top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Merita Halili & Raif Hyseni flasin për 10 vjetorin e Katedrës së parë shqiptare në State University për muzikën, ku studentët Amerikanë mësojnë, këndojnë, vallëzojnë dhe luajnë muzikën Shqiptare.

    Intervistë nga Dr. Liliana Pere. Merita Halili dhe Raif Hyseni, cifti i mirënjohur për publikun, shpreh për herë të parë për revistën PRESTIGE , rrugëtimin e tyre familjar dhe profesional. Raifi ka lindur në qytetin e Mitrovicës ndërsa Merita në qytetin e Tiranës Mitrovica dhe Tirana, janë dhe mbeten vendlindjet e tyre. Vendet ku kan kaluar fëmijërinë, aty ku jane shkolluar, aty ku kan filluar muzikën, Vendi që i ka dhënë një bazë të fortë për të krijuar karakterin njerëzor, vendi që i ka dhënë dashuri, që u ka mësuar për të mos u lëkundur dhe për tejkaluar vështirësitë që mund të paraqiten. Prindërit e tyre kanë qënë të përkushtuar për fëmijët familjen dhe shoqërinë. Ata kane krijuar familjen e tyre te bukur dhe kanë tri vajza. Si çift artistësh zënë nĵe vend te respektuar ne gjininë e mùzikës popullore. Suksesi i tyre kulmoi ne futjen e muzikes shqip ne program Ne Universitet.  Ata kane studjuar ne Montclair State University, dhe Raifi I propozoi Senatit te Universitetit qe te hapet Katedra e parë për muzikën Shqiptare në Amerikë, që do të thotë është e para edhe ne botë. Dhe ky eshte viti i dhjetë ku studentët Amerikan mësojnë, këndojnë, vallëzojne dhe luajnë muzikën Shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Camëria, Lugina e Preshevës, Mali I Zi perfshi këtu edhe Kalabrinë. Përkushtimi për familjen, dhe Atdhun per ciftin e artisteve eshte i barasvlershem, respekti dhe edukata që kanë marrë nga prindërit, reflektohet ne te gjitha ambjentet, nga cifti I artistëve dhe është një nga vlerat më të rëndësishme për ta. Pyetje: Dëshiroj te njohim lexuesit , për zanafillen tuaj, atje ku keni lerë e jeni rritur, për femijrinë familjen vendlindjen , arsimimin si dhe eksperiencat tuaja të punes në vite a mund të tregoni shkurtimisht? Merita Halili: Une kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Që e vogël kam filluar të këndoj në kopësht dhe pastaj jam aktivizuar në pallatin e pionerëve në Tirane ku jam aktivizuar me korrin e pallatit dhe si soliste. Me vonë konkurova ne Liceun Artistik në shkollen Jordan Misja dhe studjova në degën e kantos. Gjate kohës që isha ne shkollë une aktivizohesha me grupe te ndryshme artistike amatore si ansabli Migjeni, Ansambli Tirana, Ansambli Uzina e traktorëve. Gjatë viteve këndoja në Dekadat e Majit dhe gjithashtu në Festivalin Folklorik te Gjirokastres. Gjatë viteve që po studjoja në shkollë merja pjesë edhe ne Ansablin e këngëve dhe valleve popullore që më vonë u emërova si soliste pranë ketij Ansambli. Raif Hyseni: Une kam lindur në qyetetin e tre lumenjeve në Mitrovice. Qytet ky që ka dhënë shumë figura të njohura Kombetare patriotike, historike, intelektuale, artistike, sportive e shkencore. Kam filluar te luaj nŕ fis-harmonikë që në moshën 7 vjecare, dhe kam qënë me fat që Profesoret e mi të parë në këtë instrument kanë qënë Profesor Fahri Beqiri (I ndjere) si dhe Profesor dhe kompozitori I njohur në botë z. Rafet Rudi. Aty mbarova shkollën fillore të muzikës për fis-harmonike, pastaj vazhdova shkollën e mesme. Studimet e larta i vazhdova në Akademinë e Arteve pranë universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Fatkeqësisht, në vitin e tretë (1989)regjimi I Sllobodan Millosheviqit I largoj te gjithë Shqipetarët nga institucionet shteterore, si neper Universitet, fabrika, radio-televizione, spitale, institucionet politike, ekonomike dhe sociale, përfshirë ketu edhe të gjithë deputetët Shqipëtare të Kuvendit të Kosoves. Në ndërkohe mua me erdhi një ftesë nga grupi shume I popullarizuar dhe shumë i dashur atëhere. “Besniket” që të vejmë në Amerikë për koncerte ne Dhjetor te vitit 1989, ku qŕndruam gjashtë muaj. Çfarë motivesh patët ju, për të emigruar, a i kujtoni momentet e para në emigracion, sa e vështirë ka qënë përshtatja juaj me kulturën Amerikane ? Merita Halili. Nuk kishim asnje motiv thjesht deshëm te provonim të jetonim në një vend të madh si Amerika. Fillimi ishte shume I veshtirë për mua dhe Raifin. Në atë kohë teknologjia nuk ishte e avancuar si sot që mund te komunikosh lehtë me familjen ose me shoqërinë. Sa i përket kulturës këtu ne USA ka njerëz nga gjithë bota dhe u pershtatëm dhe u adaptuam shpejt por na mungonte vendi jonë dhe dashuria për familjen dhe miqtë tanë. Pyetje: Kush ka qenë zbuluesi i talentit tuaj të spikatur, Ku e ka prejardhjen ky talent, bukuri viruoziteti muzikor? Merita Halili. Per here te parë talentin tim e ka zbuluar Naxhi Korca që ka qënë mësuesi I muzikës në shkollën fillore dhe tetëvjecare. Më pas ka qënë Profesor Robert Radoja, Ermelinda Paparisto dhe Suzana Turku. Prejardhja e talentit tim eshtë nga mamaja ime që kishte zë shumë të bukur dhe babai im që gjithmonë këndonte bashke me mamanë time në gëzime familjare dhe une u rrita me tingullin e prindërve te mi. Pyetje: Si janë raportet tuaja me vendin tuaj Kosoven , sa i detyroheni, vendin tuaj? Sa harmonike dhe e përfshirë eshtë familja në këte art të bukur muzikë? Raif Hyseni. Unë jam edukuar që në fëmijëri nga prindërit e mi ,dhe gjyshërit që me thonin: “Gjithmonë do jesh borxhli ndaj Zotit, Prindërve dhe Kosovës. Kosova ështe nje borxh I çdo Shqiptari. Unë me punën time, me aq sa di, kam dhe mundem që ta shpaguaj borxhin e Kosovës dhe trojeve Shqiptare deri sa të jem gjallë. Babai im, ndjesë pastë, ka pas dy dëshira në jeten e tij. Ne qofte se Zoti do I falte dy djem, do kishte deshire që njeri të bëhej fis-harmonikist, ndërsa tjeteri pilot. Une ia plotësova deshirën, ndërsa vëllau jo. Ai I kaloj te gjitha provimet shkencore, edukative, dhe fizike, por nuk e pranuan sepse ishte Shqiptar, dhe gjetën nje arsye koti, kështu që vëllaut ju refuzua shkollimi për pilot, ndërsa babit nuk ju plotësua dëshira. Nëna ime ka qene me muzikale sesa babai, nëna gjithmone këndonte me raste kur kishim raste tona gëzimi familjare. Muzikalisht kam më shume gjenin e Nanës. Nga se isha femiju I pare I prindërve të mij, pastaj edhe vëllau Jetoni, mbaroj per violinë, Shuki, motra per kitarë, Fatoni per kitarë, dhe Buki për flaute. Por dy vëllezërit e mi dhe të dy motrat morën drejtime te ndryshme, por jo profesionalisht që të merren me muzikë. Pyetje: Ju keni fituar shprehinë e punës, në vendlindjen tuaj, energjinë dhe vullnetin për të mësuar dhe për t'u rritur si artistë. Sa të ndjeshëm jeni për Atdheun tuaj, A e vizitoni rregullisht Kosovën, si me koncerte, por edhe thjesht për dëshirë? Raif Hyseni Po. Për mua Kosova është vënd I shenjtë, vend që Zoti na e ka dhuruar ne Shqiptarëve që të kujdesemi për te, ta ruajme si sytë e ballit, ta ndertojmë, të bëjmë më të mirën e mundur për të, sepse cdo Shqiptar është borxhli ndaj Kosovës, dhe trojeve Shqiptare. Pyetje: Ju jeni një cift artistësh shumë te dashur për publikun në gjininë e muzikës popullore paraqisni virtuozitet, bukuri dhe performancë të shkëlqyer, si keni arritur ta krijoni këte personalitet artistik? Merita Halili. Kemi shume përgjegjësi dhe duam që spektatori të kënaqet me interpretimin tonŕ dhe ti dhurojme caste të lumtura, duke ruajtur këngët e pastra dhe origjinale. Pyetje: Si ka qënë bashkëpunimi i ndërsjelltë me kolegët: I sinqertë , ndihmues,motivues per tu ngritur në një shkalle më lart ? Merita Halili. Me koleget ka qënë shumë I sinqertë, kam dhënë respect dhe kam marë respect por gjithmonë duke inkurajuar veten që të jap më të mirën por nuk e kam parë veten që të konkuroj por të kendoj bukur. Si ka qenë bashkëpunim juaj me bashkë atdhetaret tuaj duke ruajtur respektin për gjuhen dhe dashurine për vendin? Merita Halili Ne gjithmonë kemi qene shume te dashur dhe të afert me bashatdhetarët duke marë pjesë në cdo eveniment dhe duke I dhënë kenaqesi atyre për të ruajtur vlerat e muzikes tradicionale Shqiptare. Pyetje. Si jeni pritur dhe vlerësuar nga publiku , strukturat e artit dhe ato të shtetit Shqiptar dhe Amerikan? Si ka qënë historia e futjes se muzikes shqiptare ne programin mesimor në shkollën Amerikane? Raif Hyseni. Po, ne gjithmone jemi vlerësuar, dhe vazhdojmë të vleresohemi maksimalisht nga populli, por edhe nga disa institucione. Gjithashtu edhe nga populli Amerikan, dhe institucionet Amerikane jemi vleresuar, si nga Presidenti I Manhattanit, po ashtu edhe Universitete dhe organizata te ndryshme Amerikane. Ne kemi studjuar ne Montclair State University, dhe une I propozova Senatit te Universitetit qe te hapet Katedra e parë për muzikën Shqiptare në Amerikë, që do të thotë është e para edhe ne botë. Dhe ky eshte viti i dhjetë ku studentët Amerikan mësojnë, këndojnë, vallëzojne dhe luajnë muzikën Shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Camëria, Lugina e Preshevës, Mali I Zi perfshi këtu edhe Kalabrinë. Pyetje Cilët janë faktorët e kësaj arritje te madhe ne planin personal dhe kombëtar? Raif Hyseni puna sistematike, sinqeriteti, besnikëria, serioziteti, qiltërsia, dhe pak fat. do të thotë, që të punosh, studijosh, kujdesesh, mos të devijosh, te jesh I drejtë, të jesh I pergjegjshëm, dhe të mendosh për të tjeret ashtu si jemi edukuar ne Atdheun tone. Experienca të jep më shumë besim për të vazhduar punën dhe per të mësuar brezin e ri dhe për ti motivuar ata. Pyetje. Si ndjeheni që punoni në një vend si Amerika, ku të drejtat e njeriut janë në plan të parë dhe nuk ka diskriminim, si shtetas për te cilin keni investuar si artistë? Amerika është nje vend që i jep mundësi cdo njeriu të punojë dhe të eci përpara. Raif Hyseni. Po ta bënim te njejtën pune kudo tjeter në botë, nuk do ti arrinim keto suksese asnjeherë. Pyetje: Cili eshtë objektiivi në agjenden tuaj, a ka vënd për projekte të tjera shqipfolëse ? Raif Hyseni. Ështe një fjale që perdoret ketu “ Mendo globalisht, ndërsa vepro lokalisht” nuk është e mjaftueshme që të jesh vetëm Shqipfolës, por duhet te jesh edhe Shqipbërës dhe këtë e bejmë me pasion dhe përkushtim. Pyetje: Eksperienca juaj prej shume vjetësh është vërtet një pasuri per artin dhe muzikën e një kombi, një eksperience jetësore, me plot bindje një pasuri e ngritur prej pasionit këmbënguljes dhe profesionalizmi të lartë. Çfare do te thotë te jesh artist në nivele te larta, të kërkuara , për publikun për fushën akademike dhe atë studentore? Raif Hyseni ketu bashkëdyzohen katër lloj përvojash, pervoja e jetës, familjes, akademike, dhe e shoqërise. Në qoftë se ne dijmë ti perdorim momentin e duhur kur duhet përdorur këto përvoja atëhere mendoj që cdo kush mund te arrijë atë që dëshiron. Shpresoj dhe besoj t’u kemi sjellë lexuesve emocione dhe ndjesi te bukura me arritjet tuaja, reflektime dhe perspektiva që vijnë nga nje cift i shkëlqyer artistësh shqiptarë që kanë ndjekur bashkë rrugën e artit, larg, në realitet shoqëror ndryshe. Do të thotë, që të punosh, studijosh, kujdesesh, mos të devijosh, te jesh I drejtë, të jesh I pergjegjshëm, dhe të mendosh për të tjeret.  Experienca të jep më shumë besim për të vazhduar punën dhe per të mësuar brezin e ri dhe për ti motivuar ata. Puna dhe disiplina është ajo që më jep kurajo dhe dashuri për të vazhduar pa harruar vendlindjen Ju faleminderit të dashur artistë. Intervista me ju ishte nje kënaqësi. Ju uroj suksese nga zemra! Intervistoi. Liliana Pere.

