top of page

Search this site

Results found for empty search

  • Robert Elsie, libër për rendin e dervishëve bektashianë në Shqipëri

    Robert Elsie, libër për rendin e dervishëve bektashianë në Shqipëri Nga Gjergji Mima -23/09/2024 TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Libri i Robert Elsie, “Bektashinjtë shqiptarë. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”, i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipëri dhe rolit të tij në historinë shqiptare. Libri është i ndarë në katër seksione themelore. Seksioni i parë është përmbledhje e historisë dhe e kulturës së bektashinjve shqiptarë, që shërben si hyrje në lëndën, për të cilën shpresohet të jetë mjaftueshëm e përgjithshme për lexuesin mesatar, por që të përmbajë po ashtu detaje të mjaftueshme për të përmbushur edhe kërkesat e lexuesit jo mesatar. Ky pasohet nga një seksion më i gjatë që paraqet një larmi shkrimesh mbi bektashinjtë shqiptarë nga udhëtarët e hershëm dhe studiuesit e shquar. Këtu janë të përfshirë artikuj shumë të rëndësishëm që u qasen studimeve për bektashinjtë nga këndvështrime të ndryshme. Seksioni i tretë ofron një katalog të gjerë të teqeve (manastireve) kryesore dhe tyrbeve (faltoreve) të bektashinjve shqiptarë, të dhëna në mënyrë alfabetike sipas emrit të vendit, me informacione historike për origjinën, zhvillimin dhe rëndësinë, aty ku është e mundur. Katalogu nuk është aspak shterues, pasi ka shumë faltore të vogla dhe teqe që nuk janë përfshirë këtu për shkak të mungesës së informacionit rreth tyre. Lexuesi do të lexojë se për disa teqe në këtë katalog, lënda është relativisht gjithëpërfshirëse, ndërsa për shumë të tjera ka boshllëqe. E tillë është gjendja e studimeve bektashiane për momentin. Seksioni i katërt i këtij libri është një katalog i figurave më të shquara historike dhe legjendare të bektashinjve shqiptarë. Korpusi kryesor i librit përmban edhe një fjalor të termave dhe një bibliografi, për t’i mundësuar lexuesit të interesuar që të ndjekë studime të mëtejshme në këtë fushë, nëse ai apo ajo dëshiron. /r.e//a.f/ Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

  • Parashikimi i motit, 23 shtator 2024

    Nga Almarina Gegvataj -23/09/2024 TIRANË, 23 shtator/ATSH-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat hera-herës do të jenë kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës e pasdites. Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Sigla Shkodër 15/28 Diell re Kukës 10/23 Diell re Lezhë 17/28 Diell re Dibër 9/23 Diell re Durrës 17/28 Diell re shi (në male) Tiranë 17/29 Diell re Elbasan 16/28 Diell re shi(në male) Berat 15/29 Diell re Vlorë 16/28 Diell re Korçë 10/22 Diell re shi(në male) Gjirokastër 14/27 Diell re shi(në male) Sarandë 16/27 Diell re shi (në male)

  • Ismail Kadare përkujtohet me pikturën murale në kryeqytet

    Ismail Kadare përkujtohet me pikturën murale në kryeqytet Ka nisur edicioni i gjashtë i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës. Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit. Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco. Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, ndërsa prej 4 vitësh kurohet nga piktori Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza. Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në 1 korrik të këtij viti, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë para se portreti i tij të bëhej pjesë tashmë e pandashme e kryeqytetit. Kandidati për Nobel në Letërsi, Ismail Kadare njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, punimet e tij shquhen kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime./bw Please follow and like us:

  • Ish-bashkëshorti këshillon Jennifer Lopez: Mos u marto më!

