Search Results
Results found for ""
- Shekspiri, dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave
23/04/20244 Teatri Kombëtar kujtoi në ditën e tij të lindjes, dramaturgun më të njohur dhe ndër më të mëdhenjtë në nivel botëror, Uilliam Shekspir. I njohur edhe si Rapsodi i Avonit, Shekspiri ka qenë një poet, dramaturg dhe aktor anglez, i konsideruar nga shumë kritikë si dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave. I biri i Xhon Shekspir dhe Meri Arden, mendohet se ai ka lindur më 23 prill të vitit 1564, por ajo që dihet me siguri është që është pagëzuar më 26 prill 1564 në qytetin e tij të lindjes Stratford-upon-Avon. Në moshën 18-vjeçare, Shekspir martohet me En Hathëuej, me të cilën pati 3 fëmijë, Suzanën dhe binjakët Hamnet dhe Xhudith. Nuk dihet shumë për jetën e tij private, përtej regjistrave të kishës, disa dokumenteve gjyqësore dhe certifikatës së martesës e të vdekjes, që rastësisht është po 23 prilli i supozuar si ditëlindja e tij, por 23 prilli i vitit 1616. Shekspiri zë një vend unik në letërsinë botërore. Asnjë shkrimtar tjetër nuk i ka tejkaluar kaq shumë kufijtë kombëtarë me veprat e tij; vepra, të cilat ndonëse janë shkruar në shekullin e XVI dhe XVII për një teatër të vogël repertori, performohen dhe lexohen gjithmonë e më shpesh në një shkallë botërore. Në fjalët e bashkëkohësit të tij, Ben Xhonson, “Shekspir nuk është autor i një epoke, ai është i të gjitha kohërave”. / ata.gov.al
- Italianèt qè projektuan Tiranèn moderne
Italianët që projektuan Tiranën moderne Nga: Zylyftar Hoxha Vitet 1930-40, përsa u përket ndërtimeve, përbëjnë periudhën më të ndritur të Tiranës, pasi jo vetëm se aty zë fill një kryeqytet modern, por edhe sepse u bë vërtet kantier ndërtimi. Këtij bumi ndërtimesh i paraprinë sipërmarrësit italianë, si fillim, për shkak të politikave, lidhjeve dhe interesave të ndërsjella të shtetit shqiptar me në krye Mbretin Zog me qeverinë italiane dhe më vonë, në vitet 1939-43, të politikave aneksioniste të shtetit fashist italian me në krye Benito Mussolinin ndaj Shqipërisë. E dalë nga një prapambetje feudale mesjetare, Tirana, si e gjithë Shqipëria, ishte e etur për prosperitet në të gjitha drejtimet, aq më tepër në atë më të dukshmen, fushën e ndërtimeve. Po kështu edhe zelli i sipërmarrësve dhe kapitalit italian, i nxitur nga ekspansioni, ishte i papërmbajtshëm për të depërtuar në të gjithë jetën e vendit tonë. Objekti i këtij shkrimi nuk është të analizojë rreth kësaj çështjeje, por është të dëshmojë për punën e jashtëzakonshme intelektuale, krijuese dhe projektuese të arkitektëve, inxhinierëve, arreduesve, piktorëve, skulptorëve dhe specialistëve italianë që punuan në Tiranë dhe për Tiranën. E vërteta është se shumica e tyre, si Gerardio Bosio, Florestano Di Fausto, Giulio Berté, Vittorio Ballio Morpurgo, Antonio Maraini, Pietro Porcinai etj. kanë qenë emra të mëdhenj të elitës intelektuale, inxhinierike dhe artistike të kohës në Itali dhe më gjerë, të cilët kanë lënë mbrapa vepra të pavdekshme. Po marrim vetëm ato që janë ndërtuar në Shqipëri. Sado që në sisteme dhe kohë të ndryshme, zogiste, fashiste, komuniste dhe tash së fundmi, demokratike; sado që ndërruan destinacione dhe funksione nga më të çuditshmet, si psh, nga seli militare e Fashios, në Qendër Universitare; nga qendër e Rinisë Fashiste Shqiptare, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës; nga Opera Dopolavoro, në Universitetin e Arteve; nga Pallati i Komandës Qendrore, në Kryeministrinë e vendit; nga “Piazza del Littorio”, në sheshin “Nënë Tereza”; nga Hotel “Dajti”, në bankë a tjetër gjë, të shohim ç’do të bëhet(!), përsëri ato mbetën vepra me vlera monumentale unikale që rrezatojnë perëndim, kulturë, civilizim, Tiranë Moderne. Tirana, për shkak të pozicionit të saj, në një fushë të bukur (mos e shih tani në këtë maskër të vërtetë urbane!), rrethuar nga kodra që në muzg të mbrëmjes apo herët në mëngjes dukeshin si vizatime naive kalamajsh; të ndërtimeve të mëparshme mesjetare orientaliste dhe bukurisë së kopshteve të saj, iu dha dorë specialistëve italianë të bënin ato projekte madhështore që janë në këmbë akoma dhe i japin bukuri bulevardit të madh të Tiranës. Me stile të përzier, por edhe duke futur elemente kombëtarë, u trajtuan dhe u konceptuan nga Bosoio dhe nga kolegët paraardhës të tij, por veçanërisht nga Bosio, të gjitha projektet dhe ndërtimet e Planit Rregullues të Tiranës së asaj kohe. Gerardio Bosio, godinës së korpusit qendror të Universitetit të Tiranës, për shkak të pozicionit të saj, binte në sy që nga sheshi “Skënderbej” dhe gjithë gjatësia e bulevardit, si një pikë fundore dhe referuese, i dha formën e një kulle të veriut. Po kështu është vepruar edhe për ndërtimet e mëparshme pranë sheshit “Skëndërbej”, por edhe ndërtimeve në qytete të tjerë të Shqipërisë si në Shkodër, Milot, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë dhe Sarandë. Më pak “Itali në Shqipëri” Në kuadër të “rikonstruktimit” të sheshit “Skënderbej për t’i hapur vend Muzeut Historik Kombëtar dhe shtatores së udhëheqësit komunist, Enver Hoxha (që nuk vazhdoi gjatë dhe u rrëzua më 20 shkurt të vitit 1991), në vitin 1980 u prish godina e bashkisë së vjetër e ndërtuar në vitet ’30 të shekullit të kaluar, një vepër arkitekturore e ngjashme me ministritë. Kjo ishte goditja e parë ndaj projektit italian të qendrës së Tiranës. Goditja tjetër ishte stadiumi Olimpik(më pas Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”), punimet e të cilit u përuruan nga dhëndri i Duçes, Konti Ciano, më 7 shtator 1939 dhe përfunduan me kontribut vullnetar menjëherë pas Çlirimit. Stadiumi u prish para dy vjetësh, për t’u ndërtuar një stadium tjetër më i madh (fatkeqësisht, një projekt i përfolur për afera korruptive). Të njëjtin fat si stadiumi po pëson edhe godina e Circolo Skanderbeg (Teatri Kombëtar), i ndërtuar në vitin 1938 nga Giulio Berte, i cili mendohet të prishet dhe të ngrihet një teatër i ri me një projekt tjetër. Edhe lulishtja pas monumentit të Skënderbeut, si pjesë e kompleksit arkitekturor të sheshit, e projektuar dhe ndërtuar nga