Flet -Anila Cota,Drejtore, pedagoge e jashtme në Univ. “A Xh” fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan, në kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada Amerikane.
- Apr 30, 2024
- 6 min read
Updated: Jun 3, 2024
Profil i Anila Cota.
Drejtore shkolle Elbasan.
Nga Dr. Liliana Pere.

Shumëkush e njeh Anilën në Elbasan, por edhe në mbarë Shqipërinë për shkak të
angazhimeve të saj të shumta. Ajo ka studiuar shkencat e natyrës e ndaj lehtësisht ne mund të
shpjegojmë lidhjen e saj me energjinë e shumëfishtë që e karakterizon.
Anila Çota është lindur në Tiranë më 28 gusht 1964 dhe ashtu sic ajo shprehet është
rritur nga jugu në veri, sepse babai i saj ka qenë ushtarak dhe ka shërbyer në cdo skaj të
Shqipërisë.
Si nje vajzë e rritur në një familje ushtarakësh, ku babai, vëllai dhe bashkëshorti i saj kanë
shërbyer në këtë sektor, ajo karakterizohet nga një displinë e hekurt dhe me kërkesa të rrepta ndaj vetes, gjë që reflektohet në karakterin dhe cilësitë e personalitetit të saj. Është sa dashamirëse aq edhe frymëzuese, sa korrekte aq edhe tolerante, sa realiste aq edhe pa kompromise me oportunizmin.
Anila ka studiuar në Universitetin e Elbasanit ku krahas diplomimit në degën matematikë- fizikë ( 1983-1987) ka përfunduar studimet Master në degën “ Drejtim dhe administrim arsimi” ( 2016-2017) duke u vlerësuar me rezultate të shkëlqyera. Po ashtu ka përfunduar me sukses Shkollën e Drejtorëve ( 2021-2022) dhe renditet ndër drejtuesit me përvojën më të gjatë në drejtim, prej rreth 27 vitesh. Institucionet që ajo ka drejtuar si shkolla 9-vjecare Mengël, “Fejzullah Guranjaku”, “Hamit Mullisi”, “Qamil Guranjaku” dhe ZVAP Elbasan kanë reflektuar ndryshime cilësore, për shkak të angazhimit profesional, por edhe të projekteve në të cilat ajo ka përfshirë këto institucione,
duke bashkëpunuar krahas institucioneve shtetërore edhe me organizata të shoqërisë civile si “Save The children” in Albania, UNICEF, “World Vision”,
“Fëmijët janë e ardhmja”, Zyra e Këshillit te Europës Tiranë, Komiteti Shqiptar I Helsinkit, “
Karitasi shqiptar”, “ Terre des Hommes”, “Forumi i pavarur i gruas” Elbasan, “Shoqata
Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”, “Qendra shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve CRCA”, etj .
Prej vitit 1987, vit kur u diplomua dhe filloi punën si mësuese në Labinot- Fushë nuk i
është ndarë fizikës, si dashuria e parë e saj, por edhe mjaft detyrave e projekteve të tjera për të
cilat do të flasim më gjatë.
“Në fizikë nuk ka rëndësi se ç’shkollë ke kryer apo kë njeh, por ç’di të bësh”
thotë shkencëtari Stephen Hawking
dhe ky është motivi të cilit Anila nuk i ndahet sepse :
Ajo është mësuese, drejtuese shkolle, pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,drejtuese projektesh në kuadër të shoqërisë civile, anëtare e disa mekanizmave në nivel vendor e Kombëtar, si : anëtare e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar për Qarkun e Elbasanit
Anila është fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan në
kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada e SHBA.
për të dytin mandat rradhazi, anëtare e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike për Bashkinë Elbasan, anëtare e Koalicionit Kombëtar mbi Politikat në kuadër të projektit rajonal ARISE “Iniciativa për Uljen e Pabarazisë në Arsim" dhe anëtare e Misionit “ Kujtesë për Vijimësi”.
Fusha e saj e ekspertizës lidhet kryesisht me të drejtat e fëmijëve dhe prej vitit 2001 e në
vijim ajo ka koordinuar punën e një grupi fëmijësh të quajtur “ Zëri 16+…“ në Elbasan,
grup I njohur edhe ndërkombëtarisht për lobimin dhe advokimin që bën në këtë fushë si dhe për fuqizimin e fëmijëve në realizimin e së drejtës së tyre për pjesëmarrje. Për këtë ajo ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatën “ Save the children”.
Anila është eksperte edhe në fushën e drejtimit të institucioneve arsimore duke u
trajnuar dhe kualifikuar në programe të ndryshme si: në Programin e trajnimit “ Rrjeti kombëtar
i vlerësuesve të institucioneve arsimore parauniversitare” nga ASCAP, programit “Trajnimi i
Trajnerëve” në kuadër të projektit “EU4 Inclusive Teaching”, mbi mësimdhënien
gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”,
“Ndërmjetësimi gjuhësor – kulturor në perspektivën e integrimit evropian”, “ Zhvillimi i
mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe përdorimi bazë i microbitit në arsimin bazë” etj.
Dijet e saj ajo i ka ndarë me kolegët duke i trajnuar ata në fushën e metodologjisë së
mësimdhënies, të rritjes së kapaciteteve të tyre për të drejtat e fëmijëve, për zgjidhjen e
konflikteve, kundër diskriminimit, për barazinë gjinore, etj. Po ashtu ajo ka qenë eksperte
trajnimi në projektin “Shkollat për shëndetin” duke përcjellë njohuri dhe mesazhe mjaft të
vlefshme për mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar.
Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca lokale, kombëtare e ndërkombëtare universitare duke trajtuar tema si :“Nxënësit –partnerë në ndryshimin e shkollës”, “
Drejtori i shkollës si frymëzues i progresit të cilësisë përballë sfidave në drejtim”, “ Efektet psikologjike të pandemisë në mësimdhënie tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 – janar 2021”, “
Vlerat dhe sfidat e praktikës profesionale”, “Përfshirja dhe integrimi-modele partneriteti për një shoqëri më afër Europës”, “ Efektet dhe pasojat e përdorimit të celularit nga adoleshentët”, etj.
Ka qenë koordinatore e projektit “ Përmirësimi i politikave për fëmijët ne Qarkun
Elbasan” financuar nga UNICEF si dhe hartuese e projektit “ Drejt një modeli kontekstual të
arsimit në Shqipëri", finacuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” i cili zbatohet ne 4 shkolla të ZVAP Elbasan.
Së fundmi ajo është angazhuar si eksperte në projektin “ Përshirje për shkollat” që synon në ofrimin e një dimensioni evropian në kërkimin shkencor dhe pedagogjik, paraqitjen e
rekomandimeve novatore të politikave të përfshirjes, ofrimin e modeleve funksionale dhe
zbatimin e tyre në nivel shkolle, projekt, i cili zbatohet në kuadrin e programit të BE-së, Horizont 2020. Po në vitin 2020,
Gjatë jetës së saj ka kryer mjaft detyra si mësuese, drejtuese, specialiste e shërbimit social të Prefekturës, por sfida më e madhe e saj ka qenë drejtimi i Zyrës Vendore të Arsimit
Parauniversitar Elbasan , vecanërisht në periudhën e pandemisë duke e tejkaluar këtë sfidë me sukses .

E megjithë angazhimin e saj shumëdimensional ajo nuk i është ndarë për asnjë cast
mësimdhënies dhe drejtimit.
“ Ne jemi gjithnjë në skenë”- thotë Anila. Ne mësuesit jemi aktorët kryesorë në skenën e madhe
të klasës, ku nxënësit përbëjnë “publikun” më të vëmendshëm ndaj këtyre aktorëve. Nxënësit në klasë janë imitues të mirë të aktorëve të tyre të preferuar, prandaj mësuesit duhet të tregojnë gjithmonë kujdesin maksimal në “skenën “ e tyre, në klasë, në mënyrë që nxënësve t’u ofrohet një model i përsosur për t’u imituar.
Por, që i gjithë ky film të jetë i suksesshëm kërkon një
“regjisor” të aftë e të zotë, që është drejtuesi i institucionit arsimor. Këtë është përpjekur të bëjë ajo gjatë karrierës së saj të gjatë e plot suksese, të jetë modeli më i mirë i mësuesit, drejtuesit, prindit, shoqes, mikes e koleges. Shkolla “Qamil Guranjaku” që ajo sot drejton, renditet si një ndër shkollat më të mira duke u vleresuar si e para në Kartën e Performancës për shkollat publike në ZVAP Elbasan.
Anila është e martuar dhe ka dy vajza të cilat e kanë lumturar me dy mbesa dhe një nip duke trashëguar kështu edhe një familje të bukur e plot vlera.
Për Anilën mirëqenia është e duhet të jetë objektiv i gjithkujt sepse mirëqenia është të shijuarit e çdo pune, përpjekjeje, suksesi dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi me pjesën tjetër të shoqërisë dhe kjo është kaq evidente në marrëdhëniet e saj me stafet ku ka punuar e punon.
Për të gjitha vlerat e saj humane, sociale e profesionale është nderuar së fundmi me titullin “
Ambasadore për paqen” , akorduar nga Federata Universale e Paqes.
Por, gjatë bisedës me Anilën zbuluam edhe një dimension tjetër të saj. Ajo ka pasion dhe
shkruan edhe poezi. Me modestinë e saj na lexoi disa vargje dhe mendon se ndoshta në një
periudhë tjetër edhe mund të botojë dicka.
Ja disa nga vargjet e saj ku sërish vendoset lidhja organike mes saj dhe shkencës e artit:
I pafundëm tiktaku i orës
Që ritmet e jetës i dikton, i ndjek, i kalon
Të pafundme rrahjet e zemrës
Gjer në atë të fundit që ciklin e mbyll
E një tjetër, rrëmbimthi e hap
Të pafundme grimcat e universit
Që energjinë nuk e shterin, nuk e zhdukin
E transformojnë e mesazhojnë në fjalë e ndjenja….
Ndoshta është thënia e shkrimtarit, muzikantit dhe aktorit norvegjez Jo Nesbo: “Fizika është
një gjuhë e vecantë, përmes së cilës mund të tregohen vetëm histori të vërteta”, ajo që na nxiti të
shkruajmë këtë pjesë të jetës së Anilës.
Në fund të bisedës sonë arritëm të mësojmë shumë pak nga veprimtaria e saj, por nuk
mund ta lëmë pa e përmendur mirënjohjen që ajo shpreh për nxënësit e saj dhe prindërit e tyre,
për kolegët, por edhe për familjarët të cilët e mbështesin në çdo hap që hedh dhe në çdo nismë të
saj duke ecur e sigurt për të tejkaluar barrierat e për të përballuar sfidat.
Pata impresione te vecanta nga biseda me mesueset nga Elbasani, per integritetin e lartë profesional e njerezor! Aftësite e tyre, dinamizmizmin dhe disponibilitetetin e larte për t'u aktivizuar ne çdo punë të mirë e projekte në shërbim të Shtetit e
Shoqërisë dhe për të bërë punë me dobi e vlerë !
Lum nxenesit dhe familjet që i kanë!
Bisedoi:
Dr. Liliana Pere