fejuar me Callum Turner, 34 vjeç, ndërsa ishte me miqtë në Primrose Hill, në Londrën Veriore. Dua, e cila është drejtuese e nëntë firmave private, po grumbullon akoma më shumë para pas suksesit të albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”, i publikuar majin e kaluar. Dua Lipa Dua gjithashtu ka pasur marrëveshje fitimprurëse me ujin Evian dhe Yves Saint Laurent dhe është një modele e Versace. /Telegrafi/
- Peisazh i qetè .Pikture nga Alketa Muzhaqi
Piktura e Alketa Muzhaqit përshkruan një peizazh të qetë dhe natyror, duke përdorur ngjyra të buta dhe një stil të lirë ekspresiv. Për ta lexuar këtë vepër, mund të shikoni elementet kryesore si drurët e gjelbër që përfaqësojnë gjallërinë dhe vazhdimësinë e natyrës, rrugën që çon drejt një perspektive të hapur, si dhe dritën që depërton përmes gjetheve, duke krijuar një ndjenjë harmonie dhe shprese. Piktura flet për lidhjen midis natyrës dhe qetësisë shpirtërore. Ndjenja e rrugës sugjeron një udhëtim, ndoshta fizik ose metaforik, drejt një të ardhmeje të paqtë dhe të bukur. Përshkruan momentet e vogla të natyrës që shpesh mund të kalojnë pa u vënë re, por që kanë një bukuri të thellë kur ndalojmë për t’i parë. Nëse ka një simbolizëm të veçantë, ai mund të lidhet me ide të rilindjes, udhëtimit të brendshëm ose lidhjes me natyrën dhe origjinën. Kjo pikturë mund të frymëzojë një ndjenjë të thellë qetësie dhe meditimi.
- Pikturè nga Piktorja Alketa Muzhaqi. Shèn Tereza.
Kjo pikturë, që përshkruan një figurë të njohur dhe frymëzuese, është një vepër që pasqyron emocion dhe përkushtim. Për ta lexuar atë: 1. Shprehja e fytyrës: Shprehja e ngrohtë dhe përulëse e subjektit tregon dhembshuri, paqe dhe lidhje të fortë shpirtërore. Është një përshkrim i pastërtisë dhe sakrificës. 2. Duart dhe rruzaret: Duart e mbajtura në lutje, së bashku me rruzaren, janë simbol i përkushtimit fetar dhe lutjes për njerëzimin. Reflektojnë besim dhe përkushtim të palëkundur. 3. Ngjyrat dhe dritë-hija: Përdorimi i ngjyrave të ngrohta dhe kontrasteve të dritë-hijes i jep një ndjesi humanizmi dhe afërsie. Ngjyrat transmetojnë ndjenja paqeje dhe shenjtërie. 4. Shami dhe kryqi: Elementet tradicionale fetare, si shamitë dhe kryqi, përforcojnë identitetin shpirtëror dhe përfaqësojnë një thirrje për unitet dhe dashuri për të gjithë. Alketa Muzhaqi ka sjellë përmes kësaj vepre një homazh të fuqishëm ndaj figurës humane dhe shenjtërisë së saj. Kjo pikturë kërkon nga shikuesi të ndalet dhe të reflektojë mbi dashurinë dhe mirësinë si vlera universale. Interpretoi. Liliana Pere
- Piktura e Alketa Muzhaqit duket të jetë një peizazh .
Piktura e Alketa Muzhaqit duket të jetë një peizazh që përqafon atmosferën e një natyre të qetë dhe një ure historike, e cila reflektohet në ujë. Elementët e përzgjedhur të ngjyrave të ngrohta dhe penelat e guximshme krijojnë një ndjesi të nostalgjisë dhe të harmonisë. Ndërthurja e ndërtesave në sfond dhe natyrës në plan të parë tregon një bashkëjetesë midis mjedisit urban dhe natyrës. Një lexues i kësaj pikture mund të ndjejë një kontrast mes ndriçimit të ndërtesave dhe qetësisë së ujit dhe të gjejë një ndjenjë meditimi që i vjen nga balanca mes detajeve dhe lëvizjes së lehtë të penelatës. Piktura ngjall emocione të qeta, duke sugjeruar një moment të përjetuar në heshtje. Si e interpretoni ju këtë vepër?
- Medalja Presidenciale e Lirisë është ndër nderimet më të larta të kombit tonë.
