REVISTA PRESTIGE
Search Results
Results found for empty search
- Prof.Dr Aurela Anastasi. Gjykata e Diktimit nè persiatjet pèr kontroll Kushtetues.
Prof. Dr. Aurela Anastasi GJYKATA E DIKTIMIT NË PËRSIATJET PËR KONTROLL KUSHTETUES (Me rastin e 10 Majit, ditës së Drejtësisë) Gjykata e Lartë e nisi rrugëtimin e saj në maj të vitit 1913, kur Kanuni i Jurisë, parashikoi Gjykatën e Diktimit si gjykatën më të lartë të shtetit shqiptar të pavarur. Por, në vitet e para të pavarësisë është e paqartë nëse funksionoi kjo gjykatë. Sjellim në vëmendje paqëndrueshmërinë politike që u krijua për shkak të ngjarjeve që ndodhën brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, Statuti Organik i Shqipërisë që u hartua nga fuqitë e Mëdha më 1914 dhe dy ligjet vijuese për organizimin e gjykatave përkatësisht më 1917 dhe 1919, parashikuan gjykatat e Apelit me juridiksion rishikues dhe jo një Gjykatë të vetme Diktimi. Prandaj, ne njohim historinë pas rikrijimit të saj në vitin 1920, me seli në Shkodër. Fillimisht, ajo funksiononte me dy degë, atë Civile dhe Penale. Por në vitin 1922 u riorganizua me një degë të vetme, me 5 gjyqtarë, me justifikimin e pakësimit të shpenzimeve financiare. Pas hyrjes në fuqi të Statutit të Shtetit Shqiptar të vitit 1922, Gjykata e Diktimit u bë e qëndrueshme si gjykata e vetme më e lartë. E riorganizuar nga ligji i miratuar në Janar të vitit 1923, ajo u parashikua edhe nga dispozitat e Statutit Themeltar i Republikës Shqiptare, si dhe atij të Mbretnis’. Sikurse ka theksuar studiuesi Koco Nova, gjatë mbretërisë Gjykata e Diktimit “... nuk ishte një gjykatë thjesht kasacionale, që shqyrtonte vetëm problemet ligjore, por kishte edhe kompetenca gjykimi në themel sipas modelit të procedurës zvicerane”. Kjo gjykatë vijoi punën edhe në kushtet e pushtimit të Shqipërisë. Në vitet 1943-44 juridiksioni i saj u shtri edhe në Kosovë. Por, në vitin 1945, u ndërpre jo vetëm emërtimi i saj, por edhe tradita juridike që kishte krijuar. Parimet themelore të organizimit dhe të funksionimit të gjykatës së Diktimit u sanksionuan në statutet e Shtetit Shqiptar, si dhe në ligjet për organizimin e drejtësisë. U sanksionua parimi i pavarësisë së gjykatave dhe parime të tjera si, mosnënshtrimi i tyre ndaj asnjë organi, përveç ligjeve; parimi i patundshmërisë së gjyqtarëve (parevokueshmërisë) etj. Sanksionimi formal i këtyre parimeve ishte një hap i rëndësishëm për formimin e identitetit të Gjykatës së Diktimit, megjithatë, ishte i pamjaftueshëm për të pasur një gjyqësor të pavarur. Faktikisht, Gjykata e Diktimit vuajti nga ndërhyrjet e pushtetit politik dhe pati disa përballje me të. Në disa periudha u vu re një tendosje në raportet midis kësaj gjykate dhe qeverisë së kohës. Tensione midis tyre mund të jenë të shëndetshme në një shtet demokratik sikurse thekson kryegjyqtari Ahron Barak. Por kjo nuk rezultoi për një shtet si Shqipëria në atë periudhë. Këto tensione arritën deri në shpërbërjen e Gjykatës nga ana e qeverisë, gjë që dëshmon mungesën e pavarësisë së gjyqësorit. Nga dokumentet e kohës, së paku në dy raste, konstatojmë shpërbërjen e Gjykatës së Diktimit duke larguar nga puna të gjithë gjyqtarët e saj. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 1925 dhe u justifikua me arsyet e riorganizimit të Gjykatës. Gjykata e Diktimit u shpërbë nga ekzekutivi, me shkresë të Ministrit të Drejtësisë së kohës, Petro Poga, që urdhëronte pushimin nga puna të të gjithë anëtarëve të dhomës së vetme të Gjykatës së Diktimit, duke u drejtuar: “... anulimin e gjyqit të Diktimit dhe formimin e tij në dega (civile e penale) Z. Juej për arsyna administrative pushoheni nga puna”. Por, rasti më flagrant i ndërhyrjes së ekzekutivit ka qenë ai i vitit 1932, kur me dekretin e 4 Marsit të Këshillit Ministruer u shkarkuan thuajse të gjithë anëtarët e saj. Si shkak për shkarkimin u paraqit fakti se, të gjithë gjyqtarët e të dyja degëve civile e penale “…janë tue marrë pjesë aktive ndër korrentet politike, sjellje qi pengojnë kryemjen e misionit të lartë me ndërgjegje të lirë e të pastër”. Me këtë dekret u pushuan nga puna, Z. Agjah Libohova, Kryetar i degës penale të Diktimit, si dhe anëtarët: Zotërinjtë Baltazar Benusi, Salim Luniku, Kol Dhimitri, Neki Delvina, Vasil Bidoshi, Dervish Sula dhe Avni Dabulla, si dhe ndihmës gjyqtari Hasan Dosti. Kjo valë shkarkimesh shkaktoi diskutim në median e kohës, përfshirë median italiane, si dhe gjeti vend në raportet e përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri. Të gjitha burimet e kohës theksonin se Mbreti i shkarkoi me një dekret të 12 anëtarët e Gjykatës së Diktimit. Në fakt nga dokumenti i shkarkimit rezulton se janë shkarkuar 8 gjyqtarë dhe një ndihmës gjyqtar. Ndërkohë, nga burime të tjera rezulton se, anëtari i fundit i mbetur, Harilla Theodhori, dha dorëheqjen. Në fakt, në bazë të Statutit themeltar dhe të ligjit “Për organizimin e Drejtësisë” të dt. 1 Prill 1929, Gjykata e Diktimit përbëhej nga 12 anëtarë, nga të cilët, 2 kryetarë përkatësisht në të dyja degët, 4 anëtarë për secilën prej degëve dhe nga 1 ndihmës anëtar për secilën. Pranë saj vendosej edhe Kryeprokurori. Mbetet të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur me 2 anëtarë të tjerë të saj. Mund që përbërja në këtë kohë të ketë qenë e paplotë, ose shtypi i kohës ka referuar një numër të gabuar shkarkimesh. Po cili ishte shkaku i vërtetë i këtij konflikti? Në disa dokumente arkivore gjejmë opinionin se shkak për konfliktin midis gjyqësorit dhe ekzekutivit u bë ligji “Mbi gjykimin e shpejtë të padive posedimore”, i vitit 1931. Ai cenonte parimin e pafuqisë prapavepruese të ligjit, parim i sanksionuar shprehimisht në Statutin themeltar të Mbretnisë Shqiptare, sipas të cilit: “Ligjet nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, përvec atyne që lehtësojnë ndëshkimet penale”. Deri më sot, doktrina shqiptare ka mbajtur qëndrimin se ky mund të ketë qenë një pretekst për të shkarkuar gjyqtarët për shkak të pikëpamjeve të ndryshme me qeverinë. Por, në fakt ky supozim nuk mbështetet nga ndonjë dokument. Nuk gjejmë ndonjë akuzë për asnjë nga anëtarët e shkarkuar të gjykatës dhe duket e çuditshme që të gjithë njëkohësisht të jenë mpleksur politikisht. Në fakt, Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Gjykatës së Diktimit, i 3 Shtatorit të vitit 1932, 6 muaj pasi ishin shkarkuar gjyqtarët dhe ishin zëvendësuar me gjyqtarë të rinj, na ndihmon të arrijmë në tjetër opinion mbi shkakun e vërtetë të sjelljes së ekzekutivit. Nga ky vendim kuptojmë se shkaku themelor për konfliktin nuk ishte thjesht qëndrimi i ndryshëm në lidhje me pa/kushtetushmërinë e ligjit “Për gjykimin e shpejtë të padive posedimore”. Shkaku i vërtetë lidhet me qëndrimin ndaj rishikimit gjyqësor të ligjit. Me këtë precedent Mbreti dhe enturazhi i tij politik nuk mund të pajtoheshin, sepse ai do t’i hapte rrugën kontrollit kushtetues nga gjykatat e zakonshme. Kjo do të thoshte kufizim i pushtetit politik. Një precedent i tillë do t’i hapte rrugën kontrollit kushtetues gjyqësor case by cases, e për rrjedhojë, edhe zhvillimit të demokracisë liberale. Kështu, Këshilli i Përgjithshëm i Gjykatës së Diktimit me anëtarë të rinj, e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Faktit të qarkut Shkodër, e cila kishte gjykuar të papajtueshëm me Statutin themeltar ligjin « Mbi gjykimin e shpejtë të padive posedimore”. « Qysh në hyrje të vendimit, Këshilli i Përgjithshëm thekson se: « Pushteti gjyqësuer, si mbas statutit Themeltar dhe ligjeve në fuqi, nuk ka kompetencë me kontrollue ligjet në janë pregatii ose jo në konformitet me dispozitat e statutit Themeltar; por vetëm me i aplikue pikërisht. » Këtë vendim Këshilli e mbështet në parimin e ndarjes së pushteteve. Ai arsyeton se « asnji prej pushteteve qi jan: Pushteti legjislatif, pushteti përmbarues e pushteti gjyqësuer nuk kanë tagër të hyjnë njeni tjetrit në fushën e veprimit…, pse përndryshe në vend të rregullimit kishte me dalë shrregullimi dhe anarkija,…”. Në vijim Këshilli thekson: “Me qenë se as në Statutin Themeltarë të Mbretnisë Shqiptare por as ndër ligja të tjera në fuqië, nuk rezulton qi gjyqtarit t’ i ketë akordue pushtetin për me kontrollue, në se nji ligjë e votueme prej Parlamentit..., i konformohet dispozitavet Statutor ase asht në kundreshtim me to, kaqë sa që deri interpretimi autentik i ligjave..., pse me nenin 226 të Statutit të Mbretnisë ky tagër i përket drejtë për së drejti fuqiës legjislative”. Nga