REVISTA PRESTIGE
Search Results
Results found for empty search
- Kroaci/ Filmat për legjendat shqiptare mesazhe të fuqishme të kulturës shqiptare
Kroaci/ Filmat për legjendat shqiptare mesazhe të fuqishme të kulturës shqiptare Nga Gazetar Në Zagreb, më 26 tetor 2024, në sallën e kinemasë “CineSTar”, u mbajt një event i veçantë kushtuar trashëgimisë shqiptare, ku u prezantuan filmat e animuar në gjuhën shqipe “Legjenda e Argjiros” dhe “Legjenda e Vendit të Shenjt”, të realizuar nga skenaristja dhe regjisorja Eliona Thomaraj dhe piktori e skenografi Bledar Grecaliu. Filmat, të shfaqur në gjuhën shqipe me titra në anglisht, përçojnë mesazhe të forta për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe i dhanë publikut mundësinë të njohë thellë legjendat shqiptare përmes artit të animuar. Ky eveniment u organizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mergimtari”, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe financimin e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë. Udhëheqësja e projektit Melita Orešković është kujdesur prej idesë për shfaqjen e filmave të animuar, zgjedhjen e kostumeve popullore për ceremoninë e hapjes deri në realizimin në sallën e kinemasë, sigurisht me ndihmë e vyer të regjisores Eliona Thomaraj dhe anëtarëve të Shoqatës “Mërgimtari”. Kostumet popullore u mundësuan nga Fondacioni Tradita Popullore nga Tirana. Pjesëmarrësit u nderuan me praninë dhe fjalët përshëndetëse të ambasadorit të Republikës së Kosovës, z. Martin Berishaj, e ngarkuara me punë e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, znj. Alma Kasa, gazetarja dhe regjisorja znj. Shenide Bilali, regjisorja znj. Eliona Thomaraj, si dhe znj. Melita Orešković, mësuese, kryetare e Këshillit të Mësuesve Shqiptarë në Kroaci dhe drejtuese e seksionit teatror për fëmijët të Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari“. Atmosferën e ngjarjes e gjallëruan anëtaret e Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, të veshura me kostume popullore origjinale nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, të sjella posaçërisht nga Tirana, ndër to veçojmë Xhubletën si trashëgimi shqiptare në UNESCO. Këto veshje tradicionale prezantuan trashëgiminë materiale të kulturës shqiptare, ndërsa filmat treguan për trashëgiminë shpirtërore të popullit shqiptar. Eventi tërhoqi një audiencë të gjerë shqiptarësh dhe kroatësh, ndër ta shumë fëmijë dhe prindër. Fëmijët ishin të mrekulluar nga filmat, ndërsa në fund patën mundësinë të bisedonin me regjisorët për procesin e krijimit, ide dhe sfida të prodhimit të filmave të tillë. Një fëmijë u shpreh se kishte lexuar më parë “Legjendën e Argjiros”, por filmi ia solli historinë më pranë përmes zërave, muzikës dhe pamjeve të gjalla. Filmat janë të bukur edhe për të rriturit se nëpërmjet tyre mëson për historinë tonë shqiptare, për ritet dhe cilësitë e bukura që e karakterizojnë popullin shqiptar si: besa, trimëria, dashuria, mikëpritja e të tjerë. Gjatë bisedës me fëmijët regjisorja Thomaraj tha “… Legjendat janë guri i themelit të identitetit tonë shqiptar, ato janë përcjellë gojarisht nga nëna tek fëmijë në breza. Ndërsa sot në kohën moderne të digjitalizimit, nënat nuk kanë shumë kohë për tu treguar fëmijëve, ndaj na lind detyra neve qe te marrim kulturën tonë, ta përkthejmë në filma të animuar dhe ua sjellim me pranë fëmijëve“. Organizatorja e këtij projekti ndër të tjera theksoi “Ky projekt synon të lidhë fëmijët e diasporës me gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare. Unë si mësuese me metodikat mësidhënëse dëshiroj që nxënësit e mësimit shqip të mësojnë historinë, traditat, gjuhën shqipe edhe nëpërmjet artit, qoftë ky kinematografik, skenik, muzikor apo figurativ. Pra edukimi i fëmijëve nëpërmjet artit i afron ata më afër me historinë, me këngët, muzikën, teatrin dhe i bën pjesë të tyre me pjesëmarrjen aktive në shfaqjet teatrore, si për shembull në vitin 2024 Shoqata Teatrore “Mërgimtari“ ka vënë në skenë me nxënësit e mësimit shqip komedinë për fëmijë “Çimi dhe roboti budalla”. Ndër vite fëmijët kanë aktruar në dramatizimet e legjendave, të cilat i kam skenuar unë, si: “Djali dhe shqiponja”, “Kthimi i Skëndërbeut”, “Porosia e fundit e Skëndërbeut”, “Fundi është memec”, “Hëna dhe dielli” etj. Këto filma të animuar do të shfaqen edhe në shtete të tjera të Europës me kërkesën e mësuesve të tjerë të gjuhës shqipe të diasporës, të cilët e vlerësojnë shumë rëndësinë e këtij projekti. Shfaqja e filmave të animuar për legjendat shqiptare në Zagreb dhe qytetet të tjera të Kroacisë do të behet traditë, ku çdo vit do të shfaqim filma të rinj për legjenda të tjera shqiptare“, përfundoi ajo.
