top of page

Search this site

Results found for empty search

  • Studim. Një qasje ndërdisiplinore dhe polemike mbi shumëzërëshin lab Nga Laureta Petoshati

    Një qasje ndërdisiplinore dhe polemike mbi shumëzërëshin lab Nga Laureta Petoshati 1. Shtysa për një studim ndryshe mbi polifoninë Shtysën për të hedhur në letër një studim ndryshe mbi polifoninë, ma kanë dhënë shumë intervista që u kam bërë këngëtarëve dhe sidomos bardëve të polifonisë. Dhe nuk kanë qenë pak duke filluar nga intervista nëpër gazeta si ato me Lefter Çipën, Feti Brahimin, Golik Jaupin, Nazif Çelën, Vasil Serën dhe Pirro Bregun e deri ato televizive në emisionin Hea të drejtuar nga unë në Tv 6+1 Vlora me bilbilat e polifonisë si Tomorr Lelo, Vendim Kapaj, Namik Jahaj, Bukurie Selimaj, deri tek më të rinjtë si Fatjon Hyseni, Shon Malaj, Fabio Rapushaj, Orkida Hysaj, Androneda Çaushllari, Flavia Rusi, etj. Kur me të gjithë këta këngëtarë të polifonisë uleshim për ndonjë kafe mbas intervistave, e kisha si një pyetje, apo kërshëri të brendëshme të pyesja : Pse thonë që kur këndojnë labët, bie shi? Disa thonin se nga këndvështrimi antropologjik, shprehja popullore “kur këndojnë labët polifoni, bie shi” lidhet me marrëdhënien e hershme mes zërit njerëzor dhe natyrës. Kur polifonia këndohej nga shumë zëra të sinkronizuar, krijohej një ndjesi dridhjeje e përbashkët, që në imagjinatën popullore perceptohej si fuqi që i drejtohej qiellit. Disa të tjerë si studenti i regjisurës Fabio Rapushaj mendonin se zërat në polifoni, marrësi, kthyesi dhe isoja, ndërtojnë një strukturë që i ngjan cikleve natyrore: hapje, rrjedhje dhe qëndrueshmëri. Kjo ngjashmëri simbolike me shiun bëri që, sa herë kënga përkonte me reshje, lidhja të ngulitej në kujtesën kulturore. Pra, shprehja nuk përshkruan një shkak fizik, por një besim kulturor, ku kënga shihet si ndërmjetëse mes njeriut dhe natyrës, dhe polifonia labe si gjuhë që flet me qiellin. Por dëshmia e Vendim Kapaj për çastin e krijimit të këngës “Janinës ç’i panë sytë” nga Feti Brahimi më bëri që ti futem një studimi tjetër, ndryshe nga ai i etnomuzikologëve të shquar shqiptarë si Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Çesk Zadeja, Spiro Shituni, Kosta Loli, Zhani Ciko, Aleksandër Peçi, Limoz Disdari, Fitim Çaushi, Sokol Shupo, Piro Misa, Hysen Filja, etj. 2. Qëndrimi im metodologjik Si dashamirëse e këngës labe, si njeri i letrave dhe mbi të gjitha si inxhiniere hidroteknike, e ndiej të domosdoshme të ndërhyj në debatin mbi origjinën e kësaj tradite muzikore jo për ta zbukuruar atë me mite, por për ta mbrojtur nga reduktime teorike që, megjithëse të veshura me autoritet akademik, nuk i rezistojnë analizës ndërdisiplinore. Ashtu si një njeri mund të vizitohet nga mjeku dhe të studiohet në çdo detaj, me aparatura që matin shenjat jetësore, rrahjet e zemrës, ADN-në, apo të zbulohet mosha e eshtrave të tij shumëshekullore nën tokë me Carbonin C14 , ashtu edhe polifonia mund të analizohet në mënyrë ndërdisiplinore. Nuk është thjesht tingull i bukur, por çdo zë ka frekuencën, ritmin dhe karakterin e vet, që mund të studiohen si fenomen fizik dhe matematikor. Strukturat melodike dhe harmonike mund të zbërthehen nga teoria muzikore, ndërsa dimensioni social dhe antropologjik tregon sesi këngët dhe zërat pasqyrojnë kulturën, emocionet dhe jetën kolektive të komunitetit. Dirigjenti Kurt Pahlen, një muzikolog dhe kompozitor i famshëm austriak, u pyet një herë se si do ta përkufizonte muzikën. Ai tha se pyetja e kishte habitur, por për të mos e lënë pa përgjigje, tha: “Për njerëzit e zakonshëm muzika është një fenomen akustik; për profesionistët, është një problem teknik melodie, harmonie dhe ritmi; por për ata që e duan vërtet me gjithë zemër, muzika është një shprehje e shpirtit, e cila mund të na ngrejë në pafundësi dhe që përmban të gjitha ndjenjat njerëzore.” Në këtë kuptim, polifonia nuk është vetëm kombinim tingujsh, por një organizëm muzikor i gjallë, ku secili zë është si një “shenjë jete” që bashkohet me të tjerët për të krijuar një tërësi më të madhe dhe shpirtërore. Polifonia nuk është vetëm trashëgimi shpirtërore dhe kulturore, por ajo është një fenomen gjithëpërfshirës dhe ndërdisiplinor. Që nga Pitagora, muzika është kuptuar si marrëdhënie midis tingullit, numrit dhe harmonisë. Polifonia e shfaq këtë lidhje në formën më të gjallë: bashkëjetesën e zërave në kohë reale. Ajo integron etnomuzikologjinë, antropologjinë, fizikën dhe inxhinierinë akustike dhe jo vetëm, ku secili zë ka frekuencën dhe rolin e vet, ndërsa isoja formon një fushë rezonance që stabilizon melodinë dhe krijon harmoni kolektive. Polifonia, që në Labëri quhet “labçe vënçe” lindi nga nevoja njerëzore për komunikim, bashkëpunim dhe shprehje estetike, duke ndërthurur artin, natyrën dhe ligjet e tingullit në një përvojë shekullore të rafinuar. Të analizosh polifoninë shkencërisht nuk e zbeh, përkundrazi e bën atë më të kuptueshme dhe traditën më të gjallë. Ashtu si një mjek që kupton historinë e trupit nga çdo matje, studiuesi i polifonisë mund të zbulojë harmoninë e plotë, shpirtin kolektiv dhe trashëgiminë që ajo përçon. Në fund, për ata që e ndiejnë thellë, polifonia bëhet një përvojë shpirtërore: një ngjitje mbi individualitetin dhe një dialog i drejtpërdrejtë me komunitetin dhe me historinë. Ajo është jo vetëm muzikë, por një shprehje e ndjenjës njerëzore dhe e pafundësisë së shpirtit. 3. Polifonia shqiptare dhe parimi i muzikës si imitim i natyrës Parimi se muzika është imitim i natyrës përbën një nga bazat më të hershme të mendimit estetik. Që nga shkolla pitagorike, ku raportet harmonike të tingujve kuptoheshin si shprehje e rendit kozmik (Huffman, 1993), e deri te Platoni dhe Aristoteli, muzika është konceptuar si një formë organizimi tingullor që pasqyron ligjet e natyrës përmes ritmit, melodisë dhe harmonisë. Ky parim nuk i referohet imitimit mimetik të zhurmave natyrore, por riprodhimit të strukturave të brendshme që rregullojnë ekuilibrin dhe lëvizjen. Në këtë traditë mendimesh vendoset edhe reflektimi i Ludëig van Beethovenit, i cili e shihte natyrën si burimin themelor të frymëzimit muzikor. Në shënimet e tij mbi Simfoninë e Gjashtë, “Pastorale”, Beethoveni thekson se muzika e tij nuk synon përshkrimin e drejtpërdrejtë të natyrës, por shprehjen e ndjenjave të zgjuara prej saj (Anderson, 1961). Një qasje e ngjashme vërehet edhe te Ennio Morricone, i cili e koncepton tingullin si lindje nga heshtja dhe muzikën si zbulim të një pranie tashmë ekzistuese në natyrë dhe në përvojën njerëzore (Morricone, 2016). Polifonia shqiptare përfaqëson një dëshmi të gjallë të këtij parimi në një traditë muzikore orale. E zhvilluar pa nota të shkruara dhe pa teori formale, ajo mbështetet në dëgjimin kolektiv dhe në transmetimin e një mendimi muzikor intuitiv. Struktura e saj bazë, me marrësin, kthyesin dhe ison, pasqyron modele natyrore të thirrjes dhe përgjigjes, si dhe nevojën për një bazë të qëndrueshme akustike mbi të cilën zhvillohet veprimi melodik (Tirta, 2004). Ajo që tërheq vëmendjen është çasti i frymëzimit të bardëve të polifonisë: mënyra se si lind ideja muzikore dhe si artikulohet melodia, jo si imitim mekanik i natyrës, por si një përkthim estetik i zërave të saj. Tingujt nuk riprodhojnë natyrën. Ata e përvetësojnë dhe e shndërrojnë në strukturë muzikore. Kënga labe nuk është thjesht muzikë; ajo është poezi në tinguj, një mënyrë për të shprehur atë që nuk thuhet me fjalë. Meloditë e jashtëzakonshme, si “Zogë e Gjirokastrës,” me zërin si zefir të Malvina Likaj kanë një dridhje që prek shpirtin dhe duken si melodi eterike, melankolike, magjepsëse të ngjashme me zefirin e agimit. Të tilla janë dhe shumë këngë të grupit “Ergjëria” si “Vito të kam silloinë”, “Trëndelinat vergje vergje”, “Xullufeja pëndë korbi”, apo kënga “Cinxërfile” e grupit të Armenit, etj. Madje ka këngë kryesisht epike ku thirrjet e larta brenda këngës, kryesisht nga kthyesi, si “apa-pa-pa-pa” duken si goditje rrufeje me thyerjen ritmike të saj, ndërsa “hajde de” shfaqet edhe si jehonë e hapësirës. Isoja, shpesh herë funksionon si fryma e erës: një vazhdimësi e pandërprerë zanore që mban gjallë trupin e këngës. Në raste të tjera, ngjan si një gurgullimë apo një këngë zogu, apo bilbili, ndërsa diku tjetër duket e thellë si shpellë, një shprehje vokale e njohur në Labëri , ku tingulli pulson dhe rikthehet, sikur buron drejtpërdrejt nga gryka dhe fryma e këngëtarëve, duke dëshmuar një marrëdhënie organike mes trupit njerëzor dhe peizazhit zanor. Isoja, si element dallues i polifonisë shqiptare, nuk përmbush vetëm një funksion harmonik, por krijon një fushë të vazhdueshme tingullore që garanton ekuilibrin mes zërave. Studiues si Sugarman (1997) e kanë interpretuar atë si shprehje të subjektit kolektiv, ndërsa nga një këndvështrim strukturor ajo mund të lexohet si analogji muzikore e qëndrueshmërisë natyrore, e cila i jep kuptim lëvizjes dhe ndryshimit. Në këtë aspekt, isoja përkon me konceptin e “heshtjes aktive” në mendimin modern muzikor, ku qëndrueshmëria akustike është burim kuptimi. Siç theksohet edhe në dokumentacionin e UNESCO-s, polifonia shqiptare ruan gjurmë të një mendimi muzikor arkaik, ku muzika, natyra dhe bashkësia përbëjnë një njësi të pandashme (UNESCO, 2005). Ajo nuk imiton natyrën në mënyrë përshkruese, por riprodhon rendin e saj të brendshëm: ekuilibrin mes individuales dhe kolektives, stabilitetin dhe lëvizjen. Për këtë arsye, polifonia shqiptare përfaqëson jo vetëm një pasuri kombëtare, por edhe një dëshmi me vlerë universale për të kuptuar muzikën si shprehje të ligjeve natyrore në tingull. 4. Labçe–vënçe, shumëzërëshi i Labërisë si fenomen vibrues Universi nuk është një strukturë statike, por një sistem dinamik në lëvizje të pandërprerë. Në themel të kësaj lëvizjeje qëndron vibrimi: çdo njësi e realitetit, nga grimcat subatomike deri te trupat qiellorë, shfaqet si proces dridhjeje dhe frekuence. Ky fakt nuk përbën vetëm një metaforë filozofike, por një parim të verifikueshëm shkencërisht, i pranishëm në fizikën moderne, veçanërisht në mekanikën kuantike dhe akustikë, ku materia përkufizohet si energji e organizuar në gjendje vibruese. I ashtuquajturi Ligj i Vibrimit shpreh pikërisht këtë parim universal: çdo formë ekzistence zotëron një frekuencë të vetën dhe ndërvepron me botën përmes rezonancës. Tingulli, zëri dhe muzika janë shfaqje të drejtpërdrejta të këtij ligji, pasi ato përkthejnë vibrimin fizik në përvojë të ndjeshme dhe kuptimore. Në këtë kuptim, muzika nuk është thjesht art, por një mënyrë themelore e komunikimit midis njeriut dhe rendit natyror. Në këtë horizont ku shkenca dhe përjetimi shpirtëror takohen, polifonia labe shfaqet si një formë e veçantë e ndërveprimit vibrues midis njeriut dhe natyrës. Duket sikur shpirti i labit dhe ritmi i mjedisit përreth janë në dialog të vazhdueshëm, ku melodia njerëzore pasqyron pulsimin e tokës, të erës dhe të shiut. Vetë gjuha shqipe, në strukturën e saj fonetike, ruan gjurmë të këtij raporti parësor me natyrën, ku fjalë si shi apo bubullimë nuk janë vetëm emërtime, por imitime tingullore të fenomeneve natyrore, pra forma gjuhësore të vibrimit. Kënga labe, në thelbin e saj, nuk ka qenë thjesht shprehje estetike apo argëtuese, por një akt komunikimi ontologjik. Ajo funksiononte si një gjuhë ndërmjetëse përmes së cilës njeriu i Labërisë i drejtohej krijimit dhe krijuesit, duke ndjekur të njëjtën logjikë vibrimi me të cilën natyra shfaqte veten. Në këtë mënyrë, kënga bëhej rezonancë: një përputhje frekuencash midis njeriut, mjedisit dhe një rendi më të lartë, ku zëri njerëzor shndërrohej në mjet lidhës midis tokësores dhe kozmikes dhe banorët e quajtën këtë vibrim, këtë shumëzërësh labçe-vënçe. Kur themi për labçe-vënçe, po flasim për mënyrën se si labët e përjetojnë, e kuptojnë dhe jetojnë polifoninë e tyre. Nuk është thjesht një emër folklorik, por një mënyrë autentike e vibrimit të shpirtit, e ruajtjes së identitetit dhe truallit ku lind kjo këngë, ky vibrim hyjnor. Kur kënga labe arrin pikën e saj kulmore, ajo bëhet një valë universale. Kjo gjë ndodh me këngët “Cili je ti more burrë”, “Hamid Guga një pëllëmbë”, “Dil Pasha se jam për udhë”, “Vajzë e valëve”, “Lule Naim Shqipëria”, apo “Po flet jugu me verinë” këndohen jo vetëm për tingull, por për të thirrur ndjenjat, për t’i dhënë formë emocioneve që janë gati të shpërthejnë. Kot nuk thonë në Labëri “më dridhet shpirti”, apo “më dridhet mishi” kur e dëgjoj këtë këngë. Madje kur kënga shoqërohet me valle, vibrimi i hapave është më i fortë, më kumbues. Vibrimi është më tokë, qiell e shpirt. Polifonia këndohet dhe mësohet me pjesëmarrje dhe ndijim, jo me shkrim. Kënga nuk i përket individit, por grupit, dhe lidhet fort me tokën, gjuhën dhe historinë e Labërisë. Kështu, labçe-vënçe ruan gjallërinë dhe autenticitetin e polifonisë si emocion vibrues i përjetuar nga komuniteti. 5. Mjeshtri Vendim Kapaj: dëshmi nga brenda traditës Një dëshmi me vlerë të veçantë është ajo e Vendim Kapajt, mjeshtër i fyellit të Labërisë, i cili ka pohuar publikisht se Feti Brahimi e krijoi këngën labe “Janinës ç’i panë sytë” ndërsa ishte duke prashitur misrin në kooperativë, pranë një lumi, në një moment kur dëgjohej gurgullima e ujit dhe shiu ende nuk kishte nisur. Ky rrëfim ka rëndësi të jashtëzakonshme shkencore, sepse tregon aktin krijues në kushtet reale të mjedisit, jo në skena, jo në kisha, jo nga mitet. Kënga lind gjatë punës, në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën dhe ujin. Feti Brahimi nuk imiton zhurma, as mite. Ai përthith një gjendje mjedisore: ritmin e punës, gurgullimën e ujit, heshtjen para shiut. Kënga lind si përgjigje e brendshme e trupit ndaj këtij ekuilibri natyror. Si inxhiniere hidroteknike, e konsideroj këtë gjë thelbësore. Uji krijon ritëm, vazhdimësi dhe rezonancë. Ai nuk kopjohet, por ndikon në sistemin nervor dhe perceptimin akustik. Kënga është përkthim njerëzor i këtij ritmi, jo imitimi i tij. 6. Ligji i Schumann-it dhe pulsi i Tokës Ligji i Schumann-it përshkruan rezonancën elektromagnetike të Tokës, me frekuencë bazë rreth 7.83 Hz. Kjo rezonancë nuk është mistike, por fizike. Ajo përfaqëson pulsin konstant të planetit. Njeriu është organizëm bioelektrik. Trupi reagon ndaj fushave elektromagnetike dhe ndryshimeve atmosferike. Para shiut, presioni bie, ajri bëhet më i dendur dhe tingulli përhapet ndryshe. Këto kushte ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin dhe perceptimin e zërit. Kënga labe nuk “mat” Schumann-in, por harmonizohet intuitivisht me këtë ritëm natyror. Isoja krijon një fushë rezonante ku trupi njerëzor bëhet pjesë e pulsit të Tokës 7. Para shiut: momenti kyç Para se të bjerë shiu, ajri ndryshon dhe gjithçka duket e ndjeshme. Drita bëhet më e zbehtë, heshtja më e thellë, dhe çdo tingull duket se pret të gjejë rrugën drejt shpirtit. Labëria e ka ditur këtë prej shekujsh: kur presioni i ajrit bie dhe lagështia rritet, zëri ngrihet nga brendësia e njeriut, jo vetëm nga goja. Tingujt labë bëhen dridhje që depërtojnë pingul në hapësirë, lidhin tokën me qiellin, shpirtin me universin. Nuk është rastësi që shumë këngë të fuqishme labe lidhen me momentin para shiut. Ky është çasti kur natyra është në pritje, kur gjithçka është e tendosur, por ende e heshtur. Zëri njerëzor ngrihet vertikalisht, “pingul”, dhe krijon ndjesinë e lidhjes mes tokës dhe qiellit. Kjo nuk është metaforë poetike, por përvojë fizike dhe psikofiziologjike. Kur tingujt ngrihen perpendikular, njeriu ndien një lidhje të drejtpërdrejtë me universin. Çdo pikë shiu duket si vulë mbi atë harmoni. Nuk është rastësi që shiu vjen pas këngës; ai nuk bie vetëm për shkak të motit, por për shkak se atmosfera, frekuencat dhe dridhjet e zërit janë futur në të njëjtin ritëm. Ai është përgjigje, jo rastësi, dhe vulos lidhjen e lashtë midis njeriut, zërit dhe tokës. Nga ana antropologjike, kjo ka kuptim të madh. Labëria ka jetuar gjithmonë në përputhje me natyrën dhe ka përdorur këngën si mënyrë për të rregulluar emocionet kolektive. Kur kënga arrin frekuencën 963, ajo pushon së qeni thjesht tingull, por ajo bëhet valë që përputhet me pulsin e Tokës, me atë rezonancë të lashtë që shkencëtarët e quajnë ligji i Schumann, 7.83 Hz. Në këtë harmonizim, ndjeshmëria emocionale zgjohet, dhe njerëzit e ndjeshëm, si poetët labe, e ndiejnë thellë momentin para shiut. Tingujt perpendikular të zërit ngrihen vertikalisht, depërtojnë mbi fushën e ndjenjave dhe prekin çdo qelizë të trupit. Kënga “Janinës ç’i panë sytë” e krijuar para shiut nga Feti Brahimi, është interpretuar jo vetëm nga grupi i Lapardhasë, por dhe nga grupet dhe profesorët e huaj, si gjermanë, francezë, anglezë, etj. Ajo nuk është thjesht këngë, as thjesht performancë. E kënduar prej të huajve kjo këngë e lindur në këtë truall të Labërisë, është shndërruar në një dialog midis kulturave, midis njeriut dhe qiellit. Tingulli ngrihet perpendicular, prek trupin dhe shpirtin, harmonizohet me frekuencën e Zotit dhe pulsin e Tokës, dhe krijon një moment kur emocioni bëhet përvojë kolektive. Tingujt perpendikular, harmonitë e jashtëzakonshme dhe frekuenca 963 janë një rrjedhë e përbashkët: një simfoni ku kultura, ndjenja dhe natyra bëhen një. Jo më kot shumëzërëshi ynë është tashmë vlerë e njerëzimit. 8. Vajtimi si burim i këngës Kënga “Janinës ç’i panë sytë” ka qënë dikur vajtim, por Feti Brahimi i dha tjetër frymë. Shumë këngë labe lindin nga vajtimi. Dhimbja kërkon formë të qëndrueshme për të mos u shpërbërë. Kënga është forma e duhur. Kjo është një dukuri universale antropologjike, por në Labëri ajo ruajti formën e saj më të pastër. Vajtimi është proto-këngë, jo imitim, jo huazim. Por ka edhe një dimension më të thellë: disa ligjërime në vajtime të Labërisë janë kthyer me shekuj në këngë të përjetshme. Ligjërimet e dhimbjes, të artikuluara në formë ritmike dhe melodike, u shndërruan gradualisht në këngë. Vajtimi nuk është imitim, por transformim emocional në tingull. Këngë të tilla janë : “Dil moj bejko në bedena”, treshja e Dukatit me këngët “O Sinan Labi o lule”, “Moj Maro moj Marinë”, “Petoshatë një ulërimë”, apo kënga “Meço palla” e grupit të Tepelenës, ku fjalët: “e dija lisi me hije/ dhe i vdekur do më vije”, janë më drithëruese në këngë se në vajtim. Fjalët e dhimbjes, mallit dhe pritjes janë shkrirë në tinguj që ngrihen pingul mbi hapësirë, duke u bërë pjesë e rezonancës së shpirtit. Ato nuk këndohen vetëm për nostalgji, por këndohen sepse dridhja e tyre përputhet me frekuencën universale, me atë ritëm të brendshëm që njeriu dhe natyra ndajnë në heshtje. Në këtë mënyrë, vajtimet dhe këngët labçe-vënçe janë një urë mes së kaluarës dhe të tashmes, mes shpirtit të njeriut dhe pulsit të Tokës, ku në gji të saj janë ështrat e të fjeturve të përjetshëm, ndërsa mbi të, shpirtrat e tyre brenda zemrës së këngës. Kot nuk ka thënë Noli se “kur të vdes më varrosni me një këngë labe.” 9. Kundërshtimi i tezës së Eqerem Çabejt mbi zilet dhe këmborët Teza e Eqerem Çabejt, që thotë se “thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë duke e quajtur këngë barinjsh... Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund te krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive", është problematike në disa nivele. Teza e Eqerem Çabejt, sipas së cilës kënga labe mund të krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive dhe të quhet “këngë barinjsh”, është e pasaktë dhe redukton një fenomen të jashtëzakonshëm muzikor. Tingullimi polifonik i këngës labe nuk ka asnjë lidhje me zilet metalike: harmonitë dhe intervalet ndër-zanore lindin mbi ligjet fizike të frekuencës dhe bashkëveprimet natyrore të zërave, jo mbi efektet mekanike të metaleve. Megjithatë, nuk mund të mohohet se kënga përmban elemente imitative të natyrës si ato zogjve, ujërave dhe tingujve të mjedisit, por kjo është një gjuhë muzikore që buron nga perceptimi njerëzor, jo nga zilet. Historikisht, kënga labe ka ekzistuar shumë para përdorimit të zileve dhe para kategorizimit të barinjve si kategori sociale. Ajo ka origjinë thellësisht komunitare, rituale dhe muzikologjikisht e strukturuar. Përpjekjet për ta reduktuar këtë traditë në një “këngë barinjsh”, ose për ta krahasuar me tinguj metalikë janë jo vetëm historikisht të pasakta, por edhe shkencërisht të pamjaftueshme, pasi shmangin dimensionet reale të polifonisë, të ritmit dhe të ligjeve fizike të akustikës që e bëjnë këngën labe të veçantë dhe të papërsëritshme. 10. Sirenat greke: mit alegorik, jo burim muzikor Jam po aq kategorikisht kundër tezës së akademikut Vaso Tole që përpiqet të gjejë rrënjët e këngës labe te kënga e sirenave greke. Sirenat janë qenie mitologjike, jo subjekte historike. Ato nuk përfaqësojnë një praktikë reale këndimi, por një alegori filozofike mbi rrezikun e zërit të shkëputur nga komuniteti dhe arsyeja. “Kënga” e sirenave nuk është muzikë e transmetueshme. Ajo është metaforë e tundimit dhe humbjes së orientimit. Një traditë muzikore reale nuk mund të lindë nga një mit. Mitet nuk transmetojnë teknikë vokale, rol zërash, strukturë harmonike apo funksion social. Këto janë produkte të jetës komunitare, jo të imagjinatës mitike. Dallimi është thelbësor: kënga e sirenave është individuale, përvetësuese dhe shkatërruese, ndërsa kënga labe është kolektive, gjithëpërfshirëse dhe ndërtuese. Isoja labe, si bosht rezonant i këngës, është dëshmi e pakundërshtueshme e kësaj natyre komunitare. 11. Kundërshtimi ndaj derivimit bizantin Po aq problematike janë edhe teoritë e akademikut Vaso Tole që e lidhin ison labe me koralet e kishave bizantine. Muzika bizantine është monodike, e kodifikuar dhe e orientuar drejt tekstit liturgjik. Kënga labe është polifonike, e lirë në kohë dhe e orientuar drejt përjetimit emocional. Isoja nuk është sfond harmonik, por hapësirë rezonance. Ajo nuk i shërben melodisë. Ajo e mban të hapur fushën akustike ku zërat e tjerë mund të ngrihen. Kjo logjikë nuk ekziston në muzikën kishtare. 12. Qëndrim kundër termit iso-polifoni Tradita këngëtare e Labërisë është një trashëgimi e konsoliduar shumëzërëshe, e formuar nga një praktikë shekullore dhe e ndërtuar mbi role vokale të qarta dhe funksionalisht të dallueshme. Ajo shfaqet kryesisht në forma trezërëse dhe katërzërëse, ku marrësi, kthyesi dhe, kur është i pranishëm, hedhësi përbëjnë boshtin melodik dhe shprehës të këngës. Këta zëra bartin melodinë, tekstin dhe zhvillimin narrativ, duke përcaktuar identitetin muzikor të veprës. Isoja, ndonëse ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen harmonike dhe krijimin e fushës sonore, ushtron funksion shoqërues dhe mbajtës, jo drejtues. Në analizën etnomuzikologjike, zërat mbajtës ose drone konsiderohen elemente funksionale të strukturës, por jo përcaktuese të tipologjisë polifonike. Edhe studimet shqiptare e trajtojnë ison si pjesë përbërëse, por jo si element përkufizues të sistemit shumëzërësh. Në këtë kontekst, Shoqata “Labëria” vlerëson se termi “isopolifoni” nuk pasqyron plotësisht strukturën reale dhe hierarkinë funksionale të zërave në traditën labe. Qëndrimi i saj synon ruajtjen e autenticitetit dhe saktësisë shkencore në emërtimin e kësaj trashëgimie, duke respektuar logjikën e brendshme të këndimit shumëzërësh tradicional. 13. Përfundim Kënga labe nuk ka rrënjë te zilet e bagëtive, te sirenat greke apo te kishat bizantine. Ajo ka rrënjë te toka, uji, trupi dhe shpirti i Labërisë që e quan prej shekujsh labçe-vënçe. Çdo teori që e mohon këtë autoktoni është jo vetëm e gabuar shkencërisht, por edhe e padrejtë ndaj një kulture që ka ditur të dëgjojë natyrën dhe ta kthejë atë në zë njerëzor. Kënga labe është një gjuhë e Tokës e folur nga njeriu. Dhe si e tillë, ajo meriton të studiohet jo me mite dhe reduktime, por me respekt ndaj kompleksitetit të saj. 14. Referenca Anderson, E. (Ed.). (1961). The Letters of Beethoven. London: Macmillan. Aristotle. (1998). Politics (Trans. C. Lord). Chicago: University of Chicago Press. Çabej, E. (1939). Për gjenezën e literaturës shqipe. Tiranë. Hall, D. E. (2002). Musical Acoustics (3rd ed.). Pacific Grove, CA: Brooks/Cole. Huffman, C. (1993). Philolaus of Croton. Cambridge: Cambridge University Press. Morricone, E. (2016). Inseguendo quel suono. Milano: Mondadori. Pahlen, K. (1944). Historia gráfica universal de la música. Buenos Aires: Centuriones. Plato. (1997). Complete Works. Indianapolis: Hackett. Rayleigh, J. W. S. (1896). The Theory of Sound (Vols. I–II). London: Macmillan. Rossing, T. D., Moore, F. R., & Wheeler, P. A. (2002). The Science of Sound (3rd ed.). San Francisco: Addison Wesley. Schumann, W. O. (1952). Über die strahlungslosen Eigenschwingungen einer leitenden Kugel, die von einer Luftschicht und einer Ionosphärenhülle umgeben ist. Zeitschrift für Naturforschung A, 7, 149–154. Schumann, W. O., & König, H. L. (1954). Über die Beobachtung von atmosphärischen elektromagnetischen Eigenresonanzen. Naturwissenschaften, 41, 183–184. Sugarman, J. (1997). Engendering Song. Chicago: University of Chicago Press. Tirta, M. (2004). Polifonia shqiptare. Tiranë: Akademia e Shkencave. UNESCO. (2005). Albanian Iso-Polyphony. Proclamation of Masterpieces of the Oral and Intangible Heritage of Humanity. Nga: Laureta Petoshati

