top of page

Search Results

Results found for ""

  • Prof.Aurela Anastasi pedagoge dhe studiuese në lëmin e drejtësisë.

    Prof. Dr. Aurela Anastasi Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009; Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996. Ajo është zgjedhur për dy mandate rresht përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ndërsa në periudha afatshkurtra është emëruar zv.dekane e dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar pranë Departamentit të së Drejtës Publike për mësimdhënien dhe zhvillimin e disiplinave shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe të Historisë të së Drejtës. Është një nga themelueset dhe hartueset e lëndës “ E drejta Kushtetuese e Krahasuar”, “Barazia gjinore dhe ligji”, si dhe e disa prej disiplinave mësimore që zhvillohen në programet “Master” dhe “Doktoratë”. Është autore dhe bashkautore e teksteve mësimore; ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare; ka realizuar referate e kumtesa në aktivitetet shkencore si brenda edhe jashtë vendit; ka ligjëruar si pedagoge vizitore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit; është anëtare e redaksive botuese në disa revista shkencore; ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte studimore, kombëtare e ndërkombëtare, për zhvillimin e legjislacionit dhe të jurisprudencës. Ka dhënë ndihmesë përmes përfaqësimit si avokate në raste gjyqësore strategjike për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut e në veçanti, të drejtave të grave, të barazisë e mosdiskriminimit. Ka qenë anëtare në disa komisione dhe ka drejtuar grupe pune në kuadrin e reformave kushtetuese e ligjore kombëtare. Ka drejtuar punën studimore e kërkimore për studentët dhe studiuesit e rinj. Ajo është iniciatore dhe drejtuese e disa aktiviteteve shkencore për të rinjtë juristë dhe e krijimit të organizatave pro bono të studentëve të fakulteteve të Drejtësisë, me qëllim ofrimin e ndihmës ligjore falas, për shtresat në nevojë. Është pedagoge e jashtme dhe eksperte në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pranë Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2004 e në vijim është zgjedhur në forumet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagoge pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Konstitucionalistëve (nga viti 2014), si dhe anëtare e “Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”, Komisionit të Venecias në emër të Shqipërisë (2016-2020). Prof. Dr. Evis Alimehmeti Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe

  • Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut

    Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill (UNC). Ajo është ithtare e hipotezës së multiversit (shumë universeve) e cila konsideron se universi ynë është një nga shumë.] Ajo argumenton se anomalitë në strukturën e tanishme të universit shpjegohen më së miri si një tërheqje gravitacionale e ushtruar nga universet tjera. Dr.Laura Mersini Houghton nuk eshte e vetmja shkencetare qe beson ne teorine e multiversit. Shume shkencetare te tjere mbeshtesin kete teori,dhe per me teper kjo teori shpjegon edhe shume anomali qqe shkenca ende nuk eshte ne gjendje t'ju jape nje shpjegim. Edukimi Mersini-Houghton mori diplomën Baçelor të Shkencës nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, dhe Master të Shkencës nga Universiteti i Maryland.[11] Ajo mori Ph.D. në vitin 2000 në Universitetin e Wisconsin–Milwaukee. Pas marrjes së doktoraturës, Mersini-Houghton ishte në një hulumtim pas-doktorature në institucionin italian të mësimit të lartë Scuola Normale Superiore di Pisa nga viti 2000 deri 2002. Në vitin 2002 kreu një hulumtim post-doktorature për dy vite në Syracuse University U punësua në Universitetin e Karolinës së Veriut ndërsa në janar të vitit 2004 filloi si profesore asistente në fizikë teorike dhe kozmologji në UNC. Më 2008 iu dha pozita e karrierës.

  • Flet -Anila Cota,Drejtore, pedagoge e jashtme në Univ. “A Xh” fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan, në kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada Amerikane.

    Profil i Anila Cota. Drejtore shkolle Elbasan. Nga Dr. Liliana Pere. Shumëkush e njeh Anilën në Elbasan, por edhe në mbarë Shqipërinë për shkak të angazhimeve të saj të shumta. Ajo ka studiuar shkencat e natyrës e ndaj lehtësisht ne mund të shpjegojmë lidhjen e saj me energjinë e shumëfishtë që e karakterizon. Anila Çota është lindur në Tiranë më 28 gusht 1964 dhe ashtu sic ajo shprehet është rritur nga jugu në veri, sepse babai i saj ka qenë ushtarak dhe ka shërbyer në cdo skaj të Shqipërisë. Si nje vajzë e rritur në një familje ushtarakësh, ku babai, vëllai dhe bashkëshorti i saj kanë shërbyer në këtë sektor, ajo karakterizohet nga një displinë e hekurt dhe me kërkesa të rrepta ndaj vetes, gjë që reflektohet në karakterin dhe cilësitë e personalitetit të saj. Është sa dashamirëse aq edhe frymëzuese, sa korrekte aq edhe tolerante, sa realiste aq edhe pa kompromise me oportunizmin. Anila ka studiuar në Universitetin e Elbasanit ku krahas diplomimit në degën matematikë- fizikë ( 1983-1987) ka përfunduar studimet Master në degën “ Drejtim dhe administrim arsimi” ( 2016-2017) duke u vlerësuar me rezultate të shkëlqyera. Po ashtu ka përfunduar me sukses Shkollën e Drejtorëve ( 2021-2022) dhe renditet ndër drejtuesit me përvojën më të gjatë në drejtim, prej rreth 27 vitesh. Institucionet që ajo ka drejtuar si shkolla 9-vjecare Mengël, “Fejzullah Guranjaku”, “Hamit Mullisi”, “Qamil Guranjaku” dhe ZVAP Elbasan kanë reflektuar ndryshime cilësore, për shkak të angazhimit profesional, por edhe të projekteve në të cilat ajo ka përfshirë këto institucione, duke bashkëpunuar krahas institucioneve shtetërore edhe me organizata të shoqërisë civile si “Save The children” in Albania, UNICEF, “World Vision”, “Fëmijët janë e ardhmja”, Zyra e Këshillit te Europës Tiranë, Komiteti Shqiptar I Helsinkit, “ Karitasi shqiptar”, “ Terre des Hommes”, “Forumi i pavarur i gruas” Elbasan, “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”, “Qendra shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve CRCA”, etj . Prej vitit 1987, vit kur u diplomua dhe filloi punën si mësuese në Labinot- Fushë nuk i është ndarë fizikës, si dashuria e parë e saj, por edhe mjaft detyrave e projekteve të tjera për të cilat do të flasim më gjatë. “Në fizikë nuk ka rëndësi se ç’shkollë ke kryer apo kë njeh, por ç’di të bësh” thotë shkencëtari Stephen Hawking dhe ky është motivi të cilit Anila nuk i ndahet sepse : Ajo është mësuese, drejtuese shkolle, pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,drejtuese projektesh në kuadër të shoqërisë civile, anëtare e disa mekanizmave në nivel vendor e Kombëtar, si : anëtare e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar për Qarkun e Elbasanit Anila është fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan në kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada e SHBA. për të dytin mandat rradhazi, anëtare e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike për Bashkinë Elbasan, anëtare e Koalicionit Kombëtar mbi Politikat në kuadër të projektit rajonal ARISE “Iniciativa për Uljen e Pabarazisë në Arsim" dhe anëtare e Misionit “ Kujtesë për Vijimësi”. Fusha e saj e ekspertizës lidhet kryesisht me të drejtat e fëmijëve dhe prej vitit 2001 e në vijim ajo ka koordinuar punën e një grupi fëmijësh të quajtur “ Zëri 16+…“ në Elbasan, grup I njohur edhe ndërkombëtarisht për lobimin dhe advokimin që bën në këtë fushë si dhe për fuqizimin e fëmijëve në realizimin e së drejtës së tyre për pjesëmarrje. Për këtë ajo ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatën “ Save the children”. Anila është eksperte edhe në fushën e drejtimit të institucioneve arsimore duke u trajnuar dhe kualifikuar në programe të ndryshme si: në Programin e trajnimit “ Rrjeti kombëtar i vlerësuesve të institucioneve arsimore parauniversitare” nga ASCAP, programit “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të projektit “EU4 Inclusive Teaching”, mbi mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, “Ndërmjetësimi gjuhësor – kulturor në perspektivën e integrimit evropian”, “ Zhvillimi i mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe përdorimi bazë i microbitit në arsimin bazë” etj. Dijet e saj ajo i ka ndarë me kolegët duke i trajnuar ata në fushën e metodologjisë së mësimdhënies, të rritjes së kapaciteteve të tyre për të drejtat e fëmijëve, për zgjidhjen e konflikteve, kundër diskriminimit, për barazinë gjinore, etj. Po ashtu ajo ka qenë eksperte trajnimi në projektin “Shkollat për shëndetin” duke përcjellë njohuri dhe mesazhe mjaft të vlefshme për mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar. Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca lokale, kombëtare e ndërkombëtare universitare duke trajtuar tema si :“Nxënësit –partnerë në ndryshimin e shkollës”, “ Drejtori i shkollës si frymëzues i progresit të cilësisë përballë sfidave në drejtim”, “ Efektet psikologjike të pandemisë në mësimdhënie tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 – janar 2021”, “ Vlerat dhe sfidat e praktikës profesionale”, “Përfshirja dhe integrimi-modele partneriteti për një shoqëri më afër Europës”, “ Efektet dhe pasojat e përdorimit të celularit nga adoleshentët”, etj. Ka qenë koordinatore e projektit “ Përmirësimi i politikave për fëmijët ne Qarkun Elbasan” financuar nga UNICEF si dhe hartuese e projektit “ Drejt një modeli kontekstual të arsimit në Shqipëri", finacuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” i cili zbatohet ne 4 shkolla të ZVAP Elbasan. Së fundmi ajo është angazhuar si eksperte në projektin “ Përshirje për shkollat” që synon në ofrimin e një dimensioni evropian në kërkimin shkencor dhe pedagogjik, paraqitjen e rekomandimeve novatore të politikave të përfshirjes, ofrimin e modeleve funksionale dhe zbatimin e tyre në nivel shkolle, projekt, i cili zbatohet në kuadrin e programit të BE-së, Horizont 2020. Po në vitin 2020, Gjatë jetës së saj ka kryer mjaft detyra si mësuese, drejtuese, specialiste e shërbimit social të Prefekturës, por sfida më e madhe e saj ka qenë drejtimi i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan , vecanërisht në periudhën e pandemisë duke e tejkaluar këtë sfidë me sukses . E megjithë angazhimin e saj shumëdimensional ajo nuk i është ndarë për asnjë cast mësimdhënies dhe drejtimit. “ Ne jemi gjithnjë në skenë”- thotë Anila. Ne mësuesit jemi aktorët kryesorë në skenën e madhe të klasës, ku nxënësit përbëjnë “publikun” më të vëmendshëm ndaj këtyre aktorëve. Nxënësit në klasë janë imitues të mirë të aktorëve të tyre të preferuar, prandaj mësuesit duhet të tregojnë gjithmonë kujdesin maksimal në “skenën “ e tyre, në klasë, në mënyrë që nxënësve t’u ofrohet një model i përsosur për t’u imituar. Por, që i gjithë ky film të jetë i suksesshëm kërkon një “regjisor” të aftë e të zotë, që është drejtuesi i institucionit arsimor. Këtë është përpjekur të bëjë ajo gjatë karrierës së saj të gjatë e plot suksese, të jetë modeli më i mirë i mësuesit, drejtuesit, prindit, shoqes, mikes e koleges. Shkolla “Qamil Guranjaku” që ajo sot drejton, renditet si një ndër shkollat më të mira duke u vleresuar si e para në Kartën e Performancës për shkollat publike në ZVAP Elbasan. Anila është e martuar dhe ka dy vajza të cilat e kanë lumturar me dy mbesa dhe një nip duke trashëguar kështu edhe një familje të bukur e plot vlera. Për Anilën mirëqenia është e duhet të jetë objektiv i gjithkujt sepse mirëqenia është të shijuarit e çdo pune, përpjekjeje, suksesi dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi me pjesën tjetër të shoqërisë dhe kjo është kaq evidente në marrëdhëniet e saj me stafet ku ka punuar e punon. Për të gjitha vlerat e saj humane, sociale e profesionale është nderuar së fundmi me titullin “ Ambasadore për paqen” , akorduar nga Federata Universale e Paqes. Por, gjatë bisedës me Anilën zbuluam edhe një dimension tjetër të saj. Ajo ka pasion dhe shkruan edhe poezi. Me modestinë e saj na lexoi disa vargje dhe mendon se ndoshta në një periudhë tjetër edhe mund të botojë dicka. Ja disa nga vargjet e saj ku sërish vendoset lidhja organike mes saj dhe shkencës e artit: I pafundëm tiktaku i orës Që ritmet e jetës i dikton, i ndjek, i kalon Të pafundme rrahjet e zemrës Gjer në atë të fundit që ciklin e mbyll E një tjetër, rrëmbimthi e hap Të pafundme grimcat e universit Që energjinë nuk e shterin, nuk e zhdukin E transformojnë e mesazhojnë në fjalë e ndjenja…. Ndoshta është thënia e shkrimtarit, muzikantit dhe aktorit norvegjez Jo Nesbo: “Fizika është një gjuhë e vecantë, përmes së cilës mund të tregohen vetëm histori të vërteta”, ajo që na nxiti të shkruajmë këtë pjesë të jetës së Anilës. Në fund të bisedës sonë arritëm të mësojmë shumë pak nga veprimtaria e saj, por nuk mund ta lëmë pa e përmendur mirënjohjen që ajo shpreh për nxënësit e saj dhe prindërit e tyre, për kolegët, por edhe për familjarët të cilët e mbështesin në çdo hap që hedh dhe në çdo nismë të saj duke ecur e sigurt për të tejkaluar barrierat e për të përballuar sfidat. Pata impresione te vecanta nga biseda me mesueset nga Elbasani, per integritetin e lartë profesional e njerezor! Aftësite e tyre, dinamizmizmin dhe disponibilitetetin e larte për t'u aktivizuar ne çdo punë të mirë e projekte në shërbim të Shtetit e Shoqërisë dhe për të bërë punë me dobi e vlerë ! Lum nxenesit dhe familjet që i kanë! Bisedoi: Dr. Liliana Pere