    Ojani Noa, ish bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, ka reaguar së fundmi ndaj ndarjes së saj nga Ben Affleck. Aktori, i cili finalizoi divorcin nga këngëtarja në vitin 1998 pas më pak se një viti martesë, i kërkoi ish-it të “qëndronte beqare për një kohë” në një intervistë të re për Daily Mail. “Merr 12 muaj pushim,” u shpreh ai. “Nëse ajo takon dikë të ri, [ajo duhet] ndoshta ta mbajë atë private dhe të mos martohet më.” Pasi sqaroi se “në asnjë mënyrë” nuk dëshiron të ringjallë romancën e tij me aktoren, Noa këshilloi: “Kur je me dikë, duhet të kalosh kohë cilësore me të dhe të mos mendosh të jesh para kamerës. “Duhet të jesh vetvetja në mënyrë që të gjesh veten,” vazhdoi ai. Të nesërmen, Lopez u pa duke drekuar me Affleck dhe fëmijët e tyre në Polo Lounge në Beverly Hills, Kaliforni. Një burim i tha Page Six se çifti u puthën dhe mbajtën duart – por “ende po ecin përpara” me ndarjen e tyre, sipas People. Dyshja u martuan në korrik 2022, me Jennifer e cila paraqiti kërkesën për divorc pak pasi kaluan përvjetorin e dytë të martesës të ndarë.

  • Dy këngë të rralla arbëreshe në revistën ‘La Calabria’

    Dy këngë të rralla arbëreshe në revistën ‘La Calabria’ Më 15 nëntor 1889, u botuan në numrin e tretë të revistës kalabreze “La Calabria – Rivista di Litteratura Populare”, dy këngë të rralla arbëreshe. Alfonso Lucifero (shkrimtar dhe politikan italian, i lindur në qytetin e Krotones në Kalabri) përshtati për revistën që dilte në Monteleone versionin italian, të këngëve si në lidhjen e mëposhtme. Materialin ku përshkruhen këngët arbëreshe të zonës së San Nicola dell’Alto, i referon Aurenc Bebja, i cili i publikoi në blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, për lexuesin shqiptar. Këngë shqiptare të S. Nicola Dell’Alto Canzoni albanesi di S. Nicola Dell’Alto Versioni arbëresh : Lloi, lloi, vascia, vale : Veja u te ato vaghe, (I) Ndra nde mest vaghijes Sctura sit me gni vasc : – Vasc, s’am sit t’im ; Cu mi more ti ato sii ? – U t’i voda e t’i rbeva, Ngo mi pa gnacun gneri, Mo re gni sog. piz i verd Mori, sog, amicu jim, Mori mus t’e cali, sog, Se u ti bai gno cagiaghe, Ncaggia c’art u bai ti rric, Uj cristalli bai ti pic, Schajurelle ede triggoi. Versioni italian : Gioja, gioja, ragazza, al ballo : Andava anch’io a quel ballo, In mezzo al ballo Gettai gli occhi ad una fianciulla. – Fianciulla, dammi gli occhi miei, Dove mi prendesti tu gli occhi ? – Io te li rubai e li nascosi, Nè alcun uomo mi vide, Sole mi vide un uccello dal becco giallo : Oh ! uccello, amico moi, Oh ! uccello, non dirlo a nessuno ; Perchè io ti faro una bella gabbia Ed in gabbia d’oro ti faro stare, Ti faro bere acqua cristallina E grano fino ti mandero Versioni arbëresh : – Guign te ses e guign ti bard, Guign te ses cca Manipuja Mi cheni par trimin t’im ? – U te e pe te a ato putiga. – Mos m’e pe siccio me blei ? – Ai ti blei gni ragg drappi. – Vaft mot ede nga vit, E me pruft ti bucarit ! Versioni italian : – Ulivo nero e olivo bianco, Olivo nero di Manipuglia, Aveto visto il mio inamorato ? – Io l’ho visto a quelle botteghe. – Hai tu visto quello che mi comprava ? Ei ti comprava une gonna di seta. Ch’ei possa andare quest’anno ed ogni anno, E mi porti delle cose belle . https://www.darsiani.com/la-gazette/la-calabria-1889-kenget-origjinale-arbereshe-te-san-nicola-dell-alto-botuar-ne-revisten-kalabreze/.

