top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Aktorja, Nicole Kidman, ka thënë se është ende shumë e pasionuar me aktrimin dhe se e do punën.

    Aktorja, Nicole Kidman, ka thënë se është ende shumë e pasionuar me aktrimin dhe se e do punën e saj më shumë se kurrë. 57-vjeçarja ka arritur sukses të madh gjatë karrierës së saj dhe vazhdon të jetë e angazhuar me po të njëjtën pasion për aktrimin. “Jam ende shumë, shumë e pasionuar për atë që bëj. E dua aktrimin dhe e dua të qenit me njerëz që janë kaq frymëzues. Dhe një skenar i shkëlqyer është një skenar i shkëlqyer”, ka thënë ajo në një intervistë për E News. Pavarësisht moshës, famës dhe suksesit, Kidman është ende e gatshme të mbajë një orar të plotë me angazhime për pune. Ajo ka theksuar se është ende “jashtëzakonisht mirënjohëse” për mundësitë që i vijnë. “Nuk mendoj se puna të shteron. Më shumë të bën të qëndrosh në një vend e të jesh mirënjohëse për mundësitë për të punuar me njerëz që i do”, ka thënë ajo. Kidman më herët pati pranuar gjithashtu se është e gatshme të marrë përsipër “rreziqe" në karrierën e saj. “Ndoshta nuk e mendoj kështu. Thjesht shkoj dhe them ‘kjo është rruga që po ndjek dhe çfarëdo që ndodh, le të ndodh’. Nëse shihet si rrezik, unë do ta marr përsipër”, pati thënë ajo për Vanity Fair. Pavarësisht entuziazmit për karrierën, Kidman e pati pranuar se puna në Hollywood ndonjëherë mund të jetë përvojë “e luhatshme”. “Mendoj se kjo është natyra e asaj me të cilën po përballohemi tash. Gjërat po bëhen më të vogla sa i përket produksioneve të shfaqjeve dhe filmave. E ndjej këtë. Jam e sigurt që shumica e njerëzve në industri e ndjejnë këtë”, pati thënë ajo. #Nicole Kidman

  • Eqrem Çabej (1908-1980)Gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët.

    Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë. Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm? Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë. Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar. Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit. Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore. Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë. Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve. Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra. Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan. Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta. Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë. Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire. Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë. Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus : Shar, Scodra : Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis : Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të spjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike. Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër. Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur. Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme (Botuar së pari në gazetën Rilindja, Prishtinë 23.VII.1977).

  • Top 5 filmat e Krishtlindjeve që rekomandon ChatGPT

    Top 5 filmat e Krishtlindjeve që rekomandon ChatGPT ChatGPT zgjedh filmat më të mirë për të sjellë magjinë dhe ngrohtësinë festive në shtëpinë tuaj Krishtlindja është koha ideale për të shijuar momente të ngrohta me familje dhe për të hyrë në atmosferën festive me filma të mrekullueshëm. Për të përzgjedhur listën e filmave më të mirë për Krishtlindje, ChatGPT është bazuar në një kombinim elementesh që përfaqësojnë magjinë e sezonit festiv. Kjo listë reflekton një udhëtim përmes traditave kinematografike dhe emocioneve të paharrueshme që lidhen me festat. Ja pesë filmat që ChatGPT rekomandon për t’i parë këtë sezon: Home Alone (1990) Një film klasik që kurrë nuk dështon. Aventurat e Kevin-it të vogël, i lënë vetëm në shtëpi, teksa përballet me dy hajdutë, janë një kombinim i humorit dhe shpirtit festiv. Love Actually (2003) Një histori e ndërlikuar dashurie që përcjell mesazhin se Krishtlindja është koha për të ndarë dashuri dhe kujtime të bukura. Me një kast të shkëlqyer aktorësh, ky film është ideal për të rriturit. Elf (2003) Will Ferrell ndriçon ekranin si Buddy, një njeri i rritur mes elfëve të Santa Claus-it, që përpiqet të gjejë vendin e tij në botën njerëzore. Ky film sjell shumë të qeshura dhe një mesazh për rëndësinë e familjes. The Polar Express (2004) Një film animacion magjik që ndjek një djalë të vogël në një udhëtim të paharrueshëm. Ky film frymëzon me mesazhin e besimit dhe mrekullisë festive. The Holiday (2006) Një histori romantike për dy gra që vendosin të shkëmbejnë shtëpitë e tyre gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Ky film është i mbushur me ndjenja të ngrohta dhe momente të paharrueshme. Kjo listë nuk është thjesht një sugjerim, por një ftesë për të hyrë në botën magjike të Krishtlindjeve. Çdo film sjell me vete emocione të veçanta: të qeshura, lot gëzimi dhe ndjenja ngrohtësie që vetëm këta filma mund të dhurojë. Përmes këtyre historive, Krishtlindjet bëhen më shumë se një festë – shndërrohet në një përvojë që mbush zemrat. Ndizni dritat e pemës, përgatitni një gotë kakao dhe lejoni që magjia e këtyre filmave t’ju përcjellë emocione të paharrueshme.

