Search Results
Results found for ""
- Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë!
Vetëm gjatë muajit Prill, Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier u vizitua nga 10 mijë turistë. Numër ky më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sakaq për ata që kanë planifikuar të vizitojnë Apoloninë gjatë ditëve në vazhdim do të gjejnë të ekspozuara dhe mozaikët e vilave romake. Qyteti Antik i Apolonisë është ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Mesdheut dhe ndër të preferuarit e turistëve të huaj. Shifrat tregojnë se Apolonia vizitohet çdo ditë nga 330 persona. Një shifër kjo që vjen në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Sezoni turistik tashme eshte zgjatur ne kohe dhe eshte shtrire pertej sezonit turistik veror. Nderkohe vetem pergjate Prillit, parku eshte vizituar nga me shume se 10 mije vizitore”, tha drejtoresha e Parkut te Apolonise dhe Bylisit, Ornela Dyrmishi. Sipas Dyrmishit paralelisht me shtimin masiv te turizmit eshte punuar edhe edhe per mirembajtjen e parkut dhe sigurimin e kushteve per vizitoret. Ndersa një risi është edhe ekspozimi i mozaikeve te vilave romake. Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor LEXO EDHE: Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor Turistët janë nga vende te ndryshme të botës, por dominojnë europianet te cilet shprehen te befasuar nga ky sit arkeologjik. Vitin e kaluar, Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga mbi 82 mijë turistë, ndërsa këtë vit prishmëritë janë më të larta, duke u bazuar tek rezervimet e agjencive turistike.
- Koncerti i Taylor Swift në Stokholm thyen rekorde në numrin e pjesëmarrjeve!
Koncerti i Taylor Swift në Stokholm thyen rekorde në numrin e pjesëmarrjeve! Ylli i muzikës Taylor Swift mbajti të parin nga tre koncertet e saj në Stokholm, Suedi, dhe u shpreh se fansat e saj thyen rekordin e pjesëmarrjes në “Friends Arena”. Ben Affleck ‘i jep përparësi’ Jennifer Garner, lë në hije JLO “Unë jam duke u çmendur për një sërë arsyesh duke parë kaq shumë njerëz sonte“, komentoi ylli, sipas një shkrimi nga USA Today. “E para prej të cilave është se unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të luaj një koncert në Stokholm më parë dhe koncerti im i parë është i tillë”. Turma shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje, dhe Swift shtoi: “Ju bëtë këtë koncert, koncerti më i madh ndonjëherë në këtë fazë”. Swift nuk specifikoi numrin e saktë të të pranishmëve, por sipas faqes së internetit të stadiumit, kapaciteti i tij i koncerteve ndryshon dhe mund të mbajë deri në “60 000 njerëz, në varësi të vendndodhjes dhe paraqitjes së skenës”.
- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur sot me nderime shtetërore në Prishtinë.
Begaj pritet nga Osmani me nderime shtetërore Nga Rezart Ekmekçiu -12/06/2024 TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur sot me nderime shtetërore në Prishtinë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani doli për ta pritur Begajn para Presidencës, ku edhe u luajtën himnet shtetërore nga trupat e FSK-së. Presidentja Osmani ka postuar në rrjetet sociale edhe një video ku shprehet se është “përjetësisht mirënjohëse për të gjithë vizionarët, dëshmorët, martirët dhe aleatët e lirisë sonë”. Osmani shkruan: “Kosova dhe Shqipëria bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”. Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si një ditë të madhe, në të cilën u realizuan ëndrrat e popullit shqiptar. “Ashtu siç ju e cilësoni një rilindje për Kosovën, unë mendoj se bashkë me rilindjen është dita e dhënies fund të padrejtësive”, u shpreh Presidenti i Republikës. “Në ditë të mira e të këqija duhet të jemi bashkë pa nevojën e ftesave formale. Unë vij këtu si në shtëpinë time, ashtu siç ju vini në Shqipëri. Unë nuk do të mungoj asnjëherë në Kosovë, ashtu siç nuk kam munguar në asnjë aktivitet”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Begaj, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj Kosovës për finalizimin e aspiratës së ëndrrës së shqiptarëve për integrimin Euroatlantik. “Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës. Nëse ne nuk përparojmë së bashku, do të jetë e pafalshme për shqiptarët, për martirët e lirisë”, u shpreh Presidenti Begaj. Kreu i Shtetit e quajti Kosovën një histori suksesi dhe shprehu bindjen se krahas hapave të ndërmarra për të ecur përpara, duhet bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë për të ndërtuar shtetin demokratik, për të cilin sakrifikuan jetën dëshmorët. Një tjetër mesazh që Presidenti Begaj përcolli në këtë takim i drejtohej të rinjve shqiptarë dhe përpjekjes për edukimin e këtij brezi me trashëgiminë, në mënyrë që ata të vlerësojnë se sa e shtrenjtë është liria.“Nëse do te kishte një çmim Nobel për lirinë, ai duhet t’i jepej familjes Jashari”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar veprën e sakrificës sublime për lirinë e shqiptarëve. Duke kujtuar sakrificën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit për Kosovën e lirë, Presidenti i Shqipërisë përcolli mesazhin për mbrojtjen të kësaj vlere, e cila, sipas tij, nuk dhurohet dhe nuk ka çmim, e si e tillë, ajo duhet të mbrohet. Begaj pritet t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim në seancën solemne. Presidenti i Republikës po merr pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.
- 30 Mars dita e mjekut, dita e një mrekullie të madhe në mjekësi.
Dita e mjekut, dita e një mrekullie të madhe në mjekësi. Sot nè 30 Mars, u mbushën 176 vjet që u krye ndërhyrja e parë kirurgjikale, operacioni i një tumori në qafe, me anestezi në një pacient. për shkak të kësaj ngjarjeje, të kësaj mrekullie të madhe Presidenti George W. Bush, zyrtarizoi në SHBA, ditën 30 Mars, si festë kombëtare dhe ditë pushimi. 30 Marsi, në një pjesë të shteteve, shënohet Dita Kombëtare e Mjekëve. Kjo ditë ka për qëllim njohjen dhe falënderimin ndaj personelit shëndetësor për punën që këta të fundit bëjnë në vazhdimësi. Historia e shenjimit të Ditës së Mjekëve daton prej viteve të 30-ta nëpër botë. Dita e parë e mjekëve në vitin 1933 përbëhej nga disa gra të mjekëve që vendosnin një drekë për mjekët lokalë në Ëinder, Gjeorgji, në verilindje të Atlanta. Kjo festë e vogël përfshinte krijimin e kartolinave përshëndetëse. Më 30 mars 1958, “Dita e Përkujtimit të Mjekëve” u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1990, legjislacioni u prezantua në Dhomën dhe Senatin për të krijuar një Ditë Kombëtare të Mjekëve. Pas miratimit dërrmues nga të dyja dhomat e Kongresit, më 30 tetor 1990, Presidenti George Bush nënshkroi SJ RES. # 366 (i cili u bë Ligji Publik 101-473) duke e quajtur 30 Mars si “Ditën Kombëtare të Doktorit”. Sot, ashtu si gjithnjë, mjekët përbëjnë ndër shtresën më aktive dhe te sakrificave të shoqërisë. Duke pasur parasysh situatën me pandeminë, roli i tyre gjatë asaj kohe ka qene primar roli kyc në shpëtimin e jetëve. Roli primar i mjekut ne sherbim eshte cdo minute e sekonde te dites. Mjeket karakterizohen nga profesionalizmi, përkushtimi, humanizmi, duke bërë që me duart e mendjet e tyre, të përmirësojnē, shërojnë e shpëtojnë dhjetra e qindra jetë njerëzish. Ne themel te punes se tyre qendron, inteligjenca e larte, betimi i hipokratit si dhe marrëdhëniet e vlerësimit, besimit, respektit dhe partneritetit mjekë-pacientë, janë simbioza dhe baza e sistemit shëndetësor. Me dhemb ku dègjoj qe ikin mjekè nga Shqipria, mbyllen spitale ne rrethe ? Perse? Ashtu sikurse gezohem dhe shikoj nje transformim te madh ne sherbim ne spitalet tona, sherbim dhe kujdes i jashtzakonshem. Mieket tane jane shtresa me inteligjente, humane, njerezore dhe pararoja e shoqerise. Syte dhe vemendjen nuk duhet ta heqim asnjehere nga mjeket. A mundet te permiresojme edhe me teper politikat e menaxhimit qeveritar per sistemin e mjekesise? Te bejme nje trajtim me te mire per personelin mjekesor, ne menyre qe ata te mos largohen nga vendi? Ne bashkepunim me te gjitha shtresat e interesit, Universitetet, Akademikeve, mendoj se do te arrihet me teper. Pergatiti Liliana Pere.
