Search this site
Results found for empty search
- Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të së bukurës.
Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të së bukurës. Të dyja fushat, janë të mbushura me debate të diskutueshme dhe interesante nga pikëpamja filozofike. Në filozofinë e artit, ka qëndrime magjepsëse, si edhe, konfliktuese mbi se ‘çfarë është arti’ dhe ‘përse veprat e artit duhet të jenë kaq shumë të rëndësishme për ne?’. Vetë dallimi ndërmjet ‘artit’dhe ‘jo-artit’ është sifduar nga filozofët dhe nga artistët. Dhe kuptimi dhe evolucioni i artit (ose i kritikës së artit) është një fushë këkrimi e vazhdueshme dhe mjaft ngazëllyese, me këndvështrime të ndryshme mbi rëndësinë e krijmtarisë, origjinalitetit, dhe përmbajtjes etike (nëse një vepër arti promovon seksizëm apo racizëm, a është ai domosdoshmërisht art i keq?), dhe nëse një vepër e madhe arti duhet t’i qëndrojë testit të kohës. Reflektimet filozofike mbi të bukurën, ndonjëherë kanë ecur paralelisht me filozofinë e artit, por ato sjellin me vete një grupe dhe më të gjerë çështjesh. Sot, shumë artistë, nuk e shikojnë të bukurën si një qëllim parësor dhe disa nga veprat më gjërësisht të vlerësuara, duken deri diku të shëmtuara. Për shumë njerëz, gjykimet mbi të bukurën dhe të shëmtuarën, duket se janë një çështje tërësisht të lidhura me shijen. ‘E bukura është në syrin e atij që shikon’,është tani klisheja. E megjithatë, e bukura mbetet një nga temat më të rëndësishme në estetikë, për të gjitha llojet e arsyeve. Nga pikëpamja historike, shumica e artit është motivuar nga një interes mbi të bukurën dhe kjo ështënë mënyrë të dukshme dhe gjërësisht të përhapur kulturalisht, duke përfshirë jo vetëm perëndimin, por edhe Afrikën, Azinë, dhe Kontinentin Amerikan. Aktualisht ka një rivalitet me interes filozofik, në rolin e së bukurës në artin sot dhe në etikë. Ne do të marrim në shqyrtim arsyet që qëndrojnë përtej këtij rivaliteti. Në Kapitulli 1 por, shkurtimisht, disa filozofë mund të biend dakord se, e bukura qëndron në syrin e atij që shikon, por pastaj ata propozojnë se ka disa mënyra të të parit, të cilat janë më të besueshme sesa disa të tjera. Dhë në etikë sot është thuajse e zakonshme që të pranojmë se disa gjykime morale mbështeten në estetikë dhe jo vetëm, për shembull, në shkencë, histori, institucione, dhe kështu me rradhë. Nëntitulli i një libri të kohëve të fundit mbi ‘Etikën Mjedisore’ na thotë: Nga e bukura tek detyra. Ndoshta, ne duke e parëdiçka si të bukur, kemi më shumë të ngjarë që ta mbrojmë dhe jo ta shfrytëzojmë atë.Fjala “estetike” rrjedh nga greqishtja aisthesis, qe do te thote ndjeshmeri, duke iu referuar marredhenies konkrete trupore te njeriut me boten. Ndjeshmeria eshte nderfaqja jone me e prekshme me boten. E gjithepranishme, e qendrueshme, e megjithate e ndryshueshme ne ndjeshmerine e saj permes nevojave, mesimit dhe intensitetit. Aroma, shijet, prekjet, imazhet, tingujt, nuk kerkojne leje; ato thjesht hyjne brenda nesh. Shkeputur nga libri “Arti dhe mjeshteria e bukurise” nga Juha Varto, perkthyer nga Gezim Qendro, Dituria, 2015
- Sopranoja Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi dhe violinisti Olen Cesari koncert në “Porto Palermo Festival”
Sopranoja Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi dhe violinisti Olen Cesari koncert në “Porto Palermo Festival” 07:33 | 07/08/2024 Sopranoja Inva Mula, pianisti Genc Tukiçi dhe violinisti Olen Cesari koncert në “Porto Palermo Festival” Nga Julia Vrapi Tre artistë të mirënjohur, sopranoja Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi dhe violinisti Olen Cesari dhuruan një koncert të veçantë në “Porto Palermo Festival”. Festivali këtë vit vjen me një program të pasur artistik, që ndërthur muzikën dhe performancat dhe ka pjesë të tij artistë shqiptarë dhe të huaj. Mbrëmja e katërt u përmbyll në kalanë e Ali Pashë Tepelenës me një performancë artistike të papërsëritshme nga sopranoja e mirënjohur Inva Mula, pianisti dhe kompozitori i mirënjohur Genc Tukiçi dhe violinisti virtuoz Olen Cesari në koncertin “Shtigjet e dashurisë”. Më herët për koncertin reagoi dhe pianisti Genc Tukiçi, që publikoi disa momente nga provat. “Sonte për recitalin e Invës “Shtigjet e dashurisë” në Porto Palermo Festival”, shprehej ai. Nga festivali thuhet se alkimia e tyre në skenë, e kultivuar me vite bashkëpunimi dhe përkushtimi të thellë, i fali publikut një përvojë drithëruese dhe të mbushur me tinguj që prekin shpirtin. “Programi muzikor, mjeshtërisht i përgatitur nga artistët, përfshiu interpretime të këngëve shqiptare dhe të huaja në gjuhë të ndryshme. Siç shprehen edhe vetë artistët, “Muzika nuk ka pasaportë, është ndërkombëtare”, thuhet për koncertin. Një emër i skenave të mëdha botërore, violinisti Olen Cesari ka zgjedhur një monument të trashëgimisë kulturore për festivalin, që ka në vëmendje jo vetëm promovimin e trashëgimisë, por këtë vit dhe mbrojtjen e mjedisit. “Porto Palermo Festival” këtë vit mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe edicioni i katërt i festivalit nisi me një thirrje domethënëse të artit për mjedisin. Artistët në festival “Porto Palermo Festival” në edicionin e katërt këtë vit bën bashkë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Si në të gjitha edicionet e kaluara edhe drejtuesi i “Porto Palermo Festival” violinisti i njohur Olen Cesari edhe këtë edicion interpreton me violinën e tij për të pranishmit. Festivali këtë vit zhvillohet në 12 mbrëmje për publikun dhe më herët pjesë e këtij edicioni të katërt të Porto Palermo Festival, u bënë artistët Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, pop-artisti i mirënjohur Mattheë Marston, i cili performoi nën shoqërinë e bass-istit shqiptar Ron Gjura, bateristit italian Stefano Corrias. Më tej festivali vijon me artistët Carlos Paz, Manuela Villa, Dren Abazi, Lavinia Mancusi, Blue Bird Band, Gaz Paja and Friends, etj. Kalaja e Porto Palermos ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë. Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, ku prej disa vitesh është vendi që po zhvillohet dhe festivali muzikor.
- Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë
Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka rrije të numrit të vizitorëve. Ky muze është sot një nga më të vizituarit në vendin tonë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se ka rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. “Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, me një trashëgimi kulturore kaq të pasur, është një nga atraksionet më të mëdha të turistëve që janë kuriozë për të njohur historinë e lavdishme të kombit tonë, dhe në veçanti atë të heroit kombëtar, duke e bërë atë sot muzeun më të vizituar në Shqipëri, me plot 86,708 vizitorë vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, +90 për qind krahasuar me 2023!”, thuhet nga ministri Gonxhja. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit. Muzeu ka pasur vizitorë nga vende të ndryshme përgjatë viteve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavijone të tilla si pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.
- Eqerem Çabej,figurè e shquar e gjuhes e shkencès e arèsimit dhe e kulturès kombètare.