  • 2025-a shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

    2025-a shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh në BOTA Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Viti jubilar konsiderohet edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë e ndoshta më shumë. Në 1300-tën, në Romë u shfaqën shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në kohën Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit. Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t’u mbrojtur kundër akuzave për herezi. Ai përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. “Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol. Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.” – thotë historiani i kishës Ernesti.

  • Gëzuar ditëlindjen Sofia Loren, diva e kinemasë botërore mbush 90 vjeç

    Gëzuar ditëlindjen Sofia Loren, diva e kinemasë botërore mbush 90 vjeç 20 Shtator, 2024 Gëzuar ditëlindjen Sofia Loren, ikona e kinemasë italiane, diva par excellence. Diva e madhe, ikona e vërtetë e kinemasë italiane, lindi më 20 shtator 1934 në Romë, por u rrit në kushte shumë të vështira në Pozzuoli, province e Napolit. Një jetë e jashtëzakonshme, e karakterizuar nga dashuria e saj e madhe për producentin Carlo Ponti, i cili më pas u bë bashkëshorti i saj. Cinecittà, RAI dhe Hollywood i bëjnë homazhe asaj, duke i kushtuar “Sophia Loren: Diva e Napolit”, e cila hapet me ”La Ciociara” të Vittorio De Sica, i cili i dha asaj ”Palmën e Artë” në Kanë dhe ”Oskar” në 1962. Më pas ”La vita davanti a sé’ filmi i djalit të saj të dytë Edoardo, i cili në vitin 2020 shënoi rikthimin e yllit në ekranin e madh dhe bazohet në romanin prekës të Romain Gary. Aktorja fitoi ”David di Donatello” me një këngë nga kolona zanore e realizuar nga Laura Pausini e cila më pas fitoi Golden Globe dhe u nominua për Oscar, ndërsa filmi hyri në top 10 në Netflix në 37 vende. Në faturë ka edhe filma që shfaqen rrallë në Shtetet e Bashkuara, si ”Varfëria dhe Fisnikëria” ”Dasma Italiane” dhe ”Një ditë e veçantë”, filma që shënuan bashkëpunimet me Vittorio De Sica dhe Marcello Mastroianni.

  • Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë ku lindi Ismail Qemali

    Ishte nëntori i vitit 1912, kur pas fjalimit të zjarrtë të Ismail Qemalit, në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, në qytetin bregdetar, në atë shtëpi ku kishte lindur edhe Ismail Qemali, u shpalos Flamuri i Skënderbeut, vendi ku është sot Monumenti i Pavarësisë. Godina ishte një nga dy sarajet e familjes së njohur të Vlorajve, pinjoll i së cilës ishte edhe Ismail Qemali. Këto saraje, të përbëra nga dy godinat madhështore, pronë e Xhemil Beut, kushëri i parë i Ismail Qemalit, ndodheshin aty ku sot është Sheshi i Flamurit, ose më saktë, në pjesën ku ngrihet Monumenti i Pavarësisë dhe ku shtrihet Lulishtja e madhe e qytetit. Kuvendi u mblodh në pjesën e sarajeve, e quajtur ndryshe ‘selamllëku’, që ishte edhe godina më e madhe dhe sot përkon me pozicionin karshi hotel “Sazanit”. Në një intervistë për ATSH-në, historiani vlonjat Bardhosh Gaçe sqaron disa nga momentet që lidhen me jetën dhe aktivitetin e Ismail Qemalit, të cilat kanë mbetur ende të pandriçuara mirë deri tani. Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë ku lindi Ismail Qemali Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e Flamurit në 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku në 24 janar të vitit 1844, lindi Ismail Qemali. Në këtë këndvështrim, për historianin vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaçen, ky objekt që tashmë nuk ekziston më, merr një vlerë të shumëfishtë simbolike dhe historike. Ngritja e flamurit u realizua në dy kohë, fillimisht në ballkonin e katit të dytë, që ishte edhe hyrja për në godinë dhe më pas në një nga dritaret e të njëjtit kat. Madje, kjo dritare përkon me vendin ku sot ndodhet Shtiza e Flamurit. Sarajet e Vlorajve kanë ekzistuar deri në vitin 1925, kur ato u prishën për t’ia lenë vendin Lulishtes së Madhe në Sheshin e Flamurit. Pinjollët e familjes së famshme u zhvendosën në godina të tjera, mes të cilëve Syrja Beu (Babai i Eqerem Bej Vlorës), pak metra më tutje, në godinën që sot emërtohet “Shtëpia e Beut” dhe Siri Beu, në Ujin e Ftohtë, në një vilë që përkon me kodrën ku ndodhet një nga vilat e ish udhëheqjes komuniste, tregon historiani. Udhëtimi dramatik i Ismail Qemalit Sipas rrëfimit të prof. Gaçes, pas takimit me diplomatët anglezë, italianë dhe ata të Vjenës, Ismail Qemali, bashkë me atdhetarët shqiptarë shkuan në Trieste, ku i prisnin bashkatdhetarët e tjerë. “Atë kohë, në Shqipëri u krijua një situatë dramatike. Ushtria serbe kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe nga Shkodra po marshonte për në Durrës. Në këtë moment, Ismail Qemali i dërgon telegram parisë së Vlorës, pas të cilit u ngrit një komision përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në telegram thuhej se mbledhja e përfaqësuesve në Durrës, apo Vlorë është shumë e rëndësishme. “ I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua…”, ishte ky teksti i telegramit që i parapriu asaj ngjarjeje të madhe për Shqipërinë, që historiani Gaçe sjell në vëmëndje në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Ky komision përgatitor luajti një rol të madh në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ata ishin nga atdhetarët më të shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullahu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. “Disa prej tyre nuk përmenden në tubimet