arsyetimi i vendimit, arrijmë të vështrojmë se Këshilli i ri i Përgjithshëm i Gjykatës së Diktimit, ishte më tepër i shqetësuar për të argumentuar pafuqinë e gjykatave për të ushtruar kontrollin e ligjit, sesa vetë zgjidhja e themelit të çështjes, e cila ka marrë pak vëmendje në arsyetim. Me këtë vendim u godit edhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të Kushtetutës, si dhe shmangia e ligjeve antikushtetuese, i cili ishte shpallur nga doktrina e kohës. Stavro Vinjau, në veprën e tij “E drejta Konstitucionale” 1923, u kërkonte nëpunësve të Ministrisë së Drejtësisë të mos zbatojnë ligjet që vijnë në kundërshtim me Statutin. Me këtë vendim, Këshilli i Përgjithshëm i gjykatës së Diktimit e mbylli mundësinë e rishikimit gjyqësor të ligjeve nga gjykatat e zakonshme. Më tej u ndoq praktika franceze e kontrollit kushtetues paraprak, përmes Këshillit të Shtetit, me juridiksion këshillimor, si dhe vetëkontrolli që bënte parlamenti përmes interpretimit autentik të ligjeve. Sa më sipër, na bën të konkludojmë se fillesat e konstitucionalizmit shqiptar që ishin pjesë të përpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë, morën një kthesë mbrapa me këtë vendim. Për ecurinë e mëtejshme, ka nevojë të studiohet jurisprudenca e Këshillit të Shtetit e sidomos zbatimi i vendimeve të tij. Prof. DR. Au rela Anastasi
- Albanologjia është fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e kulturës shqiptare. Rober Elsia është një kontirbues i huaj por aktiv për ....
Robert Elsie një ndër albanologët e tridhjetë vjetëve të fundit u nda nga bota jonë më 2 tetor 2017 në moshën 67 vjeçare. Në listën me 40 albanologë të shquar nga bota, gjendet edhe emri i Robert Elsiesë i vitlindjes 1950. Robert Elsie, për të gjithë ata që nuk e njohin, është një nga albanologët më të shquar të huaj. Që nga vitet `80 të shekullit të kaluar, e në vazhdim, ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur në shumë aspekte: historik, filologjik, në fushën e fotografisë – duke bërë të mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara, të paidentifikuara më parë t’i bashkojë dhe të krijojë një mozaik të madh të atij imazhi dhe perceptimi që kanë pasur të huajt ndaj Shqipërisë. Këto perceptime fillojnë që nga viti 1809, një vit i cili shënon edhe interesin e madh albanologjik për shkak edhe të veprës së Bajronit, të shkruar përreth shqiptarëve dhe autorëve të tjerë që ecën në gjurmët e tij. Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti në thyerjen të viteve 1990 të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në letrat shqipe, në kulturën shqiptare një pikë referimi shumë të fortë për gjithsecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Mbetet një kontribut i madh historia e letërsisë shqipe që ai hartoi, në të cilën për herë të parë vinin më të detajuar autorë që më parë ishin mohuar apo dhe autorë të së shkuarës pa as edhe një lloj kompleksi duke bërë të mundur që një njeri, të dukej sikur bënte punën e institucioneve, kulturore, artistike apo historike të vendit tonë. Robert Elsie dashuronte gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Për këtë gjë, ai bënte më të mirën e mundshme, që të krijonte dhe të arrinte rezultate të drejtpërdrejta në prezantimin e kësaj kulture, në Evropë kryesisht, por edhe në botë. Neve na duhet ta pranojmë që bibliotekat e Evropës dhe arkivat e ndryshme të muzeve, kanë akoma dokumente të paeksploruara për shqiptarët. Robert Elsie kishte mundësinë që të depërtonte dhe të merrte një pjesë nga këto dokumente dhe mbi to të analizonte dhe shkruante faza të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Por, ajo që e përbën atë si një rast i veçantë, krahasuar edhe me gjithë studiuesit e tjerë, është se ai arrinte të krijonte dhe një analizë tërësore të këtyre dokumenteve duke na bërë të mundur, që ne herë pas here të kishim botime shumë cilësore apo qoftë edhe prezantime të letërsisë shqipe. Një ndër to edhe përkthimi i “Lahutës së Malësisë” të Gjergj Fishtës ose të veprave më të hershme të letërsisë shqipe, të cilat mund të konsiderohen për shijen e publikut tashmë si arkaike, por që Elsie kishte kurajon për të prezantuar në perëndim si vlera të vërteta të ringjalljes kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Për të gjithë ata që e kanë njohur Elsie, e njihnin si një “Ambasador i Shqipërisë”, por nuk ishte nga ata lloj ambasadorë që ka një përgjegjësi shtetërore nga prapa dhe do të detyrohej të fliste gjithmonë pozitivisht. Ai për gjëra që nuk i pëlqente në Shqipëri, problematika në histori, në kulturën shqiptare, të cilat nuk kishin guximin për t’i trajtuar apo dhe për t’i shqyrtuar ashtu siç duhet duke u bazuar në realitetet historike, kritikonte, krahasonte me zhvillimet e popujve të tjerë. Në këtë mënyrë mund të themi se Elsie mundohej të ishte jashtë Shqipërisë si një mentor i botës shqiptare. Ai kërkonte që kultura shqiptare të ngrihej dhe të arrinte një standard të lartë. Robert Elsie si një njeri i kulturës besonte fort se përfaqësimi dinjitoz në kulturë do të bënte të mundur që Shqipëria të arrinte dhe të realizonte ëndrrën të ishte pjesë e familjes evropiane. Kudo ku kishte thërrmija të botës shqiptare, Elsie ishte i pranishëm për ta vëzhguar dhe studiuar. Dy vitet e fundit të jetës së vet, ai arriti të mblidhte material etnografik apo material folklorik, zanor, jo vetëm nga Kosova, nga arbëreshët në Itali por edhe nga arvanitasit në Greqi. Elsie nuk i njihte kufijtë administrative që i ndajnë shqiptarët, pasi ai ishte i dashuruar me botën shqiptare dhe kudo që ai mendonte se diçka në botën shqiptare ishte duke u rrezikuar ose që duhej mbledhur për t`ua lënë pasardhësve, ose shkrimet e vjetra të udhëtarëve evropianë përreth zhvillimit kulturor të shqiptarëve, ai i merrte dhe i nxirrte nga harresa dhe mos vlerësimi për t’ia paraqitur publikut të huaj dhe atij shqiptar. Robert Elsie mbetet një nga pikat e referimit për botën shqiptare. Ai në momentet e fundit të jetës së tij prezantoi në Kosovë, në Mal të Zi, në Shqipëri, të gjithë diapozitivët e udhëtares së njohur Edith Durham, fotografi fare të panjohura nga arkivi i Muzeut Britanik, me të cilat ai ndërtoi një koleksion shumë të bukur të memories albanalogjike. Në këto foto pasqyrohen kujtesa e memoria e qyteteve shqiptare, një kujtesë urbane, për qytete që kanë pasur një zhvillim ekonomik, por që pas Luftërave Ballkanike ranë pre e hordhive të ushtrive shoviniste fqinj dhe u dogjën. Në këtë koleksion shikon foto të Leskovikut me të gjitha shtëpitë karakteristike të mbajtura shumë mirë, shikon Përmetin, arrin të shikosh Tepelenën dhe disa qytete të tjera. Përveçse qendrave të njohura urbane, arrin të shikosh malësinë e Shpatit si dhe Malësitë e Veriut. Robert Elsie sjell, krahason dhe ngacmon në memorien e njerëzve, pra rizgjon memorien kolektive të shqiptarëve, jo vetëm nëpërmjet teksteve të shkruara por edhe nëpërmjet fotografisë. Ai është hartues i zërave të ndryshëm në fjalorët enciklopedik për figurat e Shqipërisë e të Kosovës, jo vetëm për personalitetet e njohur por edhe figura të harrura për të cilat mungonte informacioni i detajuar për publikun shqiptar. Robert Elsie është ai i cili i shpluhuroi disa figura të rëndësishme të kulturës shqiptare duke i prezantuar në botime të ndryshme që edhe sot e kësaj dite janë një pikë referimi për studiuesit e rinj. Kështu p.sh ai risolli në vëmendje të botës shqiptare një nga poezitë e para në shqip kushtuar një tradite antropologjike shqiptare siç është rituali i pirjes së kafesë, poezi nga Muçi Zade, i cili është një poet nga krahinat e Korçës. Robert Elsie jo vetëm që e solli në shqip por edhe e përktheu në anglisht, për të dëshmuar kulturën urbane të qyteteve shqiptare në shekullin e XVII-XVIII. Analizat dhe shkrimet e Robert Elsie do t’i mungojnë shumë botës shqiptare, pasi ishte një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe një nga avokatët mbrojtës më të mirë të saj . Robert Elsie ka lënë gjurmën e vet të pashlyeshme në memorien dhe kulturën shqiptare/ Dorian Koçi, Koha Jonë. Gazeta telegraf Albanologjia është fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e kulturës shqiptare. Rober Elsia është një kontirbues i huaj por aktiv për studimet në studimet albanologjike. Robert Elsie: shkrimtar, përkthyes, përkthyes dhe specialist në studimet shqiptare. Robert Elsie,me një start të hershëm në studimet në veçanti të gjitha botimet e autorit znën