Bill Clinton:Medalja Presidenciale e Lirisë është ndër nderimet më të larta të kombit tonë. Unë nuk mund të mendoj për dikë më meritor për këtë çmim sesa ti, @TAG. Jam shumë lumtur që mund të festonim së bashku. l Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë 02 janar, 2025 VOA Ish drejtuesit e hetimeve të Kongresit për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, Bennie Thompson dhe Elizabeth Cheney do të nderohen me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë Ish drejtuesit e hetimeve të Kongresit për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, Bennie Thompson dhe Elizabeth Cheney do të nderohen me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më të lartë civil të vendit në një ceremoni që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Në këtë grup përfshihen ligjvënësi Bennie Thompson dhe ish-ligjvënësja republikane Elizabeth Cheney, të cilët drejtuan hetimet e Kongresit për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol. Sulmi i 6 janarit u bë nga një turmë e mbështetësve të zotit Donald Trump në përpjekje për të mos lejuar certifikimin e fitores së zotit Biden në zgjedhjet e vitit 2020. Presidenti i zgjedhur Trump, që fitoi zgjedhjet e vitit 2024 për një mandat të ri që fillon më 20 janar, ka thënë se zoti Thompson dhe zonja Cheney duhet të burgosen. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për të nderuarit e së enjtes thekson se republikania Cheney, “ngriti zërin e saj dhe u bë bashkë me palën kundërshtare në politikë për të mbrojtur vendin tonë dhe idealet mbi të cilat ne qëndrojmë: Lirinë. Dinjitetin dhe Integritetin”. E krijuar në vitin 1969, Medalja Presidenciale e Qytetarisë nderon shtetasit amerikanë“që kanë kryer vepra shembullore për vendin e tyre ose bashkëqytetarët e tyre”. “Presidenti Biden beson se këta amerikanë kanë të përbashkët integritetin dhe përkushtimin e tyre për t'u shërbyer të tjerëve. Vendi ynë është më i mirë për shkak të përkushtimit dhe sakrificës së tyre”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Në mesin e atyre që do të nderohen janë edhe Mary Bonauto dhe Evan Wolfson, të cilët u angazhuan për legalizimin e së drejtës për martesë mes personave të së njëjtës gjini në Shtetet e Bashkuara. Frank Butler është një tjetër fitues i medaljes për përpjekjet e tij për të përmirësuar teknikat e ndihmës së shpejtë për ushtarët e plagosur në fushën e betejës. Mitsuye Endo Tsutsumi do të nderohet për padinë e saj të suksesshme ligjore kundër burgosjes së japonezëve amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti Biden do të nderojë edhe zonjën Eleanor Smeal për punën e saj në udhëheqjen e protestave për të drejtat e grave dhe për paga të barabarta për gratë. Medalje do t’u jepen edhe ish ligjvënëses Carolyn McCarthy, si dhe një grupi ish-senatorësh: Bill Bradley, Chris Dodd, Nancy Kassebaum dhe Ted Kaufman. Në mesin e të nderuarve përfshihen edhe Diane Carlson Evans, themeluese e Fondacionit të Përkujtimit të Grave të Vietnamit, korrespondentin nga zonat e luftës Joseph Galloway, avokatin e të drejtave civile Louis Redding dhe fotografin Bobby Sager. Në këtë grup janë edhe gjykatësi Collins Seitz, themeluesi i Universitetit Fulbright të Vietnamit, Thomas Vallely, aktivisti i studimeve mbi kancerin e gjirit, Frances Visco dhe themeluesja e Fakulteti të Artit dhe Dizajnit në Savannah, Paula Wallace. Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’
- Çmimi best of show
Piktura e Alketa Muzhaqit paraqet një peizazh të qetë rural, që përmban një shtëpi me çati gri dhe mure të bardha, e rrethuar nga pemë dhe dritë natyrale. Kjo pikturë mund të interpretohet si një homazh për thjeshtësinë dhe bukurinë e jetës së përditshme në natyrë. Elemente që mund të lexohen nga piktura: 1. Shtëpia si qendër fokusi: Piktura përqendrohet te një ndërtesë që duket tradicionale dhe e thjeshtë. Ky element përfaqëson ngrohtësinë dhe stabilitetin e një shtëpie, si simbol i sigurisë dhe familjes. 2. Drita natyrale: Ndriçimi i pikturës sugjeron një ditë të kthjellët, duke evokuar ndjenja paqeje dhe harmonie. 3. Ngjyrat e përdorura: Harmonia mes ngjyrave të qeta (jeshile, blu, dhe kafe) krijon një ndjesi balancimi dhe natyraliteti, duke nxjerrë në pah bukurinë e thjeshtë të skenës. 4. Çmimi "Best of Show": Ky nderim tregon se piktura është vlerësuar shumë për teknikën, mesazhin dhe emocionet që përcjell. Mesazhi i pikturës: Mund të interpretohet si një thirrje për të vlerësuar të zakonshmen, për të qenë në harmoni me natyrën dhe për të rikthyer ndjesinë e përkatësisë dhe qetësisë në një botë gjithnjë e më të zhurmshme. Nëse keni një këndvështrim më personal ose doni të diskutoni ndonjë aspekt të veçantë të saj, më tregoni!
- Angelina Jolie tregon se u bë aktore për të përmbushur ëndrrën e nënës
Angelina Jolie tregon se u bë aktore për të përmbushur ëndrrën e nënës Angelina Jolie pranoi se fillimisht iu fut aktrimit për të përmbushur ëndrrën e nënës së saj. “E bëra në fillim sepse ishte ëndrra e nënës sime”, tha ylli për nënën e saj të ndjerë, Marceline Bertrand, në një intervistë me W Magazine. “Ajo ndoqi aktrimin, por kur mamaja ime mbushi moshën 25 vjeç, u divorcua me dy fëmijë dhe vendosi ta përqendronte jetën e saj vetëm te mëmësia”.