- Liliana Pere: Dëshira Subashi, gruaja ikonë e sportit dhe e drejtësisë
Dëshira Subashi është një emër i mirënjohur në jetën publike e shoqërore në Shqipëri. E lindur në Tiranë dhe e diplomuar juriste, karriera e saj fillon dhe u profilua në një figurë me ndikim publik, juridik dhe impakt shoqëror e intelektual. E edukuar në nje familje të thjeshtë tiranase, nisi rrugët e jetës me këmbëngulje dhe disiplinë në shkollë, aktive në aktivitetet shkollore, nga ku u evidentua edhe aftësia për të vijuar rrugën e sportit të qitjes sportive; spikati me talentin e saj dhe u vlerësua me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Ideja se disiplina dhe rregulli, të qëlluarit në shenjë e çuan atë në ëndrën për t’u bërë një juriste e zonja, sepse bota që na rrethon është refleksion i sjelljeve dhe veprimeve tona të drejta ose jo të drejta dhe për ta bërë shoqërinë më të mirë. Kjo aspiratë e fortë i shërbeu asaj të bëhet një intelektuale me individualitet të lartë dhe integritet profesional; e vetëpërgjegjësisë, duke i shërbyer Kushtetutës së vendit të vet. Dëshira asnjëherë nuk u shkëput nga realiteti, por u bë një faktor i ndryshimeve pozitive në politikë, në drejtësi e shoqëri. Me emrin e saj lidhen një mori ngjarjesh e suksesesh. Gjithçka fillon nga këmbëngulja për arritjen e objektivave edhe pse nuk ka qënë një realitet i lehtë për të. Studimi dhe sporti njëkohësisht ishin dy sukseset e para të objektivit të jetës. Sporti i qitjes, në moshë fare të re, me shumë përkushtim e lodhje, kultivoi ndjesi se me punë mund të arrish rezultate. Në vitin 1972 ishte gara e parë ndërkombëtare për të rinj, në Stokholm të Suedisë. Erdhi medalja e bronxit, për rezultatet në kampionatin europian për të rinj. Ky startim ishte një motivim i mirë, që pasoi disa rezultate të larta në aktivitete të tjera ndërkombëtare. Janë disa dhjetra rezultate te larta në aktivitetete kombëtare që mbajnë tituj për vendin e parë, të dytë e të tretë. Për këto arritje sportive, asaj i është akorduar titulli “Mjeshtre Sporti”. Po kështu për të njëjtën arsye ,ajo është mbajtëse edhe e një dekorate “Naim Frashëri klasi III”, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në opinion mbahet mend si gruaja ikonë në drejtësi dhe si lobiste e të drejtave të njeriut. Në të gjithë jetën profesionale ka punuar fort për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut; është forca dhe guximi, në situatë të lehtë a të vështirë, cilësia e krenaria e saj… Këto cilësi e kanë bërë atë figurë publike të dallueshme. Televizioni “News 24” në anketën e organizuar “Personazhi i Drejtësisë për vitin 2011” ka renditur personazh në vend të parë , Deshira Subashi. Gazeta Telegraf në vitin 2015 ka organizuar anketën për figurën e femrës shqiptare “Simbol i jetës aktive publike dhe përkushtimit”. Nga kjo anketë janë përzgjedhur tre politikane, dy biznesmene, dy gazetare dhe tre profesioniste, ndër të cilat një është pikërisht Dëshira Subashi, me dedikimin: ”Profili i femrës së kompletuar si njeri dhe si intelektuale. Një juriste e aftë, kontribuese në hartimin e bazës së legjislacionit shqiptar. Modeli i femrës që ka ditur të veçojë profesionin nga politika, duke respektuar të drejtën per t’u perfaqësuar pa cënuar personalitetin e vetes dhe të femrës si pjesë e shoqërisë, punës, familjes dhe politikës. Ka ushtruar me dinjitet dhe pavarësi të plotë detyrën e lartë të zv/kryetares së KQZ, në momente të vështira për sigurinë e zgjedhjeve të lira. Nuk ka guxuar askush, as nga më ekstremistët kundërshtarë politikë të saj,të përflasin këtë personalitet publik…”. Gazeta Telegraf, në vitin 2011, në anketën “ Kush janë 10 femrat shqiptare të vitit” ka renditur edhe emrin Dëshira Subashi. Veprimtaria profesionale Në vitin 1978 emërohet në kabinetin e Ministrit të Tregtisë së Brendshme deri në vitin 1988. Një përgjegjësi dhe një privilegj për jetën profesionale, do ta vlerësonte vetë Dëshira, që ishte fillesa që solli sigurinë për një të ardhme të sigurtë, në figurën e saj. Ishte një privilegj, ishte ndoshta edhe një shans i jetës, që erdhi si vlerësim i emrit të mirë nga rezultatet sportive. Emër i njohur publikisht nga media, për shkak të rezultateve të larta sportive. Ky moment do sillte ndryshime, sepse pozicioni i detyrës së re nuk mund të lejonte shkëputje afatgjata, për të vijuar rregullisht sportin, siç e kërkonin kushtet e ushtrimit të dy detyrave paralelisht. Ishte moment i vështirë për të, të ndante veten nga ëndra e sportit me detyrën e re profesionale. Zgjodhi këtë të dytën, duke gjykuar se jeta profesionale do të ishte afatgjatë dhe jetësore. Në janar 1988 filloi një detyrë e re, prokurore sektori në Shkodër, pas transfetimit të bashkëshortit Maksim Subashi (ushtarak) në detyrën e komandantit të brigadës. Ishte eksperiencë e re, e dëshiruar, sepse ishte një shkallë drejt sistemit gjyqësor. Vitet e ushtrimit të kësaj detyre ishin jo të lehta, sepse vendi po hynte në një fazë të re të ndryshimit politik. Shkodra, aso kohe, ishte vatër e nxehtë në ndryshimet politike dhe duhet të ushtroje profesionin me ligjet e sistemit të shkuar. Kujdesi, mprehtësia dhe eksperienca bëri të mundur ushtrimin e kësaj detyre me korrektesë dhe vlerësim. Dëshira dallohej midis kolegësh për komunikimin korrekt. Komunikimi korrekt ishte një nga vlerat dalluese në punë e shoqëri, të saj. Ishte viti 1992, kur sërish, për shkak të transferimit të bashkëshortit të saj në Tiranë, Dëshira u emërua gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vetëm për një vit në këtë gjykatë, erdhi ndryshimi. Në vitin 1993 u emërua gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Vite të vështira për drejtësinë, sepse legjislacioni nuk përputhej me ndryshimet politike. Mungonte eksperienca e vendimeve unifikuese , por në çdo rast Dëshira Subashi me personalitetin e saj bashkëpunues me kolegët ia ka dalë. Në këtë detyrë ka ndjekur të gjitha kualifikimet dhe eksperiencat ndërkombëtare, kryesisht në çështjet penale, ku shteti ka planifikuar. Në vitin 2000 ajo kandidoi për të marrë detyrën e anëtarit të KQZ-së. U votua nga Konferenca Gjyqësore, duke qënë në renditje e para, por nuk u miratua si anëtare e KQZ-së, në vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vazhdoi punën e gjyqtares së Apelit, por nuk hoqi dorë nga kjo kërkesë. Në vitin 2003, në një vakancë të krijuar në KQZ, tentoi sërish. Sipas ligjit zgjedhor, iu drejtua me një kërkesë Partisë Socialiste, e cila e mbështeti, duke e propozuar si kandidate për anëtare të KQZ-së, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003 e fitoi detyrën e anëtares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ishte vendimarrje e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sipas ligjit zgjedhor të kohës. Me mbarimin e këtij mandati, u rizgjodh në një mandat të dytë nga Parlamenti; njëkohësisht u zgjodh zv. Kryetare e këtij institucioni me një mandat 4 vjeçar. Tashmë një përgjegjësi e lartë për të. Kërkohej vendimarrje kolektive për të çertifikuar votën e popullit , sipas Kushtetutës, Kodit zgjedhor dhe akteve të tjera që nxirrte ky institucion. Ndonëse Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri përzgjedhje sipas ligjit, ndodh një reagim i ashpër politik nga opozita e kohës. Fillimisht u duk se kishte të bënte me një debat politik , por shpejt, ky debat filloi të marrë përmasa ndaj një institucioni të pavarur të Drejtësisë, ku kërkohej ndryshimi i vendimit dhe emrimi i një kandidature të propozuar nga forca politike në opozitë. Ishte një situatë tepër e vështirë; ishte periudhë zgjedhore. Protesta ndaj KQZ-së në qendër të Tiranës dhe pranë zyrave të KQZ-së me etiketime të padenja, ndaj Dëshira Subashit dhe ish Kryetarit të KQZ-së, si një presion për t’u vetëlarguar nga detyra. Kërkohej “balancim politik” i KQZ-së… Opozita shantazhonte… Presidenti i Republikës z. Alfred Moisiu i angazhuar për zgjidhjen e konfliktit, por konflikti vazhdonte. Vetë presidenti deklaronte dorëheqje… ish zv/Ministri i Drejtësisë deklaron publikisht “ Moisiu le të japë dorëheqjen”; “Nuk mund të ndërhyhet dhe të diktohet mbi një organ të depolitizuar si KLD”; ish zv. Kryetar i KLD-së deklaron se, vendimi i KLD-së është ligjor. Media çdo ditë fillonte me këtë çështje. Çështja kaloi çdo instance, në debat u përfshi edhe parlamenti. Opozita kërkonte prishjen e vendimit të KLD-së; mazhoranca qëndronte fort se KLD-ja zbatoi Kushtetutën. Në këtë diskutim pati nga mazhoranca vlerësime shumë pozitive për figurën morale e profesionale të Dëshira Subashit. Dhe meqënëse çështja nuk po gjente zgjidhje politike, figura të rëndësishme të jetës publike reaguan, për të bërë një ndikim drejtëpërdrejtë tek Dëshira… Nisi kështu, me një situatë shumë të fortë politike, puna në këtë institucion, për Dëshira Subashin. Çdokush mendonte se Dëshira Subashi do të tërhiqej nga detyra. Interesit të mediave Dëshira i përgjigjej qetë, shkurt dhe prerë. E vendosur për të kryer detyrën e rëndësishme, edhe pse jo në kushte normale. Shumë shpejt me vendimarrjet e saj në çështjet zgjedhore spikati me personalitetin dhe drejtësinë. Mandati i dytë për Dëshira Subashin, solli një tjetër moment jo të lehtë. Ishte viti 2011, vit zgjedhor për zgjedhjet vendore. Në fillim të këtij viti, në Shqipëri pati ngjarje të pazakonta. Nga një protestë e opozitës së kohës , mbetën të vrarë nga Garda e Republikës katër shtetas… Kjo situatë ndikoi në fushatën zgjedhore. Vështirësi pune në organizimin dhe nxjerrjen e akteve nga KQZ-ja. Të gjitha rrugët e mundshme u përdorën për të ndikuar që vendimarrja e këtij institucioni të mos kishte ndikime politike.Ishte pothuaj e pamundur. Ndaj saj presione të të gjitha llojeve, por pa rezultat, sepse tashmë Deshira kishte fituar të gjithë besimin në punën e saj. Gjatë gjithë kohës së punës në KQZ , Dëshira ka qënë një figurë e hapur me median. Ka shkruar rreth 150 artikuj , intervista dhe dhjetra intervista televizive. Ndërkombëtarët që ndiqnin me interes proçeset zgjedhore për gjithçka kërkojnë Dëshirën. Aftësia profesionale, aftësia e një morali pozitiv të gjykuari dhe të vepruari, guximi për të bërë publike të drejtën… janë ato tipare që e kanë bërë Deshira Subashin një figurë të vlerësuar publike. Në 31 dhjetor 2013 përfundoi ky mandat. Pas përfundimit të mandatit, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë kishte parashikuar kthimin në detyrën e mëparshme të anëtarëve të KQZ-së. Dëshira Subashi nuk u kthye gjyqtare në Gjykatën e Apelit, vetëm për pengesa politike të kohës. Prej disa vitesh endet gjyqeve, për të kërkuar të drejtën… Edhe pse padrejtësisht ajo nuk qëndroi heshtur. U angazhua në formacione të shoqërisë civile. Shpejt u bë pjesë e Fondacionit “Nermin Vlora” që në objekt të veprimtarisë kishte promovimin e grave të shquara. Me këtë angazhim nuk kurseu kontributin publik për drejtësinë dhe legjislacionin zgjedhor. Tituj, vlerësime Në shkollë të mesme, në vitin e tretë, 1968, ka filluar të aktivizohet me qitjen sportive; në vitin 1972 ka patur si aktivitetin e parë ndërkombëtar kampionatin europian për të rinj, në Stokholm të Suedisë ku fitoi çmimin e tretë. E më pas në të gjithë aktivitetet kombëtare ka patur vlerësime. Në vitin 1975 u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Dekoratën Naim Frashëri klasi III”. Po këtë vit ka fituar edhe titullin “Mjeshtre Sporti”. Me punën dhe formimin e saj ka sjellë në shoqëri edhe modelen e një juristeje me integritet moral profesinal dhe politik dhe punon në dobi të gjithë shoqërisë. Karriera e saj u zhvillua duke punuar dhe guxuar. Dashuria për profesionin dhe përkushtimi për familjen, natyra e saj strikte guxonte të nxirrte në pah anët që fuqishëm rritnin zhvillimin e saj ndër vite. Por çfare vihet re në drejtesi? Vihet re një drejtësi e vonuar. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Askush nuk i jep zgjidhje kësaj çështje prej shumë vitesh. Një këndvështrim i shkurtër Prej disa vitesh drejtësia në Shqipëri ka humbur kredibilitet besueshmërie në perceptimin e publikut. Besueshmëria tek sistemi i drejtësisë është një tipar madhor i saj, në një shtet demokratik. Drejtësia është e anatemuar fort, veçanërisht vitet e fundit. Drejtpërdrejt mbi drejtësinë kanë rënduar paragjykimet për vendimarrjet e tyre, shpesh të ndikuara politikisht, më së shumti në dëm të interesave të shtetasve. Këtë e tregoi edhe reforma në drejtësi, e cila nisi si një reformë që nuk do të kishte ndikimet e mëparshme politike, por politika tregoi se nuk heq dorë lehtë nga drejtësia. Sot politika ka treguar qartazi se nuk ka hequr dorë nga emrimet në drejtësi dhe institucionet e drejtësisë vuajnë mungesat organike dhe për rrjedhojë volumi i çështjeve të pagjykuara rritet, duke i kthyer këto gjykime si proçese të parregullta ligjore, që përbëjnë edhe shkelje të drejtave të njeriut.