pikërisht këtë gama: libra, artikuj, rishikime librash dhe intervista nga 1975 deri në ditët e sotme. Pika fokale e interesave të studiuesve të Robert Elsie gjatë tridhjetë viteve të fundit ka qenë kultura, letërsia dhe historia shqiptare .Për ta bërë më të njophur punën etij studimore, Roberyt Elsie ka hapur faqe interneti. Disa prej tyre janë ku shprehet qartazi kontirubui i tij. Faqja e internetit “Arti Shqiptar” i kushtohet artit në Shqipëri në kuptimin më të gjerë, për të thënë, për përpjekjet e ndryshme artistike të ndërmarra nga shqiptarët ose të lidhura në një farë mënyre me Shqipërinë dhe/ose me shqiptarët. Nuk ka për qëllim të ofrojë një histori gjithëpërfshirëse të artit shqiptar, por thjesht të paraqesë aspektet dhe fenomenet që mund të jenë me interes për lexuesit /shikuesit ndërkombëtar. Faqja e internetit “Gjuha shqipe” ofron një hyrje në gjuhën shqipe, me disa regjistrime historike audio në këtë gjuhë. Në seksionin “Dialektet Shqiptare” vizitori mund të dëgjojë dialektet rajonale të shqipes dhe të dëgjojë se si flitet gjuha në pjesë të ndryshme të botës shqipfolëse. Faqja e internetit “Tekste dhe dokumente të historisë shqiptare” është një përmbledhje e teksteve, që përpiqen të hedhin dritë në një cep të Evropës, i cili shpesh injorohet nga historianët dhe dijetarët. Nuk është hartuar si një histori e Shqipërisë apo e shqiptarëve, por është thjesht një përmbledhje e teksteve historike – disa të rëndësishme dhe disa më pak të rëndësishme – nga shekulli i njëmbëdhjetë deri në shekullin XXI, që do të shtojë një kuptim të historisë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe popullit të saj. Shumë nga këto vepra nuk janë shfaqur më parë në përkthim. Faqja e internetit “Letërsia Shqiptare në Përkthim” përmban përzgjedhjen më të madhe të gjuhës shqipe letërsi ndonjëherë të shfaqet në përkthimin në anglisht. Ai përfshin një gamë të gjerë autorësh nga e kaluara dhe të tashmen, duke përfshirë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare, si dhe shembuj të letërsisë shqipe shqiptare. Disa nga këto përkthime janë botuar, por shumica prej tyre shfaqen për herë të parëFaqja e internetit “Fotografi të hershme në Shqipëri” përpiqet të paraqesë disa koleksione të hershme të fotografive të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kryesisht nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, e cila, shpresohet, do të ofrojë disa pamje të mrekullueshme në të kaluarën e popullit shqiptar. Lindur më 29 qershor 1950 në Vancouver, British Columbia, Kanada, Elsie studioi në Universitetin e British Columbia, diplomuar në vitin 1972 me një diplomë në Studime Klasiake dhe Gjuhësi. Në vitet në vijim, ai vazhdoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Lirë të Berlinit, në Ecole Pratique des Hautes Études dhe në Universitetin e ParisitParis-Sorbonne, në Institutin e Dublinit për Studime të Avancuara në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit, ku mbaroi doktoratën e tij në Gjuhësi dhe Studime Celtike më 1978 në Institutin e Gjuhësisë. Prej vitit 1978, Elsie vizitoi disa herë Shqipërinë me një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Bonit. Për disa vite, ai gjithashtu mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar mbi Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, mbajtur në Prishtinë, Kosovë. Nga viti 1982 deri në vitin 1987 punoi për Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme në Bon dhe nga viti 2002 deri në vitin 2013 për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë, në veçanti si përkthyes për disa raste të përmendura, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Si një përkthyes Robert Elsie i ofroi lexuesit “një përzgjedhje të këngëve nga cikli më i njohur i vargut epik shqiptar”. Më 2 tetor 2017 Robert Elsie vdiq nga sëmundja e neuronit motorik në Bon, Gjermani. Para vdekjes së tij, ai kishte kërkuar që të varroseshin në Shqipëri. Robert Elsie botoi rreth 60 libra në anglisht, shqip ose gjermanisht. • Robert Elsie, editor (2006). Balkan Beauty, Balkan Blood : Modern Albanian Short Stories (Ëritings from an Unbound Europe). Northëestern University Press. ISBN 0-8101-2336-3. • Robert Elsie (2006). Albanian Literature: A Short History. I. B. Tauris. ISBN 1-84511-031-5. • Robert Elsie and Janice Mathie-Heck, editors (2004). Songs of the Frontier Ëarriors: Kenge Kreshnikesh–Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition. Bolchazy-Carducci Publishers; Bilingual edition. ISBN 0-86516-412-6. • Visar Zhiti, Robert Elsie (Translator) (2004). The Condemned Apple : Selected Poetry. Green Integer; Bilingual edition. ISBN 1-931243-72-7. • Robert Elsie (2011). Historical Dictionary of Kosovo. Historical Dictionaries of Europe. 79. Scarecroë Press. ISBN 978-0-8108-7231-8. •Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania. Historical Dictionaries of Europe. 75. Scarecroë Press. ISBN 978-0-8108-6188-6. • Robert Elsie (2013). Leo Freundlich: Die Albanische Korrespondenz, Agenturmeldungen aus Krisenzeiten. Oldenburg Verlag. ISBN 978-3-486-70716-8. •Robert Elsie (2013). Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3. • Robert Elsie (2013). The Cham Albanians of Greece: A Documentary History. I. B. Tauris. ISBN 978-1-780760-00-1. • Robert Elsie (2013). The Balkans Ëars: British Consular reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire. I. B. Tauris. ISBN 978-1-780760-76-6.
- Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë Me moshën, ju mund të filloni të humbni më shumë nga ky mineral, sesa merrni. Kjo mund të bëjë që kockat tuaja të thyhen më lehtë (osteoporoza), veçanërisht për gratë pas menopauzës. Kalciumi ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të funksionojnë siç duhet. Ju e merrni pjesën më të madhe të tij nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burime të mira. Vitamina B12 Ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore. Ju e merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti. Deri në 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë gastrit atrofik, gjë që e bën më të vështirë për trupin tuaj ta përthithë atë nga ushqimet. Antacidet, disa ilaçe dhe dietat për humbje peshe mund të kontribuojnë në mungesën e B12. Vitamina D Trupi juaj ka nevojë për të absorbuar kalciumin. Pra, merrini ato së bashku për të ndihmuar në parandalimin e osteoporozës. Vitamina D gjithashtu ndihmon muskujt, nervat dhe sistemin imunitar të funksionojnë siç duhet. Shumica e njerëzve marrin një pjesë të vitaminës D nga rrezet e diellit. Por trupi juaj është më pak në gjendje të konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D me kalimin e moshës. Është më e vështirë për ta marrë këtë vitaminë nga ushqimet, por peshqit, si salmoni, skumbri dhe sardelet janë një burim i mirë. Vitamina B6 Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji. Gjithashtu ndihmon në rritjen e trurit të foshnjave. Ju duhet më shumë B6, ndërsa rriteni. Disa studime kanë gjetur lidhje midis niveleve të larta të B6 në gjak tek të moshuarit dhe kujtesës më të mirë. Qiqrat janë një burim i mirë. Mëlçia, peshku dhe drithërat gjithashtu. Magnezi Ndihmon trupin të prodhojë proteina dhe e mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Mund ta merrni nga arrat, farat dhe zarzavatet. Por të moshuarit priren të marrin më pak magnez me ushqim. Plus, ata kanë më shumë gjasa të marrin shumë ilaçe, të cilat çojnë në mungesë magnezi. Probiotikët Këto baktere “miqësore” janë të mira për zorrën tuaj. Ju i merrni ato nga ushqimet e fermentuara si kosi turshitë, ose nga suplementet. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes si diarreja ose sindroma e zorrës së irrituar, madje mund të mbrojnë kundër alergjive. Zinku Shumë të moshuar nuk e marrin mjaftueshëm këtë mikronutrient të nënvlerësuar. Ndihmon shqisën tuaj të nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet — të gjitha të rëndësishme, sidomos me kalimin e moshës. Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Mund ta merrni nga mishi i viçit, gaforrja dhe drithërat. Fibra Ju ndoshta e dini se fibrat janë të mira për ju. Por a e dini se janë edhe më të rëndësishme ndërsa plakeni? Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve, ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat kanë nevojë për 30 gramë, por shumica e njerëzve nuk marrin aq shumë. Kjo është e barabartë me rreth 6-8 porcione drithëra, ose 8-10 porcione perimesh.