  • Lucia Bosè. Një Ethe e Ekspresionit Cinematografik: Nga Pasticceria Galli te Mitologjia e Ekranit.

    Rrevista Prestige #inspirationdaily #italianartist Lucia Bosè. Një Ethe e Ekspresionit Cinematografik: Nga Pasticceria Galli te Mitologjia e Ekranit. Hyrje Lucia Bosè (28 janar 1931 – 23 mars 2020) është një nga figurat më të spikatura të kinemasë italiane të shekullit të 20‑të — një trupë e shkëlqyer ku bukuria takon introspeksionin emocional, dhe ku interpretime të dukshme të ndjenja të thella ngrenë pyetje mbi natyrën humane. Në një epokë ku filmi italian po kërkonte identitetin e vet pas Luftës së Dytë Botërore, Bosè u shfaq jo vetëm si ikonë e bukurisë, por edhe si interpretese e ndjeshmërisë moderne që sfidonte format tradicionale të tregimit përmes ekraneve. Lucia lindi si Lucia Borloni në Milano, në një familje me origjinë modeste, punëtore dhe fshatare. Fëmijërinë e saj e shënoi puna e hershme , që nga mosha 12‑vjeçare ajo punoi si ndihmëse në një zyrë avokatie e më pas si shërbyese në Pasticceria Galli në Milano. Këtu, mes gurëzave të ëmbëlsirave dhe klientelës, ndodhi momenti që do ta çonte drejt fatit: vëmendja e regjisorëve dhe profesionistëve të artit, dhe më vonë fitorja e Miss Italia 1947, e cila i hapi portat e botës kinematografike. Ky fillim modest ishte më shumë se vetëm një origjinë e thjeshtë sociale , ai formësoi sensibilitetin e saj artistik: një kombinim i thjeshtësisë, introspeksionit dhe një force të brendshme që do të reflektohej në rolet e saj të mëvonshme, ku karakteret shpesh ecin në mes të botës së ëndrrave dhe realitetit të ashpër. Pa një trajnë formal shkolle aktrimi, Bosè u prezantua me kinemanë përmes një natyraliteti të pastër , një hapësirë ku duket sikur interpretimi buron direkt nga përvoja e jetës. Regjisorë si Giuseppe De Santis dhe Michelangelo Antonioni vunë re atë si një premtim të fuqishëm për rolet komplexe që kërkonin jo vetëm pamje, por një jetë të brendshme të pasur. Në fillim të viteve ’50, ajo shpejt u shndërrua nga një simbole e bukurisë në një figurë të vërtetë artistike: “Cronaca di un amore” (1950) , debutim me Antonionin ku Bosè interpretoi një femër me dëshira dhe dyshime që sfidojnë normat e kohës. “La signora senza camelie” (1953) , portret i një aktore të re që përballet me industritë e spektaklit dhe pasojat psikologjike të famës. “Death of a Cyclist” (1955) , një dramë spanjolle që kontribuoi në profilin ndërkombëtar të saj, duke treguar se Bosè mund të bartë interpretime ku filmat eksplorojnë klasat shoqërore dhe përgjegjësitë morale. Tre histori nga jeta e saj 1. Nga Pasticceria Galli te Miss Italia (1947): E re në botë, pa lidhje me botën e artit, Lucia merr pjesë në Miss Italia dhe fiton , një moment kyç që ndryshon rrjedhën e jetës së saj dhe hap derën e kinemasë. Kjo ndodh jo thjesht si ngjarje fatale, por si “shpërthim i një force të brendshme” që nuk pranon kufizime sociale. 2. Bashkëpunimi dhe sfida me Antonionin: Punimi me Antonionin reflekton një psikologji femërore komplekse në kohë kur shoqëria italiane ishte ende e lidhur me rolet tradicionale , Lucia i jep jetë personazheve që sfidojnë këto kufij. 3. Dashuria dhe ndarja nga filmi: Në mes të viteve ’50, pas suksesit të saj, Bosè njihet dhe martohet me bullfightrin spanjoll Luis Miguel Dominguín, vendoset në Spanjë dhe e ndërpret përkohësisht karrierën për të rritur familjen , një simbol i balancimit midis artit dhe rolit personal. Filmat Thelbësorë dhe Roli i Rëndësishëm Bosè interpretoi në dhjetëra filma italianë dhe ndërkombëtarë që spikasin për thellësinë e tyre psikologjike dhe dimensionet sociale që eksplorojnë. Disa prej tyre janë: Cronaca di un amore (1950) portret i një lidhjeje të ndërlikuar emocionale. La signora senza camelie (1953) — një reflexion mbi artin dhe identitetin personal. Death of a Cyclist (1955) një kritikë e ndjeshme sociale dhe estetike. Për më vonë, ajo interpretoi edhe në: L’ospite (1971) , ku trajton çështje të brendshme psikologjike dhe të përshtatjes shoqërore. Arcana (1972) , ku eksplorohen temat magjike dhe simbolike në kontekst italian. Volevo i pantaloni (1990) , një interpretim më i vonshëm që tregon evoluimin e saj artistik. ✨️✨️✨️ Çmimet, Ndikimi dhe Analiza Estetike‑Filozofike Bosè nuk u kufizua vetëm në të qënë një fytyrë ekrani , ajo solli një dimension të brendshëm, të reflektuar në mënyrë estetike dhe filozofike: 🌟 Çmimet dhe njohjet: Ajo u nderua dhe u vlerësua në festivale e retrospektiva, dhe rolet e saj ishin objekt studimi në analizat e kineastëve dhe kritikëve të filmave, duke u bërë pjesë e kanonit të filmave italianë të rëndësishëm. 🎭 Ndikimi estetik Bosè strukturonte interpretimet e saj në një hapësirë ku trupshmëria dhe mendja bashkëpunojnë: jo vetëm shfaqje emocionaliteti, por edhe një reflektim mbi çështjet e identitetit, lirisë dhe ndërgjegjjes tema që mbeten universale edhe sot. Në rolet e saj, Lucia sfidon publikun të mos identifikohet vetëm me narrativën, por të pyesë: Çfarë do të thotë të jesh i ndershëm, të jesh i lirë, të jesh “vetvetja”? një filozofi e artit që tejkalon kohën. Ndikimi i saj dje dhe sot Në dekadat e fundit, figura e Lucia Bosè është rishikuar dhe rivlerësuar jo vetëm si ikonë e kinemasë italiane, por si një kokë e mendimit artistik. Filmat e saj studiohen në shkolla kinematografike si pjesë e trashëgimisë së neorealizmit dhe modernizmit italian. Audiencat bashkëkohore gjejnë në interpretimet e saj një thellësi që sfidon stereotipat gjinorë dhe ekzistencialë një trashëgimi e gjallë që vazhdon të frymëzojë regjisorë e aktorë sot. Në fund, Lucia Bosè është një fenomene kinematografie dhe filozofike, një grua që nga skena e një pasticerie arrin të prekë eterinë e artit dhe të shpërfaqë një vizion unik të ekzistencës njerëzore. Vepra e saj mbetet një burim reflektimi dhe frymëzimi për brezat e ardhshëm të krijuesve të kinemasë.