  • Flet Prof.Dr Ermira Kola pranë Departamentit të Pediatrisë, Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Tiranës.Shefe e Shërbimit te Terapisë Intensive të Pediatrisë, QSUNT

    Interviste. Prof. Ermira Kola Pedagoge pranë Departamentit të Pediatrisë, Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Tiranës. Shefe e Shërbimit te Terapisë Intensive te Pediatrisë, QSUNT Profili i Mirës. Prof. Dr. Ermira Thanas Kola (Kosho). Në shoqërinë shqiptare ka shumë gra të talentuara dhe të afta që kontribuojnë në fushën e mjekësisë. Këto "yje" janë frymëzim dhe shprehje e fuqisë dhe potencialit të grave në shoqëri. Prezenca e tyre është një pasuri e vërtetë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke ndikuar dhe ndryshuar për të mirë në shoqërinë përreth tyre. Është frymëzuese të shohësh se sa shumë ndikim kanë ato në krijimin e një të ardhme më të mirë. Nje yll i mjekësisë shqiptare është dhe Ermira Kosho Kola, për të cilën do te flasim sot. Mira ka shfaqur një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj arsimit dhe karrierës së saj në mjekësi. Shkelqimi i saj filloi hershëm në bangat e gjimnazit Petro Nini Luarasi ku u diplomua me mesatare 10. Mira ka spikatur me personalitetin e saj, si një vajzë serioze e bukur, e sjellshme, e dashur, me të gjitha karakteristikat e saj si një vajze model excellent. Ajo shkëlqu me tej në Fakultetin e mjekësise ku vendosi te studionte për mjekësi. Si pediatre dhe tani si profesore në fakultet, ajo ka pasur një ndikim të madh në fushën e saj dhe në shoqërinë në tërësi. Studimet shkencore dhe kontributi i saj në fushën e mjekësisë ndihmojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe familjet. Është një sukses i vërtetë që tregon përkushtim dhe pasion për profesionin dhe për të ndihmuar të tjerët. Mira është vërtet një frymëzim për shumë! Mirëpo, Mira nuk është thjesht e aftë në fushën e mjekësisë, por ajo gjithashtu tregon aftësi të mëdha në menaxhimin e kohës, në te gjitha dimesionet, bashkëshorte, nënë e mirë, kolege bashkëpunuese me komunikim te ngrohte dhe përkushtim human ndaj tjerëve. Kombinimi i talentit profesional me karakteristikat e tilla personale e bën atë një shembull frymëzues për të gjithë. Sigurisht, admirimi për aftësitë e saj është i merituar plotësisht! Kam bindjen e plotë tashmë nga njohja e kurikulave dhe intervistimi i një numri të konsiderueshëm i shumë mjekëve në Shqipëri dhe në botë, se mjeket janè shtresa më inteligjente, humane, njerëzore e shoqerisë shqiptare. Ndjehem e impresionuar në cdo intervisë me ta, pikërisht keto impresione dhe këto vlera te pakrahasueshme te tyre dua ti transmetoj tek lexuesit. Studimet e gjata dhe trajnimi intensiv për te arritur performancën e tyre më të mirë profesionale, kërkojnë shumë përpjekje dhe përkushtim. Për më tepër, mjekët shpesh përballen me situata të vështira dhe stresuese, ku vendimet e tyre mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e pacientëve. Ky angazhim dhe përkushtim i madh,sakrificat supreme janë arsye të forta pse mjekët shpesh i shohim si profesionistë me vlera të larta morale dhe humane. Per mua si individ janë te barasvlershëm për sakrificat dhe dhimbshurine me profilin e nje nëne te mirë, e një dielli që të jep dritë, që të ngroh të jep shendet e jetë. Formimi puna, edukata familjare, humanizmi dhe arritjet shërbejnë si një dritare e madhe e shpresës dhe motivimit për të gjithë shoqërinë. Ermira Kosho, vajza e madhe e Thanasit dhe e Evanthi Dhonos, të dy me profesion arsimtarë, u lind në Ersekë me 12 prill 1961. Në qytetin e lindjes, në Gjimnazin “Petro Nini”, përfundoi edhe arsimin e mesëm me notë mesatare 10 në viti 1980. Ndërsa studimet e larta i vazhdoi në në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, të cilat i kurorëzoi me rezultate shumë të mira gjatë periudhës 1981-1985. Por le te mesojme me shume detaje per Miren nepermjet intervistes......... Pyetje: E dashur Mira, Eshtë kënaqësi per mua ti prezantoj lexuesit: Kush ështe prejardhja, fëmijeria dhe familja e Dr. Prof. Ermira Kosho? Sa ndikim ka patur familja e saj në arsimim? Cfare vlerash ka mbartur Mira nga familja e saj? Jam lindur dhe rritur nga dy prindër arsimtarë, dy prindër që edukuan breza me rradhë duke bërë me shumë dashuri profesionin e nderuar të mësuesit. Prinder që më edukuan duke dhënë me shumë dëshirë, gjithshka të mirë dhe fisnike të shpirtit të tyre. Ishin prinderit e mi, ata që më rrënjosen fort vullnetin, pasionin e të mësuarit, miresinë që të japësh pa kufi dashurinë njerëzore. E ndër vite kanë qënë të pandarë me mua, në rrugëtimin jetësor, në ditë te bukura e të vështira. Kanë qënë mbështetje e madhe që unë të ecja në këtë profesion sa fisnik dhe human sa i vështire dhe i bukur. E pse mos jem krenare dhe falenderuese pafund për prindërit e mi? Nuk u lodhen asnjë njeherë jo vetem me mua dhe motrën time por edhe për investimin e tyre në fëmijët tanë. Ata janë dhe do mbeten pjesë e pandarë e imja, pjesë e asaj që unë jam . Pyetje: Investimi juaj për formimin professional dhe intelektual ka qënë Fakulteti i Mjekësise. Disa mbresa rreth diplomimit, pedagogeve tuaj. Cilat janë arësyet e kësaj zgjedhje? Pergjigje Kur mbarova shkollën e mesme isha ne dilemë për degën që do të zgjidhja. Nuk e di pse në një moment vendosa që të treja kerkesat e mia ishin për degën ”Mjekësi”. Fillimi i vështirë, një copëz jete krejt e panjohur për mua. Kthehem ndër vite, dhe në kujtimet e mia zgjohen të parat, kujtimet për pedagogë të lëndeve të ndryshme që shpalosën tek ne gjithshka shkencore dhe përvojen e tyre, për një profesion që jep vetem JETE...Të lehtësosh dhimbjen, të kurosh sëmundje dhe tju japesh mundësinë njerëzve për të jetuar ky profesion kalon pertej humanizmit. E kujtimet e tjera lidhen me gjithë brezin e studentëve të kursit tim, ku sot, secili është bërë profesionist në fushën e tyre. Krenohem me ta. Pyetje : Profesioni i mjekut është nga më të bukurit, kërkon humanizëm, përkushtim të madh kohë e pa kohë dhe sensibilitet të lartë, si i menaxhon Prof.Mira ndjesine e dhimbjes dhe atë