top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Prof. Dr. Aurela Anastasi. Vëmendja për parandalimin e vrasjes së grave (femicidit) kërkon mobilizimin e të gjithë shoqërisë dhe strukturave të saj.

    Prof. Dr. Aurela Anastasi PARANDALIMI DHE LUFTIMI I FEMICIDIT SI ÇËSHTJE INSTITUCIONALE. Vëmendja për parandalimin e vrasjes së grave (femicidit) kërkon mobilizimin e të gjithë Por, para së gjithash, ajo është e lidhur me fuqizimin e institucioneve publike, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi, kanë objekt të veprimtarisë luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë kuadër, një rol të rëndësishëm luajnë edhe institucionet e dijes. Ato kanë detyra për edukimin dhe për analizimin e fenomenit, me qëllim që të ofrojnë konkluzione të vlefshme për hartimin e politikave dhe masave ndaluese. Përmes studimeve është përkufizuar edhe përmbajtja e femicidit, me qëllim që të adresohet në mënyrë të drejtë e efektive. Do të ishte mirë të dallonim termin femicid (vrasja e një gruaje nga një burrë për shkak të gjinisë së saj, motivuar nga urrejtja, përbuzja, ndjenja e pronësisë dhe epërsisë ndaj grave), nga termi feminicid (krim shtetëror që konstatohet në mosparandalimin dhe mosndëshkimin nga autoritetet kompetente të autorëve të vrasjeve të grave për motive gjinore). Pavarësisht nga dallimi, në të dyja rastet, synimi janë institucionet dhe fuqizimi i tyre për të parandaluar dhe luftuar femicidin dhe për të mos lejuar kalimin në feminicid. Nga studimi “Femicidi dhe tentativa për femicid në Shqipëri (2017-2020)”, i cili rezulton të jetë studimi i parë në këtë fushë, mund të marrim mësime të rëndësishme për të rritur efektivitetin e institucioneve shtetërore. Dua të ndalem në dy prej tyre: në forcimin e kapaciteteve të institucioneve që ushtrojnë funksione kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe në forcimin e rolit të vendimeve gjyqësore në këtë fushë. Është e rëndësishme që vendimi i gjykatës të jetë shkundës për institucionet, ashtu si edhe për vetë gjykatën. Institucionet duhet t’i analizojnë vendimet gjyqësore, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Një analizë e tyre nga këndvështrimi i nxjerrjes së mësimeve për gjykatat dhe institucionet e tjera, do të rriste përgjegjshmërinë për kryerjen e detyrave institucionale. Kjo do të rriste efikasitetin e zbatimit të ligjit në këtë fushë. Por, nga përvoja, nuk duket të jenë kryer analiza për këtë synim. Konkretisht, le të marrim një shembull nga një rast që ndodhi në Lezhë në vitin 2016. Nga të dhënat e vendimit gjyqësor konstatojmë se gruaja e re që gjeti vdekjen në mjediset e punës së saj, kishte bërë më parë kallëzim në polici për përndjekjen nga autori i vrasjes. Këtë fakt e pranonte edhe vetë autori, i cili pretendonte se e vrau pasi ajo e kishte kallëzuar në polici. Por, këto fakte nuk janë vlerësuar nga gjykata dhe vendimi nuk qartësoi nëse kallëzimi ishte regjistruar por nuk ishte vepruar, apo kallëzimi nuk ishte regjistruar fare. Sidoqoftë, kjo situatë flet shumë për pafuqinë e organit të policisë së shtetit për parandalimin e vrasjes së rëndë. Po policia a nxorri ndonjë mësim nga ky rast? Është e rëndësishme që vendimet gjyqësore të analizohen me qëllim që të dalin përgjegjësitë institucionale, të cilat më pas mund të shërbejnë për nxjerrjen e përgjegjësive, korrigjimin dhe përmirësimin e praktikave institucionale. Kjo do të ishte një nga metodologjitë që institucioni vëzhgues kundër femicidit, i cili do të krijohet së shpejti pranë Avokatit të Popullit, mund ta përdorte me efikasitet. Në këtë mënyrë, Avokati i Popullit mund të bëjë rekomandime për institucionet. Mekanizma të ngjashëm mund të krijohen edhe brenda institucioneve ose të jenë ndërinstitucionale.Mësime të rëndësishme mund të nxjerrim edhe nga metoda e anketimit. P.sh ., nga studimi i sipërpërmendur, përmes të cilit janë pyetur 63 drejtues dhe menaxherë në institucionet përgjegjëse, shohim tregues relevantë për çështjen. Nga përgjigjet e pyetjeve, rezulton një përqindje jo e parëndësishme drejtuesish që nuk kanë koncepte të drejta. Kështu, 12% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord ose janë plotësisht dakord ose të pavendosur me pohimin: “Grave tashmë u janë dhënë më shumë të drejta sesa meritojnë”. Marrë parasysh nivelin zyrtar të këtyre punonjësve, duhet thënë se, kjo e dhënë është shqetësuese për kapacitetet institucionale.Ata u pyetën edhe në lidhje me pengesat dhe sfidat që ndeshin në punë. Në këtë aspekt renditën kryesisht ngarkesën në punë, mungesën e ndërgjegjësimit për rreziqet e dhunës, stereotipat dhe paragjykimet gjinore midis punonjësve, si dhe të tjera. Bën përshtypje fakti se mbi 15% e të anketuarve përmendën si një pengesë dhe sfidë, mungesën e bashkëpunimit dhe komunikimin e dobët ndërmjet institucioneve. Kjo tregon mungesë të thellë serioziteti në nivel institucional. Këto ishin dy shembuj për të treguar se operatorët politikë duhet të marrin masa të nevojshme për fuqizimin e institucioneve përkatëse. Në përfundim, mund të nënvizojmë se, ka nevojë që institucionet të mos hallakaten vetëm me hartime e ndryshime të ligjeve, por të përmirësojnë efektivitetin e zbatimit të tyre. Në këtë aspekt roli i studimeve është shumë i rëndësishëm për të gjetur metodat më efikase.