- Dritero Agolli. Geniu i letrave Shqipe.Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit.
DRITËRO AGOLLI (13.10.1931-3.2.2017) GJENIU LETRAVE SHQIPE, NDERI I KOMBIT DRITËRO AGOLLI Ah, botë e mallkuar, e mbushur plot me rezilë, i miri shpon duart, i ligu fiton trëndafilë. Poezi perla te Driteroit. Nene Shqiperi. Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte O hallemadhja ime shekullore! Te puth duart e tua, me te mirat ne bote, I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore; Duart e tua qe u rregjen nga puna Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve, Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna, Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve, Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi, Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra, Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa... Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve, Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve, Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve... Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e rudha Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha, Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke... Qendroj para teje, Ja tek me ke, Ne krahet e tua, Mua, Birin tend, shembellimin e qenies tende, Ate qe tha sa hapi syte Ne djep: "Te dua!" Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende.. 4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne Ne prehrin tend te madh i kam vene, Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte T'i kam sjelle t'i ngrohesh o nene! Jeton dashuria per ty, se birin tend s'e thau civilizimi S'e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene; Ne buzet e plasura s'iu vyshk belbezimi, Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene. Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret ne oborr, Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat; Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor, Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat... Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur Kudo qe kam shkuar, Kudo qe kam vajtur. KUR TE JESH MERZITUR SHUME Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret. Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate. Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale. Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën Asim Zeneli (Gjirokastër), ku bëri dhe sprovat e para letrare. Në v. 19521957 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në v. 19571972 punoi si redaktor e gazetar në të përditshmen Zëri i popullit (shih). Në v. 19731992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Agolli është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960. Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip. Ai është prurësi i poezisë së unit të fortë. Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë Në rrugë dola (1958), por u shpreh më qartë në poemat Devoll-Devoll dhe Poemë për babanë dhe për veten. Poezia e tij nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezën e kolektives me individualen. Ai ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës - frymën popullore. Ai krijoi një gjedhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë. Rruga e rritjes së tij të shkallëshkallshme poetike shprehet në librat: Hapat e mija në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999). D.A. shfaqi në poezi një përfytyrim vetjak për temën e madhe, duke kërkuar madhështi poetike prej përjetimeve të subjektit të zakonshëm; duke zgjeruar shumëfish hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Kjo poezi ndikoi në tërësi për një klimë letrare më të butë në Shqipëri. Krijimtaria poetike e D.A. në thelbin e vet është liriko-epike, ndryshe nga ajo tradicionale, që mbahej kryesisht në lavdinë epike. Agolli e pruri poezinë shqipe prej shqetësimit të përgjithshëm tek shqetësimi i njeriut. Poezia e tij përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, i babait. Ajo sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij shfaqen gjurmë të botëkuptimit panteist bektashian. Ai krijoi në poezi imazhin e një Shqipërie ideale. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema Nënë Shqipëri. Gjatë gjithë rrugës së vet krijuese më se gjysmëshekullore, Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai u bë njëherësh poeti i dhimbjes vetjake të njeriut. Njohu një ringjallje poetike në dy dekadat e fundme. Me vëllimet poetikë Pelegrini i vonuar, Lypësi i kohës, Fletorkat e mesnatës autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Në këto vëllime shpërfaqet poeti me ideal të tronditur, që duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson në kushtet e tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së ardhmes së saj. Në tërësinë e vet poezia e tij nuk ka përthyerje që lidhen me këto ndryshime. Ajo është poezi e vlerave dhe shqetësimeve njerëzore, poezi e krenarisë dhe dramës, e lartësimit dhe goditjes, e nyjëtimit të gjendjeve poetike të imëta dhe fine. Përballoi me dinjitet sfidën për ti dhënë vlerën e merituar lirisë. Vepra më e hershme në prozë është vëllimi me tregime Zhurma e erërave të dikurshme (1964), që u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965). Këto tregime, një pjesë e të cilëve u ribotuan në fund të viteve 1980 në librin Njerëz të krisur, janë të mbushur me personazhe jotipike. Në to heronjtë paraqiten bashkë me cenet e tyre, duke iu shmangur skemës për heroin tipik pozitiv. Romani Komisari Memo (1970) është vepra më e angazhuar e Agollit në prozë. Në të autori poetizoi kohën e komisarëve, që ishte pjesë e kultit të luftës antifashiste, e cila sundoi për shumë kohë letërsinë shqipe. Figura më e plotë e romanit është komandanti Rrapo, i cili bën pjesë brenda llojit të njerëzve të krisur që përmban në tërësinë e vet letërsia e Agollit Në romanin Njeriu me top (1975) Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të I. Kadaresë (shih) sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i armës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, personazhi qendror i librit bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ndonëse romani merr një temë nga lufta, nyja dramatike e tij qëndron në faktin universal se morali i një brezi ka ardhur në kundërshtim me atë të brezit të mëparshëm. Romani Trëndafil në gotë (1980) u prit me nënçmim nga mendimi letrar si një libër rozë. Me këtë vepër Agolli provoi të bënte një sfidë tjetër në letërsi, duke krijuar një personazh, drama e të cilit është se gjendet midis disa dashurish. Kontributi më i rëndësishëm letrar në prozë i tij konsiderohet Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo(1973). Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së pandashme të vartësit të tij. Produkt i njëri-tjetrit, dy personazhet kryesorë, Zyloja dhe Demka, sikurse ndodh pothuajse në të gjitha veprat me karakter humoristik, janë pasqyrë e anës qesharake dhe njëherësh dramatike të funksionimit të burokratizmit. Zyloja është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Ndryshe nga shumë burokratë të tjerë skematikë që kishin përmbytur jo vetëm letërsinë shqipe, por edhe publicistikën, Zyloja është një burokrat me dramë. Në thelbin e kësaj vepre, si dhe te romani Arka e djallit, qëndron an-tiskematizmi. Këtë të fundit ai nisi ta shkruajë në fillim të viteve 1980, për ta përfunduar në fillim të v. 1990. Në jetën shqiptare kishte hyrë ndërkaq një kuptim tjetër i lirisë. Romani e përballoi horizontin e ri të pritjes. Arka e djallit është një vepër e shkruar me shkujdesje ndaj disiplinës. Ajo është dëshmi për faktin se personalitetet e fuqishëm të letërsisë shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese. Agolli, duke vendosur në qendër të romanit të tij kërkimin e një tabuje, duke kërkuar të ndaluarën, shfaqet me një përmasë mendimi që gjendet mbi lirinë shtetërore. Shkrimtari arrin një shkallë të lartë lirie me romanin brenda romanit, me arkën e djallit, ku gjendet vepra e ndaluar. Ajo quhet Shakaja e ndaluar, titull që të kujton romanin e njohur disident të M. Kunderës Shakaja. Në këtë shkallë të lirisë krijuese ai realizon një vepër ku nuk ka censurë dhe autocensurë. Disa prej veprave më të arrira të tij kanë qenë nën vëmendjen ideologjike të autoriteteve zyrtare. Romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, që botohej pjesë-pjesë në revistën Hosteni, u ndërpre në mënyrë të heshtur (në vitet 1990 autori botoi variantin e plotë të veprës). Për kundërvajtje ideologjike u qortuan edhe dramat Mosha e bardhë dhe Fytyra e dytë. Ndërsa për romanin Dështaku, që pruri tek lexuesit një realitet me dramë, u mbajt heshtje. Një pjesë e madhe e veprave të tij janë botuar në shumë gjuhë të huaja. Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor dhe në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjislatura (1974-2005). Agolli ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit. U shua në Tiranë, më 3.2.2017. (Bibl.: R.Elsie HLSh,2002; Agolli, Vep.I , 1978; FESh I, 2009)
- Imuniteti, cfare duhet te dini per te rritur imunitetin?