Nga Nesip Kaçi 1- Eqrem Çabej është figurë e shquar e gjuhës, shkencës, arësimit dhe kulturës sonë kombëtare, krenaria e albanologjisë shqiptare. Ai ishte anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Presidiumit të saj, Mësues i Popullit. Lindi më 6 gusht 1908 në qytetin Eskishehir të Turqisë, ku i ati i tij punonte Kadi (Gjykatës), i diplomuar në Stanboll për Drejtësi. Me kthimin e familjes në Shqipëri, në Gjirokastër, ku kaloi fëmijërinë, Eqremi i vogël mbaroi shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Në gjirin e familjes dhe në rrethin e bashkëqytetarëve të tij, të njohur për dashurinë e madhe për atdhe dhe për arsim, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit të shkollës qytetëse, ai fitoi të drejtën e një burse, të dhënë nga prefektura e atëhershme e Gjirokastrës, për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Dhe kështu ai nisi rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë. Për të vazhduar studimet Eqrem Çabej, djalosh i ri, u dërgua në Austri dhe para se të hynte në universitet, i duhej të mësonte gjermanishten, prandaj qëndroi një vit pranë familjes Rainmyler. Në vitin akademik 1927-1928, Çabej, njëzet vjeçar, u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy semestra. Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës, në degën e Gjuhësisë, ku punonte ndër të tjerë indoevropianisti P. Kreçmer, albanologu i dëgjuar Norbert Jokli e të tjerë. Më shumë lidhje si gjatë kohës së studimeve universitare ashtu dhe pas mbarimit të tyre Çabej pati me Norbert Joklin, i cili mbeti albanologu më prodhimtar, ai ishte njëkohësisht mik i Shqipërisë, që i përqendroi po thuaj të gjitha energjitë e tij në hulumtime dhe studime kushtuar gjuhës shqipe dhe historisë së saj. Nga veprat e tij duhen përmendur sidomos : “ Ndihmesa për gramatikën shqipe (1912), “ Hulumtime gjuhësore-kulturore-historike nga fusha e shqipes “ (1923) etj. N. Jokli, duke çmuar talentin e studentit të ri shqiptar e mbajti afër dhe e ndihmoi Çabejn e ri në studimin e thelluar shkencor të gjuhës shqipe. Ende student, Çabej mbrojti disertacionin me temën “Studime italo-shqiptare”, 145 faqe, materialet e të cilit i mblodhi te arbëreshët e Siçilisë në vitin 1932. Më 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof.dr. Norbert Joklit dhe prof.dr. Karl Paçit, Çabej mbrojti disertacionin dhe meritoi diplomën me gradën Doktor, me vlerësimin Shkëlqyeshëm (Ausgezeichnet ) nga Universiteti i Vjenës, e nënshkruar nga tre profesorët e lartpërmendur. Ky vlerësim nga tre profesorët e shquar të Universitetit të Vjenës ishte një dëshmi e qartë e punës së këtij të riu të talentuar. Vlen të nënvizojmë se ai, që në vitet e para të universitetit, krahas punës së madhe si student , ka bërë edhe një punë të lavdërueshme kërkimore në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, por mjerisht kjo punë ka mbetur e panjohur mirë. Kryerja me sukses e studimeve të larta i nxiti autoritetet drejtuese të Universitetit të Vjenës që t’i propozonin të diplomuarit E. Çabej të qëndronte në atë universitet si asistent pranë Norbert Joklit, por një propozim i tillë nuk e joshi, ai u kthye në Shyqipëri me dëshirën e zjarrtë për t’i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të atdheut. E emëruan në gjimnazin e Shkodrës ku dha letërsi, gjuhë shqipe dhe folklor. Në vitin shkollor 1935-1936 u transferua në Shkollën Normale të Elbasanit, ku punoi një vit, e transferuan në Ministrinë e Arsimit për t’u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm, pas pak kohe emërohet profesor i letërsisë në Liceun e Tiranës, por përfundoi në Shkollën e Plotësimit Ushtarak!!! Duke qënë se vuante nga një sëmundje mushkrish, ai kërkoi të lirohej nga një detyrë e tillë, që i solli jo pak kokëçarje. Këshilli i Ministrave të asaj kohe vendosi që Çabej të transferohej profesor në Gjirokastër. Gjatë viteve 1938-1939 e gjejmë pedagog në Gjirokastër, ku ish-nxënësit e tij Koço Mosko, Nasho Nathanaili, Niko Avrami etj, e kujtojnë me nderim : “… na kënaqte me shpjegimet e tij për letërsinë arbëreshe, na këshillonte që në hartime të shkruajmë shkurt e qartë dhe në 40 nxënës që kishte klasa jonë lavdëronte Themo Vasin për hartimet e mira që bënte”. Ata shkruajnë me nostalgji për mësuesin e tyre të dashur dhe fisnik Eqrem Çabej, për ndjenjat e tij patriotike. Në kujtimet e tij për mësuesin e tyre Eqrem Çabej ja se çfarë shkruan Nasho Nathanaili :” Ishte 12 ose 13 prilli i 1939-ës, pas pushtimit të atdheut tonë nga okupatorët fashistë italianë. Ai (profesor Çabej) erdhi në mësim jo si herët e tjera i çelur e buzagaz, por i vrejtur e i mërzitur. U ul në katedrën e tij dhe pasi na vërejti të gjithëve me kujdes, na u drejtua me keto fjalë: “Nxënësit e mi!… Unë me ju zhvilloj dy lëndë, filizofi dhe gjuhë shqipe. Të parën, po të doni , ma mësoni, po të doni mos ma mësoni, unë do t’iu jap një notë kaluese. Por përsa i përket gjuhës shqipe, unë nuk iu lëshoj asnjë fije, sepse për të tani janë krijuar kondita të tjera, fillon periudha e luftës për eliminimin e saj. Unë jua them këtë si mësuesi juaj, si prindi juaj. Kush të dojë, le të vejë në karabinieri dhe le të informojë për këtë këshillë që iu dha mësuesi juaj”. Dhe autori i shënimit shton se midis një heshtjeje prej varri, që u krijua në ato çaste, u ngrit nxënësi Niko Avrami ( i cili ra dëshmor në Luftën Nacionalçlirimtare) dhe tha : “ Midis nesh, profesor, nuk ka të tillë njerëz, mos ki frikë. Të gjithë jemi me mendimin dhe kërkesën tuaj”. Në vitin shkollor 1939-1940 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës drejtor shkolle. Autoritetet pushtuese shpresonin ta bënin për vete këtë profesor me kulturë, që kish fituar emër të mirë me studimet dhe botimet e tij. Por u gabuan, ai nuk bëhej vegël e tyre. Në një shkresë që Federata e Fashios së Tiranës i dërgonte Drejtorisë Qendrore të Partisë Fashiste Shqiptare më 29.7.1940, për Çabejn thuhej : “ Eqrem Çabej deri më sot nuk ka treguar asnjë shënjë afrimi me politikën fashiste, prandaj duhet konsideruar i rrezikshëm dhe duhen marrë masa për ta shkarkuar nga detyra që kryen tashti” Veprimtaria gjysmëshekullore shkencore e Çabejt të madh mund të ndahet në dy faza kryesore, e para vazhdon deri në prag të Çlirimit të Shqipërisë dhe e dyta nis pas vitit 1945. Në fazën e parë ai është marrë edhe me studime thjesht shkencore edhe me botime të nevojshme për shkollën e mesme. Në prodhimtarinë e tij të kësaj faze bie në sy një interesim i madh jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për folklorin e letërsinë artistike me një anim të lehtë nga kjo fushë e dytë. Nga studimet thjesht gjuhësore të asaj periudhe mund të përmendim: Tekste italo-shqiptare (1935), Elemente dialektore nga Italia (1936), Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes (1936), Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike (1936 ), Atlasi gjuhësor shqiptar (1943). Nga fusha e folklorit dhe letërsisë mund të përmendim ndër të tjera: Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare (1934), Zakone dhe doke të shqiptarëve (1936), Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut (1937 ), Për gjenezën e literaturës shqipe (1937 dhe 1959), Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan (1941 ). Nga studimet me karakter të përzier gjuhësor, letrar dhe folklorik duhen përmendur sidomos: Studime italo-shqiptare dhe teksti për shkollat e mesme, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe. Në këtë tekst jepen disa njohuri të përmbledhura mbi gjuhën, mbi gjuhët e botës, mbi gjuhët indoevropiane dhe mbi gjuhën shqipe. Për gjuhën shqipe jepen njohuri për përhapjen e saj, për dialektet dhe ndryshimet midis tyre, për gjuhën e përbashkët, për burimin e shqipes dhe për emrin e shqiptarëve. Në pjesën e dytë jepen njohuri të përmbledhura për shkrimtarët e vjetër shqiptarë dhe arbëreshë. Këtu përfshihen Dokumentet e para, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Matrënga, Variboba, De Rada, Dara, Serembe etj., etj., si edhe për poezinë popullore shqiptare dhe arbëreshe, si edhe nga poezia popullore e arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë dhe nga Shqipëria. Çabej ka bashkëpunuar në mjaft vepra kolektive dhe në redaksitë e revistave shkencore, në komisionet përgatitore të konferencave dhe sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti i Gjuhesisë dhe i Letërsisë, si edhe në komisionin përgatitor të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972. Veprimtaria