  • Ngjashmëria e veglave muzikore folklorike të Shqipërisë e Azerbajxhanit

    Ngjashmëria e veglave muzikore folklorike të Shqipërisë e Azerbajxhanit Ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov ndau me mediat të dhëna mbi instrumentet muzikore të folkut të cilat kanë ngjashmëri me ato të Shqipërisë, të cilat ambasadori i konsideron si pika të përbashkëta mes kulturës së të dyja vendeve. Prania e imazheve të instrumenteve të ndryshme muzikore në objekte të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin e banuar nga Azerbajxhani, sugjeron se këto instrumente kanë një histori të lashtë. Njihen rreth 90 instrumente muzikore që janë përdorur në Azerbajxhan. Sipas klasifikimit modern të tingullit, ato ndahen në katër grupe: tela, frymore, goditje dhe instrumente idiofonike. Veglat muzikore popullore tradicionale të Azerbajxhanit janë shumë të ngjashme në pamje dhe kanë shumë të përbashkëta me instrumentet muzikore popullore të Shqipërisë, të cilat janë gjithashtu shumë të njohura në vend. Instrumentet muzikore me tela më të përhapura aktualisht janë: Tar, të cilin Uzeir Gajibekov, një kompozitor i madh dhe themelues i artit të operës në Azerbajxhan, e konsideroi “të parën nga instrumentet për sa i përket shpeshtësisë së përdorimit dhe “më të vlefshmit dhe më të rëndësishmit nga instrumentet që mund të zgjerojnë edukimin muzikor oriental”, kamancha, e quajtur “më e bukura e instrumenteve melodike”, saz – “bashkëbiseduesi” i poetëve, i Ashugëve dhe oud që konsiderohej “shah”, d.m.th . “mbret” i të gjitha instrumenteve. “Kufijtë mes vendeve nuk janë pengesë për komunikimin muzikor të popujve. Muzika është e vetmja gjuhë universale që është e njohur për çdo qenie njerëzore. Nëse politika ndonjëherë i ndan kombet, muzika dhe në përgjithësi kultura, i bashkon gjithmonë njerëzit”, është shprehur ambasadori Anar Huseynov. / ata.gov.al

  • Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Bletëve për planetin

    Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Bletëve për planetin LAST UPDATED: 20/05/2024 Foto: Geneva Environmental Association SHPËRNDAJE Dita Ndërkombëtare e Bletës, e cila festohet çdo vit më 20 maj, synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e bletëve dhe insekteve të tjerë pjalmuese në ruajtjen e shëndetit të ekosistemeve tona. Origjina dhe qëllimi Dita Ndërkombëtare e Bletës u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2017 dhe u festua për herë të parë në 2018. Qëllimi kryesor është të pranohet roli vendimtar që bletët luajnë në pllenim, i cili është thelbësor për sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe biodiversitetin. Data, 20 maji, u zgjodh për të nderuar ditëlindjen e Anton Janshës, një pionier i bletarisë moderne. Pjalmimi dhe siguria ushqimore Bletët janë pjalmues jetik, duke kontribuar në rritjen e 75% të kulturave ushqimore në botë. Këtu përfshihen frutat, perimet, farat, arrat dhe vajrat. Pa bletët, shumë nga këto bimë nuk do të prodhonin ushqim, duke ndikuar ndjeshëm në furnizimet dhe ekonomitë globale të ushqimit, veçanërisht në sektorët bujqësorë. Biodiversiteti dhe Ekosistemet Bletët mbështesin rritjen e pemëve, luleve dhe bimëve të tjera, të cilat shërbejnë si ushqim dhe strehim për krijesat e ndryshme, duke promovuar biodiversitetin. Ekosistemet e shëndetshme varen nga bletët për pllenim që ruan popullatat e bimëve dhe diversitetin gjenetik, vendimtar për ekuilibrin ekologjik. Kërcënimet për bletët Popullatat e bletëve janë në rënie në mbarë botën për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë humbjen e habitatit, pesticidet, sëmundjet, ndryshimet klimatike dhe speciet pushtuese. Zvogëlimi i numrit të bletëve përbën një kërcënim për bimët që ato pjalmojnë, ekosistemet që ato mbështesin dhe në fund të fundit burimet e ushqimit njerëzor. Iniciativat globale dhe ndërgjegjësimi publik Dita Ndërkombëtare e Bletëve është një mundësi për të promovuar veprime që mbrojnë dhe përmirësojnë habitatet e pjalmuesve. Ai inkurajon përpjekjet globale të tilla si reduktimi i përdorimit të pesticideve, mbështetja e bujqësisë organike, mbjellja e bimëve miqësore me pjalmuesit dhe ruajtja e habitateve natyrore. Fushatat edukative dhe përfshirja e komunitetit janë komponentë kyç në rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e ndryshimeve për të mbrojtur bletët dhe pjalmuesit e tjerë. Duke kuptuar këto fakte, ne mund të vlerësojmë rëndësinë e bletëve në jetën tonë të përditshme dhe nevojën urgjente për të mbrojtur këta pjalmues të domosdoshëm./Katror.info

  • Teuta është një figurë e madhe e ilirëve, por të dhënat për të janë fragmentare.Vetë emri i saj është si një letër në postën e bllokuar të shekujve.