që bëhen, por mendoj që veprimtaria e tyre kombëtare duhet të ndriçohet”, sqaron Gaçe. Pas dorëheqjes, Ismail Qemali kthehet sërish në Shqipëri Në vijim të intervistës së tij, historiani Gace hedh dritë mbi një pjesë të aktivitetit të Ismail Qemalit, pas largimit të tij nga Shqipëria, në 24 janar të vitit 1914, ngjarje që pasoi aktin e dorëheqjes, me pëlqimin e Fuqive të Mëdha dhe më pas, ardhjen në vendin tonë të Princ Vidit. “Fillimisht ai u vendos në Nisë të Francës, ku qëndroi vetëm pak muaj. Në qershor të atij viti, i shqetësuar për problemet e mëdha me të cilat po përballej vendi dhe me situatën dramatike që po përjetonin rreth 100 mijë muhaxhirë, të zhvendosur nga rajonet e kërcënuara nga shovinistët grekë, në zonën e Vlorës, Ismail Qemali u kthye në Shqipëri, në krye të një delegacioni të përbërë prej 15 vetësh. Në qershor të vitit 1914, ai u takua me Princ Vidin në Durrës, ku i parashtroi atij gjendjen e rëndë të vendit, pushtimin e Shqipërisë së Jugut nga shovinistët grekë dhe ndihmën që duhej t’u jepej muhaxhirëve që ishin vendosur në ullishtat e Vlorës. Të njëjtën gjë, Ismail Qemali kërkoi edhe nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit(KNK) që kishte marrë kontrollin e pushtetit në Shqipëri, pas largimit të Qeverisë së Pavarësisë. “Në 15-16 korrik, në qytetin e Vlorës u zhvillua Mbledhja e Popullit, me përfaqësues nga 13 qytete dhe krahina të vendit, ku u krijua Komiteti për Shpëtimin Kombëtar, ndërsa kryetar u zgjodh Ismail Qemali”, tregon historiani Bardhosh Gaçe. Nga ky Kuvend, u hartua një thirrje drejtuar Fuqive të Mëdha, Princ Vidit dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, nënshkruar nga 30 përfaqësues. “E vetmja masë, pas mendimit tonë që mund të mbajë Sovranin mbi fron është të sigurojë paprekshmërinë tokësore dhe bashkimin e kombit dhe të shpëtojë nga shfarosja e plotë 100 mijë qenie njerëzore, të cilët duke ikur nga zjarri dhe hekuri e duke lënë mallin e shtëpinë, ishin strehuar në të vetmin kënd të Shqipërisë që ishte ende i lirë, në qytetin e Vlorës dhe rrethet e tij”, shkruhej mes të tjerash në këtë thirrje. Ismail Qemali: Shpresa e vetme, SHBA dhe Presidenti Uillson Në gazetën “Dielli” të Bostonit shkruhet se “në 1 dhjetor të vitit 1915, Ismail Qemali pranonte me dhimbje se Shqipëria e kishte humbur pavarësinë e saj, e shtërgnuar prej të gjitha anëve prej serbëve, malazezëve, bullgarëve dhe grekëve…”. Edhe pse i bëri thirrje Francës për të ndihmuar Shqipërinë, përmes qarqeve diplomatike, zëri i tij ra në vesh të shurdhër. Me krijimin e Partisë Kombëtare Politike të shqiptarëve të Amerikës, në fund të vitit 1917, Ismail Qemali, sipas historianit Bardhosh Gaçe, u zgjodh delegat i saj në Evropë. Por, e vetmja shpresë që ai ushqeu në vitet e fundit të jetës ishte që vendi ynë të mbështetej tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tek Presidenti Uillson, për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Për këtë shkak, ai u largua nga Franca për të qëndruar në Madrid e Barcelonë, ku vazhdoi të zhvillonte një veprimtari të gjerë politike e diplomatike. “Lipset me çdo mënyrë të fitojmë Kosovën, Manastirin dhe Janinën e Çamërinë…..Unë dua Shqipërinë nën regjimin demokratik federal për popullin shqiptar”, shkruan mes të tjerash, në një letër të tij, Ismail Qemali. (Përgatitur nga ATSh) Lexo edhe: Pesëdhjetë fakte pak a shumë të njohura të jetës së Ismail Qemalit

