top of page

Veprat e përkthyera nga Zheji janë kryevepra të letërsisë botërore, ndaj dhe përgjegjësia ka qenë e madhe.






Kush është Petro Zheji…


Perparim Kabo


A ja vlen të shtrohet kjo pyetje? Po sigurisht që po. Puna e tij për më shumë se pesë dekada deri në frymën e fundit është një investim themelor që lidhet me origjinën, identitetin dhe kontributin e gjuhës shqipe. Punimet e tij janë përmbledhur në tre botime voluminoze, dhe konkretisht në librat:

1-Shqipja dhe Sanskritishtja në dy vëllime.

2-Libri i Aforizmave

3-Roli Mesianik i Shqipes

Punimet e Profesor Petro Zhejit dallojnë për një metodologji krejt ndryshe prej asaj klasike që meret me analizën e formës së fjalës dhe strukturën e saj gramatikore.

Në punimet e tij studjuesi Petro Zheji meret me gjenezën historike dhe me evoluimin historik të gjuhë si mendim dhe si fjalë, pra ai e nis studimin te përmbajtja e fjalës dhe kështu në këtë rrugëtim ai zbulon veçoritë e shipes dhe kontributin e saj në raport me gjuhët e tjera. Duke ndërtuar algoritmin e gjuhës shqipe Petro Zheji evidenton disa nga tiparet unikale të shqipes si një gjuhë primordiale dhe rëndësinë e saj në lëminjtë e gjuhësisë botrore. Aparati logjik i analizës së tij u jep përgjigjë disa pyetjeve thelbësore si edhe janë;

-Kalimi nga paralogjikja te logjikja dhe lindja e mendimit të identifikuar me fjalë

-Ndërtimi strukturor syllabik i fjalës dhe apsekti disemik, trisemik dhe shumëkuptimor

-Thelbi filozofik i mendimit dhe gjuha si mjetë shprehës që nga ndërtimi. Kalimi nga arsyetimi mitik në atë të filozofisë së lashtësisë dhe deri te filozfia moderne

-Analiza e gjuhës që nga krijimi dhe deri në ditët tona argumentohet duke e parë atë edhe si një faktor me funskion social kundruar në këndëvështrimin gjithëpërfshirës të sociales

Këto janë disa nga pyetjet që i shtroi edhe profesor Eqrem Çabej por që nuk u dha përgjigje.

Aspekt tjetër i punës së Petro Zhejit është kontributi si përkthyes…

Po përmendim dy nga përkthimet e tij

-Ringjallja e Leon Tolstoit

-Don Kishoti Mançes, vëllimi II i Miguel Servants-it

E japim këtë shëmbull se kemi të bëjmë me dy kollosë të letërsisë botrore dhe dy gjuhë krejt të largëta , gjuhë ruse dhe gjuha spanjolle.



Petro ishte “polyglot”, ai zotronte thellësisht disa gjuhë të vjetra dhe të reja,dhe konkretisht:

Greqishten e vjetër dhe të renë, latinisht, italisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, sanskritisht, gjuhën mandarinishte, anglisht, gjuhë aziatike nipote dhe gjuhë skandinave, si dhe versione të përzjera të sllavishtes, përfshi dhe sërbokroatishten…etj.

Petro kishte edhe një meritë dhe pasuri ishte modest…!

Pkabo 10 shtator 2020 …


Petro Zheji ka qënë një personalitet i jashtzakonshëm shumëplanësh, që rrallë, shumë rrallë, ndeshet. Ishte një mësues i supertalentuar i të gjitha moshave dhe shtresave shoqërore, dhe gama e tij e mësimdhënies ishte e gjerë dhe e gjithanshme , siç ishte kultura e tij e thellë dhe e kristaltë. Takimi më të ishte shterues, ai ishte nje psikolog I jashtzakonshëm dhe ka lënë gjurmë në të gjithë intelektualët e shquar që njohu, fatkeqësisht vetëm në Shqipëri.

Përkthimet e tij të shkëlqyera kanë ushtruar një ndikim të ndjeshëm në ngritjen në një stad bashkëkohor të aftësive shprehëse të gjuhës shqipe, me fjalëformimet e tij të larmishme e të bazuara fort në traditën tonë më të mirë, por duke futur edhe po ato mjete shprehëse të letërsisë bashkëkohore që e bëjnë shqipen sot të krahasueshme me gjuhët më të përpunuara, falë kulturës së tij titanike dhe saktësisë së shprehjes së të gjitha gjëndjeve shpirtërore. Psh përkthimi i nobelistëve Steinbeck dhe Asturias kap edhe nuancat më fine të këtyre autorëve gjenialë.

Por puna e tij e jetës ishte ekspozimi i një mjeti brilant të mendimit të tij në dobi të njerëzve dhe pikërisht përvijimi i një sistemi të ri të formalizimit të logjikës instinktive njerëzore. Me anë të këtij projekt-sistemi synohet të riinterpretohet sintetikisht e gjithë dija dhe të gjendet ndoshta një çelës i ri për realizimin e ëndrrave të përbashkëta filozofike –fetare të gjithë njerëzimit. Ky mjet sugjerohet në botimet “Shqipja dhe Sanskritishtja” (2 vol.), “Libri i Aforizmave “ dhe “ Roli Mesianik i Shqipes”.

Më poshtë po paraqes përshtypjet e mia nga komunikimi im intelektual me Petron.

Petro mendonte vetiu, ai kishte mendim që ishte në vetvete i vërtetë.