  • Dikur konsiderohej femra më e bukur në botë, aktorja që la Hollywoodin për t’i rritur fëmijët

    Dikur konsiderohej femra më e bukur në botë, aktorja që la Hollywoodin për t’i rritur fëmijët “Training Day”, “2 Fast 2 Furious”, “Hitch”, “We Own the Night”, “Ghost Rider”, janë vetëm disa nga projektet në të cilat Eva Mendes u bë e famshme me rolet e saj në Hollywood. Por ajo më pas vendosi për t’u fokusuar te fëmijët që ajo ka me Ryan Goslingun. Lexo Edhe: Mendes zbuloi se do të kthehej në Hollywood vetëm nëse do të kishte role të mira për të. Roli i nënës iu duk më i rëndësishëm se ai i ekraneve, por edhe pse iu përkushtua fëmijëve, ajo vazhdoi ta zhvillonte karrierën në një drejtim tjetër. Kështu ajo u bë drejtoreshë kreative e markës kozmetike CIRCA Beauty, ndërsa tani ka publikuar librin e saj me figura “Desi, Mami, dhe shqetësimet e pafundme”.

  • Shenjat e një arresti kardiak!

    Arresti kardiak është një gjendje e rrezikshme për jetën që ndodh kur zemra papritmas ndalon së rrahuri në mënyrë efektive. Shenjat paralajmëruese të arrestit kardiak mund të përfshijnë: Shenjat e një arresti kardiak! Humbja e papritur e vetëdijes – personi mund të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet pa paralajmërim. Mosreagimi – personi nuk reagon kur i flitet ose preket. Ndalimi i frymëmarrjes ose frymëmarrje anormale – personi mund të ndalojë së marrë frymë ose të ketë frymëmarrje të çrregullt. Filmi i Robert Budinës shkon në Oscar! Pulsi i padukshëm – pulsi nuk mund të ndjehet në zona të zakonshme si te kyçi i dorës ose te qafa. Ngjyra e lëkurës – lëkura mund të bëhet e zbehtë ose me ngjyrë të kaltër për shkak të mungesës së oksigjenit. Dhembje në gjoks ose ndjesi presioni para incidentit – ndonjëherë individët mund të ndiejnë dhimbje të forta në gjoks pak përpara arrestit kardiak. Arresti kardiak kërkon ndërhyrje të menjëhershme me CPR dhe, nëse është e mundur, përdorimin e një defibrilatori për të rikthyer funksionin normal të zemrës.

  • Microsoft: Përdorimi i AI përmirëson punën dhe kursen kohën e punonjësveschedule

    Punonjësit që merren me sigurinë kibernetike, zhvillimin e produkteve, shitjet, mbështetjen teknike, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun, kursejnë më shumë kohë në ditë duke përdorur inteligjencën artificiale, sipas rezultateve të hulumtimit nga Microsoft. Sipas hulumtimit mbi profesionet që aktualisht përfitojnë më shumë nga përdorimi i inteligjencës artificiale në formën e përmirësimit të punës së tyre në detyrat e përditshme, përdorimi i AI ofron një mundësi për inovacion dhe zvogëlon sasinë e punës së përsëritur, njoftoi kompania. Hulumtimet kanë treguar se kur përdoruesit e një mjeti AI njohin një kursim ditor 11-minutësh në kohë, ata fillojnë të shohin vlerën e tij dhe të krijojnë një zakon për ta përdorur atë. Më shumë se gjysma e të rinjve të anketuar treguan se teknologjitë e reja ishin kyçe për vendimet e tyre për karrierën, duke treguar se në të ardhmen e afërt aftësitë e AI dhe aksesi në ato aftësi do të jenë çelësi për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve më të mirë. Drejtori i Microsoft Adriatica, Kalin Dimçev, theksoi se inteligjenca artificiale vazhdon të formësojë industritë dhe të ripërcaktojë mënyrën se si mendohet për teknologjinë, por edhe se pavarësisht se vlerat e saj njihen lehtësisht, nuk ka një strategji formale për aplikimin e inteligjenca artificiale në organizata, e cila çon në përdorimin e mjeteve personale të AI nga punonjësit dhe mund të rrezikojë sigurinë dhe privatësinë. “Është thelbësore që kompanitë të zbatojnë mjete të standardizuara të AI të gatshme për përdorim në mjedisin e punës dhe të ofrojnë trajnime për punonjësit në mënyrë që të sigurojnë përdorimin e sigurt dhe efektiv të inteligjencës artificiale”, tha Dimçev./abcnews.al