- Prof. Asoc. Enkeleda OLLDASHI èshtè njè emèr i njohur i respektuar ne rrethet Akademike dhe ato shoqërore
Profili i Prof.asc Enkeleda OLLDASHI Nga Dr.Li liana Pere. Enkeleda Olldashi èshtè njè emèr i njohur i respektuar ne rrethet Akademike dhe ato shoqërore. Ajo gezon nje respekt dhe vleresim të madh nè Fakultetin Juridik. Per personin e saj flitet me superlativa, si nje grua me integritet te larte moral dhe profesional. Dimensioni i saj akademik e social lexohet në me teper korpusit te saj te librave e studimeve. Prof. As. Dr. Enkeleda Olldashi ka në karrieren e saj profesionale një korpus të gjerë librash e studimesh shkencore: “E drejta romake”, “Hyrje mbi teoritë e grupeve të interesit”, “Grupet e interesit dhe partitë politike”, “Lidhja mes së drejtës dhe moralit, parë nën dritën e përkufizimeve romake ex ante ex post”, “Eleminimi i diskriminimit ndaj gruas”, “Roli i grupeve të interesit në skemën e sistemit politik europian dhe në kontekstin shqiptar”. Por, siç shprehet vetë pedagogia e lëndës E drejta romake, “sa më shumë ta ushtrosh profesionin tënd, aq më shumë e më mirë e kupton dimensionin tënd social.” Ndoshta ky është një nga motivet që e shtyjnë profesoreshën e Juridikut ta zotërojë edhe artin e komunikimit me studentët e saj. Është një opinion, studentë, ish-studentë dhe kolegë të saj, që e rrethojnë me dashuri, respekt e mirënjohje. Bseda që bëra me Enkelejden ka për qellim përçojë tek lexuesi këtë nderim e mirënjohje. Për te, jurisprudenca është një shkencë, me rregullat e saj standarde, dhe mënyra e aplikimit të saj në praktikë tregon, nga njëra anë, se sa ligji, rregulli ka qenë i drejtë, por, njëherësh, tregon edhe se sa aplikuesi i tij ka dashur ta respektojë atë. Motivi i saj i fortë janë djemtë, puna, studimet, vëtë jeta ne tërësi, e bën që te ndjejë që frymëmarrja e saj vibron në atmosferë, atëherë ajo e ndjen se duhet të jete e fortë, panvarësisht trishtimit , nuk është mungesa e fizikes, por pamundësia e jetesës vetëm me jomaterialen, me mosrezonimin me Kolin në të njëjtën formë jete. ’Per raportin e shkencës me pedagogun e Juridikut, Enkelejda thotë: Shkenca dhe kërkimi shkencor me pedagogjinë janë komplementuese të njëra-tjetrës. Por jo gjithmonë janë “veshja” e të njëjtit njeri. Dikush mund të jetë një shkencëtar shumë i mirë, por mund të mos jetë një pedagog shumë i mirë. Mendoj se pedagogjia është një mision më social sesa të studiuarit e shkencës juridike. Është në vetë natyrën e shkencëtarit të jetë më individual: sigurisht, e imponuar nga specifika e punës së tij. Pedagogët kanë mision t’ua përcjellin të tjerëve dijet e tyre, prandaj duhet të jenë edhe më altruistë, po të përdorja këtë fjalë. Por, nëse tek shkencëtari kultivohet më shumë egoizmi, edhe tek unë si pedagoge, për shembull, duhet të kultivohet një “egoizëm shkencor”, po e quaj. Pra, të jetë i tillë, që të më shtyjë, nxisë në njohjen dhe përvehtësimin sa më shkencor të lëndës që jap, me kushtin që këtë lëndë, këtë shkencë t’ua transmetoj sa më mirë studentëve të mi. Enkelejda Olldashi,bashkëshortja e Sokol Olldashit, deputetit te ndjerë te PD dhe një nga personalitetet politike në vend, është profesorja më e votuar në Fakultetin e Drejtësisë në një votim të zhvilluar në internet, nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shqipëri.ne vitin 2016. Shumë studentë kanë votuar për profesorët e tyre të preferuar, duke u nisur nga kritere si profesionalizmi, mënyra e transmetimit të dijeve, angazhimit dhe marrëdhenies korrekte me studentët. Dhe për Fakultetin Juridik doli fituese; Prof. Asoc. Enkelejda OLLDASHI Le te mesojmë më teper si ka vazhduar jeta dhe puna e saj. Enkeleda ka lindur në Dhjetor 1972, në Tiranë dhe është rritur në një familje të madhe, me gjyshen, gjyshin, prindërit dhe tre motrat e saj. Respekti ka qènè kryefjala nè kètè familje. Fèmijria e saj ka qènè nje femijri mè e mbushur me dashuri. Shkollën 8-vjecare e ka kryer tek “Naim Frashëri” në Tiranë. Ajo eshte dalluar si nje vajze e mbare me perparim te mire nè mèsime Me të gjithë mësuesit ka patur marrëdhënie komunikimi mjaft miqësore dhe ende mban kontakte me shumë prej tyre. Ruan konsideratè për mësuesen e matematikës, Shpresa Kazazi ; mësuesen e letërsisë, Nermin Basha dhe mësuesen e gjimnastikës, Fatbardha Shtrepi, te cilat kanë qenë modelet dhe mbështetja e saj në këtë moshë. Sporti, dhe në vecanti gjimnastika, kanë shoqëruar fëmijërinë e saj deri në moshën 17-vjecare. Tek ajo, sensibiliteti njerëzor, arësyetimi racional dhe disiplina, u shënjuan nga mësueset e saj të dashura. Dëshira për të ndihmuar shokët në arritjet e tyre mësimore u bë pjesë karakteri për Enkeledën në shkollën 8-vjecare dhe më pas gjatë gjithè periudhès shkollore. Gjithmonë ka dashur të bëjë “mësonjësen” edhe kur nuk i kërkohej. Gjimnazin e ka kryer tek “Myslym Keta”, Tiranë. Periudha e gjimnazit ka qenë periudha e rritjes në aspektin social të saj, pasi në këtë periudhë të jetës ajo kishte shfaqur dëshirat për të studiuar në fusha që duken sikur nuk përputhen me njera-tjetrën si, jurisprudenca, ekonomia, historia dhe gjuhë-letërsia. Koha në të cilën përfundoi studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Myslym Keta” ishte ajo e viteve 1991 (viti i parë i demokracisë) . Asaj kohe, e drejta e studimeve dilte nga Komiteti Ekzekutiv. Asaj, si dhe bashkëmoshatarëve te saj i përcaktohej dega e studimit nga kjo strukturë, kryesisht edhe në bazë të kërkesës së tyre. Enkeleda fitoi të drejtën për të studiuar në degën e drejtësisë. Fillimi i studimeve universitare, në shtator të vitit 1991 do të shënojnë dhe fillimin e njohjes së saj me fushën e jurisprudencës, fushë e cila do të ishte më pas dhe lëmi i saj. Jurisprudenca është për Enkeledën themeli në të cilën ajo ka ndërtuar jetën e saj profesionale, por dhe themeli në të cilën ajo ndërton përditshmërinë e saj. Jeta si studente ka qenë një periudhë shumë e bukur, pasi asaj, jo vetëm i pëlqente të studionte në degën që plotësonte apo shuante kurreshtjen e saj për rregullat që kishin mundësuar funksionimin e rendit botëror, që nga antikiteti dhe në vijim, por më së shumti për atë që jeta universitare e atyre viteve ofronte në demokracinë e trokitur në portat e Shqipërisë. Ato vite ajo i kujton me shumë nostalgji. Ajo kujton profesorët dhe profesoreshat e saj, duke mos harruar asnjërin prej tyre, sepse secili ka shënjuar jetën e saj profesionale. Ata janë ende në faqet e studimeve, librave, artikujve akademik të saj. Kujton me shumë mirënjohje profesorët që janë ndarë nga jeta dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të saj, si Prof.Aleks Luarasi dhe Paskal Harxhi. Fati e deshi që në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë ajo njohu dhe shokun e jetës, Sokolin. Ata ishin vecse shokë gjatë periudhës së fakultetit. Jeta ka ‘kurthet” e saj të embla hera herës dhe kjo ndodhi dhe me Kelën dhe Sokolin. Në vitet pas fakultetit, jeta i bëri bashkë në një lidhje që natyrshëm u forcuar, duke i bërë të kuptonin, edhe pse në një moshë relativisht të re për kohët e sotme ( Kela 24 dhe Koli 24), që ajo lidhje ishte e bukur për të krijuar familjen e tyre. Në vitin 1999 erdhi në familjen e tyre pjesëtari më i vogël Glauku. Glauku erdhi si një dhuratë e begatë në jetën e familjes dhe solli shumë “angazhime” familjare, por nuk vonoi shumë dhe në vitin 2002 familja u përmbush dhe me një djalë plotë dritë si Kleiti. Tashmë familja u bë më e “zhurmshme” si me dy djem që nuk bien dakort për lodrat. Kjo ka qenë një periudhë dhe me mjaft angazhime akademike për Enkeledën, e cila në vitin 2002 përfundoi studimet pas-universitare në “Studimet Europiane”/UT, ndërkohë që punonte dhe si juriste në Rektoratin e universitetit të Tiranës dhe pedagoge part-time në Fakultetin e Drejtësisë /UT. Kjo periudhë kaq e ngjeshur me angazhime familjare dhe akademike ka qenë ndër periudhat që ajo e kujtonë gjithmonë me një buzëqeshje. Vitet e angazhimit të Kolit në politikë kanë patur tensionet e tyre të natyrshme, por në asnjë rast nuk e kanë penguar Enkeledën që të vijonte rrugëtimin e saj akademik dhe përkushtimin e saj si një mami full-time. Fëmijët nuk janë asnjëherë të rritur në sytë e prindërve dhe kështu janë ende ata, edhe sot për Enkeledën edhe pse tashmë janë 24 dhe 22 vjec. Glauku dhe Kleiti nuk kanë studiuar në fushën e Kelës dhe Kolit. Ata kanë studiuar, Glauk për Ekonomi Politike dhe Kleiti për Ekonomi Zhvillimi. Zgjedhja e degës së studimit ka qenë një zgjedhje e tyre dhe duket që nuk janë larguar shumë nga fushat e prindërve, ato të Shkencave Humane. Enkeleda i ka mbështetur ,si cdo prind në rrugëtimin e tyre. Jeta e solli që Enkeledës t’i duhej të bënte më shumë se një rol për djemtë e saj, edhe pse ajo thotë gjithmonë që kam bërë vetëm mamin. Le tè hedhim nje