Ai gjente Absolutin kudo dhe punonte me të, sikurse Kisha sot lufton Relativizmin. Gjuha e tij është demaskuese por e qetë, mendimi i tij është revolucionar, por me kuptimin që trajton papa Ratzingeri në librin e tij “Revolucioni i Zotit”.

Ai kishte gjetur te shqipja mendimin e vetishëm, pra mendimin si e vërtetë e gjallë, mendimin që përjashton çdo dyshim, mendimin e pashkëputur nga fakti, mendimin e Frymës së Shenjtë. Shqipja e tij mbillte besim në çdo zemër.

Absoluti i tij pa fërkim, pa sforcim ishte jashtë realitetit; prandaj pikërisht nëpërmjet tij ai e shihte këtë të fundit tejpërtej, si i huaj, si i jashtëm për të, pra realiteti s`mund të mbante më sekrete për të.Absoluti i tij kuptoi Krishtin si e vetmja rrugë që zgjidhet si vetvrasja e egos për të lënë të hyjë , ose për të gjetur botën që aspiron Njeriu, botën ku aspirata e tij çlirohet.

Ai rivendos Absolutin si aksiomë të mendimit dhe përmbys Laplace-in kur i thotë Napoleonit të I : “Sire, je n`ai pas besoin de cette Hypothese” (Madhëri, nuk kam nevojë për këtë Hipotezë). Këtu me Hipotezë Laplace kuptonte Absolutin, Zotin.

Keni dëgjuar për clairvoyance? Ai e përjetonte dhe të infektonte me të.

Petrua komunikonte pa paramenduar siç porosit Ungjilli, mendimi I tij ishte vallëzues , siç e kërkon NIçja. Prandaj askush s`e kapte dot me algoritma linearë mendimi. Ai vuante nga “la douce folie de Christ” (çmendia e ëmbël e Krishtit). Zoti i tij s`luante me zare ( Einstein) por ai e përdorte gjuhën si zar për zbulim e krijim.

Algoritmi i Petros është simbolik , ai s`kapet dot akoma informatikisht. Mesazhi i tij është i shifruar, i enkriptuar, por me shifër, zarf të hapur (One time pad) , si vetë natyra. Ai mund të quhet edhe Algoritëm natyral. Ai është pra edhe Antialgoritëm, i lindur edhe nga përpjekja për tu përballur me Antiligjin e asaj kohe.


Çfarë veprash shqipëroi Petro Zheji


Petro Zheji deri në vitin 2000 ka përkthyer mbi 55 vepra nga letërsia e huaj, prozë dhe dramë. Shumë prej tyre janë kryevepra të letërsisë botërore


Petro Zheji është një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip.Përkthimet e tij datojnë që nga vitet ‘50 dhe vijnë gjer në në vitet e fundit.Gjeografia e përkthimeve të tij është shumë e gjerë dhe shtrihet thuajse në të gjitha kontinentet.

Veprat e përkthyera nga Zheji janë kryevepra të letërsisë botërore, ndaj dhe përgjegjësia ka qenë e madhe.Thuajse për të gjitha përkthimet ai ka marrë lëvdatat dhe vlerësimet e atyre që i njihnin këto vepra në origjinal.Petro Zheji ka përkthyer mbi 55 vepra letrare, kryesishtromane të vëllimshëm, trilogji, tregime dhe novela.Ai çoi gjer në fund punën e nisur nga Fan Noli dhe përktheu vëllimin e dytë të romanit “Don Kishoti i Mançës”

Po rëndisim më poshtë disa nga përkthimet më të njohura të Petro Zhejit sipas letërsive dhe gjuhëve të origjinalit:


Njohësit dhe lexuesit e rregullt të letërsisë së huaj mund të gjykojnë më së miri vlerat artistike dhe ndihmesën e Petro Zhejit në lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe edhe nëpërmjet përkthimit cilësor.

Petro Zheji me këto përkthime tregoi se ai bashkë me tërë atë plejadë përkthyesish të talentuar se shqipja është e aftë që të japë me fjalën e saj jetë dhe art kryeveprave të letërsisë botërore.

Petro Zheji është sot shembulli i gjallë për përkthyesit e sotëm dhe të së ardhmes.


Disa nga titujt e veprave të përkthyera nga Petro Zheji:


Miguel Servantes: “Don Kishoti i Mançës”, pjesa e dytë, – 1977.

Gëte: “Vuajtjet e Verterit të ri”,

Tolstoi: “Ringjallja”, – 1961

Gorki: “Universitetet e mia”, 1985 “Foma Gordajev”, – 1960

Gollsuorth: “Farisejt e ishullit”, – 1975

Lui Aragon: “Këmbanat e Bazelit”, – 1964

Asturias: “Papa jeshil” & – “Zoti President”

Vladimir Beljajev, “Kështjella e vjetër”, – trilogji – (1966, 1968, 1970)

Gonnçarov: “Obllomovi”, – Vëll. 1, 2 – viti 1960

F. Ponverov, “Bruski”, – në katër vëllime, viti 1958 (përkthyer së bashku me Gjergj Zhejin) Andreas Brink: “Një sinë e thatë dhe e bardhë”, – 1986

Xhon Stainbek: “Vitet e zëmërimit”, – 1990.

Zhorxh Simenon: “Qeni i Verdhë” – 1973, “Vëllezërit Riko”– 1985.

Hans Kirk: “Klitgordi dhe bijtë” – 1986

Dymfa Kysak: “I thuaj vdekjes, Jo!” – 1972.

Sant Antuan Ekzysperi: “Princi i vogël” – 1986.

Irving Stoun: “Etja për jetën” (Van Gog)

Viktor Eftimiu, “Xha Veriu dhe pranvera”, – 1984 et

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page