- Dokumentari “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik”
Dokumentari “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik” Nga Gazetar 22:19 | 06/11/2024 Cilësohet si një Edit Durham e kohëve moderne me një kontribut mjaft të madh për Shqipërinë, me emrin e të cilës lidhet zbulimi i Statuteve të Shkodrës. Bëhet fjalë për studiuesen italiane Lucia Nadin, vepra e së cilës është në qendër të dokumentarit me autor Ilir Yzeirin, që u shfaq premierë mbrëmjen e së martës në kinema “Millenium” në Tiranë. “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik (1479-1552)” nis me një pamje të rrallë, atë të “Rrethimit të parë i Shkodrës” në Pallatin Dukal, duke treguar kështu vëmendjen e pashoqe dhe rëndësinë që kishte Shqipëria për Venedikun. Dokumentari është ndërtuar dhe mbështetur në veprat e Lucia Nadin: “Shqiptarët në Venedik-Emigrim e integrim”, “Shqipëria e rigjetur”, “Statutet e Shkodrës”, “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore e artistike të Venedikut” e plot studime të tjera. Ajo që vërehet nga Nadin është se Shqipëria mesjetare ishte në fakt një Shqipëri evropiane. “Janë dokumentet historikë që demonstrojnë që Shqipëria ishte brenda sistemit evropian dhe bënte pjesë në realitetin mesdhetar të Adriatikut, pra është Europë. Nga ana tjetër, Statutet e Shkodrës flasin për këtë realitet. Për herë të parë në këtë dokumentar mendoj që shumë persona që nuk kanë lexuar librat mund t’i afrohen kësaj historie të Shqipërisë, që është një histori europiane.”, – shprehet studiuesja Lucia Nadin. Për autorin e dokumentarit Ilir Yzeiri, vlera e punës së Luçia Nadin është e shumëfishtë dhe e madhe, pasi ajo e ka studiuar historinë e Shqipërisë nga një perspektivë evropiane dhe ka zbuluar edhe dokumente të panjohura për ne. “Edhe ato të njohurat, siç është frontespici i Marin Barletit e ka analizuar dhe zbërthyer në atë formë, që për ne është zbulim. Mënyra si është përdorur figura e Skënderbeut për zgjidhjen e konflikteve të mëdha evropiane është sërish një risi. Ndërsa zbulimi nga Lucia Nadin i Statuteve të Shkodrës është ngjarja më e madhe në kulturën shqiptare të këtyre viteve, si dhe flamuri shqiptar në Kishën e Shën Sebastianit. Të mos harrojmë edhe që në këtë kohë nuk ishte Amerika, por Mesdheu, që ishte qendra e botës. Venecia ishte një nga shtetet më të zhvilluara dhe në këtë shtet shqiptarët kishin një rol të jashtëzakonshëm, për shkak të historisë së tyre të madhe, siç ishte rrethimi i parë i Shkodrës dhe sidomos Skënderbeu.”, – thotë Yzeiri. Nadin rrëfen se dokumentet e zbuluara deri më tani në lidhje me historinë e Shqiptarëve në Venedik janë të pakta në morinë e atyre të dhënave që ofrojnë arkivat. “Nëse do të kem akoma jetë të kërkoj nëpër arkiva shpresoj që mund të sjell gjëra të tjera të reja, sepse në 30 vite punë nuk kam arritur të shoh çdo gjë nëpër këto arkiva. Ka një material të pafundmë dhe nuk mjafton vetëm një jetë për t’i studiuar.”, – vijon ajo. Në film tregohet mes të tjerash një nga organizimet më të rëndësishme të shqiptarëve që ishte Shkolla e Shqiptarëve, që mblidhte shqiptarët në një bashkësi dhe në një urdhër fetar, por edhe historia e Pietro Moçenigos dhe portreti i tij me Shkodrën në Muzeun e parfumeve të Venecias. Për herë të parë i tregohet publikut Madona e Bukës, që ndodhet në Kishën e Moniegos dhe që mendohet se e solli nga Shkodra pas rënies së saj prifti shqiptar De Gregolku. Etiketa kryesore Cilësohet si një Edit Durham e kohëve moderne me një kontribut mjaft të madh për Shqipërinë, me emrin e të cilës lidhet zbulimi i Statuteve të Shkodrës. Bëhet fjalë për studiuesen italiane Lucia Nadin, vepra e së cilës është në qendër të dokumentarit me autor Ilir Yzeirin, që u shfaq premierë mbrëmjen e së martës në kinema “Millenium” në Tiranë. “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik (1479-1552)” nis me një pamje të rrallë, atë të “Rrethimit të parë i Shkodrës” në Pallatin Dukal, duke treguar kështu vëmendjen e pashoqe dhe rëndësinë që kishte Shqipëria për Venedikun. Dokumentari është ndërtuar dhe mbështetur në veprat e Lucia Nadin: “Shqiptarët në Venedik-Emigrim e integrim”, “Shqipëria e rigjetur”, “Statutet e Shkodrës”, “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore e artistike të Venedikut” e plot studime të tjera. Ajo që vërehet nga Nadin është se Shqipëria mesjetare ishte në fakt një Shqipëri evropiane. “Janë dokumentet historikë që demonstrojnë që Shqipëria ishte brenda sistemit evropian dhe bënte pjesë në realitetin mesdhetar të Adriatikut, pra është Europë. Nga ana tjetër, Statutet e Shkodrës flasin për këtë realitet. Për herë të parë në këtë dokumentar mendoj që shumë persona që nuk kanë lexuar librat mund t’i afrohen kësaj historie të Shqipërisë, që është një histori europiane.”, – shprehet studiuesja Lucia Nadin. Për autorin e dokumentarit Ilir Yzeiri, vlera e punës së Luçia Nadin është e shumëfishtë dhe e madhe, pasi ajo e ka studiuar historinë e Shqipërisë nga një perspektivë evropiane dhe ka zbuluar edhe dokumente të panjohura për ne. “Edhe ato të njohurat, siç është frontespici i Marin Barletit e ka analizuar dhe zbërthyer në atë formë, që për ne është zbulim. Mënyra si është përdorur figura e Skënderbeut për zgjidhjen e konflikteve të mëdha evropiane është sërish një risi. Ndërsa zbulimi nga Lucia Nadin i Statuteve të Shkodrës është ngjarja më e madhe në kulturën shqiptare të këtyre viteve, si dhe flamuri shqiptar në Kishën e Shën Sebastianit. Të mos harrojmë edhe që në këtë kohë nuk ishte Amerika, por Mesdheu, që ishte qendra e botës. Venecia ishte një nga shtetet më të zhvilluara dhe në këtë shtet shqiptarët kishin një rol të jashtëzakonshëm, për shkak të historisë së tyre të madhe, siç ishte rrethimi i parë i Shkodrës dhe sidomos Skënderbeu.”, – thotë Yzeiri. Nadin rrëfen se dokumentet e zbuluara deri më tani në lidhje me historinë e Shqiptarëve në Venedik janë të pakta në morinë e atyre të dhënave që ofrojnë arkivat. “Nëse do të kem akoma jetë të kërkoj nëpër arkiva shpresoj që mund të sjell gjëra të tjera të reja, sepse në 30 vite punë nuk kam arritur të shoh çdo gjë nëpër këto arkiva. Ka një material të pafundmë dhe nuk mjafton vetëm një jetë për t’i studiuar.”, – vijon ajo. Në film tregohet mes të tjerash një nga organizimet më të rëndësishme të shqiptarëve që ishte Shkolla e Shqiptarëve, që mblidhte shqiptarët në një bashkësi dhe në një urdhër fetar, por edhe historia e Pietro Moçenigos dhe portreti i tij me Shkodrën në Muzeun e parfumeve të Venecias. Për herë të parë i tregohet publikut Madona e Bukës, që ndodhet në Kishën e Moniegos dhe që mendohet se e solli nga Shkodra pas rënies së saj prifti shqiptar De Gregolku.