    Moikom Zeqo – Më thuaj diçka për Teutën e ilirëve, i tha shkrimtarja MRMK shkrimtarit MZZ. – Për mbretëreshën Teuta? – Për Teutën e famshme. Dua të shkruaj diçka për të. Po mbledh lëndë për një roman për Teutën. Më tërheq shumë figura e saj. Është një figurë e jashtëzakonshme. Dua të shkruaj për të. Kam kaq kohë që më është ngulitur në mendje dhe në zemër Teuta. E dua Teutën. Burimet historike janë kaq të pakta për të. Historia është treguar kurnace. Më habit kjo gjë. Kuptohet se Teuta është një figurë e madhe e ilirëve, por të dhënat për të janë fragmentare, të cungëta. Kjo më duket e tmerrshme. Një paradoks, ose një padrejtësi. Pse ka ndodhur kështu? – Historinë për Teutën e kanë shkruar kundërshtarët e saj, kronikanët romakë. Kryesisht Polibi. Teuta i sfidoi romakët. Dhe ata u hakmorën. Fundi i Teutës ka qenë tragjik. Askush nuk e di fundin e saj. Askush nuk e di ç’ka ndodhur në ditët e saj të fundit të jetës. E kanë vrarë, ose është vetëvrarë. – Vetëvrarë? Sa interesante. Më pëlqen të shkruaj një roman për vetëvrasjen e Teutës. Kjo do ta grishte lexuesin. Çdo vetëvrasje është enigmatike. – Si vetëvrasja e Kleopatrës, ose e Senekës. Verteri i Gëtes e ka një sharm dostojeskian edhe pa lindur ende Dostojevski. Nuk e di, por besoj se Teuta e ka vrarë veten. Ke qenë ndonjëherë në Bokat e Kotorrit, apo në gjirin e Rizonit? – Jo nuk kam qenë. Por e di se aty ka qenë rezidenca mbretërore e Teutës. – Është mjedisi ku ka ngrysur jetën. Është tempulli i hapur në natyrë i kultit legjendar të Teutës. Skenat e aktit të fundit. Veçse s’kemi fuqi ta ngremë perden për të riparë ç’ndodhi. Është e pamundur. Krejt e pamundur. Ne mund të ngremë perden e imagjinatës. Do të shohim mjegull. Por siç thotë Miguel Asturiasi: “ku ka mjegull ka legjenda”. S’dimë asgjë për fillimin, por as për fundin e Teutës. Historia e ka thandruar gjëmshëm gjestin e saj rebel. Dhe kjo është gjithçka konkrete. Të tjerat janë shpirtëzime poetike të pafundme. Gjatë shekujve janë mbledhur disa legjenda për Teutën. – Legjenda? Më shumë se tek kronika letërsia burimëzohet nga legjenda. Kjo është e pabesueshme. – Ndoshta legjendat janë të vona, jehona të harlisura të zanafillës. Një legjendë thotë se Teuta qe bija e një magjistareje mjeke nga një qytet ilir në luginën e Naretvës. Mbreti Agron e takoi gjatë një panairi ilir kushtuar hyut Medaur. Aty mbreti u sëmur befas. E ëma e Teutës e shëroi me disa barëra magjike. Aty mbreti e pa Teutën, vajzë të re dhe ra marrëzisht në dashuri me të. Më pas u martua me të. Thuhet se Agroni qe mbret shumë i fuqishëm. Ai e ndërtoi qytetin me emrin e tij Agronium, ku bëri dasmën madhështore me Teutën. Një natë para dasmës Agronit ju shfaqën disa nga hyjnitë ilire. Ishin të pikëlluar dhe belbëzonin. Fjalët e tyre shndërroheshin në drita mes erës dhe reve. I thanë Agronit se Teuta qe e bukur, por do t’i sjellë fatkeqësi mbretërisë. Por Agroni nuk i dëgjoi hyjnitë. Kaq e pamatë qe dashuria e tij. Qytetin Agronium e rrethoi me bedena mermeri të bardhë. Bëri sheshe në formën e rrethit diellor dhe rrethit hënor. Bëri disa arena teatrosh që i mbolli me lule dhe bimë të papara. Edhe brenda tempujve vuri drurë dhe bimë prej ari dhe argjendi. Ndërtoi një anije lembe me pupat e zbukuruar me gurë të çmuar dhe skulptura ebaniti, plot fenerë që kishin zjarr ndonëse nuk ekzistonte vaji – qenë zjarre hyjnore që nuk shuheshin. Tek ky qytet i çuditshëm jetonte Teuta në pallatin plot libra mjekësie dhe magjie. Qe shumë e ditur. Ajo bëri një pije që të mos mplakej kurrë Agroni. Një mëngjes në qytet erdhi mbas një beteje detare mbreti Agron me anijen e pakrahasueshme. Mbretëresha Teuta e priti me tërë bukurinë e saj mbi një karrocë të stolisur dhe i dha të pinte amforën me pijen jetëdhënëse. Agroni e piu, por u helmua dhe vdiq në vend. Teuta u tmerrua. Ç’kishte ndodhur? Një nga hyjnitë ilire, pikërisht hyu i luftës Medauri e kishte kthyer pijen në helm. Duke vdekur mbreti, mbretëresha do të drejtonte shtetin. Medauri e quante Teutën si më trime, më të pafrikshme. Ajo qe lindur për beteja të mëdha. Kur Teuta po shkulte nga dhimbja, hyu Medaur ju shfaq si një fantazmë fosforeshente në formën e një centauri, gjysmë burrë e gjysmë kalë. Medauri i foli Teutës për lavdinë. Ajo do të qe e pathyeshme. Po ai e nxiti për të qenë e pathyeshme. Medauri mbase e dinte disfatën e saj të ardhshme. Mbase Medauri mbajti anën e hyjnive ilire që e këshilluan Agronin të mos martohej me Teutën. Ja ç’ndodh kur mbreti s’i dëgjon hyjnitë e tij. – Ua, tamam një intrigë e përsosur dhe inteligjente. Ç’intrigë! – Megjithatë Teuta u përball me dinjitet me romakët. Ajo u bë simbol i lirisë. Për këtë mbeti e pavdekshme. Legjendat për fundin e saj janë më të çuditshme. Thuhet se Teuta e shpoi gjoksin me një shpatë që të mos u binte e gjallë në duar romakëve të vrazhdë. Por nga plaga nuk shpërtheu gjaku por dritë e fuqishme e purpurt. Befas u duk e ëma e saj dhe njëqind magjistrica ilire. E rrëmbyen për ta çuar ende të pavdekur dot në një mbretëri shpellash nën tokë. Në mbretërinë ku nuk mund të vdiset, pra në botën e pavdekshme. Magjistricat i mallkuan hyjnitë ilire dhe Medaurin duke u thënë se ata do të vdisnin shumë shpejt e do të harroheshin, kurse Teuta s’do të harrohej. Me sa duket ky mallkim funksionoi. Teuta vërtet s’u harrua. – Po nuk u harrua MZZ, tha e ngazëlluar MRMK. Me këto që më the më duket se e ke shpikur ti një roman, ndonëse të pabotuar, ose edhe të pashkruar ende për Teutën. – Jo, s’kam për të shkruar asnjë roman për Teutën. E pse ta shkruaja? Ndoshta kështu është më mirë. Shiko, harrova të them një fakt që e përmend Polibi në Historiae II, 6: “Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave të shkruara. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teuta sidomos kur donte t’i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg.” Një fakt mahnitës. Letra të shkruara në ilirisht? Kjo më ka tronditur MRMK. Para disa vitesh ashtu si i përhumbur, pa ambicie, pa rregull i kam shkruar një rrëfim me letra të imagjinuara të Teutës. Jo thjesht letra të artit strategjik, as të ligjeve të shtetit ilir. Por letra delikate për poezinë, botën e pazbulueshme dot të shpirtit. Me një fjalë bëra një profanim: e shndërrova Teutën më shumë në një Safo, se sa në një Zhan D’Arkë. – Ose në një Margarite Jursenar, tha MRMK. Ti e di se unë i kam përkthyer tregimet ekzotike të Jursenarit. Jursenari është ikona ime. – E di. Po rrëfimi im, krejt i rastësishëm lidhej me diçka tjetër. Në viset e Teutës është një shkëmb i madh që sot njihet si Shkëmbi i Lipcës. Arkeologët kanë zbuluar në shkëmb piktura, në fakt prehistorike, me drerë, që vrapojnë, kuaj dhe simbole astronomike. Shkrime piktografike, që dikush e quajti “Rebusi i Teutës”. Kjo e ka mitizuar furishëm se brenda këtij shkëmbi gjigant fshihet vetë trupi i pagjetshëm asnjëherë nga romakët dhe thesari i saj përrallor që romakët e kërkuan më kot. Në masivin malor të Rizonit mendohet se ekzistojnë shtatë liqene nëntokësorë. Nëse këta liqene të padukshëm do të shfaqen mbi sipërfaqe ahere ka ardhur çasti që Teuta e bukur të kthehet nga jeta e saj e përtejme për ta parë sërish të gjithë. – Pra një epifani e Teutës. – Po, epifania e saj e vonë por e merituar. – Ja u plotësua subjekti i saj. – Tërë subjektet nuk janë asnjëherë të plotë MRMK. Ne vetëm mund t’i përfytyrojmë. Por përfytyrimi është i njëjtë me ëndrrën. Sepse edhe letërsia është ëndërr. – E saktë. Është ëndërr. Ëndërr e shkronjëzuar. Ëndërr tipografike. – Ne s’e dimë shkrimin e letrave të Teutës. Ç’kaligrafi ka pasur? Vetë emri i saj është si një letër në postën e bllokuar të shekujve. Por në postën e shpirtit bllokimi zhbëhet. Tërë mungesat tona janë letrat imagjinare të cilët rishkruajmë papushim, pa u lodhur, nganjëherë edhe pa e ditur pse e bëjmë këtë gjë. Disa nga këto letra ja dërgojmë edhe Teutës! (2010)

  • “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,”u shpreh Presidenti Bark Obama ne kujtim te largimit nga jeta te nenes se Michele.

