top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Arma sekrete e Churchillit në luftën kundër nazistëve!

    Nga: Clare McHughPërkthimi: Telegrafi.com Mund ta quash me gjashtë emrat e saj: Pamela Beryl Digby Churchill Hayward Harriman – një aristokrate britanike që përfundoi si një lojtare e fuqishme në Uashington dhe ambasadore e ShBA-së në Francë, duke ndikuar në jetën e shumë të famshmëve në politikën dhe kulturën e shekullit XX. Kur ishte vetëm 20 vjeçe, vjehrri i saj, Winston Churchill, e angazhoi si “armën e tij më të gatshme dhe më të përkushtuar sekrete” [siç thotë një biografi e re], dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo doli për pije dhe darka dhe joshi amerikanët e rëndësishëm, duke i bindur për kauzën britanike kundër nazistëve. Më vonë, ndikimi i saj u zgjerua më tej kur bashkëveproi me figura publike si familja Kennedy, Bill Clinton, Nelson Mandela dhe Truman Capote – i cili më pas e satirizoi atë në një shkrim, krahas “mjellmave” të tjera të tij. Kanë kaluar më shumë se 27 vjet qëkur Pamela Harriman pësoi një hemorragji fatale cerebrale gjatë notit në pishinën e hotelit “Ritz” të Parisit, por prapë mbetet një personazh përçarës, siç dëshmohet nga reagimet e ndryshme ndaj biografisë së re të Sonia Purnellit, Vendimmarrësja: Jeta e mahnitshme e Pamela Harrimanit – fuqi, joshje dhe intriga [Kingmaker: Pamela Harriman’s Astonishing Life of Power, Seduction, and Intrigue ]. Për disa, libri lexohet si një vlerësim i një gruaje me ndikim, që jetoi me guxim, zgjuarsi dhe ambicie në Britani, Evropë dhe ShBA. Të tjerët e konsiderojnë si tepër lavdërues për një grua që përdori seksin për të përparuar dhe ndikimi politik i së cilës, sipas tyre, është tepruar. Lindi në vitin 1920 si bija e një baroni të varfër që e edukoi për “të realizuar një martesë të mirë”, por Pamela nuk arriti të gjente një burrë gjatë “sezonit” të saj të parë në Londër në vitin 1938. Nancy Mitford, motra më cinike mes motrave të famshme Mitford, e përshkroi adoleshenten Pamela si një “gjë të vogël me flokë të kuqe”. Vitin tjetër, Randolph Churchill, i biri i vetëm i të famshmit Winston, i telefonoi për t’i kërkuar një takim. I bindur se do të vritej në luftën që sapo ishte shpallur, Randolphi donte të kishte një djalë. Gjatë darkës me Pamelan, ai kaloi shpejt deri te qëllimi. Purnell shkruan: “Ai nuk e donte atë … por, ajo dukej mjaft e shëndetshme për të lindur fëmijën e tij”. Pamela, e etur për t’u larguar nga një jetë shumë e mërzitshme me prindërit në Dorset, e pranoi marrëveshjen. Basti dha rezultat, megjithëse jo në lumturinë bashkëshortore. Randolphi, një pijanec dhe ngatërrestar, e trajtonte me përçmim para dhe pas lindjes së foshnjës Winston. Por, pasi vjehrri i saj u bë kryeministër në maj të vitit 1940, Pamela u gjend në dhomën ku merreshin të gjitha vendimet. “Askush nuk kishte mundësi të shihte politikën aq afër sa unë”, ka thënë ajo më vonë. Në atë kohë, Britania qëndronte e vetme kundër makinës së luftës naziste dhe Churchilli kishte urgjentisht nevojë për ndihmë transatlantike, e cila nuk po i vinte shpejt. Pas rënies së Parisit, sondazhet zbuluan se elektorati amerikan ishte edhe më pak i gatshëm se më parë për t’iu bashkuar kauzës së Aleatëve. Pamela e njihte rrezikun. “Nëse Amerika do të hynte në luftë, atëherë fitorja do të ishte e sigurt. Për aq kohë sa ata nuk ishin në luftë, gjithçka ishte e pasigurt”, ka thënë ajo më vonë. Churchilli e adhuronte nusen e tij të hareshme. Ai arriti të publikonte një portret të bukur të Pamelas me djalin e saj foshnjë (të realizuar nga Cecil Beaton, fotografi i preferuar i familjes mbretërore) në kopertinën e revistës “Life”, atëherë revista me qarkullimin më të madh në ShBA. Ai gjithashtu kishte aleatin e tij, Lordin Beaverbrook, për të financuar një gardërobë të re për të. Ajo la mbresa tek i dërguari i parë që Roosevelti dërgoi në Britani, Harry Hopkins, i cili e quajti atë “të mrekullueshme”. Dhe, kur pasaniku Averell Harriman mbërriti në Londër në mars të vitit 1941, për të administruar programin e ndihmës – diçka për të cilën Churchilli kishte shumë nevojë – Pamela bëri gjithçka për ta njohur atë. Kur Pamela, atëherë 21 vjeçe, filloi një lidhje me Averell Harrimanin, i cili ishte 49 vjeç dhe i martuar, kryeministri Churchill, i etur të dinte çfarë po thoshte dhe bënte Harrimani, e merrte në pyetje Pamelan gjatë lojërave të vona me letra. Duke bërë një analizë për librin Kingmaker në gazetën “The Times”, Roger Lewis hedh poshtë idenë që Pamela i siguronte të vjehrrit të saj informacione të rëndësishme, duke e përshkruar atë si “mercenare të obsesionuar me seksin”. Frank Costigliola, profesor i historisë në Universitetin e Konektikatit dhe autor i librit Aleancat e humbura të Ruzveltit [ Roosevelt’s Lost Alliances: How Personal Politics Helped Start the Cold War ], i tha BBC-së: “Pamela ishte një aset i jashtëzakonshëm për Churchillin, duke marrë parasysh rëndësinë e informacionit gjatë kohës së luftës. Të mendosh ndryshe do të thotë të jesh injorant ndaj historisë dhe të tregosh shenja mizogjinie”. Purnelli nuk i mohon aventurat seksuale të Pamelas, duke kujtuar në Kingmaker se ajo u bë e njohur si “kurtizania më e madhe e kohës së saj.” Gazetari Harrison Salisbury tregon se gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Londër “seksin e gjeje në ajër po si mjegullën”. Pamela nuk ishte e vetmja që binte në shtrat me partnerë të rinj, edhe pse frekuenca me të cilën kjo ndodhte e bënte atë një përjashtim. Lista e (pjesshme) e të dashurve të saj përfshinte: Edward R. Murrow – gazetar në CBS; gjeneralmajorin Fred Anderson – komandant i Forcës Bombarduese Amerikane; kolonelin Jock Whitney – oficer i inteligjencës në OSS; si dhe shefin e Murrowit në CBS, Bill Paley, i cili ishte në stafin e gjeneralit Dwight D. Eisenhower. Çfarë informacioni i kaloi Pamela Churchillit – ose çfarë ai i kërkoi të thoshte amerikanëve të fuqishëm me të cilët ajo kishte marrëdhënie intime – kjo mbetet e panjohur, por Purnell shkruan: “Bisedat e saj në shtrat arrinin në veshët e liderëve dhe ndikonin në politikën e lartë në të dyja anët e Atlantikut”. Në vlerësimin e tij, Lewis e quan këtë si “teprim”, megjithëse është mirë të thuhet se kur Randolph Churchill më në fund mësoi për tradhtinë bashkëshortore të gruas së tij me Harrimanin, ai u bërtiti prindërve të tij për bashkëpunimin e tyre. E divorcuar pas luftës, Pamela u zhvendos në Paris dhe u bë pjesë e një rrethi kozmopolitan, duke pasur lidhje me një sërë burrash të pasur, përfshirë princin Aly Khan, Gianni Agnellin dhe Élie de Rothschildin. Këta dashnorë financuan stilin e saj të jetës luksoze, por asnjëri nuk do të vinte një unazë në gishtin e saj. Duke iu afruar të 40-ave, ajo bindi Leland Haywardin, një producent të suksesshëm të Broduej dhe Holivud, që për të të linte gruan e tij glamuroze, Nancy – e njohur si “Slim.” Pamela Hayward, siç quhej tani, dhe Lejdi Slim Keith – e martuar më vonë me bankierin britanik dhe aristokratin Kenneth Keith – ishin pjesë e “mjellmave ndërkontinentale” të përshkruara fillimisht nga shkrimtari Truman Capote në një numër të revistës Harper’s Bazaar në tetor 1959. Shumë të pasura, shumë të bukura dhe shumë elegante, këto zonja të shoqërisë e adhuronin Capoten dhe mbështeteshin tek ai si shoqërues dhe besnik – derisa ai nuk i bëri publike sekretet e tyre. Laurence Leamer, autor i librit Gratë e Kapotes [ Capote’s Women: A True Story of Love, Betrayal and a Swan Song for an Era ], e quante Pamelën “mjellma e zezë”, pjesërisht sepse ajo ishte një figurë e dyshimtë në rrethin e saj. “Ai e dinte se ajo mund të ishte e paturpshme për të fituar dhe mbajtur një burrë”, i tha Leameri, BBC-së. “Por, ajo ishte gjithashtu interesante, simpatike dhe rezultoi të ishte një grua fantastike”. Karriera dhe shëndeti i Haywardit ranë ndjeshëm gjatë dekadës pas martesës së tij me Pamelan, por ajo i qëndroi besnike. Edhe Brooke Hayward, vajza e tij nga një martesë e mëparshme, e cila në kujtimet e saj të famshme [ Haywire ] akuzoi Pamelan për marrjen e disa bizhuterive familjare (së bashku me ca mëkate të tjera), këtë e pranoi. “Pamela kishte një dhunti të madhe: ajo i kuptonte burrat që donte”, shkroi Hayward. Pas vdekjes së Lelandit, në pranverën e vitit 1971, fqinja e saj gazetare, Lally Weymouth, vuri re se ajo ishte “e dëshpëruar”. Nëna e Weymouthit, botuesja e “Washington Post”-it, Katharine Graham, po organizonte një festë dhe Weymouth e inkurajoi Pamelan të shkonte në vendin e saj. Aty Pamela takoi sërish Averell Harrimanin. Ai kishte mbetur i ve një vit më parë dhe të dy ish-të dashurit rifilluan menjëherë marrëdhënien e tyre, duke u martuar disa muaj më vonë. “U tha në Uashington se Pamela kishte lobuar për ftesën si një dredhi për të takuar Averellin”, shkruan Purnell. “Si gjithmonë, thashethemet për Pamelën ishin aq pikante saqë shumë njerëz nuk shqetësoheshin nëse ishin të vërteta”. Zonja e re Harriman përjetoi një lloj poshtërimi kur tregimi i shkurtër i Capotes [ La Côte Basque , 1965] u botua në revistën “Esquire” në vitin 1975, me Lejdin e pamëshirshme Ina Coolbirth – një figurë e përbërë, elementet e së cilës ngjanin me Harrimanin – në qendër të tij. Por, gjatë dy dekadave të fundit të jetës së saj, Pamela u bë një lojtare e fuqishme në Uashington. Mbështetur nga milionat e familjes Harriman, ajo filloi të financojë dhe promovojë kandidatët e Partisë Demokratike – pasi republikani Ronald Reagan fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 1980. Ndër të preferuarit e saj ishin dy presidentët e ardhshëm: Joe Biden, atëherë senator nga Delaueri, dhe Bill Clinton, atëherë guvernator i Arkansasit. Ky akt i tretë i fuqishëm kulmoi me emërimin e saj si ambasadore në Francë nga presidenti Clinton. Dhe, ndërsa ishte grua besnike dhe e kujdesshme ndaj Harrimanit të moshuar, Pamela u etiketua nga Ben Bradlee, ish-redaktor në “Washington Post”, si dikush “që e kishte politikën midis këmbëve”. Purnell thotë se kritika ndonjëherë armiqësore ndaj librit të saj i ka dhënë asaj një “pjesë të vogël të gjërave që Pamela përjetoi”, tha ajo për BBC. Ndoshta jeta e Pamelës është një lloj Testi i Rorshahut. Është si një standard i dyfishtë që ende vazhdon të ekzistojë? Siç vëren Leamer: “Është e vërtetë: Nëse fle me shumë njerëz dhe je grua, të quajnë ‘kurvë,’ por nëse je burrë, je ‘hamshor’”. Dhe, mbi çfarë bazash duhet të gjykosh një grua nga një epokë tjetër? Pamela bazohej te fuqia e saj që në moshë të hershme dhe, me një arsim të kufizuar, ajo kishte pak mundësi për të përparuar. Vlerësimi i vetë Pamelas për veten është me rëndësi. Duke folur për Michael Grossin në revistën “New York Magazine” në vitin 1992, dhe më vonë e cituar në “New York Times”, ajo tha: “Në thelb, jam një grua që punon në sfond. Gjithmonë e kam thënë këtë dhe gjithmonë e kam besuar. Preferoj të shtyj të tjerët përpara. Nuk më pëlqen të jem vetë në qendër të vëmendjes. Isha shumë e lumtur që isha gruaja e dy burrave që kam dashur”. /Telegrafi/