  • “Ina Kosturi: E Para Shqiptare që Shkëlqen Botërisht.

    Rrevista Prestige #albanianartist #inspirationdaily #academiaedu “Ina Kosturi: E Para Shqiptare që Shkëlqen Botërisht në WOMCO” Konkursi Botëror Online i Muzikës (WOMCO) , një platformë ndërkombëtare online për konkurse muzike, që promovon interpretimin, kompozimin dhe krijimtarinë muzikore në disiplina të ndryshme, duke lidhur muzikantë në mbarë botën dhe duke vlerësuar talentet e shquara. Melodia Shqiptare po Përshkon Botën: Ina Kosturi në skenat Ndërkombëtare Virtuoze, Krijuese, Inspiruese: Ina Kosturi dhe udhëtimi i muzikës së saj Violinistja shqiptare Ina Kosturi, një artiste e talentuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e Arteve, vazhdon të lërë gjurmë të thella në skenën ndërkombëtare të muzikës. Si soliste, performer-composer dhe kompozitore, ajo kombinon virtuozitetin teknik me pasionin krijues, duke sjellë veprat e saj për violinë dhe orkestër në skenat më prestigjioze të botës. Suksesi i saj më i fundit vjen nga Saint-Saëns International Music Competition, pjesë e platformës botërore WOMCO në ✨️Angli, ku Ina Kosturi u vlerësua me ✨️Çmimin e Madh “Grand Award” në kategorinë Kompozim Origjinal për veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër”, duke u renditur e para në të gjitha kategoritë dhe disiplinat muzikore për sezonin 4, 2025. Kjo arritje e bën atë artistën e parë shqiptare që triumfon në këtë konkurs prestigjioz, duke vendosur muzikën shqiptare në hartën ndërkombëtare të kompozitorëve dhe interpretueseve më të njohur. Një pjesë e madhe e konkurseve sot realizohen Online, sidomos ato të kompozicionit. WOMCO është organizata botërore online e konkurseve muzikore. Ajo është një platformë për promovimin e muzikës, interpretimit krijmtarisë në disiplina të ndryshme muzikore si dhe krijmtarise muzikore. Konkursi që mban emrin e kompozitorit të madh Camille Saint – Saëns është pjesë e kësaj organizate në Angli dhe spikat për vecantitë e konkurimit. Ky konkurs fokusohet në pwrsosmwrinë e performancës muzikore, krijmtarinë dhe kërkimin akademik, cka e bën të vecantë e të rëndësishëm. Në këtë kontekst violinistja shqiptare, profesore e associuar e violinës në Universitetin e Arteve, krijuese dhe interpretuese, vlerësohet me Çmimin e Madh “Grand Award” në kategorinë. Kompozim Origjinal me veprën “Koncert për violinë dhe orkestër” në sezonin 4, 2025 të këtij konkursi. Rankohet e para në të gjithë kategoritë e disiplinat muzikore të këtij konkursi për vitin 2025. Juria prestigjioze përbëhet nga personalitete të botës muzikore të publikuara në faqen e WOMCO, ndërsa për të kuptuar nivelin mjafton të shikosh numrin tejet të kufizuar të fituesve (dy çmime të mëdha në kompozicion për katër sezonet e konkurrimit nw vitin 2025). Emrat e fituesve në kompozicion pa përmendur disiplinat e tjera janë kompozitorë veprat e të cilëve i gjen të e publikuara e interpretuara me orkestra të rëndësishme si Orkestra Simfonike e Budapestit, e shumë të tjera, të botuara nga shtëpi prestigjioze muzikore, albume e cd të publikuara suksesshëm. Përmes pjesëmarrjes globale dhe njohjes profesionale konkursi synon të mbështesë zhvillimin artistik dhe angazhimin akademik brenda komunitetit ndërkombëtar të muzikës. Saint -Saëns International Competition është pjesë e WOMCO. Ina Kosturi vjen si e para shqiptare në këto konkurse të WOMCO. Ky çmim është sukses dhe për muzikën shqiptare . Kompozitori është përfaqësues i vendit të tij nga frymëzohet, atje ku lind e pasurohet muzika e tij. Ina Kosturi, violiniste, performer -composer, profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve. Diplomuar në institucionet shqiptare dhe italiane i përkushtohet koncertizmit dhe mësimdhënies, debuton si soliste e më pas dhe si performer-composer. Ndërton një karrierë të suksesshme koncertesh, recitalesh, (rreth 40) duke performuar si soliste në skenën shqiptare, bashkëpunuar me artistë italianë, vlerësuar me cmime, me një repertor që shtrihet nga muzika e hershme deri tek ajo bashkëkohore, përfshirë literaturë standarde dhe më pak të njohura. E para shqiptare që publikon me shtëpinë e famshme vjeneze Universal Edition (prill 2024) dhe interpreton si soliste dhe performer -composer në Bosendorfer Hall, Mozarthaus Vjenë (shtator 2025) Promovohet në Winter Catalogue 2024- 2025 nga Universal Edition mes 12 kompozitorëve të përzgjedhur. Veprat e botuara me Universal Edition jane: 7 Capriccio for violin solo Violin Concerto for violin and orchestra Sonata for violin and piano. Ballade for violin and piano (dedicated to my mother Irena) Ballade for violin and piano. Duo Capriccio for violin and violoncello Greetings from Vienna for violin and piano Improvisation for violin solo Tajsi’s Song for violin and piano Si performer-composer vlerësohet me : -Golden Award dhe çmimin e dytë nw Oskar Rieding International Competition in Sllovenia (Celje) 2022, -Çmimin e tretë në Amadeus Composition Competition në Vjenë shtator 2023, -Çmimin e parë në Composition Competition në Central Academy of Arts në Maltë 2023, -Çmimin e pare në dhjetor 2023 ne “5 Swiss International Music Competition”, Lugano. - Perzgjidhet dhe performon në Music Marathon, Women Composers Festival of Hartford, Connecticut USA 2024. - Çmimin e pare në shkurt 2025 ne “9 Swiss International Music Competition”, Lugano - Çmimin e tretë dhe Honorable Mention në Arnold Rose Violin Competition Vienna, mars 2025. - Çmimin e madh në Saint – Saëns International Music Competitions Angli (WOMCO) Drejton shoqatën Bota e Artit, duke organizuar 13 edicione të festivalit. “Violinistic Greetings”, në bashkëpunim me artistë në mbarë botën. Krijimet e saj janë interpretuar në Gjermani, Serbi , USA. ✨️✨️✨️Analizë. Muzika e Ina Kosturit shfaq një harmoni mes virtuozitetit teknik dhe lirisë krijuese, duke e kthyer violinën në një medium për komunikimin e emocioneve dhe ideve abstrakte. Veprat e saj eksplorojnë raportin midis individualitetit dhe universalitetit, duke bërë që çdo performancë të rezonojë globalisht dhe të transformohet në një eksperiencë estetike dhe ekzistenciale. Suksesi ndërkombëtar është dëshmi se përkushtimi dhe pasioni artistik krijojnë kuptim që tejkalon kufijtë kohorë dhe kulturorë. Suksesi i saj thekson qartë disa cilësi të jashtëzakonshme të Ina Kosturit, dhe mund të përmbledhim kështu mesazhin që jep talenti i saj: Talenti ; Ajo zotëron një virtuozitet teknik dhe një aftësi krijuese që dallon menjëherë; nuk është thjesht teknikë, por një gjuhë artistike unike. Pasioni dhe përkushtimi ; Arritjet e saj ndërkombëtare tregojnë disiplinë të jashtëzakonshme dhe përkushtim të palëkundur në udhën e muzikës. Mendja e mprehtë dhe krijuese; Ajo kombinon mendim filozofik me interpretim artistik, duke reflektuar një inteligjencë të thellë dhe kapacitet për të konceptuar muzikën si një eksperiencë ekzistenciale. Këmbëngulja ; Pavarësisht konkurrencës globale dhe sfidave, Ina Kosturi arrin të shfaqet gjithmonë në majë, duke treguar që qëndrueshmëria dhe punë e vazhdueshme janë çelësi i suksesit. Pra, në pak fjalë: talenti i saj tregon seriozitet, mendje të mprehtë, krijimtari të thellë, dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme. Autor. Liliana Pere.

  • George Clooney 2026: Nomimi, Familja në Francë dhe Mesazhet Publike.

    Rrevista Prestige #inspirationdaily #cinemapersonality #hollywood #figure George Clooney 2026: Nomimi, Familja në Francë dhe Mesazhet Publike. George Clooney vazhdon të jetë një nga figurat më të ndikuara të Hollivudit, jo vetëm për filmat e tij, por edhe për qëndrimet publike dhe zgjedhjet personale. Janari 2026 e gjen aktorin në qendër të skenës me një nomim të rëndësishëm, ndërkohë që ai ka vendosur të jetojë në Francë me familjen dhe ka marrë shtetësinë franceze për vete dhe për fëmijët e tij. Nomimi i fundit, Golden Globes 2026 Para vetëm dy ditësh, George Clooney u nominuar për “Best Performance by a Male Actor in a Motion Picture , Musical apo Comedy” për rolin e tij në filmin Jay Kelly në ceremoninë e 83‑të Golden Globe Awards. Ai riktheu elegancën e tij Old Hollywood në tapetin e kuq, duke shfaqur një pamje bashkë me bashkëshorten Amal për herë të parë në një dekadë, dhe duke marrë vëmendjen e mediave për stilin, karizmën dhe mesazhin e tij publik. Jetesa në Francë dhe Shtetësia e Fëmijëve George dhe Amal Clooney, së bashku me binjakët Alexander dhe Ella, kanë marrë shtetësinë franceze dhe kanë zgjedhur të jetojnë në Francë, duke krijuar një mjedis privat dhe të qetë larg vëmendjes mediatike të Los Angeles‑it. Aktori shprehu lidhjen e tij me vendin edhe gjatë një fjalimi në Golden Globes, ku foli shkurt në frëngjisht, duke festuar identitetin e ri dhe lidhjen kulturore me Francën. Ky vendim nënvizon përkushtimin e tij ndaj privatësisë së familjes, duke siguruar që fëmijët të rriten larg presionit të famës dhe paparacëve. Reagime publike dhe polemika Kloun ka qenë në qendër të një debati medial pas komenteve kritike të ish-Presidentit Donald Trump lidhur me shtetësinë e tij franceze. Ai ka zgjedhur të bëjë replika të matur dhe elegante, duke përdorur platformën e tij për të transmetuar mesazhe respekti dhe solidariteti. Në të njëjtën kohë, ai ka reaguar ndaj kritikave të kolegëve të industrisë, duke mbrojtur aktorët e rinj dhe duke shprehur një qëndrim të qartë kundër “epokës së egërsisë” në Hollivud. Trashëgimia në Hollywood Në anën profesionale, ish-bashkëpunëtori Noah Wyle e lavdëroi për ndikimin dhe mësimet që i dha gjatë kohës së tyre në serialin ER. Ky respekt nënvizon se, përtej suksesit në ekran, Kloun vazhdon të jetë mentor dhe model për kolegët dhe industrinë e filmit. George Clooney — Nga Hollivudi në Francë, një portret i ri në një botë të ashpër Në një epokë ku komentet e ashpra dhe debatet mediatike dominojnë skenën publike, George Clooney po demonstron se përvoja dhe pjekuria mund të jenë një armë më e fortë se polemikat. Ai përdor platformën e tij për të mbrojtur kolegët, për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin, dhe për të ruajtur privatësinë dhe qetësinë e familjes së tij. Vendimi për të jetuar në Francë dhe marrja e shtetësisë franceze për fëmijët është një reflektim i vetëdijes së tij për rëndësinë e një jete të balancuar larg turmave dhe presionit të famës. Ky kombinim mes profesioni, angazhimit publik dhe jetës personale e bën George Clooney një figurë unike që nuk mbaron vetëm me rolet e tij në film, por vazhdon të krijojë një trashëgimi përtej ekranit "një model i respektit, pjekurisë dhe zgjedhjeve të guximshme personale" Burimet: George Clooney speaks French at Golden Globes after Trump mocked him – Fox News George Clooney Speaks French Onstage at 2026 Golden Globes – People George and Amal Clooney Bring Old-Hollywood Glamour to the 2026 Golden Globes – Elle Amal and George Clooney Make Their First Appearance at the Golden Globes in a Decade – Town & Country George Clooney takes subtle swipe at Trump in Golden Globes speech – EW

  • Pesë ngjarje reale, një ndërgjegje që formohet hap pas hapi që e motivuan Dotojevskin të behet shkrimtar i madh