shkencore e Çabejt mori një zhvillim shumë të madh në fazën e dytë, d.m.th. pas Çlirimit, kur ai punoi pranë ish- Institutit të Shkencave dhe më vonë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe njëkohësisht edhe si pedagog i jashtëm në shkollat e larta, ku ai zhvilloi me studentët për shumë vjet lëndët linguistikë dhe albanologji, ndërsa në Fakultetin Histori-Filologji jepte Gramatikën Historike, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe dhe Fonetikën historike të shqipes, si dhe hartoi, përgatiti dhe bëri tekstet përkatëse me 150 faqe secili, që janë ende në përdorim, të ribotuara disa herë në universitetet e Tiranës dhe Prishtinës. Pas vitit 1945 Çabej iu përkushtua më fort gjuhësisë dhe veprimtaria e tij shkencore në këtë fushë ka qënë më e frytshme dhe më e rëndësishme se në fushat e tjera. Në këtë fazë Çabej anoi më shumë në gjuhësi, çështjeve të rëndësishme të gjuhës shqipe që kërkonin zgjidhje sa më të argumentuara dhe që do të ndihmonin për zhvillimin e mëtejshëm të studimeve gjuhësore. Krahas thellimit të mëtejshëm të studimit sinkronik të shqipes, fillon në Shqipëri edhe studimi diakronik i kësaj gjuhe, është fjala sidomos për studime në rafshin historik, ku më parë fjalën e thoshin po thuaj vetëm studiuesit e huaj. Njeriu më i përshtatshëm në fushën e gjerë të studimit diakronik të shqipes ishte Çabej, i cili kishte mbështetjen e kolegëve të tij më të moshuar si Aleksandër Xhuvani, Kostaq Çipo, Mahir Domi. Vendosmëria e Çabejt për t’iu përkushtuar studimit diakronik të shqipes duhet të jetë nxitur edhe nga dëshira e tij për të ndriçuar më tej disa probleme të historisë së kësaj gjuhe të lashtë të Ballkanit, në një kohë kur studimet albanologjike jashtë Shqipërisë po pësonin një rënie të dukshme. Norbert Jokli, albanologu më prodhimtar i viteve njëzet e tridhjet të këtij shekulli, u zhduk në mënyrë tragjike nga nazistët gjermanë në vitin 1942. H. Pedersen, tashmë i plakur, nuk merrej më prej kohësh me gjuhën shqipe. Disa studiues të tjerë të shqipes në vende të tjera të Evropës, nuk kishin as kushtet e nevojshme, as përgatitjen e duhur për të ndërmarrë studime të gjera nga fusha e historisë së gjuhës shqipe. Kjo zbrazëti e krijuar në këtë fushë studimesh duhej mbushur dhe vendi ku mund të bëheshin përpjekje të suksesshme , ishte Shqipëria e porsa çliruar, e cila me gjithë hallet dhe problemet e mëdha që i la lufta, u tregua e gatshme për ta përballuar edhe këtë ndërmarrje të vështirë. Në këtë mënyrë, krahas thellimit të mëtejshëm të studimit sinkronik të shqipes, filloi në Shqipëri edhe studimi diakronik i saj, i cili mori një hov të dukshëm gjatë këtyre dyzet e pesë vjetëve të fundit sidomos me punën e palodhur dhe të frytshme të Eqrem Çabejt dhe të disa gjuhëtarëve të tjerë, që ecën në gjurmët e tij. Studimet diakronike të shqipes gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit nuk janë konceptuar të shkëputura nga problemet e studimit sinkronik të saj. Me interes është edhe rruga e metoda e ndjekur nga profesor Çabej në studimet e tij diakronike. Si në studimet etimologjike, ashtu dhe në ato për fonetikën, gramatikën dhe dialektologjinë historike, ai është mbështetur në parimin që, duke u nisur nga faza e dokumentuar e shqipes dhe duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e mundshme, të ngjitemi shkallë-shkallë në fazat më të hershme të saj. Pra, baza e metodës së tij hulumtuese është krahasimi i brendshëm, duke u nisur nga e njohura për të zbuluar të panjohurën. Për t’ia arritur sa më mirë këtij qëllimi, ai është mbështetur edhe në krahasimin me gjuhët e tjera indoevropiane, por krahasimin e jashtëm ai e ka shfrytëzuar si një mjet plotësues. Një tjetër veçori e metodës së tij hulumtuese, sidomos në studimet etimologjike, ka qënë zbatimi me sukses i parimit të shkollës “Fjalët dhe sendet”, e themeluar në fillim të shekullit të njëzetë nga R.Meringer dhe H. Shuhard. Sipas kësaj shkolle gjuhësore, duhen pasur parasysh lidhjet e ndërsjellta midis sendeve dhe fjalëve përkatëse, që ishte zbatuar edhe nga mësuesi i tij i shquar N. Jokli. Zbatimi i kësaj metode shkencore në mënyrë krijuese i dha mundësi profesor Çabejt që të mënjanojë disa nga gabimet, ku kishin rënë ca studiues të mëparshëm të gjuhës shqipe. Interesat e profesor Çabejt në fushën e historisë së gjuhës shqipe kanë qënë të shumanshme, por ndihmesa më të rëndësishme ai ka dhënë sidomos në fushën e etimilogjisë, të fonetikës historike, të gramatikës historike e të dialektologjisë si dhe për çështjen e prejardhjes së gjuhës shqipe. Atij i takon merita qe iu përvesh një pune të madhe shumëvjeçare për vjeljen sistematike të fjalëve dhe shprehjeve të gjuhës shqipe jo vetëm nga fjalorët e kësaj gjuhe por dhe nga burime të drejtpërdrejta, siç janë ndër të tjera veprat e autorëve të vjetër shqiptarë dhe arbëreshë, botimet me materiale dialektore nga arbëreshët e Greqisë, të Italisë dhe të ngulimmeve të vjetra shqiptare jashtë Atdheut, si dhe nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Një tjetër temë që ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e ketij studiuesi gjenial ka qënë ajo e prejardhjes së gjuhës shqipe, së cilës i është kthyer disa herë me plotësime argumentesh. Për dijetarët e mëparshëm prejardhja e shqipes nga ilirishtja ishte një gjë e vetëkuptueshme, mirëpo qysh nga fundi i shekullit të kaluar e sidomos gjatë shekullit tonë disa gjuhëtarë e kanë kundërshtuar këtë mendim dhe kanë mbrojtur hipotezat, sipas të cilave shqipja është bijë e trakishtes, apo e së ashtuquajturës dakomizishte etj. Profesor Çabej në artikujt dhe kumtesat e tij me argumente gjuhësore, historike- gjeografike etj. i ka kundërshtuar ato hipoteza dhe ka mbrojtur tezën e burimit ilir të shqipes. Kjo tezë ka gjetur tashmë përkrahje në një numër gjithnjë e më të madh studiuesish të huaj. Por duhet thënë se kryet e vendit në prodhimtarinë shkencore të profesor Eqrem Çabejt e zënë “ Studimet etimologjike në fushë të shqipes, që Kadarea i ka cilësuar kurora e veprës së tij shkencore të cilave ai arriti t’u jepte formën përfundimtare dhe t’i botonte në revistën : Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore, nga nr. 4 – 1964, si dhe janë ribotuar në Prishtinë në vëllimin 1 dhe 2 në vitin 1967, në Studime Gjuhësore. Ndihmesë të rëndësishme ka dhënë ky studiues i shquar edhe në fushën e fonetikës dhe të gramatikës historike të shqipes. Nga fonetika historike ai në tekstin për shkollat e larta, (i ribotuar disa herë në Tiranë në formë dispense dhe i ribotuar si libër në Prishtinë më 1970) dhe në studime e artikuj të ndryshëm, të botuar brenda dhe jashtë vendit, ka trajtuar çështje të rëndësishme të evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe. Profesor Çabej është marrë edhe me disa çështje të rëndësishme nga fusha e gramatikës historike të shqipes, siç janë: shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, Problemi i nyjave të shqipes, Çështja e gjinisë asnjanëse etj. Vëmendje të posaçme ai i kushtoi hulumtimit dhe studimit të dialekteve të shqipes. Veprimtaria shkencore e tij ka pasur jehonë të madhe në Kosovë, ku përveç artikujve të shumtë të ribotuar nëpër revista të ndryshme, është bërë një punë e mirë edhe me ribotimin e të gjitha shkrimeve të tij në disa vëllime. Deri sot janë botuar shtatë vëllime me titullin “Studime gjuhësore”. Veprat dhe artikujt shkencorë të Çabejt janë botuar në vende të ndryshme të botës, që dëshmon për interesimin e madh, që ka ngjallur veprimtaria shkencore e këtij gjuhëtari të shquar edhe jashtë Shqipërisë si në Austri,Gjermani, Rumani, Itali, Francë, Poloni etj. Për interesimin e madh që ka ngjallur në botën e jashtme vepra shkencore e tij, dëshmon edhe letërkëmbimi shumë i gjerë që ka pasur ai me një numër të madh gjuhëtarësh të huaj, nga të cilët mjafton të përmendim disa nga më të shquarit si: H.Pedersen, Paul Kreçmer, Norbert Jokli, Karl Paç, Maksimiljan Lamberc, Aleksandër Graur, Aleksandër Roseti, Vladimir Georgev, Vaklav Cimohovski, Haralambie Mihëjesku, eti.,etj. Vitet e fëmijërisë që kaloi në Gjirokastër, lanë mbresa të pashlyeshme në vetëdijen e shkencëtarit të ardhshëm, i cili edhe në moshë të thyer, i kujtonte gjithnjë me mall ato vite. Në kujtimet e vitit 1967, të nipit të tij Dragush Çabej, thuhet : “ Kishte shumë mall për Gjirokastrën. Shkonte me shumë dëshirë kur gjente kohë. Në prill të 1967-ës e prita sa erdhi. Zbriti te Sheshi i Çerçizit. Ishte vonë kur mbëriti. Qëndroi një copë herë duke parë monumentin e