  • Matteo Mandalà: Një dëshmi dokumentare e vyer dhe vendimtare.Zbulohet nga Lucia Nadin dhe Aurel Plasari

    Matteo Mandalà: Një dëshmi dokumentare e vyer dhe vendimtare Zbulohet nga Lucia Nadin dhe Aurel Plasari teksti i dorëshkruar në latinisht Libërth fort-i-shkurtër i Luftës së Shkodrës (De Bello Scodrensi brevissimus libellus) të Marin Barletit (rr. 1450- rr. 1512) Gjetja e një vepre që mbahej e humbur, ose së cilës as që i dihej ekzistimi, është ngjarje që përbën shkak kënaqësie të madhe jo vetëm për atë që e ka promovuar, por edhe për shumë të tjerë, në veçanti për studiuesit që tanimë do të mund të shfrytëzojnë të dhëna të siguruara nga zbulimi i ri. Me zbulimin e tekstit të dorëshkruar në latinisht Libërth fort-i-shkurtër i Luftës së Shkodrës (De Bello Scodrensi brevissimus libellus) të Marin Barletit (rr. 1450- rr. 1512) në Departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës kombëtare të Francës, Paris, ka përfituar padyshim historia e kulturës historiografike shqiptare duke u pasuruar me një dëshmi dokumentare të vyer dhe, sikurse do të thuhet, vendimtare. Lajmi për zbulimin qe bërë i ditur qysh më 2018, kur Lucia Nadin dhe Aurel Plasari dhanë një njoftim publik paraprak duke zgjedhur për këtë rast një përkim tejmase domethënës: Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar shqiptar, i cili pati për jetëshkrues të parë e më të rëndësishëm pikërisht Marin Barletin. Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore. Nga kjo pikëpamje, nëse nuk është e tepërt të saktësohet që suksesi i kërkimit nuk ka qenë aspak i rastit, është me vend të vihet në dukje, nga ana tjetër, se ai duhet të konsiderohet si përfundimi fatlum i një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm, në shtratin e të cilit puqen së toku hulumtimet erudito-bibliografike të kryera në mënyrë të pavarur nga dy protagonistët e shquar të zbulimit. Aftësitë dhe kompetencat e tyre, jo të zakonshme e madje mjaft të vlerësuara, si dhe njohja e tyre solide e temave dhe problemeve kryesore historiografike të periudhës më të trazuar të historisë civile dhe kulturore shqiptare, ofrojnë një provë të mëtejshme në të mirë të sukseseve që studimet albanologjike, nëse përsëriten në bazë të këtij modeli, do të ishte e dëshirueshme të arrijnë në të ardhmen. Ky libër, që në fakt vetëm në rend kohor është dëshmia e fundit e raportit të konsoliduar profesional e miqësor mes Lucia Nadinit dhe Aurel Plasarit, konfigurohet nga njëra anë si një vërtetim i qartë i dobive që bashkëpunimi shkencor i siguron përparimit të dijes albanologjike dhe, nga ana tjetër, shërben si paradigmë pluridisiplinore prej së cilës brezat e rinj të studiuesve do të mund të përfitojnë duke gjetur në të zbatime të rrepta heuristike dhe me besueshmëri të sigurt metodologjike. Jo më kot këtyre të fundit u është lënë nga autorët “barra” për ta vijuar studimin e Luftës së Shkodrës duke u përkujdesur për botimin kritik të tekstit dhe për një përkthim të tij të mundshëm në shqip. Gjetja e vendndodhjes së veprës në dorëshkrim të Barletit, po thoshim, nuk ka qenë e lehtë dhe, madje, ka përbërë të parën sfidë të fortë që i detyroi dy studiuesit t’i vihen një analize të rrasët kritike të dokumentimit që kishin për duarsh. Duhej kapur filli i lëmshit të ngatërruar të referimeve në akte dokumentare private dhe të citimeve bibliografike. Duheshin përzgjedhur dhe ndarë në mënyrë kritike informacionet e larmishme, ndonjëherë kontradiktore e ndonjëherë të pështjelluara, dhënë në momente të ndryshme historike dhe larg njëri-tjetrit. Nëpërmjet këtij procesi mund të mbërrihej tek arsyet të cilat, në vend që ta lehtësonin gjetjen e dorëshkrimit, prodhuan hipoteza të pabaza ose shpunë në shtigje të gabuara derisa të shkaktonin harresën për të ardhur keq të zgjatur gjer në ditët tona, si edhe pamundësinë e një rishikimi historik sa të nevojshëm, aq edhe të ngutshëm të çështjes. Do të mjaftonin këto arsye për të pohuar që nxjerrja në dritë e Luftës së Shkodrës është për bashkësinë e historianëve shkas vlerësimi: duke davaritur mjegullën e dendur që, në mënyrë të pabesueshme, e pati mbështjellë veprën në fjalë, Nadini dhe Plasari ia dolën të ngjiten te zanafillat e interpretimeve të diskutueshme, të cilat tanimë pa frikë zhgënjimi mund të cilësohen të gabuara. Fjala është për tezën e një vargu historianësh të djeshëm e të sotëm që, ndonjëherë duke u bazuar në sugjerime të çastit dhe të tjera herë në vlerësime të pambështetura prej dokumentimit të nevojshëm, jo vetëm pati hedhur dyshime mbi origjinalitetin dhe autenticitetin e të parit punim historiografik që Barleti dërgoi në shtyp me titullin Rrethimi i Shkodrës (De obsidione scodrensi), por edhe e pati trajtuar me ndërdyshje identitetin, profilin intelektual si studiues dhe integritetin moral të vetë historianit, duke mbërritur deri te vënia në dyshim e rolit të tij prej dëshmitari sypamës të fakteve të ndodhura gjatë rrethimit të mirënjohur të Shkodrës. Pa dashur të ripërshkojmë argumentet që autorët e librit parashtrojnë me të dhëna të shumta, është rasti t’i kushtohet vëmendje një çështjeje me rëndësi të veçantë filologjike, që ka qenë rrahur për një kohë të gjatë dhe që tanimë Lufta e Shkodrës ndihmon të zgjidhet në mënyrë përfundimtare. Sikurse dihet, në qendër të asaj që mund të quhet querelle lidhur me figurën dhe veprën e Barletit kanë qenë një numër përkimesh tekstuale, sa objektive edhe të veçanta, mes Rrethimit të Shkodrës dhe Panegjirikut që shkodrani Marin Beçikemi (rr. 1470 – 1526), i së njëjtës kohë me bashkëqytetarin e tij ndonëse disa vite më i ri, ia doli ta botonte dy herësh radhazi: së pari në shtypshkronjën e Angelo Britannico-s nga Breshia, pa datim dhe me gjasë i gjysmës së dytë të 1504-s,– në mos edhe i 1505-s siç të bëjnë të mendosh datat përfund dy letrave përkushtuese të vendosura në fund të librit, – dhe së dyti më 1506, kësaj radhe në shtypshkronjën e Bernardino de Vitalit, botues me prejardhje shqiptare që pati fatin të botonte edhe dy veprat kryesore të Barletit. Pasiguria për datën e botimit të parë të Panegjirikut ka pas qenë bërë pengesë filologjike e pakapërcyeshme aq sa, në orvatje e sipër t’u gjetur një shpjegim të pëlqyeshëm “huazimeve tekstuale”, sikundër i përcaktoi historiani Francisc Pall në një sprovë të tij rinore të mirënjohur, qe e nevojshme të mëtohej me ngulm se hartimi i Panegjirikut të qenkësh kryer në një ndërkohë para botimit të Rrethimit të Shkodrës që, sikundër dihet, u krye më 10 janar 1504. E gjitha buronte nga bindja paragjykuese se një personalitet si ai i Beçikemit, emërmadh mes humanistëve të kohës së tij falë një karriere të shquar akademike dhe punimeve retorike të vlerësuara mbi tekstet latine, në asnjë mënyrë nuk mund të ishte ai që të kishte kryer në veprën e tij “huazime tekstuale” nga Barleti. Kështu historianit rumun dhe ndjekësve të tij iu desh t’ia