Sistemi imunitar i shpjeguar Infeksioni mikrobial & Sistemi imunitar Pjeset perberese Mbrojtes te tjere Ethet Crregullimet e zakonshme Imunizimi Sistemi imunitar Sistemi imunitar përbëhet nga organe të veçanta, qeliza dhe kimikate që luftojnë infeksionin dhe mikrobet. Pjesët kryesore të tij janë: qelizat e bardha të gjakut, antitrupat, Komplementi , sistemi limfatik, shpretka, timusi dhe palca e kockave. Këto janë pjesët e sistemit imunitar që luftojnë në mënyrë aktive infeksionin. Infeksioni mikrobial dhe sistemi imunitar Sistemi imunitar mban një provë për çdo mikrob që ka luftuar ndonjëherë, në llojet e qeliza të bardha të gjakut të njohura si qeliza të kujtesës. Kjo do të thotë se ai mund t’a njohë dhe shkatërrojë mikrobin shpejt nëse hyn përsëri në trup, para se të shumohet dhe t’ju bëjë të ndiheni sëmurë. Disa infeksione si gripi dhe ftohja e zakonshme duhet të luftohen shumë herë nga sistemi imunitar sepse kaq shumë viruse të ndryshme ose lloje të njëjta mund të shkaktojnë këto sëmundje. Kapja e një të ftohure ose gripi nga një virus nuk ju jep imunitet ndaj të tjerëve. Pjesët kryesore te sistemi imunitar Ato përfshijnë: Qelizat e bardha të gjakut Antitrupat Komplementi Sistemi limfatik Shpretka Palca e kockave Timusi Qelizat e bardha të gjakut, pjesë kryesore te sistemi imunitar Qelizat e bardha të gjakut janë lojtarët kryesorë tek sistemi imunitar. Ato prodhohen në palcën e kockave dhe janë pjesë e sistemit limfatik. Qelizat e bardha të gjakut lëvizin nëpër gjak dhe inde duke kërkuar pushtues të huaj si bakteret, viruset, parazitët dhe kërpudhat. Kur i gjejnë ato fillojnë një sulm imunitar. Antitrupat dhe sistemi imunitar Antitrupat ndihmojnë trupin për të luftuar mikrobet ose helmet që ato prodhojnë, si pjesë te sistemi imunitar. Ata e bëjnë këtë duke njohur substancat e quajtura antigjene në sipërfaqen e mikrobeve, të cilat e shënojnë mikrobin ose helmin si të huaj. Antitrupat pastaj shënojnë këto antigjene për shkatërrim. Ka shumë qeliza, proteina dhe kimikate të përfshira në këtë sulm. Sistemi i komplementit Ai përbëhet nga proteina, veprimet e të cilave plotësojnë punën e bërë nga antitrupat. Sistemi limfatik Rrjeti i tubave delikatë në të gjithë trupin përbën sistemin limfatik. Rolet kryesore të sistemit limfatik te sistemi imunitar janë: Menaxhon nivelet e lëngjeve në trup Reagojnë ndaj baktereve Merren me qelizat kancerogjene Kanë të bëjnë me produkte qelizore që përndryshe do të rezultonin në sëmundje ose çrregullime Thithin disa nga yndyrnat nga zorra në dietën tone Sistemi limfatik përbëhet nga: Nyjet limfatike – të cilat bllokojnë mikrobet Enët limfatike – tubat që mbajnë limfën, lëngun pa ngjyrë që lan indet e trupit tuaj dhe përmban qelizat e bardha të gjakut që luftojnë infeksionin Qelizat e bardha të gjakut , me një rol kryesor tek sistemi imunitar Shpretka Shpretka është një organ i filtrimit të gjakut që heq mikrobet dhe shkatërron qelizat e kuqe të vjetra ose të dëmtuara. Ai gjithashtu prodhon përbërës që luftojnë sëmundjet tek sistemi imunitar. Palca e kockave Palca e kockave, përbërës te sistemi imunitar, është indi sfungjeror që gjendet brenda kockave tuaja. Prodhon qelizat e kuqe të gjakut që trupat tanë kanë nevojë të mbajnë oksigjen. Qelizat e bardha të gjakut që përdorim për të luftuar infeksionin. Pllakëzat e gjakut që na duhen për të ndihmuar mpiksjen e gjakut. Timusi Timusi filtron dhe monitoron përmbajtjen tuaj të gjakut. Prodhon qelizat e bardha të gjakut. Mbrojtjet e tjera të trupit kundër mikrobeve Trupi, përveç ndihmës te sistemi imunitar, ka disa mënyra të tjera për të mbrojtur veten kundër mikrobeve, duke përfshirë: lëkura – një pengesë e papërshkueshme nga uji që sekreton vaj me vetitë vrasëse të baktereve mushkëritë – mukoza në mushkëri bllokon grimca të huaja, dhe qimet e vogla tundin mukozën lart kështu që mund të kollitet trakti tretës – muri i brendshëm i mukozës përmban antitrupa dhe acidi në stomak mund të vrasë shumicën e mikrobeve mbrojtje të tjera – lëngjet e trupit si vaji i lëkurës, pështyma dhe lotët përmbajnë enzima anti-bakteriale që ndihmojnë në uljen e rrezikut të infeksionit. Ethet janë një përgjigje te sistemi imunitar Një rritje e temperaturës së trupit, ose ethe, mund të ndodhë me disa infeksione. Kjo në fakt është një përgjigje nga sistemi imunitar. Një rritje e temperaturës mund të vrasë disa mikrobe. Ethet gjithashtu shkaktojnë procesin e riparimit të trupit. Çrregullimet e zakonshme te sistemi imunitar Është e zakonshme që njerëzit dhe sistemi imunitar i tyre të jetë tepër aktiv ose jo-aktiv. Mbivendosja te sistemi imunitar mund të marrë shumë forma, duke përfshirë: sëmundjet alergjike – ku sistemi imunitar bën një përgjigje tepër të fortë ndaj alergjenëve. sëmundjet autoimune – ku sistemi imunitar krijon një përgjigje kundër përbërësve normalë të trupit. Aktiviteti i ulët i sistemit imunitar,ose mungesa e imunitetit, mund të: trashëgohen – shembujt e këtyre kushteve përfshijnë sëmundje primare të mungesës së imunitetit . lindin si rezultat i trajtimit mjekësor – kjo mund të ndodhë për shkak të ilaçeve të tilla si kimioterapia të shkaktohet nga një sëmundje tjetër – të tilla si lloje të caktuara të kancerit. Një sistem imunitar me aktivitet të ulët nuk funksionon si duhet dhe i bën njerëzit të prekshëm nga infeksionet. Mund të jetë kërcënuese për jetën në raste të rënda. Njerëzit që kanë bërë një transplant organi kanë nevojë për trajtim për të parandaluar që trupi të sulmojë organin e transplantuar. Terapia me imunoglobulinë Imunoglobulinat përdoren për të trajtuar njerëz që nuk janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm, ose antitrupat e të cilëve nuk funksionojnë si duhet. Ky trajtim njihet si terapi me imunoglobulinë. Terapia me imunoglobulinë në Australi kryesisht përfshinte shpërndarjen e tyre përmes pikimit në vena – terapi intravenoze . Imunoglobulina nën lëkurë mund të vendoset në indin yndyror nën lëkurë, gjë që mund të ofrojë përfitime për disa pacientë. Kjo është e njohur si infuzion nën lëkurë. Vendosja e saj nën lëkurë është e ngjashme me imunoglobulinën intravenoze. Ajo prodhohet nga plazma – pjesa e lëngshme e gjakut që përmban proteina të rëndësishme si antitrupat. Imunizimi Imunizimi funksionon duke kopjuar përgjigjen imune natyrale të trupit. Një vaksinë injektohet në trup. Trupi më pas bën antitrupa ndaj tij. Nëse një person i vaksinuar është i ekspozuar ndaj virusit aktual, ata nuk do të sëmuren sepse trupi i tyre,nga sistemi imunitar, do ta njohë atë dhe do të dijë ta sulmojë atë me sukses. Vaksinimet që mund t’ju nevojiten vendosen nga shëndeti, mosha, stili i jetës dhe profesioni juaj. Së bashku, këta faktorë referohen si HALO, i cili përcaktohet si: shëndeti – disa kushte ose faktorë shëndetësorë mund t’ju bëjnë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat. Për shembull, lindja e parakohshme, astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, mushkërive, shpretkës ose veshkave, do të thotë që ju mund të përfitoni nga imunizime shtesë ose më të shpeshta mosha – në mosha të ndryshme keni nevojë për mbrojtje nga sëmundje të ndryshme të parandalueshme si nga sistemi imunitar dhe nga vaksinat (Programi Kombëtar i Imunizimit i Australisë). stili i jetës – zgjedhjet e stilit të jetës mund të kenë ndikim në nevojat tuaja për imunizim. Të udhëtosh jashtë në vende të caktuara, të planifikosh një familje, aktivitet seksual, pirja e duhanit dhe të luash sport mund të të ekspozojnë drejtpërdrejt në gjakun e dikujt tjetër, që do të thotë se mund të përfitosh. profesion – ka të ngjarë të keni nevojë për imunizime shtesë, nëse punoni në një profesion që ju ekspozon ndaj sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat ose ju vë në kontakt me njerëz që janë më të ndjeshëm ndaj problemeve nga sëmundjet e parandalueshme nga vaksinat. + 1 Burimet e informacionitMjeku Hartman Andersen👨🏻⚕️ flet mbi shkaqet e imunitetit të ulët: Toksiciteti në organe të ndryshme të trupit. Pse sugjerohet kërpudha shëruese Reishi?🍄 Reishi💊 ndihmon në balancimin e niveleve të enzimave të mëlçisë. Për më tepër, rrit nivelet e glutationit, një nga antioksidantët më të fuqishëm në trupin tuaj! Duke kontribuar në shëndetin e mëlçisë dhe atë të përgjithshëm, kapsulat Reishi na forcojnë imunitetin duke mbajtur larg sëmundjet, viruset dhe infeksionet. #doktornatyra #kerpudhasheruese #reishi #melcia #toksinatnetrup #imuniteti Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët. Imuniteti Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës. Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C. Ulja e Kolesterolit Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare. Mbipesha Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.