italianët, tashmë po e humbet formën e mëparshme. Hotel “Dajti”, që pas një afere të shëmtuar korruptive, i denatyruar dhe rrëgjuar në mënyrën më fatkeqe, s’dihet si do të përfundojë. Kështu që, përherë e më pak “Itali po mbetet në Shqipëri”. Dorë artistësh me famë… Në Qendrën e Tiranës, që përfshin Sheshin dhe Ministritë është filluar më herët. Aty kanë lënë gjurmë arkitektët Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Giulio Berté, Vittorio Ballio Morpurgo etj. Gerardio Bosio, i pari, i vetmi dhe më i madhi i ndërtimeve të viteve 1935-1940 në Shqipëri Ishte i pari, i vetmi dhe më i rëndësishmi arkitekt që ndenji më gjatë dhe iu përkushtua më shumë projekteve të ndërtimit të Tiranës moderne. Puna e Bosios në Tiranë është një akt heroik, pasi Tirana moderne fillon me emrin e tij dhe, për nga numri dhe cilësia e veprave, mund të quhet “kryeqytet i Bosios”. Korpusi qendror i Universitetit të Tiranës, që shënon fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Akademia e Arteve, Kolonada me Institutin Arkeologjik, Stadiumi (sot Qemal Stafa), Kryeministria, Hotel “Dajti”, Pallati i Brigadave me gjithë parkun e mobiliet unike të tij, si dhe trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar etj., janë vepër krijuese, monumente kulture dhe realizime të arkitektit të shquar italian, Gherardo Bosio në fundin e periudhës zogiste dhe sidomos në periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë. Vështirë se mund të gjendet në krejt historinë e arkitekturës botërore një aktivitet më intensiv dhe realizime më të mëdha se ato që Gerardo Bosio zhvilloi në Shqipëri. Bosio vdiq nga kanceri në moshën 38-vjeçare, më 16 prill 1941, në vilën e tij të Montefontit në Firence. Megjithëse gjenial, ai njihet pak nga shqiptarët, pasi në periudhën e komunizmit konsiderohej si “arkitekt fashist”, vetëm e vetëm pse ai punoi në periudhën fatkeqe të gabuar. Tani ka filluar të studiohet, por nuk duhet harruar se vetëm me dy vjet Bosio la pas vepra që ia vlen, në mos më shumë, të paktën të ketë një përmendore ose një emër në një nga punët e tij në qendër të Tiranës. Armando Brasini Armando Brasini (1879-1965) ishte një arkitekt italian ndër më të njohurat e shekullit të 20-të. Iu kushtua sidomos restaurimit dhe dekorimit, duke fituar simpatinë e Musolinit. Në vitin 1929 u emërua akademik i Italisë. Ka lënë shumë vepra të bukura pas, natyrisht, të konceptuara në stilin e kohës së vet. Brasiani ka dorë në Shqipëri me sheshin dhe bulevardin e madh në fillimet e tyre. “Ky “mbret” i arkitekturës së asaj kohe kishte projektuar një shesh dhe bulevard tjetër, me stil manierist dhe të rilindjes evropiane, por u kundërshtua dhe u korrigjua fort më pas nga Gerardio Bosio derisa mori formën që ka. Florestano Di Fausto Florestano Di Fausto (1890-1965), arkitekt, inxhinier dhe politikan italian. Konsiderohet arkitekti më i rëndësishëm kolonial i epokës fashiste në Itali dhe është përshkruar si “arkitekti i Mesdheut”, pasi shumë vepra të tij janë jashtë Italisë, në ishujt italianë të Egjeut, në Libi, Abisini, Shqipëri etj. Me një përgatitje të jashtëzakonshme të kombinuar me shkathtësi të përkryer, njihet për dizenjot e tij të ndërtimit, për stile të ndryshme arkitektonike, sidomos mes eklekticizmit dhe racionalizmit. Në Shqipëri në vitin 1932 ai zëvendësoi Armando Brasinin duke vazhduar punën me qendrën e kryeqytetit, Tiranës dhe ndërtesat e departamenteve monumentale rreth Sheshit “Skënderbej”. Po në këtë kohë ai ka projektuar pallatin mbretëror të Durrësit, vilën mbretërore në Shirokë, Shkodër, të porositura nga Mbreti Zog I. Giulio Berté Pas Brasinit dhe Di Faustos, Giulio Bertës i takon merita e strukturës definitive të sheshit “Skënderbej”, por edhe rrugëve Bulevardi Zogu i Parë, fillimit të Rrugës së Kavajës, Vilës karakteristike Nepravishta; Teatrit Popullor, që mendohet të prishet dhe për të cilin po bëhet shumë zhurmë këto kohët e fundit; Pallatit të Brigadave, si dhe objekteve të tjera nga 1935 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar në Tiranë. Vittorio Ballio Morpurgo Vittorio Ballio Morpurgo (1890-1966) arkitekt italian, përfaqësues i shquar i arkitekturës racionaliste italiane të viteve 1930. Ka projekte dhe ide të tij edhe për ndërtimet e asaj kohe në Tiranë. …Në Pallatin Presidencial Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat, i projektuar nga arkitekti italian, Julio Berté dhe më pas i ndryshuar thellë në stil: nga Deko drejt stilit të Racionalizmit Monumental nga i famshmi Gerardio Bossioi, do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët dhe u inaugurua gjatë vizitës në Shqipëri të mbretit Viktor Emanueli III. I dyti “perandor” pas tij ka qenë i ka qenë “Meke Partizani”, personazh i Dritero Agollit. Gjatë periudhës së Socializmit (1945-1991), objekti është përdorur për pritje dhe ceremoni shtetërore, funksione që i kryen edhe sot. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është Pallati Presidencial. Më poshtë po risjellim në vëmendje të lexuesit disa nga emrat e mëdhenj që kanë dhënë kontributin e tyre krijues në këtë vepër me vlera monumentale. Antonio Maraini dhe Odhise Paskali Skulpturat e Pallatit Mbretëror janë realizuar nga skulptori italian Antonio Maraini dhe skulptori shqiptar, Odhise Paskali. Të dy këta skulptorë, çuditërisht, veç punës së përbashkët në këtë kompleks madhështor, i lidhte edhe e njëjta histori formimi kulturor dhe profesional, pasi të dy, fillimisht studiuan dhe u diplomuan në degë të tjera, Marianini në Drejtësi, ndërsa Odhise Paskali në Letërsi dhe Filozofi. Por shpejt ndërruan kurs, duke iu përkushtuar arteve figurative, posaçërisht Skulpturës, ku u bënë të dy të famshëm. Ndërsa skulptorin tonë të madh, Odhise Paskalin e njohim dhe nuk po zgjatemi, do të japim diçka nga jeta e Marianinit:Antonio Maraini kishte lindur në Romë në vitin 1886 dhe vdiq në Firence në vitin 1963. Shumë i vlerësuar gjatë periudhës fashiste, Antonio Maraini, veç krijimtarisë si skulptor, shërbeu edhe si organizator i politikës kulturore të regjimit, në komisione të rëndësishme zyrtare dhe si deputet. Pas Luftës së Dytë