Zina Zdrava soprano e talentuar, artiste e mirènjohur Mjeshter i madh dhe Ambasadore e paqes.
- Apr 2, 2024
- 5 min read
Updated: May 31, 2024

Zina Zdrava èshtè soprano artiste e mirenjohur Mjeshter i madh dhe Ambasadore e paqes.
Lindur dhe rritur ne Elbasan, e edukuar nga nje familje intelektuale, ushqeu pasionin e dashurine per muziken. Gjate bisedès me Zinèn per interviste, nè kujtimet e saj per familjen, ajo
tregon me dhembshuri se tè dy prindèrit e saj kane qènè te qete, te qeshur dhe shume njerezore ne komunikimin me femijet, duke percuar tek ata edukaten, formimin e karakterit, si dhe anèn njerezore qe ata i karakterizon.
Po kèto vlera njerezore, janè rrènjosur edhe tek Zina, ne raport me familjen, me shoqerinè, si dhe dhe vlerat artistike!
Babai i saj ka qènè drejtor i kombinatit te drurit N.Spiru, ndèrsa nena nenpunese!
Ka tre vellezer, qe merren me muzike, njè nga ata eshte kompozitor i njohur, si dhe nipèrit dhe mbesat merren me art.
Talentin dhe zèrin Zina e ka tè trashèguar nga nèna , ndèrsa babai ka qènè mbèshtetesi i saj qysh ne fillimet e daljeve te para nè skenè. Edhe pse ai u largua shumè shpejt nga jeta, ajo ndjente njè deshire per ta vazhduar kèngen, per te plotesuar deshiren e tij qè tè ecte nè rrugen e bukur te artit!
Zina e nisi rrugën e bukur të këngës në qytetin e Elbasanit, për të arritur majat në skenat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Zina ka studiuar ne Fakultetin e arteve dega kanto, por asnjëherë nuk la pas dore këngën popullore, e cila i dha famën në trevat shqiptare.
Eshte dipllomuar si Soprano ne degèn e kantos ne vitin 1980.
Prej 12 vjetesh ka punuar soliste nè Ansamblit Artistik duke kenduar
kengen e bukur popullore shqiptare ne asamblin e Ushtrise dhe me pas vazhdon ne rrugen pedagogjike si pedagoge prej 25 vjetesh!
Zina Zdrava si pedagoge e kantos për vite me radhë ka nxjerrë shumë talente të reja, që sot deputojne me sukses në vènde të ndryshme të botës.
Edhe pse ne rrugèn pedagogjike, tè kenduarèn e vazhdon duke marrè pjese neper aktivitet si brenda dhe jashte vendit, ku percon me shumè dashuri dhe profesionalizèm kèngen e bukur shqiptare pa harruar asnjehere muzikèn klasike.
Zina ndjehet e realizuar pasi rrugën e saj e ka trashëguar e bija Ulpiana Aliaj, soprano e njohur në Shqipëri dhe në botë.
Të kendosh këngën e vendit tënd, thote Zina është vlerë.
Ta përçosh atë në zemrat e dëgjuesve dhe t’ua mësosh brezave të rinj është një talent dhe mision fisnik.
Sepse kështu ruhet tradita e pasur kombëtare që ne kemi, duke u transmetuar e mbajtur gjallë brez pas brezi.
Per vlerat e saj si soprano dhe artiste, nderohet nga presidenti i Republikès tè shqiperisè
me titullin :
“Mjeshtër i Madh”
Si këngëtare e muzikes klasike dhe e muzikës popullore shqiptare , si edhe pedagoge e kantos, e cila për vite me radhë ka edukuar artistikisht talente të reja, që sot shkëlqejnë në vènde të ndryshme të botës.
Zina Zdrava ka një jetë të tërë në art dhe skenë, duke dhënë prej dekadash një kontribut të çmuar në ruajtjen e vlerave të muzikës sonë folklorike.
Nje faktor ndikues frymezimi per Zinèn kane qènè këngëtarët si Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha, Luçie Miloti, Naile Hoxha,
Nje eksperience shume e bukur ka qene edhe puna ;
Si soliste pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Shtëpinë e Kulturës nè Estradën e qytetit të Elbasanit,
Me pas punon si soliste 12 vjet nè Ansamblin Artistik të Ushtrisë, me disa koncerte recitale.
Në karrierën e saj shënohet pjesëmarrja në disa festivale ne RTSH, nga ku ruan mbresa shumè te bukura.