  • Elvira Diamanti është një aktore dhe regjisore e njohur shqiptare.

    Pergatiti: Dr.Li liana Pere. Po, Elvira Diamanti ka një bukuri klasike që është shumë e vlerësuar dhe e dalluar. Ajo ka një shtat të lartë dhe tipare të theksuara, që e bëjnë tërheqëse në skenë dhe ekran. Pjesa më e madhe e vlerësimeve për të lidhen me mënyrën se si ajo përdor bukurinë e saj natyrale për të theksuar karakteret dhe emocionet që luan, duke i dhënë thellësi dhe gravitet çdo personazhi që interpreton. lvira Diamanti është një aktore që ka një estetikë natyrale dhe tërheqëse, e cila i përshtatet shumë roleve dramatike dhe klasike që ka luajtur. Ajo ka një prani të fuqishme në skenë, por bukuria e saj nuk është vetëm fizike—ajo shpesh vlerësohet për thellësinë dhe fuqinë që sjell në interpretimet e saj. Imazhi i saj i thjeshtë dhe i elegancës tradicionale është një nga atributet që i ka mundësuar të portretizojë personazhe të ndërlikuara dhe të forta, duke shfaqur një balancë mes bukurisë klasike dhe natyrës së saj profesionale në aktrim. Elvira Diamanti është një aktore dhe regjisore e njohur shqiptare, e lindur më 30 nëntor 1962 në Tiranë. Ka përfunduar studimet për art dramatik në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1986 dhe menjëherë pas diplomimit nisi karrierën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Diamanti ka interpretuar në role të spikatura si në pjesët teatrale "Kush e solli Doruntinën" (1989), "Shtëpia e Bernarda Albës" dhe "Vdekja e Dantonit". Ndër rolet më të njohura të saj në kinematografi është Marigoja në filmin "Përrallë nga e kaluara" (1987). Gjithashtu, ka luajtur në filma si "Nata me hënë" dhe "Shi në plazh". Në vitet 2000-2007, ka qenë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve (Teatri i Kukullave), dhe më pas drejtoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku kontribuoi në restaurimin e disa filmave të vjetër shqiptarë. Elvira Diamanti është vlerësuar si një aktore me talent të jashtëzakonshëm, veçanërisht për aftësinë e saj për të mishëruar personazhe komplekse dhe të fuqishme. Interpretimet e saj kanë spikatur për emocionin dhe thellësinë që sjell në role dramatike dhe klasike. Në teatër, ajo është njohur për rolet në adaptimet e veprave të Ismail Kadaresë, si "Kush e solli Doruntinën" dhe "Nata me hënë", ku kritika ka vlerësuar interpretimin e saj për ndjeshmërinë dhe forcën dramatike. Në filmin "Përrallë nga e kaluara", Diamanti portretizoi Marigonë me një realizëm të admiruar, duke lënë një ndikim të fortë te publiku shqiptar. Në përgjithësi, Diamanti cilësohet si një aktore e përkushtuar, e cila ka arritur të përcjellë emocione të fuqishme përmes rolit të saj në skenë dhe ekran. Puna e saj ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke mbetur një figurë e respektuar në artin skenik shqiptar. Elvira Diamanti është vlerësuar si një aktore me talent të jashtëzakonshëm, veçanërisht për aftësinë e saj për të mishëruar personazhe komplekse dhe të fuqishme. Interpretimet e saj kanë spikatur për emocionin dhe thellësinë që sjell në role dramatike dhe klasike. Në teatër, ajo është njohur për rolet në adaptimet e veprave të Ismail Kadaresë, si "Kush e solli Doruntinën" dhe "Nata me hënë", ku kritika ka vlerësuar interpretimin e saj për ndjeshmërinë dhe forcën dramatike. Në filmin "Përrallë nga e kaluara", Diamanti portretizoi Marigonë me një realizëm të admiruar, duke lënë një ndikim të fortë te publiku shqiptar. Në përgjithësi, Diamanti cilësohet si një aktore e përkushtuar, e cila ka arritur të përcjellë emocione të fuqishme përmes rolit të saj në skenë dhe ekran. Puna e saj ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke mbetur një figurë e respektuar në artin skenik shqiptar. Elvira Diamanti është vlerësuar si një aktore me talent të jashtëzakonshëm, veçanërisht për aftësinë e saj për të mishëruar personazhe komplekse dhe të fuqishme. Interpretimet e saj kanë spikatur për emocionin dhe thellësinë që sjell në role dramatike dhe klasike. Në teatër, ajo është njohur për rolet në adaptimet e veprave të Ismail Kadaresë, si "Kush e solli Doruntinën" dhe "Nata me hënë", ku kritika ka vlerësuar interpretimin e saj për ndjeshmërinë dhe forcën dramatike. Në filmin "Përrallë nga e kaluara", Diamanti portretizoi Marigonë me një realizëm të admiruar, duke lënë një ndikim të fortë te publiku shqiptar. Po, Elvira Diamanti ka një bukuri klasike që është shumë e vlerësuar dhe e dalluar. Ajo ka një shtat të lartë dhe tipare të theksuara, që e bëjnë tërheqëse në skenë dhe ekran. Pjesa më e madhe e vlerësimeve për të lidhen me mënyrën se si ajo përdor bukurinë e saj natyrale për të theksuar karakteret dhe emocionet që luan, duke i dhënë thellësi dhe gravitet çdo personazhi që interpreton. lvira Diamanti është një aktore që ka një estetikë natyrale dhe tërheqëse, e cila i përshtatet shumë roleve dramatike dhe klasike që ka luajtur. Ajo ka një prani të fuqishme në skenë, por bukuria e saj nuk është vetëm fizike—ajo shpesh vlerësohet për thellësinë dhe fuqinë që sjell në interpretimet e saj. Imazhi i saj i thjeshtë dhe i elegancës tradicionale është një nga atributet që i ka mundësuar të portretizojë personazhe të ndërlikuara dhe të forta, duke shfaqur një balancë mes bukurisë klasike dhe natyrës së saj profesionale në aktrim.

  • Eva si perëndeshë e artë e pasurisë hipnotizoi Arabinë Saudite: Nuk është dukur kurrë më bukur