    “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,” shtoi ai. "Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër të kohës sonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj." Barack dhe Michelle Obama ndajnë një lajm shkatërrues: 'Ne jemi të thyer zemra' Marian, 86 vjeç, ishte nëna e Michelle dhe vëllait Craig Rebeka Lewis Nëna e dashur e Michelle Obama, Marian, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. “Si motër, teze, kushërirë, fqinje dhe mike për kaq shumë njerëz, ajo ishte e dashur pa fjalë nga shumë të tjerë, jeta e të cilëve u përmirësua nga prania e saj,” deklarata nga Barack dhe Michelle Obama, vëllai i Michelle, Craig dhe gruaja e tij Kelly. dhe fëmijët e tyre, tha pjesërisht. “Ajo kaloi paqësisht këtë mëngjes dhe tani, askush nga ne nuk është plotësisht i sigurt se si do të vazhdojmë pa të”. Marian Robinson Michelle më vonë postoi një homazh për Marian, të cilin e quajti "shkëmb", duke shkruar në rrjetet sociale: "Mamaja ime Marian Robinson ishte shkëmbi im, gjithmonë aty për çdo gjë që kisha nevojë. Ajo ishte e njëjta mbështetëse e qëndrueshme për të gjithë familjen tonë, dhe ne janë zemërthyer të ndajnë që ajo ndërroi jetë sot. "Ne donim të ofronim disa reflektime mbi jetën e saj të mrekullueshme." Karuseli paraqiste një fotografi të bukur të Marian viteve të fundit dhe vazhdoi të shfaqte një nekrologji të shkruar nga Michelle dhe bashkëshorti i saj Barack, dhe dy vajzat e tyre Malia dhe Sasha, dhe vëllai i Michelle, Craig dhe gruaja e tij Kelly, dhe fëmijët e tyre, Avery. Leslie, Austin dhe Aaroni. Duke reflektuar për fëmijërinë e saj në Çikago, thuhej: "Babai i saj, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, nuk u lejua të bashkohej me një sindikatë ose të punonte për firma më të mëdha ndërtimi dhe ai filloi të mos besonte në një botë që dukej se kishte pak vend. Për të, megjithatë, shumë mëngjese, ai i zgjonte fëmijët në lindjen e diellit duke shpërthyer disqet e xhazit si një orë me zile, ajo mësoi herët se edhe përballë vështirësive, kishte muzikë. Marion rriti Michelle dhe Craig, "duke u dhënë atyre forcën dhe besimin për të ecur në shkollë - dhe për të dalë në botë - të gjitha vetë", me burrin e saj Fraser Robinson dhe kur Barack dhe Michelle u transferuan në Shtëpinë e Bardhë në janar 2009, ajo lëvizi me ta. "Ne kishim nevojë për të. Vajzat kishin nevojë për të. Dhe ajo përfundoi të ishte shkëmbi ynë gjatë gjithë kësaj," thanë ata. "Ajo e shijoi rolin e saj si gjyshe... Dhe megjithëse zbatoi çfarëdo rregulli shtëpiak që ne kishim vendosur për kohën e gjumit, duke parë televizor ose duke ngrënë karamele, ajo e bëri të qartë se mbante anën e "gjysheve" të saj duke menduar se prindërit e tyre ishin tepër i rreptë." Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle Obama, Sasha Obama, Malia Obama dhe Marian Shields Robinson marrin pjesë në Krishtlindjet TNT në Uashington 2014 © Kevin Mazur Presidenti Obama, Michelle, Sasha, Malia dhe Marian marrin pjesë në Krishtlindjet TNT në Uashington 2014 Megjithatë, pavarësisht nga të ftuarit e shumtë magjepsës dhe të shquar që mund të jenë të pranishëm në çdo moment, "ajo preferoi ta kalonte kohën e saj lart me një tabaka televizive, në dhomën jashtë dhomës së saj të gjumit me dritare të mëdha që shikonin nga Monumenti i Uashingtonit". familja vazhdoi e Marian. "I vetmi i ftuar që ajo kërkoi të takohej ishte Papa." Ai vazhdoi të ndante disa nga thëniet e saj të preferuara, duke përfshirë "Mos i djersi gjërat e vogla" dhe "Dije se çfarë është vërtet e çmuar" dhe përfundoi: "Në trishtimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj. Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër tonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj." Obama shkroi në Twitter në llogarinë e tij personale X se "ka pasur dhe do të jetë vetëm një Marian Robinson". “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,” shtoi ai. "Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër të kohës sonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj."

  • Një monumentet-simbol tepër i rëndësishëm i vendit. Ky vend dëshmon bukurinë e pamposhtur të një kalaje e cila është ndërtuar gjatë antikitetit

    Kalaja e ROZAFES Falë legjendës së saj të paharrueshme, e cila në mënyrë alegorike tregon historinë e Shqipërisë e popullit shqiptar sipas sakrificës së një nëne për fëmijën e saj, Kalaja e Rozafës mbetet një monumentet-simbol tepër i rëndësishëm i vendit. Që prej mureve të lashta ilire e deri tek rrënojat mesjetare të Balshajve apo kullave të Bushatllinjve, ky vend dëshmon bukurinë e pamposhtur të një kalaje e cila është ndërtuar gjatë antikitetit dhe ka mbijetuar gjatë perandorive romake e osmane deri në ditët e sotme. Për të njohur të shkuarën e lavdishme të Shkodrës si edhe disa nga etapat më të rëndësishme të historisë shqiptare, duhet të bëni patjetër një ndalesë në Kalanë e Rozafës. Kjo zonë e pasur arkeologjike mban gjithashtu plot surpriza historike që nuk duhet t’i humbisni! Legjenda e Rozafatit Sipas legjendës së dhimbshme, ndërtimi i Kalasë ishte i mallkuar prej perëndive të cilat shembnin çdo natë ndërtimin e çdo dite. Për të lejuar qëndrimin e mureve të kalasë, ato kërkuan një sakrificë e cila padrejtësisht u vendos të ishte Rozafa, nusja më e vogël e shtëpisë. Përpara se të vetësakrifikohej e të murosej e gjallë, Rozafa tregoi heroizmin dhe altruizmin e saj duke kërkuar që gjysma e trupit të saj të mbetej jashtë murit, në mënyrë që të ushqente e të kujdesej për foshnjen e saj. Një skulpturë e bukur e figurës së Rozafës e gdhendur brenda murit të saj gjendet në hyrje të kalasë. Ndërsa kalaja përmendet gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, emrin Rozafa e hasim së pari gjatë mesjetës. Dëshmitë historike Brenda mureve të kalasë gjenden tre oborre kryesore, të cilat e bëjnë më të thjeshtë orientimin e turistëve. Pasi të hyni në barbakan, hyrja kryesore e fortifikuar e shekullit të XV-të, do të gjendeni në oborrin e pare, ku gjendet trakti i murit ilir të shek. të IV-rt para Krishtit, dëshmia më e vjetër e kalasë. Përgjatë oborrit të parë gjenden dhe rrënojat mesjetare të cisternave, kullave të Balshajve apo banesave veneciane. Kisha e kthyer në xhami Në oborrin e dytë, pranë mureve rrethuese në veriperëndim të kalasë, gjenden rrënojat e një objekti i cili meriton vemendje të veçantë. I ndërtuar në stilin romantik, fillimisht ky monument ishte Kisha e Shën Stefanit (shek. XIII-XV) por, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, objekti u transformua në Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut (shek. XVI – XIX). Në të njëjtën periudhë, popullsia katolike braktisi kalanë dhe ambjentet e saj u kthyen në një bazë ushtarake. Sot, rrënojat e kishë-xhamisë, që u braktis përfundimisht në vitin 1865, shërbejnë si simbol i pasazheve të mëdha historike që kanë ndodhur në Shqipëri. Në të njëjtin oborr janë edhe rrënojat e burgut otoman, kazerma e depos së municioneve që datojnë rreth shek. XVI – XVII, si dhe depozitat katërkëndëshe të mbuluara me qemer. Muzeu i Kalasë Kalaja përfundon në oborrin e tretë, ku spikat një godinë trekatëshe e kohës veneciane, e njohur si “Kapitaneria”, e cila shërbente si rezidencë e sundimtarit venedikas. Në këtë godinë gjendet sot Muzeu i Kalasë së Shkodrës, ku flitet për të shkuarën 4000 vjeçare të kalasë si edhe etapat dhe familjet më të rëndësishme mesjetare të qytetit. Aty shfaqen disa objekte të zbuluara përreth dhe objekte të tjera të kulturës së Komanit dhe Drishtit. Informacionet jepen në shqip, anglisht si edhe në alfabetin braj, për ata që nuk shikojnë. Pamjet spektakolare Përgjatë gjithë kalasë, do të mund të shijoni pamje panoramike të Liqenit të Shkodrës, të lumenjve të qytetit si dhe të maleve të shumta që lartohen ngado. Në jugperëndim të kalasë, në oborrin e tretë, shikohet lehtësisht pika e takimit të lumenjve Drin, Kir dhe Buna, që teksa gërshetohen së bashku, dhurojnë pamje mahnitëse me të cilat mund të harxhoni të gjithë baterinë e aparatit fotografik. See less Comments