Diapazoni i eksperiencave te vyera sa vjen dhe rritet, per Zinèn sè bashku me emocionet e bukura qè merrte ne pjesmarrjen ne festivale të muzikës sè lehte , klasike dhe atè popullore brenda dhe jashtë vendit, ku ajo ka interpretuar me mjeshtëri dhe prrofesionalizem tè lartè, duke e përfaqësuar vendin tonë denjësisht e duke shërbyer si ambasadore e artit, e muzikës dhe traditës tonë nëpër vende të ndryshme të botës si Angli, Austri, Itali, Meksikë, Francë, Itali, Holandë, Gjermani, etj.
Ajo eshte nje soprano e talentuar, ka dhënë një kontribut sinjikativ, gjurmèlènès në mësimdhënie si pedagoge e kantos pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe në Universitetin e Arteve në Tiranë duke edukuar brezin e ri në rrugën e bukur të këngës dhe muzikes klasike.
Muzika tradicionale shqiptare është vetë shpirti i kombit ,
mirënjohje te thellë të gjithë artistëve tanë ndër vite, të cilët kanë mbajtur gjallë dhe lartësuar vlerat dhe traditat tona kombëtare duke sjellë jo vetëm duartrokitje te artdashësit por duke zbukuruar edhe vetë jetën e njerëzve.
Po te hedhim ñje veshtrim ndèr vite
karriera e saj artistike ka qènè ne rritje dhe ka arritur ne nivele tè larta profesionale, ka marrè pjese në aktivitete të ndryshme të muzikès.
Koncertet janë të shumta sidomos në vitet 1977-78 e më tutje ku u bë një emër i njohur, dhe aq më tepër që muzika popullore është shumë demokratike dhe pëlqehet shumë nga dëgjuesit.
Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës popullore, duke interpretuar me mjeshtëri këngët popullore, pa lene menjanè specialitetin e saj kanton.
Sigurisht që nuk është e lehtë ta krijosh emrin sepse të duhet shumë punë dhe përkushtim.
Tani shohim që kanë hyrë rrymat e ndryshme muzikore dhe që këngëtari dëshiron menjëherë të bëhet i njohur, por ketij brezi i është dashur shume pune e disipline që t’i këndonin këngët live dhe t’i përmbaheshin atyre modeleve që ne lanë këngëtarët paraardhës.
Zina eshte nga ato artiste me personalitet, që e ka ruajtur korrekt traditèn, që të ruash këngën tënde është vlerë dhe ajo e ka ruajtur sepse duke menduar që kënga është njohur nga dëgjuesi
nuk mund ta deformoje atë, sepse të gjithë dëgjuesit janë ushqyer me këtë lloj muzike. Ne duhet ta ruajmë këngën thote Zina, siç e kanë kënduar Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha, Luçie Miloti, Naile Hoxha, të paktën vijën melodike.
Kënga mund të pësojë ndryshime në orkestracion, por jo në vijën melodike apo në tekst thote
Zina.
Erdhi një stad që, atë që kish akumuluar në artin e saj, duhej ta përcillte tek brezi i ri.
Ajo e ka bërë këtë në mënyrën më korrekte dhe më të dashur, me pasion .
Vërtet ne kemi këngë shumë të bukura me përmasa shumë të gjëra, por është vështirë që këto këngë t’i interpretosh ashtu siç janë.
Zinèn tashme e shohim njè figurè nè disa dimesione, si intelektuale dhe artiste te kompletuar si nè edukim si pedagoge ne mèsimdhènje dhe si kengetare e dy lloj muzikave, klasike dhe popullore, nje familjare dhe nènè excellente.
Ajo ndjehet e nderuar që emëri i saj ka marrë përmasa të tjera.
Nder kohè ka qenë pjesëmarrëse si anëtare jurie në shqipri, nè disa aktivitete të këngës se lehtè dhe popullore, duke vlerësuar brezin e ri;
Në festivalin e muzikës popullore që zhvillohet në qytetin e Elbasanit, i cili është i përvitshëm dhe ka traditën e vet.
Ka qenë pjesëmarrëse si anëtare jurie ne festivale ndèrkombetare ne bote, nè
Itali, Rumani, Malte, Kosovè
Zina èshtè missionare ne ''Missionin kujtesè pèr vazhdimesi''.

Edhe vajza e saj sopranoja e njohur Ulpiana Aliaj vazhdon në gjurmët e saj, duke u bërë e famshme në Shqipëri dhe botë
Ajo e ka dhe të lindur por edhe të trashëguar.
Të bëhesh artist në radhë të parë duhet të kesh disiplinë dhe ta duash artin e bukur.
Fakti që këto kritere te Ulpiana i ka ne edukaten e saj, tregon që ajo u bë dikushi me pune e e disipline për vendin e saj, dhe se Ulpiana i këndon shumë bukur edhe këngët popullore.
Muzika pèrfaqson kulturen e vendit tonë dhe kemi qenë ambasadorë të artit tonë nëpër vende të ndryshme të botës.
Pergatiti.
Liliana Pere.