të dashurisë, sfidat që dalin përpara? Pergjigje Jeta ime, në profesionin tim ndërthuret midis studentëve në fakultet dhe gjithmonë pranë fëmijëve në gjëndje kritike, shpesh me sëmundje jetëkërcënuese në reanimacionin e pediatrisë. Eshtë një simbiozë e tille midis punes time me studente duke dhënë me shumë pasion gjithshka që lidhet me kujdesin e fëmijës në gjëndje tepër rëndë. Në parim të punës time qëndron koncepti i vazhdimësisë duke kaluar stafetë gjithe njohurine ndër breza. Keshtu mësova nga profesorët e mi, për të cilër ruaj respekt të vecantë, ashtu vazhdova edhe në edukimin e studentëve të mi ndër vite. Jam shumë e sigurt qe po përgatisim një brez që do jemi krenarë në të ardhmen. Të punosh në reanimacioni e fëmijëve është sfidë. Më të lehtë këtë moment ma bën ekipi i mjekeve dhe infermjereve të reanimacionit, kolegë me aftesi të vecanta njerëzore, fisnike, mjekë me njohuri teorike dhe praktike bashkëkohore, dhe sidomos aftësia e tyre, për te punuarit ne EKIP. Kjo bën që të gjithë bashkë tja dalim. Dhe momenti me i bukur është kur falenderimet e prindërve të fëmijeve dalin nga thellësia e shpitit, duke na e bëre këtë profesion shumë më të bukur, njerëzor dhe të vecantë. Pyetje: Cili është raporti që ju keni me profesionin, Po në rolin e mësimdhenjes si Prof, sa përpiqeni të ruani raportin pedagog-student, jeni kërkuese e rreptë dhe motivuese ? Pergjigje Momentet që kaloj me studentët janë momentet më të bukura. Studentet e mi i trajtoj si kolegë, si një brez të cilit dua tju transmetoj, gjithshka nga njohuritë e mia të konsoliduara ndër vite, njohuri që i përcjell me shumë pasion e dashuri sepse dua formimin e një brezi që të perfaqesojë me shumë dinjitet të ardhmen e mjekësise. Dhe nuk janë paktë ata studente që ke dëshirë të punosh dhe ke besim që do të bëjnë vazhdimësinë. E unë bashkë me studentët duke marrë më të mirën prej tyre. përsosem profesionalisht. E ku ka më bukur! Pyetje: Te arrish të formosh nje status me nje integriteti te lartë professional, si modeli juaj eksellent, kërkohen shumë parametra të lartë, studime shkencore mund të njihemi me disa nga këto punë . Modestisht Mira përgjigjet shkurt kam disa .... Vetëm kaq. Por unë hulumtova dhe mësova: Referuar në enciklopedinë kosovare për mjekët Prof. Dr. Ermira Thanas Kola (Kosho) Prof. Ermira Kola, lindur në familje te shkelqyer kolonjare, me prindër arsimtarë Ka mbaruar Gjimnazin “Petro Nini Luarasi” Erseke. 1980 Fakultetin e Mjekësisë, 1981-1985. Specializuar për “Pediatre të Përgjithshme” 1986-1988. Pedagoge e brëndëshme e Fakultetit të Mjekësisë. Universiteti i Tiranes. (nga viti 1991 e ne vazhdim) Specializuar 9 muaj në Universitetin Katolik të Leuven-it, Belgjikë. (Departamenti i Neonatologjisë dhe Terapise Intensive të Pediatrisë) 1994-1995. Emergency Care in Pediatrics, Salzburg-Philadelphia. (2001) ”Mother and child”, Poland._(2006) GRADA DHE TITUJ SHKENCORE : “Doktor i Shkencave” – Nr 3816, dt 03.06.1997 “Mbrojtur gradën “DOKTOR I SHKENCAVE” me temën “Vlerësimi i parametrave hemodinamikë në fëmijët me shok cirkulator” (1997) Titulli “Profesor i Asociuar” Nr 121, dt 23.07.2005 Titulli “ Profesor” 12.02. 2015 ANETARE NE SHOQATA 1. Anetare e Shoqetes se Pediatreve Shqipetare. 2. Anëtare e Europian Society of Intensive Care Medicine (ESICM) që nga 24. 09. 1996. 3. Anëtare e Europian Society of Pediatric Intensive Care (ESPIC) që nga 12.06.1997. Ka botuar mbi 40 (si autore dhe bashkeautore) artikuj shkencorë origjinalë ose review (analiza shkencore) në revista shkencore, nga të cilat, 17 prej tyre të jane botuar ose pranuar për botim në një revistë shkencore të huaj, të njohur, me bord editorial dhe te indeksuara . Kam botuar, 3 artikuj, në revista shkencore të huaja, me faktor impakti) : Si autore dhe bashkeautore jane mbi 100 referime ne konferenca shkencore kombetare si dhe mbi 40 referime ne kongrese dhe aktivitete shkencore nderkombetare. Tekste: Vlerësimet e parametrave hemodinamikë në gjëndjet e shokut cirkulator tek fëmijët (Disertacioni), 1997. Terapia Intensive në Pediatri (libër), Shtator 2002 Terapia Intensive në Pediatri (ribotim). Janar.2009 Terapia Intensive në Pediatri (libër), Shtator 2002. Manual për bebisiter – botuar në shqip, Prill 2001 Child Care Provider’s Manual – botuar në anglisht, Tetor 2002. Projekte Pjesemarrje ne Projekte Kerkimore-Shkencore; "Gabapentin in Paediatric Pain"7th Framework Programme FP7-HEALTH-2013-INNOVATION-1 PROJECT Proposal reference number: FP7-602962-2. Pyeje A mund të më spjegoni si keni mundur te kapërxeni vështiresitë në lidhje me profesionin mjeke grua, dhe evolucionin tuaj? Pergjigje Të gjesh sot një ekuilibër midis profesionit, familjes, kohës së lirë , them është e veshtirë. Pasioni, dëshira për ti bërë gjërat ashtu sic duhet e bën të qëndrueshëm këtë ekuilibër. Pyetje: A ështe Dr Mira e pathyeshme, rigoroze, bashkëpunuese dhe insistuese për të arritur qëllimin final? Them se PO Pyetje: A ka menduar Mira që të largohet nga vendi saj, për një përfitim financiar më te madh dhe rehati më te madhe? Pergjigje Sakrifica dhe veshtirësitë të krijosh familje, dhe të ecesh në profesion është një lidhje shumë e fortë, një lidhje e tillë që bëhesh pjesë e vëndit tënd. E në këtë lidhje më vjen gjithmonë natyrshëm thënia e Nënë Terezës: "Ne vetë ndjejmë që ajo që bëjmë është thjesht një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë." Pyetje: Disa refleksione ju lutem për stadin e zhvillimit te mjekësisë sot nga pikpamja intelektuale. Pergjigje Fusha e pediatrisë, një nga fushat më të dashura e më të vecanta për mua, një fushë, që me bindje te plote them që sot është në nivele bashkëkohore. Nuk jane të paktë koleget e mi, pediatër që zgjidhin diagnoza shumë të vështira, që shkëmbejnë eksperiencën e tyre me shumë dinjitet dhe profesionalizem ne kongrese europiane dhe boterore, që janë pjesë e botimeve shkencore dinjitoze. Janë këta pediatër që ju japin jetë fëmijeve me shume dashuri e përkushtim Ju faleminderit nga Zemra. Ju faleminderit ju e dashur Prof. Ermira Kola. Intervistoi. Dr. Liliana Pere.