- Diaspora në votimet e 2025: Pjesëmarrja e secilit ndikon në të ardhmen e vendit
Diaspora në votimet e 2025: Pjesëmarrja e secilit ndikon në të ardhmen e vendit Gazetar 19:38 | 02/10/2024 Një Hap Historik për Demokracinë Shqiptare Me miratimin e fundit të amandamenteve të kodit zgjedhor, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë për herë të parë mundësinë të votojnë nga vendet ku banojnë. Ky hap i rëndësishëm, jo vetëm që u jep një të drejtë të mohuar prej 30 vitesh, por e ngarkon diasporën shqiptare me një detyrë të madhe ndaj demokracisë së vendit dhe zhvillimit të tij. Diaspora shqiptare përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Shqipërisë – mbi 1.2 milion shqiptarë, që përfaqësojnë pothuajse 40% të qytetarëve me të drejtë vote. Ndër vite, diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit përmes remitancave, investimeve dhe mbështetjes së familjeve dhe komuniteteve lokale. Megjithatë, përfaqësimi i saj në proceset vendimmarrëse politike ka qenë i pamjaftueshëm. Tani, me mundësinë e re për të votuar nga vendet ku banojnë, diaspora ka shansin të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë. Anila Hyka SMØRGRAV Pse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme? Votimi është një ndër aktet më të fuqishme të demokracisë. Duke marrë pjesë në zgjedhje, ju ndikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e parlamentit, në përcaktimin e politikave kryesore dhe në drejtimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit. Për shumë vite, diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik të vendit, por zëri i saj shpesh ka mbetur i papërfaqësuar në vendimmarrjen politike. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e vitit 2025 do të jetë një mundësi për të siguruar që prioritetet dhe sfidat e diasporës të jenë pjesë e axhendës politike të forcave në pushtet. Më poshtë janë disa arsye kryesore pse pjesëmarrja juaj është e rëndësishme: Forcimi i Demokracisë: Vota juaj është një instrument që forcon demokracinë. Duke marrë pjesë në zgjedhje, ju bëni që institucionet politike të jenë më të përgjegjshme dhe transparente ndaj qytetarëve të tyre, duke përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Përfaqësimi i Diasporës: Me një numër kaq të madh votuesish jashtë vendit, diaspora ka potencialin të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja juaj siguron që çështjet dhe sfidat e diasporës të përfshihen në axhendën politike, duke lejuar edhe kandidatë nga diaspora të zgjidhen në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të jetë një hap i madh për të përmirësuar politikat që adresojnë nevojat e shqiptarëve jashtë vendit. Ndikimi në Politikbërjen: Përmes votës tuaj, ju do të keni ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e përfaqësuesve dhe në formimin e qeverisë. Politikat kryesore në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve sociale do të formësohen nga ata që ju zgjidhni, dhe vota juaj është mënyra më e mirë për të ndikuar në drejtimin e këtyre politikave. Rëndësia e përgatitjes dhe ndërgjegjësimit Përgatitja për zgjedhjet e 2025 është një sfidë e madhe si për institucionet shtetërore ashtu edhe për qytetarët. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po punon për të hartuar dhe finalizuar rregullat e reja, koha është e shkurtër për të rritur ndërgjegjësimin, për të testuar procesin dhe për të garantuar që çdo shtetas të ketë mundësinë të votojë. Për këtë arsye, është thelbësore që të gjithë të mobilizohemi në Diasporë, gjitha grupet dhe organizatat pavarësisht rolit që kryejnë, për tu bërë pjesë e procesit të vazhdueshëm të informimit dhe ndërgjegjësimit të pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e ardhshme. Si funksionon procesi? Aktualisht, procesi është në fazën e hartimit të rregulloreve dhe rregullave të regjistrimit të votuesve. Kjo përfshin dy faza kryesore: Faza e regjistrimit: KQZ po punon për krijimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila do të përdoret për të siguruar që regjistrimi dhe verifikimi i të dhënave të votuesve të kryhet në mënyrë të sigurt dhe të besueshme. PER do të përdorë teknologji të përparuara për verifikimin e të dhënave biometrike dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave personale sipas standardeve evropiane. Faza e votimit: Votimi pritet të realizohet me postë, dhe numërimi i votave do të kryhet në KQZ. Procedurat e plota të votimit do të publikohen sapo platforma e regjistrimit të jetë gati. Çfarë duhet të bëjë çdo shtetas që tani? Duke qenë se koha deri në zgjedhjet e 2025 është e kufizuar, është e rëndësishme që të përgatiteni që tani për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në procesin zgjedhor: Kontrolloni Dokumentet e Identitetit: Një nga kushtet e votimit është të keni një pasaportë ose letërnjoftim (kartë identiteti ) të vlefshëm. Sigurohuni që dokumentet tuaja të identitetit janë të vlefshme dhe, nëse janë të skaduara, rinovoni ato sa më parë duke kontaktuar selitë diplomatike ose përmes portalit e-albania.al. Përgatituni për Regjistrimin: Procesi i votimit nga jashtë do të kërkojë një regjistrim paraprak. Edhe pse platforma e regjistrimit është ende në fazë përgatitore, është e rëndësishme të jeni të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij hapi dhe të ndiqni njoftimet e ardhshme nga KQZ dhe ambasadat shqiptare për procedurat e regjistrimit. Përfitoni nga Informacioni i Ofruar: KQZ, ambasadat dhe organizatat e diasporës do të ndërmarrin fushata informuese për të ndihmuar në kuptimin e procesit. Ndiqni këto njoftime dhe merrni pjesë në diskutime për t’u siguruar që jeni të informuar mbi të gjitha hapat që duhet të ndërmerrni. Shprehni Vullnetin për të Votuar: Kur të hapet procesi i regjistrimit, deklaroni vullnetin tuaj për të votuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do të lejojë kohën e nevojshme për të korrigjuar çdo pasaktësi në të dhënat tuaja para afatit të mbylljes së regjistrimit. Përhapni Informacionin: Ndihmoni për të rritur ndërgjegjësimin brenda komunitetit tuaj. Informoni familjarët dhe miqtë tuaj që jetojnë jashtë vendit për këtë mundësi historike dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje. Si përfundim Zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025 përfaqësojnë një mundësi të rrallë dhe të rëndësishme për diasporën shqiptare për të ndikuar në të ardhmen e vendit. Ndërsa institucionet po përgatisin infrastrukturën dhe rregullat e nevojshme për votimin nga jashtë, ju keni një detyrë të rëndësishme: të përgatiteni, të informoheni dhe të jeni pjesë aktive e këtij procesi. Vota juaj ka fuqinë të ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve në Shqipëri dhe të forcojë demokracinë. Mos e humbni këtë mundësi të rëndësishme! Qëndroni të informuar, regjistrohuni në kohë dhe sigurohuni që të keni dokumentacionin e vlefshëm për të ushtruar të drejtën tuaj të votës. Së shpejti: Do të publikohen më shumë udhëzime dhe informacione nga KQZ dhe ambasadat për të siguruar një proces të qartë dhe të lehtë të regjistrimit dhe votimit nga jashtë. Ndërkohë, bëhuni pjesë aktive e kësaj lëvizjeje historike për të mirën e Shqipërisë !!!! Nga Anila Hyka SMØRGRAV eksperte në procesin digjital të votimit nga jashtë. Bashkë-drejtuese e Bordit Ekzekutiv Germin; anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës
- Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3″ falas online nga QBD”
Aktualitet “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3″ falas online nga QBD” Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion falas për shkollat shqipe në Diasporë tekstin shkollor “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3”. Teksti është hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike dhe është teksti fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, në vitin 2011. Me anë të tij, fëmijët shqiptarë do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip; do të mësojnë për historinë e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve etj.Ky tekst vjen i rishikuar dhe i përmirësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.Për ta shkarkuar ose shfletuar librin, kliko këtu: https://drive.google.com/file/d/1eQyNOsu0mG8z0ciHl2T1CjcpFf7q9UDJ/view
- Saimir Pirgu, tenori që ka bërë të heshtë me magjinë e zërit të tij skena të mëdha botërore, u rikthye pas 13 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke ndezur zemrat dhe shpirtin e publik
Saimir Pirgu, tenori që ka bërë të heshtë me magjinë e zërit të tij skena të mëdha botërore, u rikthye pas 13 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke ndezur zemrat dhe shpirtin e publikut shqiptar në mënyrë që vetëm ai di të bëjë. Me interpretimin e rolit të Mario Cavaradossit në kryeveprën e Puccinit, "Toska," ai solli një botë të plotë ndjenjash të holla, që drithëronin çdo tingull të orkestrës dhe të mbushnin çdo cep të sallës. Kjo vepër e fuqishme, e cila përkon me 100-vjetorin e një epoke romantike të operës italiane, shpalosi para nesh një Saimir që kalonte nga një dimension i zemrës dhe i artit, i zërit të pastër dhe të fuqishëm që kapton hapësirën me emocion dhe dramë të pashoqe. Të pranishmit u mrekulluan, duke u ndier pjesë e një romance të amshuar, një romance mes artistit dhe atdheut të tij, ku çdo notë e Pirgut ishte një rrëfim i butë, por i zjarrtë, për një dashuri që qëndron mbi vite e skena. Kthimi i Saimir Pirgut në 'Toska' në TKOB me një prodhim emocionues 100-vjeçar Puccini shënoi një moment të rëndësishëm për skenën shqiptare të operës, teksa tenori i njohur Saimir Pirgu doli edhe një herë në skenë, duke mahnitur publikun me interpretimin e tij të fuqishëm të Kavaradosit. në klasiken “Toska” të Xhakomo Puçinit. Pas një pauze 13-vjeçare, rikthimi i Pirgut u prit me duartrokitje të forta në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), duke shfaqur jo vetëm talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe emocionin e fansave të etur për të parë sërish magjinë e tij live. Zbulimi i madhështisë së 'Tosca': Një udhëtim i paeksploruar me Manu Lalli's TKOB ProductionOpera entuziastët dhe të sapoardhurit kanë shumë për të pritur me produksionin e afërt të "Tosca", të prezantuar me ekspertizë nga TKOB (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit) nën drejtimin i të shquarit Manu Lalli. Ndërsa kjo shfaqje mahnitëse feston 100-vjetorin e kompozitorit legjendar Giacomo Puccini, ajo premton të japë një përvojë të paharrueshme teatrale të mbushur me bukuri operistike. Albumi “Saimir” do të përfshijë dy ariet më të famshme të “Tosca”, të interpretuara me saktësi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme. Për më tepër, homazhi për Shqipërinë përmes arisë së Prenk Jakovës nga “Skënderbeu” shfaq një kurim të menduar që lidh kulturat dhe kremton krenarinë kombëtare përmes gjuhës universale të muzikës. Një zhytje në "Tosca" të Puccinit Për të vlerësuar plotësisht rëndësinë e këtij produksioni, ndihmon për të kuptuar historinë e "Tosca". E vendosur në Romë gjatë luftërave të trazuara të Napoleonit, kjo opera gërsheton një përrallë dashurie, tradhtie dhe konflikti politik. Jetët e Floria Toskës, një këngëtare e pasionuar; Mario Cavaradossi, një piktor i përkushtuar; dhe Scarpia, një shef policie i korruptuar, ndërthuren në një rrëfim të mbërthyer të xhelozisë dhe sakrificës. Për shembull, kur Cavaradossi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar një të burgosur politik, tensionet midis besnikërisë personale dhe detyrës socio-politike krijojnë dilema që të mundojnë zemrën. Kjo thellësi e jashtëzakonshme emocionale është arsyeja pse "Tosca" mbetet e preferuara në shtëpitë e operës në mbarë botën. Me mbi 1000 shfaqje çdo vit në nivel global, ai magjeps audiencën nëpër kultura dhe breza të ndryshëm. Manu Lalli: Një drejtor vizionar Manu Lalli sjell vizionin e saj novator në skenë, duke ripërcaktuar se si tregohen historitë në opera. E njohur për aftësinë e saj mjeshtërore për të paraqitur vizualisht narrativa komplekse, Lalli synon të rrisë shtresat emocionale të punës së Puçinit. Prisni të dëshmoni pamjet e saj mbresëlënëse të markës tregtare të kombinuara me një kuptim të mprehtë të dinamikës së personazheve. Në projektet e mëparshme të Lallit, ajo ka arritur të lartësojë performancat përmes thellësisë psikologjike dhe vënies në skenë të lë pa frymë. Angazhimi i saj për të eksploruar marrëdhëniet do të thellojë lidhjen e audiencës me udhëtimin e Tosca-s si kurrë më parë. Elementet muzikore në lojë Asnjë diskutim i operës nuk është i plotë pa njohur themelet e saj muzikore. Ariet "Vissi d'arte" dhe "Recondita armonia" jo vetëm që shfaqin talent të jashtëzakonshëm vokal, por edhe evokojnë të vërteta të thella emocionale. Këto pjesë janë realizuar nga artistë të shumtë, me më shumë se 300 versione të regjistruara që ekzistojnë sot. Përfshirja e arisë së Jakovës nga “Skënderbeu” i shton një shtresë tjetër aspektit muzikor të produksionit. Kjo lidhje me kulturën shqiptare pasuron albumin “Saimir”, duke i lejuar audiencës të përjetojë shkrirjen e ndikimeve të ndryshme kulturore duke përforcuar temat qendrore të identitetit dhe sakrificës. Prezantimi vizual është vendimtar në çdo operë. Për "Tosca", prisni skena dhe kostume të punuara bukur që përshkruajnë në mënyrë autentike madhështinë e Romës. Dizajni i ndërlikuar i skenës pritet t'i bëjë jehonë monumenteve të vërteta historike, siç është Kisha e Sant'Andrea della Valle, ndërsa ilustron në mënyrë delikate nuancat e errëta të jetës së personazheve. Zgjedhjet artistike të Lallit ka të ngjarë të shtrojnë bukurinë e Romës kundër trazirave emocionale të Tosca-s dhe Cavaradossi-t, duke theksuar si betejat e