tij.Pastaj, si e brodhi me sy të gjithë qytetin, u kthye nga unë dhe më tha : “ Dua të rri pak vetëm, se kështu më duket sikur bisedoj me Gjirokastrën dhe çmallem me të. Ika këndej fëmijë fare, njëmbëdhjetë vjeç pa bërë”.Pas një çopë here morëm Qafën e Pazarit. Ai, i heshtur gjithmonë, duke kaluar nëpër kalldrëmet,tani zuri të fliste e të fliste për bukuritë e Gjirokastrës. Qëndroi para shtëpisë së tij “ Këtu u vra bimbashi turk. Këtu përballë ka qënë fura e Kolës. Paskan ndërtuar një shtëpi të re në vend të furrës. Bahçeja jonë. Këtu me Fejziun, Tahsimin Feritin e të tjerë luanim me cingla, dollapet, top-gropën…Shtatë kronjet. Këtu, me vëllanë merrnim gjymat dhe mbushnim ujë. Hani i Stavros. Këtu vinin e bujtnin më shumë fshatarë nga Labëria. Hani i Zagories. Këtu bujtnin nga Zagoria, Sopiku…Ja libraria e Nimet Karagjozit. Këtu nxënësit e shkollës blinin libra e broshura të Buzukut, Matrangës, Samiut, Naimit, letërsi klasike frënge…” Desha t’i thosha ndonjë fjalë tjetër, po, kur vura re se as po më shikonte fare, e kuptova që donte të bisedonte me veten dhe nuk fola. Mos e nga, Dragush, i thashë vetes, ka mall e nuk do trazuar” Studimet e larta filologjike, siç e thamë më lartë, i bëri në Austri, ku dhe u specializua për gjuhësi krahasuese indoeuropiane. Për afër një gjysmë shekulli punoi sistematikisht për shkollën e studimet shqiptare, duke i dhënë ndihmesa të rëndësishme veçanërisht arsimit të lartë dhe gjuhësisë shqiptare.Veprimtaria e tij kërkimore me kohën mori përmasa të gjera dhe u ngrit në një shkallë të lartë. Në vitin 1946 profesor Çabej dha mësim në Institutin e Lartë Pedagogjik, më pas në në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Hartoi tekstet e disa lëndëve kryesore, ishte bashkautor në një varg veprash kolektive. Veprimtaria e tij shkencore u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri edhe jashtë saj, sidomos në folklor, etnografi, histori të letërsisë. Fusha themelore e tij ka qënë historia e gjuhës e vështruar në aspektet e problemet më të ndryshme të saj. Vendin qendror e zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, por mjaft peshë kanë edhe fonetika e gramatika historike e shqipes, historia e përgjithshme e shqipes me problemet e prejardhjes së saj, të marrëdhënieve me gjuhët motra indoevropiane, me gjuhët ballkanike e me gjuhë të tjera, po ashtu edhe gjuha e autorëve të vjetër e botimi filologjik i veprave të tyre. Ndihmesa me rëndësi ka dhënë profesor Çabej edhe për dialektologjinë e onomastikën, si edhe për kodifikimin e gjuhës letrare. Ndër veprat më kryesore të tij janë : Studime etimologjike në fushë të shqipes : 1-2-3, Hyrja në historinë e gjuhës shqipe (1947, 1958), Fonetika historike e shqipes (1958), botimi kritik i veprës “ Meshari “ i Gjon Buzukut,(1958), bashkë me Aleksandër Xhuvanin hartoi dy trajtesat “Parashtesat” dhe “ Prapashtesat” e gjuhës shqipe” (1956, !962). Profesor Çabej është bashkautor i “Fjalorit të gjuhës shqipe” ( 1954), po ashtu ndër hartuesit e udhëzuesve drejtshkrimorë,që u punuan pas Çlirimit deri në “Drejtshkrimin e gjuhës shqipe” (1973). Mori pjesë gjallërisht në përpunimin e terminologjive të shumë degëve të shkencës e teknikës. I ndrituri Çabej argumentoi në mënyrë bindëse prejardhjen ilire të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar, autoktoninë e tij në trevat ku banon sot, vuri në dukje rolin dhënës të shqipes ndaj gjuhëve me të cilat ra në kontakt dhe unitetin e kulturës materiale e shpirtërore shqiptare. Profesor Eqrem Çabej, si përfaqësues i shquar i gjuhësisë shqiptare, u njoh si autoritet shkencor edhe në rafshin ndërkombëtar dhe u çmua lart për meritat e tij veçanërisht në gjuhësi dhe albanologji. Poeti dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare për Eqrem Çabejn shkruan si më poshtë : “ Jeta dhe vepra e Çabejt është një ngjitje në ngrehinën e madhe të universit të gjuhëve, që është një lartësi e vështirë e shkencës dhe një bastion i vërtetë i qytetërimit shqiptar. Kam patur fatin ta njoh e ta takoj shumë herë Eqrem Çabejn. Më shumë se i njëjti qytet ku kishim lindur, na bashkonte mbarë gjuha shqipe, ajo që flitej nga jugu në veri, e përtej kufijve e përtej detit e përtej oqeanit Atlantik. Njohja me të më erdhi nëpërmjet një drejtimi të lumtur : poezisë. Ai u mor tërë jetën me një nga përmasat më të gjera, më madhështore e më misterioze të jetës sonë: gjuhën. Ai punoi tërë jetën me mund prej titani për gjuhën tonë shqipe, atë gjuhë që e mbajti gjallë unitetin e kombit e u mbajt edhe vetë gjallë prej tij. Të lidhura kështu me këtë materie të pavdekshme, emri dhe vdekja e Eqrem Çabejt e kanë të natyrshme, si një cilësi të racës, pavdekësinë.” Ky dijetar i shquar më 17 gusht 1980 u përcoll për në banesën e përjetshme, në dheun mëmë që aq shumë e donte nga përfaqësuesit më të lartë të Partisë, të shtetit dhe të shkencës e kulturës shqiptare. Me vdekjen e tij shkenca dhe kultura shqiptare humbën një nga përfaqësuesit e tyre më të talentuar dhe më prodhimtarë. Në ceremoninë e varrimit të tij, Profesor Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë tha: “Vepra e Eqrem Çabejt nuk ka të vdekur, ajo do të mbetet kurdoherë si një shembull, si një thesar i vyer në duart e studiuesve, të shkencëtarëve të sotëm e të ardhshëm të vendit tonë.” 2- Material tjeter nga Agim Mero interesant. Nga Agim Mero. Në vjeshtë të vitit 1972 dy ngjarje shkencore me rëndësi kombëtare u organizuan nga Universiteti: Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, në shtator; dhe Kongresi i Drejtshkrimit, në nëntor. Historianë dhe gjuhëtarë të shquar nga vendi, nga Kosova dhe nga shumë vende të tjera të botës, vunë në dukje, në këto dy tubime historike, kulturën e lashtë dhe prejardhjen e saj ilire të historisë dhe të gjuhës shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra të kontinentit. Referatet e kumtesat e A. Kostallarit, A. Budës, E. Çabejt, I. Ajetit, etj., ishin bazamenti i fuqishëm shkencor, ku u mbështetën konkluzionet e vendimet e Kuvendit e të Kongresit. Ashtu si kuvendin, por veçanërisht Kongresin e Drejtshkrimit, Enver Hoxha i ndoqi me kujdes të veçantë. Ai pyeste e dëgjonte veçanërisht me vëmendje mendimet e studiuesve kosovarë për gjuhën e njësuar dhe vlerësoi sidomos mendimet e Çabejt për karakterin konvergjent të gjuhës letrare shqipe. Kur u mbyll kongresi, E. Hoxha takoi me radhë shkencëtarët e gjuhëtarët që mbajtën referatet e kumtesat dhe u ul për të pirë kafe midis E. Çabejt dhe A. Budës. Aty ai deklaroi se së shpejti do të krijohej edhe Akademia e Shkencave, duke vlerësuar në këtë rast aftësitë shkencore si të Çabejt, ashtu dhe të Budës. Me Çabejn në Shkup dhe Prishtinë Në dhjetor të atij viti pata rastin e fatin që bashkë me Çabejn të shkonim për marrëveshje universitare në Shkup e në Prishtinë. Rrugës për në Shkup ndaluam afër Manastirit, ku ishin bërë e bëheshin studime arkeologjike të një vendbanimi të lashtë të quajtur “Heraklea”. Me pyetjet, me njohuritë dhe me shpjegimet që jepte Prof. Çabej, për kulturën dhe historinë e asaj treve, ciceroni vendas hoqi dorë nga fjalët e tij dhe filloi edhe ai të dëgjonte me vëmendje profesorin tonë. Në Shkup e ftuan të bënte një bisedë mbi gjuhët ballkanike në fakultetin e gjuhësisë të Universitetit të Shkupit. Kur shkuam për ta marrë Çabejn, pas dy orësh, ai ende s’kishte mbaruar t’u përgjigjej pyetjeve të shumta që i bëheshin dhe pamë një grumbull të madh dëgjuesish që ishin jashtë sallës, në oborr, duke dëgjuar bisedën e tij. Harresë apo…!? Në Prishtinë e në qytetet e tjera të Kosovës, ku unë shkova për herë të parë, nuk mund ta përshkruaj dashurinë e respektin e madh të kosovarëve për Prof. Çabejn. Kjo dashuri e ky respekt për të vinte se ai njihej kudo atje si një shkencëtar i madh, por edhe si një shqiptar i madh. Profesori njihte deri në nuanca jo vetëm jetën dhe historinë kosovare, por edhe vendet ku kalonim me emra e me historinë e tyre. Por ajo që më shtangu, ishte kur pashë në gazetën “Rilindja” që në përvjetorin e lindjes së tij ia kishte kushtuar disa faqe Çabejt, Në faqen e parë gazeta botonte një portret të madh të tij me mbishkrimin: “Simbol i mençurisë dhe i modestisë shqiptare”. U gëzova, por edhe u pezmatova, rashë në mendime, sepse në shtypin tonë as përmendej ditëlindja e tij dhe shefja e kuadrit të Universitetit s’e vinte fare në listat e atyre që duhej t’u festohej dita e lindjes. Si për të larë diçka, kur u kthyem nga Kosova, pas disa ditësh i shkova në shtëpi Profesorit për Vitin e