  • Fëmijët e Gwyneth Paltrow, Apple dhe Moisiu, ngrihen mbi të në një foto të mbushur me yje përpara ndryshimit emocional të familjes

    Fëmijët e Gwyneth Paltrow, Apple dhe Moisiu, ngrihen mbi të në një foto të mbushur me yje përpara ndryshimit emocional të familjes Themeluesja e Goop ndan dy fëmijët e saj me Chris Martin nna Fillingham REDAKTOR MENAXHER I SHBA Gwyneth Paltrow po përgatitet të bëhet një fole e zbrazët - diçka që ajo nuk e pret me padurim - por tani për tani ajo po krijon kujtimet më të mira me fëmijët e saj adoleshentë. Të premten, themeluesja e Goop shkoi në Instagram për të ndarë foto nga një natë speciale në Montecito, ku iu bashkua vajza e saj Apple, 19 vjeç, dhe djali Moses, 18 vjeç, së bashku me një mori fytyrash të njohura, për një Goop x. Bashkëpunimi Loro Piana. Gwyneth dukej mahnitëse teksa pozoi përkrah djalit dhe vajzës së saj – të cilët tani janë më të gjatë se ajo – si dhe Oprah Winfrey, para një pishine. VIDEO E REKOMANDUAR JU MUND EDHE JU Pëlqejnë VIDEO: Gwyneth Paltrow gatuan me djalin Moses në shtëpi në LA Apple dukej elegant e veshur me një kostum pantallonash të zezë dhe këmishë të bardhë, ndërsa Moses dukej elegant i veshur me një bluzë të bardhë të kombinuar me një shumëllojshmëri zinxhirësh dhe pantallonash kaki. Oprah u mahnit me një ansambël krejt të bardhë, ndërsa Gwyneth zgjodhi një xhaketë kafe dhe pantallona të ngjashme. Gwyneth Paltrow me fëmijët e saj Apple dhe Moses dhe Oprah Winfrey Gwyneth Paltrow me fëmijët e saj Apple dhe Moses dhe Oprah Winfrey Në mbishkrim, ajo shkroi: "Disa nga gjërat e mia të preferuara...Montecito, darkë në afresk dhe kohë cilësore me miqtë dhe familjen. Oh dhe të jesh në shtrat deri në orën 21:00. Çfarë nate e veçantë me @goop dhe @loropiana." JU MUND EDHE JU Pëlqejnë Gwyneth Paltrow ndan një foto të paditur të djalit Moses, 17 vjeç, dhe ai ka ndryshuar shumë! Djali adoleshent i Gwyneth Paltrow, Moses, ka ngritur mamanë e tij në një foto të rrallë Djali adoleshent i Gwyneth Paltrow, Moses, ka ngritur mamanë e tij në një foto të rrallë Fytyra të tjera të famshme në këtë ngjarje përfshinin Rob Lowe dhe Elaine Welteroth. Vetëm këtë javë, ylli i Hollivudit u ul për të biseduar me Victoria Beckham, e cila ishte e ftuara e fundit që u shfaq në Podcast-in e saj të njohur Goop, ku ajo pranoi se ndjehej e frikësuar për t'u bërë një fole boshe në gusht. Gwyneth në festën e saj me Oprah Winfrey Gwyneth në festën e saj me Oprah Winfrey Ajo tha për VB: "Djali im do të shkojë në kolegj në gusht, dhe djali im është gjithashtu. Ne do të kemi një fole bosh. "Unë nuk e di se çfarë do të më presë, ndihem sikur "Jam në greminën e ndryshimit, e ndjej se po vjen," vazhdoi ajo, përpara se t'i thoshte Victoria: "Je me fat që ke ende një të vogël, të kanë mbetur edhe disa vite." Victoria - dy djemtë më të mëdhenj të së cilës, Brooklyn dhe Romeo, kanë fluturuar gjithashtu në fole, e siguroi Gwynethin se më e mira nuk ka ardhur ende, duke i thënë: "Do të bësh disa festa të egra Gwyneth, kur të kesh një shtëpi bosh do të kesh. shumë argëtim duke bërë të gjitha ato gjëra që nuk mund t'i bësh." Rob Lowe në një festë të mbushur me yje Rob Lowe ishte gjithashtu i pranishëm Kjo nuk është hera e parë që ylli flet për të qenë një fole boshe në të ardhmen e afërt. Duke folur për Revistën Cultured në prill për të qëndruar në kontakt me vajzën Apple ndërsa ajo është në kolegj, ajo tha: "Për fat, unë flas me vajzën time disa herë në ditë dhe jam e sigurt që kur të shkojë Moses, do të jetë e njëjta gjë." Ajo më parë i tha The Sunday Times se po ndjente një ndjenjë pikëllimi për largimin e ardhshëm. Ajo tha: "Unë kurrë nuk shkoj askund ose nuk bëj asgjë sepse dua të jem pranë fëmijëve të mi ndërsa ata jetojnë në shtëpi. E dini, është si, "Oh, ne po bëjmë një fundjavë për vajza këtu dhe atje", dhe unë 'Më pëlqen, '[shpjeguese] jo, më kanë mbetur edhe 88 ditë që Moisiu jeton [me mua]. Gwyneth Paltrow po kalon Pashkët me fëmijët e saj Apple dhe Moses Martin© Instagram Aktores i pëlqen të jetë nënë "Kanë qenë në thelb 20 vjet që unë jam i përkushtuar në një kalendar shkollor - kështu që si do të ndihet nëse nuk e kam atë?" mendoi ajo, duke shtuar se ideja e largimit të tij sillte në mendje "trishtim të jashtëzakonshëm". "Nga njëra anë, trishtim i jashtëzakonshëm. Një ndjenjë e thellë pikëllimi i afërt," ndau Gwyneth. “Nga ana tjetër, kjo është pikërisht ajo që duhet të ndodhë”. "Fëmijët tuaj supozohet të jenë të rinj të rritur që mund të arrijnë, të përballojnë, të krijojnë lidhje dhe të jenë elastikë. Kjo është pikërisht ajo që dëshironi. Dhe kjo do të thotë se ata largohen nga shtëpia."

  • Të jesh pianiste do të thotë prezenca jote të ketë ndikim që gjërat të ndryshojnë në të mirë të humanitetit dhe njerëzores