    Rrevista Prestige #writer #inspirationdaily Pesë ngjarje reale, një ndërgjegje që formohet hap pas hapi që e motivuan Dotojevskin të behet shkrimtar i madh. Analizë. Vdekja e babait: zbuloi përgjegjësinë e mendimeve dhe trashëgiminë e fajit. Skela: tregoi vlerën absolute të jetës dhe ndërgjegjësinë për vdekjen e afërt. Siberia: shpalosi brishtësinë e njeriut dhe forcën që lind nga durimi dhe integriteti në vuajtje. Ungjilli: zhvilloi besimin tragjik, ku shpëtimi vjen nga pranimi i vuajtëëjes dhe reflektimi mbi vetveten. Bixhozi: ilustroi rrezikun e lirisë pa disiplinë dhe nevojën për të mësuar nga gabimet. Secila ngjarje formon ndërgjegjen dhe dijen e brendshme, duke treguar se zhvillimi dhe përparimi i njeriut lindin nga përballja me kufijtë, errësirën, gabimet dhe vuajtjen. Pershkrimi interesant i ngjarjeve. 1 Ngjarja e pare. Gjithçka nis me figurën e babit, sepse aty lind për herë të parë ideja e krimit pa dorë dhe e fajit pa gjykatë. Në vitin 1839, Dostoevsky ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç kur i ati, Mikhail Andreevich Dostoevsky, vdiq në rrethana të paqarta. Zyrtarisht u tha se ishte goditje në tru; jozyrtarisht, u përfol se ishte vrarë nga fshatarët e tij, të shtypur prej mizorisë, alkoolizmit dhe dhunës së një pronari tokash që kishte humbur çdo masë njerëzore. Askush nuk e vërtetoi kurrë këtë version. Por për Dostoevskyn, fakti ishte dytësor. Vendimtare ishte ideja. Besimi se një njeri mund të vritet nga urrejtja që ka mbjellë. Besimi se dëshira kolektive për vdekje është tashmë krim. Kjo ngjarje shënoi edhe shfaqjen e krizave të para epileptike dhe mbolli pyetjen që do të përshkojë gjithë veprën e tij: a jemi fajtorë vetëm për atë që bëjmë, apo edhe për atë që dëshirojmë në heshtje? Vëllezërit Karamazov janë jehona e drejtpërdrejtë e kësaj plage: parricidi si krim shpirtëror i ndarë mes shumë vetëdijesh. 2.Ngjarja e dytë është skela, momenti kur jeta i hiqet dhe i kthehet brenda të njëjtit frymëmarrje. Më 22 dhjetor 1849, në Shën Petersburg, Dostoevsky qëndronte përballë pushkëve, i veshur me tunikën e bardhë të të dënuarve për vdekje. Dënimi ishte lexuar, shtyllat ishin gati, koha ishte shndërruar në sekonda të zhveshura nga çdo iluzion. Ai nuk mendoi për lavdi, as për ide – mendoi vetëm për vëllanë e tij. Dhe pikërisht atëherë, në çastin e fundit, mbërriti urdhri i carit: falje. Por kjo nuk ishte falje njerëzore. Ishte një ekzekutim psikologjik i plotë. Cari e lejoi të vdiste brenda vetes përpara se ta linte të jetonte. Që nga ajo ditë, Dostoevsky e dinte se dënimi me vdekje nuk është vrasje e trupit, por përdhunim i shpirtit. Kjo përvojë u bë boshti moral i gjithë veprës së tij dhe u shndërrua në një akuzë të përhershme ndaj çdo forme drejtësie që shkel jetën në emër të rendit. 3.Ngjarja e tretë është Siberia, ku teoria vdes dhe njeriu mbetet. Katër vjet burg i rëndë në Omsk, mes kriminelëve të zakonshëm, vrasësve dhe të dënuarve të harruar nga shoqëria, e zhveshën Dostoevskyn nga çdo romantizëm intelektual. Aty ai mësoi se njeriu nuk është ide, por kontradiktë e gjallë; se e keqja nuk është abstrakte, por konkrete, e përditshme, banale dhe e frikshme. Pas burgut, shërbimi ushtarak i detyruar si ushtar i thjeshtë, pa të drejtë ngritjeje, e thelloi poshtërimin. Trupi u dobësua, epilepsia u përkeqësua, por vetëdija u mpreh. Nga kjo përvojë lind koncepti i tij radikal: vuajtja nuk e pastron njeriun automatikisht, por ia heq maskat. Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve nuk janë dëshmi sociale; janë antropologji morale. 4.Ngjarja e katërt është takimi me Ungjillin, po në Siberi, dhe është çelësi që lidh gjithçka. I privuar nga librat, Dostoevsky kishte vetëm Dhjatën e Re, dhuratë nga gratë e Dekabristëve. Ky tekst nuk i solli paqe, por një besim tragjik, të lindur jo nga siguria, por nga fundi. Ai pa se edhe në njeriun më të rënë ekziston një shkëndijë që nuk shuhet plotësisht. Këtu lind bindja e tij më e rrezikshme për modernitetin: shpëtimi nuk vjen nga drejtësia, por nga vuajtja e pranuar lirisht. Jo ligji, por mëshira. Jo forca, por përulësia. Ky besim e bëri skeptik ndaj utopive, ndaj socializmit ateist, ndaj çdo projekti që premton parajsë pa kryq. Nga ky moment lind Dostoevsky metafizik: ai që beson se një botë pa Zotin nuk e zhduk krimin, por ia heq kuptimin fajit. Këto katër ngjarje nuk janë episode biografike. Janë katër shkallë zbritjeje në thellësinë njerëzore. Babai i dha idenë e fajit. Skela i dha njohjen e vdekjes. Siberia i dha njeriun real. Ungjilli i dha kuptimin e vuajtjes. Dhe prej këtij kombinimi lindi një letërsi që nuk ngushëllon, por zgjon; që nuk shpëton, por detyron të shohësh. 5.Ngjarja e peste. Ngjarja e varësisë së tij nga bixhozi, e cila është një tjetër përvojë vendimtare që e formoi jo vetëm karakterin, por edhe vizionin moral dhe psikologjik të Dostoevskit: Gjatë viteve pas lirimit nga Siberia, kur jeta e tij ishte ende e paqëndrueshme dhe shëndeti i tij fizik dhe nervor i brishtë, Dostoevsky ra në një varësi të fortë nga bixhozi. Fillimisht e nisi si lojë, një përpjekje për të shlyer borxhet dhe për të rifituar njëfarë kontrolli mbi jetën e tij ekonomike, por shumë shpejt loja u shndërrua në një makineri shpirtërore që e konsumonte. Ai humbiste, fitoi pak, humbiste përsëri, por çdo humbje ishte një torturë morale, një konfrontim i drejtpërdrejtë me dëshirën, fajtimin dhe vetëvlerësimin. Në këtë përvojë, bixhozi nuk ishte thjesht problem financiar, por laborator psikologjik. Ai zbuloi se njeriu, edhe kur ka tërë arsyen dhe njohuritë për të shmangur gabimet, mund të vetë-shkatërrohet për t’i dhënë lirinë epsheve dhe pasioneve të tij. Këtu u formua gjithashtu aftësia e tij e jashtëzakonshme për të portretizuar psikologjinë e skajshme të personazheve, si Raskolnikovi në Krim dhe Ndëshkim apo Aleksei në Lojtari. Humbjet, turpi dhe shkatërrimi i vetëdijshëm i vetes i dhanë material të papërsëritshëm për të kuptuar moralin e brishtë, kontradiktën midis arsye-së dhe dëshirës, dhe natyrën tragjike të lirive të pavetëdijshme. Kjo përvojë e hapi përpara një të vërtetë thelbësore: liria pa disiplinë shpirtërore është vetë-destruktive, dhe njeriu shpesh e mëson këtë vetëm duke u përballur me humbjen ekstreme. Për Dostoevskyn, bixhozi u bë simboli i konfliktit të brendshëm të çdo njeriu: dëshira për të kontrolluar fatin e tij dhe fuqinë e përkohshme e lumturisë, përballë pasojave të pashmangshme morale dhe ekzistenciale. Në këtë mënyrë, ngjarja e bixhozit nuk është vetëm episod biografik i dhimbshëm, por kornizë filozofike dhe morale: ajo ilustron se shpëtimi nuk është gjithmonë jashtë, në shoqëri apo ligj, por brenda vetëdijes, në vetëdijen që duhet të përballesh me pasionet dhe të pranosh kufijtë e vetes. Autor. Liliana Pere

  • Valeria Golino " Eleganca e emocioneve dhe arti i ndjeshmëri

    Rrevista Prestige #inspirationdaily #italianartist Rubrika: Art Bota Yje Artiste, aktore e talentuar që na frymëzon Titulli: Valeria Golino " Eleganca e emocioneve dhe arti i ndjeshmërisë" Hyrje: Valeria Golino është një aktore dhe regjisorja italiane që ka sjellë një freski dhe thellësi unike në ekranin italian dhe ndërkombëtar. Çdo rol i saj është një meditacion mbi kompleksitetin e shpirtit njerëzor, dhe çdo skenë është një poezi e heshtur e emocioneve. Valeria lindi më 22 tetor 1965 në Napoli, Itali, në një familje me origjinë të përzier: babai i saj nga Napoli dhe nëna nga Greqia. Kjo kombinim kulturash e bëri të ndjeshme ndaj ndryshimeve dhe diversitetit njerëzor që më vonë u reflekua në rolet e saj. Ajo studioi fillimisht juridik, por kurioziteti dhe pasioni për artin e filmave e tërheqën drejt aktrimit. Çdo leksion i jetës dhe çdo eksperiencë formuan shpirtin e saj, duke e bërë të kuptojë se arti është një mënyrë për të reflektuar mbi ekzistencën dhe marrëdhëniet njerëzore. Karriera e saj filloi në vitet ’80 me filmat italianë, ku rolet e para ishin si eksperimente për të kuptuar thellësinë e interpretimit. Ajo debutoi në filma si: “Achtung! Banditi!” (1981) – ku sfidoi normat e kohës dhe tregoi një ndjeshmëri të veçantë për dramat e jetës. “Storia d’amore” (1986) – një film ku ndjeshmëria dhe eleganca e saj artistike filluan të dalloheshin. Si filozofe e heshtur, Valeria mësoi se çdo rol është një reflektim i pasigurisë dhe i bukurisë së shpirtit, dhe se çdo heshtje flet më shumë se mijëra fjalë. Ajo fitoi famë jashtë Italisë me filma amerikanë, duke treguar se talenti i vërtetë nuk njeh kufij kombëtarë: “Rain Man” (1988) – bashkëpunim me Dustin Hoffman dhe Tom Cruise; roli i saj ishte i butë, por i thellë, duke treguar përkushtimin e saj ndaj detajeve emocionale. “Hot Shots!” (1991) dhe “Hot Shots! Part Deux” (1993) – komedi që demonstruan shkathtësinë e saj për të ndryshuar tonalitetin midis dramës dhe humori. Filmat ndërkombëtarë i dhanë mundësinë të shfaqë një elegancë të qetë dhe një fuqi të brendshme që sfidon . Gjatë karrierës, Valeria ka punuar me regjisorë të shquar si Giuseppe Tornatore, Nanni Moretti, dhe aktorë ndërkombëtarë si Tom Cruise, Dustin Hoffman dhe Charlie Sheen. Çdo bashkëpunim është një dialog i dyfishtë midis shpirtit artistik dhe ekranit, ku çdo interpretim pasqyron reflektimin e jetës. Çmimet dhe njohjet: Çmimi i Venice Film Festival për “Miele” (2013) – vlerësim për talentin dhe ndjeshmërinë e saj. Vlerësime të shumta për filma si “Respiro” (2002) në festivalet ndërkombëtare. Çdo çmim është një njohje jo vetëm e bukurisë së interpretimit, por edhe e fuqisë për të shfaqur universin emocional të personazheve që interpreton. Fama dhe karakteristikat e saj: Valeria Golino njihet për ndjeshmërinë e jashtëzakonshme, fuqinë dramatike dhe aftësinë për të krijuar gra të komplekse, shpesh të sfiduara nga jeta. Bukuria e saj është e lidhur me mënyrën se si ajo interpreton emocionet dhe përjetimet njerëzore, dhe jo thjesht me pamjen fizike. Ajo është një aktore që flet me shikim dhe heshtje, duke transformuar çdo skenë në një poezi vizuale. Lista e filmave kryesorë: Achtung! Banditi! (1981) – debutimi i saj italian. Storia d’amore (1986) – film që tregoi ndjeshmërinë e saj të hershme. Rain Man (1988) – famë ndërkombëtare. Hot Shots! (1991) dhe Hot Shots! Part Deux (1993) – komedi ndërkombëtare. Respiro (2002) – film italian kritikisht i suksesshëm. Miele (2013) – çmim në Venice Film Valeria Golino është një aktore që ka bërë artin të flasë. Çdo film, çdo rol, është një reflektim mbi jetën dhe humanitetin; çdo heshtje, çdo shikim, është një poezi që flet për marrëdhëniet, dhimbjet dhe gëzimet e shpirtit. Ajo tregon se arti nuk është vetëm të dukesh, por të ndiesh, të kuptosh dhe të përcjellësh emocione që tejkalojnë fjalët. Në ekran, ajo bëhet një urë midis botës reale dhe botës së brendshme të audiencës, duke lënë një shenjë të thellë dhe të bukur të ekzistencës. © 2023–2025 Liliana Pere – Founder. Publisher. Author Prestige Magazine.

  • Zë që flet me ëmbëlsi e dinjitet, dritë dhe inspirim për njerëzimin.

    #RevistaPrestige #inspirationdaily #PrincessofWales Zë që flet me ëmbëlsi e dinjitet, dritë dhe inspirim për njerëzimin. ✨️Për mbarë botën, Princesha e Uellsit Catherine është mishërimi i korrektësisë dhe pastërtisë morale. Me qetësinë e saj fisnike dhe elegancën që buron nga karakteri, ajo dëshmon se dinjiteti i vërtetë nuk ka nevojë për zhurmë. Çdo hap i saj reflekton maturi, respekt dhe ndershmëri , vlera universale që i japin kuptim rolit publik dhe e shndërrojnë atë në një figurë udhërrëfyese për çdo brez. ✨️Një prani e pastër, një forcë e butë, një shembull që ndriçon. ✨ Princesha e Uellsit Catherine , Një Dritë e Ndriçuar e Humanizmit dhe Kujdesit. Në mes të zhurmës së pafund të sezonit të Krishtlindjeve, Princesha e Uellsit, Catherine, shndërrohet në një dritë të jashtëzakonshme që ndriçon jo vetëm sallat mbretërore, por zemrat e miliona njerëzve. Ajo është një simbol i vërtetë i kujdesit, mirësisë dhe bashkësisë , vlera që tejkalojnë titujt dhe ceremonitë, duke u bërë një dritë udhërrëfyese në botën e sotme të shpesh të nxitueshme. Gjatë gjithë vitit, puna e saj e palodhshme për të mbështetur fëmijët dhe familjet në mbarë Britaninë është e jashtëzakonshme. Me fokus të veçantë në shëndetin mendor, zhvillimin e hershëm dhe ndihmën praktike për ata që kanë nevojë, Princesha Catherine ka krijuar një trashëgimi të vërtetë humanitare. Përmes programit inovativ Shaping Us, ajo ndihmon brezat e rinj të rriten të fortë, të lidhur me natyrën dhe të aftë për marrëdhënie të shëndetshme, një vizion që sfidon kufijtë e kohës dhe kujdesit tradicional për fëmijët. Dhjetori, muaji i ngrohtësisë së shpirtit dhe reflektimit të thellë, ka qenë përsëri një shfaqje e përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm: “Together at Christmas”, Shërbimi i Këngëve në Westminster Abbey Në fillim të dhjetorit, Kate hapi dyert e Westminster Abbey për shërbimin e përvitshëm Together at Christmas, duke bashkuar mbi 1,600 mysafirë nga komunitete të ndryshme. Në këtë ceremoni, muzika dhe mesazhet e dashurisë u shkrinë në një simfoni të humanizmit të vërtetë, duke ngushëlluar dhe frymëzuar ata që punojnë pa u lodhur për të tjerët. 🎹 Dueti prekës me Princeshën Charlotte Një nga momentet më të bukura dhe të paharrueshme të sezonit festiv ishte performanca e përbashkët e Princeshës Kate dhe Princeshës Charlotte, duke luajtur piano. Ky duet simbolizon jo vetëm artin dhe muzikën, por edhe trashëgiminë e dashurisë për familjen, krijimtarinë dhe lidhjet humane që qëndrojnë mbi çdo titull apo privilegj 🌱 Iniciativa “Mother Nature” – Një lidhje me natyrën dhe shëndetin mendor Përmes projekteve edukative dhe kreative, Princesha ka nxitur fëmijët të lidhen me natyrën dhe njëri-tjetrin. Mother Nature sjell mesazhin filozofik se bota natyrore është një mësuese e brendshme, që ndihmon në ndërtimin e karakterit, shëndetit dhe lumturisë – një vizion i thellë humanist për të ardhmen e brezave. Fuqia e veprimeve të vogla të kujdesit Në fjalimin e saj të Krishtlindjeve, Princesha Kate rikujtoi se “veprimet e vogla të kujdesit” janë ato gjeste të thjeshta që shpesh kalojnë të padukshme, por që kanë fuqinë për të krijuar shpresë dhe bashkësi. Ky mesazh, i dhënë me butësi dhe thellësi, është një thirrje për çdo zemër që dëshiron të shndërrohet në një forcë ndryshimi. Një falënderim për shërbimin publik Në prag të ditëlindjes së saj më 9 janar 2026, Princesha Kate, së bashku me Princi William, vizitoi stafin e Charing Cross Hospital, duke nderuar punën e palodhur të personelit të NHS dhe vullnetarëve. Ky akt simbolizon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për komunitetin, dhe fuqinë e shembullit personal si një dritë që udhëheq të tjerët drejt humanizmit. 🌟🌟Princesha e Uellsit Catherine është s një figurë e veçante dinjitoze mbretërore, ajo është një frymëzim i gjallë, një shembull i bukurisë humane dhe një simbol i dashurisë që tejkalon çdo kufi. Në këtë sezon festiv dhe në çdo ditë të jetës, ajo na tregon se mirësia, kujdesi dhe muzika janë fuqitë më të mëdha që mund të transformojnë botën. Princesha Kate! Faleminderit për kujdesin, dashurinë dhe inspirimin që sillni në botë – nga shërbimet bamirëse, tek muzika, natyra dhe mesazhet e shpresës. Urojmë që viti 2026 t’ju sjellë shendet paqe, lumturi dhe frymëzim të pashtershëm. Burimet: ITVX – “Together at Christmas” Wikipedia – Shërbimet dhe aktivitetet humanitare të Princeshës Sky News – Dueti me Princeshën Charlotte Good Morning America – Iniciativa “Mother Nature” Christian Today – Mesazhi Pergatiti. Liliana Pere.

  • Miley Cyrus në Palm Springs: një portret i artit, identitetit dhe kulturës bashkëkohore.