Ri. Vërejtje pse i puthi dorën koleges shkencëtare Është bërë proverbial tani rasti me shkencëtaren ruse Desnickaja, albanologe e njohur, që kur Çabej e takoi në një kongres të studentëve të Evropës juglindore në Sofje, i puthi dorën asaj. Për këtë xhest, kryetari i delegacionit N. P. (nëndrejtori Institutit të Marksizëm-Leninizmit-) i hoqi vërejtjen, kurse Çabej iu përgjigj: “-Jam shumë i moshuar tani që të ndërroj zakonet e sjelljes sime.” Desnickaja ishte edhe oponente, kur Çabej mbrojti disertacionin. Titullin e kandidatit të shkencave ai duhej ta mbronte në një kohë kur të tjerëve u jepej me vendime. Në bisedë e sipër, ajo tha:”- Unë sot jam oponente, po për ato që do të flas, e konsideroj veten nxënëse të Çabejt”. Desnickaja e dinte aq mirë shqipen, sa kur e pyeta Prof. Z. Kodrën, ndërsa ajo po fliste për disertacionin e Çabejt, se si po e fliste shqipen nga ana gramatikore, ai më tha: Gjatë një ore që ka folur, ka bërë vetëm dy gabime gramatikore, që, (dhe përmendi emrin e një shkrimtari tonë të njohur), i bën në çdo dy fjalë që thotë. Të tolerosh është njerëzore, të falësh është hyjnore! Sa herë e takoja, aq sa më jepte kënaqësi, aq edhe pezmatohesha e futesha në mendime. Një shkencëtar iu1_cabej atillë, që bota e njihte, e nderonte dhe e respektonte, punonte e jetonte në kushte më se modeste. Për të shkuar në punë, i duhej të ndërronte dy autobusë. Jetonte në një apartament më se të zakonshëm, kur sa e sa mediokër kokëboshë kapardiseshin në vetura e në vila! Për të shkuar në verë dy javë në plazh, mu desh të ndërhyja te ministri i Ekonomisë Komunale, për t’i dhënë një kabinë dërrase. Por, ai gjithmonë i urtë dhe i heshtur, s’ankohej kurrë, jo nga frika, por nga karakteri, sepse, siç ka thënë vetë: “Thelbi shpirtëror i karakterit të shqiptarit është rezervimi.” Këtë ma vërtetoi edhe një herë Shyretja, bashkëshortja e tij, kur i vajta para disa vjetësh për vizitë në shtëpi. Në një nga gazetat tona dikush kishte shkruar sikur Çabej, kur ishte i shtruar në spital, i kishte thënë që mua më sëmuri A… , për një nga drejtuesit e tij. Kjo shkruhej disa vite pas vdekjes. Shyretja ishte revoltuar dhe insistoi që gazeta të kërkonte ndjesë për çka kishte shkruar, sepse Eqremi, fliste akoma e revoltuar ajo, jo vetëm s’e ka thënë atë, por edhe nuk e thoshte kurrë sepse ai si moto të jetës, midis të tjerash, kishte edhe këtë: “Të tolerosh është snjerëzore, të falësh është hyjnore”. *** Për 20 vjet, deri sa vdiq e takova vetëm një herë, në autobus urban, kur po vija nga Laçi. Më foli me shumë përzemërsi e me keqardhje të madhe. U mërzita shumë – tha – që ike nga universiteti, se gjirokastritët e bëjnë shumë mirë punën e shtetit. “Nuk e takova dot më njeriun e madh e profesorin e dashur. Sa i madh, aq ishte edhe i thjeshtë. Ndryshe s’do të kishte vend proverbi i lashtë që thotë se: “Mund të jesh i thjeshtë pa qenë i madh, por nuk mund të jesh i madh pa qenë i thjeshtë. Lum kush e ka njohur atë njeri! Akademia e Shkencave, midis Budës dhe Çabejt Kjo dha shkas që në opinionin intelektual të diskutohej se Aleks Buda ose Çabej, një nga këta të dy do të ishte kryetari i ardhshëm i akademisë. Dy muaj më vonë, kur u inaugurua Akademia, E. Hoxha konsideroi si më të përshtatshëm kryetar të saj Prof. Aleks Budën. Si Çabej, ashtu dhe Buda, të dy të shkollës austriake, kishin “njollat” e tyre në biografi, nga të cilat si më të voglat E. Hoxha quante të A. Budës. Kur E. Hoxha e thirri A. Budën për t’i komunikuar vendimin për ketë, s’di sa është e vërtetë, A. Buda me zgjuarsinë e buzëqeshjen e tij karakteristike, i tha:”- Sh. Enver, ky është gabimi i parë i madh që bën partia duke më caktuar mua kryetar të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë”. Aleks Buda ishte një intelektual i formuar, erudit, me kulturë perëndimore. Atëherë veprimi i E. Hoxhës për ta emëruar kryetar të akademisë u konsiderua si një sinjal që bëhej në përputhje me frymën liberale të asaj periudhe, që dha shpresa për ndryshime pozitive. Megjithatë në këto veprimtari, spikaste figura e Eqrem Çabejt, në radhë të parë si e një gjuhëtari të madh, por jo më pak edhe të një historiani të tillë, me përmasa poliedrike, që në çdo kohë do t’i japë nder Shqipërisë. Çaj Çajupi në shtëpinë e profesorit Shtëpinë e kishte ku e ka edhe sot familja e tij, afër Varrit të Bamit, në katin e sipërm të një pallati. Më priti në kuzhinë, aty ku prisnin atëherë. pothuajse gjithë shqiptarët. E ndjeva që u gëzua si fëmijë ai kolos i mendimit, i kulturës e shkencës shqiptare. “- Së pari, -më tha – do të pimë një çaj mali nga Gjirokastra” dhe këndej filloi edhe muhabeti për Gjirokastrën, për lagjen ku kishte lindur e për gjimnazin ku jepte mësim, kur punoi për pak kohë në Gjirokastër. I kujtova se një ish student i tij, nga Gjirokastra, më kishte treguar se kur hyri (për Çabejn) për herë të parë në klasë, u kish thënë:”- Bashkë do të bëjmë dy lëndë, filozofinë dhe gjuhën shqipe. Të parën po deshët mësojeni, po deshët mos e mësoni., por të dytën nuk do t’ju lejoj që të mos e mësoni. “Qeshi pak dhe shtoi:”- Filozofia ka rëndësinë e saj, por gjuha është tabani i tabanëve të një kombi.” Jeta dhe vepra Eqrem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër. Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqiptare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Veprimtaria shkencore e Çabejit në fushën e gjuhës shqipe dhe historisë është e gjithanshme dhe në shumë raste monumentale. Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Eqrem Çabej është autor i mbi 200 publikimeve; la pas shumë shkrime e studime mbi letërsinë e folklorin; si dhe dy veprat madhore: botimin studimor prej dy vellimesh “Meshari i Gjon Buzukut, 1555”, dhe “Studime Etimologjike në fushë të shqipes”. Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Profesor Çabejit i është akorduar Urdhri “Nderi i Kombit”, Shqipëri 10 maj 2003; Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë, ndërsa Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, universiteti “Eqerem Çabej”. Eqrem Çabej në Vjenë eqerem-cabejPër të vazhduar studimet, Eqrem Çabej u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten. Rasti e solli pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten, një familje e kulturuar dhe dashamirëse, që u kujdes për të si ta kishte birin e vet. Gjatë qëndrimit pranë kësaj familjeje ai punoi shumë për ta përvetësuar sa më shpejt gjermanishten. Duke lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm me zellin e madh, por edhe me sjelljen shembullore. Pas një viti qëndrimi në St. Pölten, mori njëherësh dy klasa të gjimnazit që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Në vitin akademik 1927 – 1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës. Dega e gjuhësisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Vjenës kishte një traditë të vyer. Aty kishin punuar profesorë të tillë të shquar si sllavistët e njohur Franc Miklosiç (Miklosich) (1813 – 1956), Vatroslav Jagiç (1838 – 1923), romanisti me emër Vilhelm Majer – Lybke (Myer – Lübke) (1861 – 1936) etj. Në kohën që u regjistrua Çabej, në atë universitet punonin, ndër të tjerë, indoeuropianisti dhe grecisti i njohur P. Kreçmer (P. Kretschmer) (1866 – 1956), albanologu i dëgjuar Norbert Jokl (1877 – 1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paç (K. Patsch) (1865 – 1945) etj. Të kujtojmë se në Austri ishte krijuar një traditë e mirë edhe për studimin e historisë së gjuhës shqipe dhe të historisë së popullit shqiptar. Me Norbert Joklin Norbert Jokli, duke e çmuar talentin e studentit të ri shqiptar, e mbajti afër atë dhe kështu u zhvillua midis tyre një miqësi e ngushtë dhe një bashkëpunim i frytshëm, që ndihmoi aq shumë për ta përudhur Çabejn e ri në studimin e thelluar shkencor kur ishte ende student. Në përputhje me kërkesën e Universitetit të Vjenës që, për ta marrë diplomën me gradën e doktorit në profilin përkatës studenti duhej të mbaronte një disertacion, diplomanti E. Çabej zgjodhi për këtë qëllim temën Studime italo – shqiptare (Italoalbanische Studien). Për këtë disertacion ai punoi me zell të madh dhe shkoi e mblodhi material pranë arbëreshëve të Sicilisë në vitin 1932. Disertacioni u mbrojt më 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paçit dhe për këtë atij iu dha diploma për gradën doktor nga Universiteti i Vjenës. Diploma është nënshkruar nga të tre profesorët e lartpërmendur përkrah vlerësimit shkelqyeshëm (Ausgezeichnet).
- Libri me i mirè i shekullit 21.