  • Ermonela Jaho i është bashkuar listës së ambasadorëve për paqen.

    Në Opera për Paqen ne kemi një pasion për mentorim nëpërmjet drejtimit të ambasadorëve dhe këshilltarëve tanë, të cilët janë disa nga yjet më të mëdhenj në këtë fushë. Prandaj, kemi kënaqësinë të njoftojmë se sopranoja e jashtëzakonshme Ermonela Jaho i është bashkuar listës së gjatë të Ambasadorëve të famshëm të Operas për Paqe - një mirëseardhje shumë e ngrohtë, Ermonela, jemi të kënaqur që do të ndani talentin tuaj me familjen Opera për Paqe! "Më pëlqen të ndihmoj këngëtarët e rinj të gjejnë zërin e tyre në botën e re të hapur. Kur lexova misionin e Opera për Paqe, gjeta një shok shpirti drejt qëllimit tonë të përbashkët." ~ Ermonela Jaho, soprano & Ambasadore e Operas për Paqe 🌟  At Opera for Peace we have a passion for mentorship through the guidance of our Ambassadors and Advisors, who are some of the greatest stars in the field. We are therefore delighted to announce that the incredible soprano Ermonela Jaho has joined the long list of illustrious Opera for   At Opera for Peace we have a passion for mentorship through the guidance of our Ambassadors and Advisors, who are some of the greatest stars in the field. We are therefore delighted to announce that the incredible soprano Ermonela Jaho has joined the long list of illustrious Opera for Peace Ambassadors - a very warm welcome, Ermonela, we are delighted that you will be sharing your talent with the Opera for Peace family! "I love to help young singers find their voice in the new open world. When I read the mission of Opera for Peace I found a soul companion towards our common goal."  ~ Ermonela Jaho, soprano & Opera for Peace Ambassador  Opéra Magazine

  • 25 librat qe duhen lexuar gjate jetes.

    25 libra që duhet lexuar patjetër gjate jetes Ka libra që argëtojnë, libra që informojnë, libra që tërheqin, libra që i flasin trurit, mendjes, intelektit dhe emocioneve. Dhe pastaj ka libra që duket se flasin drejtpërsëdrejti me shpirtin – libra që ndryshojnë jetën, që ju bëjnë të ngrini pikëpyetje mbi besimet tuaja kryesore, që “rrijnë” brenda jush, shumë kohë pasi keni mbaruar leximin .“Për kë bien këmbanat” – Ernest HeminguejNjë nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bien këmbanat” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.“Zoti i mizave” – Uilliam GoldingKryevepra e Golding, Zoti i mizave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mirës së përbashkët. “Ana Karenina” – Leon TolstoiAna Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.“Princi i vogël” – Antoine de Saint-ExuperyI shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga një princ i vogël që ka rënë në Tokë .“Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Frederik EngelsNjë pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës. “Mbi origjinën e specieve” – Çarls DarvinI shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.“Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Stajron “Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron. Ai përqendrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqendrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.“Në rrugë” – Nga Xhek Keruak Libri përcaktues i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005. “Të vrasësh zogun përqeshës” – Harpër Li Romani fitues i Çmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore. “1984" – Xhorxh Oruell “1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime” .“Konti i Monte Kristos” – Aleksandër Dyma I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.“Getsbi i madh” – Skot Fitzxherald I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Ëndrrën Amerikane .“Alkimisti” – Paolo Koelho Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori.“Të drejtat e njeriut” – Tomas Pein Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve njerëzorë.“Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven HokingNjë histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.“Në egërsinë e natyrës” – Xhon Krakauer I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë .“Thertorja Pesë” – Kërt Vonegat Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.“Liza në botën e çudirave” Është një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.“Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e estetizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.“Kumbari” – Mario Puco Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.“Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Oruell Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest HeminguejiI shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Luftës së Parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin 1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi. “Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia MarkezE konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle SHPËRNDAJE Të ngjashme 06 PRI 2024 |Thëniet më të bukura të Kafkës 05 PRI 2024 |Dua Lipa me statujë prej dylli në Stamboll 01 PRI 2024 |Thënie të urta për jetën, sfidat, mendjen… 30 MAR 2024 |Terence Hill mbush 85 vjeç 30 MAR 2024 |Sopranoja Maria Sardaryan, fituese e festivalit ‘Marie Kraja’ në Tiranë 30 MAR 2024 |Thëniet më të bukura nga Joseph Kipling Video 27 MAR 2024 |Aktori Muharrem Qena merr çmimin për vepër jetësore nga MKRS 27 MAR 2024 |Enver Petrovci pjesë e filmit më të ri serb ‘Konsulli Rus’ 25 MAR 2024 |Fjalë të urta nga FinlandaLAJME MË TË FUNDIT 09:00 - Mehmeti: Kosova s’ka databazë rreth aktiviteteve të diasporës, remitencat të orientohen tek investimet08:43 - Analistët politik i shohin të papranueshme presionin e njëanshëm nga BE-ja08:19 - LDK e AAK i konsiderojnë shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, fajtor e shohin Qeverinë08:06 - Gori: Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit08:03 - Abelard Tahiri mban sot konferencë, nuk dihet arsyeja08:01 - Mot me diell dhe vranësira22:16 - Festo Bajramin në bregdet, “Sharr Travel” iu befason me ofertat “Pusho Shqip”22:04 - Plagoset një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arratiTË GJITHA TË DITËS VIDEO VideoAnalistët politik i shohin të papranueshme presionin e njëanshëm nga BE-jaVideoLDK e AAK i konsiderojnë shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, fajtor e shohin QeverinëVideoGori: Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë venditVideoPër herë të parë në historinë e Kuvendit të Kosovës, ka sabotim të Komisioneve Hetimore – Pritet mbledhja e 40 nënshkrimeveVideoNdryshimet në Ligjin për Zyrtarë Publikë – SPAK-u thotë se duhet t’iu nënshtrohen përsëri Gjykatës Kushtetuese Kult Jeta e rrallë e “hirushes” Natalia Vodianovës – 5 fëmijë, një divorc, martesë me djalin e më të pasurit në botëSi do të quhet vajza e Luizit dhe Kiarës, moderatorja flet për pritjen e ëmbël17 milionë shikime në një muaj: Kjo është kënga më e pëlqyer e këtij viti në EurovisionNuk është Shqipëria, Dua Lipa nderohet me një statujë nga ky shtetLedri Vula dhe Sara rikthehen së bashku? Influencerja habit me veprimin e fundit ndaj reperitAdresa: Rr. "Mark Isaku", Nr. 12, B2, Prishtinë, Republika e KosovësRedaksia: 049 174 555 Marketingu: 049 289 299Email: ekonomia.online@gmail.com marketing@ekonomiaonline.com Arkivi i lajmeve 20172018201920202021202220232024JanarShkurtMarsPrillRegjistrohuni për të shkarkuar dhe shfrytëzuar videot në kualitet të lartë.KYÇUREGJISTROHU Menu EkonomiPolitikëVideoSportOpinioneNacionaleLifestyleKultArteKomunaSiguriKalendariKurioziteteTurizëmBotëRajonHistoriBarcaletaPsikologjiIntervistaTeknologjiFemraShpalljetKarriera © Ekonomia Online ShPK Agjencia e lajmeve Ekonomia Online është anëtare e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK)

  • Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndarë me ndjekësit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer

    Barack Obama liston librat e këtij viti që duhen lexuar Reporteri Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ndarë me ndjekësit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer këtë vit. “Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën e mi të preferuar të vitit 2023”, ka shkruar Obama në Instagram. Në listën e tij me 15 tituj të librave ai ka përfshirë këto libra si , The Heaven & Earth Grocery Store nga James McBride, The best minds nga Jonathan Rosen dhe Poverty by America nga Matthew Desmond e të tjera.

  • BE i jep Microsoft 10 dite afat per të dorezuar dokumentet e Big AI.

    BE i jep Microsoft 10 ditë afat për të dorëzuar dokumentet e Bing AI facebook sharing buttontwitter sharing buttonpinterest sharing buttonemail sharing buttonsms sharing buttonsharethis sharing button Komisioni Evropian i ka dhënë Microsoft-it një afat ligjërisht të detyrueshëm deri në 27 maj për të dorëzuar dokumente në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese (IA) në motorin e tij të kërkimit Bing. Urdhri ka të bëjë me dy veçori: “Copilot në Bing”, një sistem me shumë qëllime që mund të krijojë tekste dhe imazhe bazuar në kërkesat nga përdoruesi dhe “Image Creator by Designer”, një gjenerues imazhi. Komisioni tha se dyshon se informacionet e rreme të gjeneruara nga IA-ja – të njohura si “halucinacione” – nga këto sisteme, si dhe “deepfakes” të krijuara nga IA-ja dhe manipulimi i votuesve, mund të shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA). DSA është një ligj i gjerë i përmbajtjes në internet që ndër të tjera kërkon që platforma shumë të mëdha si Microsoft të menaxhojnë një gamë të gjerë rreziqesh të ndryshme që lidhen me shërbimet e tyre. Nëse Microsoft nuk arrin të sigurojë dokumentet e kërkuara në kohë, DSA lejon komisionin të gjobisë kompaninë deri në 1% të të ardhurave të saj vjetore globale, përfshirë gjobat ditore deri në 5% të të ardhurave të saj ditore./atsh/ KultPlus.com

  • “Klaudia Pepa një balerinë, një yll në shkelqim, ajo u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5.

    “Klaudia Pepa ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 26 tetor të vitit 1992. Është balerinë profesioniste e cila u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5. Ajo njihet gjithashtu për punën si koreografe në X Factor Albania. Ajo pati mundësinë që të bashkëpunonte me Ricky Martin në Amici. Klaudia nisi të kërcente që në moshën 5-vjeçare”, thuhet në përshkrimin e balerinës së njohur. Klaudia Pepa balerina që fluturon në ajër, por me këmbë në tokë! Ëndren e saj e ka mbeshtetur nëna e vet gjithmonë. Udhëtoi drejt tokës së ëndërruar të artistëve, per objekiva me të medha! Të bëhej e famshme dhe ta njihnin të gjithë, edhe përtej kufijve shqiptarë. Shumë sakrifca, mund, djersë, shumë prova e sprova e sfida, edhe dështime që e kanë mësuar dhe forcuar te vazhdojë rrugën e artit me sukses. Është e rëndësishme për ate dhe studimi nje formim me i plotë në Itali, ndërsa po studion për aktrim. Klaudia Pepa thotë se nuk do të ndalet derisa ajo të mundet për të bërë më të mirën. Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”, për rolin e saj në “Lights Off”. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Klaudia, përmes një postimi në Instagram.“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, Po vërtet puna shpërblehet ne botën moderne! I afti dhe profesionisti i mirë zë vëndin e merituar, pa parti, pa ndërhyrje. Nje tipar në karakterin e saj është dhe mirësjllja, ëmbëlsia dhe ana njerëzore që e dallon nga te tjerët. Ne emisionin Opinion ajo gjatë bisedes me gazetarin BF thotë se: nëse realizohen projektet që ka në plan në bashkëpunim me koreografin mbarëbotëror, Daniel Ezralow, balerina Klaudia Pepa mund të kthehet në Shqipëri brenda vitit të ardhshëm për bashkëpunime. Klaudia Pepa ka treguar me detaje për jeten dhe karrierën e saj pak te veshtirë si fillim sepse nuk ishte shumë e mbështetur. Klaudia është nje balerinë e shkëlqyer, një yll ne shkëlqim!