atribuonin Barletit përgjegjësinë e “huazimeve”. Duke mos u zgjatur këtu me analizën e rindërtimit nga Pall-i në të gjitha hollësitë e tij të koklavitura, është rasti të vihet në dukje se pikërisht te ky impostim deduktiv e ka burimin zgjidhja befasuese e problemit të datimit të veprës së Beçikemit: hartimi i saj u pasdatua më 1503, ndërsa shtypi i saj – e shumta – në fund të atij viti. Një hipotezë e tillë mbështetej vetëm tek ato pak përkime anësore mes Panegjirikut dhe një ligjërate që Beçikemi mbajti më 30 korrik 1503 para senatit të Breshias. Kaq u quajt e mjaftueshme për “të dëftuar” që vepra e Beçikemit i takonte me domosdo një ndërkohe para botimit të Rrethimit, duke ia cenuar kësisoj autenticitetin kësaj vepre, dhe jo Panegjirikut. Është ky një nga ato raste në të cilat parimi epistemologjik galileian, siç duket sheshit, tradhtohet nga pamundësia për të verifikuar hipotezat teorike me demonstrime objektive e të pakundërshtueshme, prej atyre që shkencëtari nga Piza do t’i kishte quajtur “të vënies në provë”, dhe që tani Lufta e Shkodrës e sapogjetur na i vë për duarsh duke na lejuar të përmbysim vlerësimet e gabuara të bëra tokicë me kalimin e kohës, të rivendosim të vërtetën e fakteve, të rindërtojmë një histori korrekte të traditës historiografike e, më në fund, t’i kthejmë Marin Barletit meritat që i takojnë. Falë analizës së vëmendshme tekstuale, vënies në diskutim të referimeve ndërtekstuale dhe rindërtimit të kujdesshëm të kontekstit historik, Nadin dhe Plasari sqarojnë se dorëshkrimi i Barletit është hartuar vite më parë se botimi i hamenduar më 1503 i Panegjirikut të Beçikemit dhe, më saktësisht, mes dyvjetëshit 1498- 1499 dhe 1501-shit, dy skajet post dhe ante quem që regjistrojnë, përkatësisht, vitet e acarimit të konflikteve mes Republikës së Venedikut dhe turqve, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vdekjes së dogjës Agostino Barbarigo, të cilit Lufta e Shkodrës i kushtohet. Barleti, sikurse saktësojnë dy studiuesit, me gjasë e shkroi veprën me synimin për t’i bërë thirrje Senatit të Republikës dhe dogjës së saj që të ngulmonin në politikën e qëndresës ndaj mësymjes osmane pikërisht në një ndërkohë kur Republika pësonte mundje të përsëritura në luftime. Teksti, që nuk mbërriti në shtyp, duhet të ketë pasur qarkullim të gjerë, siç e dëftojnë citimet e nxjerra nga studimi propedeutik i burimeve. Asgjë nuk e përjashton, madje mund të hamendohet me shumë të drejtë që Beçikemi, si shkodran i mirë, ta ketë pas lexuar dorëshkrimin dhe ta ketë përdorur atë sikurse u vu në dukje, duke ngjallur reagimin legjitim të Barletit që vendosi të botojë menjëherë, duke iu drejtuar shtypshkronjës, një version të ri të përditësuar të atij që kishte qenë në fillim Libërth fort-i-shkurtër i Luftës së Shkodrës. Nuk ka dyshim që, nëse Francisc Pall-i dhe studiues të tjerë me vlerë do të kishin pasur dijeni për këto të dhëna kontekstuale dhe, sidomos, nëse do të kishin pasur për duarsh dorëshkrimin parizian, gjykimet e tyre kritike do të kishin shpënë në të tjera hipoteza dhe, me siguri, drejtim krejt të ndryshëm do të kishte ndjekur orvatja e tyre – e lavdërueshme gjithsesi – për të rishkruar një faqe aq vendimtare të historisë së humanizmit shqiptar në tokë italiane. Lypset shtuar, në qoftë ende e nevojshme, se një konfirmim të plotë të autorësisë së të dyja veprave, përkatësisht Luftës së Shkodrës dhe Rrethimit të Shkodrës, na e japin ballafaqimet tekstuale, të cilat në mënyrë paradigmatike davarisin edhe më të fundmet pasiguri duke i dhënë Marin Barletit meritën e padiskutueshme të themelimit të historiografisë shqiptare. Figura e historianit humanist shkodran, e tillë siç është skicuar në kreun e dytë të këtij punimi, shfaqet jo vetëm e qartë dhe, për më shumë arsye, interesante, por edhe në simbiozë të përkryer me kontekstin historik dhe kulturor të Qytetit që e priti së bashku me të tjerë mërgimtarë të shumtë shqiptarë dhe ballkanikë në ikje e sipër nga luftërat. Hulumtimet e hollësishme arkivore të kryera viteve të fundit nga Lucia Nadin dhe Aurel Plasari e kanë pasuruar njohjen tonë në një epokë historike të përshkuar prej shndërrimesh rrënjësore në kulturë, në ekonomi, në politikë, në marrëdhëniet mes popullsive ndëradriatike. Venediku dhe territoret e tij jo vetëm i pranuan aleatët e tyre besnikë të detyruar t’i braktisnin qytetet e veta të rëna në duar armike, por ditën të zhvillojnë politika mirëpritjeje dhe të mbështesin sisteme të përparuara për integrimin e bërthamave të konsiderueshme të të huajve që banonin në to. Në ndryshim nga sa ndodhte në të njëjtën kohë në rajonet më jugore të Gadishullit italik, ku procesi i pakontrolluar migrator në grupe të dendura të mërguarish ballkanikë, shqiptarë më së shumti, përfundoi me një përzgjedhje formash dyndjeje në qendra të vogla rurale mesjetare të braktisura, forma që përcaktuan edhe një izolim të dallueshëm i cili e vonoi e pakta për rreth dy shekuj formimin e një elite intelektuale, në territoret e Republikës sistemimi i elementit të huaj shqiptar, ndonëse u përdor edhe për të populluar zona moçalore ose të pashëndetshme ose edhe për të përballuar sulmet osmane në kufijtë e Friulit, mundësoi formimin e një shtrese kulturorisht mjaft të gjallë, që ia doli të përfshihej e të merrte pjesë aktive në jetën civile, ekonomike, kulturore, madje edhe politike të Qytetit të madh lagunar. Përgjatë shekullit që shkon nga themelimi i së njohurës si Scuola degli Albanesi (1442-1448) te botimi shqip i Mesharit të kryer nga Gjon Buzuku (1554/1555), në Venedik dhe territoret e tij bashkatdhetarët e Skënderbeut dëftuan një ndjenjë besnikërie e përkushtimi ndaj gjuhës së tyre, ndaj identitetit të tyre kulturor, ndaj atdheut të tyre, për fatet e të cilit nuk reshtën kurrë së interesuari. Qenë shumë ndër ta që kontribuuan për t’u mbajtur gjallë vëmendja ndaj atdheut të tyre të martirizuar, i cili për një çerek shekulli ia kishte dalë t’i vinte ledh ekspandimit turko-osman. Mes tyre qe edhe Marin Barleti, jeta e të cilit në mërgim u shenjua nga një ngjitje sociale dhe intelektuale e mundimshme, por e pandalshme: prej veprimtarisë rastësore tregtare të viteve të para te studimet e mëtejshme të përfunduara me dorëzimin priftëror dhe, më së fundi, te botimi i dy kryeveprave me vlerë të madhe historiografike që patën meritën e padiskutueshme t’i ngrenë një monument – de imperitura memoria europea – Qytetit të tij të lindjes dhe heroit të tij Skënderbe. Nga të dhënat e reja për jetën dhe për veprën e tij, të cilat i shtohen sot njohjes sonë të rikuperuara në mënyrë mjeshtërore, Barleti mund të konsiderohet tanimë pa mëdyshje prototipi madhor i intelektualit shqiptar militant që jetoi dhe veproi në kapërcyell të kalimit nga epoka e humanizmit të vonshëm në agimin e Rilindjes së parë. Këtë prototip na e ka ofruar të gjallë libri i këtushëm. Hora e Arbëreshëvet,