- 24 vite kontribut në Operën Shtetërore të Vjenës, Eno Peçi nderohet me çmimin “Unaza e Nderit”
Eno Peçi, balerin e koreograf i njohur shqiptar në Operën Shtetërore të Vjenës nderohet me unazën e nderit pas 24 vitesh kontribut si balerin në skenën e famshme. Pas vlerësimit “Kurora e Nderit të Austrisë për Shkencë dhe Art” (2019) ky është një vlerësim i veçantë për artistin shqiptar. Që prej vitit 1997, ai është pjesë e operas së Vjenës, si balerin dhe koreograf. Eno Peçi është i pari shqiptar, i cili ka performuar që prej vitit 2014 në mbrëmjen e vitit të ri me valset vjeneze në Operan Shtetërore të Vjenës. Për meritat artistike ai është nderuar edhe me dekoratat: “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut“, (2018) në Shqipëri. Eno Peçi, balerin, solist dhe koreograf, u lind në Tiranë. Gjatë viteve 1994- 1998 kreu studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë. Që në atë vit Eno Peçi është pjesëtar i trupës së Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës. Renato Zanella, drejtori i baletit në Vjenë, nga viti 1995 deri në 2005, e solli atë në ansambël, kështu në vitin 2002 i dha rol në baletin “Spartacus”. Në vitin 2003 arrin të jetë pjesë e solo këndimit deri në vitin 2009 kur do të kalojë në solo vallëzim baleti. - Publicitet - Eno Peçi është i pari balerin shqiptar, i cili performoi direkt në Koncertin e Vjenës të fillim të vitit 2014. Ka bashkëpunuar me shumë koreografë të njohur, si: Renato Zanella, John Neumeyer, Roland Petit, Boris Eifman, William Forsythe, Vladimir Malakov, Peter Right, Hans Van Manen, Giogio Madia, Leonide Massine, Nicolas Musin, Jiri Kylian, Paul Lightfoot etj. Ka qenë pjesëmarrës në “Ballon Vjeneze” dhe në Koncertin Vjenez të fundvitit që prej vitit 2004. Peçi bëri koreografinë edhe paraqitjen e Baletit Shtetëror të Vjenës në hapjen e Ballos Operistike. Eno Peçi pati premierën e shfaqjes “Exil” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe së fundmi muzg në skenën e teatrit të operas në Shqipëri. p.c. / dita
- Tefta Tashko Koço Soprano lirike, “Artiste e Popullit”.
Kush ishte Tefta Tashko Koço Soprano lirike, “Artiste e Popullit”. U lind më 2 nëntor 1910 në Fajum të Egjiptit, vajza e atdhetarit Athanas Tashko nga Frashëri i Përmetit dhe i Elena Zografit nga Korça. Familja e saj u vendos në Korçë më 1921. Në vitin 1927 filloi studimet për kanto në Konservatorin e Muzikës së Monpeliesë. Kur ishte në kursin e 3-t të konservatorit bashkëpunoi me grupin himarjot të Neço Mukos. Me këtë grup bëri incizime solo si dhe me disa individë të grupit. Më 1931 vazhdon studimet në “Institut Muzical dhe Dramatique Professionnel” të Parisit dhe, pa përfunduar vitin e dytë, ndërpret studimet dhe i vazhdon ato në një stad më të lartë, në “Conservatioire National de Muzique et de Declamation” të Parisit, nga viti 1932 deri në vitin 1936. Në vitet 1931-1932 mori pjesë në konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga “Opera Komike”, ku debutoi në rolin e Batërflait te “Madame Batërflaj” e Puçinit. Më 1935, edhe pse ishte në vitin e fundit të konservatorit, kthehet në Shqipëri dhe jep koncerte me grupin artistik të drejtuar nga pianistja Lola (Aleksi) Gjoka: më 26 nëntor e 4 dhjetor në Korçë, më 12 dhjetor në Tiranë dhe më 19 dhjetor në Shkodër. Nga shtypi i kohës koncertet e Tefta Tashkos cilësohen të nivelit të Europës. Më 1936 përfundon Konservatorin e Parisit dhe kthehet në Shqipëri. Më 1936, në vjeshtë, merr pjesë në “Ditën Shqiptare” të Panairit të Lindjes në Bari të Italisë dhe recitali i saj u transmetua nga stacioni i dytë i Barit. Më vonë shkon për perfeksionim “në bel kanto” në Romë e Milano. Në Romë ajo paraqiti të plotë rolin e Byterfly-it, ndërsa në Milano bëri regjistrimet e para në disqe gramafoni. Më 13 shtator 1937, mori pjesë në “Ditën Shqiptare” të Panairit të Barit së bashku me Maria Palucën, Gjeorgjia Feliçen e Lola Aleksin. Në këtë panair Tefta këndoi : “Peshkatarët e Perlave” të Bizes, “Tistesse” të Shopenit, “Regnava nei silenzio” nga “Luçia di Lammermoor” e Donizettit si dhe me Marien duetin “Sull’aria” nga “Dasma e Figaros” të Moxartit, ndërsa ndër këngët popullore ajo këndoi “Çelni ju moj lule”, “Edhe ky bilbil” dhe “Kur më vjen burri nga stani”. Ky aktivitet pati jehonë të gjërë në Shqipëri e Itali. Tefta, recitalet, i organizoi jo vetëm në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, por edhe në Durrës. Më 1938 me shumë sukses ishte recitali i dhënë në Shkodër me rastin e vizitës së poetit Asdren, ku morën pjesë përveç Asdrenit edhe Fishta, Koliqi e Poradeci. Më 1939 jep recitalin edhe në Elbasan, Kavajë, Fier, Berat e Vlorë. Në vitet e luftës 1939-1944 këndoi kryesisht në emisionet radiofonie, incizoi këngët lirike qytetare dhe kontribuoi si pedagoge në Institutin e Muzikës, formuar në janarin e vitit 1944. Më 28 nëntor 1944 mori pjesë në koncertin që u dha në Tiranë. Më 1945 me ftesë të Teatrit të Operës së Beogradit këndoi në rolet kryesore të operave: Mimisë në “Bohemë” dhe Rozinës tek “Berberi i Seviljes”. Pati shumë sukses në Beograd. Më 1946 dha mësim në degën e kantos në shkollën e parë muzikore në Shqipëri. Ajo u shqua jo vetëm në pjesët klasike, në opera, por edhe në interpretimin e këngëve popullore shqiptare të stilizuara, të tilla si: “Kroi i fshatit tonë”, “As aman o syri i zi”, “Fryn veri në Mal të Thatë” e këngë të mirëfillta, si: “Zare, trëndafile”, “Kur më vjen burri nga stani”, “Ç’u gremisa moj lejthatë”. Ishte soprano-lirike, zotronte një zë me cilësi timbrike të klasit të parë, me shtrirje diapazionale prej dy oktavash e gjysmë, që dallohej për ngjyrën e çiltër e të ëmbël, për vibrim të natyrshëm. Ajo interpretonte madhërishëm edhe Rozinën (Rosini “Berberi i Seviljes”), “Lakme” (Delib, “Lakme”), Miminë e Çio-Çio-Sanit (Puçini, “Bohema”, “Madam Baterflai”). U nda nga jeta në Tiranë më 22 dhjetor 1947. I është dhënë titulli i lartë “Artiste e Popullit”. Më 2 mars 2004 Këshilli i Bashkisë së Përmetit e nderoi me titullin “Qytetare Nderi e Përmetit”. Busti i saj ngrihet sot në qendër të qytetit të Përmetit. VASIL TOLE, Akademik E lindur në vitin 1910, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, jeta dhe vepra e saj e shkurtër fizike, por shumë e gjatë artistike për nga rëndësia, u lidh pazgjidhshmërisht me pavarësinë dhe shtetin e ri shqiptar, me hedhjen e themeleve të arteve tona, e posaçërisht të muzikës profesioniste shqiptare. Si një pioniere e interpretimit muzikor në Shqipëri, si iniciuese e procesit të këndimit të muzikës sonë popullore dhe asaj të kultivuar përmes programeve të koncerteve publike përpos atyre popullarizues të realizuar përmes disqeve dhe valëve të radios, Tefta Tashko Koço modeloi një realitet evropian në Shqipëri, në vendin ku sipas Faik Konicës:… ungjilli i Muzikës nuk qe predikuar dhe ku njerëzit qenë stërvitur ligsht me trallallata vulgare. Doc. HOLTA SINA (KILICA), Muzikologe, pedagoge në UA Një meritë e veçantë e autorit është kapja e thelbit të shpirtit artistik të Teftës (siç e thërret autori me një ajër gati familjar) si dhe nxjerrja në pah e aspektit më të rëndësishëm të karrierës së saj në lidhje me kulturën muzikore kombëtare – regjistrimin (incizimin në pllaka gramafoni) në Paris (me N. Mukon dhe grupin) si dhe në Milano, të këngëve shqiptare. Pikërisht këto këngë, si dhe pjesët klasike që sopranoja i kishte në repertor, fituan prej saj një zë dhe individualitet të papërsëritshëm, gjë që çmohet dhe vlerësohet si arritje e madhe për kohën dhe në kohë. EVA GOLEMI, Sopranoja e parë e TKOB Tefta Tashko Koço ngrihet përsëri në këtë libër si te filmi “Koncert në vitin 1936” me pianon e marrë me qira, por kësaj radhe jo më në rrugët drejt Moçaleve të Myzeqesë, por drejt shkretëtirave të zyrave ku marrin vendimet “asinus in cathedra”, të cilët mbyllën edhe ato pak shkolla muzike që kishin mbetur për t’i kursyer buxhetit të shtetit nja 150.000 Euro në vit duke na kthyer 100 vjet mbrapa. Sidomos sot, në një vend dhe shoqëri që duket se aspiron të hyjë në Europë, por ku në radio-televizione, mjete të transportit publik, restorante apo në ambiente të tjera publike dëgjohet vetëm muzikë mejhanesh e gjithfarë lloj muzike por jo arti i kultivuar që kjo misionare, si përfaqësuese më dinjitoze e një brezi artistësh të asaj kohe, solli në Shqipëri dhe pa të cilin, një popull europian nuk mund të quhet i tillë.