    Histori suksesi -  Prof. i asocua Suzana Jakupi. Interviste nga Liliana Pere Profili i Pof. i asc. Suzana Jakupit Të jesh femër pianiste do të thotë prezenca jote të ketë ndikim që gjërat të ndryshojnë në të mirë të humanitetit dhe njerëzores – tregon Suzana Jakupi si prof. i asocuar në fakultetin e arteve,Universiteti Haxhi Zeka – Pejë E lindur dhe rritur në qytetin e Pejës nje qytet i rëndësishem për Kosovën me traditë të mirë të ekonomisë , historike e kombëtare etnike Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç te tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës. Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Karakteristika te rendesishme te saj jane Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600- 1700 Kulla e Haxhi Zekes, pjesëmarres në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes se Pjes në vitin 1899, kurPeja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi. Suzana është një mishërim i karakteristikave më të bukura të familjes se saj qe i çmon dhe i jep vlerë. Prej saj trashëgon arsimin, edukatën e mire dhe energjine për punë. Pr prindërit saj rol prioritar kishte edukimi dhe etika njerëzore. Jeta nuk e ka ledhatuar, por ajo është dhe mbetet e bukur. Suzana nje grua pianiste sharmante , mjaft e sjellshme dhe me personalitet, ia del që përkundër gjithë oqeanit të brendshëm turbullues brenda saj, gjenë forcë t ia dale mbanë e të korrë suksese që e rrisin dhe e ndërgjegjësojne si personalitet dhe karakter . Ajo tejkalon shumëçka përmes botës së muzikës dhe artit të pianos , Suzana ka mbaruar studime master për piano – interpretim në Universitetin e Prishtinës dhe eshte ndër kuadrot e hershme të edukimit të këtij lloji që krahas aktivitetit koncertal kryen edhe mësimdhënien për ketë lloj arti. Aktiviteti i saj është shtrirë në dy drejtime , atë pedagogjik dhe atë artistik . Të jesh femër pianiste do të thotë mision dhe obligim moral ndaj të bukurës, njerezores qetësisë dhe gëzimit. Dekadën e fundit Suzana punon në Universitetin Haxhi Zeka – Pejë si prof. i asocuar në fakultetin e arteve. Ndiqni bashkebisedimin! Pyejet Dëshiroj ta fillojmë nga familja, fëmijeria e dashur Zana historinë tuaj. Atje ku lindim,ushqehemi me dashuri, mësojme të flasim dhe të ecim për herë të parë. Nga biseda mësova se prejardhja juaj familjare është e lidhur fort me dijenSa determinant ka qënë modeli dhe edukata e prinderve tuaj? Bëni një përshkrim në detaje, per njohje për lexuesin ju lutem… Fillimisht ju falenderoj për përzgjedhjen tuaj që të jem në mesin e atyre qe kemi nje histori suksesi për të treguar. Atëhere po fillojmë të shkoqisim radhazi .. Familja ime është një mishërim i dy gjërave më të bukura që unë çmoj dhe i jap vlerë Nga ana e nënës trashëgoj arsimin dhe edukatën e mirë nga koha e gjysherve . Gjyshi ishte predikues fetar e qe ishte një autodidakt por që zotëronte pesë gjuhë botërore( shqipen , turqishten , arabishten , persishten e serbishten ) , njëkohësisht ishte ndër të paktët intelektual të kohës që i kushtoi e rëndësi arsimimit duke u berë një koleksionist i shquar i librave dhe literaturës kombëtare e botërore nga lëmia historike e shkencore e që bibliotekën e tij e frekuentonin edhe qytetarë tjerë të interesuar për librat e jo vetëm familjarët e ngushtë . Nga familja e babait kam trashëguar energjine për punë . Kishin zotëruar nga shumë kohë përpara toka e pasuri te patundshme por që menaxhoheshin nga të gjithë anëtarët e familjes , kështu ata prej kohësh u ushqyen me energjinë për punë . Me miqësinë e dy familjeve të tilla doemos që do krijohej një familje e re ku do kombinoheshin dy elementët më te rëndësishem ( të pakten për mua ) ajo e dijes dhe e punes . Tani familja numëron profesione të ndryshme dhe njerëz intelektual të kohës . Vëllai im ia kushtoi tërë jetën mjekësisë duke u bërë kështu specialisti i parë i orthopedisë në rajonin e Dukagjinit . Dy të tjerë jane inxhinier në lëmitë e tyre përkatëse , motra si doktor i ekonomisë dhe une si artiste . Ndonëse kushtet e atëhershme ishin shume të vështira , për prinderit e mi rol prioritar ishte edukimi dhe etika njerëzore, arsimimi i të gjithë Ata ishin dy bashkëudhëtar dhe partner të mirë që përkrahnin njëri tjetrin në jetë e punë . Duke parë se si bëhej jeta e tyre , keshtu krijuam imazhin e mire dhe sa rëndësi ka mardhënja në funksiononin e hallkave të jetës Pyetje: Kush ështe qyteti juaj , qyteti ku ju jeni rritur dhe ku vazhdoni të jetoni. Si do ta pershkruani qytetin tuaj të dashur Pejëe, nga këndvështrimi i një artiste intelektuale sikundër jeni ju ?Rrëfeni ju lutem, mbresat nga fëmijeria si vazhdon më tej dëshira për t’u bërë pianist. Jam lindur në qytetin e Pejës . Nje qytet tepër i rëndësishem për Kosoven . Një qytet me traditë të mirë të ekonomisë por edhe asaj intelektuale , historike e kombëtare . Është qyteti i dytë në kosovë përnga rëndësia universitare sepse pas kryeqendrës Prishtinës ky qytet kishte shkollën e lartë komerciale , ndërsa dhjetë vitet e fundit u bë edhe me universitet i cili me krenari mban emrin e atdhetarit dhe intelektualit të shquar Haxhi Zeka . Këto ditë sapo festuam dhjetë vjetorin e themelimit . Pikërisht në këtë universitet jam e punësuar këto dhjetë vitet e fundit pranë fakultetit të arteve ku ligjëroj dy lëndë , atë të instrumentit të pianos dhe lexim partiturash. Pejanët përgjithësisht dallojnë me një karakteristikë të veçantë nga të tjerët , e ajo eshte e adaptimit të vështirë në qytetet tjera , kjo karakteristikë më ka ndjekur edhe mua . Në moshë të re u largova ( nga mosha 16 vjeç) dhe kalova për shkollimin professional muzikor në Prishtinë Aty bëra edhe studimet , u punësova fillimisht në shkollën e ulët të muzikës e pastaj në të mesmen , ku ende pa mbaruar shkollimin e lartë adekuat për piano – interpretim mu dha besimi që ta udhëheq klasën e pianos , dhe për gjithë ato vite të kaluara në Prishtine e gjetiu ku punova edhe përkundër asaj që kudo që kam punuar jam ndier si në shtëpinë time dhe kam dhënë kontributin tim professional , askund nuk kam gjetur qetësinë shpirtërore më të madhe se sa kthimi në vendlindje . Femijeria…duhet të them se ka qene periudha më e mirë e jetës, e mrekullueshme , me plotësim dëshirash fëmijërore , e ledhatuar nga prinderit e familja pasi në familjen e gjerë ishim gjithsejt vetëm dy vajza ( une dhe motra) Babai duke pare se kisha filluar të interesohesha shumë për muzikën në mënyrë të pavetëdijshme , vendos të më regjistrojë në shkollën e ultë të muzikës sapo ishte hapur atë kohë ( nëse nuk gabohem viti 1974/75). Aty fillova te mesoj notat e para dhe shumëcka nga bota e muzikës e qe nuk ishte e rëndomtë për botën time fëmijërore . Pikërisht kjo më bënte për vehte dhe më zgjonte kurreshtje dhe nga aty une fillova ta shoh vehten brenda asaj bote . Babai im ishte një vështrues i mirë i rritës sonë dhe duke parë entuziazmin tim dhe nevojën e praktikimit në instrument vendosi që pas dy vitesh të më blinte edhe pianon e parë . Për blerjen e pianinos sime ka një histori të veçantë që sa herë e kujtoj apo e tregoj mallengjehem së tepërmi . Prej atëherë mu fiksua në kokën time ideja dhe dëshira që asnjeherë të mos ndahem nga rruga e artit dhe muzikimit në këtë instrument . Nëna asnjëherë nuk e kundërshtoi mendimin e babait që më plotësonte çdo dëshirë , edhepse ajo nuk e fshehu asnjeherë dëshirën e saj të flaktë që unë të vazhdoja studimet në fakultetin e mjekësisë . Përkrahje e madhe më erdhi edhe nga vëllai i madh tani më i diplomuar dhe i punësuar si mjek i orthopedisë. Sot jetoj dhe kujtoj me krenari dy prindërit e mi dhe falenderoj për përkrahjen , mundin dhe sakrificën që bënë për të rritur , edukuar e arsimuar drejt e mirë të gjashtë fëmijet e tyre që e përbënim familjen . Edhepse sot ata nuk jetojnë më Pyetje: A ka pasur dilema Zana ndonjëherë per profesionin? Sa e fortë dhe sfiduese jeni para barrierrave që papritur sjell jeta,dhe a ju ka ndihmuar piano, muzika për t’i kapexyer ato? Nuk e kam provuar asnjeherë të ndahem nga bota e muzikës dhe e artit por gjithsesi nga rrymat dhe sfidat e jetës ka pasur lëkundje në mendimet e mia se nëse vërtet duhet të mbetem në fushën e artit ku gjithqka lidhet me emocionet dhe shprehjet emotive pa të cilat artisti nuk mund të ekzistojë. Kam mbaruar studime master për piano – interpretim në Universitetin e Prishtinës dhe jam ndër kuadrot e hershme të edukimit të këtij lloji por gjithsesi që krahas aktivitetit koncertal shumë herët na është imponuar edhe mësimdhënia për këtë lloj arti, pasi ka një process të gjatë shkollimi deri në bërjen e një profesionisti të artit të pianos apo cilit do instrument , por ja që unë fola për pianon pasi vetë jam pianiste. Dekadën e fundit jam e punësuar në Universitetin Haxhi Zeka – Pejë si prof. i asocuar në fakultetin e arteve. Pyetje: Ju nuk jeni larguar nga Kosova edhe pse keni perjetuar ngjare te rënda të dhimbshme getoizimit në historinë e luftës ne Kosovë, tregoni aresyet tuaja përse ? Jo asnjëherë , kam mbetur gjithnjë e mendimit se duhet të mbetem në Kosovë. Gjenerata jonë ishte gjeneratë e trazirave nga më të ndryshmet . Ishim deshmitare dhe viktima të shumë ngjarjeve historike , ishim dëshmitar të rrebelimeve kombëtare , e rinisë së përgjakur herët , demostratave studentore e të minatrorëve , getoizimit tonë si popull brenda njësisë federale jugosllave , largimeve masovike nga puna , helmimeve të femijëve tanë nëpër shkolla , mbylljen e të gjitha institucioneve dhe shkatërrimit të çdogjëje që frymonte shqip . Duke qenë dëshmitare e të gjitha këtyre ngjarjeve , doemos që në vetëdijen tënde fokusohet ndjenja e hekurt e identitetit tënd kombëtar , mbajtjes gjallë të çdogjëje që ti identifikohesh me të dhe ai është identiteti yt , prandaj edhe kontributi yt si njeri dhe si pjese e këtij historiku doemos që duhet ti jetë i lidhur me kombin dhe interesat e popullit tënd . Nga këtu vjen si fiksim vendimi se duhet të mbetesh këtu . Kapaciteti intelektual doemos duhet te shërbejë për shtresën shoqërore të paarsimuar dhe jo mirë të kultivuar e cila çdoherë vie si pasojë e trysnive dhe pengesave që të huaj na i shtruan në rrugën e etur për liri , dije e pavaresi . Pyetje: Sa kanë ndikuar tek ju mësuesit si elementi promotor?Kush ka qënë pedagogu juaj inkurajues për formimin e perfeksionimin tuaj tuaj si pianiste? Si e keni menaxhua rrrugën e suksesit, cila është puna dhe vendi ku punoni tani? Flisni ju lutem per arritjet në lidhje me aspektin artistik interpretues . Mesuesit jane ata qe jane cytes te atij kapacitetit qe ti e posedon e ata me se miri. Jam me fat se kisha nje game te gjere porfesoresh te çmueshëm te cilet luajten rol ne ngritjen time profesionale . Megjithese kishim mungese kuadri professional sepse ishim fakultet I ri shpesh ishim pa mbikeqyrjen e pedagogeve ne lendet kryesore dhe kjo na krijonte vertet nje hendikap por me kohen edhe ato viheshin ne vendin e vet . Kishim pedagog qe jugosllavia e atehershme siguronte nga ish - republikat tjera Jugosllave, professor qe vinin per lendet kryesore por gjithsesi per nje kohe te shkurter ata shkonin e me pastaj zevendesoheshin me professor te tjere . Keshtu krahasonim shkolla te ndryshme pianistike , metoda nga me te ndryshmet te cilat na sherbyen per nje pune te mire ne te ardhmen . Ne rrugetimin perfeksionimit te interpretimit ne instrumentin e pianos kisha rastin te njohja shume pedagog nga vendi dhe jashte . Do veçoja dy nga me te rendesishmet qe me percollen prof. Valbona Pula – Petrovci ne shkollen e mesme dhe padyshim prof. Lejla Haxhiu Pula .ne ciklin e larte te studimeve universitare dhe ato pasuniversitare . I çmoj per vendosmerine dhe shfrytezoj rastin e intervistes ketu qe t’i falenderoj publikisht per punen e bere me ne dhe venien e nje themeli stabil te shkolles pianistike kosovare . Gjithashtu çmoj dhe vleresoj shume punen e disa pedagogeve te ardhur siç ishin Igor lasko dhe Arbo Valdma , dy pedagog qe padyshim ishin dhe mbeten emrat e me te preferuarve te mi nga te cilet megjithese per nje periudhe te shkurter kohore mesova shume nga ata. Fillon karriera profesionale me punën pedagogjike duke qenë e vetëdijshme përgjegjësite që do më rrëndonin, por gjithsesi falë nxënesve që kisha , kreativitetit dhe dijes që kisha kultivuar gjatë gjithë procesit të edukimit dhe zhvillimit tim professional. Pas lufte u ktheva në vendin tim të perhershem të punës dhe pas lufta hapi dyer të reja për aktivitet dhe fusha të reja veprimi . Bashkë me nxënësit e mi jam fituese e shumë garave, çmimeve , mirënjohjeve kombëtare e ndërkombëtare , por shumë shpejte kalova në ciklin universitar ku gjendem edhe sot . Nga aspekti artistik interpretues jam e kyqur në atë nivel sa nuk e ngarkoj vehten me ndonjë arritje të lartë si karrieriste . Dua dhe kam deshirë te koncertoj lirshëm , të ndjej se jam në nivel të theksuar artistik , të prezantohem mirë profesionalisht aty ku paraqitem dhe mundohem që publiku të më pranojë mirë , dhe mendoj se edhe nga ky aspekt ia kam dalur , megjithëse për artistin kurrë nuk është mjaft sepse vetë natyra e tij është për mendimin tim pak egoiste dhe gjithnjë shkon nga kërkimi për perfeksionim të gjërave . Jo rastesisht edhe thënia për artin se është i pakufishëm . Kam pasur paraqitje të shumta koncertale si brenda ashtu edhe jashtë vendit , me koncerte solistike por edhe të përbashketa me kolegët tjerë artist ku jam pritur mjaft mirë dhe jam duartrokitur . Mendoj se do vazhdoj për aq sa ndjej se kam qfar të jap nga vehtja si artiste . Pyetje:Ashtu sikurse kultura është diametralisht e kundërt, dhe ambicia positive ne art egziston në raport me artiste të tjere. Si kaperceni kompleksitetet dhe , imagjinatat ne rrugën qe duhet të hapet, duke u perpjekur çdo ditë te pasurohesh me këte culture?Kush jane veprat dhe kompozitorët tuaj të preferuar? Saktë , secilin artist e shtyen ambicia për punë , për prezantim të mirë pa marrë parasysh nivelin e ngritjes së vet artistike, por nëse do jetë ambicie e tillë që gjatë rrugëtimit individual artistik të mos pengojë punën artistike edhe të të tjereve apo edhe më mirë nëse rezultati i ambicieve individuale bëhet shkas për nxitjen e arritjeve edhe të artisteve të tjerë do ishte diçka madhështore. Ngritja e vetëdijes dhe intelektit, bashkëpunimi dhe raportet e mira ndërkolegiale dhe në radhë të parë ato humane bëjnë që njerëzit të afrohen , resurs që besoj shumë që secili nga ne e posedon dhe rregullon marrëdhënie të shkëlqyeshme. Duhet vemendje, përkrahje nga shteti dhe struksturat, ngritja e kapaciteteve të mira infrastrukturore për kultivimin dhe zhvillimin e artit përgjithësisht, si shkollat , sallat , galeritë , institucione që kane të bëjnë me punë arti , janë të një rëndësie të veçantë për gjeneratat e reja . Ka nje gamë të gjerë kompozitorësh dhe veprash që do ti mbaj përherë si pjesë e imja programore si Mozart , Bethoven , Schubert , Schumann , Chopin , Liszt . Ka edhe të tillë që më pëlqejnë së tepërmi por që mua si artiste nuk më flejnë apo thjesht nuk përkojnë me natyrën e kërkesave të mia koncertale . Kohëve të fundit jam e fokusuar në interpretimin e veprave të kompozitorëve tanë si : Cesk Zadeja . Rauf Dhomi , Tonin Harapi , etj. Mendoj se arti shqiptar duhet dhe ka nevojë për promovimin e vlerave të saj përmes prezantimit të kompozitorëve , veprave dhe instrumentistëve të ndryshëm dhe çdo lloj tjetër arti . Pyetje:C’fare sadisfraksioni, vlerësime keni ne punen tuaj ? Cili është raporti që ju keni me veten, profesionin dhe artin ne bote? Aktivitei im është shtrirë në dy drejtime , atë pedagogjik dhe atë artistik . Puna në universitet më jep kënaqësi të veçantë kur shoh dhe ndjej se tek të rinjtë je ti ajo që zgjon ndjenjën për të bukurën tek ata . Ndjej ngazellimin e tyre kur arrijnë të bëjnë atë që në fillim u është dukur e veshtirë apo e pa arritshme dhe kjo për mua është një satisfaksion . Jam e dëshiruar tek studentët si pedagoge , dhe nëse e ke arritur këtë besoj se secili nga pedagogët do ndjehet i lumtur dhe krenar. Gjithashtu puna artistike brenda universitetit është mjaft emocionuese dhe me interes reciprok , si institucional ashtu edhe individual . E them kështu sepse konsideroj është një interaktivitet . Nga njëra anë se nga institucioni përkatës pranon avansime në tituj e grada më të larta për aktivitetin dhe punën tënde artistike ndërsa interesi individual rrjedh nga ajo se ke më shumë shanse për paraqitje , ftesa , seminare , konferenca , koncerte që doemos do e kesh më të thjeshtësuar anën organizative , duke llogaritur këtu edhe shumë faktor shtesë të domosdoshëm për në paraqitje koncertale , e që ështe tejet e vështirë të realizohet në baza vetanake e që këta faktor janë të domosdoshë për punën e një artisti . Pyetje: Bota lidhet në mënyrë universale me botën emocionale te artit pa ndërhyrje, totalisht e pavarur Eksperienca juaj në Universitetin e Arteve është vërtet një pasuri per artin dhe muzikën e nje kombi, nje eksperience jetësore. Cfarë do te thotë te jesh një Prof dhe grua pianiste artist ne nivele te larta, për fushen akademike dhe ate studentore? Do të thotë , punë me orare të gjata , përgjegjshmëri e lartë si për studentët ashtu edhe për skenën , angazhim i dyfishtë , mbi të gjitha superorganizim dhe disciplinë të lartë në gjithë çka bën . Mendoj se edukimi , kultura , profesioni im si profesoreshë universiteti dhe si artiste, dhe jeta ime në përgjithësi është e admirueshme jo vetem nga rrethi im i ngushtë shoqëror por edhe më gjerë . Kjo të jep ndjenjë krenarie dhe satisfaksioni për vehten por thënë sinqerisht asgjë e arritur gjer më tani nuk ka qenë e lehtë . Të jesh femër pianiset është gjëja që më ka dhënë satisfaksion të madh në jetë . Kur e them ketë, kam parasysh se bota e qytetëruar e që ne si popull konsideroj se i takojmë kësaj bote , çmon lart artin duke ditur se përmes artit bota lidhet në mënyrë universale duke kuptuar dhe shijuar botën emocionale pa ndërhyrje e sforcime , dmth totalisht të pavarur . Të jesh femër pianiste do të thotë se në saje të investimit tënd profesional , të depërtosh në qarqet më të larta shoqërore të të gjitha kulturave dhe të kesh admirimin dhe respektin më të madh për një qenie njerëzore, do të thotë mision dhe obligim moral ndaj të bukurës.Të jesh femër pianiste do të thotë prezenca jote të ketë ndikim që gjërat të ndryshojnë në të mirë të humanitetit dhe njerëzores, të tejkalosh shumë sfida duke filluar nga paragjykimet , mentaliteti , rrethanat jetësore por megjithatë kur ia del të tejkalosh shumë nga këto , në një mënyrë rritesh dhe bëhesh më e pjekur për kohën në të cilën jeton dhe vetë jetën . Përgjatë këtyre proceseve doemos se kalitesh në një frymë më luftarake , merr energji të pafund dhe krijon një jetë shumë të pavarur, si femër do dish të luftosh të gjithë mbeturinat e një primitivizmi intelektual , do ndërtosh ura suksesi dhe roli yt si femër bëhet më i dinjitetshëm dhe me vlerë jo vetëm për familjen por edhe për një rreth më të gjerë shoqëror . Dhe kështu gradualisht zëri yt si femër sa vjen e bëhet më i fuqishëm për çështje madhore në të gjitha sferat e jetës ku vepron . Pyetje: Cili eshte mendimi juaj per stadin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në te gjitha kendveshtimet duke perfshire ket faktorin e rendesishem grua, për të përmbushur te drejtat e saj në shoqëri dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova ka një potencial te jashtezakonshëm artistësh dhe intelektualesh ne bote a mendoni se se gjithçka duhet te perparojë me hapa më të shpejtë? Nga lëvizjet e mia të shpeshta në të dy anët e kufirit dhe shoqërise së krijuar , tani më kam krijuar opinionin tim se nga të dy anët ka nje kapacitet të madh intelektualësh , artistësh e kuadrosh tjera që përveç se po bejnë , do mund të bënin ende më shumë për vendin e tyre . Jemi të vetëdijshëm se gjërat mund të ndryshojnë në të mirë me nje lëvizje të një shkopi magjik , por gjithsesi kapaciteti njerëzor është i pranishëm , popullsia e re në moshë dhe elani i tyre për punë , mësim e dije lë për të shpresuar në një zhvillim të hovshëm e dinamik dhe doemos që duhen krijuar një infrastrukturë të mirë shoqërore dhe kushte më të mira e të favorshme shkollimi e punësimi . Kosova tani më e ka dëshmuar se është tokë ku njerëzit e mëdhenj mbijnë si lulet Dëshmojmë se është duke e ndërtuar të ardhmen e saj në mënyrën më të dinjitetshme duke i treguar botës se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë ne si komb. Artistët tanë po pushtojnë skenat botërore , sportistët poashtu , shumë nga të rinjtë Kosovar dëshmojnë punën e mirë intelektuale në shtetet tjera që ata kanë zgjedhur të jetojnë dhe janë ambasador të denjë të vendit të tyre dhe përmes tyre po ndërron bindshëm opinion i botës ndaj shiptarëve . Shumica e këtyre nga sa u përmendën më lart vijnë nga gjinia e bukur apo bota femërore, kjo do të thoëe se e ardhmja jonë është e ndritur , sepse femra është shtyllë e familjes dhe e shoqërisë duke kontribuar në edukim , arsimim dhe në çdo fushë të jetës . Shpresojmë që shteti të dije të krijoje kushte të mira dhe hapesirë të mjaftueshme për të gjithë ato dhe ata që duan dhe dijnë të japin kontributin e tyre . Ju faleminderit Znj. Liliana Faleminderit ju, e dashur pianistja, artistja simpatike Suzana. Ju uroj suksese te mëtjshmenë rrugën e bukur të artit. Përgatiti Liliana Pere