  • Çdo gjuhë standarde ka historinë e saj, të tashmen e saj, por ka edhe të ardhmen e saj. Zhvillimi i gjuhës letrare shqipe është i shënuar me një histori të gjatë përpjekjesh

    Shefkije Islamaj GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE E ARDHMJA E SAJ , vështirësish, pengesash e veprimtarish të shumta e sakrifikuese të atdhetarëve, veprimtarëve e zelltarëve tanë gjuhësorë, letrarë e kulturorë edhe përmes një procesi të gjatë standardizues që u intensifikua sidomos në gjysmë e dytë të shekullit 19-të në kohën e Rilindjes Kombëtare për të vazhduar përgjatë shekullit 20 deri në vitin 1972 kur përfundimisht u ligjësua në pikëpamje shoqërore, politike, kulturore por në rend të parë shkencore Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe dhe i gjuhës së përbashkët letrare që po mbush 5 dhjetëvjetëshat e vet pikërisht këto ditë kur po mbahen edhe aktivitete të shumta shënuese në Tiranë, Prishtinë, Shkup e më gjerë. Jo vetëm në historinë tonë kulturore, por edhe në historitë kulturore të Ballkanit e përtej tij, proceset standardizuese gjuhësore, më herët ose më vonë ose shumë më vonë, gjithmonë janë nxitur nga idetë e ndërgjegjes kombëtare dhe nga ndjenjat e përkatësisë kombëtare. Dhe këto ide janë bërë forcë lëvizëse në historinë e një populli siç janë bërë edhe në historinë e popullit shqiptar. Duke pasur parasysh historinë e gjuhës letrare shqipe, duke e njohur kontekstin e saj historik e politik e duke i ditur rrugën e ecejaket e saj në këtë histori si edhe proceset e saj standardizuese që sollën krijimin e saj, nuk mund të mos themi se kjo histori, ky rrugëtim, këto procese nuk kanë ecur lehtë e pa vështirësi llojesh të ndryshme, përkundrazi. Krijimi i një gjuhe letrare, procesi i normimit dhe i standardizimit të saj gjithmonë, pra gjithmonë, bart, pos përmasës kryesore gjuhësore e shkencore, edhe përmasat si këto: ideologjike, politike dhe simbolike që ndërlidhen ngushtë mes vete dhe shoqërohen me kritikën gjuhësore dhe me mendimin për gjuhën. Kështu është krijuar dinamizmi tipik i të arsyetuarit të hapur mbi gjuhën dhe mbi bazën mbi të cilën është ndërtuar ajo dhe rrjedhimisht edhe mbi bazën e drejtshkrimit të saj. Në këtë mënyrë u krijua një marrëdhënie e ndërsjellë midis përpjekjeve për standardizimin e gjuhës dhe ndryshimeve shoqërore e politike, sepse është e kuptueshme pse standardizimi i gjuhës shqipe është gjithmonë i lidhur edhe me botëkuptimin mbi gjuhën si simbol identiteti, i identitetit tonë kombëtar e jo vetëm si mjet a instrument i marrëveshjes mes nesh, që, natyrisht, është përbërësi themelor i saj. Kritika shkencore, prandaj, duhet të jetë më objektive, më reale e më paanshme dhe të marrë parasysh shumë faktorë, faktorët historikë, politikë, shoqërorë, kulturorë dhe jo vetëm ata gjuhësorë, që kanë ndikuar në jetën tonë kombëtare dhe në krijimin standardit tonë gjuhësor, që do të thotë se duhet të marrë parasysh të shkuarën, të sotmen e sidomos të ardhmen e saj, të gjuhës standarde, por jo vetëm – duhet të marrë parasysh edhe të ardhmen e vetë kombit. Përthyerjet historike të shumë kombeve, siç po dëshmohet edhe sot, nuk kanë përfunduar, ato po përsëriten e përsëriten, prandaj kohezioni brendakombëtar vazhdon të mbetet fjalë kyçe në jetën tonë kombëtare. Sot për sot dhe kushedi sa kohë. Ne nuk jemi as francezë, as gjermanë, as anglezë dhe jeta jonë, historia jonë nuk shëmbëllejnë me të tyret. E as gjuha e historia e saj. Dhe arsyet dihen. Dhe referimi me to nuk na ndihmon shpesh. Gjuha standarde shqipe vazhdon edhe sot të mbetet identifikuese dhe ruajtëse e identitetit shqiptar. Ndërkaq kritika negative ndaj gjuhës standarde dhe normës së saj shpesh jep përfytyrimin e dëshirës për një eksperiment ose eksperimentim pa farë strategjie a projektimi rrjedhojat largvajtëse të të cilit mund të parakuptohen e të mendohen. Një gjuhë standarde për të qenë e aftë të përmbushë funksionet e saj, funksionet e synuara me normimin e saj, e kjo do të thotë që të bëhet një mjet i përbashkët dhe i vlefshëm komunikimi, për një komunitet më të gjerë shoqëror, që ka një ndjenjë të zhvilluar përkatësie, që ka një identitet të përbashkët, që ka një ndjenjë të përbashkët ndjeshmërie gjuhësore, një mjet që mund të veprojë e të aktualizohet me sukses në shumë fusha të jetës së tij duhet të ketë një pranim të gjerë. Gjuha standarde shqipe këtu e 50 vjet e ka këtë pranim. Kundërshtimi i saj i përket një grupi individësh që shfrytëzon të drejtën e tij legjitime për t’u mos pajtuar me qëndrime a vendime të caktuara në rrethanat e sotme demokratike të shoqërisë