Libri më i mirë i shekullit të 21-të! Marisa Karabeci Libri “L’amica geniale” ka pushtuar New York Times. Romani i Elena Ferrantes kryeson renditjen e 100 librave më të mirë të shekullit të 21-të të hartuar nga gazeta amerikane. Ajo angazhoi për këtë mbi 100 grupe letrare që zgjodhën 10 vëllimet e tyre të preferuara të botuara nga 1 janari 2000 deri më sot. Në vend të parë është vendosur historia e miqësisë mes Lenù dhe Lila. Në këtë ndërmarrje morën pjesë edhe personalitete të tilla si Stephen King, Bonnie Garmus, Claudia Rankine, James Patterson, Sarah Jessica Parker, Karl Ove Knausgaard, Elin Hilderbrand, Thomas Chatterton Williams, Roxane Gay, Marlon James, Sarah MacLean, Min Jin Lee. Ishin gjithsej 503 romancierë, poetë, eseistë, kritikët dhe dashamirës të tjerë të leximit, të cilëve iu besua kjo detyrë. “Vëllimi i parë i historisë napolitane kushtuar miqësisë mes protagonisteve Elena dhe Lila triumfoi si një nga shembujt kryesorë të të ashtuquajturit autofiction, një kategori që do të dominonte letërsinë e shekullit të 21-të”-shkruan gazeta, sipas së cilës të lexosh këtë roman të paharrueshëm pa shkurtesa është si të ngasësh një biçikletë mbi zhavorr; i ashpër, i rrëshqitshëm dhe irritues, të gjitha këto cilësi në të njëjtën kohë”. Elena Ferrante është një pseudonim. Identiteti i saj u zbulua në vitin 2016-të nga një gazetar italian që publikoi një investigim në “Sole 24 Ore”, një publikim i njëkohshëm në SHBA në “New York Review of Books”, në Gjermani në “Frankfurter Allgemeine” dhe në Francë në “Mediapost”. Sipas tij, pas pseudonimit Elena Ferrante fshihet një përkthyese e quajtur Anita Rraja. Ajo nuk ka dalë asnjëherë publikisht dhe nuk ka folur kurrë për këtë. Librat e saj janë përkthyer edhe në shqip. Stina.al Plazh ne Korfuz, all inclusive, Royal Grand Hotel, 5 ditë 4 netë. Nisje Korrik dhe Gusht Reklame nga boost.al | VEA Travel | Sponsored Plazh në Kapri, Amalfi, Positano, Ischia, 5 ditë 4 netë. Nisje ne Korrik dhe ne Gusht! Reklame nga boost.al | VEA Travel | Sponsored Plazh ne Zakynthos, all inclusive, Zante Royal Resort 4 yje, 6 ditë 5 netë. Korrik, Gusht Reklame nga boost.al | VEA Travel | Sponsored Plazh ne Zakynthos, hotel Strada Marina me 4 yje, 6 ditë 5 netë. Nisje Korrik dhe Gusht Reklame nga boost.al | VEA Travel | Sponsored Për 3 Muaj 1 Profesion. Zbulo kurset tona të certifikuara! Reklame nga boost.al | Instituti Profesional ATC | Sponsored Në këto ditë të nxehta vere, këshillat që vijnë nga japonezët do ju mbajnë më të freskët... | Top Albania Radio Ditët e nxehta të verës do të vazhdojnë edhe për pak, por ka disa këshilla... topalbaniaradio.com
- Kamala Harris zgjedh kandidatin për zv/president të SHBA. Kush është Tim Walz, Guvernatori i Minesotës, ish-mësuesi dhe veterani i ushtrisë që fitoi besimin e gruas që sfidon Trumpin
Kamala Harris zgjedh kandidatin për zv/president të SHBA. Kush është Tim Walz, Guvernatori i Minesotës, ish-mësuesi dhe veterani i ushtrisë që fitoi besimin e gruas që sfidon Trumpin 06 Gusht, 2024 15:45 Kamala Harris Tim Walz Madhësia e tekstit: Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje. 60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018, shkruan Zëri i Amerikës. Si guvernator, zoti Walz ka ndjekur një axhendë progresive, që mes të tjerave përfshin masa për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerimin e lejes së paguar për punonjësit e Minesotës. Ai ka mbrojtur prej kohësh të drejtat riprodhuese të grave, por gjithashtu ka shfaqur edhe prirje konservatore, duke mbrojtur interesat e fermerëve dhe të drejtën për armëmbajtjee. Ishte vendimi i parë madhor i zonjës Harris si kandidate presidenciale e Partisë Demokrate dhe një hap tjetër në fushatën e saj për të fituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Njoftimi erdhi një ditë pasi zonja Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje. Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të zonjës Harris. Votimi do të certifikohet zyrtarisht në Kuvendin e partisë në Çikago. Zonja Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore. Lista e kandidatëve për nënpresident ishte ngushtuar mes Guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i thanë agjencisë Reuters disa burime të hënën. Nënpresidentja Harris pritet të shfaqet me zotin Waltz në një tubim fushate në Filadelfia të martën në mbrëmje. Vendimi i saj është tregues i mënyrës së saj të të menduarit për strategjinë më të mirë për të fituar në zgjedhjet e nëntorit. Zoti Walz, 60 vjeç, shërben si guvernator në një shtet që voton vazhdimisht për demokratët, por ka treguar se është i pëlqyer mes votuesve të bardhë, ruralë, të cilët vitet e fundit kanë votuar gjerësisht për zotin Trump. Amerikanët zakonisht përqendrohen tek kandidati për president kur zgjedhin se për kë të votojnë, por kandidatët për nënpresident mund të ndihmojnë ose dëmtojnë kandidatët e tyre bazuar në prejardhjen, popullaritetin në shtetin e tyre dhe aftësinë për të ndikuar në zona të rëndësishme elektorale ose tek votuesit e pavarur. Senatori JD Vance, kandidati për nënpresident i përzgjedhur nga ish-Presidenti Donald Trump, nga shteti i Ohajos, ka shkaktuar reagime me komentet e tij për gratë që nuk kanë fëmijë, mes shqetësimeve se ato do të ndikojnë tek vota e grave. Në tubime fushate këtë javë, ai pritet ta kritikojë zonjën Harris lidhur me ekonominë dhe imigracionin. (BalkanWeb)
- Lili Cingu mbretèresha e kèrcimit shqiptar kujtohet e nderohet ne 6-mujorin e largimit nga jeta.
Lili Cingu, “Mbretëresha” e kërcimit shqiptar kujtohet me nderim e respekt ne 6-mujorin e ndarjes se saj nga jeta U nga jeta sot në moshën 73-vjeçare, valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Lili Cingu. Artistja e njohur ishte një nga kërcimtaret më të mira të folklorit shqiptar, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtre e Arteve”. Lili Cingu. Për shumë vite ajo ishte imazhi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke sjellë në jetë më shumë se 200 valle. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh që e ngritën vallen shqiptare në skenat më madhështore të botës, duke shfaqur një Shqipëri tjetër, të pasur ne art e kulture. Humbja e saj èshte është vetëm fizike, pasi emri i saj do të jetojë me publikun shqiptar kudo që të luhet valle shqiptare, kujtimi i Lili Cingut do të jetë. e pranishme me publikun që e deshi dhe e vlerësoi aq shumë”, Lili, e njohur ndryshe si Liljana Cingu, ishte një nga kërcimtaret popullore shqiptare që krijoi një personalitet të veçantë jo vetëm në skenë, por edhe më gjerë. Vitet e saj, të fshehura pas veshjeve elegante, tregojnë historinë e një gruaje që kapërceu kohën përmes pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.
- Nikol Kidman bèn paraqitjen e rrallè me tè bijèn.
Nicole Kidman bën paraqitjen e rrallë me të bijën Nicole Kidman bën paraqitjen e rrallë me të bijën Vajza e Nicole Kidman të dielën, 16 vjeç, shfaqet rrallë në publik, por këtë herë bëri një paraqitje në tapetin e kuq me mamin e saj në Paris. Aktorja 57 vjeçe, pozoi për foto në tapetin e kuq me vajzën e saj 16-vjeçare të dielën teksa merrnin pjesë në eventin Her Time të OMEGA-s në Paris, Francë. Kidman kishte veshur një bluzë dhe fund të bardhë. Vajza e saj, Sunday Rose zgjodhi një jelek gri dhe pantallona gri. Kidman i ka dy vajzat e saj më të vogla – Sunday dhe Faith, 13 – me bashkëshortin Keith Urban. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës Bella, 31, dhe djalit Connor, 29, të cilin e ndan me ish-burrin Tom Cruise.
- Mund të jetë pak klishe, por të shkosh në Venecia dhe të anashkalosh një udhëtim tradicional me guidë në një gondolë do të ishte si të vizitosh Romën dhe të mos hysh në Koloseum.
Mund të jetë pak klishe, por të shkosh në Venecia dhe të anashkalosh një udhëtim tradicional me guidë në një gondolë do të ishte si të vizitosh Romën dhe të mos hysh në Koloseum. Ndërsa shtriheni në jastëkë prej kadifeje, duke rrëshqitur përgjatë kanaleve ashtu si bënin aristokratët në kohët e vjetra, do të mahniteni me aftësitë e lundrimit dhe tregimit të gondolierëve të Venecias. Është mënyra më e mirë për të eksploruar rrugët ujore të lagunës, duke bërë zig-zag përgjatë kanaleve të ngushta ku shtëpitë e vjetra kanë doke në vend të portave të hyrjes. Harroni hapësirat e parkimit për makina, shumë vendas mbajnë gomone jashtë verandës së përparme. 2. Hani në një restorant të Rilindjes Përgatituni për një rikthim të kuzhinës. Osteria Antico Dolo, e vendosur në zonën e tregut të urës së Rialtos, dikur ishte një bordello e shekullit të 15-të, ku ushqime të pasura me energji u shërbenin klientëve të rraskapitur pas seancave të rënda seksuale. Është një nga restorantet më të vjetra të Italisë. Në vitin 1434 ajo u bë një tavernë tipike veneciane, pa shije, e strehuar në një rrugicë tradicionale ku klientët mund të shijonin një gotë verë të kuqe ose të bardhë. Ajo shërben edhe sot e kësaj dite receta të shijshme ikonike. 3. Merrni tragetin për në Burano Ishulli Burano, një shëtitje 40-minutëshe me traget përgjatë lagunës nga ishulli kryesor, është një larmishmëri banesash peshkatarësh me ngjyra të ndezura dhe me prerje të ulët që rreshtojnë portin, duke reflektuar në ujë. Larg zhurmës së vendeve të mbushura me njerëz, është i qetë dhe paqësor, ideal për shëtitjet në mbrëmje ose aperitivët e perëndimit të diellit.