  • “Wom Travel”: Shqipëria – destinacioni me plazhet më të bukura në Evropë

    08/05/20241 Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”. Nga plazhet e arta të Algarve deri te xhevahiret sekrete të Shqipërisë, ja disa nga destinacionet frymëzuese për pushimet tuaja të ardhshme sipas renditjes “European Best Destinations” (Destinacionet më të mira evropiane). Ksamil, Shqipëri Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë. Zbuloni plazhet më të bukura duke bërë një ndalesë në Ksamil, ndër destinacionet bregdetare më të bukura në Evropë. Plazhi i Ksamilit është një nga plazhet më të bukur në të gjithë vendin dhe ndodhet në Rivierën Shqiptare, jo shumë larg Sarandës. Ksamili karakterizohet nga katër ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë. Ishujt mund të arrihen duke notuar ose në këmbë nëse batica është e ulët. “Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë për pushime në 2024: 1-Ksamil, Shqipëri 2-Gjiri Ghajn Tuffieha, Maltë 3-Plazhi Monte Clerigo, Portugali 4-Plazhi Oludeniz, Turqi 5-Canal d’amour, Korfuz 6-Porto Timoni, Korfuz 7-San Andrés, Tenerife, Spanjë 8-Plazhi Odeceixe, Portugali 9-Gjiri i Shën Palit, Rodos 10-As Catedrais, Spanjë 11-Calpe, Spanjë 12-Porto Katsiki, Lefkada 13-Plazhi Scialara, Vieste 14-Plazhi Grado, Grado 15-Plazhi Vai, Kretë / ata.gov.al

  • Profili i Mësueses qe mban Titullin "Mjeshtër"Alida Feci në qytetin e Elbasanit. Nga: Liliana Pere.

    Në vitin e gjuhës shqipe vendosa të bisedoj me një mësuese të shkëlqyer të gjuhës e letërsisë në qytetin e Elbasanit , Alida Feci. Puna dhe integriteti i saj profesional të impresionojnë . Alida mendon se gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori! Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj. Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti! Alida Feçi ka lindur në qytetin e bukur të Elbasanit më 14.04.1979 Elbasani është qyteti i mendimtarëve e gjuhëtarëve Dhaskal Todrit e Kristoforidhit, në të cilin u hap shkolla e parë e mesme shqiptare në 1909. Këmbëngulja e burrave të shquar si Aqif Pashë Elbasani, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Ahmet Dakli, Qamil Guranjaku etj, që sot kujtohen edhe përmes shkollave, emrat e të cilëve i mbajnë, e bëri Elbasanin simbol të arsimdashësve. Është pikërisht ky qytet dhe vlerat e tij të cilët e ndikuan dhe e mbrujtën Alidën me dashurinë për gjuhën dhe kombin e saj. Shkollën 8-vjeçare e ka kryer në shkollën " Naim Frashëri" ndërsa të mesmen në gjimnazin " Dhaskal Todri " shkolla, emrat e të cilave duket se kanë shenjuar që herët prirjen, apo pasionin për mësuesinë . Mbaroi studimet universitare në degën " Gjuhë shqipe dhe letërsi " në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në vitet 1997-2001, një tjetër vatër ku mësuesia ishte shndërruar në traditë. Është mësuese e lëndës së gjuhës shqipe që nga viti 2001. Studimet Master shkencor në letërsi, janë tregues i ambicies personale dhe profesionale të Alidës . Njohëse e tri gjuhëve të huaja të mbrojtura si dhe e një botimi shkencor mbi letërsinë , e përshkallëzojnë cilësisht nivelin kulturor të mësueses , të cilin nuk e ka thjesht stoli. Është rritur në një familje arsimdashëse në të cilën nuk ka munguar asnjëherë dashuria, përkujdesja, respekti dhe përçimi i vlerave më të larta njerëzore. Prej më shumë se 20 vitesh ka krijuar familjen e saj të bukur dhe është nënë e nje vajze dhe dy djemve , të cilët e plotësojnë mrekullisht . Dashurinë për arsimin ua ka përçuar dhe fëmijëve të saj të cilët janë nxënës me rezultate shumë të larta. Nga viti 2001-2019 ka qenë mësuese në shkollën " Ismail Kasa " dhe që nga viti 2019 është mësuese në shkollën " Qamil Guranjaku " në Elbasan , ku përmendet për një marrëdhenie miqësore me nxënësit, prindërit dhe kolegët .Ka një eksperiencë 10 vjeçare si Koordinatore e Qeverisë së nxënësve. Prej 5 vitesh është Koordinatore për Ekstremizmin, rol që i nxjerr në pah pamjen e plotë te karakterit . Ka 23 vite eksperiencë në arsim si dhe mban titullin " Mësues mjeshtër ", mbrojtur me rezultatin Shkëlqyeshëm . Është anëtare e Misionit " Kujtesë për vazhdimësi " dhe së fundmi ka marrë titullin " Ambasadore për paqen ". Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë! Disa nga thëniet e rilindasve e gjuhëtarëve të njohur shqiptarë që kanë mbetur në mendjen e Alidës dhe të cilat ia transmeton dhe nxënësve të saj janë : Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën gjuha shqipe. ( Mit'hat Frashëri) Gjuha më mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe. ( Ismail Kadare) Gjuha është sendi më i çmueshëm i një kombi dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. ( Eqerem Çabej ) Këto mesazhe për gjuhën janë të pakohshme dhe të paçmueshme , aq më tepër këtë vit i cili është quajtur dhe "Viti i gjuhës shqipe ". Mësimdhënia është art dhe si i tillë duhet dashur , kultivuar dhe përsosur gjithmonë. Duke pasur këtë lajtmotiv në profesionin e saj , Alida e kryen detyrën e saj me ndërgjegje dhe krenari . Mendon se nxënësit e saj nuk do të jenë vetëm nxënës , por edhe femijë dhe kurrë nuk do harrojë që për fatin e tyre edhe vetë mban një pjesë tē përgjegjësisë. Kolegët e saj janë miqtë e saj me te cilët ndan profesionin , shqetësimet dhe gëzimet marrë së bashku. Në bashkëpunim me ta përpiqet vazhdimisht ta përkryejë veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjitha të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim. Dashuron profesionin e mësuesit dhe beson që motivimi, përkushtimi, empatia, besimi, mbështetja, inkurajimi, krijimi i një klime pozitive e miqësore si me nxënësit ashtu dhe me kolegët , është çelësi i suksesit në këtë profesion fisnik. Brenda rolit te mësuesit Alida ka plot role bashkëngjitur , një prej të cilëve është ai i përgjegjëses së bibliotekës në shkollë, të cilin e përmbush me dashuri. Shpesh e sheh mes nxënësish në rafte librash , a biseda rreth tyre. Veprimraritë që frymëzon dhe ndjek me kursin e teatrit , janë mbresëlënese .Viti i gjuhës shqipe ia ka berë këto role shumë impenjative . Në këte vazhdë te bukur , ka ralizuar me anëtarët e kursit , por dhe nxënësit e tjerë të shkollës , veprimtari e konkurse të tipit “Eseja më e mirë për gjuhën e kombit tim”, konkursi i recituesve , copëza dramatizimesh nga dramaturgë të njohur,etj. "Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person, të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri” ndaj për Alidën roli i gruas në shoqëri është thelbësor. Mesazhi i Alidës për gratë shqiptare është : “Instinkti i grave është i barabartë me mendjemprehtësinë e burrave të mëdhenj.” thotë Honore de Balzac , ndaj gra besoni fort tek instikti dhe potenciali juaj sepse kështu ju mund të arrini gjithçka doni . Ju falenderoj ju missionaret e dijes, për nivelin e lart profesional, për pëkushtimin tuaj ne mësimdhënje, ne rritjen e nivelit tuaj të dijeve, për bashkëpunimin serioz dhe të ngrohtë me nxënënesit dhe nderkolege. Ishte kënaqësi biseda me ju. Bisedoi: Dr.Li liana Pere

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page