shqiptare. Dhe është e drejtë e tij siç është e drejtë edhe e shumicës të ngulmojë në vlefshmërinë e standardit dhe sidomos, pra sidomos në të drejtën e patjetërsueshme që shqiptarët kudo që janë të kenë një gjuhë të përbashkët, një gjuhë standarde të ligjësuar, të vlerësuar e të dëshmuar se ajo ka kryer e po i kryen të gjitha funksionet e një gjuhe standarde, të një gjuhe të pasur, moderne, të epshme për t’u modifikuar e për t’iu përshtatur zhvillimeve të reja e të përshpejtuara shoqërore, ekonomike, teknologjike, shkencore, kulturore e të tjera. Përcaktimi, krijimi dhe përdorimi i drejtë i një gjuhe standarde parakupton gatishmërinë e pjesëtarëve të një bashkësisë të gjerë etnike, shoqërore, që e pranon simbolikisht dhe objektivisht gjuhën standarde si sistem të përbashkët gjuhësor dhe që rrjedhimisht tregon gatishmëri edhe për ta mësuar dhe zbatuar në situatat komunikuese të përcaktuara me normën e saj. Në gjithë hapësirën e saj në fushat e përcaktuara të përdorimit të saj zbatohet norma e gjuhës standarde me sukses, me më pak kujdes ose me shkujdesje. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme për rrethanat dhe kontekstin tonë historik, shoqëror, politik, arsimor e kulturor. Cili është niveli i përvetësimit dhe i zbatimit të kësaj norme në këto 50 vjet është një çështje tjetër që do diskutim të gjerë dhe që do mobilizimin e të gjitha institucioneve të rëndësishme e përgjegjëse. Çdo normë gjuhësore duhet të mësohet, askush nuk lind me gjuhën standarde. Se zotërimi i plotë i normës gjuhësore nga të gjitha shtresat e parapara të folësve dhe të shkruesve do të ndodhë shpejt dhe në mënyrë të lehtë, pa pasur parasysh as rrethanat tona historike, politike, shoqërore të shqiptarëve të shpërndarë në disa shtete dhe pa komunikime e kontakte mes vete gjatë, si dhe faktorë të tjerë të shumtë ndikues e përdallues në këto pesëdhjetë vjet tona historie aspak të lehtë në gjithë hapësirën tonë të përbashkët gjuhësore, ka qenë dhe mbetet ide dhe parashikim utopist. Prandaj zotërimi a përvetësimi dhe zbatimi i normë gjuhësore të shqipes standarde ka marrë kohë e do të marrë kohë edhe më tej për arsyet që u theksuan dhe për të tjera që nuk u theksuan. Por, shtrohet pyetja kush e di e kush mund ta thotë saktë e me siguri se ç’ kohë u janë dashur popujve të tjerë të zhvilluar dhe dukshëm më të zhvilluar se ne, ose më të pazhvilluar, për ta zotëruar standardin e tyre? Gjuha standarde shqipe ka tashmë historinë e saj, po e jeton të tashmen e saj dhe po ndërton të ardhmen e saj dhe kjo e ardhme është shumë e besueshme: - sepse arritjet 50 vjeçare gjuhësore e shkencore, arritjet në fushën e pranimit, të përvetësimit e të zbatimit të gjuhës standarde e të normës së saj të kodifikuar në këtë Kongres na lejojnë të themi se gjuha standarde shqipe përmbush të gjitha kriteret që janë përcaktuar nga studiuesit e krijimit të gjuhëve standarde: funksionin përbashkues - gjuha standarde shqipe bashkon të gjithë shqiptarët e të dyja dialekteve; funksionin veçues - gjuha standarde shqipe përfaqëson identitet të veçantë, simbol që identifikon bashkësinë shqipfolëse, shqiptarët, në raport me bashkësitë gjuhësore jo shqipe; funksionin simbolik – gjuha standarde për shqiptarët është simbol i identitetit kombëtar; funksionin e autoritetit – gjuha standarde, pasojisht zotërimi dhe zbatimi i saj, si për shqiptarin si subjekt shoqëror, ashtu edhe për shqiptarët si bashkësi etnike, do të thotë autoritet; funksionin qytetërues – me stadardizimin e gjuhës shqiptarët janë bërë komb modern; funksionin komunikues dhe kulturor – gjuha standarde shqipe kultivon dhe zhvillon shprehjen gjuhësore dhe kulturën gjuhësore në përgjithësi përmes sistemit arsimor, administratës, medies, letërsisë, etj.; funksionin shoqëror-politik – gjuha standarde i siguron gjuhës shqipe statusin e gjuhës kombëtare, zyrtare dhe shtetërore por, për një status të tillë të gjuhës standarde është me rëndësi të madhe qëndrimi ynë ndaj saj, vetëdija jonë për rëndësinë e saj dhe qëndrimi ynë ndjenjor ndaj saj, të cilat ia sigurojnë asaj jo vetëm statusin shoqëror-kulturor por edhe statusin shoqëror-psikologjik. Gjuha standarde shqipe i përmbush mirë këto funksione, prandaj ajo ka të ardhmen e saj. -sepse gjuha standarde shqipe ka edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm shoqërorë: historinë, që shprehet përmes vetëdijes për bashkekzistencën dhe vazhdimësinë e pashkëputshme të dialekteve të saj, të gegërishtes e të toskërishtes, përmes vlerave të përbashkëta kulturore që shprehin këto dy idioma të shtresëzuara e të mbrujtura