    #RevistaPrestige #inspirationdaily #AmericanArtist.#Actress.#Singer Rubrika:Art - Bota - Yje Miley Cyrus në Palm Springs: një portret i artit, identitetit dhe kulturës bashkëkohore. Në mbrëmjen e 3 janarit 2026, në Palm Springs International Film Festival, Miley Cyrus u shfaq jo thjesht si një yll global, por si një figurë artistike e formuar, e vetëdijshme për peshën kulturore dhe simbolike që mbart. Ajo u nderua me çmimin Outstanding Artistic Achievement, një vlerësim që nuk flet vetëm për një këngë apo një projekt të vetëm, por për një rrugëtim krijues të gjatë dhe të ndërgjegjshëm, që ka sfiduar vazhdimisht pritshmëritë, normat dhe kufijtë e industrisë. Ajo nuk është më fëmija rebel i pop-kulturës, as vetëm ikona e skenës muzikore. Miley Cyrus është një artiste që lëviz lirshëm mes zhanreve, formave dhe identiteteve artistike, duke refuzuar çdo definicion të ngurtë. Zëri i saj i thellë, i papërpunuar, bart ndjeshmëri blues, guxim rock dhe intimitet emocional , një kombinim që e bën autentike në një industri shpesh të ndërtuar mbi imazhe të përkohshme dhe narrativë të konsumueshme. Çmimi i marrë në Palm Springs lidhet me kontributin e saj muzikor në kinematografi, duke e pozicionuar Mileyn në një hapësirë ku muzika dhe filmi takohen si gjuhë emocionale universale. Ajo këndon jo vetëm për t’u dëgjuar, por për të treguar histori, për të ndërtuar gjendje shpirtërore dhe për të komunikuar përvojë njerëzore – një cilësi thelbësore e artit të vërtetë. Paraqitja e saj në tapetin e kuq ishte po aq domethënëse sa edhe vepra që u vlerësua. E veshur me një kostum minimalist, të errët dhe të strukturuar, Miley zgjodhi të shmangë spektaklin klasik, duke përqafuar një estetikë androgjene dhe intelektuale. Dukej qartë profili i lidhur me kulturën bashkëkohore: eleganca nuk ka nevojë për teprim. Kjo zgjedhje vizuale buron nga tradita estetike e artit modern, ku trupi dhe veshja shndërrohen në medium shprehjeje identitare. Miley Cyrus e përdor modën si gjuhë, një gjuhë që flet për liri, pjekuri dhe kontroll mbi narrativën personale, duke e kthyer pamjen në qëndrim kulturor. Arti i kesaj ikone ushqehet nga rrënjë të forta amerikane: country, rock, soul dhe pop, por edhe nga kultura e kinemasë, performancës dhe feminilitetit të ri. Ajo përfaqëson një brez artistësh që nuk pranojnë të kategorizohen, duke e parë identitetin si diçka fluide, në zhvillim të vazhdueshëm, si proces dhe jo si etiketë. Në Palm Springs, Miley Cyrus u konfirmua si një figurë që i përket plotësisht kohës sonë: e ndjeshme, e guximshme dhe estetikisht e ndërgjegjshme. Çmimi që mori është një simbol, jo i suksesit të momentit, por i dinjitetit artistik dhe i një zëri që vazhdon të evoluojë, duke reflektuar kulturën, kontradiktat dhe emocionet e botës moderne. Miley Cyrus, emri i vërtetë Destiny Hope Cyrus, lindi më 23 nëntor 1992 në Franklin, Tennessee, SHBA. Ajo mori pseudonimin “Miley” nga fjalë e vogël “Smiley” për shkak të buzëqeshjes së saj të shpeshtë si fëmijë. Në vitin 2008, emri u ndryshua ligjërisht në Miley Ray Cyrus. Miley vjen nga një familje e lidhur fort me artin dhe muzikën. Babai i saj, Billy Ray Cyrus, është një këngëtar i famshëm i muzikës country, ndërsa nëna e saj, Tish Cyrus, ka qenë menaxhere e karrierës së saj dhe ka punuar edhe në televizion dhe dizajn. Miley ka disa vëllezër e motra, përfshirë Noah, Braison, Trace, Brandi dhe Christopher, shumica prej të cilëve janë të përfshirë në muzikë, aktrim ose media. Në fëmijëri mësoi në Heritage Elementary School në Tennessee. Kur mori rolin kryesor në serialin Hannah Montana, familja u zhvendos në Los Angeles, ku Miley mori arsimim të përzier me kurse private dhe mësues në setin e xhirimeve, duke vazhduar mësimin ndërsa punonte profesionistisht. Miley është një këngëtare, aktore dhe autore këngësh me famë botërore. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht si vajzë e re në serialin e Disney Hannah Montana (2006–2011), rol që e shndërroi menjëherë në një ikonë të pop-kulturës. Pas suksesit televiziv, Miley solli albume të shumta solo pop dhe rock, duke përfshirë këngë hit si “Wrecking Ball” dhe “Flowers”, e cila i solli edhe çmime Grammy. Në vitet e fundit ajo ka eksploruar zhanre të ndryshme, përfshirë projekte muzikore eksperimentale për filma. Si një artiste ndërkombëtare, Miley jeton kryesisht në Los Angeles, Kaliforni, ku ka bazën e saj krijuese, por udhëton shpesh për koncerte, xhirime dhe evente ndërkombëtare. Ajo punon në muzikë, film, produksion dhe shpesh bashkëpunon me artistë të tjerë në studiot muzikore dhe projekte filmike. Përtej punës artistike, Miley ka qenë e hapur lidhur me prioritetet e saj në jetë, përfshirë reflektimin mbi familjen, vendimet personale dhe rritjen e saj si individ. Ajo ka folur publikisht për rëndësinë e mirëqenies dhe përzgjedhjet e saj të jetës, duke ndarë se lidhja me familjen, marrëdhëniet personale dhe angazhimi i saj krijues janë elemente kyçe të identitetit të saj. © 2023–2025 Liliana Pere – Founder. Publisher. Author Prestige Magazine. Rrevista Prestige

  • Prof.Sokrat Xhaxho një jetë në shërbim të dijes dhe njeriut.

    PROF. SOKRAT XHAXHO: NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES DHE NJERIUT Hyrje Figura e Prof. Sokrat Xhaxho nuk mund të lexohen thjesht nëpërmjet datave dhe titujve të akademisë, sepse ai përfaqëson bashkimin e shkencës me humanizmin, të mendjes me empatinë, dhe të profesionit me përgjegjësinë etike. I lindur më 30 qershor 1959 në Fier, ai u rrit në një mjedis ku qetësia ushqen reflektimin dhe përqendrimin, duke e përgatitur për një jetë ku dija nuk është luks, por domosdoshmëri morale. Ashtu si Kant-i i ri në Königsberg, edukimi i hershëm formoi karakterin, dhe jo thjesht inteligjencën, duke krijuar bazën për një disiplinë të brendshme që më vonë do të shndërrohej në rigorozitet akademik. Formimi i hershëm dhe arsimi i mesëm (1959–1978) Fëmijëria e tij ishte studim i heshtjes dhe vëzhgim i jetës. Shkolla e mesme në gjimnazin “Sami Frashëri” përfunduar në vitin 1978 me mesatare 10/10 nuk ishte thjesht rezultat i talentit, por shprehje e një marrëdhënieje të thellë me rendin dhe përgjegjësinë. Tek Sokrat Xhaxho, përsosmëria nuk ishte rastësi, por zakon i përditshëm, një koncept që i ngjason virtytit aristotelian, ku zakoni i mirë është rruga drejt jetës së mbarë. Ky formim i hershëm e bëri të kuptojë se dija dhe karakteri duhet të bashkohen, për të shërbyer më pas si themele të çdo arritjeje profesionale. Studimet universitare dhe thirrja e mjekësisë (1979–1984) Nga viti 1979 deri në korrik 1984, Prof. Xhaxho ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, me mesatare të shkëlqyer 9.99/10. Këto vite ishin më shumë se mësime të laboratorit dhe auditorit; ato ishin ushqim për një mendje që kërkonte kuptim të thellë, analogjik me arritjet e Claude Bernard, i cili mendonte se kërkimi shkencor është gjithmonë dialog me natyrën. Anëtarësimi në Këshillin Shkencor të Fakultetit e vendosi herët në rolin e mendimtarit institucional, i cili kupton se shkenca nuk është vetëm njohuri, por edhe përgjegjësi sociale. Në këtë periudhë, Prof. Xhaxho kuptoi se mjekësia është thirrje që bashkon artin e kujdesit me saktësinë e logjikës, një vizion që do ta shoqëronte gjithë jetën. Hapat e parë profesionalë dhe pedagogjia e hershme (1984–1987) Pas marrjes së diplomës në korrik 1984, ai filloi punë si pedagog i brendshëm në Departamentin e Anatomisë Normale dhe më pas si neurolog në QSUT. Ky kontakt i hershëm me pacientët dhe mësimdhënia e studentëve e ndihmoi të kuptojë se njohuria nuk duhet ruajtur për vete, por shpërndahet si dhuratë. Specializimi në neurologji, përfunduar në shtator 1987 me mesatare 10/10, dhe studimi i titulluar “Epilepsia e lobit temporal”, treguan një mendje që lexon trurin jo si mekanizëm, por si peizazh ku secili simptomë është shenjë e një rendi më të thellë, një qasje që i ngjan përpjekjeve filozofike të Descartes-it për të kuptuar natyrën e mendjes dhe trupit. Tek Sokrat Xhaxho, neurologjia shërbeu si laborator filozofik ku teoria dhe empatia bashkëjetojnë. Parisi: universalizimi i dijes (1990–1997) Tetori 1990 shënon fillimin e një etape ku mendimi u universalizua. Specializimi pasuniversitar afatgjatë në Hôpital Pitié-Salpêtrière, Paris, pranë Profesor Jean-Claude Gautier, i mundësoi të fitonte titullin Assistant Professor-Étranger në dhjetor 1991 dhe më pas Diplôme Interuniversitaire de Spécialisation (DIS) në Neurologji në tetor 1994. Si Foucault në studimin e institucioneve dhe pushtetit, Prof. Xhaxho përjetoi spitalin si vend ku dija, struktura dhe etika bashkëjetojnë. Kjo periudhë e formoi dimensionin akademik ndërkombëtar dhe krijoi baza për gjithë punimet e tij shkencore, ku çdo studim i botuar ishte një akt filozofik i vëzhgimit të sakramentit të jetës së trurit. Gjatë kësaj kohe botoi studimet e para të rëndësishme: 1991 – “Fistulat arterio-venoze të Sinusit Sagital Superior”, 1994 – “Aksidentet cerebro-vaskulare në moshat e reja të shoqëruara me Foramen Ovale Permeable dhe me Aneurizëm të Septumit Inter-Aurikular”, Dhe 1995 – “Hartimi i normave të Refleksit-T në funksion të moshës dhe gjatësisë trupore”, Të gjitha në Pitié-Salpêtrière, Paris. Këto studime nuk ishin vetëm botime, por pjesë e një dialogu filozofik me natyrën dhe kompleksitetin e trurit. Rikthimi në Shqipëri dhe kontributi akademik (1997–2008) Rikthimi në QSUT në nëntor 1997 ishte akt etik dhe profesional: kthimi i dijes për shërbim të vendit të origjinës. Ai u angazhua si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë që nga viti 1998, duke ndërtuar ura midis brezave të studentëve dhe përvojës klinike. Në vitin 2008 botoi librin “Ekzaminimi klinik në neurologji” (328 faqe), duke kristalizuar eksperiencën klinike në një tekst didaktik që reflekton saktësinë akademike dhe humanizmin e përhershëm. Pjekuria shkencore dhe botimet kombëtare (2009–2014) Nga viti 2009, ligjërimi i Neuropsikologjisë Klinike për Masterin Shkencor në Psikologji, shënoi integrimin e mendjes dhe trurit në një kuptim të përbashkët. Në këtë periudhë botoi dy vepra madhore: “Urgjencat mjekësore” (2011) dhe “Neurologjia” (2014), të regjistruara në Bibliotekën Kombëtare. Këto libra nuk janë thjesht referenca akademike, por përshkrime të detajuara të eksperiencës klinike dhe pedagogjisë, ku qetësia, saktësia dhe përkushtimi janë prirjet dominante. Tek këto libra, Prof. Xhaxho tregon si mjekësia dhe pedagogjia janë art dhe filozofi e përjetuar. Botimet ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në kongrese (2003–2025) Prof. Xhaxho ka mbi 40 botime shkencore ndërkombëtare, përfshirë artikuj në revista të rangut të lartë si Neuroepidemiology (2003), Revue Neurologique (2010), Epilepsia (2011), European Journal of Neurology (2010, 2013, 2016), Journal of Neurological Science (2013, 2014), Oxford Medical Case Reports (2021), dhe International Journal of Stroke (2020). Ai ka marrë pjesë me prezantime dhe postera në kongrese të mëdha botërore në Vjenë, Barcelonë, Berlin, Stamboll, Gjenevë, Helsinki, Londër, Lisbone, Venecia dhe Philadelphia, duke përfshirë kongreset e Akademisë Europiane të Neurologjisë dhe CONy. Nga vitet 2010–2025, punimet e tij kanë përfshirë tema si insulti cerebral, epilepsia post-stroke, sindroma Morvan, Mielinoliza post-alkoolike, gliomat multicentrike, sindromat vaskulare të rralla, dhe efektet e faktorëve të rrezikut si hipertensioni, diabeti dhe nivelet e hematokritit. Në leximin e përgjithshëm të figurës së Prof. Sokrat Xhaxho, rrugëtimi i tij akademik dhe shkencor mund të krahasohet, në mënyrë metaforike, me misionet e astronautit dhe shkencëtarit Neil Armstrong, ku çdo hap profesional është i matur, i disiplinuar dhe i vetëdijshëm për peshën historike të veprimit. Ashtu si Armstrong që nuk e shihte hapin mbi Hënë si triumf personal, por si fitore të njerëzimit dhe dijes kolektive, edhe Prof. Xhaxho e ka konceptuar shkencën jo si ngritje individuale, por si avancim të përgjegjshëm të komunitetit akademik dhe shëndetësor. Ky krahasim nuk është heroizim simbolik, por analogji epistemologjike: të dy veprojnë në kufijtë ekstremë të njohjes njerëzore — njëri në hapësirën kozmike, tjetri në hapësirën po aq misterioze të trurit njerëzor. Analiza shumë-dimensionale e figurës së Prof. Sokrat Xhaxho 1. Dimensioni human-filozofik Në thelb të veprimtarisë së Prof. Xhaxho qëndron koncepti kantian i dinjitetit njerëzor si qëllim në vetvete. Pacienti, studenti dhe kolegu nuk reduktohen kurrë në funksion, diagnozë apo rol institucional. Ai dallon në qetesinë menyren si komunikon me pacientin humanizmin e larte. Ky humanizëm i përjetuar nuk është emocional, por etik dhe racional, duke e pozicionuar figurën e tij në traditën e mjekësisë morale europiane. 2. Dimensioni epistemologjik dhe shkencor Neurologjia, në qasjen e tij, nuk është thjesht shkencë empirike, por proces hermeneutik: interpretim i shenjave, simptomave dhe kontekstit jetësor. Kjo e vendos Prof. Xhaxhon pranë mendimit të Karl Jaspers, ku shkenca mjekësore bashkëjeton me kuptimin ekzistencial të vuajtjes. 3. Dimensioni pedagogjik-akademik Si profesor dhe mësimdhënës, ai mishëron modelin e profesoratit klasik universitar: autoritet pa autoritarizëm, urtësi, rigorozitet pa dogmatizëm. Mësimdhënia për të është akt formimi, jo transferim informacioni. Kjo e afron me idealin humboldtian të universitetit, ku kërkimi dhe mësimi janë një proces i vetëm. 4. Dimensioni profesional dhe etik Në praktikën klinike, Prof. Xhaxho ndërthur saktësinë teknike me përgjegjësinë morale. Ai përfaqëson figurën e mjekut-intelektual, ku vendimi klinik është gjithmonë edhe vendim etik. Kjo e pozicionon si vazhdues modern të betimit hipokratik, jo në formë rituale, por në veprim të përditshëm. 5. Dimensioni shoqëror dhe institucional Rikthimi në Shqipëri dhe investimi në sistemin akademik vendas përfaqëson një akt filozofik të përgjegjësisë kolektive. Dija, sipas tij, nuk ka kuptim pa kthim në shoqëri. Ky dimension e lidh me konceptin e intelektualit publik, që nuk izolohet në laborator, por ndikon realitetin. Përfundim. Figura e Prof. Sokrat Xhaxho përfaqëson një sintezë të rrallë: neurolog që mendon si filozof, profesor që formon karaktere, shkencëtar që mbetet human, studiues që nuk humbet etikën. Ai dëshmon se shkenca nuk është vetëm progres teknik, por akt i thellë moral dhe shërbim ndaj njeriut. Secila punë është jo vetëm raport shkencor, por një reflektim filozofik mbi ndikimin e trurit mbi jetën dhe sjelljen njerëzore. Ky dimension i sjell botës një neurolog që mendon si filozof dhe shikon si humanist, njësoj si Albert Schweitzer në marrëdhënien e tij me jetën dhe etikën. Në dimensionin human, Prof. Xhaxho i sheh pacientët jo si raste, por si individë me dinjitet të paprekshëm, duke reflektuar humanizmin e figurave si Schweitzer. Në dimensionin profesional, ai ruan rigorozitetin dhe disiplinën, si Hipokrati modern që kombinon etikën me veprimin. Në dimensionin akademik, ai ndërton urat mes dijeve të ndryshme, duke kombinuar përvojën klinike me kërkimin shkencor, si Wilhelm von Humboldt me universitetin modern. Figura e Prof. Sokrat Xhaxho përfaqëson modelin ku neurologjia është filozofi e zbatuar, mjekësia është etikë e jetuar, dhe pedagogjia është akt i përjetësimit të dijes. Titulli Profesor i Asociuar, fituar në gusht 2022, nuk shënon kulmin e karrierës, por njohjen formale të një rrugëtimi që kishte nisur që nga fëmijëria dhe kishte kaluar përmes gjithë eksperiencës dhe përkushtimit në laborator, spital, auditor dhe në hapësirën ndërkombëtare të shkencës. Në çdo hap, Prof. Xhaxho ka treguar se dija është shërbim, shkenca është etikë, dhe humanizmi nuk largohet kurrë nga praktika. Autor.Publicist Liliana Pere