vèshtrim si fillon karriera e saj profesionale shohim se: Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1991-1995. Më pas ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare në fushën e « Studimeve Europiane » (2001-2002). Në vitin 2008 ka fituar gradën shkencore « Doktor i Shkencave » në Drejtësi. Në vitin 2013 ka fituar titullin akademik “Profesore e Asociuar". Ajo ka një eksperience të gjatë dhe të pasur në botën akademike si dhe një eksperiencë si juriste, profesion të cilin e ka ushtruar prej disa vitesh (Rektorat i UT-së -1996-2002). Prej vitit 2002 e në vazhdim është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Publike, në Fakultetin e Drejtësisë .Nder lendet qe ajo jep, me e rendesishme eshte “E Drejta Romake”. Eshte lenda qe e etiketon me shume dhe shume studente e njohin si Kela e Romakes. Ndersa kontributi me evident ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut eshte ne fushen e mbrojtjes se te drejtave pronësore të grave.Këtë e ka bërë përmes ekspertizës qe ka dhënë për disa organizata ndërkombetare dhe te shoqërise civile. Nje angazhim i saj lidhet dhe me Sindikaten e Punonjesve të Universiteteve. Ne këtë sindikatë eshtë e angazhuar qe ne themelimin e saj ne 2004 dhe në vijim. Ne kete sindikate Enkelejda është Sekretare e Pergjithshme. E Drejta Tregtare Ndërkombëtare, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë Shtator 2019 - Aktualisht Sistemet Politike & E Drejta Parlamentare, Universiteti i Tiranës Shtator 2018 - Sot Enkelejda ka dhe kontribute dhe një sere excpertizash të shkëlqyera profesionale; Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë UN Women, Tiranë Tetor 2016 - Dhjetor 2016. Konsulent kombëtar për të mbrojtur dhe mbështetur ndryshimet në Kodin e Punës. Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë OXFAM, Tiranë Shkurt 2018 - Prill 2018 Analiza e gjinisë dhe fuqisë Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë GIZ, Tiranë Tetor 2017 - Shtator 2018 Udhëzime për Barazinë Gjinore për Noterët Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë Bankës Botërore, Tiranë 2019 - 2020 Ligji i Prokurimit Publik Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë AFD, Tiranë 2019 - 2020 Operacioni i Politikës së Zhvillimit të Barazisë Gjinore në Qasje në Mundësitë Ekonomike Ekspert i Jashtëm Ligjor pranë IND, Tiranë Janar 2023 - Mars 2023 Trajner në programin për mësuesit “Shkolla si qendër komunitare”. Ekspert i Vlerësimit të Jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, Tiranë 2009 - Sot Ekspert i vlerësimit të jashtëm për programet e studimit universitar në të drejtën publike dhe private. Bisedoi: Dr.Liliana Pere.
- Lorina Naci mjeke, ‘’Shkencëtare ‘’ University of Western Ontario në Canada, studion trurin e njeriut duke aplikuar Inteligjëncen artificiale. Botuar nè DIELLI | THE SUN Albanian American Newspaper
Lorina Naçi,Shkencëtarja shqiptare në Ontario, Kanada Lorina Naci mjeke, ‘’Shkencëtare ‘’ University of Western Ontario në Canada, një vënd i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore e cila studion trurin e njeriut duke aplikuar Inteligjëncen artificiale./ Nga Liliana PERE/ Lorina Naçi e lindur në Tiranë, në një familje qytetare që mbart shumë vlera te vecanta, si vlera per dijen, arsimdashëse, kërkuese dhe cilësore ne studimet e saj. Pasioni I madh per shkencën , durimi , puna këmbëngulese duke dëpërtuar me qetësi , zgjuaresi e nje formim te shkëlqyer professional, me anë te inteligjencës artificiale e shton dedikimin ndaj punës., si dhe rezultatet e saj. Thjeshtesia e Lorinës kur bisedon te lë mbresë. Edukata dhe të qënit nje grua e bukur, e qetë e bëjnë tepër ëngjëllore, që zgjon engjëjt nga gjumi . Zgjedhjen e saj idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurive shkencore i ka vënë gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë. U largua nga Shqipëria mbas mbarimit të gjimnazit për të vazhduar studimet universitare në University of Georgia, në Georgia USA. Nisi studimet me etje dhe pasion për njohurinë, ç’ka e shtyu të ndjekë disa degë njëherësh, pikturën, psikologjinë dhe programimin. Në bazë të notave atje dhe ecurisë së saj të përgjithshme, fitoi disa bursa prestigjioze nga universiteti, duke përfshirë këtu dhe një bursë me rrogë të plotë për të ndjekur studimet që kishte shans shumë të ulët suksesi (0.5% në bazë të meritës). Kjo ishte arritja e saj e parë e mirëfilltë akademike në USA dhe që nga ai moment Lorina u përfshi në një grup shumë elitar studentësh; bëhet fjalë për 10 nga 30,000 studentët e universitetit. Në vitin 2004, u diplomua nga University of Georgia, USA, me Bachelor of Fine Arts për pikturë si dhe Bachelor of Science për shkencën e mendimin (Cognitive Science) dhe Master of Science për programim të avancuar (Artificial Intelligence). Për të folur mbi arritjet e jashtëzakonshme të saj arritje është e ftuar vazhdimisht që të japë leksione plenare në konferenca të ndryshme. Prezantimi i saj i fundit ishte në fund të marsit në takimin e American Philosophical Association, në San Francisco. Publiciteti I punës shkencore te Lorenës eshte percjelle ane e kend botës. Ajo tashmë eshte cilesuar nje shkencëtare. Puna e Lorenës është përcjellë nga mediat ndërkombëtare, si në televizion, radio, shtyp dhe internet. Ja disa shembuj; Televizion: CTV News, Global News, ONMI 1 (Canada), NHK (Japan), Top Channel (Albania). Radio: CBC, Radio Canada International, ABC News Radio, Newstalk San Francisco, BYU Radio on Sirius XM, AM 890, The John Bolton Show, The Pulse, W Radio Miami. Shqyp: The New Scientist, Macleans, La Recherche, The Globe and Mail, The Toronto Sun, La Republica, International Business Times, Los Angeles Times, The Times of India, Corriere della Sera, The Daily Mail, The Chicago Tribune, The London Free Press, China Youth Daily, Τo Vima Greece. Internet: Includes Science, Nature, BBC, The Times, NBC News, Fox News, Reuters, Sciences et Avenir, Medpage Today, Discovery News, The Verge, IFL Science, JAMA Author Interview, The Huffington Post, The National Post, Australia International Business Times, Google News Today, The Agenda with Steve Parkin, etc. Puna e saj ka fituar disa çmime; këtu do veçoja emërtimin si “One of Best 51 Discoveries Since 1878”, nga Western University, *** Ndiqni bashkebisedimin ju lutem *** Pyetje Liliana- E dashur Lorina. U njoha me arritjet tuaja u ndjeva krenare si grua, si shqiptare Studimet tuaja i përkasin inteligjencës njerëzore, trurit që është edhe pjesa më e vështirë e trupit të njeriut për t’u kuptuar dhe akoma më e vështirë për t’u interpretuar. Çfarë ju shtyu të vazhdoni studimet pasuniversitare për shkencën e trurit dhe pikërisht në një prej Universiteteve më prestigjioz të botës, në Univesrsity of Cambridge, në Angli? *** Pergjigje Lorina-Gjatë studimeve universitare mu thellua pasioni për të njohur e kuptuar më tej inteligjencën si manifestim i ndërgjegjes njerëzore. Mendohet se është pikërisht ndërgjegje ç’ka na pozicionon në një vënd të spikatur në krye të evolucionit natyror. Por, se si ose pse është zhvilluar ndërgjegjja e më tej, si realizohet ajo në materien fizike që është trupi njerëzor, mbeten mistere të shkencës me domethënie të gjerë për kulturën, artin, spiritualitetin, ndoshta dhe vetë domethënien e jetës njerëzore. Gjatë studimeve të masterit për inteligjencë artificiale – që përfshin përshkrimin e inteligjencës njerëzore me gjuhë matematike dhe kompjuteristike, kuptova se çelësi i ndërgjegjes njerëzore qëndron tek truri, dhe pa një kuptim të plotë të tij, nuk mund të arrijmë të njohim ndërgjegjen, e jo më ta përshkruajmë për të krijuar kompjuter ose robot inteligjentë. Kjo ishte ajo që më frymëzoi të ndjek studimet pasuniversitare për doktoraturë në shkencën e trurit (neuroscience) në University of Cambridge, në Angli. Këtu pata nderin e rrallë që u bëra pjesë e një institucioni mbi 800-vjeçar, djep të dijes e zhvillimit. Gjithashtu ishte një gëzim shumë i madh që u riktheva në Evropë, më afër familjes që jeton në Tiranë. Studimet në Cambridge m’u mundësuan nga një bursë e plotë nga shteti Amerikan, me 3% probabilitet suksesi në bazë te meritës, përsëri një shans shumë i rallë për të cilin jam përpjekur fort dhe i jam mirënjohëse fatit. *** Pyetje:E dashur Lorina.Sa e vështirë ishte për ju si grua e fortë e pergatitur, të sfidonit paragjykimet sa u stimuluat dhe suportuat nga koleget, të të hynit me të drejta të padiskutueshme në një ambient shkencor të tillë? Pergjigje Lorina. Studimet në Cambridge galvanizuan formimin tim intelektual. Privilegjin e pjesëmarrjes në një komunitet të zjarrtë si shkencor dhe njerëzor e kam perceptuar gjallë në përditshmërinë time atje. Ishte një ambient vërtet i veçantë plot stimuj frymëzues, që nga figurat historike e deri