në gjuhën standarde; gjallësinë – gjuha shqipe është standardizuar në një moment të historisë së saj, por ajo po tregon qëndrueshmëri dhe hapje ndaj ndryshimeve që ka sjellë e po sjell koha, që po sjell zhvillimi i shqiptarëve në gjithë hapësirën e tyre dhe që po sjellin zhvillimet në përgjithësi në gjithë botën; dhe përshtrirjen – gjuha shqipe është standardizuar dhe pranuar nga gjithë shqiptarët kudo janë, pra, edhe nga gegëfolësit. Këta tregues janë përgjigjja më e mirë që i bëhet kritikës negative por janë edhe tregues projektues të së ardhmes së saj. -sepse gjuha standarde ka kaluar tashmë disa dhjetëvjetësha dhe gjatë kësaj kohe ajo është studiuar gjerësisht si në rrafshin teorik ashtu edhe në rrafshin praktik. Mund të thuhet, prandaj se gjuha standarde shqipe sipas teorisë bazë për krijimin e gjuhëve standarde përmbush të gjithë treguesit që përbëjnë një gjuhë standarde: qëndrueshmërinë elastike të standardit të saj, si tendosje dinamike midis kodifikimit dhe normës reale, që do të thotë se ajo është stabilizuar me kodifikim përkatës, kurse norma e saj e përcaktuar me këtë kodifikim ka treguar elasticitetin e duhur për t’iu përshtatur ndryshimeve e zhvillimeve të kohës dhe të folësve të saj për të cilët u krijua, pra për shqiptarët kudo qofshin ata. Kjo dëshmon se ajo do të ketë të ardhmen e saj . -sepse çdo kthim prapa do të thotë mohim i gjithë asaj pune të gjatë, të madhe dhe të kuptimshme të zelltarëve e të lëvruesve të shqipes pothuajse dy shekujsh, do të thotë mohim i pesë dhjetëvjetëshave jete të standardit të shqipes të realizuar e të dëshmuar në të gjitha funksionet e tij në gjithë hapësirën shqiptare, do të thotë mohim i aftësisë së shqiptarëve për të bërë një gjuhe letrare të përbashkët në shkallë kombëtare, do të thotë mohim i aftësisë për të pasur vetëdije se u duhet një gjuhë e përbashkët standarde, do të thotë mohim i aftësisë për të vlerësuar rëndësinë e të qenët bashkë nga pikëpamja gjuhësore, do të thotë mohim i aftësisë për t’u rreshtuar me të gjithë ata popuj, afër e larg gjeografisë shqiptare, që kanë zgjidhur historikisht, politikisht dhe kulturalisht çështjen e gjuhës së përbashkët gjuhësore me kohë, do të thotë në të vërtetë mohim i së vërtetës së madhe se shqiptarët kanë pasur e kanë vetëdije, aftësi e gatishmëri të kenë një gjuhë të përbashkët standarde, ta zhvillojnë gjuhën e tyre standarde dhe të mblidhen rreth një gjuhe të përbashkët standarde siç janë mbledhur rreth një flamuri e rreth një kombi. Edhe për këtë arsye gjuha standarde ka të ardhmen e vet. -sepse gjuha standarde është edhe gjuhë politike: po cila gjuhë standarde nuk është gjuhë politike përderisa krijimi i gjuhës standarde është pjesë e politikës gjuhësore të çdo shteti e të çdo shoqërie, sepse ajo është pjesë e politikës së përgjithshme kulturore, arsimore, kombëtare, është pjesë e politikës së jashtme dhe e politikës së brendshme që ndjek një shtet. Prandaj gjuha standarde shqipe ka të ardhmen e saj! -sepse historia jonë kulturore dhe kombëtare ka dëshmuar prirjen e fuqishme përafruese e përbashkuese që ka karakterizuar proceset standardizuese në historinë e gjuhës shqipe dhe në historinë e shqiptarëve dhe faktet për këtë prirje janë shumë kokëforta sepse janë nxitur jo vetëm nga arsyet gjuhësore e kulturore, por edhe nga arsyet shoqërore, politike, ekonomike. E kjo i siguron gjuhës standarde shqipe të ardhmen e saj. Dhe si përfundim: Gjuha standarde shqipe sot me veçoritë e funksionet e një varianti standard të krijuar gjatë procesit të gjatë standardizues paraqet gjuhë të pranueshme dhe të autoritetshme për të gjithë shqiptarët kudo janë, ndërsa vëmendja e atyre që merren me planifikimin gjuhësor në gjithë hapësirën gjuhësore shqiptare, e atyre që studiojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën standarde shqipe, duhet të drejtohet rreth kujdesit të munguar ndaj saj, kujdesit të munguar institucional, pra kujdesit shtetëror e shoqëror. Jo vetëm institucionet shkencore që merren me planifikimin gjuhësor, jo vetëm gjuhëtarët që studiojnë gjuhën, po edhe lëvruesit e gjuhës - shkrimtarët, përkthyesit, publicistët, gazetarët dhe të gjithë përdoruesit e saj duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e madhe që ka përdorimi i drejtë i gjuhës standarde dhe i gjuhës në përgjithësi, i njërës prej vlerave më të mëdha kombëtare që kemi. Gjuha standarde ka të ardhmen e saj sepse këtë të ardhme do ta ndërtojmë bashkërisht siç kemi krijuar historinë e saj bashkërisht e siç po e jetojmë të tashmen bashkë. Gëzuar Përvjetorin gjysmëshekulli të gjuhës standarde!