  • Dua Lipa në gala “Time 100”: E ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

    Dua Lipa në gala “Time 100”: E ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë E shtunë, 27 Prill 2024 - 12:00By: Drin Reçica Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen të enjten në mbrëmje gala “Time 100” në qytetin e New Yorkut, përcjell Këngëtarja 28-vjeçare, e cila u pa më herët gjatë javës në qytet, mahniti të pranishmit teksa u paraqit e veshur me një fustan argjendi të me mëngë të gjata të markës “Chanel”. Fustani gjithashtu kishte në qendër një fjongo në formën e çelësit të zezë dhe një brosh në mes, shkruan DailyMail.

  • Flet per Prestige, Prof.dr. Mimoza Kore. Departamenti i gjuhës shqipe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Universiteti i Tiranë.

    Prof.dr. Mimoza Kore Departamenti i gjuhës shqipe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Universiteti i Tiranë. Intervistë nga Dr.Liliana Pere. Profili i Mimoza Karagjozi Kore Profili. Për shqiptarët, shqipja është gur themeli i ngjizjes identitare, është mjeti më i dukshëm i përbashkimit kombëtar, prandaj të gjithë jemi të ndjeshëm për ruajtjen dhe kultivimin e saj. Te shqiptarët, thellë në ndërgjegje, ka qënë gati instiktiv reagimi vetëmbrojtës, ruajtja e gjuhës dhe përcjellja e saj në breza. Ne jemi nje popull i vogel, por me shumë vlera , shkelqimin e se cilit shpesh herë e japin gratë dhe trendi i promovimit dhe lartësimit të vlerave duhet te vlerësohet si mision i shenjtë. Mimoza Kore eshte nè shkallën mè të lartë të profesionit dhe të personalitetit si grua ne c’do këndvështrim, per cilesitë dhe virtytet e larta qe zotëroni dhe transmeton tek te tjerët, si nëne e shkelqyer, dhe Prof me nje nivel te lartë professional dhe akademik. Mimoza Karagjozi Kore (1961) është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës më 1986. Është pedagoge prej tre dekadash ne Universitet, fillimisht në Universitetin “Eqrem. Çabej” dhe prej 2004-s në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i gjuhës shqipe. Fusha kryesore e studimit të saj është historia e gjuhës shqipe. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (2005) dhe “Profesor i asociuar” (2009). Është autore e monografisë “Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut” (2005), “Ushtrime për shqipen standarde” (2007) dhe "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor, etnologjik" (2014) si dhe e shumë artikujve shkencorë të mbajtur në konfernca brenda e jashtë vendit apo të botuara në revista shkencore. Por le te njihemi me poshte ne detaje nepermjet intervistes; E dashur Mimoza, a mund ta njohim publikun në këtë intervistë me disa mbresa dhe kujtime nga vendlindja , prejardhja familjare? Sa e prirë keni qene ju per te trasheguar kulturen e familjes? Sa determinant dhe ndikues ka qënë modeli dhe edukata e prinderve tuaj? Nje përshkrim ne detaje, desha ju lutem… Faleminderit që më bëtë pjesë të punës suaj për të promovuar gruan shqiptare. Unë kam lindur më 1961 në qytetin e Gjirokatrës nga prindër gjirokastritë. Gjyshërit, të afërmit, madje dhe nuset në fisin tonë janë po nga ky qytet. Kjo më ka bërë që të mendoj shpesh, edhe me të qeshur, se ky qytet, njerëzit e mi, historitë dhe gojëdhanat që na tregonin, traditat por edhe mënyra e veçantë e ndërtimit të tij, pa dyshim kanë lënë gjurmë si për këdo edhe në krijimin e personalitetit tim. Ato kanë zënë vend tek unë si pa u ndier, dhe fillon t’i dallosh kur përballesh me të tjerët. Atëhere e kupton se ato janë aty brenda teje, e në saj të tyre ndien gjithmonë mall të pashuar për qytetin e lindjes dhe për njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës dhe e formimit tënd në vitet më të bukura, ato të fëminisë e rinisë së hershme Unë jam fëmija i vogël i familjes sime me tre fëmijë, me të cilët kam pasur edhe diferencë moshe e kjo ka bërë që të isha përherë nën kujdesin e të gjithëve. Nëna ime ka lindur në Stamboll, Turqi, ku gjyshi ishte gjykatës dhe ka ardhur në Gjirokastër në moshën 10-vjeçare. Menjëherë pas Çlirimit, familja e saj u transferua në Tiranë, pasi gjyshi nuk mund ta ushtronte më profesionin e tij, por nuk u shkëputën asnjëherë nga vendlindja dhe shtëpia që lanë pas. Kjo bëri që ime më të rikthehet dhe të martohet me tim atë, më 1950. Ajo ka qenë një grua e qetë, që na fali bashkë me gjyshen shumë dashuri, shumë punëtore e që sa herë që fliste fuste nëpër të edhe ndonjë fjalë nga turqishtja. Por ai që ka qenë jo vetëm kujdestari, mësuesi, këshilluesi, por dhe njeriu që më vuri për herë të parë librin në dorë e më ushqeu me dashurinë e përjetshme për të, ka qenë im atë, Ferhat Karagjozi. Babai im i përkiste brezit që u shkollua përpara Çlirimit. Mbaroi Liceun Francez në Gjirokastër e pastaj Normalen e Elbasanit dhe gjithë jetën punoi mësues. Ishte nderuar disa herë me titullin “Naim Frashëri” e më vonë edhe “Mësues i Merituar”. Dashurinë dhe respektin për punën e tij e kam ndier përherë prej nxënësve të tij që deri në ditën sa u largua nga kjo jetë, edhe pse sistemi I kohës nuk e lejonte, e thirrën me nderim “zoti Ferhat!” Fëmijërinë time e mbaj mend si fëmijë të qetë, shume e mirë në mësime, që shkonte në bibliotekën e “Pallatit të Pionierit”, që merrte pjesë në të gjitha aktivitet që zhvilloheshin aty, që shpesh kam recituar, prezantuar ndonje festival fëmijësh dhe si aktore kur rolet kërkonin fëmijë. Pushimet e verës, së bashku me nënën time që merrte lejen, i kaloja tek gjyshja në lagjen “Vojo Kushi” në Tiranë, në një shtëpi të madhe e me oborr, afër trenit, që më jepte mundësi të shtyja ndonjë karrocë a t’i hipja biçikletës, lojëra që Gjirokastra me terrenin e saj nuk m’i ofronte. Unë e kam njohur tim shoq në qytetin tim të lindjes, ku u ktheva e sapodiplomuar si mësuese në degën gjuhë-letërsi shqipe, kurse ai kishte mbaruar inxhinieri elektronikë. Jetuam 36 vjet së bashku dhe jeta na ndau dhimbshëm më 2022. Lidhja jonë u ushqye që në fillim si një marrëdhënie e bukur ku secili gjeti tek tjetri jo vetëm bashkshorti/en, por edhe shokun, njeriun më të dashur që të qëndron pranë në çdo përpjekje që bën, që të mbështet dhe të inkurajon edhe atëherë kur e përpjeta të duket e pamundur për t’u ngjitur. Ne kemi dy vajza që janë dashuria dhe krenaria jonë, të cilat i kemi rritur, si çdo prind me përkujdesje, por jo me llastim, që iu kemi dhënë arsim të mirë dhe që me gëzim shohim se po ecin në jetë të sigurta në hapat që bëjnë. Ato jetojnë dhe punojnë të dyja në Gjermani. Eksperienca juaj ne Universitetin prej shumë vitesh është vërtet një pasuri e ngriturme studim e punë, prej pasionit tuaj këmbënguljes dhe profesionalizmi te lartë. A mund te pershkruani shkurtimisht si ka filluar dhe ka vazhduar karriera juaj? Mbarova studimet më 1986 për Gjuhë shqipe dhe Letërsi Në UT dhe fillova punë si mësuese në gjimnazin e qytetit dhe pas 1 viti si pedagoge në Universitetin “E. Çabej”. Menjeherë u përfshiva në kualifikimin pasuniversitar duke dhënë të gjitha provimet dhe si fushë studimi zgjodha gjuhësinë dhe jo letërsinë megjithëse këtë të fundit e doja shumë. Ndoshta këtu ndikoi dhe fakti se gjatë viteve të studimit gjuhësinë na i bënë të dashur profesorë si: M. Domi, A. Kostallari, Sh. Demiraj, F. Agalliu, S. Mancaku etj. Nga ana tjetër edhe pse në lëndët e letërsisë na formuan po kaq figura të shquara, në vetvete ajo u studiua e kufizuar, vetëm si vepra të realizmit socialist, koha nuk lejonte frymëmarrje më të gjerë. Nga ana tjetër letërsia ngre dhe kurthe profesionale, kurse gjuhësia është më racionale dhe e saktë. Në vitet 1993- 1999 isha përgjegjëse e Departamentit të gjuhës shqipe në universitetin “E. Çabej”. Në vitin 1999 transferohem në Tiranë dhe filloj punë si pedagoge në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 u pajisa me titullin shkencor “Doktor” në gjuhësi. Fusha ime e studimit vijoi të mbetej Gjuhësia Historike (Histori e gjuhës shqipe, Fonetikë historike dhe Albanologji). Në vitin 2009 fitova gradën shkencore “Profesore e asociuar" dhe në vitin 2014 “Profesor doktor”. Kam një përvojë 36-vjeçare si pedagoge. Sa punë e përgjegjshme sublime i është dashur Mozës për te arritur ketu ku jeni sot dhe sa i vlefshem është për mesim dhënien kur formimi individual është i kombinuar me ate pedagogjik e shoqëror? Shume pune. Përveç përvojës së gjatë si lektore kam dhe eksperienca të tjera profesionale si: Kryetare e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë; Anëtare e Këshillit Shkencor të Institutit të Gjuhësisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Nënkryetare e Komisionit të Doktoratave të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë; Anëtare