  • “Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetëdrejtues

    “Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetëdrejtues Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një automjet të ri elektrik me vetëdrejtim – të cilin ai e quajti “Cybercab” – një moment historik pas disa vitesh premtimesh. Taksia vetëdrejtuese – e njohur gjithashtu si robotaksi – ka dy dyer që hapen lart dhe duket si një coupé bazuar në Modelin 3 më të shitur të “Tesla-s”. Më pas ai prezantoi “Robovan” – një automjet elektrik, autonom afërsisht me madhësinë e një autobusi, i projektuar për të transportuar deri në 20 persona. “Tesla” pret të nisë prodhimin e automjeteve në vitin 2026″, tha Musk duke shtuar se priret të jetë shumë optimist kur bëhet fjalë për oraret. “Cybercab” do të jetë gjithashtu e disponueshme për t’u blerë dhe do të kushtojë më pak se 30 000 dollarë. Fillimisht, softueri për ngarje autonome, i cili nuk kërkon që njerëzit të ndërmarrin veprime, do të dalë në rrugët në shtetet amerikane të Teksasit dhe Kalifornisë vitin e ardhshëm me automjetet aktuale Model 3 dhe Model Y

  • Oscar Wilde, Profeti i Teprimit. Profesion poet, dramaturg, gazetar, shkrimtar për fëmijë, shkrimtar romance, skenarist, autor, prozator, gazetar i opinionit , eseist , fabulist

    Oscar Wilde, Profeti i Teprimit Edukuar në Magdalen College, Trinity College Dublin Profesion poet, dramaturg, shkrimtar i shkurtër, gazetar, shkrimtar për fëmijë, shkrimtar romance, skenarist, autor, prozator, gazetar i opinionit , eseist , fabulist, libretist Vepra të shquara Rëndësia e të qenit i sinqertë, Ky zotëri elegant, i dashuruar pas paradokseve, argëtohej duke skandalizuar shoqërinë e kohës së tij. Deri aty sa konsiderohej si “hero i së keqes”. Edhe sot, madje, liria e tij ekstreme dhe përçmimi ndaj mendimit të shumicës është një shembull gjenial i refuzimit të çdo lloj konformizmi e fanatizmi.“Ai ishte një ndër forcat më të fuqishme të së keqes që u përplas në Europë në 300 vitet e fundit. Askush tjetër nuk ia shiti shpirtin djallit më shumë se ai”. Adolf Hitler? Jo. Ky është Oscar Wilde, sipas fjalëve të ish-të dashurit të tij, lordit Alfred Douglas, ose i dashuri Bosie. Fjalë që janë thënë edhe njëzet vjet pas proçesit gjyqësor për homoseksualizëm që e çoi shkrimtarin drejt shkatërrimit, duke i hapur dyert e burgut në Reading. Fjalë të hidhura që shfaqen në “The Wilde Myth”, një sulm i fundit i narçisit plak e fanatik ndaj mësuesit të tij, një vëllim që ka mbetur i pabotuar. Bocat e tij arritën shifra rekord më 19 tetor të vitit 2002 gjatë ankandit për kujtimet e Wilde, që siguroi mbi 850 mijë stërlina dhe që kishte si objekt kryesor një kapitull të shkruar me dorë të “Portretit të Dorian Greit”, që u shit për 72 mijë stërlina.E marrtë djalli Oscar Wilde! Edhe 150 vjet pas lindjes së tij, në Dublin më 6 tetor 1854, ky zotëri elegant irlandez i dashuruar pas paradokeseve e që argëtohej duke skandalizuar shoqërinë viktoriane gjithë vese të fshehta e virtyte publike, vazhdon të na flasë për veten, si për të na bindur me çdo kusht për batutën e thënë para Andre Gide: «Gjenialitetin tim e kam përdorur në jetë, në veprat e mia kam vendosur vetëm talentin dhe kjo është tragjedia e madhe e jetës sime”. Në këtë tragjedi, ku përfshihen farsa dhe melodrama, vazhdon të lulëzojë miti. Ikona moderne Ndërsa 150 vjetori i lindjes së tij festohet jo vetëm në Britaninë e Madhe dhe Irlandë mes shfaqjeve muzikore si e dështuara “Oscar Wilde” e Mike Read dhe biografive interesante “E pazbuluara e Oscar Wilde” e Joseph Pearce, në Luksemuburg është hapur edhe një pub që mban emrin e tij e ku përvjetori i lindjes është festuar me muzikë “live” e poezi. Nuk mund të mos mendosh se esteti eksentrik i salloneve të fundshekullit është me të vërtetë një ikonë jashtëzakonisht moderne. Ashtu si eleganca dhe talenti provokues mediatik, i parakohshëm për kohën kur jetoi, Wilde ka qenë një mësues i ekstravagancës. A nuk është ai që në veprën “Një grua pa rëndësi” pohon se moderimi është një gjë fatale dhe se asgjë nuk është më e suksesshme sesa teprimi dhe ekstravaganca? Është një frazë që mund ta përdorte shumë mirë edhe Sid Vicious i Sex Pistols. Për disa Wilde është vërtet vëllai i madh i punk-ut e rock-ut, paralajmëron ekstravagancën e veshjes dhe seksit, teprimet e alkoolit dhe drogës, duke i transformuar në mondanitet shik tendencat e gjeneratës romantike që i parapriu kohës së tij. Edhe para Gabriele D'Annunzio, Wilde mishëron një lloj elite për masat apo estetizmi të kuptueshëm për zonjat. Jo rastësisht ai drejtoi edhe një gazetë femërore “Lady's World”, e cila u pagëzua që në fillim prej tij në një mënyrë më demokratike “Woman’s World”. Por për të kuptuar këtë estet, që votohet nga publiku pasi i habit të gjithë me “kravata e metafora”, thotë Jorge Luis Borges, duhet të bindesh për faktin themelor të dokumentuar se Wilde, gati gjithnjë, “ka të drejtë”. Tragjedia Nën sipërfaqen e bisedës provokuese, pas shkëndijës dhe zjarrit që ndezin batutat e fabrikuara në mekanizmat perfektë të komedive të tij, Wilde ishte ai që s’do ta pranonte kurrë se ishte; një moralist. Ose më mirë një intelektual i revoltuar ndaj konvecioneve etike të kohës së tij. Ishte një aktor i madh me një shije teatrale për tragjedinë, mbi të gjitha atë të vetën. Në fakt arriti të recitojë në skenën e Anglisë viktoriane tragjedinë e tij, duke përfunduar në burg për një skandal erotik të lidhur me atë lloj dashurie që nuk guzon të thotë emrin e saj, sipas përkufizimit të tij. Në vitin 1884 shkrimtari u martua me Constance Lloyd, një brune irlandeze me të cilën pati dy fëmijë Cyril dhe Vivian. Constance ishte një grua e ndershme, por shumë konformiste për Oscar-in, që rrethohet nga miqësira të çuditshme. Pas dy vitesh njihet me të riun Robert Ross, që u mburr gjithnjë më pas për afrimin e Wilde me kënaqësitë homoseksuale dhe mbeti deri në fund miku i tij. Ndërkohë mbërrin edhe suksesi për të. Mes fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve e ’90, Wilde shkruan veprat më të mira që nga përrallat e “Princit të lumtur” (1888) deri te proverbat e “Qëllimeve” (1891) dhe komeditë e shkëlqyera “Rëndësia e të qenit i rëndësishëm (1895) dhe “Salomè” e shkruar në frëngjisht në vitin 1893 dhe e publikuar një vit më pas në version anglisht të lord Alfred Douglas, i dashuri Bosie, me ilustrimet e mrekullueshme të Aubrey Beardsley.Viktimë e paradoksit të tij, sipas të cilit “jeta imiton artin”, Wilde njohu Bosie-n në vitin 1891, vit i suksesit të tij me “Portreti i Dorian Greit”, roman superdekandent që bazohet në një pakt faustian për rininë e përjetshme në këmbim të shpirtit. Protagonistët e tij, Basil dhe Dorian, duket se paraqesin Oscar dhe Bosie. Lidhja e tyre shumë provokuese e rrënoi shkrimtarin. Procesi gjyqësor për shpifje i Wilde kundër babait të Bosie, markezi i Queensberry, kthehet kundër tij deri sa shkrimtari dënohet me dy vjet burg. Wilde del plotësisht i rraskapitur. I braktisur nga shoqëria që e kishte bërë më parë një mit, ai vdes i vetëm në një hotel parizien më 30 nëntor të vitit 1900, në moshën 46 vjeçare. Kohët e fundit ai shkruante me pseudonimin Sebastien Melmoth, si protagonisti i romanit gotik “Melmoth the Wanderer” i Charles R. Maturin. Si të ishte vërtet “heroi i keq”, siç do ta përshkruante miku i tij Bosie, shumë vjet më pas. “Pushtimi” elegant i Londrës së ngurtë Kur i riu Oscar Fingal O' Flahertie Wills Wilde, 1,90 i gjatë e me trup të mbushur, mbërriti në Oxford, u paraqit fillimisht si një zotëri elegant i padisiplinuar. Ai nisi të frekuentonte dy mjeshtrat e estetizmit, John Ruskin dhe Walter Pater, rivalë mes tyre. Pikërisht në këtë kohë nisi të bënte ushtrimet e para të stilit. Në vjeshtën e vitit 1879, Wilde u nis për të “pushtuar” Londrën me një poemë mediokre dhe një doracak paradoksesh të magjishme. Falë natyrës jashtëzakonisht tërheqëse dhe ideve të cuditshme u bë shumë shpejt personazh atje. Aq sa pas tre vitesh, i ftuar në Anmerikë për një cikël konferencash, në doganën e Nju Jorkut i lejoi vetes edhe batutën e famshme: “Nuk kam asgjë për të deklaruar veç gjenialitetit tim”. Natyra rebele, “dhuratë” e familjes Gjeniu Wilde nuk kishte marrë pak nga familja e tij thuajse e jashtëzakonshme. Natyra rebele dhe gjestet teatrore ishte dhuratë e së ëmës, Jane Francesca Algee, që mburrej shpesh me prejardhjen e saj italiane. Me emrin italian Speranza ajo kishte shkruar kur ishte e re disa shkrime patriotike në favor të pavarësisë irlandeze. Tërheqjen nga veset Oscar e kishte trashëguar nga i ati William, okulist i mbretëreshës Viktoria dhe një feminist i madh i asaj kohe. Pikërisht për nder të një pacienti të të atit, mbretit të Suedisë, Wilde mori edhe emrin e tij të pagëzimit. Oscar Wilde “Ai që s’di të mësojë, jep mend” - Aforizma 1-Moderimi është diçka fatale. Asgjë s’është më e suksesshme sesa teprimi. Përvoja nuk ka asnjë vlerë etike: ajo është thjesht emri që njerëzit u japin gabimeve të tyre. 2-Të gjithë ata që s’janë të zotë të mësojnë, japin mend. 3-Tragjedia e plakut nuk është plakja, por rinia. 4-Kam shumë të dëshirë të flas për asgjë. Eshtë e vetmja çështje për të cilën di gjithçka. 5-Sot njohim çmimin e cdo gjëje, por jo vlerën e tyre. 6-Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar. 7-Shumë pak e kuptojnë sot se në një martesë, dy vetë janë të vetmuar, ndërsa kur janë tre të paktën ke shoqëri. 8-E vetmja mënyrë sjelljeje më një grua është të bësh dashuri me të nëse është e bukur, ose të bësh dashuri me një tjetër nëse është e shëmtuar. 9-Vetëm njerëzit sipërfaqësorë nuk gjykojnë nga paraqitja e jashtme. 10-Sot të rinjtë kujtojnë se paratë janë gjithçka, kur plaken janë të sigurtë për këtë. 11-Publiku është jashtëzakonisht tolerant; fal gjithcka përveç gjenialitetit. 12-Vetëm modernizmi vjetërohet. 13-Unë mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimeve. 14- Grate jane te krijuara vetem per dashuri 15-Mos u besoni ndjenjave te grave para se te martohen 16- Burrat e njohin shume shpejt jeten, grate shume vone 17- Ne themel te marteses qendron keqkuptimi reciprok 18- Grate adhurojne kur bien ne dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka 19- Grate kane nje instikt te cuditshem: enderrojne gjithçka veç asaj qe duhet

  • Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare.

    Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën. Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna. Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar. Poema e Mjerimit Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n’ajri, si në qesëndi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s’e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit! Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fytyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natë tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”. Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis së ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë; dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë, mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand’ halle. E gota e turbull, gota satanike tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt. Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh. Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. Kangët e Pakëndueme Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori, të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e mia jesin… e unë jam vullkani që fle i fashitun, por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue dhe e ndjej nga Dielli valën. 0 kangët që fleni reliktet e mia q’ende s’keni prekun as një zemër të huej, vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia unë djepi juej; ndoshta vorri juej. Vuejtja Ka do dit që po shof fare mirë se si nga vuejtja syt po më madhohen, nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen e si buzqeshja m’asht e hidhun… … dhe po ndij se si mëngjeset e mia nuk janë ma mëngjese hovi e pune, as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë e një jete që s’durohet. Dalngadalë po shof si jeta një nga një secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s’po më mbetë asgja që me u nda si shej gëzimi, përpara nuk e dishe, ojetë, se kaq i tmerrtë asht grushti i yt që mbyt pa mëshirë. Por kot në pasqyrë po shof se si nga vuejtja syt po më madhohen nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, dhe shpejt do të bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndërluftat e jetës. Recital i Malësorit 0, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët – n’agoni të përdihet si vigan i vramë. Unë lugat si hij’ e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit. Mali hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë… Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. Mali hesht, dhe në heshtje qesh. E unë vuej, dhe në vuejtje vdes. Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? 0, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Vetmija Më plak mërzitja që vetmia më sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m’i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s’kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: I yni zot! Ose të më thonë: Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim me jeten time pa tingllim që në vetmi po e kaloj dhe s’po dij a rroj e s’rroj. Sendet heshtin. sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s’kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen. Frymëzim i Pafat Frymzim’ i em i pafat, që vjen e më djeg mu në gji, për kë po më flet? për kë të shkruej? përse po më ban që kaq të vuej? pse vjen e më djeg mu në gji, frymzim’ i em i pafat? Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë? 0 frymzim’ i em i ngratë, mjaft me plagë që s’kan shërim, leni të dergjen në mjerim, Njerzit s’duen ma trishtim, botës s’ia kande atë kangë të thatë, thot se mjell një farë të idhtë. Far’ e idhtë… far’ e idhë… 0 njerz të bimë nga far’ e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t’ju theri në ndjesi, t’ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë… por ju t’ju bajë edhe ma zi. Frymzim’ i em i pafat! Shporru ktej! Nuk të due! S’i due hovet tueja të nalta, as fluturimet… Nëpër balta… të ditve tona të shklas un tue rrokë me njerzit që rrok nata. Lutje Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t’argjantë e akorde t’artë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni plot dashuni të nxehtë si te vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë. Të lutem, o perëndi për një simfoni të dëfrej në lumni t’u u përkundë n’ani të bukur t’andrrimeve të kaltër, ku të fantazmëve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi. Nën Flamujt e Melankonisë Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme… … dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Aty këtu në hijet e flamujve mund të shifet një mund, një përpjekje e madhe përmbi vdekje për të pjellë diçka të madhe, për të qitë në dritë një xhind! Por, (o ironi) nga ajo përpjekje lind vetëm një mi. Dhe kështu kjo komedi na plas dellin e gazit, nsa prej marazit pëlcasim. Në prakun e çdo banese ku ka ndoj shenj jetese valon nga një flamur melankolie të trishtueshme Të Lindet Njeriu Të lindet një njeri nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët, nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri, Të lindet një njeri! Pa hyll në ball por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë, që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Re! Të krijojë një Epope! Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta. (Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht… Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!), Të lindet një njeri i madh si madhni dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar. Lagja e Varfun Krahët e zez të një nate pa fund e varrosën lagjen pranë, dritë, jetë, gjallsi askund, vetëm errsinë e skam. U harrue jeta e ditës ndër shtresat e natës, e pagja u derdh nga parzm’ e errsinës… n’andrra përkundet lagja. Njerzit ndër shtëpia flejnë me gjoksa të lakurtë e të thatë e gratë… fëmi po u lejnë pa ushqim në gji, pa fat, Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme në punën e ditës së kalueme, shërohen trutë e helmueme në gjumin e natës s’adhrueme. Veç zemrat e njerzve të lanun me të rektunt prralla rrfejnë: mbi barrat e jetës së namun që shpirt dhe korriz thejnë. Prralla mbi fëmij rrugaça barkjashtë e me hundë të ndyta, që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë e ngihen me fjalë të ndyta. Prralla mbi varza të fyeme me faqe e me buzë të thithna. Prralla mbi djelm, me të thyeme shprese, në burg me duer të lidhna, të cilt nesër para gjyqit për delikt do të përgjegjin, vetëm dreqit e hyllit të gjith fajet tash ua mbshtesin. Kështu lagj’ e varfun pëshpritë dhe errsinës hallet tregon. Një gjel i undshëm, me dritë të hanës i rrejtun, këndon. Hesht! or gjel kryengritës, i lagjës së varfun. Këtu nuk zbardh për ty drita e dritës. i gjikuem je me ngordhë n’u. Zgjimi O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem! O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem! Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë dhe vatrat tona në mjerim i përlanë… O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta! E me britmë ngadhnyese, me hove viganash, dëshirash flatruese, turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhè zbritni ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni, që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte, ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte. O vullnete të ndrydhuna! O vullnete të shtypuna! Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit, i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit Kanga e Rinisë Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga. Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. Baladë Qytetëse Mbramë qiella dhe hyjt e vramë një ngjarje të trishtueme panë: Hije… jo! por një grue me ftyrë të zbetë edhe me sy të zez si jeta e saj, me buzën të vyshkuna në vaj, me plagë në gjoks e stolisun me veshje dhe me shpirt të grisun, me hije grueje, një kens këso bote, një fantom uje vallzonte valle në rrugë të madhe. Dy hapa para, dy hapa mbrapa me kambë të zbathun, me zemër të plasun. Dy hapa djathtas, dy hapa majtas, me flokë të thime, me ndjesi të ngrime. (Dikur, kur gjit’ e saj me kreni shpërtheheshin n’aromë, kur ish e njomë atëherë e dashunojshin shum zotni. E sot?) Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun në rrugat e qytetit tonë, një jetën e fikun, një jetë e shterun, shpin i molisun, zemër e therun, një za vorri, një jehonë që vallzon natën vonë nëpër rrugat e qyteti tonë. Melodi e Këputun Melodi e këputun lot i kjartë nga syni i një grues së dashun… andje e përplasun, xhevahir i tretun, një andërr e shkelun, buzë e paputhun në melodin e këputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnë nga zbardhimi… e ther, ther hidhnimi për çasteet e rrëshqitun, për fatin e ikun, për gëzimin e humbun në melodin e këputun. Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemër të piskueme (një kitarë e gjymtun, za kange i mbytun në buzë nga dhimb’ e puthun në melodin e këputun). Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme… syni i venitet në të loti vërvitet, diçka nxjerr nga xhepi grues ia lë dhe së shpejti e len gruen e humbun në melodin e këputun. Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet, gjaqet turbullohen, përzihen, përvlohen, çohen peshë, tërbohen … e vetëm ndëgjohen ahtët e molisun në melodin e grisun. Kanga e Dhimbës Krenare 0 dhimbë krenare e shpirtit që vuen dhe shpërthen ndër vargjet e lira… A deshte, vall, për t’u ngushlluem tu’ e stolisë botën me xhevahira? 0 dhimbë krenare ndër vargjet e lira, që kumbojnë me tinguj të sinqertë… Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë? 0 kangë e dejë e dhimbës krenare… Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje, si dy binjakë këndoni mjerimin se koha do t’ju bijë ngushllimin. Vjeshta në Parakalim Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona, Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli, lëngon shpirt’ i smum ndër krahnore tona, dridhet jet’ e vyshkun ndër gemba të një plepi. Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme (dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!) Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit, tundet dhe përgjaket në pasion të viganit: “Jetë! Jetë unë due!” – e frymë merr prej fellit, si stuhi shkyn ajrin… por në fund ia nis vajit. Dhe m’at vaj bashkohet horizont’ i mbytun në mjegull përpise. Pemët degët e lagun me vaj i mshtjellin në lutje por kot! e dinë, të fikun, se nesër do vdesin… Vall! A ka shpëtim ndokund?! Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra n’orën e vorresës, kur heshtin damaret, e vorri inaltohet nën qiella ma t’epra me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret. Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona. Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së vafun; rënkoni në zije, qani mbi kufoma, që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun. Rezignata Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj… Mjerimet i mormë në pajë Me jetë… se kjo botë mbarë ndër gji t’Univerzumit asht një varrë, ku qenia e dënueme shkrrahet rrshanë me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigani. Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thellë ndrit nga skaji i mjerimit, e kaiherë një refleks i një mendimit të hjedhtë veton rreth rruzullimit shfrimin me gjetë mnis së vet të mnerëtë… Por kreu varet, syn’ i trishtuem, mbyllet e nga qerpiku një lot i kjart’ shtyhet rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thrrimet, e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet Secili prej tyne n’udhë të fatit të vet niset me shpresë në ngadhnim ma të vogël, përshkon të gjitha viset kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen vorret të shpëlamë me lotë e të marrët që zgërdhihen. Një Natë pa Gjumë Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote? Kur ti këndon thonë se asht afër drita… Por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andr’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