tyre personale ashtu edhe konfliktin më të madh politik që i mbështjell. Një nga aspektet më emocionuese të ndjekjes së operës është lidhja e krijuar midis interpretuesve dhe audiencës. Qasja e Lallit ka të ngjarë të ftojë audiencën të ndihet thellësisht i përfshirë në dramën që po shpaloset, duke rritur përvojën emocionale. Prisni momente që rezonojnë fuqishëm, duke tërhequr çdo shikues në zemrën e rrëfimit. Ndërsa audienca gulçohet ose psherëtin gjatë momenteve kryesore, kjo përvojë e përbashkët bëhet një ndërveprim unik i përbashkët me artin. Krijon një kujtim të qëndrueshëm që bën jehonë shumë kohë pasi nota e fundit zbehet. Me prodhime novatore si “Tosca”, e ardhmja e operës në Shqipëri duket e ndritshme. Bashkëpunimet mes TKOB dhe artistëve vizionarë si Lalli i hapin rrugën një skene kulturore të pasur dhe në zhvillim. Ky produksion jo vetëm që nderon një operë klasike, por gjithashtu nënkupton rritjen e artit skenik në rajon. Ndërsa presim me padurim këtë shfaqje, mbështetja e përpjekjeve artistike vendase bëhet thelbësore. Pjesëmarrja në këto ngjarje ushqen një vlerësim kolektiv të peizazhit kulturor në Shqipëri, duke siguruar që opera të mbetet një formë arti e gjallë për brezat e ardhshëm. Udhëtimi emocionues përpara Si përmbledhje, produksioni i TKOB i "Tosca", me regji nga Manu Lalli, do të bëhet një ngjarje monumentale për të apasionuarit pas operës dhe ata kureshtarë për pushtetin. Pritja për këtë ngjarje historike ishte e madhe. Kjo nënvizon rëndësinë kulturore të operës, veçanërisht pasi shënon mbylljen e "Vitit Puccini" për nder të kompozitorit të njohur. “Toska” ka mbajtur gjithmonë një vend të dashur në zemrat e entuziastëve të operës dhe ky vënie në skenë ka ringjallur interesin tek një audiencë më e gjerë që dëshiron të rilidhet me veprat e përjetshme të Puccinit. Një Kthim në Lavdi Saimir Pirgu, i vlerësuar ndërkombëtarisht për forcën e tij vokale dhe thellësinë emocionale, solli shtresa artistike në rolin e Kavaradosit. Çdo notë që ai dërgoi rezononte në të gjithë sallën e madhe, duke e çuar audiencën në një vorbull pasioni, xhelozie dhe sakrificash. Sipas reagimeve të audiencës, shumë dëgjues raportuan se ndjeheshin të përlotur nga interpretimet e tij emocionale, me një pjesëmarrës që vuri në dukje se performanca ishte "ndryshuese e jetës". Ngazëllimi u shtri përtej rikthimit të Pirgut. TKOB ka kuruar një produksion të jashtëzakonshëm me një kastë të shquar, duke përfshirë Krassimira Stoyanova, Carlos Almaguer dhe Eva Golemi së bashku me Pirgun. Me këtë formacion mbresëlënës, çdo performancë është e destinuar të ofrojë një përvojë unike ndërsa zgjeron shtrirjen e punës së Puccinit tek audienca më e re. Veçanërisht, artistët ndërkombëtarë shpesh tërheqin turma më të mëdha, duke rritur pjesëmarrjen deri në 30% në prodhimet e fundit. Eksplorimi i temave të përjetshme të Tosca-s “Toska” është më shumë se një rrëfim tërheqës i vendosur në sfondin e Romës së shekullit të 19-të; është një eksplorim i thellë i emocioneve dhe moralit njerëzor. Opera gërsheton në mënyrë të ndërlikuar jetën e Toskës, një këngëtareje pasionant; Cavaradosi, një artist idealist; dhe Scarpia, një shef policie i korruptuar. Ndërveprimet e tyre nxjerrin në pah tensionet që lindin kur përplasen dashuria, fuqia dhe integriteti artistik. Ndërsa personazhet përballen me dëshirat e tyre mes kërcënimeve të jashtme, publiku fiton njohuri mbi sakrificat e bëra për dashurinë dhe fuqinë shkatërruese të xhelozisë. Kjo përputhshmëri, e shoqëruar nga portretizimi emocionues i Pirgut, i lë dëgjuesit një përzierje trishtimi dhe admirimi që zgjat shumë përtej performancës. Një prodhim i jashtëzakonshëm Kjo vënie në skenë e "Toska" shquhet jo vetëm për kastin e saj të mbushur me yje, por edhe për drejtimin dhe dizajnin e saj të hollë, organizuar nga Festivali i famshëm Fondazione Torre del Lago. Në kremtimin e trashëgimisë shekullore të Puccinit, spektakli vizual dhe rregullimi muzikor krijojnë një festë për shqisat. Vëmendja ndaj detajeve në skenë kap gjallërisht thelbin e Romës, duke e çuar audiencën përsëri për të përjetuar intensitetin emocional të personazheve të Puçinit. Me kostume shumë të detajuara dhe ndriçim dramatik, produksioni rrit përvojën e audiencës, duke e shndërruar mbrëmjen në TKOB në një ngjarje të paharrueshme. Reagimi i audiencës Atmosfera në teatër ishte elektrike. Teksa Pirgu doli në skenë, publiku shpërtheu në brohoritje dhe çdo akt pasonte një ovacion të fortë. Shumë pjesëmarrës ndanë entuziazmin e tyre përmes mediave sociale, me hashtags që lidhen me ngjarjen në trend brenda disa orësh. Ishte emocionuese të shihje familje, miq dhe adhurues të rinj të operës që bashkoheshin në admirimin e tyre për formën e artit dhe interpretuesit e saj, duke përforcuar aftësinë e operës për të lidhur breza. Momente të tilla ilustrojnë pse opera mbetet një pjesë e dashur e trashëgimisë sonë kulturore, me ngjarjen e TKOB-it që nxit turizmin vendas me afërsisht 15% gjatë kësaj serie shfaqjesh. Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, tenori Saimir Pirgu është cituar në shtypin ndërkombëtar si një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot dhe si një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik, etj. Me një aktivitet shumë të vlerësuar nga kritika dhe publiku, në çmimet që ka marrë tenori Saimir Pirgu përmendim edhe çmimin prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë). Shfaqjen operistike “Tosca” në TKOB publiku do të ketë mundësi ta ndjekë për katër net, duke filluar nga data 6 nëntor. Duhet ta përjetoni “Toskën” në TKOB. Dëshmitari i Saimir Pirgut në performancën përkrah talenteve të tjerë të klasit botëror është një mundësi që nuk duhet humbur. kjo nuk është thjesht një shfaqje, por një ngjarje e madhe kulturore që feston historinë e pasur të operës duke përqafuar evolucionin e vazhdueshëm të zhanrit në Shqipëri. Performanca e jashtëzakonshme e Saimir Pirgut në “Toska” në TKOB shërben si një kujtesë e fuqishme e fuqisë rrëmbyese të operës dhe talenteve të jashtëzakonshme që lulëzojnë brenda saj. Ndërsa perdja bie mbi këtë prodhim befasues, një gjë është e pagabueshme: trashëgimia e Puccinit vazhdon, duke ndezur pasion dhe kreativitet në zemrat e çdo dashamirës të operës të pranishëm. Saimir Pirgu, një nga zërat më të fuqishëm të skenës operistike ndërkombëtare, rikthehet për disa ditë të paharrueshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku gjithçka filloi për të. Ky artist i magjishëm, që me zërin e tij ka prekur skenat më prestigjioze botërore, është shembull frymëzues për brezat e rinj të artistëve shqiptarë, duke i mbushur me krenari dhe ambicie për artin. Koha që do të kalojë pranë publikut të tij të dashur në Tiranë do të mbetet një dhuratë e çmuar, duke i falur skenës sonë elegancën dhe emocionin që vetëm ai di të sjellë. Pergatiti:Dr Liliana Pere.