  • Bubulina, lufta dhe dashuritë e saj

    Bubulina, lufta dhe dashuritë e saj Kur zbarkon në Specaj, në këtë ishull të bukur, të përmbytur nga e bardha e shtëpive, nga bluja detit dhe e qiellit, nga një diell që varion nga drita e bardhë dhe e argjendtë në mëngjes dhe në një të kuqe rrezëlluese në perëndim, nuk mund të largohesh pa pikëtakuar Bubulinën, heroinën arvanitase të Revolucionit Grek për pavarësi, e cila u shfaqet vizitorëve të shumtë jo vetëm me statujën e saj në skelën e qytetit, jo vetëm  me emrin e saj në rrugët, kafenetë apo restorantet, por dhe me shtëpinë e saj të kthyer në muze, çka është krenaria e ishullit. Meqë kisha përkthyer në shqip romanin e Michel de Grèce La Bouboulina, të këtij shkrimtari me origjinë nga familja mbretërore e Greqisë, kisha lexuar gjithashtu dhe një mori librash, mbresash e kujtimesh të njerëzve të ndryshëm që gjatë shekullit XIX kishin vizituar apo marrë pjesë në Revolucionin Grek. Dhe në shkrimet e tyre Bubulina qëndronte si një personazh po aq interesant sa Marko Boçari, Karaiskai, Xhavellat, Kolokotroni dhe arvanitas të tjerë që i dhanë aq shumë atij revolucioni. Por fakti është se pothuaj asnjëri prej këtyre europianëve nuk fliste për jetën intime të Bubulinës dhe aventurat e saj. Heroika e personazhit, e «kapitenes se detrave» (kapetanica), kishte lënë në hije gjithçka që kishte të bënte me jetën e saj private. Me dy burra të vrarë, me një djalë po ashtu të vrarë në një betejë kur luftonin bashkë dhe ku pas beteje e gjeti duke dhënë shpirt, Bubulina u kthye në një personazh tragjik dhe ndryshe nga sa mund të mendohej, ajo mbeti me po ato ndjesi femërore si dhe më parë. Ajo e donte jetën ashtu siç i vinte edhe pse jeta e saj ishte një dramë e përhershme. Në kujtimet e tij, kapiteni Voutier, i cili ishte një nga francezët e lavdishëm që luftoi për Revolucionin dhe Pavarësinë e Greqisë, e tregon shumë shkurtimisht njohjen me të dhe atë tipar që binte në sy tek Bubulina si një femër mjaft tërheqëse, duke shtuar se «ajo ishte ende e bukur dhe se sjelljet e saj ishin të drejtpërdrejta. Ajo qesh me gjithë zemër kur ne i themi se sa shumë flitet për të në Paris, ku e tregojnë ashtu me pisqollat e shpatën e madhe të saj. Bubulina nuk është një amazonë, por ajo ka ndjenja bujare e të flakta patriotizmi dhe është në vazhdën e traditës së femrave të Spartës»…   «Polemos qe agapi»   Ai që e zbuloi gjerësisht këtë anë të jetës intime ishte shkrimtari Michel de Grece, i cili zbriste në Specaj një shekull e gjysmë më vonë në vitet ‘60-‘70 të shekullit XX dhe duke ndenjur me speciotët e vjetër, rrëmonte në kujtimet e tyre, në atë që ishte kthyer në një lloj legjende, por që ishte e vërtetë. Pas kthimit nga Specaj ai shkroi biografinë e saj të romanizuar, por me penën e një historiani të vërtetë ku heroikja është parësore dhe ku erotikja i jep sharmin e vet personazhit, ngjarjeve, vetë historisë. Ja një pasazh nga libri i tij : «Duke qenë se e kisha humbur dashurinë e vërtetë, - shkruan Michel de Grèce në librin e tij La Bouboulina, e rrëfyer në vetën e parë me zërin e vetë heroinës, - fillova ta keqtrajtoj dashnorin tim. E shaja që në mëngjes, madje i qepesha prapa gjer në spital për t’a penguar nga puna e për ta qortuar. Bridhja me bashkëluftëtarët e mi dhe sa më shumë ai donte të rrinte me mua, aq më shumë e bëja të priste. Një ditë, një grek më dha nja dy shpulla, të cilat sigurisht ia ktheva. Isha fatkeqe dhe doja ta bëja dhe atë fatkeq… Aq sa një mbrëmje, ai u hodh përpjetë nga inati. Gjendeshim në një tavernë të Nafplios me ca batakçinj që s’dija ku i kisha gjetur. Duhej të kisha pirë shumë, sepse kur u ngrita, më merreshin këmbët e gati sa s’bija. I bëra shenjë të më ndiqte pas, por ai refuzoi të ngrihej. Atëherë u talla me të dhe e akuzova se ishte impotent. Ai u zverdh në fytyrë dhe doli. Atyre që më rrethonin iu desh të më mbartnin gjer në shtëpi. Të nesërmen, Samueli u shfaq shënd e verë dhe me një trastë në krahë. Kishte gjetur një vend në një anije napolitane që nisej për në Amerikë. As që bëri fjalën më të vogël për atë ç’kishte ndodhur një natë më parë. Lavdëroi përvojën që kishte fituar midis nesh dhe se ajo që kishte mësuar këtu do t’i vlente shumë për të hapur një spital në Kansas City. Nxitonte të kthehej dhe të gjente të fejuarën e tij, e cila e priste me padurim ta takonte. Nisi të më flasë për bukurinë dhe virtutet e saj, i mallëngjyer nga letrat që ajo i kishte dërguar, ku i shkruante për mërzinë që e kishte pllakosur. Në fund më falenderoi ngrohtësisht për mikpritjen dhe gjithçka që kisha bërë për të. Më puthi lehtë në ballë dhe u zhduk kështu nga jeta ime. Nuk pati asnjë lloj zënke apo drame. Ai e preu këtë lidhje në mënyrë të qartë, të pastërt dhe të prerë, si me një thikë kirurgu… Atëherë vetminë time e mbysja me alkool. Ditën flija, ç’ka më bënte ta humbja mëndjen, ndërsa natën bridhja nga një mejhane në tjetrën. Batakçinjtë, të cilëve u pagoja gotat që pinin, më brohorisnin dhe më rrethonin, duke më treguar dashurinë e tyre.  «Bu-bu-li-na! - thërrisnin ata, kur bëja garë me gota rakije me ndonjërin prej tyre. «Bu-bu-li-na!” - thërrisnin, kur çohesha dhe hyja në një valle të fortë, para se të përmbysesha e të bija në tokë. Nuk kisha aq forcë sa ta  ndaloja Mihalin të më ndiqte nga pas. Nga frika se mos më ndodhte ndonjë gjë, ai më shoqëronte ngado, duke u ulur në një cep dhe duke shmangur të më shihte në sy, pa pirë asnjë gotë. Shpesh më priste gjer në agim.- «Do të vriteni!» - guxoi të më thotë një herë. - «Lërmë të jetoj ose të vdes, ashtu siç dua!» - i hakërrohesha unë. Mbrëmjen nuk e përfundoja kurrë vetëm. Ndonjërit prej burrave, kujt t’i binte rradha, i drejtoja një nga pistoletat, duke e detyruar të më ndiqte pas. Tjetri bënte sikur kishte frikë dhe në delirin mes thirrjeve dhe të qeshurave, ne dilnim jashtë. Tundesha andej-këndej, ndërsa tjetri mburrej e fryhej, ndërkohë që shakarat e shokëve të tij na shoqëronin pas. Edhe ata me të cilët s’kisha bërë ndonjë gjë, mburreshin se kishin kaluar një natë me mua…» Bubulina nga Adam Friedel. Në Specaj, duke e pyetur një mik speciot se si ishte Bubulina si femër, ai filloi të qeshte dhe të lëshonte një «hum»… dhe një «eh» si për të më thënë se s’kishte grua si ajo. «Lum ai që binte në krahët e Bubulinës», më tha më së fundi specioti para se të ndaheshim. Shtëpia e Bubulinës ishte në lagjen që quhej „kunupica“ që siç thonin dhe studjuesit grekë, origjinën e kishte nga fjala shqipe „kunupi“. Një shtëpi e rëndë dykatëshe, e bardhë, si gjithë shtëpitë e ishujve të tjerë, e mbuluar me tjegulla, ku dritaret e saj të mëdha shihnin kalldrëmet e ishullit dhe detin përtej. Oborri kuqëlonte nga lulet. Një shtëpi pothuaj treqind vjeçare, me katër dhoma të mëdha e sallone poshtë e sipër, ku dikur jetonte familja e burrit të saj të dytë, Bubulis. Në fakt ajo quhej Laskarina Pinotis, por Bubulina e thirrën pas vdekjes heroike të burrit të saj, Bubulis. Tavani i gdhendur i asaj shtëpie, i ngjante tavaneve të gdhendura të Gjirokastrës. Në krah ishte minderi ku dikur priste miqtë, si dhe një pasqyrë e madhe dhe e bukur veneciane. Më tutje, gjendej një tavolinë franceze e objekte të tjera të blera në Firence apo në Orient, vazo porcelani me figurina vajzash anonime si dhe një kasafortë e madhe e prodhuar në Marsejë, që vite me radhë kishte qenë në kabinën e anijes së saj „Agamemnoni“. Nuk mungonin aty as koburet e saj, pisqolla të vjetra në argjend, kamat bizantine apo dhuratat e tjera nga Cari i Rusisë, armë të grabitura kushedi në ç’betejë si dhe piktura të mrekullueshme me portretin e saj, siç ishte dhe një e bashkëkohësit të saj, piktorit danez Adam Friedel. Po kaq befasuese ishin dhe letrat e shkruara nga dora e saj me një kaligrafi të habitshme për një audidakte si ajo, jeta e së cilës, në pjesën më të madhe kishte kaluar veçse në detra e oqeane. Kur filloi revolucioni në Greqi, piktori Friedel ishte shfaqur me një rrobë ushtarake princore nga Europa e veriut për të luftuar për çlirimin e Greqisë. Por shpejt ai e la luftën për t’iu kushtuar udhëtimeve dhe artit, pasi kishte talent në pikturë. Kështu, ai kishte zbarkuar dhe në Hidra e Specaj, ku ishte frymëzuar pas heroinës arvanitase, duke krijuar disa portrete që padyshim janë nga më të bukurat e Bubulinës, edhe pse në këto piktura është më tepër një lloj princeshe e bukur dhe jo ajo Bubulinë që na shfaqet në tregimet e bashkëkohësve të vet aq e fuqishme, e fortë dhe tragjike, gati në kufijtë e legjendës. „Në Specaj flasin «arvanitika», pra shqip, gjuhën tonë, - ka shkruar Michel de Grèce përmes gojës së Laskarinës, në librin e tij biografik për të. - Në fakt, nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qenë të tillë. Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo grekë nga gjaku, sipas historianëve puristë. Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare. Që prej kohrash tepër të largëta, raca jonë ka patur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vallë gjuha jonë vjen drejpërdrejt nga sankritishtja, siç e pohojnë ekspertët? Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër  Greqi. Hidra është shqiptare, Specaj po ashtu…» Laskarina u rrit në fakt në një ambient arvanitas, me këngët dhe zakonet e tyre, të njëjta me ato të Shqipërisë së jugut. Të njëjtat këngë, mite e rite. Shumë e re ajo dashurohet me një grek nga Specaj, të quajtur Jonuzas, që atë kohë, si gjithë burrat e këtyre ishujve, rrihte detet e Greqisë dhe të Mesdheut. Në historinë e atyre ishujve, Bubulina do të ishte e para grua që do të thyente zakonin e vjetër. Duke ia lënë fëmijët nënës së saj, ajo ishte e para që  e ndoqi të shoqin në det. Ai e mori atë në portet e Italisë dhe të Dalmacisë, e çoi tutje në Smirnë (Izmir) dhe në portet e Spanjës, ku blinin armë prusiane dhe angleze. Në Marsejë të Francës shisnin grurë dhe blinin mëndafshet e famshme të Lionit apo verën „Bordeaux“. Në Kartagjenë shisnin kaviar dhe blinin verën „Malaga“. Tregtia u shkonte mbarë, edhe pse u duhej shpesh të luftonin me piratët „korserë“, apo doganierët turq. I frymëzuar nga Katerina e II e Rusisë, Jonuzas nisi luftën në det kundër osmanëve dhe Laskarina trime e shoqëroi në çastet më të vështira e tragjike. Marinarët e thërrisnin „kapetanica“, sepse ajo ishte e fortë si një burrë dhe armët i mbante ngjeshur në brez. Një ditë, në Specaj, mbërriti trupi pa jetë i Jonuzas, vrarë në betejë me osmanët në ngushticën e Siqilisë. Laskarina 26 vjeçare mbeti e ve me tri fëmijë, por shpejt Bubulis, miku më i ngushtë i të shoqit kërkoi të martohej me të. Dhe përsëri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do të vazhdonte aventurën e saj me detin, luftën dhe jetën boheme. Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventurës. Me të ajo do rrahë Atlantikun, do të shkojë gjer në Veracruz e Buenos-Aires, në Lisbonë, Kartagjenë dhe Detin e Zi. Emri i saj tashmë ishte kthyer në legjendë. Por pas vrasjes së Bubulis dhe të djalit të saj në betejat detare, emri i saj do të bëhej simbol i luftës për liri. Gjithçka ajo e vuri në shërbim të revolucionit. “Ja vdekje, ja liri! Elefteria i Thanatos!” Bashkë me një nga bijtë e saj, Bubulina ishte anëtare e organizatës së fshehtë “Filiqi Eteria” (“Shoqata Miqësore”), e cila u bë shpirti i Revolucionit. Jeta e saj kaloi nëpër betejat detare, gjëmimet e topave dhe stuhitë. Në shtëpinë muze të bën përshtypje një tablo e anijes së saj “Agamemnoni”. Më 13 mars 1821, në direkun e tij, ajo kishte ngritur flamurin dhe kishte nisur rrugën e madhe të luftës. Marinarët e saj, të gjithë arvanitas speciotë, ajo i thërriste „djemtë e mij“.  Pikërisht në 3 prill të atij viti, në majën e kambanores së kishës së Shën Nikolës ajo kishte ngritur të parin flamur të luftës për pavarësi me mbishkrimin „Ja vdekje, ja liri“, shkruar me gërma të bardha në një sfond të kuq. Shpejt, emri i Bubulinës do të shpërndahej nëpër gjithë ishujt, e më pas në tërë Greqinë e Ballkanin. Duke përshkruar betejën e famshme të Nafplios, kronisti dhe historiani grek Argirou, shkruante: “Më kujtohet kur më 4 dhjetor 1821, ajo qëndronte në këmbë mbi kuvertën e anijes, duke urdhëruar sulmin mbi kështjellën e Nafplios. Por 300 topat e kështjellës e sprapsën sulmin e marinarëve të saj. Si një amazonë në zemëratë, Bubulina u thirri: “Jini gra apo jini burra të vërtetë?... Përpara!” Tek shtëpia e Bubulinës Në kohën e Revolucionit grek, flota e Bubulinës u bë e tmerrshme në detin e Egjeut dhe në Mesdhe. Ajo luftonte kudo ku e thërriste Greqia: në Tripolica, Navarin apo Monemvasia, në betejën e Karadros, ku u vra dhe biri i saj e kudo në brigjet e Peloponezit. Padyshim, lexuesit të sotëm i duket ndoshta e çuditshme që një grua si ajo, e kalitur në zjarrin e luftës, të ishte njëkohësisht dhe një grua e ndjenjave të holla, e dëshirës për të bërë dashuri, e këngës dhe e valleve, e pijes gjer në ag të mëngjesit. Michel de Grèce shkruante se “Laskarina Bubulina, kjo femër joshëse dhe heroinë moderne për kohën e vet, bëri që njerëzit t’a adhurojnë secili në mënyrën e vet. Pasurinë e saj ajo e vuri në shërbim të luftës. Por dashuritë e saj të stuhishme s’do ta bëjnë asnjëherë të harrojë pasionin e vërtetë të saj: çlirimin e Greqisë”. Atje në Specaj, kur ne pyetëm ciceronen e muzeut «Bubulina» për origjinën e heroinës, ajo ngeli disi e habitur, nënqeshi lehtë dhe e kaloi bisedën gjetkë, sikur kjo pyetje të ishte disi pa vend. - Sigurisht greke! - shtoi më pas. Por, po tu thuash se «Bubulina ishte arvanitase», ata jo vetëm e mohojnë, por u duket sikur i ke fyer. Dhe e njëjta gjë ndodh dhe po të pyesësh për heronjtë e tjerë të Revolucionit grek, suliotë, çamë, arvanitas. Por le të vazhdojmë me bëmat erotike të Bubulinës, meqë ato heroiket, bota tashmë i njeh dhe se nëse mund të flasim për gra feministe pas poeteshës Safos të kohës antikitetit dhe ehove që vijnë nga ishulli Lesbos, Bubulina shfaqet si një shëmbull i qartë i feminizmit, para se të shfaqeshin në Europë figurat feministe si shkrimtarja George Sand, Madame de Stael, Dora d’Istria (apo Elena Gjika në emrin e saj të vërtetë). Dhe pikërisht atëherë kur në Europë lindi feminizmi modern me Simone de Bauvoir, Françoise Sagan, Simone Signoret e Margarite Duras, aktorja e famshme Irene Papas interpretonte një film për Bubulinën.   