e drejtorisë së organizimit të përvitshëm të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare, Prishtinë, Kosovë; Eksperte e jashtme e vlerësimit të cilësisë pranë Agjencisë së Akreditimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (sot ASCAL) etj. Gjithashtu kam qenë lektore në Universitetin e Ludwig-Maximilians-Universität, München, Gjermani në degën e Albanologjisë. Puna shkencore do të kërkonte dhe angazhime në projekte e trajnime , disa prej të cilave janë: Projekt i Akademise së Shkencave të Shqipërisë “Redaktim shkencor i veprës “Studime etimologjike në fushë të shqipes” të E. Çabejt” (7 volume) Projekti Erasmus + për mësimdhënie në Universitetin e Ca Foscari, Venecie, Itali. Në kuadër të projektit Tempus 517117-Tempus-1-2001-1IE Tempus- JPHES kam ndjekur seminaret, Ëorkshopet në Universitetin e Middlesex-it, Londër. Trajnim në kuadër të projektit Tempus 517117-Tempus-1-2001-1IE Tempus- JPHES (2011-2506/001-001) në Institutin e Teknologjisë në Limerick, Irlandë Vizitë studimore në Universitetin e Münsterit dhe në universitetin e Duisburg Essen, Gjermani. (me vërtetim). Vizitë studimore në Londer, Mbretëri e Bashkuar, Tempus Jep N. UM_JEP-14052-1999,Director; John Brennan, Project Coordinator, Cheri Ruth Williams Trajnim pranë Universitetit te Athines, Greqi, Fakulteti i Filozofise, Departamenti i Filologjise, Sektori i Linguistikes, Projekt Tempus, (me dëshmi). Trajnim pranë Universitetit të Janinës, Greqi, project Tempus Nr. IMG_96ALB1 Pjesëmarrëse në projektin “Komunikimi ndëretnik në Ballkan”. Projekt si pjesë e programit për Kërkim Shkencor e Teknologjik në universitetet e shkollat e larta. (finacuar nga AKTI dhe MASH). Pjesëmarrje dhe anëtare e grupit në projektin 3-vjeçar “Studime etno-linguistike në Shqipërinë e Mesme”, organizuar nga Departamenti i Gjuhës Shqipe. Pjesëmarrëse në projektin “Developing information literacy for lifelong learning and knoëledge economy in Ëestern Balkan countries” etj. Jam hartuese e librave shkencorë: 2021: “Bazat e historisë së gjuhës shqipe” Shtëpia botuese “Pegi”, ISBN 978 – 9928-310-53-8 2014: “GJIROKASTRA, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik” Shtëpia botuese “Dudaj”, ISBN 978-999 43-0-350-2, (Monografi). 2007: “Ushtrime për shqipen standarde” “ShBLU”, ISBN 978-99927-0-433-2, (tekst universitar për studentët) 2005: “Parafjalët në “Mesharin” e Gj. Buzukut” Shtëpia Botuese “Flesh”, ISBN 99927-947-6-3, (Monografi). 2020: Libër ushtrimesh për “Gjuha shqipe” kl. 9-të, Filara. (bashkautore) 2016. “Shqipja. Al” (Metodë e mësimit të gjuhës shqipe për të huaj, 12 libra), bashkautore në 8 libra. Kam botuar mbi 60 artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit. Po kështu mbi 6 artikuj divulgativë në gazeta e revista brenda vendit. Sigurisht gjuha standarde, gjuha e kulturës, e letërsisë, e shkencës dhe e teknikës nuk mund të mbetet në nivelin popullor. Ajo zhvillohet duke dhënë e marrë me gjuhët e tjera, por a eshte e rëndësishme ndërtimi të jetë në pajtim me tipologjinë e gjuhës shqipe. Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe në proceset integruese? 3. Edhe pse specialiteti im është gjuhësia historike kam qenë e ndjeshme ndaj problemeve të gjuhës së sotme, veçanërisht asaj Standarde. Bashkësia shqipfolëse, e këtu e kemi fjalën për të gjitha ata që gjuhë amtare kanë shqipen brenda e jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, bën pjesë sot në bashkësitë e zhvilluara, që ka prioritet komunikimin e gjerë e të saktë e që për këtë ka krijuar varietetin letrar të gjuhës që të gjithë sot e quajmë, shqipja standarde. Në këto pesëdhjetë e dy vite ky varietet ka reflektuar stabilitet dhe rritje të funksioneve të tij, duke u bërë gjuha e shtetit, e medies, e shkollës, e auditorëve dhe e të gjithë atyre që mëtojnë të kenë status të lartë në punë e në shoqëri etj. Sot gjithmonë e më shumë është shtuar numri i bartësve ligjërimorë të gjuhës standarde, të cilët nuk zotërojnë në mënyrë krejt të ngurtë vetëm gjuhën standarde, por ata mund të kalojnë pa shumë mundim nga një regjistër gjuhësor në tjetrin, në varësi të rrethanave ligjërimore e sociolinguistike. Vështruar nga distanca e 52 vjetëve të jetëgjatësisë së normës së gjuhës sonë zyrtare mund të konstatojmë edhe disa tipare të saj që janë përvijuar me kohë dhe gjatë zbatimit të saj. Gjatë kësaj periudhe prej pesë dekadash konstatojmë dy prirje të normës që duket se bien ndesh me njëra-tjetrën, por në fakt janë komplementare dhe e bëjnë atë më të zbatueshme e më të pranueshme nga bartësit e saj. Para së gjithash ajo është konservatore, një karakteristikë domethënëse e normës e cila e ndihmon atë të kapërcejë paqëndrueshmërinë dhe ndryshueshmërinë e përdorimit dhe të pranojë vetëm ato elemente të reja të përdorimit që nuk bien ndesh me rregullsitë themelore të sistemit gjuhësor. Kjo do të thotë që edhe pse gjuha zhvillohet dhe ndryshon me kohën, kodet që përcaktojnë rregullat e standardit nuk mund të ndryshojnë kaq shpejt. Ndërkohë që problemet për ruajtjen e saktësië së saj, sipas normave të drejtshkrimit, po arrijnë kulmin, shqipja po rrezikohet edhe nga trysnia e gjuhëve të huaja, si duhet ta shmangim kete fenonmen? Standardi duhet të ketë qëndrueshmëri të vijueshme. Por praktika e çdo gjuhe ka vërtetuar se norma dhe rregullat mbi të cilat një gjuhë standarde zbatohet duhet të karakterizohen edhe nga një stabilitet fleksibël. Kritikat që bëhen në lidhje me përdorimet e gabuara të shqipes standarde sot nuk duhet të përligjen me marrëdhëniet e standardit me dialektet apo të folmet e veçanta, por me paaftësinë e institucioneve arsimore për t’u mësuar nxënësve shqipen standarde në nivel të mirë, sikurse lidhen edhe me nevojën, ende të shpërfillur, për t’u mësuar nxënësve jo vetëm gjuhën standarde si tërësi rregullash formale, por edhe rregullat e përdorimit të diferencuar të kësaj gjuhe, sipas konteksteve të ndryshme sociale. Pra duhet vetëm të dimë, në cilën situatë ta përdorim gjuhën letrare e në cilën dialektin, ashtu sikur nuk vishemi njësoj për raste të ndryshme Deshira dhe nevoja për t’u integruar, nga ana tjetër të folurit shqip me zë të ulët në ambiente ku ajo nuk u mirëprit, bëri që prindërit gjithmonë e më pak t’u flisnin bijve të tyre me “gjuhën e zemrës”. si depërtuan kaq shpejt në gjuhën tonë huazimet? 4. Sot gjuha standarde rrezikohet jo vetëm nga moszabatimi i rregullave të saj, por dhe nga vërshimi i fjalëve të huaja, të cilat pas viteve ’90 e rritën prezëncën në gjuhën tone, e në krye qëndrojnë fjalët prej anglishtes. Sigurisht që ne do të marrim si çdo gjuhë në botë fjalë e shprehje të tilla, por ato duhet të përshtaten me tipologjinë e gjuhës sonë dhe kur kemi fjalën shqipe duhet të përdorim së pari atë. Më vështirë e kanë shqiptarët në emigracion, të cilëve ju duhet të mësojnë “gjuhën e bukës” e shpesh të mos iu flasin fëmijëve me “gjuhën e zemrës” Nga na tjetër vihet re gjithmonë e më tepër përdorimi i shprehjeve dhe ndërtimeve të reja që po e ngrëne nivelin e gjuhës standarde. Por intelektualizimi me kohë i gjuhës duhet të bëhet sipas modifikimit të sistemit të gjuhës standarde dhe të sigurojë zhvillim nga gjuha e folur, por pa u shkëputur e krijuar hendek të thellë me gjuhën popullore me të cilën standardi ynë është i lidhur ende fort. Në zhvillimin e hapur dhe dianamik, në të cilin është përfshirë fuqishëm gjuha e sotme standarde, si dhe në kontaktet e hapura e të pandërprera me gjuhët e huaja, sepse vështirë të gjenden sot në botë shoqëri të izoluara, vihen re ndërtime të reja madje edhe si imitime të modeleve të gjuhëve të tjera. Ato duhen pranuar me kujdes dhe vetëm kur nuk prishin tipologjinë e gjuhës shqipe, kur nuk ndihen fallco e si mish i huaj në të. Kanë zënë vend në gjuhë dhe nuk bien ndesh me strukturën e saj togjet e fjalëve: hark kohor, shtet i së drejtës, dimension njerëzor, ridimensionim i qëndrimit; ndaj të njëjtin mendim etj. Të pranueshme janë dhe shprehjet: dorëhiqet kryeministri (dha dorëheqjen); ndërhyrja erdhi si rezultat; është bërë pjesë e konferencës; ndihmon në zgjidhjen e problemit, mori pjesë në punimet e konferencës etj. Unë ju falenderoj për intervistën dhe e them me bindje që një gruaje i duhet shumë punë e mund, madje më tepër se një burri në të njëjtin profesion, që të rritet profesionalisht. Ju faleminderit ju e nderuar Prof. Mimoza, për të gjithë kontributin tuaj të madh për trajtimin me dinjitet Shkencën e Gjuhës Shqipe, si shkencë e rëndësishme dhe e para nga të gjitha shkencat. Puna jote si Prof, botuese shkencërore në fushën e gjuhës vlen të respektohet. Ishte një kënaqësi intervista me ju. Dr. IT.Liliana Pere.