    Eva si perëndeshë e artë e pasurisë hipnotizoi Arabinë Saudite: Nuk është dukur kurrë më bukur GettyImages Para 5 dite Ajo është me të vërtetë mbretëresha e tapetit të kuq Eva Longoria shkëlqeu në “Red Sea Film Festival”, në Jeddah të Arabisë Saudite, duke ecur në tapetin e kuq në një pamje të pabesueshme, tualet magjepsës dhe efektiv. Aktorja “doktoroi” stilin në ngjarje prestigjioze, dhe këtë herë ajo na konfirmoi se epiteti i mbretëreshës së tapetit të kuq nuk e ndjek më kot. Eva Longoria zgjodhi një krijim tepër të fuqishëm që tërheq në mënyrë magnetike shikimet dhe në të njëjtën kohë bashkon minimalen dhe maksimalen, transmeton Telegrafi. Aktorja hollivudiane zgjodhi një tualet të firmosur nga stilisti australian i modës së lartë Steven Khalil – dhe bëri një hit të vërtetë! Bëhet fjalë për një fustan të artë me prerje shumë femërore, i pasuruar me rrudha dhe me një prerje të vogël, që i jepet një dozë seksi nga supet e zhveshura. Eva Longoria 49-vjeçarja atraktive e ka kompletuar edicionin me sandale floriri me taka të larta dhe bizhuteri të shtrenjta, por pa tërhequr vëmendje. Një topuz elegant dhe grim festiv, më i fortë nxirrte në pah fytyrën e bukur të aktores së njohur dhe duhet ta pranojmë që ky është një nga editimet e saj më mbresëlënëse!

  • Poezi nga; Prof.Shefkije Islamaj RINËS SIME! Shkëlqimi i syve tu!

    Sot më e veçanta ime Rina mbush 19 vjet. RINËS SIME! Shkëlqimi i syve tu i merr pahun valles së yjeve, buzëqeshja jote bleron gjethet e luleve e pyjeve, drita e nurit tënd zgjon smirën e shtojzovalleve, Zemra jote zbut rrëke lumi që derdhen maleve. Urtia jote paqëson lehtë dallgëlartat e deteve, tremb rrufenë, vetëtimën e gjëmimin e reve, ua ndal hovin murrlanit, furtunës e suferinës, hapat tu të lehtë ia shkojnë atyre të balerinës. Qetësia e mendimit tënd çel drynin e arkës, fjalëmblat tua shërojnë acarimin e plagës, zëri yt mbush ajrin si kënga e kryeartëzës, o vështrimbuta ime, qofsh më fatmira vashëz. Sydrenusha ime, flokëmëndafsh e dritëlartë, hijekëndshmja, mëshirëmadhja ime e pamatë, sjelljebukur kurdo, në dritëdiell e në dritëhanë, më sjell çdo ditë pranverë, o imja fisnikja zanë. Urime drita e syve, paç mirësinë e dashurinë e botës!

  • Pamela Anderson rikthehet e gatshme për Oscar

    Pamela Anderson rikthehet e gatshme për Oscar 15 Dhjetor, 2024 - 10:00 pm Pamela Anderson është kthyer. Pas një jete të shpenzuar duke shlyer suksesin e arritur për linjat e saj marramendëse trupapore, të shfaqura në kopertinën e ”Playboy” apo me kostumin e kuq të Baywatch, për aktoren 57-vjeçare ka ardhur momenti i shpengimit. “Asnjëherë nuk është vonë për të ëndërruar, për të filluar nga e para, për të qenë e hapur ndaj mundësive”, shkroi ajo në Instagram, pasi nominimi i saj në Golden Globe për aktoren më të mirë të vitit dhe rruga për në Oscar nuk duket aq e ngushtë në fund të fundit. Pak ditë më parë, gjatë një dreke me kritikët për të prezantuar filmin me të cilin rikthehet në Hollywood pas dekadash mungesë, ”The Last showgirl”, ajo u pyet se si e trajton fushatën për statujat. “Epo nuk e di, është hera e parë për mua,” u përgjigj ajo me zërin e një fëmije. Pa grim, një vështrim i pjekur dhe e qetë, ajo shton se “m’u deshën dekada për të gjetur veten pas asaj eksperience, skandaleve, marrëdhënieve toksike dhe gjërave të këqija të shkruara dhe thëna për mua. Dekada për të qenë në gjendje të jem vetvetja. Gjithmonë kam qenë në pritje të një roli si ky”. Roli erdhi nga një regjisore e turpshme dhe e imët e prejardhjes fisnike kinematografike: Gia Coppola, 37 vjeçe, mbesa e regjisorit të ”Apocalypse Now” në filmin e saj të tretë artistik. “Doja të xhiroja në Las Vegas. Jam e magjepsur nga dritat. Për më tepër, po kërkoja një film që eksploronte marrëdhëniet midis një vajze dhe një nëne beqare”, thotë Coppola

  • Kate Middleton dhe Princi William publikuan një kartolinë tradicionale të Krishtlindjeve