  • Sofia Loren sharmi i përjetshëm

    Sofia Loren sharmi i përjetshëm 21 Shtator, 2023 15:19 Madhësia e tekstit: Ajo është aktorja italiane më e vlerësuar dhe më e njohur në të gjithë botë. Sofia Loren, e lindur në Romë më 20 shtator 1934, por e rritur në Pozzuoli, mbush sot 89 vjeçe, por duket se nuk e ka humbur aspak atmosferën e sharmit dhe të së vërtetës që e ka dalluar gjithmonë, shkruan corriere.it . ”Çdo mëngjes, kur zgjohem, jam gjithmonë vajza nga Pozzuoli”, thotë ajo, pavarësisht se në karrierën e saj të gjatë ka marrë dy Oscar, pesë Golden Globes, një yll në bulevardin e Hollivudit ”Walk of Fame” dhe një seri të pafundme çmimesh ndërkombëtare. Një jetë për kinemanë, e karakterizuar edhe nga një dashuri e madhe për ushqimin e mirë. Në fakt, gjatë jetës së saj ajo botoi dy libra me receta kuzhine. ”In cucina con amore” (Rizzoli), botuar për herë të parë në vitin 1971 dhe ”Ricordi e Ricette” (Gremese Editore ), një vëllim i vitit 1999 që mbledh 100 nga pjatat e saj të preferuara. Preferencat? S’ka nevojë të thuhen. Janë ato të traditës italiane dhe, në veçanti, napolitane, pasi pjatat e saj të preferuara mbeten ato të gjyshes së saj, Luisa.

  • Jeta përrallore e Sophia Loren në revistën ‘Life’ , në vitin 1964 (FOTO)

    Jeta përrallore e Sophia Loren në revistën ‘Life’ , në vitin 1964 (FOTO) 20 Shtator, 2024 - 12:10 pm Featured Image facebook sharing button twitter sharing button pinterest sharing button email sharing button sharethis sharing button Autori i fotografive është Alfred Eisenstaedt. Gjatë miqësisë së tyre, Eisenstaedt i ka bërë fotografi të panumërta aktores fituese të çmimit Oskar, shumica e të cilave nuk ishin të destinuara për publikim. “Eisie duhet të më ketë bërë mijëra foto, të cilat askush nuk i ka parë ­, ka thënë Loren për revistën LIFE, e cila ka publikuar një seri të portreteve më të mira të Loren të shkrepura nga Eisenstaedt, në periudhën më të bukur të famës së saj botërore. “Kur kam takuar Eisie”, Loren kujton, “ishte me të vërtetë një dashuri me shikim të parë. Ai u bë hija ime. Por ai kurrë nuk u përpoq të ndërhyjë në jetën time. Jo, ai vetëm vazhdoi të shkrepë dhe të qeshë, dhe ishte i lumtur vetëm të ishte me mua – ashtu si dhe unë që isha me të! Më mungon. Unë nuk mendoj se Sofia Loren merr kredi të mjaftueshme si një ikonë e ekranit të shekullit XX. Suksesi, bukuria dhe fama mund të rivalizoheshin me legjendat Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot. Ndërsa talenti i Monroe & Bardo ishin të diskutueshme, Sofia Loren ka fituar 50 çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë një Oskar për aktoren më të mirë grua, një çmim Golden Globe, Grammy Award, BAFTA dhe Laurel Award. Ndryshe nga kolegët e saj, aktoret simbol seksi të ditës që shkuan nga një Playboy në një tjetër, Sofia Loren i’u dha jetës bashkëshortore nga mosha 22 vjeç, producentin e famshëm italian të filmit, Carlo Ponti, jo pak, por deri në vdekjen e tij 50 vjet më vonë. Kur u pyetën nëse ajo do të martohej përsëri, si një romantike e vërtetë ajo u përgjigj: “Jo, kurrë përsëri. Do ta kem të pamundur të dua dikën tjetër “. Fotot e publikuara janë realizuar në verën e vitit 1964 nga fotografi i revistës LIFE, Alfred Eisenstaedt, i cili ka vizituar Sofia Loren në shtëpinë e saj mahnitëse në periferi të Romë, ku ajo jetonte me bashkëshortin. / KultPlus.com

  • DULCINEA DEL TOBOSO "Që flokët e saj janë prej floriri, balli i saj nga fushat elisiane, vetullat e saj si harqe qielli.