Vdekja e Bubulinës   Pas shumë vite lufte dhe dashurisë së fundit me Kolokotronin e famshëm, në qershor të vitit 1825, Bubulina kthehej në Specaj e zhgënjyer nga qeveritarët që erdhën në fuqi pas revolucionit. Kthehej në Specaj për të shijuar jetën familjare meqë prej vitesh ajo ishte larguar, duke rendur nga një betejë në tjetrën. «Gjithë mall rigjeta vendet e mia familjare, - shkruante Michel de Grèce në emër të Bubulinës në librin e tij. - Speciotët më pritën me ngrohtësi, por dhe me atë rezervë që i karakterizon arvanitasit. Fëmijët e mi më prisnin në skelën e Dapias. Maro dhe Shqevo shtynin drejt meje carronjtë e tyre, nipërit e mbesat që s’i kisha parë kurrë. Ditët e mëpasme, kureshtare për t’i njohur, kalamajve u ofroja bombone. I lija t’i preknin rrobat dhe objektet e mia, të më hidheshin sipër dhe të më tërhiqnin shallin tim të qëndisur. Të lumturuara që më shihnin të urtësuar, vajzat e mia gërhisnin nga rehatia. Por a ishte vallë koha që të rrija si e shushatur në vend që të riorganizoja luftën? Roli im si gjyshe mund të priste. Nuk isha ende e pjekur për të marrë një detyrë të tillë. E thirra tim bir, Jorgon, në zyrën e Bubulis, ku për vite me radhë kisha drejtuar aferet tona. Që nga vizita e tij në Nafplio, gjendja ime financiare ishte keqsuar akoma më shumë. Pothuaj kisha marrë fund. Ndërkohë që ai bënte llogaritë, rrija dhe e vështroja. Bukuria e tij e kishte humbur formën e mëparshme dhe faqet i ishin futur brenda. Vetëm Jorgo më kishte mbetur dhe papritur ndjeva për të, gjithë atë dashuri të dhunshme që nuk e kisha shprehur ndonjëherë. Qesha duke kujtuar profecinë që më kishte bërë një cigane, nuk di se në ç’port të Detit të Zi, e cila më kishte thënë: - „Djali yt i vogël do të jetë shkaku i vdekjes tënde“. Me sa dukej, nuk e kisha paguar dhe aq atë shtrigë, pasi Jorgo në fakt më donte shumë dhe s’mund të më bënte kurrë keq…»   Mjerisht Bubulina do të qëndronte atje pak më shumë se një muaj, pasi jeta e saj shpejt do të ndërpritej. Një histori hakmarrjeje, „gjaku“, siç preferon ta quajë Michel de Grece. Djali i Bubulinës, Jorgo, dashuronte një vajzë, Evgjeninë, të cilën familja tjetër speciote Kuci, e kishte dhënë fjalën për një martesë tjetër dhe nuk kishin pranuar të dëgjonin për dashurinë e vajzës së tyre me Jorgon. Dhe dasma do të bëhej të djelën, tri ditë më vonë. Por Jorgo dhe Evgjenia duheshin shumë dhe kush më tepër se Bubulina mund t’i kuptonte ata. Kështu, mbrojtësja e zjarrtë e dashurisë e ndihmoi të birin ta rrëmbente atë, siç ndodhte atëherë mes shqiptarësh, dhe bëri të mundur që ata të martoheshin në kishën e Specajt, natën e në fshehtësi. „Pater Gregori filloi ceremoninë e martesës. Nuk po kuptonte mirë se çfarë po bënte, por kjo s’kishte shumë rëndësi, sepse Mihali, i armatosur me një maliher të madh, i kujtonte atij lutjet që duhej të thoshte. Kësaj radhe isha unë që i kujtoja priftit emrat e çiftit. Isha gjithashtu dhe si dëshmitare, duke firmosur në regjistrin e famullisë. - «Të jetoni të lumtur!» - i urova të dy. Dhe ata nxituan të lumtur drejt strehës që u kisha përgatitur, shtëpisë ku kisha jetuar më parë me Jonuzas. Atë ditë ata u përhumbën në një dashuri që kishin fatin të përjetonin. Ndërsa unë vigjëloja për ta. Qëndroja në pragun e kishës së vogël. Hëna bënte të shquheshin njollat e zbehta midis hijeve të zeza të pishave. Dhe për disa orë do të shkoja. Do takohesha me Kolokotronin dhe së bashku do të bënim një jetë të mbushur me rreziqe, aventura e dëshira që na lidhnin pazgjidhshmërisht. Para se të nisesha, u ktheva t’u lija ato fjalë shprese dhe e gëzuar shkrova atë devizë që ishte kuptimi i jetës sime: “Gjithnjë e më larg, gjithnjë e më lart”... Çifti i ri sigurisht do të përjetonte dashurinë e tyre, por me një çmim tepër të madh: me humbjen e heroinës së famshme Laskarina Bubulina. Në korrik të vitit 1825, në Specaj, u zhvillua gjyqi ndaj Jani Kucit, vrasësit të Bubulinës. Atë ditë të proçesit gjyqsor, në pohimet e tij ai kishte deklaruar: “Atë ditë të 22 majit, herët në mëngjes, ne pamë që motra jonë Evgjenia, ishte zhdukur nga shtëpia. Shtrati i saj nuk ishte shprishur dhe dollapet ishin bosh. E pyetëm shërbëtoren, e cila shpërtheu menjëherë në lot. Ajo pohoi se Evgjenia ishte rrëmbyer nga Jorgo Jonuzas. Im atë, Kristodulos Kuci, u tërbua. Ai tha se një fyerje e tillë duhet shpaguar me gjak. Donte ta gjente Evgjeninë dhe ta merrte në shtëpi, meqë e kishte premtuar për të birin e Meksit. Na mblodhi ne djemve, si dhe dhëndrin e tij, Theodhos Lazarunë dhe disa burra të tjerë me armë. Im atë mendoi menjëherë për shtëpinë që Jorgo Jonuzas kishte trashëguar nga i ati, në Kastella, por ku nuk banonte njeri. Shkuam atje. Ishim më shumë se pesëdhjetë vetë të armatosur, të vendosur për hakmarrje dhe për ta marrë Evgjeninë. Mbritëm afër shtëpisë. Me kanatet e mbyllura dhe rezen e paluajtur, ajo shtëpi dukej e shkretë. Kur u afruam, fqinjët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre, por ne gjetëm një nga ta, i cili nën kërcënimin e armëve tona, pohoi se kishte ndjerë lëvizje ca orë më parë. Atëherë kapërcyem murin dhe pushtuam kopshtin e vogël.  - “Në se ke kurajo, nxirre kokën, o Jorgo Jonuzas!” - klithi im atë. Burrat nisën të qëllonin, duke thyer xhamat e dritareve. Të tjerë kërkonin të shqyenin portën, kur atë çast, dritarja e madhe e katit të parë u hap dhe në ballkon doli nëna e Jorgo Jonuzas. Më pas do mësonim se e alarmuar nga një i afërt që kujdesej për shtëpinë, ajo donte t’i jepte kohë të birit të saj dhe motrës sime Evgjenisë, që të iknin nga porta e vogël prapa shtëpisë. Im atë i klithi: - “Ma jep vajzën Bubulina!” Por që nga ballkoni ajo u përgjigj, duke qeshur: - “Nuk është më vajza jote, o Kuci. Tashmë ajo është bërë vajza ime!” Kjo do të thoshte se i biri i saj e kishte prishur virgjërinë e motrës sime. Atëherë tërbimi na pushtoi të gjithëve. Të gjithë i drejtuam pushkët drejt saj. Isha i pari që qëllova. Doja vetëm ta trembja, por e qëllova në ballë, midis syve. Ajo ra prapa, e vdekur në vend. Pushtuam shtëpinë, e cila në fakt ishte e zbrazët. Bubulinën e gjetëm të shtrirë, në krah të plaçkave që kishte bërë gati, ç’ka tregonte se dhe ajo nxitonte të ikte. Mbi plagë kishte fare pak gjak. E kontrolluam kufomën, jo për ta vjedhur, por sepse secili nga ne donte të merrte diçka si kujtim nga ajo kapedane. Vetëm në qafë kishte varur një lloj medalioni argjendi, ku shquhej nga një anë Maria dhe nga ana tjetër Shën Gjergji. Dikush tha se ai medalion kishte qenë i Jano Jonuzas, djalit të Bubulinës, i cili ishte vrarë në fillim të Revolucionit.”   Një javë më vonë mbërriti në Specaj dekreti i nënshkruar nga perandori i Rusisë që e emëronte Bubulinën admirale të «Flotës Ruse», duke e shpërblyer për shërbimet që i kishte bërë perandorisë, atë dhe burrin e saj trim Bubulis. Që nga ajo ditë, në Specaj, në Hidra, në Ermioni, në Nafplio, Egina e Argolidha si dhe në të gjithë Greqinë, emri i Bubulinës u ngrit sërrish në apogjeun e dikurshëm të saj.  Kureshtar për të mësuar diçka mbi vdekjen e saj, atë ditë të nxehtë, u nisa drejt një shtëpie tjetër, jo më larg se dyqind metra nga shtëpia muze, drejt vendit ku pikërisht ajo ishte vrarë. Gjithçka ishte e heshtur. Nën diellin e fortë iu afrova asaj shtëpie, ku shquhej ai ballkon i vogël ku ajo ishte shfaqur për herë të fundit për të mbrojtur dashurinë e birit të saj. Gjithçka tashmë e mbulonte një heshtje varri. Ishte banesa ku kishte jetuar me Jonuzas, burrin e e saj të parë. Edhe shkrimtari Henry Miller kishte shkelur këtu më 1939 për të gjetur gjurmët e Bubulinës. Hapat e tij kishin kapërcyer oborrin dhe ishin futur në atë ndërtesë të braktisur dhe të pabanuar. “Në shtëpinë Bubulinës, atje ku e kanë vrarë, ndërtesa i ngjan një shtëpie të errët, e gjithë fantazma, - kishte shkruar ai. - Poshtë në sallon, gjëndet një altar i vogël. Nën dyshemenë me dërrasa dëgjohet zhurma e minjve që vrapojnë si të çmendur nga të katër anët...” Atë ditë që shkova në Specaj, vajta dhe në kishën e qytetit, ku trupi i Bubulinës ishte vendosur atë kohë, atje nën ikonën e Shën Mërisë (Agia Maria), ku ishte bërë dhe përshpirtja e fundit. Aty, dy hapa nga deti, kishte mbaruar rrugëtimi i kësaj luftëtareje të madhe dhe i kësaj gruaje që aq shumë e kishte dashur jetën, dashurinë. Po atë ditë vere në Specaj, në vendin ku dikur kishin shkelur Lamartin dhe Bajron, Miler apo Xhejms Emerson, tërë qenia ime u pushtua nga figura e asaj gruaje që krijohej e bëhej e pranishme gjithnjë e më shumë, nga ai personazh i jashtëzakonshëm që kishte kapërcyer në cakun e legjendës. Bubulina ishte nga ato gra të kësaj bote ku bashkohen në një kulm të madh dhe në një ngjizje të nxehtë vlerat e një jete sa të thjeshtë aq dhe heroike, sa romantike e në eksazë aq dhe tragjike, sa paradoksale aq dhe të pabesueshme, jeta në një tjetër dimension siç do të donim ta përjetonim.  Nën një fllad të lehtë që vinte nga Hidra, tutje, buzë detit, monumenti i Bubulinës vështronte nga horizonti. Ishte një portret i ngjashëm me atë që kisha pikasur në shtëpinë-muze, ku dukej aktorja e famshme Irena Papas në filmin Bubulina të xhiruar në vitet 1960. Në shtator, në Specaj, marinarët lëshojnë në det një anije të vjetër, të cilën e djegin duke hedhur fishekzjare. Eshtë festa e Bubulinës, festa më e bukur e Specajt. Gjer në mbrëmje vonë, shquhen flakët që mbërthejnë atë anije që digjet ngadalë, sikur t’u kujtojë një kohë tjetër. Të ngjan kështu sikur ende digjet një shpirt... dhe shndrit një mit, sepse në Specaj, ashtu siç shkruante Miller, „Gjithçka duket legjendare, prrallore, e pabesueshme, e mrekullueshme, e megjithatë e vërtetë. Gjithçka fillon këtu dhe mbaron po këtu“... Duke shkruar sot këto radhë, ja tek më shfaqen imazhet e Zorbës së Kazanzaqit dhe dashuritë e tij të çmendura me Hortensën, atë vejushë, e frymëzuar në film nga jeta e vet Bubulinës, atë grua gjithë sharm, atë  të ve dhe disi në moshë por që kishte parë shumë nga kjo botë. Pikërisht ky piktakim i Zorbës grek me Bubulinën arvanitase, ngjante si një pikëtakim historik i grekëve dhe shqiptarëve, si një histori e atij „gjaku të përzier“. Ishte piktakimi i dy kombeve të fuqishëm dhe mjaft të afërt me njëri tjetrin, që herë do të luftonin mes tyre e herë do të përjetonin kohë paqeje e dashurie… Bubulina është njëra prej piketave në historinë e përbashkët të dy popujve, por veçse ndryshe nga heronjtë e tjerë, ajo kishte sharmin e femrës që e përjetoi vetveten plotësisht: luftë dhe dashuri!... Eleni Bukura Në Specaj të Greqisë, krahas shtëpisë së heroinës se famshme Bubulina, është dhe një shtëpi tjetër që mban një emër të njohur, por që nuk i ngjan muzeut patriotik të saj. Eshtë një shtëpi tipike speciote, të cilën kanë dëshirë ta shohin më shumë njerëzit e artit dhe adhuruesit e pikturës e të feminizmit, pasi atje, në shekullin e XIX ka jetuar një nga feministet e para të Greqisë, një arvanitase me një emër mjaft simbolik: Eleni Bukura. Vallë vërtet ishte kaq e bukur sa ç’kishte dhe mbiemrin e familjes së saj dhe që tradicionalisht do të mbetej i shkruar kështu me drejtshkrimin e gjuhës shqipe: Bukura? Sidoqoftë ajo kishte qenë për Greqinë ashtu siç kishte qenë për Francën një feministe si George Sand, pasi dhe Eleni Bukura u shfaq me veshur me pantallona si burrë ashtu si shkrimtarja Sand, e cila vishej si burrë dhe shkonte në mbledhjet e asamblesë së Francës, për të shkruar e botuar korrespondencat e saj mbi ngjarjet politike që kalonte Franca monarkiste në luftë me atë republikane, meqë për femrat gazetaria ishte e ndaluar. Eleni Bukura ishte vajza e arvanitasit Jani Bukura dhe mbesa e Gjergji Bukura, një kapedani speciot dhe kryeplak i fshatit, i cili në vitin 1820 ishte kthyer nga Barcelona, ku merrej me tregti si gjithë kapedanët e këtij ishulli si dhe të Hidrës, të cilët i gjeje në të gjithë Mesdheun. Dhe ai ishte nga ata që kishte nisur luftën që në orët e para të Revolucionit grek kundër pushtuesit osman bashkë me Panajot Bukura dhe të tjerë.  Eleni lindi në vitin 1821, pikërisht kur shpërtheu dhe Revolucioni. Vitet e para të jetës së saj ishin vite të sprovës së madhe, me babain në luftë. Zonja Korina Miller, e cila ka shkruar një libër për jetën dhe veprën e kësaj piktoreje, “Jeta e jashtëzakonshme e një piktore - Eeni Bukura”, tregon për historinë tragjike të kësaj gruaje, e cila në rininë e saj, me një dashuri të madhe për pikturën ishte nisur të kryente studimet artistike në Romë në vitin 1848, ku dhe ra në dashuri me një garibaldist të quajtur Francesco Saverio Altamura. Edhe ai ishte një piktor i ri, nëna e të cilit ishte me origjinë nga Korfuzi. Padyshim, kjo lidhje dukej qi një subjekt romancash për atë kohë. Që të shkoje të studjoje pikturën dhe të ishte para modeleve nudo ishte diçka e guximshme për një grua, pasi atëherë, arti i pikturës konsiderohej si një art monopol për burrat dhe jo për gratë. Kështu, Eleni ishte detyruar të priste flokët dhe të vishej si burrë për të mundur të futej në shkollën e artit. Një fotografi e mëvonshme e ka fiksuar portretin e saj, ashtu, në trajtën e një burri, ndërkohë që dhe i dashuri, burri i saj i ardhshëm, ka pikturur një portret të saj, por ky portreti ngjason jo pak me portretin e shkrimtares franceze George Sand, të dashurën e pianistit të famshëm Chopin. Sidoqoftë, Francesco ishte një revolucionar i vërtetë dhe i angazhuar në luftën kundër austriakëve, për çka e dënuan dhe me vdekje, por ai mundi të arratisej. Eleni Bukura nga Francesco Altamura Kur Eleni mbaroi studimet, çifti vazhdoi jetën e tyre në Napoli e Firenze ku lindi djali i saj Jani e më pas vajza, Sofia. Ata u martuan në vitin 1852, por pesë vjet më vonë kjo dashuri mori fund. I dashuruar me një piktore angleze, Altamura u largua. Kur biri i saj Jani ishte shtatë vjeçar, Eleni u detyrua të kthehet me fëmijët e saj në Specaj e pastaj në Athinë. Nga dy fëmijët e saj, Sofia i vdiq mjaft e re, në moshën adoleshente. Kjo ishte goditja e parë e madhe për Eleni Bukura, e cila në atë kohë jetonte në Athinë dhe ishte në rrethin e intelektualëve të kohës dhe e afërt me oborrin mbretëror, çka tregojnë dhe disa portrete të saj kushtuar mbretëreshës Ollga, gruaja e Gjeorgjiut, etj. Në Athinë, pranë Manastiraqit, Jani Bukura, ndërtoi madje dhe një teatër, i cili do të quhej “Teatri Bukura”, duke mbajtur kështu emrin e tij. Ishte i ati që e kishte ndihmuar që t’i kushtohej pikturës. Ai kishte thirrur piktorin italian Raffaelo Cekoli që t’i jepte mësimet e para.  Vite më vonë, pas studimeve në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë dhe punës në atelierin e piktorit portretist grek Niqifor Litras, djali i Elenit, Jani, u dërgua të thellonte studimet e tij pikturale pranë piktorit danez Carl Frederik Sorensen, kohë dhe kur krijoi mjaft peizazhe nga porti i Kopenhagës apo fregatat e anijet daneze (Fregata Sjelland, etj). Kur Jani u kthye në Athinë, tablotë e tij u bënë mjaft të njohura, veçanërisht peizazhet detare apo tablotë me bojë vaji si Anija e kapiten Miaulis, (paraqitur në Ekspozitën Internacionale të Parisit) Thyerja e flotës turke (duke iu referuar betejës së famshme detare), etj, tablo këto të një realizmi akademik, ku jo rrallë ndjen dhe frymën impresioniste të kohës kur sapo kishte lindur impresionizmi. Piktura e Eleni Bukura ishte një pikturë kavaleti, figurative, ku përgjithësisht mbizotëronte portreti. Por ndryshe nga piktura e saj, ajo e të birit Jani Altamura, ishte një dashuri e madhe deti, ishin anijet në rendjen e tyre drejt furtunash, e herë në perëndime të përflakura me një peizazh ngazëllues. Jani Altamara kishte padyshim një të ardhme të jashtëzakonshme, pasi talenti i tij premtonte shfaqjen e një piktori me emër në spektrin e pikturës europiane të shekullit XIX. Por jeta e tij u ndërpre, s’dihet nga ç’dorë fati. I sëmurë rëndë nga tuberkulozi ai vdiq në moshën të re. Dhe kjo ishte plaga e dytë për Eleni Bukura. Dy vdekje dhe bota e humbur e saj. Kështu ajo e la pikturën, kavaletin, penelat dhe vajti dhe u mbyll në shtëpinë e saj në Specaj. I mbylli kanatet e dritareve, portën e shtëpisë dhe u zhyt në terrin e dhembjes dhe të vetmisë, duke i djegur madje shumë nga veprat e saj që kishte përreth. Kështu, bashkë me fëmijët e saj, vdiste tashmë dhe arti i saj, krijesat e saj në ngjyra. Jeta s’kishte më kuptim për të. Pothuaj e harruar, ajo u shua në 19 mars të vitit 1900, në fillim të një shekulli të ri. Eleni Bukura, nga një personazh aventure e kurajo të jashtëzakonshme, u kthye në prehë e depresionit dhe në një personazh tragjik si në tragjeditë e antikitetit grek. Ndryshe nga vepra e saj, shumë tablo të Jani Altamura-s janë në “Galerinë Kombëtare” të Greqisë dhe në muzeume të tjera. Por në historinë e artit, për Greqinë, Eleni Bukura do të mbetet si piktorja e parë e Greqisë, një speciote me origjinë arvanitase… Jani Altamura, autoportret