  • Enkelejda Kondi-Masseboeuf. Diskriminimi letrar: Sfida e autorẽve të rinj dhe komercializimi i botimeve në Shqipëri.

    Enkelejda Kondi-Masseboeuf Diskriminimi letrar: Sfida e autorẽve të rinj dhe komercializimi i botimeve në Shqipëri. Në Shqipëri, muaji tetor sjell vëmendjen te letërsia, veçanërisht me organizimin e Panairit të Librit, një ngjarje e rëndësishme kulturore. Ky panair krijon një hapësirë për promovimin e autorëve të rinj dhe botimeve të reja, por gjithashtu na kujton sfidat me të cilat përballet letërsia në vend, një prej tyre duke qenë mungesa e kritikës së mirëfilltë letrare. Në dekadat e fundit, është e qartë se kritika letrare, në kuptimin e saj të thelluar dhe profesionale, pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Shkrimtarët e rinj shpesh përballen me mungesën e një kritike të rregullt dhe të strukturuar, që do të ofronte analiza të mirëfillta të veprave dhe do të ndihmonte në orientimin e lexuesve drejt krijimeve më cilësore. Ndërkohë që në të kaluarën kritika kishte një rol më aktiv, sot ajo është zbehur pothuajse tërësisht, duke lënë një boshllëk që vështirëson zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe të autorëve të rinj. Mungesa e kritikës letrare në Shqipëri ka krijuar një vakum që ndikon negativisht si në zhvillimin e autorëve, ashtu edhe në perceptimin e lexuesve. Nëse më parë kritikët ndihmonin në pasqyrimin e vlerave dhe dobësive të një vepre, sot është gjithnjë e më e vështirë të gjesh analiza të thelluara dhe të mirëinformuara. Për pasojë, lexuesit shpesh mbështeten te sugjerimet personale apo promovimet komerciale, duke humbur atë udhërrëfyes të rëndësishëm që do të duhej të ofronte kritika. Për autorët e rinj, mungesa e kritikës është edhe më problematike. Pa një vlerësim objektiv dhe të ndershëm nga kritikët, ata kanë vështirësi për të kuptuar se ku qëndron vepra e tyre në raport me standardet letrare. Po ashtu, pa mbështetjen e kritikës, këta autorë mund të mbeten të padukshëm, përballë një tregu të mbingarkuar me botime që nuk marrin gjithmonë vëmendjen që meritojnë. Në një panoramë të tillë, Panairi i Librit ofron një mundësi të rrallë për të diskutuar dhe promovuar letërsinë, por gjithashtu duhet të jetë një thirrje për rigjallërimin e kritikës letrare. Pa një kritikë të mirëfilltë dhe të angazhuar, letërsia shqiptare rrezikon të mbetet pa orientim të qartë dhe pa vlerësim të duhur për talentet e reja. Panairi duhet të shërbejë si një platformë jo vetëm për botimet e reja, por edhe për nxitjen e diskutimeve më të thelluara mbi gjendjen e letërsisë dhe nevojën për një kritikë që të mbështesë zhvillimin e saj. Në fund të fundit, e ardhmja e letërsisë shqiptare varet jo vetëm nga talenti i autorëve, por edhe nga vlerësimi dhe përkrahja e duhur që ata marrin përmes kritikës dhe institucioneve që merren me promovimin e letërsisë. Kjo është një sfidë që duhet të përballohet me seriozitet, për të mos lënë një traditë të pasur letrare të zbehet në mungesë të një dialogu të thelluar dhe profesional. Në Shqipëri, ndonëse letërsia është në një zhvillim të dukshëm në kuantitet, cilësia e saj shpesh lë për të dëshiruar, sidomos kur flasim për autorët e rinj. Fatkeqësisht, shumë prej tyre, të papjekur artistikisht dhe pa një talent të dukshëm, marrin guximin të publikojnë vepra që shpesh janë të nxituara dhe të pabazuara në një stil të formuar. Për më tepër, botuesit shpesh refuzojnë poezinë dhe autorët e saj, përveçse në rastet kur bëhet fjalë për emra të njohur dhe të sigurtë në treg. Kjo krijon një formë diskriminimi në botimet dhe shitjet e librave, ku emrat e njohur janë të privilegjuar, ndërsa autorët e rinj mbeten të margjinalizuar. Shtepitë botuese po ndjekin një logjikë tregtare, duke preferuar të investojnë në ato autorë që e kanë dëshmuar veten më parë dhe që sigurojnë shitje të garantuara. Në këtë mënyrë, autorët e rinj që kanë potencial, por ende nuk janë të njohur, shpesh e kanë të pamundur të depërtojnë në tregun e librave. Poezia, e cila kërkon një lexues të veçantë dhe të kultivuar, është pothuajse e përjashtuar nga vëmendja e botuesve, përveçse kur bëhet fjalë për poetë me emra të vendosur. Si rezultat, ne jemi përballë një diskriminimi të hapur, ku vepra që mund të ketë vlerë letrare, mbetet e paeksploruar nga lexuesi, vetëm sepse nuk ka emrin e duhur prapa saj. Nga ana tjetër, lexuesi shqiptar vazhdon të jetë në shumë aspekte konservator. Shumë prej tyre preferojnë të lexojnë autorë të njohur dhe të vendosur, duke anashkaluar ose paragjykuar autorët e rinj. Ky është një qëndrim që shoqëron jo vetëm publikimet e reja, por edhe libraritë dhe stendat e shtëpive botuese. Nëse një botues nuk ka një emër të madh për të promovuar, ai e ka të vështirë të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe ta shtyjë librin e tij drejt shitjes. Autorët e rinj, për këtë arsye, shpesh mbeten të panjohur, të fshehur pas pamundësive për të gjetur një shans të drejtë në tregun e librave. Në këtë situatë, stendat e shtëpive botuese më prestigjioze në panaire dhe librari janë të mbushura me librat e autorëve të njohur, ndërsa veprat e të rinjve rrallë gjejnë një vend për të dalë në pah. Ky dominim i shtëpive botuese të mëdha dhe favorizimi i emrave të vendosur krijon një treg të mbyllur dhe të padrejtë, ku lexuesi mëson të konsumojë vetëm atë që i serviret, duke mos pasur mundësinë të zbulojë krijime të reja dhe frymëzuese. Ky është një problem që kërkon një qasje të re, më të hapur, për të përkrahur talentet e reja dhe për të promovuar një diversitet më të madh letrar. Botuesit duhet të inkurajojnë më shumë përfshirjen e autorëve të rinj dhe veprave që nuk ndjekin vetëm trendin komercial, duke i dhënë lexuesve mundësinë të zgjedhin nga një spektër më i gjerë krijimesh. Pa një ndryshim në këtë qasje, letërsia shqiptare rrezikon të bjerë në një qorrsokak ku inovacioni dhe risia mbeten të papërfillura, në favor të komercializmit dhe konformizmit letrar. Shtator 2024