    DULCINEA DEL TOBOSO "Që flokët e saj janë prej floriri, balli i saj nga fushat elisiane, vetullat e saj si harqe qielli, sytë e saj vetëm ti shohësh faqet rozë, buzët korale, dhëmbët me perla, qafa alabastri, gjoksi i saj mermer, duart prej fildishi, borë e bardhë." Don Kishoti de la Mancha. Kapitulli XIII (pjesa e parë). Miguel de Cervantes Saavedra (Spanjë, 1547-1616) . Dulcinea del Toboso është një personazh imagjinar nga romani Don Kishoti de la Mancha. Grua imagjinare dhe perfekte. Dulcinea është mishërimi i "Bukurisë dhe virtytit". Nuk e kuptojmë kurrë këndvështrimin e saj, pasi ajo as nuk flet dhe nuk shfaqet “personalisht” në roman, megjithatë emri i saj përmendet aq shumë në vepër dhe evokohet aq shumë sa konsiderohet si personazh shtesë. . Miguel de Cervantes Saavedra (Alcalá de Henares, Spanjë, 1547 - Madrid, 1616) Shkrimtar spanjoll, autor i Don Kishoti de la Mancha (1605 dhe 1615), një vepër në krye të letërsisë universale. Fama e pamasë e këtij libri të pavdekshëm, që nis nga parodia e zhanrit kalorësiak për të nxjerrë një portret të mrekullueshëm të idealeve dhe prozaizmave që bashkëjetojnë në shpirtin njerëzor, na ka bërë të harrojmë ekzistencën gjithmonë të pasigurt dhe të rastësishme të autorit, i cili ka as që nxori nga varfëria suksesin verbues të Kishotit, të kompozuar në vitet e fundit të jetës së tij.

  • Sekreti i Van Gogh tek ‘Nata me yje’, çfarë zbuluan shkencëtarët për veprën artistike të vitit 1889

    Sekreti i Van Gogh tek ‘Nata me yje’, çfarë zbuluan shkencëtarët për veprën artistike të vitit 1889 20 Shtator, 2024 - 5:00 pm Featured Image facebook sharing button twitter sharing button pinterest sharing button email sharing button sharethis sharing button Van Gogh krijoi një vepër mbresëlënëse, megjithëse pësoi dhimbje të thella emocionale. Disa nga pikturat e tij zbulojnë shumë për gjendjen shpirtërore dhe për personalitetin e tij në përgjithësi. Një pikturë ikonë që shpreh agoninë dhe gjenialitetin e artistit është “Nata me Yje e vitit 1889. Kjo vepër për shkencëtarëve është jashtëzakonisht në përputhje me parimet astronomike të qiellit tonë. Çka lë të nënkuptohet ose më saktë të aludohet se piktori ishte shumë përpara mendjeve shkencore të shekullit të 19-të. Furçat e bojës së Van Gogh-ut duket se llogaritën pikat e rrjedhjes së barabartë të ajrit, të njohura si turbulenca, që do të shkaktonin ndryshime në pamjen vizuale të qiellit të natës. E çuditshme, por edhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë se si ai kishte pikturuar veprën e gjallë të dritës së qiellit në një studio pa dritë. Studimi, ka identifikuar atë që shkencëtarët e përshkruajnë si një “turbulencë të fshehur” brenda stilit yjor të van Gogh. Artisti duket se ka kompensuar për parimet në dinamikën e lëngjeve që nuk u shfaqën për pothuajse 100 vjet më vonë, siç është një shkallë për lëvizjet e energjisë ajrore të projektuar nga matematicieni George Batchelor në 1959. Autorët aktualë të studimit ekzaminuan lloje të ndryshme të goditjeve të penelit në telajo, në rrethana të ngjashme si gjethet që fluturojnë në erë për të klasifikuar kushtet atmosferike të erës si forma dhe energjia e saj. Faktorë të tjerë në lidhje me shkëlqimin brenda ngjyrave të ndryshme të bojës u ekzaminuan gjithashtu në lidhje me energjinë e lëvizjes. Ajo që shkencëtarët mësuar nga vështrimi i 14 formave rrotulluese të “Nata me Yje”, ishte se piktori kishte një lidhje të çuditshme me lëvizjen e tokës dhe qiellit tonë natyror./KultPlus.com

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page