  • Princesha Shqiptare Favzia Fuad, motra e mbretit me origjinë Shqiptare i Egjiptit Faruk I.

    Princesha Shqiptare Favzia Fuad, motra e Mbretit me origjinë Shqiptare i Egjiptit Faruk I, mbretëreshë e Iranit nga 1941 deri në 1948, ishte e njohur si princesha më e bukur e botës në epokën e mbretërive. Ajo lindi në Egjipt dhe u martua me Shahun e Iranit.

  • Dua Lipa ka pozuar për kopertinën e “Time”, ku u shpall një ndër 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë.

    Dua Lipa në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë! 16 PRILL 2024, 15:17 Dua Lipa në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Në intervistën shoqëruese këngëtarja ka folur për albumin e saj të ri, Radical Optimism, kompaninë e saj mediatike dhe menaxhuese të sapokrijuar Radical22 dhe rëndësinë e trashëgimisë së saj shqiptare, ndër të tjera. Për albumin e saj të ardhshëm, Dua shprehet se tashmë është me pjekur se në të kaluarën, "Unë nuk jam i njëjti person që isha kur shkrova albumin tim të parë”, thotë ajo. “Unë kam evoluar dhe mësuar kaq shumë… duke e marrë atë siç vjen, duke mos parë asgjë si të keqe apo diçka si një pengesë. Kjo përfshin shumë rritjen dhe kuptimin e vetvetes, njohjen e vlerës sime, qoftë në biznes, dashuri apo miqësi”. Dua Lipa në listën e 100 njerëzve më me ndikim në “Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”, shtoi ajo më tej. 7 aksesorë për t’u dukur plot stil; edhe me veshjen tuaj më të thjeshtë! Dua Lipa, lindi në Londër në vitin 1995, nga Anesa dhe Dukagjini, të cilët u larguan si refugjatë në vitet ’90, ka folur gjithmonë për origjinën e saj. “Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem kosovare është një pjesë shumë e rëndësishme dhe fakti që mora nënshtetësinë shqiptare ka qenë shumë emocionuese”, shtoi artistja, referuar marrjes së nënshtetësisë shqiptare në vitin 2022. “Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga ç’e presin”, deklaroi Lipa.

  • Mira Murati, CEO e 'Open AI', kompania që krijoi Chat GPT! Kkarriera e shqiptares .

    Shqiptarja Mira Murati është drejtore e ekzekutive e kompanisë Open AI, që krijoi Chat GPT, Ka lindur në 1988 në Shqipëri. Pasi kreu studimet me rezultate të shkëlqyera shkoi në SHBA ku vijoi edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë 35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisko ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion. Ajo i u bashkua OpenAL në vitin 2018 si Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E. Për 5 vite ka qenë në skuadrën e lidershipit të kësaj kompanie.

  • Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, profesore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

    Prof. Dr. Eralda Met’hasani Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani është pedagoge me kohë të plotë në fushën e së drejtës publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Tiranës (UT) që nga viti 1998. Po ashtu, ka një angazhim të gjatë pranë Institutit të Studimeve Europiane, UT dhe Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë. Ka kryer studime universitare pranë Universitetit të Leyden, Hollandë, studime pasuniversitare LL.M. në të Drejtën e Krahasuar Kushtetuese në Universitetin e New York School, SHBA/CEU, Budapest, Hungari, dhe studimet e doktoraturës në fushën e së drejtës publike në Universitetin e Tiranës në 2008. Në vitin 2011 fitoi titullin akademik 'Profesor i Asociuar'. Mban titullin akademik 'Profesor” që prej vitit 2015. Ka mbajtur dhe mban pozicione të ndryshme administrative në Universitetin e Tiranës. Ka një përvojë 25 vjeçare në të drejtën publike dhe politikën publike me fokus në atë administrative, kushtetuese, dhe të drejtat e njeriut. Ka përvojë të gjerë me administratën publike në Shqipëri, përfshirë punën pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe kontributin si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike dhe Zëvendës Ministre e Integrimit gjatë viteve 2013-2017. Njohuritë e saj për kuadrin institucional të sektorit publik dhe reformën kushtetuese dhe administrative janë të shumta, dhe përfshijnë një gamë të gjerë si reforma e administratës publike, konsultimi publik, derregullimi, transparenca, konflikti i interesave dhe antikorrupsioni, decentralizimi, barazia gjinore, etj. Ajo ka përvojë të gjerë bashkëpunimi me karakter kërkimor-shkencor dhe studimor me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, USAID, Banka Botërore, GIZ, Friedrich Ebert, Konrad Adenauer, Delegacioni i BE në Shqipëri dhe Kosovë, RESPA, SIGMA/OECD, etj., si dhe shoqërinë civile vendase. Është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh, përfshirë: Fjalori i parë shqip-anglisht-shqip për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë, ‘E drejta administrative në vështrim krahasues’, ‘E drejta kushtetuese dhe administrative’, ‘Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Shqipërisë’. Është autore dhe bashkëautore e një game të gjerë artikujsh dhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare, simpoziume, punëtori, etj. Ka kryer hulumtime dhe studime të shumta në fushat e saj të ekspertizës, si dhe drejtuar dhe marrë pjesë në realizimin e një numri të madh projektesh me interes publik. (FD, UT) që prej vitit 2018, në programet bachelor, master dhe atë të doktoraturës, në lëndë të së drejtës publike, kryesisht e drejtë administrative, e drejtë administrative e Bashkimit Evropian, të drejtat e njeriut, etj., dhe ku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme administrative. Eshtë lektore pranë Institutit të Studimeve Evropiane të UTsë në lëndën e të drejtave të njeriut, si edhe pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës. Ka eksperienca të shumta kërkimore shkencore dhe dhënë kontribut si eksperte në fushën e së drejtës dhe hartimin e politikave publike për organizata ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, Banka Botërore, OECD/SIGMA, USAID, GIZ, Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe Kosovë, etj. apo edhe rajonale si ReSPA-Shkolla Rajonale e Administratës Publike, shoqërinë civile si dhe institucione shtetërore vendase, përfshirë zyrën e Kryeministrit, ministri të ndryshme, Departamentin e Administratës Publike, Avokatin e Popullit, ILDKPKInë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, etj. Gjatë periudhës 2013-2016 ka kontribuar si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike, dhe 2016-2017 si Zëvendësministre e Integrimit. Është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh “Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues”, “Njohuri themelore mbi të drejtën kushtetuese dhe administrative: cikël leksionesh për studentët”, si dhe hartuese e manualeve të ndryshme të miratuara për çështje të së drejtës administrative përfshirë të gjithë manualët mbi konfliktin e interesave në Shqipëri, dhe artikujsh dhe prezantimesh në konferenca, simpoziume apo seminare kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e së drejtës administrative, kushtetuese dhe publike në përgjithësi, si dhe të drejtave të njeriut.

  • Parada e ditëlindjes së Mbretit, Princesha Kate rishfaqet publikisht pas diagnostikimit me kancer. Familja mberetërore në ballkonin e Pallatit Bakingam, 15 qershor

    Në Britani u mbajt sot parada tradicionale për ditëlindjen e Mbretit, që shënoi edhe herën e para që Princesha e Uellsit u shfaq publikisht që kur u diagnostikua me kancer më herët gjatë këtij viti. FOTOLAJM/ Parada e ditëlindjes së Mbretit, Princesha Kate rishfaqet publikisht pas diagnostikimit me kancerFamilja mbretërore britanike Redaksia 15 Qershor, 17:06 | Përditesimi: 15 Qershor, 17:18 Në Britani u mbajt sot parada tradicionale për ditëlindjen e Mbretit, që shënoi edhe herën e para që Princesha e Uellsit u shfaq publikisht që kur u diagnostikua me kancer më herët gjatë këtij viti. Qytetarë që ishin mbledhur për rastin u dëgjuan të brohorisinin kur Princesha Kate iu bashkua anëtarëve të tjerë të familjes mberetërore në ballkonin e Pallatit Bakingam në fund të paradës. Ngjarja ishte një dëshmi simbolike uniteti, mbreti Charles, mbretëresha Camilla, William, Kate, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë të familjes u panë. Ata përshëndetën pjesëmarrësit ndërsa ndoqën ceremonitë e organizuara për të festuar ditëlindjen zyrtare të monarkut. Është një spektakël që përfshin 1400 ushtarë, bandën ushtarake prej 250 muzikantësh, më shumë se 200 kuaj dhe po ashtu fluturime të avionëve ushtarakë. Kjo ishte hera e parë që Princesha Kate u shfaq në publik që nga dhjetori. Ajo zbuloi në mars se po i nënshtrohej trajtimeve me kimioterapi pasu vuante nga kanceri. “Po përmirësohem, por siç e di çdo njeri që është trajtuar me kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija”, tha Princesha Kate në një deklaratë të shpërndarë të premten, ku shtoi se duhet të marrë trajtim edhe për “disa muaj”. Edhe Mbreti Charles, 75 vjeç, është nën kujdes mjekësor pasi vuan nga kanceri dhe së fundmi ka pakësuar detyrat e tij publike. Si pjesë e një prej veçorive e shumta të familjes mbretërore britanike, e shtuna nuk është ditëlindja e vërtetë e mbretit, ai ka lindur në nëntor. Ashtu si nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, mbreti Charles feston një ditëlindje zyrtare të shtunën e dytë të qershorit. Data u zgjodh sepse moti në përgjithësi është i mirë, megjithëse këtë të shtunë dielli i la vendin një dite të zymtë dhe me shi në Londër./ VOA Albumi

  • Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.15 librat e preferuar të shqiptarëve

    nga Ismail Kadare Ismail Kadare, feston sot (28 janar 2023) ditëlindjen e tij . I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar rreth një vit më parë në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë. Me rastin e përvjetorit të tij, më poshtë do të gjeni të listuara veprat e lexuara më shumë nga shqiptarët, referuar një sondazhi të bërë në qershor të 2019-ës në 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare Duhet ti lexoni #1. "Ca pika shiu ranë mbi qelq" Përmbledhja e poezive më të famshme të Kadaresë. E veçanta e stilit të tij është gjuha moderne që përdor për të përshkruar, dashurinë, erosin apo dhe njeriun e shekullit të ri, pa harruar origjinën dhe rrënjët e pashkëputura prej tij. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #2. "Kush e solli Doruntinën" Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit, parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të dosmosdoshme për t'u lexuar. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #3. "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" I botuar fillimisht në 1963-in në Tiranë për t'u përkthyer më tej në disa gjuhë të botës, që do t'i jepte autorit famë ndërkombëtare. Ky libër është vlerësuar gjithashtu edhe nga gazeta e njohur parisiene "Le Monde" si një ndër 100 librat e shekullit XX. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #4. "Kronikë në gur" Gjirokastra, vendi i lindjes parë sipas syve të shkrimtarit. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #5."Kështjella" Ky libër do t'ju bëjë të magjepseni pas mjeshtërisë me të cilën Kadare përdor simbolikën. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #6. "Prilli i thyer" Besa, gjakmarrja dhe kanuni; tre traditat e ngulitura thellë në mentalitetin e një pjese të mirë të shqiptarët, të trajtuara me shumë finesë nga autori. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #7. "Pallati i ëndrrave" Një vepër që në dukje sulmon Perandorinë Osmane, por në fakt godet dhe dënon çdo lloj sistemi totalitar që përpiqet të ushtrojë pushtet absolut mbi njeriun. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #8. "Darka e gabuar" I gjithë subjekti i librit mbështetet mbi një darkë të pazakontë që mbart një mister që edhe sot mbetet i pazgjidhur plotësisht... 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #9. "Ura me tri harqe" Një Shqipëri tjetër, shumë larg legjendave dhe të shkuarës. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #10. "Dimri i vetmisë së madhe" Ishte dimri i viteve 1960-1961, periudhë kur Tirana dhe Moska prishën marrëdhëniet diplomatike. Një vendim i tillë ndikoi jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në çdo shtëpi shqiptari, të përshkruar me detaje që spikasin në veprën e tij. Romani hapet e mbyllet me një stuhi që shtrembëron antenat mbi pallate. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #11. "E penguara: Requiem për Linda B." Nostalgjia për rrugët e Tiranës, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza 18-vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #12. "Përse mendohen këto male" Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #13. "Koncert në fund të dimrit" Një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #14. "Përbindëshi" Një libër, që më shumë se për t'u përshkruar, ka nevojë të lexohet. 15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare #15. "Dosja H" Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

  • Meryl Streep mban rekordin pèr nominimet Oscar, ajo festoi 75-vjetorin.