- Cila ishte Ofelia e vërtetë e Hamletit ? Tragjedia që stigmatizoi William Shekspirin dhe e frymëzoi për heroinën më tragjike.
Cila ishte Ofelia e vërtetë e Hamletit ? Tragjedia që stigmatizoi William Shekspirin dhe e frymëzoi për heroinën më tragjike. Ofelia e Shekspirit është një nga figurat më të famshme dhe më tragjike të letërsisë botërore. Ka frymëzuar një numër artistësh dhe ka angazhuar dhjetëra studiues. Deri vonë, të gjithë besonin se ishte një person fantastik, krijuar nga William Shekspir. Megjithatë, sipas zbulimeve të fundit, Ofelia mund të ketë qenë e bazuar në një person të vërtetë që shkrimtari njohu. Historiani Steven Gan gjeti një raport mjeko-ligjor të vitit 1569, i cili i referohet mbytjes së një vajze trevjeçare. Vajza u mbyt në një liqen në zonën Stratford-upon-Avon, ku u lind dhe u rrit William Shekspiri. Emri i saj ishte Jane Shekspir, dhe për shkak të sinonimeve, historianët supozojnë se ishte një e afërm e shkrimtarit, ndoshta kushërirë e tij. Vogëlushja Jane mblidhte lule në brigjet e liqenit kur u pengua dhe ra brenda. Raporti thotë: "Për shkak të mbledhjes së disa luleve të caktuara që quhen «yellowe boddles» që rriten në brigjet e këtij liqeni në Upton, Jane Shakespeare ditën e 16 Qershorit, rreth orës 8, pas mesditës, papritmas dhe aksidentalisht ra në liqen dhe u mbyt. Aty vdiq menjëherë. Lulet e lartpërmendura ishin shkaku i vdekjes së Jane". Heroina e Shekspirit, Ofelia, gjithashtu mbante lule në duar kur ra në ujë dhe e tërhoqën poshtë rrobat e saj të rënda. Sigurisht Ofelia ishte më e madhe, në moshë martese, pasi do të martohej me Hamletin, por historianët besojnë se shkrimtari u frymëzua nga tre-vjeçarja Jane. Shekspiri u lind në 1564, rreth 30 km nga liqeni ku u mbyt vajza. Shkrimtari ishte pesë vjeç kur Jane vdiq dhe mund të ketë dëgjuar diskutime të familjes rreth mbytjes. Në rast se ishte e afërm, humbja e saj do ta ketë prekur edhe më shumë. Katherine Hamlet. Brigjet e lumit Avon. Një tjetër "Muzë" e mundur e Shekspirit është Catherine Amlet, e cila u mbyt në 1579, një dekadë pas Jane. Vajza ra në lumin Avon, duke mbushur një shtambë me ujë. Vdekja e saj u konsiderua nga bashkëkohësit e saj si vetëvrasje, pas një zhgënjimi erotik. Shekspiri do ishte adoleshent dhe me siguri do ta kujtonte një histori të tillë tragjike. "Mallkimi" i Ofelisë. Një nga ilustrimet më të famshme të heroinës shekspiriane është tabloja e piktorit John Everett Mile. Vepra përfundoi në 1852 dhe u ekspozua në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër, ku mori kritika të shkëlqyera. Por kryevepra nuk u krijua pa sakrifica. Mile përdori një modele të vërtetë për Ofelinë, Elizabethën "Lisa" Sidol. Donte të kapte me përpikmëri absolute trupin e Ofelisë që plluskonte në ujë dhe kështu që vendosi modelen në një vaskë. Për të mbajtur ngrohtë ujin, kishte ndezur qirinj nën vaskë. Por Mile punonte papushim, të paktën dhjetë orë në ditë dhe qirinjtë shuheshin dhe uji ftohej. Pas ditëve të "acarta", Sidol u sëmurë dhe një ditë humbi ndjenjat nga hipotermia në ujë. Jeta imitoi artin dhe Sidol gati sa nuk pati të njëjtin fund tragjik me heroinën që aktronte. Sidol jetoi, por "mallkimi" i Ofelisë e ndoqi nga pas. U sëmurë rëndë me pneumoni dhe pati probleme shëndetësore deri në vdekjen e saj të parakohshme në moshën 32 vjeçare. K.E
- Marie Curie (lindur si Maria Sklodowska më 7 nëntor 1867 - 4 korrik 1934) ishte një shkencëtare polake.
Marie Curie (lindur si Maria Sklodowska më 7 nëntor 1867 - 4 korrik 1934) ishte një shkencëtare polake me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e fizikes dhe kimisë. Ajo ishte pionierja e kërkimeve mbi radioaktivitetin dhe e para që fitoi dy çmime Nobel në dy fusha të ndryshme shkencore. Arsimimi dhe Fillimet: Curie lindi në Varshavë, Poloni, në një familje me prindër mësues. Ajo spikati që në rini për inteligjencën e saj, por për shkak të kushteve të vështira financiare dhe ndalimit të grave në universitetet polake, ajo punoi dhe studioi privatisht. Në moshën 24-vjeçare, ajo shkoi në Francë për të ndjekur Universitetin e Sorbonës, ku përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera. Karriera dhe Zbulimet: Marie Curie dhe bashkëshorti i saj, Pierre Curie, studiuan së bashku dhe arritën zbulime të rëndësishme mbi substancat radioaktive. Marie zbuloi elementët radioaktivë radiumin dhe poloniumin (të cilin e quajti kështu për nder të Polonisë). Ajo fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në 1903 (bashkë me Pierre dhe Henri Becquerel) dhe në Kimi në 1911 për përpjekjet e saj për të përftuar radium të pastër. Ndikimi dhe Trashëgimia: Marie Curie pati ndikim të madh në botën e shkencës dhe çoi përpara të drejtat e grave në shkencë. Ajo ishte gruaja e parë që dha mësim në Universitetin e Sorbonës dhe një nga pionieret e kërkimeve mbi terapinë me rreze për trajtimin e kancerit. Megjithatë, puna e saj me substanca radioaktive ndikoi shëndetin e saj dhe ajo ndërroi jetë për shkak të aplastikës së anemisë, një sëmundje e lidhur me ekspozimin ndaj rrezatimit. Trashëgimia e saj: Sot, trashëgimia e saj vazhdon të njihet dhe të vlerësohet. Instituti "Curie" në Francë është një qendër e njohur për kërkime mbi kancerin, dhe emri i saj vazhdon të simbolizojë fuqinë e shkencës dhe përkushtimin e grave në fushat akademike.