  • Reflektim i punes dhe peshës e kualitetit të botimeve.

    Rrevista Prestige #MbaresipërVitineRI2026 Revista Prestige. Urim dhe Reflektim në fillim të Vitit të Ri. Revista Prestige si një platformë moderne dixhitale, anëtare e Akademisë Globale Dixhitale, ka krijuar dhe do të krijoje frymë, inspirimi. Ka zgjuar dhe do të zgjojë mendim, edukim, vlerësim, nderim për shkencën, inovacionin historinë kulturën diplomacinë në shoqërinë bashkëkohore, dhe të gjithe ata personazhe që i perfaqesojnë denjësisht të gjitha shkencat. Si fillim i vitit të ri, Revista Prestige ndalet për një çast reflektimi, për të parë punën , për të kuptuar peshën e botimeve te saj. Viti që lamë pas ishte një udhëtim i vetëdijes me devocion, një proces i ndërtuar me shkrim, fjalë, imazh, mendim dhe përgjegjësi serioze profesionale kulturore. Nga një ide sublime, e lartësimit të shpirtit, mendimit dhe dinjitetit në një platformë dixhitale të inovuar. Prestige u shndërrua në një hapësirë ku filozofia, arti dhe analiza u ndërthurën për të zgjuar shijen dhe ndërgjegjen, duke vendosur balancat e jetës dhe ekuilibrat njerëzore. Ne sollëm në kujtesë figura të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare, per ti shërbyer edukimit, jo si ikona të largëta, por si burime frymëzimi, modele mendimi dhe dëshmi se madhështia lind nga formimi i mirë, puna e drejtë,ç përkushtimi dhe vizioni. Përmes promovimit të artit, kulturës shkencave, dhe personaliteteve që kanë lënë gjurmë, Revista Prestige punoi dhe ndikoi në formimin e modeleve analitike, me analiza te detajuara, ku çdo personazh trajtohet si një univers më vete, me potencial unik dhe vlerë të pashtershme. Prestige shkruajti, publikoi, tregoi histori, data, ngjarje; ajo nxiti mendim, frymë dhe dialog. Ky vit dëshmoi se sublima është përjetimi i madhështisë që shkon përtej, fitimit të castit, bukurisë empirike, duke zgjuar frymëzim dhe respekt në shpirtin e njeriut. Ajo lidh mendjen dhe emocionet, duke na bërë të ndjejmë diçka më të lartë se përvoja jonë e përditshme. Në Revista Prestige, sublimja është lartësim i dijes, vlerave dhe dinjitetit, që i jep thellësi dhe kuptim çdo ideje dhe mesazhi është domosdoshmëri; Se fjala e shkruar e veshur në art ka ende fuqi të ndërtojë ura mes brezave, ideve dhe kulturave dhe të na pasurojë me dije. Me këtë frymë, ne ecim përpara: më të vetëdijshëm, më të thellë dhe më besnikë ndaj misionit tonë, të kultivojmë mendimin, dijen dhe të nderojmë vlerat, të krijojmë modele edukimi që i japin kuptim dhe fuqi kohës dhe zhvillimit. Misioni dhe Qëllimi i Revista Prestige ka qënë dhe do të vazhdojë: Të krijojë një hapësirë globale dijesh dhe kulture, duke përdorur teknologjitë më të avancuara, përfshirë AI, për të fuqizuar edukimin dhe për të ofruar modele të të gjitha llojeve të dijes. Revista është bërë një referencë për edukimin, duke bashkuar breza dhe kultura në një dialog të gjallë dhe të thellë. Arritjet e vitit: Anëtarësimi i Revistës Prestige në Akademinë Globale Digjitale, 1120 citime nga njerëzit më të shquar në botë, duke e kthyer Prestige në një referencë për mendimin dhe edukimin global. Revista Prestige vazhdon si vijimësi biblioteke universale e me te mireve, "Si zë i mendimit te ri që vjen" "një urë midis traditës, inovacionit dhe vizionit global" Ajo promovon inovacionin, vlerat njerëzore, zhvillimin personal e profesional dhe lidh dijen me artin, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke e bërë teknologjinë integruese te vlerave, një urë lidhëse me botën akademike dixhitale. Në qendër qëndron vizioni krijues botues i Revistes, ku besohet se fjala, kur vesh modelin njerezor me art, e kualitet, bëhet dritë për mendjen e te gjitheve. Me përkushtim ndaj komunikimit dhe sublimës, ështe ndërtuar një hapësirë ku arti i fjalës dhe publiciteti ndërthuren natyrshëm, duke krijuar ura mes shpirtit njerëzor dhe botës dixhitale. Prestige pasqyron potencialin e pakufizuar njerëzor përmes një qasjeje unike: publicitetit të veshur me art, ku çdo mesazh bëhet frymëzim. Platforma do te ofroje artikuj ekskluzivë, intervista frymëzuese, ese reflektuese, analiza të thelluara dhe projekte që bashkojnë artin, komunikimin dhe teknologjinë. Rubrikat përfshijnë zhvillimin personal, psikologjinë, kulturën, artin bashkëkohor, inovacionin shkencor dhe ndikimin transformues të AI. Përmes elegancës, profesionalizmit dhe forcës së inovacionit, Revista Prestige fton lexuesin të mendojë më thellë, të ndjejë më shumë dhe të veprojë me vizion e vetëdije në rrugën e tij personale e profesionale. ✨ “If you have knowledge, let others light their candles in it.” — Margaret Fuller Publiciste Amerikane. ✨️ “Nëse ke dijeni, lejo që të tjerët të ndezin qirinjit e tyre me të.” ✨️ “Dijet nuk janë prona e askujt; ato bëhen prona e të gjithëve kur përdoren dhe ndahen me përkushtim dhe kualitet.” Ju faleminderit të gjitheve për interesin që keni treguar. Mbaresi e miresi për te gjithë per kete vit të ri. Me respekt: Revista Prestige.

  • Spirit of St. Louis: Avioni -Estetika e guximit dhe lindja e modernitetit ajror.

    Rrevista Prestige #inspirationdaily #techno.#Science Rubrika:Tekno- Shkence - Ngjarje historike Ngjarje dhe profesionist Pilot qe na frymezojne Charles Lindbergh. Spirit of St. Louis: Estetika e guximit dhe lindja e modernitetit ajror. Historia e aviacionit nuk është thjesht një kronikë përparimesh teknologjike, por një rrëfim i thellë mbi raportin midis njeriut dhe së panjohurës. Në këtë rrugëtim, Spirit of St. Louis nuk është vetëm një avion, por një artefakt simbolik i shekullit XX, ku inxhinieria, guximi individual dhe imagjinata historike bashkohen në një akt të vetëm sublim: kalimin pa ndalesë të Oqeanit Atlantik nga një njeri i vetëm. Fluturimi i Charles Augustus Lindbergh në maj të vitit 1927 nuk përfaqëson vetëm një rekord, por një moment estetik dhe epistemologjik, ku njeriu sfidon hapësirën, kohën dhe kufijtë e vetëdijes njerëzore. Ideja që lindi një avion legjendar (1926) Në vitin 1926, Charles Lindbergh, vetëm 24 vjeç, pilot poste në St. Louis, filloi të ushqente një ide që për bashkëkohësit dukej absurde, madje vetëvrasëse: një fluturim i vetëm, pa ndalesë, nga Nju Jorku në Paris. Në një epokë ku aviacioni ishte ende në fazën e provës dhe gabimit, ku motorët dështojnë dhe instrumentet janë të papërsosura, Lindbergh formulon një filozofi fluturimi të re: Suksesi nuk qëndron në madhësinë e avionit, por në thjeshtësinë e tij. Ndryshe nga ekspeditat kolektive dhe avionët e rëndë, ai besonte në: një avion të lehtë, një motor të vetëm, një pilot të vetëm, dhe një disiplinë absolute mendore. Ky ishte një vizion që përfaqësonte modernitetin teknik: racionalizim ekstrem, ekonomi forme dhe përqendrim të vullnetit njerëzor. Financimi dhe emri “Spirit of St. Louis” Ideja kërkonte burime. Lindbergh siguroi 15.000 dollarë nga biznesmenë të qytetit St. Louis një shumë modeste, por vendimtare. Ata jo vetëm që financuan projektin, por i dhanë edhe emrin që do të hynte në histori: Spirit of St. Louis Shpirti i Shën Luisit Emri ishte një akt simbolik: ai mishëronte besimin amerikan në përparim, iniciativë private dhe guxim individual. Krijuesit e avionit: Ryan Aeronautical dhe Donald A. Hall. Pas refuzimeve nga kompani të mëdha si Fokker, Travel Air dhe Wright-Bellanca, Lindbergh iu drejtua një fabrike të vogël, por fleksibile: 🔹 Ryan Aeronautical Company 📍 San Diego, Kaliforni Kompania pranoi ta ndërtonte avionin për 10.580 dollarë, duke hyrë kështu në histori. Inxhinieri i heshtur i legjendës Figura kyçe ishte Donald A. Hall, kryeinxhinier i Ryan Aeronautical. Ai punoi me intensitet ekstrem, shpesh 18–20 orë pa ndërprerje, duke projektuar një avion pa precedent teknik dhe estetik. Hall nuk ndërtoi thjesht një mjet fluturimi, por një strukturë të tensionuar midis jetës dhe vdekjes, ku çdo gram peshe kishte rëndësi ekzistenciale. Ndërtimi i Spirit of St. Louis (1927) 📅 25 shkurt 1927 – nënshkruhen kontratat 📅 mars–prill 1927 – ndërtimi intensiv 📅 25 prill 1927 – avioni përfundon plotësisht Të 35 punonjësit e fabrikës Ryan punuan pa orar të kufizuar. Emrat e tyre u pikturuan më vonë brenda hundës së avionit, një gjest mirënjohjeje që e shndërron avionin në një objekt kolektiv të përpjekjes njerëzore. Një avion ekstrem: estetika e reduktimit absolut. Spirit of St. Louis ishte ndërtuar për një mision të vetëm: kalimin e Atlantikut. Specifikime teknike Tipi: Ryan NYP (New York–Paris) Motor: Wright J-5C Whirlwind, 223 kuaj-fuqi Hapësira e krahëve: 14 metra Karburant: 450 galonë Pesha e karburantit: 2.750 paund (më shumë se gjysma e peshës totale) Pa xham përpara. Një nga zgjedhjet më radikale: Nuk kishte xham përpara Depozitat e karburantit ishin vendosur midis motorit dhe pilotit. Lindbergh fluturonte vetëm me instrumente. Një periskop minimal, i projektuar nga një ish-nëndetës i Marinës Amerikane, i jepte një pamje të kufizuar përpara — simbol i fluturimit modern: besim tek instrumenti, jo tek syri. Asketizëm teknik Pa radio Pa autopilot Sedilje thurjeje Ushqim minimal Pa parashutë Ky asketizëm e bën avionin një objekt estetik të disiplinës ekstreme. Fluturimi i parë (28 prill 1927) 📅 28 prill 1927 ✈ San Diego Spirit of St. Louis fluturon për herë të parë. Avioni rezulton: i vështirë për t’u komanduar, shumë i ndjeshëm ndaj erërave, kërkon përqendrim absolut. Megjithatë, ai funksionon. Pas kësaj, Lindbergh e fluturon avionin: San Diego → St. Louis St. Louis → Nju Jork. Duke thyer rekorde distance dhe duke përgatitur trupin dhe mendjen për sfidën finale. Fluturimi transatlantik: një akt i vetmisë sublime 📅 20 maj 1927, ora 07:52 – Roosevelt Field, Nju Jork 📅 21 maj 1927, ora 22:22 – Le Bourget, Paris Distanca: 3.610 milje Kohëzgjatja: 33 orë e 30 minuta Pilot: vetëm Charles Lindbergh Ky fluturim është një eksperiencë kufitare: mungesë gjumi, halucinacione, ftohtësi, uri. Lindbergh raporton prani “shpirtrash” në kabinë — një fenomen që psikologjia moderne e quan “Third Man Factor”. Trashëgimia kulturore dhe historike Pas triumfit: Avioni kthehet në SHBA Ekspozohet në Smithsonian Institution (1928) Që nga 1975, ndodhet në National Air and Space Museum, Uashington Sot, Spirit of St. Louis është: ✔ simbol i guximit njerëzor ✔ pikë kthese në historinë e aviacionit ✔ ikonë kulturore e modernitetit teknik ✔ metaforë e vetmisë krijuese Përfundim Spirit of St. Louis nuk është thjesht një avion. Ai është një tekst historik, një formë estetike, një provë filozofike se njeriu, kur përqendron vullnetin dhe arsyen, mund të kapërcejë oqeane — reale dhe metaforike. © 2023–2025 Liliana Pere – Founder. Publisher. Researcher. Author Prestige Magazine.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page