    Kate Middleton dhe Princi William publikuan një kartolinë tradicionale të Krishtlindjeve Princi William dhe Kate Middleton (Foto: EPA-EFE) Si çdo vit, disa ditë para Krishtlindjeve, Kate Middleton dhe Princi William publikuan kartolinën e tyre të Krishtlindjes. Në kartolinë është një foto e tyre së bashku me fëmijët, të realizuar në një video emocionuese ku Kate ka folur për gjendjen e saj shëndetësore. Në video kishte edhe një mesazh të shkurtër për fansat e tyre: “Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”. Pak ditë më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle postuan edhe një kartolinë familjare për festat e ardhshme. Karta përbëhej nga gjashtë fotografi, duke përfshirë një foto të rrallë të fëmijëve të tyre, djalit Archie dhe vajzës Lilibet. View this post on Instagram A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales) Fëmijët tërhoqën shumë vëmendje pasi familja nuk i ka publikuar fotot e tyre pasi Lilibet ishte vetëm një bebe. Fotoja tregon fëmijët që vrapojnë drejt Harry-t dhe Meghan-it, teksa i presin krahëhapur. “Në emër të zyrave të Princit Harry dhe Meghan, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archewell Productions dhe Archewell Foundation, ju urojmë një sezon të lumtur pushimesh dhe një vit të ri”, thuhej në mesazh dhe e gjithë kartela kishte një ngjyra e sfondit jeshile e errët. Një fakt interesant që ka mbërritur së fundmi në publik ka të bëjë me një traditë që anëtarët e familjes mbretërore britanike e ushqejnë çdo vit për Krishtlindje. Domethënë, ata i bëjnë njëri-tjetrit dhurata që nuk kushtojnë shumë, por me një kusht të rëndësishëm – dhuratat duhet të jenë Paul Burrell, shërbëtori i vjetër i Princeshës Diana, zbuloi se Diana dikur i dha djalit të saj William një kalendar me përmbajtje 18+. “Diana ishte shumë qesharake dhe zgjidhte gjithmonë dhurata që të bënin të qeshje. Një vit William mori një kalendar me gra lakuriq, vetëm për ta vënë në siklet dhe funksionoi”, tha Burrell.