  • Dokumenti / Vizita e parë në SHBA, Fan Noli nuk pranoi të quhej turk

    Dokumenti / Vizita e parë në SHBA, Fan Noli nuk pranoi të quhej turk Nga Gazetar Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumente të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk. Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korrigjuar gjithashtu edhe dokumentet e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën. “Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston. Kombësia? – Turkey (Turqi) Raca etnike?- Oficeri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “ “Fan Noli – Shqiptar i vërtetë” – shkruan eksperti i krimeve. EtiketaAmerikediaspora shqiptaredokumentFan Noligazeta diaspora shiqptarekoka2 Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumente të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk. Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korrigjuar gjithashtu edhe dokumentet e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën. “Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston. Kombësia? – Turkey (Turqi) Raca etnike?- Oficeri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “ “Fan Noli – Shqiptar i vërtetë” – shkruan eksperti i krimeve. Gazeta Diaspora

  • Taylor Swift shpallet muzikantja më e pasur

    Taylor Swift shpallet muzikantja më e pasur Taylor Swift ka kaluar zyrtarisht Rihanna-n si muzikantja më e pasur femër në botë. Një përditësim nga Forbes zbuloi se Swift, 34 vjeç, tani ka 1.6 miliardë dollarë. Ndërkohë, Rihanna, 36 vjeçe, ka një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh. Swift u bë miliardere në tetor 2023 falë turneut të saj masivisht të njohur Eras dhe katalogut të saj muzikor. Këngëtarja “Anti-Hero” ka 600 milionë dollarë nga honoraret dhe turnetë, ndërsa katalogu i saj muzikor vlerësohet gjithashtu rreth 600 milionë dollarë, sipas Forbes. Plus, Swift ka rreth 125 milionë dollarë në pronësi të pasurive të paluajtshme. Ajo ka shtëpi në Rhode Island, New York City, Nashville dhe Los Angeles. Suksesi i fundit i Taylor bëri që ajo të emërohej si Personi i Vitit 2023 nga Time. “Asgjë nuk është e përhershme,” tha ajo në intervistën e saj me revistën vitin e kaluar. “Kështu që unë jam shumë e kujdesshme që të jem mirënjohëse çdo sekondë që të jem në këtë nivel, sepse më është hequr më parë.” “Ka një gjë që kam mësuar: Përgjigja ime ndaj çdo gjëje që ndodh, e mirë apo e keqe, është të vazhdoj të bëj gjëra. Vazhdoni të bëni art”, shtoi këngëtarja e “Cruel Summer”. Swift aktualisht renditet në vendin e 2117 në listën e miliarderëve në botë të Forbes. Elon Musk kryeson listën me një vlerë neto prej 261 miliardë dollarësh. Larry Ellison, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos dhe Bernaud Arnault përfundojnë pesëshen e parë. Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart, Sam Walton, është gruaja më e pasur në botë për momentin. Pasuria e saj neto është rreth 90.5 miliardë dollarë, sipas listës së Forbes. Rihanna shfaqet në listën pas Swift në numrin 2337.

  • Si e lexoj unè pikturèn "Evening" tè Van Gogh! Nga Liliana Pere +AI

    "Evening" Pikture nga Van Gogh. Acrylic on canvas 60/75 cm Inspired by Vincent Piktura e Vincent van Gogh, tregon një perëndim dramatik me ngjyra të forta dhe një ndjesi dinamike të natyrës. Disa elemente për t'u theksuar janë: 1. Qielli me nuanca të theksuara portokalli dhe të zeza: Kjo krijon një kontrast të fortë mes dritës së ngrohtë të perëndimit dhe errësirës së natës që po vjen. Ndjesia e tranzicionit nga dita në natë është qendrore në këtë pikturë. 2. Zogjtë në fluturim: Një element që shpesh përdoret nga van Gogh për të përfaqësuar lirinë, por gjithashtu edhe trazimin e brendshëm të artistit. Zogjtë krijojnë një ndjenjë lëvizjeje dhe jetese brenda një ambienti të qetë rural. 3. Ngjyrat intensive dhe teknika e goditjes së furçës: Goditjet e furçës janë të dukshme dhe me energji, duke i dhënë pikturës një ndjesi teksture të pasur. Kjo teknikë karakterizon stilin e van Gogh, ku çdo element duket sikur lëviz dhe vibrion me jetë. 4. Fusha me grurë dhe rruga që të çon në horizont: Simbolika e rrugës që shkon përpara mund të përfaqësojë udhëtimin e jetës, dhe natyra e pafundme mund të sugjerojë ndjenjën e përjetësisë apo reflektimin mbi jetën. Për të lexuar këtë pikturë në frymën e Van Gogh-ut, mund të shohim sesi kombinon natyrën me emocionet njerëzore, duke përdorur ngjyra të forta dhe forma të çrregullta për të përçuar jo vetëm pamjen e jashtme, por edhe ndjenjën e brendshme të botës.

  • Dorian Koçi: Portreti i rrallë i Skënderbeut dhe vazoja e Kastriotëve në Leçe

    Dorian Koçi: Portreti i rrallë i Skënderbeut dhe vazoja e Kastriotëve në Leçe Shtatëmbëdhjetë artefakte nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, që lidhen me periudhën e Skënderbeut, si dhe artefakte e dorëshkrime të panjohura nga shqiptarët të mbledhura nga muzetë italianë, janë ekspozuar në Muzeun Castromediano në Leçe. Ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” (“Skënderbeu. Një hero shqiptar në Puglia” u çel më 20 dhjetor në bashkëpunim me Polo Biblio-Museale të Provincës së Leçes, Muzeun Castromediano në Leçe dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe do të mbyllet më 3 shkurt 2019. Muzeu Historik Kombëtar u paraqit me objekte dhe libra kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar, si me riprodhimin e Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, por edhe armë të asaj periudhe. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi u shpreh se: “Kjo ekspozitë erdhi si fryt i marrëveshjes ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia.” Sipas dretorit të MHK-së, Koçi, ekspozita u çel me qëllim që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, duke e imagjinuar Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor, në të cilin integrohen ndërmarrjet e nismave të përbashkëta të pranishme në territore të ndryshme, duke marrë pjesë së bashku me thirrjet evropiane. Dorian Koçi gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” e konsideroi ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” si një mundësi të çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dokumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë. “Këto na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.”, deklaroi Koçi, i cili flet për artefaktet më të rralla të kulturës dhe historisë shqiptare, të para këto me syrin e një studiuesi, që gjenden në territoret e vendit fqinj, Italisë.

  • Ervis Gega vlerësohet nga shtypi i specializuar si një “gjeni teknik violine” dhe “vullkan muzikor”. Krahas ekspresivitetit të saj të fortë, vihet në pah “hiri dhe eleganca” e saj kur luan violinë,