- Princi William dhe Princesha Kate do të bëjnë ndryshime të rëndësishme në ekipin e tyre - detaje.Princi dhe Princesha e Uellsit do të mirëpresin një anëtar të ri të stafit.
Princi dhe Princesha e Uellsit do të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në ekipin e tyre ndërsa kërkojnë një anëtar të ri të stafit. Çifti mbretëror janë në procesin e punësimit të një specialisti të korrespondencës për të ndihmuar me "mbështetje gjithëpërfshirëse në lidhje me korrespondencën e marrë nga Lartësitë e Tyre Mbretërore". Princi dhe Princesha e Uellsit janë në proces të punësimit të një specialisti të korrespondencës Rekruti i ri do të punojë ngushtë me Zyrën e Sekretarëve Privatë, ekipet e brendshme të Komunikimeve dhe Vizitat dhe Ngjarjet dhe ekipin e përgjithshëm të Korrespondencës në Pallatin Buckingham. Ata gjithashtu do të pritet të ndërlidhen me organizata të jashtme, autoritetet lokale, qeverinë dhe bamirësitë. Ndërsa Specialisti i Korrespondencës do të punojë kryesisht në Buckingham Palace, përshkrimi i punës shpjegon se anëtari i ekipit të punësuar do të duhet gjithashtu të udhëtojë në rezidenca të tjera mbretërore brenda MB për të përmbushur kërkesat e rolit. Në shpallje thuhet se grupi i aftësive të kërkuara për pozicionin përfshin aftësi të shkëlqyera komunikimi, aftësinë për të "kuptuar dhe interpretuar informacione komplekse të lidhura me portofolin", për të marrë vendime për "përgjigjet e duhura dhe drejtimet e veprimit" dhe për të komunikuar me individë dhe palë të interesuara të brendshëm dhe të jashtëm. duke përfshirë shumë të lartë. Familja është në kërkim të një individi "entuziast, të vetë-motivuar dhe proaktiv", i cili zotëron "aftësi të forta administrative dhe organizative". Në një përditësim të fundit përpara paraqitjes së saj në Trooping the Colour, Kate tha se ndërsa shpreson të bashkohet me "disa" angazhime publike gjatë verës, ajo "nuk është ende jashtë rrezikut " dhe do t'i nënshtrohet trajtimit për "disa të tjera". muaj".
- Këto karakteristika tregojnë se ju jeni një person i fortë mendërisht
Heart vs Mind Ju dini të mbani në ekuilibër emocionet dhe logjikën Nuk ka të bëjë me faktin nëse ju drejtoheni nga emocionet tuaja ose nga ndjenja e mirë. Bëhet fjalë për të ditur se si të mbash ekuilibrin e të dyve, për të parë qartë kur emocionet mbizotërojnë mbi logjikën në procesin e vendimmarrjes. Nëse jeni i fortë mendërisht, ju dini si të ekuilibroni të dy gjërat. Ju e kaloni kohën tuaj në mënyrë produktive Dikush mund të ketë një mijë justifikime për të mos kryer punën. Por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në atë që dëshirojnë vërtet dhe shmangin humbjen e kohës në aktivitete joproduktive. Ju i besoni aftësisë tuaj për t’u përshtatur me ndryshimet Jeta po ndryshon vazhdimisht, dhe nganjëherë është e vështirë të përshtatesh me rrethanat e reja. Shumica e njerëzve thjesht përpiqen t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në përballimin e një realiteti që ndryshon shpejt Ju përballeni me frikën që ju pengon Shumica e njerëzve shmangin frikën e tyre; disa njerëz përpiqen të përballen me frikën e tyre vetëm që të duken mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen dhe kapërcejnë frikën që i pengon ata të jenë një version më i mirë i vetvetes. Mësoni nga gabimet tuaja Njerëzit e fortë mendërisht nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose t’i fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhen më të mirë. Gjeni një ekuilibër midis asaj që jeni dhe asaj që dëshironi të jeni Nëse jeni një person i fortë mendërisht mund të pranoni atë që jeni për momentin, por kurrë nuk pushoni së punuari për tu bërë një person më i mirë. Ju festoni suksesin e të tjerëve Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk të bën kurrë të ndihesh xheloz. Përkundrazi, njerëzit e fortë mendërisht dinë të festojnë lumturinë dhe suksesin e të tjerëve. Ju jetoni dhe merrni vendime sipas vlerave tuaja Nëse jetoni sipas vlerave tuaja dhe i kuptoni përparësitë tuaja, kurrë nuk keni probleme të merrni një vendim. Kjo aftësi i bën njerëzit të fortë mendërisht.
- "Festa e Grurit "promovon produktet dhe traditen Myzeqare
Agjencia Telegrafike Shqiptare “Festa e Grurit” promovon produktet dhe traditën myzeqare Arlinda Gjonaj Në Pojan të Fierit, “Festa e Grurit” është kthyer në traditë. Pojani i Fierit, një nga 100 fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve për Festën e Grurit e cila tashmë është kthyer në traditë. Dita e Grurit, mblodhi bashkë me qindra banorë të zonës, ndërsa merrnin pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi. ”Në Festën e grurit, bukës së re, produktet “Made in Albania”, janë tashmë zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe turistëve”, u shpreh Denaj. Denaj theksoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe njësitë agropërpunuese përmes politikave të prodhimit, agropërpunimit dhe Skemës Kombëtare të Naftës, ku gjatë këtij viti 1/3 e fermerëve që kultivojnë grurë kanë aplikuar për naftë falas. “Festa e grurit” është një prej festave më të bukura tradicionale që organizohet në fshatin Pojan, që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore, korrjen dhe shirjen e grurit. Ky manifestim unik kombinoi në mënyrë perfekte traditën e prodhimit të grurit, prodhimet vendase, manifestimin e mekanikës bujqësore, folklorin, këngët, vallet dhe veshjet tradicionale,
- 5 stile për të dekoruar një zyrë në shtëpi
5 stile për të dekoruar një zyrë në shtëpi Maria Vazquez Zyrat e shtëpisë Puna nga shtëpia është një trend dhe ka detyruar shumë familje të përballen me sfidën e përfshirjes së hapësirave të caktuara për këtë qëllim në shtëpi. A jeni tani në procesin e krijimit të hapësirës tuaj të punës në shtëpi? Ne ndajmë me ju pesë stile për të dekoruar një zyrë në shtëpi që synojnë t'ju ndihmojnë me estetikën. Ka pak elementë thelbësore për të krijuar një zyrë në shtëpi dhe folëm për to kohët e fundit në Bezzia. Ndaj sot ne fokusohemi ekskluzivisht tek estetika, në mënyrë që t'i jepni entitetin e saj edhe nëse ndodhet në një hapësirë me shumë qëllime dhe kështu të krijoni një kënd komod si dhe funksionale. klasik Për dashamirët e traditës, një zyrë e stilit klasik do të jetë gjithmonë tërheqëse. Një pjesë e madhe e mobiljeve prej druri të ngurtë E bërë me porosi zakonisht kryeson këto zyra ku nuk ka mungesë të hapësirës për të ruajtur furnizimet e zyrës dhe për të ekspozuar sendet personale. Zyra klasike në shtëpi Kjo pjesë e mobiljeve është zakonisht simetrike dhe ka një zonë më të qartë në qendër që shpesh bëhet sfondi ideal për çdo video thirrje. Përpara mobiljeve zakonisht ka një tavolinë të madhe me vija të drejta dhe a kolltuk ose karrige e veshur me lëkurë. Pëlhura të rënda, si dhe ngjyrat e errëta, qoftë në mobilje dhe/ose tavolinë, janë të zakonshme. skandinav Një zyrë e stilit skandinav do të jetë një zyrë e thjeshtë, funksionale dhe komode. Përdorimi i hapësirës dhe dritës natyrale, përdorimi i linjave të drejta dhe përdorimi