Botërore, Antonio Maraini jetoi disi si i izoluar në Firence, duke mos hequr dorë nga drejtimi i Akademisë së Pikturës. Pietro Porcinai Gjelbërimi i kompleksit është mbështetur nga projekti i gjelbërimit i Pietro Porcinai (një nga projektuesit më të njohur evropianë të pasluftës) dhe projektit të vëllezërve Zgaravatti më 1935 për të cilët do të flasim më poshtë. I vlerësuar për veprat, studimet dhe botimet në fushën e peizazhit natyror, ai hyn në elitën botërore të arkitektëve të kopshteve dhe konsiderohet si më i shquari i kësaj fushe në shekullin e kaluar në Itali dhe në botë. Pjetro Porcinai u lind në Firence më 20 dhjetor 1910 dhe vdiq më 9 qershor të vitit 1986. Ishte diplomuar për bujqësi dhe fillimisht ka punuar në Belgjikë dhe në Gjermani. Më pas ai kthehet në Institutin e Bujqësisë në Firence, ku vazhdoi studimet deri sa u diplomua në vitin 1935, ndërkohë që punonte dhe në Pistoia. Ne vitin 1941 filloi Institutin e Lartë të Arkitekturës në Firence, por e braktisi në vitin 1945, pa u diplomuar. Më pas ai nisi të punonte jashtë Italisë, në kopshtet më të rëndësishme të Arkitekturës Evropiane, ku iu krijuan mundësi për t’u përballur me metoda e teknika të reja dhe me disa zgjidhje e koncepte të rëndësishme të peizazhit. Ai ka bashkëpunuar me arkitektët e monumenteve të gjelbra më të njohur në Evropë dhe në botë. Gjatë jetës profesionale ka krijuar shumë organizata për peizazhin dhe lulet, ka mbështetur me asistencë teknike mjaft biznese, që janë marrë me lulëtarinë dhe me peizazhin në Itali dhe më gjerë. Opusi i tij projektues dhe krijues përfshin një listë shumë të gjatë në shumë vende të botës, mbi 1 100 vepra të peizazhit natyralistik (kopshte). Ndër këto vepra të gjalla të Pietro Porcinait është edhe vepra e tij e parë e realizuar në vitin 1935 në Tiranë (Kopshti i Pallatit Mbretëror). Veç një numër të madh monumentesh të gjelbra në mbarë botën, Porcinai ka lënë edhe mjaft botime profesionale, libra, udhëzues praktikë, ese të vlefshme të cilat sot kanë gjetur përdorim në projektet e parqeve dhe lulishteve. Vëllezërit Sgaravatti “Vëllezërit Sgaravatti” është firma famoze e italiane e kopshteve që mbështeti Pietro Porcinain, me bimë, shkurre, drurë, ide dhe projekte. Megjithëse gati 200-vjeçare, kjo kompani, e ngritur fillimisht në Padova, vazhdon edhe sot me filiale në të gjithë Italinë. Historikisht njihet për projektet dhe furnizimet e saj me bimë në të gjithë qytetet dhe kryeqytetet më në zë të botës, në Evropë, Azi.
- Dua Lipa promovon vendin me foto nga pushimet në jug.
Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto dhe video nga Saranda. Bashkë me pamjet ajo shkruan “Beautiful Albania”. Në një prej videove, Dua dëgjohet edhe duke folur shqip. Në postim nuk kanë munguar as komente nga ndjekës të këngëtares që thonë se do ta vendosin tashmë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime. Këngëtarja ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe partnerin , Anwar Hadid. Pas inspektimit të kopshtit që po ndërtohet me financimin e saj, Dua udhëtoi drejt jugut. Gjatë këtyre ditëve, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë foto me 60 milionë ndjekësit e saj duke promovuar bukuritë natyrore shqiptare. s.b/abcnews.al/
- Ermonela Jaho u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë për vitin 2024 nga “Opera Awards”.
“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht. I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë. Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot. Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja. Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë. Ermonela Jaho teksa u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë Femër” për vitin 2024 nga “Oper a Awards”. Bëhet fjalë për çmimet e rëndësishme ndërkombëtare që jep Gjermania çdo vit, përgjatë një galaje ku paraqiten performancat e krijimet më të mira të skenës operistike, për artistët që punojnë para dhe pas kuintave. “Është gjithmonë kaq emocionuese të ecësh në skenë, por para së gjithash dua të falënderoj jurinë e Opera Awards për këtë vlerësim, publikun tim, menaxherin tim, kolegët e mi, secilin, sepse mendoj që arti ynë, muzika, opera pa shpirtin tonë si artistë, që reflektohet në shpirtin tuaj si publik, nuk do të mbijetonte”, u shpreh Jaho. Jaho gjatë fjalës së saj solli në vëmendje herën e parë kur pa një opera në Teatrin e Operas në Tiranë, ndërsa më pas performoi për publikun e Operas Kombëtare të Holandës në Amsterdam ku edhe u mbajt ceremonia e vlerësimeve për ato që konsiderohen edhe si “Oscar” i Gjermanisë. “Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht. I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë. Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot. Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja. Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë. ×
- “National Geographic”: Riviera Shqiptare – zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit Shqipëria, e vendosur midis Lindjes dhe Perëndimit, është një nga vendet më autentike në Evropën Ju
“National Geographic”: Riviera Shqiptare – zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit 08/05/2024 Shqipëria, e vendosur midis Lindjes dhe Perëndimit, është një nga vendet më autentike në Evropën Jugore, shkruan Juan Calleja në një artikull të edicionit spanjoll të “National Geographic”. E vendosur në Gadishullin Ballkanik, ajo kufizohet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, dhe rreth tre milionë banorët e saj jetojnë në një territor të ngjashëm në madhësi me rajonin e Galicisë. Bregdeti i saj është një festival peizazhesh dhe plazhesh. Shqipëria jetoi për më shumë se katër dekada nën regjimin e rreptë komunist që e mbajti vendin të izoluar nga bota deri në vitin 1991. Pavarësisht se ka qenë një republikë parlamentare për 30 vjet dhe ka zhvilluar një hapje graduale drejt botës së jashtme – që nga viti 2014 Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ajo ruan një natyrë të egër dhe mbetet një destinacion që nuk është prekur ende nga mbipopullimi i turistëve të huaj. Riviera