  • Ruki Kondaj, doktore e shkencave farmaceutike është e spikatur në diasporën shqiptare për aktivizimin dhe drejtimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze

    Dr.Ruki Kondaj Dr.Sc , MSC, RA Dr. Ruki Kondaj ( Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate. Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Nga 2017 - prezent zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada (CEEC). Dr. Kondaj mban gradën shkencore dr.Sc . në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada. Dr. Kondaj vitet e fundit ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore e një numri të konsiderueshëm publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës si dhe anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore. Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj është nderuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012. Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” dhe në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”. Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios në 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës më 8 Dhjetor 2016, ku mujai Nentor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr.Ruki Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nentor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë! Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.

  • Tre kulturat që i dhanë jetë qytetërimit

    Tre kulturat që i dhanë jetë qytetërimit Rajoni më jugor i Mesopotamisë, Sumeri përfshinte Irakun e sotëm jugor dhe Kuvajtin. Sumeri u banua për herë të parë rreth vitit 4500 pes, ose ndoshta edhe më herët. Pikërisht në Sumer u krijuan qytetet e para në botë, duke filluar nga Uruk-u. Sumerët besonin se qytetet e tyre përfaqësonin triumfin e Zotit mbi kaosin. BABILONASIT Emri i saj do të thotë “porta e perëndive”. Babilonia shtrihej në Mesopotaminë jugore qendrore (Iraku i sotëm). Ditët e tij më të hershme janë një mister i humbur për shkak të rritjes së nivelit të detit, por që nga viti 1792 pes mbreti i famshëm Hammurabi erdhi në pushtet dhe qyteti i Babilonisë – i ndërtuar mbi lumin Eufrat – u bë zemra rrahëse e Mesopotamisë. ASIRIANËT E vendosur në Lindjen e Afërt, mbretëria e lashtë e Asirisë përbëhej nga rajonet e Irakut, Sirisë dhe Turqisë. Ajo nxiti zhvillimet teknologjike, shkencore dhe luftarake në Mesopotami. Perandoria asiriane u zgjerua gradualisht, për të bashkuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke rritur fuqinë dhe pasurinë e tyre e për t’u bërë një forcë e frikshme.

  • Aktorja e Ollivudit, Angelina Jolie, ka përmendur shqiperinë në librine saj të shkruajtur pak muaj më pare spër të drejtat e të rinjve.

    Angelina Jolie lindi si Angelina Jolie Voight; ne qershor 1975 është një aktore, regjisore dhe humanitare amerikane. Marrëse e shumë vlerësimeve, duke përfshirë një Academy Award dhe tre Golden Globe Awards, ajo është emëruar disa herë si aktorja më e paguar e Hollivudit Jolie merr pjese ne kalenda te rendesishmr boterore, qe nga viti 1982 në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror E dërguara speciale në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Jolie është e njohur për përpjekjet e saj humanitare, për të cilat ajo ka marrë një Jean Hersholt Humanitarian Award dhe ka bërë një Dame Commander of the Order of St Michael and St George, ndër të tjera nderime. Ajo promovon kauza të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen, edukimin dhe të drejtat e grave, dhe është më e njohur për mbrojtjen e saj në emër të refugjatëve si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, një pozicion që e mbajti deri në vitin 2022. Jolie ka marrë përsipër një dhjetëra misione në terren globalisht në kampet e refugjatëve dhe zonat e luftës; vendet e saj të vizituara përfshijnë Kamboxhia, Sierra Leone, Tanzani, Pakistan, Afganistan, Siri, Sudan, Jemen dhe Ukrainë. Si personazh publik, Jolie është cituar si një nga njerëzit më të fuqishëm dhe me ndikim në industrinë amerikane të argëtimit. Ajo është cilësuar si femra më e bukur në botë nga media të ndryshme. Jeta e saj personale, duke përfshirë marrëdhëniet, martesat dhe shëndetin, ka qenë subjekt i një publiciteti të gjerë. Ajo është e divorcuar nga aktorët Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt. Ajo ka gjashtë fëmijë me Pitt, tre prej të cilëve janë birësuar ndërkombëtarisht Jolie ka shkrojtur nje liber per te drejtat e te rinjve. Ky libër është përkthyer dhe në Shqip. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkruar shqip dhe shprehet e lumtur që ky libër gjendet në Shqipëri dhe në Kosovë. “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie.

  • Ky është një koleksion i statistikave dhe fakteve në internet për 2024.