- Hobi i përbashkët i Princeshës Kate dhe Meghan Markle ata qasen krejtësisht ndryshe. Princesha e Uellsit dhe Dukesha e Sussex të dyja e duan bukurinë jashtë
Hobi i përbashkët i Princeshës Kate dhe Meghan Markle ata qasen krejtësisht ndryshe Princesha e Uellsit dhe Dukesha e Sussex të dyja e duan bukurinë jashtë 30 KORRIK 2024, ora 19:00 GMT+1 Princesha Kate dhe Meghan Markle kanë shumë hobi të përbashkëta, nga tenisi te noti në natyrë, por ka një aktivitet që i bashkon me të vërtetë, dhe ai është ecja në natyrë. Princesha e Uellsit foli kohët e fundit se sa shëruese e ka gjetur natyrën gjatë trajtimit parandalues të kimioterapisë dhe merr pjesë rregullisht në angazhime të bazuara në natyrë, të cilat e shohin atë dhe Princin William të shkojnë në kodra. Meghan Markle gjithashtu pëlqen ecjen, me aktivitetin e shëndetshëm që është një konstante në Kaliforni. Ndërsa zonjat mbretërore të dyja lulëzojnë në ambientet e jashtme, ato kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për kalimin e kohës. Ndërsa Meghan duket po aq magjepsëse dhe e mrekullueshme si kurrë më parë kur është duke përshkuar terrenin e ndërlikuar të Kalifornisë, duke tundur bizhuteritë e saj të arta, princesha Kate shkon për një pamje më tradicionale të ecjes, duke veshur çizmet e ecjes dhe rroba të buta kafe dhe jeshile për kohën e saj në natyrë. Lexoni për të gjitha rastet kur Princesha Kate dhe Dukesha e Sussex ishin krejtësisht të kundërta në aventurat e tyre në ecje 1 /6 stoli meghan markle nigeria© Getty Images Vajza e artë Gjatë një ecjeje në maj 2023, kur Princi Harry po merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles në Londër, Meghan shkoi në kodrat Montecito, duke veshur një sërë bizhuterish elegant, duke përfshirë rrathë dhe gjerdan ari, syze dielli me buzë ari dhe një shami rozë elegant - shihni fotot këtu. 2 /6 Princi Harry, Duka i Sussex-it dhe Meghan, Dukesha e Sussex-it vizitojnë Redwoods Tree Walk më 31 tetor 2018 në Rotorua, Zelanda e Re. © Getty Meghan në Zelandën e Re Një vizitë e vitit 2018 në Zelandën e Re pa Meghan dhe Princin Harry të enden nëpër Redwoods Tree Walk, me Meghan duke tundur një xhaketë të jashtme, të shoqëruar me këpucë të sheshta dhe pantallona të hollë. Duke qenë se ajo është një alpiniste me përvojë, ndoshta Meghan nuk e dinte se ecja ishte në plan të parë! 3 /6 Meghan dhe Harry në një shëtitje në Zelandën e Re Trajneri i bardhë ecën Një tjetër shëtitje në të njëjtin udhëtim në NZ pa Meghan të ndërronte banesat e saj të zeza për një palë trajnerë të bardhë më të fortë. 4 /6 Princesha Kate dhe Princi William në një mal në Indi © Getty Çizmet me thekë të Princeshës Kate Ndryshe nga banesat dhe trajnerja e Meghan-it, Princesha Kate veshi një palë çizme të forta për ecje për një ecje me Princin William në Indi në vitin 2016. Megjithatë, ajo e mbajti pamjen e saj elegante, me detaje me thekë në çizmet e ndjeshme. Një jelek dhe një këmishë e bardhë siguruan që ajo të dukej gati për veprim. 5 /6 Princi William dhe Princesha Kate në një shëtitje në Durham© Getty Këpucët e preferuara të Princeshës së Uellsit Princesha Kate veshi përsëri çizmet e saj të preferuara në vitin 2021 për një shëtitje në Darlington, duke shtuar një xhaketë të jashtme dhe një bluzë të leshtë. 6 /6 Princi William dhe Princesha Kate duke ecur në plazh© Getty Ambles plazhi Duke vërtetuar se çizmet e saj me thekë janë perfekte për të gjitha terrenet, Princesha e Uellsit veshi këpucët e saj të besueshme për një shëtitje në plazh me Princin William.
- Zyrtari i ri amerikan për Ballkanin, Kasanof shpreh përkushtim për integrimin euroatlantik të rajonit!
Image 1 Zyrtari i ri amerikan për Ballkanin, Kasanof shpreh përkushtim për integrimin euroatlantik të rajonit! Dorjana Lato 24 Korrik 2024 Zëvendësi i ri i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin, e që në thelb ka mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit europian e të anëtarësimit në institucionet euroatlantike. Kjo u theksua nga një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i pyetur nga Radio Evropa e Lirë lidhur me qëllimet e Kasanofit në detyrën e re. Kasanof mori postin e zëvendësit të ndihmësit të sekretarit për Ballkanin Perëndimor më 19 korrik të këtij viti. Paraprakisht, në këtë post ishte Gabriel Escobar, emër i njohur edhe në Shqipëri. Mandati i Escobar-it përfundoi në muajin maj 2024. Politika jonë promovon bashkëpunimin rajonal ekonomik, si dhe reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet e prosperitet në rajon. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor e partnerët tanë europianë për t’i çuar përpara këto qëllime, gjatë udhëheqjes së Kasanofit, tha zëdhënësi i DASH-it për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se Alexander Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës e të Serbisë, si dhe me partnerët europianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqeje e produktive mes dy vendeve. Që nga data 19 korrik, Kasanof është edhe zëvendës i ndihmësit të sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Europiane dhe Euroazinë të Departamentit amerikan të Shtetit. Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare në internet të DASH-it, ai ka shërbyer si asistent ekzekutiv me ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass. Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili e po ashtu, Ukrainë. Madje, ka marrë dhe çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit e më pas, pushtimit rus të Ukrainës që vijon prej shkurtit 2022.
- Në legjendat e lashta greke, ushqimi i Zeusit dhe 12 zotave të Olimpit ishte mjalti në formën e nektarit dhe të ambrosisë.
Për shumë shekuj, mjalti u konsiderua si i shenjtë për shkak të vetive të mrekullueshme dhe të rralla. Ishte përdorur kryesisht në ceremonitë fetare për të paguar haraçin ndaj perëndive, si dhe për të balsamosur të vdekurit. Në legjendat e lashta greke, ushqimi i Zeusit dhe 12 zotave të Olimpit ishte mjalti në formën e nektarit dhe të ambrosisë. Në Hinduizëm, mjalti (Madhu) është një nga pesë eliksiret e pavdekësisë (Panchamrita). Në tempuj, mjalti derdhet mbi hyjnitë në një ritual që quhet Madhu abhisheka. Në traditën hebraike, mjalti është simbol i vitit të ri, Rosh Hashanah. Në vaktin tradicional për këtë festë, fetat e mollës zhyten në mjaltë dhe haen për të sjellë një vit të ri të ëmbël. Disa përshëndetjet e Rosh Hashanah (Vitit të ei) e tregojnë mjaltin dhe mollën si simbole të festës. Bibla hebraike përmban shumë referenca për mjaltin. Në Librin e Gjykimit, Samson gjeti një tufë me bletë dhe mjaltë në trupin e një luani. Në ligjin e Dhiatës së Vjetër, ofertat u bënë në tempull tek Perëndia. Një proverb biblik thotë: «Fjalët e këndshme janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe shëndetin e eshtrave.» Libri i Eksodit përshkruan shkëlqyeshëm Tokën e Premtuar si një "tokë që rrjedh me qumësht dhe mjaltë". Megjithatë, shumica e komentatorëve biblikë shkruajnë se hebraishtja origjinale në Bibël i referohet shurupit të ëmbël të prodhuar nga lëngu i hurmave. Në Budizëm, mjalti luan një rol të rëndësishëm në festivalin e Madhu Purnima, i cili festohet në Indi dhe Bangladesh. Dita që përkujton Budën që vuri paqen midis dishepujve të tij duke u kthyer në shkretëtirë. Legjenda thotë se derisa ai ishte atje, një majmun i solli mjaltë për të ngrënë. Në Madhu Purnima, budistët e kujtojnë këtë akt duke i dhënë mjalt murgjve. Dhurata e majmunit përshkruhet shpesh në artin budist. Në Dhiatën e Re të krishterë, Mateu 3: 4, Gjon Pagëzori thuhet se ka jetuar për një kohë të gjatë në shkretëtirë në një dietë të përbërë nga karkaleca dhe mjaltë të egër. Në Islam, një kapitull i tërë (Kur'an) quhet Nahl (bletët). Sipas mësimeve të tij (hadithi), Muhamedi e rekomandoi fuqishëm mjaltin për qëllime shërimi. Kur'ani promovon mjaltin si ushqim të shëndetshëm. “Dhe Zoti yt mësoi bletën për të ndërtuar qelitë (hojet) e saj në kodra, në pemë dhe në banesa (të burrave); Pastaj, për të ngrënë nga të gjitha prodhimet e tokës dhe për të gjetur me aftësi shtigjet e gjera të Zotit të