shqiptare, një serendipitet i vogël në jugperëndim të vendit që ndërthur në mënyrë perfekte plazhet dhe perëndimin unik të diellit dhe – gjithashtu – çmimet e pakrahasueshme. SARANDA Udhëtimi me traget nga ishulli i Korfuzit (Greqi) në qytetin e Sarandës zgjat rreth një orë e gjysmë, duke i mundësuar udhëtareve të njihen me ujërat blu transparente të detit Jon, që do t’i shoqërojë gjatë këtij udhëtimi. Përpara se të arrini në portin e Sarandës do të shihni një bregdet të pjerrët me male të larta dhe disa limane. Me të zbarkuar në portin e vogël, turistët do të shohin një pamje të ngjashme me atë të destinacioneve bregdetare spanjolle si Benidorm, me ndërtesa të panumërta që ngjiten në shpatin e kodrës. Qyteti bregdetar ka një shëtitore plot jetë – sidomos gjatë natës – dhe një plazh të bukur urban, i cili si shumica e atyre që ndodhen në Rivierën Shqiptare, është me guralecë dhe ofron një pamje të detit me ujëra të kristalta. Përveçse është porta për në Shqipërinë e Jugut, Saranda është një pikë e mirë strategjike për të fjetur disa netë dhe për të vizituar destinacione turistike si Butrinti apo Ksamili dhe për të marrë me qira një makinë për të shijuar udhëtimin në bregdet. BUTRINTI PËRMES HISTORISË Njezetë kilometrat e rrugës që ndajnë Sarandën nga Parku Kombëtar i Butrintit mund të përshkohen për 40 minuta. Ndërsa zbrisni drejt zonës arkeologjike të Butrintit, i vendosur në një lloj ishulli të lagur nga deti Jon, pamjet janë spektakolare. Peizazhi përbëhet nga një sërë qytetesh të vogla dhe tokash me bimësi, ku është e zakonshme të shohësh zogj të shumtë uji, lopë që kullosin ose kuaj të egër. Për të hyrë në Butrint, që ndodhet në bregun tjetër, duhet të hipni në një platformë druri lundruese, e cila lëviz përmes një sistemi rrotullues rudimentar. Më parë, ju mund të vizitoni kështjellën veneciane në formën e një fortese trekëndore, e cila u ndërtua në shekullin e XV për të mbrojtur qytetin e vogël. Me një sipërfaqe prej më shumë se 200 hektarësh, parku arkeologjik ruan mbetje nga e kaluara greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Rrënojat më të vjetra datojnë në epokën e bronzit, por qyteti si vendbanim i përhershëm u ndërtua nga grekët në shekullin e VIII para Krishtit. Ky muze mbresëlënës në ajër të hapur u zbulua në vitin 1920 nga arkeologët italianë dhe që nga viti 1992 është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. KSAMILI, I NGJASHËM ME KARAIBET Dhjetë minuta me makinë nga Butrinti, duke ndjekur rrugën SH81 pa kaluar sërish në bregun tjetër, arrini në Ksamil, një qytet i ndërtuar në vitet gjashtëdhjetë në një vijë të vogël bregdetare që përballet me tre ishuj që mund të arrihen edhe duke notuar. Kjo pjesë e bregdetit ku ndodhet Ksamili, e cila aksesohet edhe nga Saranda – është destinacioni më i pëlqyer i plazhit mes shqiptarëve dhe turistëve të huaj, të tërhequr nga ujërat e kaltër kristal të ngjashme me atë të detit të Karaibeve. Plazhet e saj janë me rërë të bardhë, ndryshe nga pjesa më e madhe e bregdetit të Jonit të Shqipërisë, dhe ofrojnë perëndime unike të diellit. BORSHI: GJASHTË KILOMETRA PLAZH TË EGËR Për të shijuar Rivierën Shqiptare në të gjithë shkëlqimin e saj duhet të udhëtoni drejt Borshit, pak më shumë se një orë me makinë nga Saranda. Nëse arrini në këtë qytet gjatë mbrëmjes, do të magjepseni nga perëndimi i diellit. Kjo rrugë ka një shtrirje prej më shumë se 100 kilometra përgjatë bregut të Jonit midis shkëmbinjve, maleve të larta dhe pamjeve të pabesueshme të detit blu deri në portin e Parkut Kombëtar të Llogarasë, një pikë gjeografike që shënon ndarjen me bregdetin e Adriatikut. Plazhi i Borshit është më i gjati në të gjithë Rivierën, me gjatësi prej gjashtë kilometrash. Është me guralecë dhe nuk është e nevojshme të marrësh me qira një shezlong dhe një çadër siç ndodh në pjesë të tjera të bregdetit. Plazhi mbetet ideal për të kaluar një ose dy ditë në plazh, pa zhurmën e natës, hoteleve dhe ndërtesave në qytete të tjera. Plazhi i Borshit ka një shëtitore ku ndodhen disa restorante ngjitur me plazhin dhe që shërbejnë ushqime tradicionale të zonës si, oktapod i pjekur në skarë, midhje, kallamar apo makarona me (frutti di mare) – ndikimi italian është shumë i pranishëm edhe në gastronominë shqiptare. PORTO PALERMO Duke vazhduar në veri, rruga ju lejon të lini makinën në disa këndvështrime për të soditur bregdetin nga lart. Pamjet janë mahnitëse. Pak më tutje mund të shihni disa bunkerë betoni të vendosur në pjesën e shpatit të malit me pamje nga deti. Diktatori komunist që drejtoi fatin e Shqipërisë për 40 vjet, Enver Hoxha, urdhëroi ndërtimin e afro 175 000 bunkerëve në të gjithë territorin nga frika se mos pësonte një sulm apo pushtim të huaj. Vetëm pak minuta larg ndodhet gjiri i Porto Palermos. Në një ishull të bashkuar me bregdetin me një rrip të ngushtë toke, ndodhet kështjella e Ali Pashës, një guvernator i Perandorisë Osmane në Ballkan, i cili kishte pushtet të madh në këtë zonë gjatë shekullit të XIX. Kjo kështjellë, origjina e së cilës i atribuohet venecianëve, mund të vizitohet gjatë ditës. Gjithashtu, bie në sy zona e nëndheshme, e cila në kohën e pushtimit italian ka shërbyer si burg dhe pjesa e sipërme e jashtme ku janë kullat, duke ofruar një pamje mahnitëse të të gjithë gjirit. PLAZHI I GJIPESË Vetëm disa kilometra nga Porto Palermo në drejtim të qytetit të Dhërmiut, i cili është rreth 40 minuta larg, mund të shihni një bunker nëndetësesh në shpatin e poshtëm të një prej maleve. Ai u ndërtua në kohën e qeverisë së Enver Hoxhës dhe nuk është i lehtë për t’u aksesuar nga rruga, sepse është në një zonë ushtarake me akses të kufizuar. Dhërmiu është gjithashtu një pikë interesi për shumë turistëm i cili ofron një plazh mahnitës, një nga xhevahiret në kurorën e Rivierës Shqiptare është plazhi i Gjipesë. Në Plazhin e Gjipesë mund të merrni frymë dhe të shijoni paqen në një mjedis të egër natyror. Ka disa bare plazhi dhe disa turistë vendosin tenda për të fjetur dhe për të shijuar perëndimet dhe lindjet e bukura të diellit. / ata.gov.al
- Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.
Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit sh qiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane. Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën. Policia konfiskon mbi 1 mijë euro të falsifikuara në KosovëSa klikime ka videoja e parë e ngarkuar në YouTube?Shqiptohen 152 masa në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shoferëSot hidhet shorti për Ligën e Kombeve, Kosova në pritje të zbulimit të kundërshtarëveDua Lipa lëndon gjunjët, detyrohet të marrë tretman ortopedik shkaku i performancës së ... Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdis më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.
- Zina Zdrava soprano e talentuar, artiste e mirènjohur Mjeshter i madh dhe Ambasadore e paqes.
Zina Zdrava èshtè soprano artiste e mirenjohur Mjeshter i madh dhe Ambasadore e paqes. Lindur dhe rritur ne Elbasan, e edukuar nga nje familje intelektuale, ushqeu pasionin e dashurine per muziken. Gjate bisedès me Zinèn per interviste, nè kujtimet e saj per familjen, ajo tregon me dhembshuri se tè dy prindèrit e saj kane qènè te qete, te qeshur dhe shume njerezore ne komunikimin me femijet, duke percuar tek ata edukaten, formimin e karakterit, si dhe anèn njerezore qe ata i karakterizon. Po kèto vlera njerezore, janè rrènjosur edhe tek Zina, ne raport me familjen, me shoqerinè, si dhe dhe vlerat artistike! Babai i saj ka qènè drejtor i kombinatit te drurit N.Spiru, ndèrsa nena nenpunese! Ka tre vellezer, qe merren me muzike, njè nga ata eshte kompozitor i njohur, si dhe nipèrit dhe mbesat merren me art. Talentin dhe zèrin Zina e ka tè trashèguar nga nèna , ndèrsa babai ka qènè mbèshtetesi i saj qysh ne fillimet e daljeve te para nè skenè. Edhe pse ai u largua shumè shpejt nga jeta, ajo ndjente njè deshire per ta vazhduar kèngen, per te plotesuar deshiren e tij qè tè ecte nè rrugen e bukur te artit! Zina e nisi rrugën e bukur të këngës në qytetin e Elbasanit, për të arritur majat në skenat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zina ka studiuar ne Fakultetin e arteve dega kanto, por asnjëherë nuk la pas dore këngën popullore, e cila i dha famën në trevat shqiptare. Eshte dipllomuar si Soprano ne degèn e kantos ne vitin 1980. Prej 12 vjetesh ka punuar soliste nè Ansamblit Artistik duke kenduar kengen e bukur popullore shqiptare ne asamblin e Ushtrise dhe me pas vazhdon ne rrugen pedagogjike si pedagoge prej 25 vjetesh! Zina Zdrava si pedagoge e kantos për vite me radhë ka nxjerrë shumë talente të reja, që sot deputojne me sukses në vènde të ndryshme të botës. Edhe pse ne rrugèn pedagogjike, tè kenduarèn e vazhdon duke marrè pjese neper aktivitet si brenda dhe jashte vendit, ku percon me shumè dashuri dhe profesionalizèm kèngen e bukur shqiptare pa harruar asnjehere muzikèn klasike. Zina ndjehet e realizuar pasi rrugën e saj e ka trashëguar e bija Ulpiana Aliaj, soprano e njohur në Shqipëri dhe në botë. Të kendosh këngën e vendit tënd, thote Zina është vlerë. Ta përçosh atë në zemrat e dëgjuesve dhe t’ua mësosh brezave të rinj është një talent dhe mision fisnik. Sepse kështu ruhet tradita e pasur kombëtare që ne kemi, duke u transmetuar e mbajtur gjallë brez pas brezi. Per vlerat e saj si soprano dhe artiste, nderohet nga presidenti i Republikès tè shqiperisè me titullin : “Mjeshtër i Madh” Si këngëtare e muzikes klasike dhe e muzikës popullore shqiptare , si edhe pedagoge e kantos, e cila për vite me radhë ka edukuar artistikisht talente të reja, që sot shkëlqejnë në vènde të ndryshme të botës. Zina Zdrava ka një jetë të tërë në art dhe skenë, duke dhënë prej dekadash një kontribut të çmuar në ruajtjen e vlerave të muzikës sonë folklorike. Nje faktor ndikues frymezimi per Zinèn kane qènè këngëtarët si Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha, Luçie Miloti, Naile Hoxha, Nje eksperience shume e bukur ka qene edhe puna ; Si soliste pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Shtëpinë e Kulturës nè Estradën e qytetit të Elbasanit, Me pas punon si soliste 12 vjet nè Ansamblin Artistik të Ushtrisë, me disa koncerte recitale. Në karrierën e saj shënohet pjesëmarrja në disa festivale ne RTSH, nga ku ruan mbresa shumè te bukura. Diapazoni i eksperiencave te vyera sa vjen dhe rritet, per Zinèn sè bashku me emocionet e bukura qè merrte ne pjesmarrjen ne festivale të muzikës sè lehte , klasike dhe atè popullore brenda dhe jashtë vendit, ku ajo ka interpretuar me mjeshtëri dhe prrofesionalizem tè lartè, duke e përfaqësuar vendin tonë denjësisht e duke shërbyer si ambasadore e artit, e muzikës dhe traditës tonë nëpër vende të ndryshme të botës si Angli, Austri, Itali, Meksikë, Francë, Itali, Holandë, Gjermani, etj. Ajo eshte nje soprano e talentuar, ka dhënë një kontribut sinjikativ, gjurmèlènès në mësimdhënie si pedagoge e kantos pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe në Universitetin e Arteve në Tiranë duke edukuar brezin e ri në rrugën e bukur të këngës dhe muzikes klasike. Muzika tradicionale shqiptare është vetë shpirti i kombit , mirënjohje te thellë të gjithë artistëve tanë ndër vite, të cilët kanë mbajtur gjallë dhe lartësuar vlerat dhe traditat tona kombëtare duke sjellë jo vetëm duartrokitje te artdashësit por duke zbukuruar edhe vetë jetën e njerëzve. Po te hedhim ñje veshtrim ndèr vite karriera e saj artistike ka qènè ne rritje dhe ka arritur ne nivele tè larta profesionale, ka marrè pjese në aktivitete të ndryshme të muzikès. Koncertet janë të shumta sidomos në vitet 1977-78 e më tutje ku u bë një emër i njohur, dhe aq më tepër që muzika popullore është shumë demokratike dhe pëlqehet shumë nga dëgjuesit. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës popullore, duke interpretuar me mjeshtëri këngët popullore, pa lene menjanè specialitetin e saj kanton. Sigurisht që nuk është e lehtë ta krijosh emrin sepse të duhet shumë punë dhe përkushtim. Tani shohim që kanë hyrë rrymat e ndryshme muzikore dhe që këngëtari dëshiron menjëherë të bëhet i njohur, por ketij brezi i është dashur shume pune e disipline që t’i këndonin këngët live dhe t’i përmbaheshin atyre modeleve që ne lanë këngëtarët paraardhës. Zina eshte nga ato artiste me personalitet, që e ka ruajtur korrekt traditèn, që të ruash këngën tënde është vlerë dhe ajo e ka ruajtur sepse duke menduar që kënga është njohur nga dëgjuesi nuk mund ta deformoje atë, sepse të gjithë dëgjuesit janë ushqyer me këtë lloj muzike. Ne duhet ta ruajmë këngën thote Zina, siç e kanë kënduar Hafsa Zyberi, Fitnete Rexha, Luçie Miloti, Naile Hoxha, të paktën vijën melodike. Kënga mund të pësojë ndryshime në orkestracion, por jo në vijën melodike apo në tekst thote Zina. Erdhi një stad që, atë që kish akumuluar në artin e saj, duhej ta përcillte tek brezi i ri. Ajo e ka bërë këtë në mënyrën më korrekte dhe më të dashur, me pasion . Vërtet ne kemi këngë shumë të bukura me përmasa shumë të gjëra, por është vështirë që këto këngë t’i interpretosh ashtu siç janë. Zinèn tashme e shohim njè figurè nè disa dimesione, si intelektuale dhe artiste te kompletuar si nè edukim si pedagoge ne mèsimdhènje dhe si kengetare e dy lloj muzikave, klasike dhe popullore, nje familjare dhe nènè excellente. Ajo ndjehet e nderuar që emëri i saj ka marrë përmasa të tjera. Nder kohè ka qenë pjesëmarrëse si anëtare jurie në shqipri, nè disa aktivitete të këngës se lehtè dhe popullore, duke vlerësuar brezin e ri; Në festivalin e muzikës popullore që zhvillohet në qytetin e Elbasanit, i cili është i përvitshëm dhe ka traditën e vet. Ka qenë pjesëmarrëse si anëtare jurie ne festivale ndèrkombetare ne bote, nè Itali, Rumani, Malte, Kosovè Zina èshtè missionare ne ''Missionin kujtesè pèr vazhdimesi''. Edhe vajza e saj sopranoja e njohur Ulpiana Aliaj vazhdon në gjurmët e saj, duke u bërë e famshme në Shqipëri dhe botë Ajo e ka dhe të lindur por edhe të trashëguar. Të bëhesh artist në radhë të parë duhet të kesh disiplinë dhe ta duash artin e bukur. Fakti që këto kritere te Ulpiana i ka ne edukaten e saj, tregon që ajo u bë dikushi me pune e e disipline për vendin e saj, dhe se Ulpiana i këndon shumë bukur edhe këngët popullore. Muzika pèrfaqson kulturen e vendit tonë dhe kemi qenë ambasadorë të artit tonë nëpër vende të ndryshme të botës. Pergatiti. Liliana Pere.
- Ulpiana Aliaj sopranoja e talentuar, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare.
Ulpiana Aliaj - Soprano Lindur ne Tirane. Bije Artisteje nis studimet me nènèn e saj Zina Zdrava pèr tu diplomuar mè pas nè Konservatorin “C.Monteverdi” Itali. Qe nè vitet e studimit nis aktivitetin e saj artistik duke debutuar si Bastienne ne “Bastien und Bastienne” W.A.Mozart ne Teatrin Nacional te Bolzanos nen shoqerimin e Orkestres “G.Mahler” Dir.F.Eichhorn. Fituese e disa Cmimeve Nderkombetare nder te cilet permendim : Cmimin “Daniela Dessi” disa muaj pas ndarjes nga jeta te Sopranos se njohur,Cmim i akorduar nga Tenori Fabbio Armiliato. Ne 2005 Cmimin e 1° ne Konkursin Nderkmbetare “ Citta di Barletta”,ne 2006 Cmimin e 1° ne Konkursin “ Eistendorf “ Londer,ne 2007 Cmimin e 3° ne “ Ruggero Leoncavallo “,ne 2009 fituese e Academise Rossiniane te Pesaros,ne 2011 Cmimin e 3° dhe Cmimin e Publikut ne konkursin “ Martinelli-Pertile “,ne 2012 fituese e As.Li.Co . Ne repertorin dhe nè karrierèn e saj artistike renditen role tè para ne teatro Europiane e me gjerè si Reggio di Torino, Comunale di Bologna, Royal Opera House Muskat, Oman ne Emiratet e Bashkuara, Dresden, Wintherthur, Stadthetaer Bolzano, Pavia, Sociale di Como, Donizetti ne Bergamo, e shume te tjere. Debuton rolin Diva ne “ Viva la Diva “ te G.Donizetti nè Teatrin e Salzburgut, Austri, Elvires ne “L’Italiana in Algeri” ne Festivalin Ticcino Musica ne Zvicer. Eshte e para Soprano Shqiptare qè debuton ne Royal Opera House ne Muskat,Oman te Emirateve te Bashkuara ne rolin e Pamines ne operen “ Die Zauberflote “ W.A.Mozart.Ne bashkepunim me TKOBAP interpreton ne rolet e Violetta Valery ne “ La Traviata”,Mimi ne “La Boheme”,La Contessa Almaviva “Le Nozze di Figaro”,Fiordiliggi “ Cosi fan Tutte”,Pamina “ Die Zauberfloete “,etj. Ne 2017 interpreton La Contessa Almaviva ne Stadtheater Bolzano nje bashkepunim ky me Opren e Leipzig..Ne 2016 rikthehet ne Spanje si Gilda ne “ Rigoletto “ ne teatrot e Valladolid,La Coruna dhe Saragosa.Interpreton Donna Anna ne “ Don Giovanni “ te W.AMozart ne TKOB.Ne 2015 interpreton si e ftuar ne Stadtheater Nuremberg rolin e Gildes nga “Rigoletto” e G.Verdi. Eshtè e ftuar pèr dy sezone rradhazi nè Stadtheater Biel / Soothurn nè Zvicer ku debuton rolet e La Prima Donna ne “ Le convenienze ed Inconvenienze Teatrali” te G.Donizettit,Donna Fiorilla ne “ Il Turco in italia” te G.Rossini,Konstanze ne “ Die Entfuehrung aus dem Serail “te W.A.Mozart. Debuton ne 2011 ne roine Gildes ne “ Rigoleto” te G.Verdit ne teatrin e Malaga ne Spanje.Gjithashtu si Rosina ne “Il Barbiere di Siviglia” te G.Rossini.Interpreton rolin e Pamines “Die Zaunerflote” Ne Operen e Dresden me rolin Lucias ne “ Viva la Mamma” .Sophie ne Opren “Werther” te J.Massenet.Interpreton Contessa di Foleville ne “ Il Viaggio a Reims” tè G.Rossini ne kuadrin e Rossini Opera Festival ne Pesaro nè drejtimin e Alberto Zedda. Nder ole te tjera tè intrrpretuara jane :Adina “L’Elisir d’amore” e G.Donizetti,Luciane “Lucia di Lamermoor” Ka patur gjithashtu bashkèpunime me Orkestren Simfonike te RTSH ku ka realizar 2 koncrete recitale dhe ka qènè disa herè e ftuar nè evente te ndryshme Prej 4 vitesh jep kontributn e saj pranè katedrès sè Kantos nè Universitetin e Arteve, Tirane. Ajo ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Ajo ka debutuar në shumë teatro në Itali, Gjermani, Spanjë, Zvicër, Austri dhe ka luajtur rolet e Adina "L'elisir d'Amore", Lauretta "Gianni Schiçi", Pamina "Die Zauberflote", Sophie "Werther", Donna. Fiorilla "Il Turco in Italia", Gilda" Rigoletto", Rosina" Il Barbiere di Siviglia "Me role të ndryshme në skena operistike jashtë Shqipërisë, sopranoja shqiptare në vitin 2013 u ngjit në skenën e TOB dhe debutoi në "Ein deutches Requiem" nga Johannes Brahms. Kjo vepër pati premierë dhe ishte premtuese sepse i dha shumë emocione publikut të Tiranës. Në intervistat e dhëna për disa gazeta, sopranoja Ulpiana Aliaj pohon se jeta e saj artistike larg Shqipërisë nuk ka qenë e lehtë dhe puna e madhe dhe dashuria për profesionin. e kanë bërë sot në skena të ndryshme të botës, ku përmendim Teatro Comunale në Bolonja, Royal Opera House Muscat, Teatri Bolzani, Teatri Shtetëror i Nurembergut, Teatri Shtetëror.