tek njerëzit që u bënë miqtë e mi më të mirë. Këtu veçoj udhëheqësen e doktoraturës time, Professor Lorraine K. Tyler, një grua e hekurt që i sfidonte paragjykimet dhe pengesat shoqërore ndaj femrës me çdo qelizë e veprim të saj. Rruga nuk ishte e lehtë. Zgjedhjen time idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurisë, i kam vëne gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë. *** Pyetje:Znj Lorina. Pas studimeve tuaja në Cambridge si, vazhdoi aktiviteti juaj shkencor, tanimë jo vetëm si shkencëtare, por si një mjeke që u ka dhënë shpresa shumë pacientëve që mendohej që në gjendjen vegjetative që ishin s’kishin më asnjë mundësi komunikimi me botën që i rrethonte. Kjo është një arritje e madhe besoj jo vetëm si shkencëtare por edhe në kontekstin njerëzor. Të arrish të krijosh një farë komunikimi ndërmjet pacientëve të tillë e familjarëve të tyre, besoj perjetoni nje emocion \te papërshkruar?. *** Pergjigje:Mbas mbarimit të doktoraturës fillova të punoj si shkencëtare e mirëfillte tek Medical Research Council for Cognition and Brain Sciences, përsëri në Cambridge. Këtu pata rastin të merrem me një grup shumë të veçantë pacientësh, ata që mendohet se humbin ndërgjegjen si pasojë e dëmtimit të trurit dhe marrin diagnozën mjekësore të gjendjes vegjetative. Ketë punë tani e vazhdoj si punonjëse shkencore në University of Western Ontario në Canada, një vend i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore. Konkretisht, unë ideoj dhe zhvilloj metoda teknike për vëzhgimin me anë të skanerit (functional Magnetic Resonance Imaging) të aktivizimit të vullnetshëm të qendrave të trurit nga pacientë të tillë. Paçka se mendohet të jenë të pandërgjegjshëm, pasi nuk arrijnë t’ju përgjigjen komandave të mjekëve me anë të sjelljes ose të së folurës, një përqindje e konsiderueshme (deri 20%) të tyre janë të ndërgjegjshëm dhe mund ta shprehin ketë vetëm me anë të trurit. (Për arsye akoma të panjohura, këta pacientë nuk arrijnë të transformojnë mendimin në sjellje fizike.) Me punën time kam arritur ta kthej këtë aktivizim të vullnetshëm të trurit në komunikim me këta pacientë. Arritja e komunikimit është një hap shumë i rëndësishëm për pacientin, që në disa raste nuk ka mundur të komunikojë për dhjetëra vite, për stafin mjekësor që kujdeset për të dhe natyrisht, për familjen. Këto arritje përbëjnë dhe shpërblimin më të bukur dhe të plotë të përpjekjeve të mia shkencore. Dhe shumë shpërblyese nga pikëpamja njerëzore është gëzimi i familjeve kur mësojnë se të dashurit e tyre me të cilët mund të kenë humbur kontakt për disa vite mund t’i dëgjojnë dhe kuptojnë *** . Pyetje:Znj Lorina.Një arritje me të vërtetë e madhe kjo e gjithë studimeve dhe e punës suaj. Sëmundjet neurologjike degjenerative janë të shumta dhe deri më sot kurimi i këtyre pacientëve është shumë i limituar. Projektet tuaja për të ardhmen ky synojnë të arrijnë? A mund të na thoni diçka më shumë me çfarë studimi po merreni konkretisht? *** Pergjigje:Studimi i trurit me anë të teknologjisë të neuroimaging – ku konsiston dhe ekspertiza ime – është një fushë relativisht e re, ku akoma ka shumë të panjohura. Përveç punës me pacientët në gjendje vegjetative, bashkëpunoj me neurologë Kanadez për të studiuar sëmundje të tjera të trurit që janë dhe më të përhapura, si për shembull sëmundja e Parkinsons. Kam edhe një projekt për studimin e efektit të anestezisë në tru. Ndërkohë, vazhdoj prej disa vitesh të bashkëpunoj me kolegët tek University of Cambridge. Jam shumë e frymëzuar nga studimi i trurit, sidomos nga ato kërkime që kanë potencial të përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës njerëzore. E shoh si misionin tim dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e shëndetit të trurit. Kërkohet akoma shumë, shumë punë për të ndryshuar botëkuptim mbizotërues që e nënvlerëson shëndetin e trurit. Për shembull, prej studimeve më të fundit post-mortum (mbas vdekjes) që zhvillohen nga shkencëtare në Boston, po tregohet shkencërisht se sa të dëmshme janë goditjet e evitueshme të kokës që historikisht janë nënvlerësuara si p.sh. në sportet e kontaktit fizik intensiv si futbolli amerikan, po këtu mund të rreshtosh shumë që kanë efekte të njëjta. Këto tregojnë se dëmtimi i trurit sjell shumë pasoja që prekin shëndetin mendor, si depresioni, mendimet e vetëvrasjes, sëmundja alzeimers dhe një sërë çrregullimesh të tjera. *** Pyetje:E dashur Lorina. Ku e gjen pasionin, shtytjen Lorena , per te aplikuar inteligjencen artificiajle, ne ndihme te te semureve te shendetit mendore, Kjo eshte nje force magjike, mendjeje dhe zemre te madhe e nje, mjeke , shkencetare qe aplikon gjithe energjite e saj positive dhe ato profesionale te inteligjences artificial, qe sensibilizon dhe ndergjregjeson ambjentin qe e rrethon? Pergjigje :Me njohurinë që kam fituar gjatë gjithë karrierës time më vjen e natyrshme të ndihmoj për informimin dhe sensibilizimin e publikut për brishtësinë e shëndetit dhe jetës kur truri preket. Për mendimin tim, kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të kohës sonë. Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje. Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës. *** Pyetje:E dashur Lorina,Integriteti yt professional ka bashkuar interesat bashkëpunuese me partnerin tuaj, dhe fjala e pare e jetes tuaj është ‘’Shkenca’’si te ndihmojme te semuret dhe si të jemi nje model drejt kerkimeve shkencore për gjithe brezin e ri , per ta nxitur e inspiruar por edhe duke edukuar brezin e ri – studentët e mi – për të ndërtuar në çdo hap një botë më të te pergjegjshme dhe te drejtë ? Pergjigje-Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje. Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës. *** Pyetje:E dashur Lorina.Një mesazh i bukur dhe i fortë ky për brezin e ri dhe ju jeni shembull i gjallë që me punë dhe pasion mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Puna juaj është e vlerësuar në ambientet shkencore e mjekësore. Mund të na citoni disa nga publikimet tuaja? *** Pergjigje:Puna ime është vlerësuar shumë në komunitetin shkencor, mjekësor si dhe në publikun e gjerë. Kam publikuar një seri artikuj në revista nga me dinjitozet dhe ekskluzivet shkencore, si Proceedings of the National Academy of Science, Journal of American Medical Association for Neurology, etj. Listën e publikimeve të mia mund ta shihni në fund të kësaj interviste. *** Falenderim Lorina. Ju përgëzoj me shumë entuziazëm për punen e madhe qe beni duke ju dhene ze grave ane e kend botes, për të evidentuar vlerat me te mira dhe promovuar arritjet e grave shqiptare ne bote. Znj. Liliana Pere dhe për krijimin e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë. Faleminderit. *** Liliana Ju faleminderit ju e dashur dhe e nderuar Lorena.Mjekja , Shkencëtarja , e palodhura , humanja, do kerkoja fjalët me te bukura dhe më me vlere per ju , punen dhe integritetin tuaj professional.Por ju i keni thënë me punen tuaj , me formimin e shkelqyer, dhe te qënit mjeke dhe nje studiuese shkencore duke arritur shumë, keni depërtuar ne trurin e njeriut keni aplikuar Inteligjencën artificial, ne shërbim te mirëfunksionimit te trurit dhe inteligjencës njerezore. Jeni nje model inspirimi i madh per fushen e mjekesise , për botën e gruas shqiptare, c’farë rezultate arrin kur ajo ka piksynime te ecë perpara në dobi te progresit te shoqërisë Shkencetare Lorina Naci.Krenaria e gruas shqiptare dhe e kombit Shqiptar. Faleminderit.Ju uroj suksese pa fund në studimet tuaja shkencore. Dr. Liliana Pere REVIEWED PUBLICATIONS Naci L., Graham M., Owen A.M., Weijer C. Covert narrative capacity: A cross-section of the preserved mental life in patients thought to lack consciousness. Submitted. Naci, L., Sinai, L, Owen, A. M. Detecting and interpreting conscious experiences in behaviorally non-responsive patients. NeuroImage. doi:10.1016/j.neuroimage.2015.11.059*Selected to feature on The Atlas of Science. Peterson, A., Cruse, D., Naci, L., Weijer, L., Owen, M. A. Risk, diagnostic error, and the clinical science of consciousness. NeuroImage: Clinical. 2015; 7: 588–597. Graham, M., Weijer, C., Cruse, D., Fernandez-Espejo, D., Gofton, T., Gonzalez-Lara, L., Lazosky, A., Naci, L., Norton, L., Peterson, A., Speechley, N. K., Young, B., Owen, M. A. An ethics of welfare for behaviourally non-responsive patients with covert awareness. AJOB Neuroscience 2015. Share via:
- Manushaqe Shehu është e para femër që gradohet Gjeneral në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