saj: nga brendësia e tyre lëshon një pije me ngjyra të ndryshme, ku është shërimi për njerëzit: vërtet këtu është një shenjë për ata të cilët mendojnë” Kur'an 16: 68-69]. Mjalti u përdor gjithashtu për një sërë qëllimesh mjekësore dhe kozmetike. Për një kohë të gjatë në histori, përdorimi i tij në gatim u rezervua vetëm për të pasurit pasi që ishte aq i shtrenjtë, sa vetëm ata mund ta përballonin. Perdorimi i mjaltit vazhdoi për mijëvjeçarë, deri në një ngjarje fatale në historinë e kuzhinës dhe të botës - "zbulimi" i sheqerit të rafinuar të bërë nga kallam sheqeri ose panxhar sheqeri. Sapo këto të bëheshin më gjerësisht të disponueshme, kishin kërkesa të mëdha sepse siguronin një formë relativisht të lirë të ëmbëlsimit. Me popullaritetin e tyre në rritje, mjalti u la në hije për përdorim në kuzhinë. Që atëherë, edhe pse mjalti përdoret ende për ëmbëlsim, pjesa më e madhe e përdorimit të tij është përqëndruar në cilësitë e tij medicinale. Përveç reputacionit të tij si sheqer ushqyes i Natyrës, hulumtimet tregojnë se përbërja unike e mjaltit e bën të dobishëm si një agjent anti-mikrobik dhe antioksidues. Përfitimet shëndetësore të mjaltit, si të gjitha ushqimet, varen nga cilësia e mjaltit. Por në këtë rast, situata është edhe më ekstreme, sepse poleni që mbledh bleta kur fluturon nëpër lule, është po aq i shëndetshëm dhe i larmishëm sa ato bimë. Etnobotanisti James Duke thoshte se duhet te konsumojme mjaltin shumelulesh, sepse ka me teper vlera se mjalti nga nje lule. Ndërkohë, përpunimi i mjaltit shpesh heq shumë prej fitonurintëve që gjenden në mjaltin e papërpunuar siç ekziston në koshere. Për shembull, mjalti i papërpunuar përmban sasi të vogla të rrëshirave, që gjenden në propolis. Kur mjalti i papërpunuar përpunohet gjerësisht dhe nxehet, përfitimet nga këto fitonutrientë janë humbur në masë të madhe. Rrëshirat e gjetura në propolis përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të fitonurientëve të gjetur në propolis dhe mjaltë. Megjithatë, fitonutrientët e tjerë që gjenden si në mjaltë ashtu edhe në propolis, kanë treguar se posedojnë veti parandaluese të kancerit dhe anti-tumor si acid metil kafeik, etj etj. Hulumtuesit kanë zbuluar se këto substanca parandalojnë kancerin e zorrës së trashë duke bllokuar aktivitetin e dy enzimave. Mjalti eshte ushqim apo ilaç? Shikoni vlerat ushqyese qe gjenden ne 10 gr mjalt, qe eshte me teper sesa 1 luge caji. 1 luge caji ka 7 gr mjalt. 1 luge gjelle ka 22 gr mjalt. (Sasia normale e konsumit te mjaltit ne nje dite eshte 7 deri ne 22 gr mjalt dhe jo 50 dhe 100 gr, sikurse rekomandon ndonje portal!) Perqindjet ne kllapa tregojne sa jane permbushur nevojat ditore sipas rekomandimeve zyrtare, per secilin ushqyes. Nese nje ushqyesi qe gjendet ne nje ushqim permbush mbi 5% te nevojave ditore per te, konsiderohet sasi e vogel por e perfillshme. Mbi 20-30%, do te thote se ai ushqim ofron doza shume te mira te x ushqyesi dhe mbi 100% e lart konsiderohet me vlera terapeutike. Shikoni se sa pak ushqyes permban 10 gr mjalt! Madje, edhe 100 gr mjalt permban sasi te paperfillshme, gati inekzistente ushqyesish. Dhe akoma me teper, edhe 1 kg mjalt sikur te mund te hanin ne nje dite, nuk do te merrnin ndonje 'bombe ushqyesish'. ...E megjithate, ne e kemi quajtur mjaltin ushqim! Madje, qe nga kohet e vjetra kur nuk behet ndonje analize perberesish, ai eshte quajtur keshtu. Pse? Si kemi ardhur ne ne kete kuptim? Ku qendron fuqia e vertete e mjaltit? Ne e kemi pranuar mjaltin si trajtim per anemine, mirepo 10 gr mjalt ka vetem 0.3% te nevojave ditore per hekur. Por edhe 100 gr qe eshte gati 5 luge gjelle, nje doze cekuilibruese e sheqerit ne gjak, serish ofron pak hekur. E megjithate, mjalti PUNON PER ANEMINE. Si ia del ai ta beje kete? Presim pergjigjet e lexuesve tane. (Per pyetjen e fundit, hapni dhe rikujtoni botimin tek Molla e Shendetit ose nje postim te hershem tek Bime Medicinale). Shqyrtoni me pare listen e perberesve ushqyes ne 10 gr mjalt, krahasojeni me cfaredolloj ushqimi tjeter qe vini ne tryeze dhe vereni perballe 'postulatit" sipas te cilit "mjalti eshte i pasur me vitamina, minerale, aminoacide". Po tani?.... 10 gr mjalt permbajne: Karbohidrate 8.2 g Sheqer 8.2 g Fibra 0.02 g Yndyrna 0 g Proteina 0.03 g Riboflavin (Vitamine B2) (0.3%) ose 0.0038 mg Niacin (B3) (0.1%) ose 0.0121 mg Acid Pantotenic (B5) (0.1%) ose 0.0068 mg Vitamin B6 (0.2%) 0.0024 mg Folate (B9) (0.1%) 0.2 μg Vitamin C (0.1%) 0.05 mg Kalcium (0.1%) 0.6 mg Hekur (0.3%) 0.042 mg Magnez (0.1%) 0.2 mg Forfor (0.1%) 0.4 mg Potassium (0.1%) 0.52 mg Sodium (0%) 0.4 mg Zink (0.2%) 0.022 mg Ushqimi qe vjen nda dy botet Mjalti është lëngu i mrekullueshëm, që vjen me një gamë ngjyrash, duke përfshirë të bardhë, qelibar, të kuqe, kafe dhe pothuajse të zezë. Aroma dhe cilësia e tij ndryshojnë sipas llojit të nektarit të luleve nga i cili është bërë. Zakonisht mjalti është bërë nga lulet e tërfilit, jonxhës, akacieve, ose një larmi lulesh të ndryshme, përfshirë trumzën, çajin e malit, sherebelën, blirin dhe livandon. Mjalti është një prodhim i çuditshëm, unik dhe i paimitueshëm, i vetmi prodhim i realizuar nga ‘martesa’ e botës bimore me botën shtazore. Ai është rezultat i nektarit të luleve dhe enzimave të bletëve. Në përgjithësi, lulet nuk konsiderohen një ushqim për njerëzit, edhe pse disa prej tyre mund të përdoren në sallata. Përdorimi i vërtetë i tyre është jo si ushqim, por si ilaç në formën e çajrave dhe infuzioneve. Disa prej tyre përdoren për qëllime parfumerie në ujëra lulesh apo vajra esenciale si kamomili, lavanda, helikrisium italicum, lule akja, manjola, manushaqja, trëndafili, dorëzonja, jasemini etj. Disa nga lulet që ne i përdorim për qëllime medicinale në çajra e tinktura do t’i rendisim këtu sa për freski kujtese, sepse lista është shumë e gjatë. Disa nga lulet që bëhen fruta të ngrënshme si mollë, dardhë, ftua, qershi, kulumbri, murriz, shtog, qingël etj. Lule barishtore si bliri, kamomili, lulëkuqja, lule kumaku, lule netulle, lule radhiqe, lule mëllage, lule lepuri, agulicja, tërfili i kuq, kokoçeli etj. Mirëpo nektari i luleve është një dhuratë tjetër e luleve, është ‘palca e luleve’. Shumë përgatitje të lashta janë quajtur “Nektari i Perëndive”, sepse përmbanin një përbërës në formulim si mjalti. Në është lulja që i ka dhënë kuptim bletës apo anasjelltas, kjo është një përgjigje e vështirë për t’u dhënë, por me sa duket, kjo është një marrëdhënie simbiotike, e rëndësishme për mbijetesën e të dyja palëve. Interesant është një përcaktim që kemi gjetur për lulen, ndryshe nga formulimet nëpër libra biologjie. Çfarë është një lule? “Është një bimë që prodhon substanca që mund të mblidhen nga insektet dhe të shndërrohen në mjaltë. Shumë bimë prodhojnë substanca mjaltdhënëse, por vetëm disa shembuj mund të korren nga bletët, për shkak të fizionomisë së tyre (madhësia dhe forma e trupit, gjatësia e tubit etj). Bletaria (Apikultura) klasifikon si një bimë mjaltdhënëse atë që mund të mblidhet nga bletët e zbutura. A e dini se bletët mbledhin nga bimë të ndryshme substanca të ndryshme? Nektar, polen, propolis dhe honewdew (një substancë ngjitëse e ëmbël, që prodhohet kur një insekt shpon indet e një bime). Çdo bimë nuk prodhon të njëjtën sasi apo cilësi të këtyre burimeve, madje edhe në mesin e llojeve, prodhimi mund të ndryshojë për shkak të rajonit, shëndetit të bimëve, klimës etj. Shikoni se sa interesante! Mjalti qe na vjen nga disa prej luleve permban edhe propolis kur bleta ka kullotur tek kacavjerresja (hedera) dhe tek vadhja e eger. Ndersa mjalti i geshtenjes dhe i bredhit permban edhe lengun qe nxjerrin insektet e tjera me tupanet e tyre shpues. Por habitshem, bleta nuk merr nektar nga lulet e bredhit, po keshtu nga lulekuqja dhe thundermushka, edhe pse merr polen. Askush nuk e kupton deri ne fund inteligjencen e saj gjenetike. Dhe se fund miq, nuk eshte as mjalti, as poleni, as propolis as qumeshti i bletes, dhurata me e cmuar e bletes. Eshte jeta qe ajo i mundeson tokes. Pa bleten, jete nuk do te kishte, zinxhiri ushqimor do te shperbehej....