- Princi William ka njoftuar datën e kthimit të tij në angazhimet publike. Po bëj çmos për Kate-in
Për javët e fundit, Uilliam ka kaluar kohë me Princeshën e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, gj atë pushimeve të tyre të Pashkëve nga shkolla Princi William ka njoftuar datën e kthimit të tij në angazhimet publike pas diagnozës së kancerit të gruas së tij Kate. Për javët e fundit, Uilliam ka kaluar kohë me Princeshën e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, gjatë pushimeve të tyre të Pashkëve nga shkolla. Pushimet erdhën menjëherë pasi Kate, 42 vjeçe, zbuloi në një video emocionuese se po i nënshtrohet trajtimit për kancerin. Megjithatë, është konfirmuar se ai do të kthehet në detyrat publike të enjten (18 prill), me dy vizita në organizata si në Surrey ashtu edhe në Londrën Perëndimore. Vizita e tij e parë do ta shohë atë të vizitojë Surplus to Supper, një organizatë bamirëse e shpërndarjes së ushqimit të tepërt, ku ai do të shohë se si ushqimi i tepërt mblidhet, ripaketohet dhe më pas i dorëzohet komunitetit lokal. Më pas, ai do të jetë në një qendër rinore në Londrën Perëndimore, e cila merr dërgesa nga Surplus në Supper dhe do të dëgjojë se si kjo i mbështet të rinjtë. Angazhimi i fundit zyrtar mbretëror i William ishte më 20 mars, kur ai bëri një vizitë në kazermën Combermere pranë Windsor, ku u takua me anëtarët e Gardës Uellsiane në rolin e tij si kolonel i saj. Vetëm disa ditë më vonë erdhi lajmi për kancerin e gruas së tij Kate.
- Dita Ndërkombëtare e Kërcimit. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Jean-Georges Noverre, një prej emrave më të shquar të kërcimit dhe themeluesit të baleti
Dita Ndërkombëtare e Kërcimit Teatri Kombëtar i Operas e Baletit kujtoi Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Jean-Georges Noverre, një prej emrave më të shquar të kërcimit dhe themeluesit të baletit modern. Dita Ndërkombëtare e Kërcimit u krijua nga Komiteti i Kërcimit i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit (ITI), partneri kryesor për artet skenike të UNESCO-s. Që nga krijimi i tij në 1982, çdo vit Komiteti Ndërkombëtar i Kërcimit dhe Instituti Ndërkombëtar i Teatrit zgjedhin një personalitet të shquar kërcimi si një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit. Personazhi i përzgjedhur për këtë vit është Marianela Núñez, e lindur më 23 mars 1982, në San Martin të Argjentinës, e cila tashmë është një figurë-lider në botën e baletit. Ajo hyri në Baletin Mbretëror të Londrës në vitin 1997, ku u ngrit në rangun e prima balerinës. Repertori i saj e ka bërë atë të magjepsë audiencën globale me shfaqje të paharrueshme në vepra si “Liqeni i mjellmave”, “Bukuroshja e fjetur”, “Romeo dhe Zhuljeta” dhe “Zhizel”. Njohur me çmime prestigjioze ndërkombëtare si çmimi “Benois de la Danse” dhe çmimi “Laurence Olivier”, dhe çmime kombëtare si çmimi “María Ruanova” dhënë nga Këshilli Argjentinas i Vallëzimit dhe në vitin 2010 çmimi “Konex” për balerinin më të mirë të dekadës. Marianela është vlerësuar nga kritika për performancat e saj; personazhi i saj i Aurora u konsiderua të ishte më i miri i Baletit Mbretëror që nga viti 1946, duke demonstruar aftësinë e saj për të magjepsur audiencën me ekspresivitetin dhe teknikën e saj të jashtëzakonshme. Karriera e saj zbulon jo vetëm aftësitë teknike, por edhe fisnikërinë dhe përkushtimin e saj të thellë ndaj kërcimit dhe brezave të ardhshëm. Personaliteti i saj bujar dhe altruist e vendos atë si një fener frymëzimi dhe model në botën e baletit dhe më gjerë. Dita Ndërkombëtare e Kërcimit është një ditë feste për ata që mund të shohin vlerën dhe rëndësinë e kësaj forme të artit dhe shërben si një thirrje zgjimi për qeveritë, politikanët dhe institucionet që ende nuk e kanë njohur vlerën e kërcimit për njerëzit, dhe që ende nuk e kanë kuptuar plotësisht potenciali i tij për rritjen ekonomike. / ata.gov.al
- Nënat përbëjnë një segment të rëndësishëm dhe të madh të fuqisë punëtore, por shumë shpesh janë anashkaluar në zhvillimin e kulturës së kompanisë.