- Frank Sinatra & Ava Gardner Një nga dashuritë më të fuqishme të Akinematografisë botërore.
Frank Sinatra & Ava Gardner | Një nga dashuritë më të fuqishme të Akinematografisë botërore. Një dashuri e madhe që nuk u shua kurrë, mes dy legjendave të Hollivudit që u martuan në 7 Nëntor 1951. Frank Sinatra ishte Njëshi. Zëri. Ai që kishte miqësi me presidentët e SHBA, por edhe mafian dhe shoqërohej me disa nga gratë më të bukura të kohës së tij. Këngëtari më i rëndësishëm, mbase, amerikan i shekullit të 20-të. Ikonë simbolike e kulturës amerikane me një vepër masive muzikore, që përmban mbi 1400 regjistrime.U nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Ronald Reagan në vitin 1985 dhe Medaljen e Artë të Kongresit në 1997. Jeta e tij personale ishte veçanërisht e trazuar dhe aventureske, gjë që shpesh e vuri në qendër të vëmendjes. S'mund të ishte askush tjetër përveç legjendarit Frank Sinatra, i lindur më 12 Dhjetor 1915. Hitet e tij më të mëdha janë këngët: "Strangers in the night", "My Way", "Theme from New York, New York", That`s Life", "Fly Me to the Moon". Si aktor u shfaq në 58 filma, si në muzikal, ashtu edhe në role thjesht interpretuese. Gjatë viteve 50 dhe 60, ishte protagonist shumë i njohur dhe në përgjithësi një nga të paktët që arriti të bëhej po aq i suksesshëm në kinematografi dhe këngë. Muzikalet që bien në sy janë ato që bashkë-interpreton me Jeanne Kelly, në mënyrë të veçantë "Tre vajzat dhe tre marinarët", performanca e tij në filmin "Njeriu me dorën e artë", për të cilin ishte kandidat për Oscar, "Guys and Dolls" 1956, përkrah Marlon Brando dhe thrilleri politik "The Manchurian Candidate'' (1962). Pati tre fëmijë me gruan e tij të parë, Nancy Barbato. U martua edhe tre herë me Ava Gardner, Mia Faro dhe Barbara Marx. Lidhja e tij e dashurisë me Ava Gardner ishte një nga më të fuqishmet në botën e kinematografisë. Sipas njërit prej miteve më të përhapura të Hollivudit, vazhduan ta dashurojnë njëri-tjetrin pas divorcit të tyre në 1957. E veçanta e Ava ishte që u martua me tre burra të vështirë dhe mbeti miq me të tre pas divorceve përkatëse. Sidoqoftë, për Frankin ishte një shkëndijë që nuk u shua kurrë. Vetë aktorja e rrëfen në kujtimet e saj (Ava Gardner, "Me zërin e saj".): "Mund të ishim në qytete të ndryshme, në vende të ndryshme, por kurrë nuk ishim larg. Dhe herë pas here, Franku im telefononte nga Madridi, Londra, Roma, Nju Jorku, kudo që isha, dhe thoshte: "Ava, le ta provojmë përsëri". Dhe unë i thosha: "Në rregull! "Dhe hiqja dorë nga gjithçka, nganjëherë edhe një rol në ndonjë film. Dhe ishte shkëlqyeshëm, por nuk zgjaste më shumë se një ditë. Dhe largohesha përsëri duke vrapuar, duke vrapuar me të vërtetë. Kurrë nuk arritëm të kuptojmë plotësisht pse nuk funksiononte dhe se pse nuk mund të funksiononte kurrë". Franku, siç tregon J. Randy Taraborelli në biografinë e tij, "Sinatra. Në rrugën e tij" ishte magjepsur me të që në momentin e parë: "Frank Sinatra ishte magjepsur nga Ava Gardner, ndërsa ende këndonte me Tommy Dorsey, kur pa një foto të saj në Dhjetor 1944 në kopertinën e "Photoplay" (ku shfaqej me supet lakuriq dhe një gjerdan me smeraldë, shumë më i shtrenjtë nga sa dukej). Fotografia entuziasmoi Sinatrën (përshkrimi i fotos thoshte: "Eshtë sekso-bombë!"). "Po të rrjedhin jargët, Franki," i tha një mik. Të pëlqen ajo që sheh, ë?" - "Sigurisht që më pëlqen. Dhe do të mësosh diçka tjetër? Me këtë bebi do të martohem”. Si përfundim, nuk funksionoi pasi të dy ishin po aq pasionantë, xhelozë dhe alkoolikë. Dhe për një arsye tjetër të rëndësishme. Shtypi nuk i la kurrë të qetë … K.E
- Vjosa – Beteja e fituar për lumin e fundit të egër në Evropë
Vjosa – Beteja e fituar për lumin e fundit të egër në Evropë Laert Miraka Vjosa është një nga ato raste kur, me të drejtë, mund të deklarosh se bashkimi bën fuqinë. Përpjekjet për të mbrojtur lumin e fundit të egër në Ballkan dhe Evropë, si asnjëherë më parë, bëri bashkë komunitetin lokal, shoqërinë civile brenda dhe jashtë vendit, ekspertët e mjedisit, shkencëtarët, politikanë të rëndësishëm, institucione ndërkombëtare, figura publike, artistë nga mbarë bota, në lëvizjen më të madhe ndonjëherë, jo vetën në Shqipëri por edhe në Evropë, me fokus mbrojtjen e natyrës nga ndërhyrjet e njeriut. Tashmë secili prej tyre mund të ndihet krenar sepse betejën e parë të rëndësishme për shpëtimin e Vjosës e fituan. Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, pas një rezistence disavjeçare ndaj kërkesave të mbrojtësve të ‘lumit të fundit të egër të Evropës’ disa ditë më parë deklaroi se “Vjosa do të bëhet Parku Kombëtar më i madh në Shqipëri’. Këtë deklaratë kreu i Qeverisë e bëri në ceremoninë e nënshkrimit nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtori Ekzekutiv i organizatës ambientaliste amerikane ‘Patagonia’, Ryan Gellert, të Memorandumin e Mirëkuptimit “për bashkëpunimin për ngritjen e modelit të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër’. Me këtë veprim Qeveria, më në fund, hodhi një hap të rëndësishëm drejt dhënies së statusit Park Kombëtar të të gjithë zonës ujëmbledhëse të Lumit Vjosa në territorin e Shqipërisë. Mbrojtja e Vjosës – kauza që u rrit ditë pas dite dhe vit pas viti Beteja për mbrojtjen e Vjosës është e