    Meryl Streep 75 vjeç, 10 fakte interesante për mbretëreshën e kinemasë Meryl Streep, mbretëresha e përjetshme e kinematografisë, mbush sot 75 vjeç. Aktorja më e mirë në jetë, ajo mban rekordin për nominimet për Oscar (21) duke triumfuar tre herë (për Kramer vs Kramer në 1979, Sophie's Choice në 1982 dhe për The Iron Lady në 2011). Vajza e një drejtuesi farmaceutik dhe një artisteje, zonja e Hollywood lindi në një familje të klasës së mesme në Summit, New Jersey, më 22 qershor 1949, përpara se të transferohej në Bernardsville ku kaloi adoleshencën e saj. Në vitin 1971, ajo bëri Bachelorin e Arteve për dramë dhe katër vjet më vonë, Masterin e Arteve të Bukura nga Universiteti e Yale. Ajo bëri debutimin e saj fillimisht në Broadway dhe më pas, në 1977, në ekranin e madh për Julia. Në vitin 2023, mbretëresha e filmit u divorcua nga bashkëshorti i saj, skulptori Don Gummer, pas 45 vitesh së bashku. Të dy kanë katër fëmijë: Henry Wolfe, muzikant, Mamie Gummer, Grace dhe Louisa Jacobson, të gjitha aktore. Diva është parë disa herë në shoqërinë e Martin Short: kolegu i saj në serialin e njohur ‘Only Murders in the Building’. Aktori 73-vjeçar, nga ana e tij, mbeti i ve pas vdekjes së gruas së tij, Nancy Dolman, në vitin 2010. Megjithatë, dy yjet mohojnë të kenë një lidhje romantike dhe deklarojnë se janë thjesht miq të mirë. Sot duam të festojmë 75-vjetorin e Meryl-it me 10 kuriozitete. Emri i saj i vërtetë nuk është Meryl Emri Meryl ishte shpikje e babait të saj. E lindur si Mary Louise Streep, aktorja e ka marrë emrin e saj të parë nga ajo e nënës dhe gjyshes së saj, që të dyja quheshin Mary. Emri i mesëm vjen nga ai i shoqes më të mirë të nënës së saj, Louise Buckman. Për pak soprano Aktorja trashëgon zërin e bukur të sopranos nga e ëma. Pasi këndoi në një recital shkollor në moshën 12-vjeçare, Meryl filloi të merrte mësime opere nga mësuesja e famshme, Estelle Liebling. Ai ndaloi pas katër vitesh, duke pranuar më vonë se "po këndonte diçka që nuk e dëgjoja ose nuk e kuptoja". Don't Cry for Me Madonna Në vitin 1996, Alan Parker donte Madonna-n në vend të saj për rolin e ikonës dhe ish-zonjës së parë të Argjentinës në muzikalin e famshëm 'Evita'. Tre vjet më vonë, Meryl u hakmor ndaj mbretëreshës së popit kur Wes Craven e preferoi atë në vend të Miss Ciccone për filmin Music of the Heart. Për shkak se roli kërkonte që ajo të luante violinë, Streep kaloi dy muaj duke ushtruar pesë deri në gjashtë orë në ditë. Vajza më e njohur në shkollën e mesme Ndërsa ndoqi shkollën e mesme Bernards në Bernardsville, Maryl u bë një nxitëse e tifozëve për Mountaineers dhe, gjatë vitit të saj të fundit, mbretëreshë e maturës. Dashuria e humbur Meryl ishte e fejuar për dy vjet me John Cazale, bashkë-yllin e saj në filmin The Deer Hunter, i cili u diagnostikua me kancer në mushkëri në 1977. Xhirimet e mini-serialit “Holocaust” e çuan aktoren larg, mes Gjermanisë dhe Austrisë, ndërsa Cazale mbeti në New York. Pas kthimit, ajo mësoi se tumori i tij kishte përparuar: vendosi të qëndronte pranë tij deri në fund, më 12 mars 1978. Gjashtë muaj pas vdekjes së të dashurit të saj, Streep u martua me skulptorin Don Gummer. 50 nuanca blu Vendimi për të përdorur ngjyrën cerulean, në fjalimin e saj ikonik në 'The Devil Wears Prada', u mor pasi skenaristja Aline Brosh McKenna i dërgoi Streep një listë të nuancave të blusë për të zgjedhur. Mbretëresha e thekseve E njohur për aftësinë e saj për të imituar çdo theks, ajo u pyet një ditë në Belfast se si ia del. Maryl u përgjigj me një theks të përsosur Belfastian: "Dëgjoj". Bekimi i Bette Davis Në fillim të karrierës së saj, Streep mori një letër nga askush tjetër por Bette Davis. Diva e 'All About Eve' e konsideroi atë si trashëgimtaren e saj të padiskutueshme. …dhe opinioni (i papëlqyer) i Hepburnit Në të kundërt, Katherine Hepburn nuk ishte një fanse e madhe. Epo, aktorja më e mirë e të gjitha kohërave e konsideroi Meryl Streep "mediokre". Vetëm pesë role të humbura Streep ka humbur vetëm pesë role gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme: Dwan në King Kong, Michelle Straton në American Gigolo, Patsy Cline .

  • Në një artikull të titulluar "Angelina Jolie po rindërton jetën e saj", "Unë nuk do të isha aktore sot," tha ajo, me paralajmërimin se ndoshta do të kishte bërë teatër, por jo Hollywood.

    Angelina Jolie Oliver Contreras CNN - Angelina Jolie thotë se nuk do të bëhej aktore nëse do të fillonte sot në industrinë e argëtimit. Kjo ishte vetëm një nga zbulimet që ylli ndau në intervistën e saj të publikuar së fundmi me Wall Street Journal Magazine. Në një artikull të titulluar "Angelina Jolie po rindërton jetën e saj", ajo foli për "shërimin" pas ndarjes nga Brad Pitt për planet e saj për të ardhmen. Ajo preku gjithashtu ndjenjat e saj për qytetin që e ndihmoi atë të bëhej yll. "Unë u rrita në një vend mjaft të cekët," tha Jolie për Hollywood. “Nga të gjitha vendet në botë, Hollivudi nuk është një vend i shëndetshëm. Kështu që ju kërkoni autenticitetin.” Vajza e aktorit Jon Voight, Jolie tha për publikimin, “Për shkak se u rrita në Hollywood, nuk më bëri kurrë shumë përshtypje. Unë kurrë nuk e bleva atë si të rëndësishme apo të rëndësishme.” Por duke pasur parasysh zgjedhjen për të hyrë në industri tani, Jolie ndoshta nuk do ta bënte. "Unë nuk do të isha aktore sot," tha ajo, me paralajmërimin se ndoshta do të kishte bërë teatër, por jo Hollywood. “Kur po filloja, nuk ishte aq e pritshme të isha sa publik, të ndaja kaq shumë.” Një pjesë e shqyrtimit ka ardhur si rezultat i paraqitjes së saj nga divorci shtatë vjet më parë nga Pitt me të cilin ajo ka gjashtë fëmijë. Gjatë asaj kohe, Jolie ka reduktuar punën dhe kryesisht ka qenë në shtëpi me fëmijët e saj. "Duhej të shëroheshim," tha ajo për familjen e saj. “Ka gjëra nga të cilat duhej të shëroheshim.” Ajo e kupton interesin për jetën e saj. Në një moment ajo dhe Pitt ishin një çift i artë në industri. "Që kur isha e re, njerëzve u pëlqente pjesa ime që është shumë e vështirë dhe ndoshta pak e egër - kjo është pjesa që mendoj se njerëzit e shijojnë," tha Jolie. “Unë nuk jam ajo që dëshironi të dëgjoni për dhimbjen ose trishtimin tim. E dini, kjo nuk është argëtuese.” Humanitarja e cila është po aq e rehatshme në një kamp refugjatësh sa është në një set filmi, tha se planifikon të largohet përfundimisht nga Los Angeles dhe të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia. “Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim”, tha Jolie. “Kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar sa më lirshëm. Unë do të lëviz kur të mundem.” ​

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page