Nënat përbëjnë një segment të rëndësishëm dhe të madh të fuqisë punëtore, por shumë shpesh janë anashkaluar në zhvillimin e kulturës së kompanisë. Fuqizimi i nënave në vendin e punës kërkon një qasje të menduar dhe të shumëanshme. Sot, gratë në shumicën e familjeve ende mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësive familjare dhe shtëpiake, ndërkohë që punojnë me kohë të plotë. Realiteti është se nënat priren të jenë gjithçka si në shtëpi ashtu edhe në punë, dhe kjo mund të jetë tepër e vështirë dhe e frikshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Porosit gjithcka ke imagjinuar vetem me nje klik! Daka Brand! 1. Të pasurit orare fleksibël dhe mundësi rregullimi të tyre Opsionet e punës në distancë janë kritike për të ndihmuar në sigurimin e fleksibilitetit në oraret për nënat për të balancuar përgjegjësitë familjare, duke përfshirë gjithçka, nga marrja dhe largimi deri te ditët e sëmundjes në shtëpi me fëmijët. Ato gjithashtu do të krijojnë qasje më të lumtur ndaj punës në përgjithësi. 2. Vendosni gratë në pozita udhëheqëseTë kesh gra në pozita udhëheqëse është thelbësore për krijimin e mundësive të mentorimit dhe nxitjen e valës së ardhshme të liderëve. Krijimi i mundësive për gratë e tjera në vendin e punës ndihmon në ngritjen e të gjitha grave 3. Mbështet zhvillimin profesionalDuhet të besohet dhe të mos dyshohet për boshllëqet në rezymetë e disa grave nga qëndrimi në shtëpi me fëmijët e vegjël. Prindërimi mund të jetë një kurbë e madhe mësimi për menaxhimin e njerëzve. Është gjithashtu e rëndësishme që të ofrohen mundësi zhvillimi profesional posaçërisht për të ndihmuar nënat të ndihen të sigurta në kohën kur janë jashtë fuqisë punëtore. 4. Inkurajoni ekuilibrin punë-jetëJepini përparësi bisedave të hapura dhe të sinqerta me punonjësit rreth “fajit të nënës” dhe nevojës për “të bërë të gjitha”. Punonjësit do të ndihen më të lumtur dhe do të performojnë më mirë kur ndihen të qetë dhe të ekuilibruar në jetën e tyre personale dhe profesionale, është thelbësore të krijohet hapësirë për gratë që kanë familje ose planifikojnë të kenë familje, në mënyrë që të mund të marrin kohën që u nevojitet për t’u ndjerë të suksesshme si në punë ashtu edhe në jetën familjare. 5. Sigurimi i tepricave për të mbuluar pushimetKjo vlen për të dyja anët e marrëdhënies prindërore! Në kompani të ndryshme, ekipeve të vogla u është dashur të identifikojë dhe ndërtojnë teprica për t’u siguruar që puna ende të ecë përpara dhe nuk kanë mbetur pa mbulim ndërsa një prind ka qenë në pushim. Dokumentimi i PSV-ve dhe proceseve të përbashkëta të vendimmarrjes janë të rëndësishme në sigurimin e suksesit. 6. Lejimi i daljeve sociale në punëËshtë e dobishme të pasurit takime të rastësishme, javore për ndërtimin e ekipit që mbulojnë tema sociale që lejojnë ndarjen në grup midis punonjësve. Është një moment që të gjithë të mos përqendrohen vetëm te puna ose vetëm te familjet e tyre dhe të jenë në gjendje të ndajnë për veten si individë. 7. Mos harroni për partnerët në anën tjetër të këtyre nënave që punojnëOfroni të njëjtat përfitime për të dy partnerët në një njësi familjare, orar fleksibël, teprica në punë, etj, për të normalizuar dhe për t’i lejuar partnerët të jenë më të barabartë në shtëpi. Nëse ata kanë të njëjtin fleksibilitet, duhet të ketë një korrelacion në ndërmarrjen e përgjegjësive, duke dhënë hua për të mbështetur një të ardhme më të barabartë.Sipërmarrësit duhet t’i qasen krijimit të politikave të punës, aranzhimeve, përfitimeve dhe nismave të krijimit të ekipit në mënyrë holistike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të ndryshme të të gjithë punonjësve, veçanërisht nënave. Në fund të fundit, nënat janë një pjesë tepër e vlefshme e çdo ekipi biznesi, duke sjellë vizion dhe një perspektivë unike të menduar në punën e tyre çdo ditë. Lejimi i ekuilibrit, ndershmërisë dhe komunikimit është kritik . entrepreneur.com
- Revista skoceze “Daily Record”: Riviera Shqiptare – destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale
25/04/20242 Vera është shumë pranë dhe ndërsa tani është koha që shumë njerëz fillojnë të ëndërrojnë për vendpushime me diell, çmimet në rritje shpesh kthehen në një pengesë, shkruan në një artikull revista skoceze “Daily Record”. Kostot e pushimeve vazhdojnë të rriten dhe kjo është kryesisht e dukshme gjatë sezonit turistik kur destinacionet më të njohura rrisin çmimet e fluturimeve, akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve. Kjo ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga rezervimet për pushime – por nuk ka pse të ndodhë kështu! Pavarësisht krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës, ekzistojnë ende shumë vende me diell për t’u vizituar që nuk do të sforcojnë buxhetin tuaj! Destinacioni mesdhetar, Shqipëria ofron plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz kryesisht në Rivierën e saj në zhvillim. E vendosur në Gadishullin Ballkanik të Evropës Juglindore, Riviera Shqiptare përbëhet nga disa qytete dhe fshatra bregdetare. Peizazhi i saj ofron gjithçka që mund të shihni në një destinacion turistik shumë të vizituar, por me çmime më të ulëta. Në Rivierën Shqiptare, bie menjëherë në sy fshati Ksamil – dhe është e lehtë ta kuptoni pse. Pamjet piktoreske të plazheve me rërë të bardhë mund të ngatërrohen me ato të Greqisë… Nëse nuk jeni adhurues i diellit, ka shumë sporte ujore në dispozicion për të marrë pjesë, nga ski jet deri te varkat e shpejta dhe aktivitete të tjera emocionuese. Pas një dite të gjatë në plazh, uluni në një nga restorantet e shumta buzë detit që ofrojnë ushqime të freskëta deti me çmime të volitshme. Gjithashtu, pushuesit mund të eksplorojnë zonat historike, pasi Shqipëria është shtëpia e shumë vendeve të trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO, një prej tyre përfshin Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit. Vetëm 10 minuta larg me makinë nga Ksamili, vizitorët mund të mësojnë rreth qytetit të lashtë romak plot me ndërtesa historike dhe rrënoja. Skocezët mund të arrijnë në Shqipëri me një fluturim të vetëm, me linjën ajrore si “Ryanair” që kryen udhëtime drejt kryeqytetit të saj, Tiranë nga Edinburgu. Sidoqoftë, udhëtimi për në Rivierën Shqiptare është edhe pesë orë të tjera në jug të vendit, por fatmirësisht ekziston një mundësi tjetër për të shkurtuar kohën. Opsioni i dytë është të fluturoni në ishullin grek të Korfuzit, i cili ndodhet pikërisht përballë Rivierës Shqiptare. Nga këtu, mund të merrni një traget për 30 minuta i cili do t’ju çojë në portin e Sarandës, ku ofrohet transport publik si, autobusë dhe taksi që mund t’ju çojnë në Ksamil. Turistët gjithashtu mund të qëndrojnë aty dhe të shijojnë një pushim të plotë në Sarandë, e cila konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës dhe shtëpia e plazheve edhe më të mëdha se Ksamili. Mundësitë e akomodimit në të gjithë rajonin variojnë sipas çmimeve, por ka opsione me kosto që ia vlejnë, me apartamente buzë plazhit që kushtojnë vetëm 434 paund – për deri në katër persona – për një javë të tërë. / ata.gov.al