i drurit së bashku me një gamë ngjyrash të ndezura të dominuara nga e bardha, grija dhe tonet e buta pastel do të jenë kryesore. Zyra skandinave Un tavolinë e bardhë me këmbë druri Është gjithmonë një shtesë e shkëlqyer dhe nëse ideja juaj është të ndërtoni tuajën zyre me mobilje Ikea Nuk do ta keni problem të gjeni një të tillë në katalogun e tyre. Zgjidhni një karrige me forma të rrumbullakosura për të kompletuar setin dhe aksesorë minimalistë që nuk e thyejnë estetikën. Industrial Një tjetër stil për të dekoruar një zyrë shtëpie që ne propozojmë sot është ai industrial. Dhe nuk është e nevojshme të jetoni në një ndërtesë të vjetër industriale të konvertuar për ta transferuar këtë prirje në zyrën tuaj të shtëpisë. E bardha, e zeza dhe grija janë ngjyrat dominuese në këto hapësira së bashku me materiale të forta si metal, çimento, alumini, qelqi apo druri është gjithmonë “mjaftueshëm” dhe në tonalitete të errëta. Zyra shtëpiake të stilit industrial për rafte me konstruksion metalik y rafte druri, dhe një tavolinë me karakteristika të ngjashme formojnë një tandem të madh nga i cili mund të krijohet një zyrë industriale. Ju gjithashtu mund t'i jepni murit një përfundim të ngjashëm me çimento ose ta simuloni atë me letër-muri. Do të përmirësonte stilin industrial dhe do të ishte gjithashtu e dobishme për të ndarë dhomat nëse zyra është në dhomën e ndenjes. Moderne me nota ngjyrash Sa e thjeshtë është të krijoni një zyrë moderne në shtëpi. Nëse vendosni t'i jepni këtë stil hapësirës tuaj të punës, duhet të keni parasysh se është një trend që zgjedh linjat e drejta. sipërfaqe të lëmuara dhe praktike dhe funksionale në të cilën çdo gjë e dobishme gjen vendin e saj, megjithëse ka gjithmonë vend për elementë të dizajnit. Zyra moderne Në këto hapësira të mbizotëruara përgjithësisht nga e zeza dhe e bardha dhe të nuancuara nga druri, ka nga ata që zgjedhin gjithashtu shënime të vogla me ngjyra që pasqyrojnë personalitetin tuaj. Qoftë përmes aksesorëve të vegjël dhe elementëve dekorativë apo mobiljeve të rëndësishme si karrigia. Mesdhetar Stilet e fundit për një zyrë shtëpiake që ne propozojmë është një stil shumë i yni, mesdhetar. Lejimi i diellit të vërshojë hapësirën është çelësi për ta arritur këtë dritë dhe ngrohtësi tipike për këtë stil, edhe pse nëse duhet ta ndriçoni me dritë artificiale, do të duhet ta arrini duke luajtur me intensitetet. Zyra e Mesdheut Në këtë lloj hapësire, e bardha është zakonisht ngjyra dominuese, megjithëse është e zakonshme që të përfshihet gjithashtu nuanca blu, jeshile apo edhe okër. Duhet të jetë i pranishëm edhe druri natyral, si dhe fibrat bimore për t'i dhënë ngrohtësi të tërës. Idealja është të mos e teproni me dekorimin si në imazhin e parë, por mund të përfshini elementë të rëndësishëm në këtë stil si mozaikë, pjesë qeramike, bimë dhe tekstile të lehta dhe të këndshme.
- 5 ngjyra trendi për mure në tone të çelura
5 ngjyra trendi për mure në tone të çelura Maria Vazquez 5 ngjyra trendi për mure në tone të çelura A kanë nevojë dhomat tuaja për një shtresë bojë? Jeni të mërzitur me ngjyrën e mureve tuaja dhe dëshironi t'i ndryshoni ato? Ngjyra e gjalpit, livando dhe bluja e hapur do të jenë disa nga më të mirat protagonistë në dekorim të hapësirave të brendshme gjatë muajve në vijim. Zbuloni këto dhe të tjera ngjyra për mure në tone të lehta në trend dhe zgjidhni të preferuarin tuaj për t'i dhënë shtëpisë tuaj një pamje të re. Gjalpë ose gjalpë Muret me ngjyrë gjalpi kthehen në plan të parë. Janë një alternativë e shkëlqyeshme ndaj ngjyrës së bardhë, pasi, si ajo, i shtojnë shkëlqim hapësirës. Megjithatë, në krahasim me këtë ofrojnë ngrohtësi më të madhe. A është prioriteti juaj krijimi i hapësirave të ndritshme, të ngrohta dhe mikpritëse? Pra, ju keni gjetur ngjyrën e duhur! Ngjyra e gjalpit mund të bëhet ngjyra bazë nga e cila krijohet një paleta ngjyrash relaksuese, e ngrohtë dhe natyrale për të dekoruar shtëpinë tuaj të kombinuar me dru të hapur, terrakote dhe mobilje të zeza. Shikoni si përdoret në hapësirat e mëposhtme dhe frymëzohuni! rozë pluhur El ngjyra e çamçakëzit zbret në sediljen e pasme për të hequr dorë nga të gjithë vëmendjen të paktën deri në fund të vitit në a rozë më e butë, pluhur i cili funksionon mirë në pothuajse çdo mjedis. Dhe roza jo vetëm që është e ndritshme, por gjithashtu ofron një ndjenjë qetësie dhe rehatie në hapësira, duke e bërë atë një zgjedhje shumë të mirë në dhomat e gjumit dhe dhomat e ndenjes. Rozë e pluhurosur në mure Roza pluhur nuk është një ngjyrë me të cilën guxojnë të gjithë dhe megjithatë, është jashtëzakonisht miqësore. Mund të kombinohen me të bardha për të arritur hapësira shumë të freskëta, por edhe me gri për të balancuar femrën dhe mashkulloren. Dhe nëse qëllimi është të arrini hapësira me ngrohtësi të madhe me tonalitete dhe ngjyra të errëta të drurit si terrakota apo portokallia. Blu e zbehtë Një tjetër nga ngjyrat për muret në tonalitete të lehta që është gjithëpërfshirëse është kjo blu gri ose gri kaltërosh, nuk do të dinim si ta përkufizonim. Ajo që mund të sigurojmë është se është një ngjyrë relaksuese, pak freskuese dhe e lehtë për t'u kombinuar. Muret blu të zbehtë Mundësia e kombinoni me tone të ngrohta dhe të ftohta e bën këtë ngjyrë një ngjyrë shumë të gjithanshme. Në salla, kuzhina, dhoma ndenjeje apo dhoma gjumi, kudo që të vendosni ta aplikoni, do t'ju ndihmojë të krijoni një hapësirë të ekuilibruar. Në Bezzia Ne e duam atë të kombinuar me trëndafila dhe terrakota që i japin ngrohtësi. Lila Lilac është një nga tonet e yjeve në dekorimin e shtëpisë këtë vit. Është një ngjyrë që pakkush guxon ta përdorë në mure dhe që shumica preferojnë ta rezervojnë për shtroja apo tekstile të tjera, por në një mur me theks Mund të shtojë shumë personalitet në dhomat tuaja. Muret në tonet e jargavanit Kombinohet shumë mirë me të bardha, gri dhe jeshile siç mund ta shihni në imazhe. Këshilla jonë është që nëse jeni të gatshëm të shkoni për atë ngjyrë, bëjeni në mure të vogla që dëshironi të tërhiqni vëmendjen ose në gjysmë mure duke përdorur një ngjyrë neutrale në gjysmën e poshtme. gri shumë e lehtë Nuk e di nëse mund ta klasifikojmë grinë si trend. Nëse është kështu, ka disa vite që. Fakti është se do të vazhdojmë ta shohim shumë në dizajnin e brendshëm në vitin 2024, nga tonet më të errëta tek ato më të lehta. Dhe është bërë një simbol i elegancës dhe luksit të arritshëm. Gri e hapur Gri është një ngjyrë ideale për lyej muret e dhomës së gjumit meqenëse ofron një ndjenjë strehimi dhe mbrojtjeje, por gjithashtu duket e shkëlqyeshme në dhomat e mëdha të ndenjes, veçanërisht në versionet e tij më të lehta dhe të kombinuara me kallëpe më të lehta. Dhe nuk ka pse të jetë ftohtë, në treg mund të gjeni edhe piktura me tone të ngrohta gri si ai që mund të shihni në imazhin e parë në të majtë. Të kombinuara me tone të bardha më të ftohta dhe drurë të lehtë, ato formojnë një tandem të shkëlqyeshëm për të arritur hapësira të ngrohta, relaksuese dhe mikpritëse.