    Ervis Gega vjen nga një familje e njohur muzikantësh shqiptarë dhe mësimet e para të violinës i ka marrë në fëmijëri. Në moshën tetë vjeçare ajo pati performancën e saj të parë publike me koncertin për violinë në E minor të Felix Mendelssohn. Ajo është studente master e Prof. Yfrah Neaman, në klasën master të të cilit studioi në Konservatorin Peter Cornelius në Mainz nga viti 1990-1993. Më pas ajo vazhdoi studimet në klasën e tij soliste në Shkollën e Muzikës dhe Dramës Guildhall në Londër deri në vitin 1999. Në qershor 1996 ajo mori Diplomën Recitale të Koncertit (Premier Prix). Në të njëjtin vit talenti i saj u njoh nga Orkestra Simfonike e Londrës. Ajo e mori këtë orkestër në formimin e saj deri në vitin 1998. Talenti dhe pjekuria muzikore e bënë atë të dallohej që herët para bursistëve të Akademisë së Muzikës së Dhomës Villa Musica në Mainz. Në moshën 19-vjeçare, kjo akademi e pajisi me një violinë të Petrus Guarnerius për kohëzgjatjen e studimeve në Londër. Si muzikant dhome, Ervis Gega ka punuar ndër të tjerë me Thomas Brandis, Martin Ostertag dhe Reiner Kussmaul. Në vitin 2006 ajo u bë pedagogja më e re në historinë e Villa Musica. Ervis Gega ka fituar çmime dhe njohje të shumta muzikore ndërkombëtare. Ajo është fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Violinës Yfrah Neaman në Gjermani, çmimit Emily English, Ian Fleming Award, Pecsai Price (e gjithë Londra) dhe fituese e Konkursit të 7-të të Solistëve Havershill Sinfonia. Si studente master e profesorit të saj Yfrah Neaman, rruga e saj ishte e shënuar, kështu që që nga viti 2002 ajo ka mbajtur klasën e saj në Konservatorin Peter Cornelius dhe një klasë tjetër në Universitetin e Muzikës në Mainz. Ajo gjithashtu drejton klasa master në Akademinë e Muzikës Shtetërore të Rhineland-Pfalz dhe në Villa Musica, ndër të tjera, dhe është pedagoge në Orkestrën Rinore Shtetërore të Rhineland-Pfalz. Ajo ka qenë gjithashtu koncertmaster e Filarmonisë Klasike të Bonit për disa vite. Në vitin 2000 ajo themeloi Spohr Duo (violinë dhe harpë) me Silke Aichhorn. Kjo dyshe u nderua me Çmimin e Promovimit Kulturor të Shtetit të Rheinland-Pfalz në 2001. Në vitin 2004 ajo themeloi Rheinisches Kammerensemble Mainz. Repertori përfshin vepra nga baroku deri tek muzika bashkëkohore. Si solist, Ervis Gega ka interpretuar koncerte violine nga Mendelssohn, Paganini, Tchaikovsky, Brahms, Saint-Saëns, Mozart, Kraus dhe Bach me orkestra të ndryshme në Evropë (Gjermani, Angli, Itali) dhe në kontinente të tjera (Amerika e Jugut, Afrika e Jugut. ). Diskografia e saj përfshin Sinfonia con violino obligato nga Joseph Martin Kraus me Orkestrën e Dhomës së Mainz-it dhe CD-në e parë të duos Spohr (violinë dhe harpë). Ekziston gjithashtu një regjistrim i Carmen Fantasy të Franz Waxmann, Caprices Paganini dhe një sonatë e Mozartit, si dhe një CD me vepra të muzikës së dhomës nga Hans Werner Henze me Ansamblin Villa Musica. e cila ndërthur “sensualitetin mesdhetar me virtuozitetin natyral e më të lartë”. Revista e specializuar me famë botërore STRAD e quajti Ervis Gegën “një talent i rrallë”. Programet e portreteve u transmetuan nga kanalet ARD dhe ZDF, ndër të tjera, dhe regjistrime të mëtejshme të koncerteve janë në dispozicion nga SWF, HR, NDR dhe WDR. Në vitin 2008 ajo u nderua me titullin “Ambasadore e Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Që nga dhjetori 2013 ajo është profesore nderi në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz.

  • Në një botë të vetmisë, a mund të gjejmë vërtet shoqëri brenda vetes? Zbulimi i zemrës së vetmisë.

    Në një botë të vetmisë, a mund të gjejmë vërtet shoqëri brenda vetes? Zbulimi i zemrës së vetmisë Në një botë që duket më e lidhur se kurrë, vetmia është në rritje. Një studim i fundit zbuloi se rreth 61% e të rriturve në SHBA ndihen të vetmuar, pavarësisht se media sociale dhe teknologjia ofrojnë një rrjedhë të vazhdueshme ndërveprimi. Ky paradoks ngre një pyetje kritike: “Pse ne përgjithësisht e shmangim vetminë? Sepse pak e gjejnë vërtet shoqërinë brenda vetes.” Ky postim gërmon në rrënjët e vetmisë, arsyet që është kaq e përhapur dhe se si zhvillimi i vetë-shoqërimit mund të transformojë jetën tonë. Kuptimi i vetmisë Vetmia është më shumë sesa të jesh vetëm; është një gjendje emocionale e dhimbshme ku një person ndihet i shkëputur nga ata që e rrethojnë. Ngjarjet e ndryshme të jetës mund të shkaktojnë vetminë, duke përfshirë tranzicione të mëdha si lëvizja në një qytet të ri ose humbja e një personi të dashur. Një studim i kryer nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë thekson se izolimi mund të çojë në një rritje prej 50% të rrezikut të vdekjes, e krahasueshme me rreziqet e shkaktuara nga duhani ose obeziteti. Me fillimin e vetmisë, individët mund të tërhiqen edhe më tej nga ndërveprimet shoqërore. Ky cikël mund të jetë sfidues për t'u thyer, por të kuptuarit e tij është hapi i parë. Frika nga vetë-reflektimi Shmangia e vetmisë shpesh rrjedh nga frika e përballjes me mendimet dhe ndjenjat e veta. Në jetën tonë të ngarkuar, shumë kërkojnë shpërqendrime përmes aktiviteteve ose ndërveprimeve shoqërore në vend që të përballen me emocione të pakëndshme. Kjo shmangie mund të pengojë rritjen personale. Megjithatë, përqafimi i vetmisë ofron një rrugë drejt zbulimit të vetvetes. Për shembull, pasi kalojnë vetëm 20 minuta çdo ditë duke reflektuar vetëm, individët raportojnë se ndjehen më shumë në kontakt me emocionet e tyre, duke çuar në marrëdhënie më të shëndetshme me veten dhe të tjerët. Ndikimi i Shoqërisë Moderne në Vetminë Sot, normat shoqërore shpesh e barazojnë lumturinë me të qenit i rrethuar nga të tjerët. Platformat si Instagram nxjerrin në pah stile jetese të idealizuara që mund t'i mashtrojnë njerëzit të besojnë se u mungojnë lidhjet kuptimplota. Ky fenomen përforcon një kuptim të gabuar të shoqërimit, ku sasia ia kalon cilësisë. Shumë njerëz e gjejnë veten në vende të mbushura me njerëz duke u ndjerë më të izoluar se kurrë. Është jetike të pranohet se shoqëria autentike përfshin mirëkuptim të ndërsjellë dhe mbështetje emocionale, të cilat shkojnë përtej pranisë fizike. Përqafimi i Vetë-Shoqërisë Për të luftuar vetminë dhe për të nxitur një lidhje me veten, merrni parasysh përdorimin e strategjive praktike të mëposhtme: 1. Meditim i ndërgjegjes Meditimi i ndërgjegjes është një praktikë e fuqishme që inkurajon individët të përqendrohen në momentin aktual. Studimet tregojnë se vetëm disa minuta meditim çdo ditë mund të çojnë në uljen e ndjenjave të vetmisë dhe rritjen e vetëdijes. 2. Gazetari për qartësi Gazetari mund të jetë një mjet tepër efektiv për reflektimin personal. Një studim zbuloi se njerëzit që bëjnë ditar për mendimet e tyre çdo ditë raportuan një rritje prej 40% në qartësinë e emocioneve të tyre me kalimin e kohës. Shkrimi mund të sigurojë njohuri për botën tonë të brendshme. 3. Shprehje krijuese Angazhimi në aktivitete krijuese si piktura, krijimtaria ose luajtja e një instrumenti mund të jetë katartike. Këto burime i lejojnë individët të shprehin ndjenjat që mund të mos jenë në gjendje t'i artikulojnë verbalisht. Për shembull, një seminar i kohëve të fundit tregoi se pjesëmarrësit që u përfshinë në projekte krijuese ndjenë një përmirësim 30% në mirëqenien e tyre emocionale. 4. Vendosja e kufijve socialë Ndërveprimet e shëndetshme sociale janë thelbësore, por të dish se kur të tërhiqesh është po aq e rëndësishme. Vendosja e kufijve të fortë mund të lejojë një kohë të vlefshme vetëm, duke ndihmuar në rimbushjen emocionale dhe mendore. 5. Lidhja me natyrën Natyra ka efekte të vërtetuara në shëndetin mendor. Të kalosh vetëm 20 minuta jashtë në gjelbërim mund të rrisë disponimin dhe të përmirësojë fokusin. Angazhimi me mjedisin natyror nxit një ndjenjë paqeje dhe inkurajon vetë-reflektim më të thellë. Lidhje autentike Përmes Vetë-Zbulimit Të ndërtosh një marrëdhënie solide me veten nuk do të thotë të sakrifikosh lidhjet shoqërore. Në fakt, kur individët janë rehat në lëkurën e tyre, ata kanë më shumë gjasa të tërheqin marrëdhënie autentike. Studimet tregojnë se njerëzit me një përvojë pozitive të marrëdhënieve me veten plus 40% më shumë ndërveprime të kënaqshme me të tjerët. Marrëdhëniet autentike lindin kur të dyja palët ndihen të sigurta në identitetin e tyre, duke lejuar shkëmbime të vërteta dhe përvoja të përbashkëta. Përqafimi i vetmisë mund të vendosë bazat për lidhje më të forta me të tjerët. Riimagjinimi i vetmisë Pyetja se pse ne shpesh i shmangemi vetmisë thekson nevojën për të ushqyer një marrëdhënie me veten. “Pse ne përgjithësisht e shmangim vetminë? Sepse pak e gjejnë vërtet shoqërinë brenda vetes.” Ky meditim na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e vetë-shoqërimit në botën e sotme të mbushur me shpërqendrime. Duke adoptuar zakone si kujdesi, ditari dhe shprehja krijuese, ne mund të mësojmë

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page