    MBI 100 STATISTIKA DHE TENDENCA NË INTERNET [PËRDITËSIM 2024] SHKRUAR NGA MATT AHLGREN Statistikat e internetit 2024 A e dini se ne kalojmë mesatarisht 7 orë në ditë ngjitur pas ekraneve tanë? Bëhuni gati për të deshifruar sekretet pas këtyre dhe të tjera mbresëlënëse Statistikat dhe tendencat e internetit për vitin 2024 ⇣ Marrje e freskët e një klasike! Ky postim, i shpërndarë fillimisht në 2018, është rinovuar plotësisht për vitin 2024. Mblidhuni për statistikat më të fundit të internetit, të kuruara me përpikëri për t'ju mbajtur përpara kurbës në këtë peizazh dixhital gjithnjë në zhvillim. Nga rritjet marramendëse të kohës para ekranit deri tek tendenca e radhës virale që po pushton botën, nuk do të dëshironi të humbisni këtë përditësim gjithëpërfshirës. Statistikat dhe faktet e internetit Ky është një koleksion i statistikave dhe fakteve në internet për 2024 Lëvizjet kryesore: Që nga 5 janari 2024, kishte 5.30 miliardë përdorues të internetit, ekuivalente me 66% të popullsisë së botës. Përdoruesi mesatar global i internetit shpenzon shtatë orë në internet çdo ditë. Deri më 31 dhjetor 2023, kishte mbi 1.13 miliardë faqe interneti, nga të cilat 82% ishin joaktive. Shitjet globale të tregtisë elektronike me pakicë do të arrijnë në 6.4 trilion dollarë në 2024. Sa njerëz do të përdorin internetin në vitin 2024? Më 5 janar 2024, ka pasur 5.3 miliardë përdorues të internetit në mbarë botën. Për të ilustruar rritjen masive të përdorimit të internetit, ishin 3.42 miliardë përdorues regjistruar në fund të vitit 2016. Përdoruesi mesatar global i internetit shpenzon shtatë orë në internet çdo ditë. Kjo është një rritje prej 17 minutash krahasuar me këtë kohë të vitit të kaluar. Numri i përdoruesve globalë të internetit çdo vit është rritur me 4% ose +192 milionë Azia vazhdon tendencën për të pasur numrin më të madh të përdoruesve të internetit në nivel global, përbën 53.6% të botës së internetit. Nënkampionët përfshijnë Evropën (13.7%), Afrikën (11.9%) dhe Amerikën Latine/Karaibe (9.9%). interesante, Amerika e Veriut përbën vetëm 6.4% e të gjithë përdoruesve të internetit në mbarë botën. Kina ka numrin më të madh të përdoruesve aktivë të internetit në Azi: 1,010,740,000. Menjëherë pas saj është India, me 833,710,000 përdorues. Vendet e ardhshme më të afërta përfshijnë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 312,320,000 (Ky numër ka tejkaluar sasinë e parashikuar prej 307.34 milionë përdorues të internetit), dhe Rusia, me 124,630,000 përdoruesit e internetit. Që nga 1 janari 2024, jetojnë 339,996,563 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Gati tri herë ai numër njerëzish përdorin internetin në Kinë, e cila ka një popullsi prej 1,425,671,352. Amerika e Veriut ka shkallën më të lartë të penetrimit, me 93.4% e njerëzve të saj përdorin internetin. Kjo shifër pasohet nga Evropa (89.6%), Amerika Latine/Karaibet (81.8%), Lindja e Mesme (78.9%) dhe Australia/Oqeania (71.5%). Sa faqe interneti ka në 2024? Që nga janari 2024, mbi 1.13 miliardë faqe interneti ishin në internet. E publikuar më 6 gusht 1991, info.cern.ch ishte uebfaqja e parë në internet. Më 31 dhjetor 2023, bota kishte një norma mesatare e penetrimit të internetit prej 65.7% (krahasuar me 35% në 2013).

  • Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen”

    Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen” me regji të Andreas Homoki. Prodhimi i ri i "Carmen" në Zyrih është një bashkëprodhim me Opera Comique në Paris. Regjisori Andreas Homoki bëri përshtatjen e duhur me atë franceze, duke sjellë një surprizë për publikun. Rolet kryesore regjisori Homokia ia besoi tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe mezosopranes Marina Viotti. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Mediat dhe kritikat zviceranë e shoqëruan me fjalët më të shkëlqyera interpretimin fantastik të Saimir Pirgut. “Mezosoprane Viotti është tejkaluar edhe për nga volumi nga partneri i saj i skenës Saimir Pirgu. Me rolin e Don José, këngëtari shqiptar dëshmon se është një tenor heroik, i cili formon harqet e tij melodike me forcë të përqendruar dhe elegancë sublime. Pirgu është bindës edhe në lojë kur bie viktimë e çmendurisë shkatërruese të dashurisë.”, shkruan gazetari Peter Wäch. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Gazetari i prestigjiozes zvicerane, NZZ, Christian Wildhagen thotë se Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm rolin e Don José: “Një nga “njerëzit e çuditshëm” humbet në skenë, i veshur me një look casual dhe këpucë firmato. Në skenën ende boshe, ai gjen si rastësisht një reduktim të pianos, e lexon me zor dhe e marrin menjëherë të rinjtë e pacipë vendas, të cilët së pari i grabisin këpucët dhe pastaj fletën e muzikës. Sigurisht që është Don José, tenori, i cili nuk e di se çfarë po ndodh me të. Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm këtë rol.”, shkruan e përditshmja NZZ. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Kritikën e tij Kaspar Sannemann e nis me titullin “Marina Viotti dhe Saimir Pirgu si të dashuruar fatalë...” Ai i bën një analizë të mirëfilltë interpretimit të shkëlqyer të tenorit Pirgu që e quan aktor të jashtëzakonshëm dhe figurën më popullore të asaj mbrëmjeje. “Saimir Pirgu e ndërlidh butë pasionin e vrullshëm me zërin e tij rrezatues bronzi prej tenori, por gjithashtu është në gjendje të përdorë fraza më të buta në një mënyrë prekëse, duke treguar një prezencë të fortë skenike dhe nuk duket asnjëherë ankues, por thjesht si një i ri naiv i mbingarkuar plotësisht me situatën e tij. Për mua, figura më popullore e mbrëmjes. Krejt ndryshe është Carmen e Marina Viotti-t, e cila luan me besim dhe llogarit me sharmet e saj: një debutim mbresëlënës në rol. Marina Viotti dhe Saimir Pirgu e këndojnë skenën e fundit të aktit të katërt me pasionin që u futet nën lëkurë, duke e shtyrë njëri-tjetrin si një spirale drejt përsosmërisë vokale, derisa Don José (tenori Pirgu) nuk njeh rrugëdalje tjetër pas poshtërimit të fundit verbal nga Carmen dhe merr thikën.”, thuhet në kritikën e Kaspar Sannemann. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Ky është suksesi i radhës i tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Tenori Pirgu rrëmbeu duartrokitjet e publikut në Operën Mbretërore të Londrës, me operën “La Boheme”, shkëlqeu me operën “Ernani”, në Festivalin Bregenz dhe së fundi triumfoi me “Carmen” në Operën e Zyrihut. Shqipëria është krenare për ty Saimir Pirgu!

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page