COLONELE SHEHU Flet Gjenerale Manushaqe Shehu e vetmja kolonele femer ne Shqiperi. Drejtore e Bashkepunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare anetare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO./ Nga Liliana Pere-Histori Suksesi/ Kolonele Manushaqe Shehu Drejtore e Bashkepunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare anetare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO./ Profili Gjenerale Shehu ka qenë e para femer oficere qe vazhdon dhe perfundon Akademine e Mbrojtjesn ne vitin 2005. E vetmja Kolonele femer në Shqiperi ne vitin 2007 merr pjese ne misionet paqeruajtse ne Irak. Zgjedhur nga publiku shqipetar me votim mbare kombetar ” 100 grate me te shquara shqiptare te shekullit “ ne nentor 2012.Certefikata mirnjohje nga shume vende te botes per barazine gjinore dhe “Gruaja ne lideship”. Është dekoruar me urdhëra e medalje të ndryshme nga MM dhe ShP. Gjatë periudhës që Kolonele Shehu ishte ne Presidence Keshilltare Ushtarake, Shqipëria ështe pranuar anëtare me të drejta të plota në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO. Ku ishte ne Bukuresht dhe Strasburg, si e vetmja ushtarake e FA. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë djalin Ilir dhe vajzën Kejsi. Pyetje: E nderuar Manushaqe,Në se te kujtonit vitet e femijerise, dhe me pas kur ju vazhduat Akademine ushtarake, si officere, çfarë do të kujtonit me admirim si nxitje në karierën tuaj profesionale si oficere? Fëmijëria ime ashtu si e gjithkujt, ishte një fëmijëri e mbushur me ëndrra dhe vegime për të ardhmen. Që në moshë të re, ashtu si qindra e qindra intelektuale e intelektualë shqiptarë, unë dëgjoja me vëmendje bisedat, mendimet dhe porositë e më të moshuarve. Nëpërmjet tyre dhe viteve të para të shkollës arrita të njihja traditat e mrekullueshme të popullit tonë si: mikpritjen, ndjenjën e sakrificës, guximin e trimërinë për të përballuar vështirësitë dhe mbi të gjitha dashurinë për lirinë. Liria si thelbi i të gjitha vetive të bukura të popullit shqiptar e arritur me aq luftra e sakrifica ndër shekuj, për të arritur në ditet e fëmijërisë time dhe më pas. Im atë ishte oficer, i qetë në gjykime, i urtë në mendime dhe shumë i përkushtuar në punë. Ndoshta shprehja e lashtë latine “Admiro që të rritesh”, zuri vend në jetën time. Në atë moshë për mua ai ishte shembulli më i mirë. Që në atë moshë arrita të kuptoj se; intelektualët shqiptarë kanë detyrime ndaj sakrificave që kanë bërë njerëzit tanë për të na rritur të lirë e shkolluar, në mënyrë që ne si forcë elitë, mund të sigurojmë potenciale më të larta për të nesërmen. Të gjitha këto më nxitën ti futem rrugës sa të bukur aq edhe të vështirë për të shërbyer në Forcat e Armatosura. Nisur nga kjo traditë edhe dy vëllezërit e mij janë ushtarak në Ministrinë e Rendit Publik dhe më pas bashkëshorti im do të punonte si oficer në Ministrine Rendit Publik. Kam lindur në Peshkopi më 5 Nentor 1965. Në vitin 1972 fillova shkollën 8-vjeçare dhe më pas të mesme të përgjithshme në qytetin e lindjes. Në vitin 1988 përfundova studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Tiranë. Më pas e fillova karierën ushtarake në rrethin e Dibrës në funksionet Shefe Llogjistike Brigade. Krahas punës së përditëshme gjatë viteve 1989- 1994, përfundova Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Më tej punova si shefe Logjistike në divizionin e Shkodrës për të kaluar më pas si specialiste e rezervave të paprekshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Më tej kam punuar pranë ekipit amerikan të Departamentit të Mbrojtjes, në MM. Gjatë kësaj periudhe, kam inicuar disa projekteve të ristrukturimit të FA dhe antare e bordit të kompanisë Amerikane SAIC “për ndryshimin e strukturave të FA”, si dhe antare e bordeve drejtuse të ndryshimit të disa rregulloreve, të ndyshme veçanërisht në drejtim të Llogjistikës në FA. Më 8 Tetor 2007 jam emëruar në funksionin si Ndihmëse e Presidentit të Republikës për Çështjet Ushtarake dhe Integrimin Euroatlantik. Dhe më pas nga Shtatori i vitit 2012 punoj si Drejtoreshe e Bashkepunimit Civil-Ushtarak ne Ministrine e Mbrojtjes. Gjatë kësaj periudhe kam përfunduar studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë. Kam botuar një numër të madh artikujsh shkencore në Revista Ushtarake si brenda dhe jashtë vendit, në shtypin Ushtarak, e civil, kam marrë pjesë në disa aktivitete ushtarake ndërkomëtare, në vendet antare të NATO-s dhe partnere të saj. Më e fokusuar në shkrimet e mija kam qënë në fushën e Strategjsë Kombëtare, Sigurisë dhe Lidershipit. Jam Asistent për titullin shkencor “Doktor i Shkencave”.Gjatë karierës time të shumta kanë qënë edhe kurset e kualifikimit brenda dhe jashtë vendit. Kam përfunduar të gjitha kurset dhe akademitë ushtarake që lidhen me detyrën, gradën dhe karierën ushtarake. Këto kurse jo vetëm që kanë qënë të shumta por janë kryer si Brenda dhe jashtë vendit si: Gjermani, USA, Itali ,… ** Pyetje: Të ngjitesh në majë të hierarkisë ushtarake, është sa e bukur aq edhe e vështirë. Edhe piramida ushtarake është një majë mali, ndoshta nga më të lartat. Që nga luftërat e Hanibalit, Aleksandrit e deri në ditët tona është treguar se, të ngjitesh në këto maja mali, kërkohen sakrificat më të larta njerëzore. Pasi pa male nuk ka maja. Zonja Kolonele, keni arritur ndër majat më të larta të piramidës ushtarake. Si i shikon një Kolonele si ju Forcat e Armatosura të një vendi, strukturat e saj, sfidat dhe arritjet? Arritja e nivelit Kolonel, sigurisht është atribut personal por dhe kolektiv, që do të thotë është personal nga përkushtimi për t’u aftësuar dhe është kolektiv si rezultat i punës në kolektiv, gjë që më ka aftësuar, dhënë vlerë duke respektuar të gjitha nivelet e drejtimit ku dhe unë kam shërbyer deri tani. Forcat e Armatosura i shikoj si një organizëm i nevojshëm për të realizuar sigurinë dhe pavarësinë e vendit të cilit ato i përkasin. Forcat e Armatosura kalojnë sfida të panumërta sipas situatave dhe rreziqeve që i kanosen vendit, por ato kalojnë dhe sfida sipas rreziqeve dhe emergjencave të brendshme të vendit. ** Pyetje: E nderuar Manushaqe;Në karrierën tuaj ushtarake, që është e lidhur ngushtësisht me reformat si një hallkë e pandërprerë e integrimit të Shqipërisë në NATO, keni pasur dhe sukseset tuaja personale të karrierës. Cfarë mesazhi do tu jepnit me këtë rast oficereve të reja, që futen rishtaz në radhët e Forcave të Armatosura? Karriera dikur shihej si diçka negative dhe kur donin ta ofendonin ose “demaskonin” dikë e quanin karrierist. Sot në sistemin demokratik ku jetojmë, karriera është bërë pjesë integrale e njeriut të lirë, e njeriut të aftë dhe të vullnetshëm, e njeriut të kulturuar e të përkushtuar, aq më tepër në Forcat e Armatosura, karriera përbën një pjesë esenciale të saj. Duke qënë në një karriere relativisht të gjatë në Forcat e Armatosura në të gjitha nivelet deri në nivelin e lartë të drejtimit, dhe duke pasur një përvojë dhe njohje nëpërmjet punës dhe detyrave të oficerëve të niveleve të ndryshme, oficereve të reja që kanë vendosur të jenë pjesë e forcave të Armatosura do t’u thoja të jenë krenare që janë ushtarake dhe do t’u kërkoja që këtë krenari ta fitojnë nëpërmjët punës së tyre individuale të punojnë për ngritjen e tyre kulturore, të mësojnë të gjitha mënyrat e nevojshme të drejtimit dhe të komandimit si dhe të jenë në cdo kohë kërkuese ndaj vetes për t’u bërë lider të zotë në të gjitha nivelet që ato do të arrijnë. Kjo sigurisht do të kërkojë disa elementë ushtarakë që ato duhet të kultivojnë tek vetja. Si të tillë elementë do të përmendja: disiplina në punë, respekti epror-vartës dhe anasjelltas, thjeshtësia, komunikueshmëria me vartësit e tyre, të qënit gjthmonë në kërkim të mendimit përparimtar dhe risive duke luftuar mendimin që: ”Gjithçka e mësova në shkollë dhe tani s’më duhet gjë të studioj”. Si e tillë karriera është e lidhur ngushtë me dy faktorë, me punën e vazhdueshme e të përkushtuar dhe me studimin e vazhdueshëm e të përkushtuar. Kjo të çon tek realizimi i çdo detyre me përpikmëri qoftë edhe kur ajo duket ndonjë detyrë “e vogël”. Unë mendoj se nuk ka detyra të vogla dhe detyra të mëdha, për këtë do përmendja fjalët e nobelistes shqiptare nënë Tereza, “Bëj punëra të vogla me dashuri të madhe”. *** Pyetje: A e hedh vështrimin prapa herë pas here e sidomos kur ngjitesh në një detyrë me përgjegjësi të lartë, jo më për nostalgji, e jo thjesht për mall e sentimentalizëm, por për të parë edhe njëherë rrugën nga ke ardhur e për t’i bërë pyetjen vetes: Si e kam jetuar jetën deri tani, e si mund te perfeksionohem si grua, si oficere e larte, me mire te jem , në shërbim të popullit tim, atdheut tim, të armës apo devizës ku shërbej. Po ju zonja Kolonele çfarë retrospektive mund të bëni në jetën tuaj dhe çfarë shikimi hidhni më tej në të ardhmen? Cdo njeri pasi kalon një jetë të tërë mendon se gjatë kësaj kohe mund të kishte bërë gjëra edhe më të mira. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse analiza e gjithë jetës nuk bëhet në të njëjtën kohë por në një kohë kohë tjetër me atë që ka ndodhur.Jetën time e kam nisur me dëshirën e madhe për t’i shërbyer vendit relativisht në moshë të re në vendet më të vështira. Këtë e kam nisur që nga shërbimi në Divizionin e Peshkopisë…… që e konsiderohej si një nga detyrat e vështira për të shërbyer. Me pas jeta ka rrjedhur duke kaluar hierarkinë e saj ushtarake sipas shkallëve të përcaktuara. Mendoj që në aktivitetin tim si oficere e forcave të armatosura shqipëtare kam punuar dhe dhënë maksimumun e mundshëm e shërbyer në interes të përmbushjes së misionit të tyre ndaj atdheut gjë që e kam bërë me devotshmërinë dhe kënaqësinë më të madhe si kontribut që kam dhënë për vendin tim. Në këtë kuptim kur shikoj hapat që kam hedhur në jetë, them se ndonjë hap mund ta kisha hedhur më mirë por jam krenare që për asnjë nga këto hapa nuk skuqem sepse mendoj se i kam hedhur me dashuri e thjeshtësi për vendin tim. Hapat e mija janë hedhur natyrshëm në hapin e rritjes së ushtrisë shqiptare. Kjo më gëzon e më bën të ndihem krenare. *** Pyetje: E nderuar Manushaqe; Natyrisht, që çdo njeri të suksesshëm e ka paraprirë në jetë një moto e përbashkët e punës dhe sakrificës, e durimit dhe e këmbënguljes, e atdhedashurisë dhe qytetarisë. Duke bërë një konkluzion të përgjithshëm, çfarë do të donit të theksonit dhe të rishikonit? Cfarë do të donit të nxirrnit në pah dhe çfarë do të donit të mos e kishit bërë? Duke jetuar në jetën ushtarake, jetë sa e bukur aq edhe e vështirë, do të donim të sintetizonit me pak fjalë moton tuaj? Duke bërë një konkluzion të përgjithshëm do të doja të nxirrja në pah sakrificat e panumërta gjatë kryerjes së detyrave luftarake në vite, në kohë të vështirë, diktature dhe tranzicioni.Nuk kam gjëra që do të doja të mos i kisha bërë dhe i gjithë aktiviteti im jetësor është bërë në bazë të normave dhe parimeve të mia personale.Në tërë njohuritë që kam marrë gjatë jetës, në punën e përditshme, në shkolla dhe kurset ushtarake brenda dhe jashtë vendit, jam munduar ta kthejë këtë kulturë ushtarake në forcë të përditshme për veprim, për të zbatuar me rigorozitet dhe krijimtari detyrat që burojnë nga misioni i Forcave të Armatosura si forcë e një vendi anëtar në NATO. *** Ju faleminderit znj. Liliana per respektin dhe mundesinë që më dhatë per te biseduar me ju. E vleresoj shumë punën qe bëni per te ngritur figurën e Gruas dhe vlerat e Kombit shqiptar. ** Falenderon Liliana. Ju falenderoj nga zemra e dashur, e nderuar, Kolonele Manushaqe. Ishte nje obligim, nder dhe kenaqësi biseda me ju.Bisedova me nje grua tepër te fortë, me nje kulturë ushtarake te plotë qe e do fort vëndin e vet, e ktheni në forcë të përditshme ç’do vështirësi në punen tuaj te nderuar. Ju keni një karakter sa te fortë , me rregulla strikte, po aq edhe te brishtë, e thjeshtë, e dashur dhe tepër e sjellshme. Te punojme së bashku për Paqe dhe Prosperitet Ju Faleminderit.
- Ismete Selmanaj Leba shkrimtare dhe gazetare shqiptare, ka lindur në Durrës në vitin 1966.
Ismete Selmanaj Leba shkrimtare dhe gazetare shqiptare , ka lindur në Durrës në vitin 1966. Mbaron shkollën e mesme në Durrës, në gjimnazin “ Naim Frashëri ” , dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku dhe u diplomua në vitin 1991. Prej vitit 1992 jeton në Itali. Ka botuar romanet “Gjembi dhe trëndafilat” dhe “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”. Në Itali la publikuar: “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) – Bonfirraro Editore (prill 2015), “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë) – Bonfirraro Editore (prill 2016), “Due volte stranieri” (Dy herë të huaj) – Besa Editrice (shkurt 2019), “Presunzione di Colpevolezza” (Prezumim i Fajësise)- Calibano Editore, mars 2121. Me shtëpinë botuese“Edizioni SEB27” (Torino 2016) në Konkursin Letrar Kombëtar “Gjuha e Nënës” ka publikuar tregimin “L’amore Dentro i Bunker” (Dashuri brenda bunkerëve). Tregimi “Tutto, tranne il piacere” (Gjithçka, përveç kënaqësisë) - Edizioni SEB27, bën pjesë në Antologjinë e vitit 2019. Librat “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë) e “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) janë pjesë e kurrikulës Universitare në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Palermos. Parathëniet e të dy romaneve janë shkruar nga Profesor Matteo Mandalà i Universitetit të Palermos. Në vitin 2016, 2017 e 2018, romanet “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë faj asnjëherë) e “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) u përzgjodhën si test leximi në dhjetra shkolla të Italisë sipas projektit Libriamoci - Giornate di Lettura Nelle Scuole (Ditët e Leximit në Shkolla) e promovuar nga Ministria e Kulturës italiane. Në vitin 2017 romani “Verginità Rapite” ishte finalist në Premio Letterario Giornalistico Piersanti Mattarella (Çmimi Letrar Gazetar Piersanti Mattarella) Thrilleri “I Bambini non hanno mai colpe” ka fituar Premio Assoluto Holmes Awards 2019 (Çmimi Absolut Holmes Awards) Shtator 2019, Etnabook - Festivali Ndërkombëtar i Librit dhe Kulturës, Çmimi Sicilia për romanin “Verginità Rapite”. Korrik 2019, Booktrailer-i në gjuhën angleze i librit “I bambini non hanno mai colpe” (It’s never children’s fault, fitoi vendin e dytë në Konkursin “Teacher of the XXI Century”, i organizuar nga Mari State University në Rusi. "Due volte stranieri” është përzgjedhur si test leximi në dhjetëra shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të Siçilisë. Dhjetor 2019, Premio Melagrana – Città di Caserta, romani “Verginità Rapite” fitoi vendin e dytë në kategorinë e librave të botuar. Napoli, mars 2020. Vendi i parë për librin “I bambini non hanno mai colpe”, Concorso Internazionale letterario “Uniti per la legalità” (Konkursi Letrar Ndërkombëtar “Të bashkuar për legalitetin”. Maj 2020, Premio letterario “La felicità ritrovata”, Nderim i Veçantë për romanin “Due volte stranieri”. Veprimtaria si shkrimtare ne Itali dhe Vleresime Prej shtatorit 2019 bashkëpunon me gazetën Indelebili. Prej janarit 2020 bashkëpunon me redaksinë e Sdiario.com Korrik 2020, Concorso Letterario Tre Colori Inventa Un Film, librat “I bambini non hanno mai colpe” e “Verginità Rapite”, midis 200 librave më të bukur në Itali. Shtator 2020, Çmimi Ndërkombëtar Books For Peace, vendi i parë për romanin “Due volte stranieri” (Dy herë të huaj) Dhjetor 2020, vendi i tretë për romanin “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) në Konkursin e 22 Ndërkombëtar Inventa un Film. Prej janarit të vitin 2021 Anëtare Jurie e Konkursit Ndërkombëtar “Uniti për la Legalità”. Janar 2021 vendi i dytë për tregimin “Tutto, tranne il piacere” (Gjithçka, përveç kënaqësisë) në Konkursin Ndërkombëtar Italo-Rumun Picàturi de suflet. Prill 2021, Finaliste e Çmimit Ndërkombëtar Città di Cefalù. Mars 2021 ka publikuar ne Itali librin “Presunzione di colpevolezza” Gusht 2021 Çmimi Mondo Donna për letersine Itali Shtator 2021 ka publikuar librin “Amoreterapia” Itali
- Albin Kurti: Sot Kosova dhe Shqipëria përkujtuan 10 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në Prizrenin e lashtë, përkujtuam 10 qershorin 1878, ditën e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot, Kosova dhe Shqipëria e festojnë atë ditë, si vende të lira, të pavarura e demokratike, duke reflektuar mbi të kaluarën dhe rëndësinë e Lidhjes. E atë ditë, 146 vjet më parë, shqiptarët u bënë bashkë e për herë të parë në histori folën me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë. Le të na frymëzojnë ende edhe sot, në rrugëtimin tonë unifikues drejt avancimit të interesave të përbashkëta, zhvillimit e progresit, idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Fjala e plotë në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: E nderuara, znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, I nderuari, z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Të nderuar zëvendëskryeministra të Qeverisë, Besnik Bislimi, Donika Gërvalla – Schwarz dhe Emilija Rexhepi, Të nderuar ministra të Qeverisë, deputetë të Kuvendit, zëvendësministra, drejtues e përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale, Të nderuar udhëheqës të Preshevës e të Bujanocit, Ardita Sinani dhe Nagip Arifi, Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinj, Po takohemi sot në Prizrenin e lashtë, për të shënuar një datë të rëndësishme historike, atë të 10 qershorit 1878. Këtu, 146 vjet më parë, u mbajt Kuvendi me përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare, dhe u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. E theksojmë këtë, Prizrenin e lashtë, si togfjalësh sepse zbulimi arkeologjik i vitit të kaluar, vetëm 200 metra larg prej këtu, tregoi që Prizreni, ky ma i bukuri vend, është tetë shekuj më i vjetër sesa që kemi pandehur më herët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike, kur gjatë pjesës së dytë të shekullit XIX janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar. Të ballafaquar nga vendimet e marra në Traktatet e nënshkruara në Evropë, përfaqësues të territoreve të banuara me shqiptarë, u mblodhën në Prizren dhe e themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Një organizatë kjo politike dhe ushtarake mbarë-shqiptare, në mbrojtje të drejtave shqiptare, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive e politike në epokën moderne. Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë. Kjo ngjarje historike, ka qenë gur themel i përpjekjeve tona për pavarësi, e cila më pas u kurorëzua me datat e 28 Nëntorit të vitit 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e 96 vjet më pas, me 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësinë e Kosovës, duke e realizuar kësisoj një pjesë të programit të Lidhjes, që nuk u arrit të plotësohet në vitin 1912. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndër dekada e ndër vite, ka vazhduar të na frymëzojë në përpjekjet e popullit shqiptar për pavarësi dhe shtet-formim. E ky Kompleks ka qenë vendtakim e simbol për kombin shqiptar, duke dëftuar rrënjët e lindjes së shtetit shqiptar dhe intencën historike për bashkim kombëtar. Sot, kur Kosova po e shënon edhe 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi dhe gjenocidi i Serbisë, nuk mund të mos e kujtojmë faktin që ishte pikërisht Rezidenca e Lidhjes së Prizrenit, e cila u shkatërrua në mënyrë barbare nga forcat e armatosura serbe, si objekt i trashëgimisë kulturore, si rezidencë e rezistencës, e që ndodhur prapa meje e para jush. Në mbrëmjen e 27 marsit të vitit 1999, forcat ushtarake serbe me eksplozivë e rrënuan dhe dogjën këtë ndërtesë, duke i rrënuar edhe shtatoret e Abdyl Frashërit e të Ymer Prizrenit. Përpjekjet e shtetit serb për të zhdukur gjurmët e historisë shqiptare nuk janë ndalur vetëm te vrasjet masive dhe zhdukjet e kufomave, por ka pasur edhe dimensionin e gjenocidit kulturor, duke shënjestruar monumentet me vlerë që përfaqësojnë historinë e identitetin tonë kombëtar, të gjitha vatrat e rezistencës sonë si objekte të trashëgimisë kulturore. Gjatë agresionit të shtetit serb brenda periudhës shkurt 1998 - qershor 1999 janë shkatërruar së paku 1,800 monumente të trashëgimisë kulturore; janë plaçkitur mbi 3,000 objekte arkeologjike dhe etnografike, e dokumentacion arkivor; dhe janë djegur mbi 1.7 milion libra në bibliotekat publike. Ky veprim në bazë të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, është vlerësuar si Krim Kundër Njerëzimit. Por, as shtypja mbi njëshekullore, plaçkitja, djegia e rrënimi, nuk kanë arritur të asgjësojnë besimin dhe luftën tonë për liri. Rezistenca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rezidenca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu sikurse populli ynë, është ri ngritur si një feniks që rilind në mënyrë të lavdishme nga hiri dhe fluturon më tutje, edhe si politikë edhe si kulturë. Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdon të ruaj historinë shqiptare shumëshekullore, e cila do të prezantohet e bartet brez pas brezi, me tërë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e saj. Andaj, sot përvjetori i Lidhjes së Prizrenit na ka bërë bashkë, krerë institucionesh nga Kosova, nga Shqipëria, nga trevat e banuara me shqiptarë, përfaqësues nga vendet e rajonit jo vetëm për të nderuar e kujtuar këtë ngjarje historike, por njëkohësisht edhe për të vlerësuar situatën ku ndodhemi tash, nevojat për t'i tejkaluar sfidat e përbashkëta, dhe aspiratat për të trasuar të ardhmen tonë njësoj të përbashkët. Ne duhet të vazhdojmë me përkushtim, bashkëpunimin e ngushtë për avancimin e vlerave të demokracisë, drejtësisë e të barazisë në vendet tona e shtetet tona. Duhet të vazhdojmë punën pa kusht, drejt integrimit së bashku të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Aleancën Veriatlantike e në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve dhe e kombeve fqinje me ne. Idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit le të na frymëzojnë sot në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt avancimit të interesave të përbashkëta e forcimit politik e ushtarak, ekonomik e kulturor të shteteve tona. Ju falemnderit e gëzuar!
- Chris Pratt falënderon gruan Katherine Schwarzenegger për 'stabilitetin' në martesën e tyre në përvjetorin historik të 5-të
Aktori i Guardians of the Galaxy dhe Garfield u martua me vajzën e Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger në 2019. Beatriz Colon Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger kanë një moment historik të veçantë për të festuar së bashku. Më 8 qershor, ylli i Guardians of the Galaxy përkujtoi përvjetorin e 5-të të martesës së tij dhe gruas së tij me një homazhe prekëse. Chris hyri në Instagram për nder të fundjavës speciale dhe ndau një foto të ëmbël të të dyve së bashku, në të cilën Katherine shihet e veshur me një fustan të bardhë, me shpatulla dhe bashkëshorti i saj është me një këmishë blu me kuadrate me kopsa poshtë dhe xhaketë gri e çelur. Në mbishkrimin e tij, aktori i Garfield shkroi: "Gëzuar përvjetorin e dashur! Kanë kaluar pesë vjet. Faleminderit shumë për gëzimin, stabilitetin dhe argëtimin që më keni sjellë në jetën time. Falenderoj Zotin për ty çdo ditë ." Fansat e tij dhe miqtë e tij të famshëm u futën shpejt në seksionin e komenteve nën postim për të rrëmbyer nderimin e përzemërt, me regjisorin e tij të Guardians of the Galaxy James Gunn që shkruante: "Pesë vjet! I çmendur. Urime miqtë e mi!" siç e ndoqën të tjerët me: "Gëzuar përvjetorin!" dhe: "Gëzuar përvjetorin për një çift të bukur, brenda dhe jashtë", si dhe: "Është një ndeshje perfekte. Dashuria fiton përsëri!" Ku qëndron marrëdhënia e Chris Pratt me Anna Faris pas polemikave për Ditën e Nënës? Martesa e Chris me Katherine është e dyta e tij; ai ishte i martuar më parë me aktoren tjetër Anna Faris, me të cilën ka djalin Jack, 11 vjeç, nga viti 2009 deri në 2017. Ai dhe Katherine filluan të takoheshin vitin e ardhshëm, siç thuhet pasi nëna e Katherine, Maria Shriver, e cila ishte e martuar me Arnold Schwarzenegger deri në vitin 2011, i vendosi ata. Anna, e cila u martua me kineastin Michael Barrett në vitin 2012, mbështeti çiftin e lumtur gjatë një episodi të podcast-it të saj, duke zbuluar se Chris e kishte vënë në dijeni për fejesën e tyre. Ajo tha në atë kohë: "Sweet Chris, ish-i im, u fejua me Katherine sot dhe jam shumë e lumtur për ta". Çifti me dy vajzat e tyre, vëllain e Katherine, Patrick, dhe të fejuarën e tij Abby Që nga dasma e tyre e 8 qershorit 2019, Chris dhe Katherine kanë mirëpritur dy vajza së bashku. Një vit pas martesës së tyre, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Lyla Maria, e cila do të jetë katër vjeç në gusht, e ndjekur nga motra e saj e vogël Eloise Christina, e cila festoi ditëlindjen e saj të dytë muajin e kaluar. MË SHUMË: Chris Pratt dhe djali i rrallë Jack, 10 vjeç, binjak me fanella të ngjashme të Dodgers Ylli i Marvel me djalin e tij dhe ish Anna në 2017 Në një tjetër homazhe të fundit në Instagram për Katherine për nder të Ditës së Nënës, Chris shkroi: "Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat atje! [...] Një falenderim i veçantë, e dashura ime Katherine për gjithçka që bën. Duke qenë dëshmitare që je nënë për të Lyla dhe Eloise dhe njerka e Jack më bëjnë të dashurohem me ty çdo ditë e më shumë." "Puna 24/7 e planifikimit, transportit, dashurisë, edukimit, menaxhimit të kalendarëve, planifikimit të aktiviteteve, ushqimit, kufijve, rregullave, durimit, butësisë, qëndrueshmërisë, mençurisë dhe hirit. Është me të vërtetë një mrekulli. "
- Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit.
4 Arsye Përse Duhet të Hani më Shumë Hudhër në Verë Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit. Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj. Ajo është e vogël por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit. 4 Arsye Përse Duhet Të Hani Më Shumë Hudhër Në Verë Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha. Pak Kalori Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori. Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme. Hollon Gjakun Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen. Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën. Vitamina C Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve. Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. Antioksidantët Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm. Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave. Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës. / agroweb.org