  • 50 fakte dhe kuriozitete që nuk i dini rreth Krishtlindjeve

    50 fakte dhe kuriozitete që nuk i dini rreth Krishtlindjeve 1 – Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit është rezultat i një infeksion parazitor i sistemit të tij të frymëmarrjes. 2 – Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve. 3 – Çdo vit më shumë se 3 miliard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA. 4 – Të gjithë dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata. 5 – “Dashuria e vërtetë” e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” nuk i referohet një çifti romantik, por i  referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike. 6 – Shumica e Santave kanë emra mashkullorë të tillë si Blitzen, Comet dhe Cupid. 7 – Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius I, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve. 8 – Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë. 9 – Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra. 10 – Sipas të dhënave të analizuara nga Facebook, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve. 11 – Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës. 12 – Çorapja më e madhe e bërë ndonjëherë për Krishtlindje kanë qenë 32.56 metra të gjata dhe 14.97 metra të gjerë. Kishte mbi një mijë dhurata brenda. U bë nga fëmijët e Londrës në 2007. 13 – Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850. 14 – Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten. 15 – Shumica e vendeve europiane besojnë se shpirtrat, e mirë e të këqinj janë aktivë gjatë 12 ditëve të Krishtlindjeve. 16 – Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit. 17 – Britanikët preferojnë të veshin një kurora letre gjatë darkës së Krishtlindjeve. Në gjuhën angleze ato quhen “Christman Cracker”. 18 – Në Poloni, merimangat apo rrjetat e tyre janë diçka e zakonshme në dekorimet e pemës së Krishtlindjeve pasi sipas legjendës, një merimangë përdori rrjetën për të mbuluar si batanije Jezusin e Vogël. 19 – Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836. 20 – Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870. 21 – Oklahoma ishte vendi i fundit në SHBA që e shpalli ditën e Krishtlindjeve, zyrtarisht ditë pushimi, në vitin 1907. 22 – Veshtulli sipas anglosaksonëve vjen nga fjala misletan që ka të bëjë me glasën e zogut, sepse sipas tyre kjo bimë përhapet nga glasat e zogut. 23 – Njerëzit e lashtë e konsideronin bimën e veshtullit të shenjtë sepse qëndronte jeshile edhe nxirrte fruta edhe gjatë dimrit, në një kohë kur bimët e tjera thahen. 24 – “Evergreens” është gjithashtu një pemë që qëndron jeshile gjatë gjithë viti dhe është simbol i jetës së përhershme dhe rilindjes. 25 – Për arsye se i shihnin Krishtlindjet si një ditë dekadente e pushimeve katolike, puritanët në Amerikë i ndaluan të gjitha festimet e Krishtlindjeve nga viti 1659-1681. 26 – Për shkak të lidhjeve pagane, zbukurimet ngjyrë jeshile që vendoseshin nëpër shtëpia ishin të ndaluar në Këshillin Kristian të Bragës në shekullin e 6. 27 – “Poinsettia” është një bimë kombëtare në Meksikë, dhe kultivohet nga aztekët që e quajnë bimë të vyshkur. Ngjyra e kuqe e lules sipas tyre simbolizon pastërtinë. 28 – Krishtlindjet i kanë rrënjët në festivalet pagane si Saturnalia (17-23 dhjetor), Kalend (1-5 janar). Kisha kristiane i mohonte fort festime të tilla, duke e caktuar ditë feste 25 dhjetorin, dhe pse nuk ka prova të vërteta se në këtë datë lindi Krishti 29 – Santa Klausi është i bazuar në personazhin real të Shën Nikolait që ka jetuar në shekullin e 4-t. Ka lindur në Patara, në Turqinë e ditëve të sotme. 30 – Ilustrimet e para të Shën Nikolait e tregojnë atë si një person të ashpër, komandues që mbante në dorë një shkop thupër. Ai ishte simbol i disiplinës dhe ndëshkimit. 31 – Puritani Oliver Cromwell i ndaloi festimet dhe zbukurimet e Krishtlindjeve në Angli nga viti 1640-1660. 32 – Ekziston një legjendë që tre femra shumë të varfra, menduan t’i futen jetës së prostitucionit. Megjithatë, ata u shpëtuan nga peshkopi i pasur Shën Nikolai që i mbushi çantat e tyre me monedha ari. 33 – Shpenzimet për Krishtlindje përbëjnë 1/6 e të gjithë shpenzime në Shtetet e Bashkuara. 34 – Sipas UNICEF në botë ka 2.106 mln fëmijë nën moshën 18 vjeç në botë. Sipas kësaj i bie që një shtëpi të ketë mesatarisht 2.5 fëmijë. Santa Klausit i duhet të udhëton 221 mln milje shtëpi më shtëpi me një thes plot 842 mln dhurata. 35 – I komisionuar nga Sir Henry Cole, ilustruesit britanik John Callcott Horsley shpiku kartën e parë të Krishtlindjeve në vitin 1843. 36 – Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës. 37 – Në vitin 1962, pulla e parë postare e Krishtlindjeve doli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 38 – Në Gjermani, Heiligabend ose darka e Krishtlindjeve, thuhet se është kohë magjike kur qetësia në zemër arrin të dëgjojë kafshët të flasin. 39 – Zoti i Vikingëve Odin është një nga paraardhësit e Santa Klausit modern. Sipas miti, Odin ecte me kuajt e tij fluturues. Gjatë dimrit, Odin shpërndante dhurate, por edhe ndëshkime për fëmijët që nuk silleshin mirë. 40 – I pari person që dekoroi pemën e Krishtlindjeve ishte ish-Protestanti Martin Luther. Sipas legjendës ai ishte shumë i apasionuar pas bukurisë së poçave zbukurues. 41 – Në SHBA ndodhen 21 mijë ferma pemësh Krishtlindjesh. Në vitin 2008 u mbollën 45 mln pemë. 42 – Kënga “White Christmas” e Irving Berlin është kënga më e mirë e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave, me 100 mln shitje në të gjithë botën. 43 – Presidenti Teodor Rusvelt, një ambientalist fanatik, i ndaloi pemët e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1901. 44 – Kopja e parë e referimit të një peme Krishtlindjesh ishte në vitin 1531 në Gjermani. 45 – Rreth 30-35 mln pemë të vërteta Krishtlindjesh shiten çdo vit në SHBA. 46 – Kënga e famshme “Jingle Bells” u shkrua në fakt për Ditën e Falënderimeve. U kompozua në vitin 1857 nga James Pierpont. 47 – Pemët origjinale të Krishtlindjesh u zëvendësuan nga pemët artificiale në vitin 1991. 48 – Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq. 49 – Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854. 50 – Në vitin 1647, parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell./ Përgatiti: Tirana Observer/

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page