hershme dhe, për fat të mirë, nuk pati fatin se shumë kauzave të tjera ambientaliste në Shqipëri që janë shuar ende pa u formësuar. Megjithatë, shqetësimi i ambientalistëve, organizatave dhe komunitetit lokal u mediatizua ndërkombatarisht vetëm në janar të 2014 dhe një vit më pas, në maj 2015, do të ishin tashmë deputetët e Parlamentit Evropian ata që do të ngrinin zërin në mbrojtje të Vjosës, duke kërkuar ndalimin e të gjitha planeve për ngritjen e digave mbi brigjet e lumit dhe degëve të tij. ‘Lufta’ vazhdoi frontale si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Institucionet shqiptare rezistencën ndaj lëvizjes për mbrojtjen e Vjosës e treguan herë me indiferencë, herë me deklara gjysmake dhe herë të tjera me veprime ligjore që mundoheshin të qetësonin gjakrat dhe jo t’i jepnin zgjidhje të plotë situatës. Hap pas hapi dhe vit pas viti kërkesat ndaj qeverisë u formësuan, ndërsa aktivitetet sensibilizuese për mbrojtjen e Vjosës nuk zhvilloheshin vetëm në Shqipëri, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Evropës. Në shkurt 2021 njëzet organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania i paraqitën Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, një propozim të detajuar për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Në të njëjtën kohë, organizata mjedisore amerikane ‘Patagonia’ prodhoi dhe publikoi filmin “Vjosa Forever”, në të cilin shpjegohej rreziku që i kanosej natyrës dhe biodiversitetit në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë që preket nga rrjedha e Vjosës dhe ku i bëhej thirrje shqiptarëve dhe evropianëve të përfshihen në aksionin e mbrojtjes së lumit. Parlamenti Evropian iu bashkua menjëherë kësaj thirrjeje dhe në mars 2021 miratoi Raportin e Progresit për Shqipërinë ku i kërkohej Qeverisë “të krijojë sa më shpejt Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë në të gjithë gjatësinë e lumit…” Në tetor 2021 nis një peticion global për dhëniën e statusit Park Kombëtar për Vjosën. Peticioni ishte një uragan i vërtetë. Ishin me mijëra dhe dhjetra mijëra personat që e firmosën peticionin nga mbarë bota. Si e ‘shkëmbeu’ Qeveria Parkun Kombëtar me Park Natyral Në përpjekjen e radhës për ta zbutur presionin që po ushtrohej ndaj saj, në janar të vitit 2022, Qeveria shqiptare bëri me dije vendimin për shpalljen e Vjosës Park Natyror. Reagimi ishte i menjëhershëm nga të gjithë aktivistët që deklaruan: “Jo Park Natyror! Park Kombëtar Tani!’. Sipas tyre, statusi i Parkut Natyror nuk mund t’i ofrojë Vjosës mbrojtjen e duhur. Frika e ambientalistëve ishte se dhënia e statusit Park Natyror për Vjosën nuk do t’i mbante dot larg saj ‘duart’ e Kompanive që kërkojnë naftë pranë zonës ujëmbledhëse ose që kërkojnë të ndërtojnë diga në degët e saj. Madje Vjosa Park Natyror do të jetë gjithmonë e rrezikuar nga bizneset apo qeveritë e ardhshme që mund të parashikojnë ndërhyrje ‘të lejueshme’ mbi rrjedhën e lumit. Në debatet që pasuan vendimmarrjen e Qeverisë për ta shpallur Vjosën Park Natyror, kundërshtarët e këtij vendimi sollën argumenta rreth përfitimeve të pritshme nga dhënia e statusit Park Kombëtar, duke filluar nga hopi që do t’i jepte zhvillimit në këtë zonë statusi special ‘Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë’. Sipas një vlerësimi paraprak parashikohet që zona rreth lumit Vjosë, në të gjithë gjatësinë e tij nëpër territorin e Shqipërisë të vizitohet nga rreth 1.5 milionë vizitorë në vit dhe të gjenerojë vetëm nga turizmi 10-30 milionë euro të ardhura. Sipas ekspertëve, në raste të ngjashme, në zona të tjera të globit, është parë se me shpalljen e një zonë Park Kombëtar, çdo vend pune i krijuar në Parkun Kombëtar, gjeneron krijimin e 6 vende pune shtesë në komunitetet lokale pranë Parkut. Statusi i Parkut Kombëtar, sipas botanistëve, afron mbrojtje më të lartë të biodiversitetit dhe pasurisë së specieve në zonën e Parkut, e cila në rastin e lumit Vjosë, vlerësohet në mbi 1100 specie, shumë prej të cilave të rrezikuara në rang botëror. Lumi i shenjtë i antikitetit që lidh dy shtete të Mesdheut Vjosa shqiptare, njohur si Aoos në Greqi, konsiderohej një lum i shenjtë në lashtësi dhe shumë gojëdhëna dhe legjenda për këtë lum kanë mbërritur deri në ditët tona. Në Muzeun Historik Kombëtar gjendet një skulpturë e veçantë që paraqet një plak të fuqishëm, shtrirë dhe i mbështetur në krahun e djathtë. Arkeologët e kanë identifikuar si hyu lumor i Vjosës që kur u gjet në qytetin e lashtë të Apolonisë. Skulptura i përket shekullit III para Krishtit. Hyu lumor Vjosa gjendet e skalitur edhe në monedha të Apolonisë, të viteve 198-211 pas Krishtit. Lumi hynor, me gjatësi 270 km, e ka burimin në Greqinë veriore ku njihet si Aoos. Ajo rrjedh nëpër grykat e pjerrëta dhe shpatet e Shqipërisë së Jugut; gjarpëron mes luginave, për t’u derdhur në Lagunën e Nartës, pranë Vlorës, në brigjet e Adriatikut. Vjosa dhe degët e tij kalojnë në disa qytete të Shqipërisë, si Erseka, Përmeti, Gjirokastra, Tepelena , Ballshi, Fieri dhe Vlora. Me ndarjen territoriale të vitit 2014 lugina e Vjosës shtrihet në qarqet Korçë (8.75%), Gjirokastër (50.47%), Vlorë (30.59%), Fier (10.13%), Berat (0.06%). Përgjatë gjithë rrjedhës së tij prej mbi 270 kilometrash, ai është i pazbutur dhe me rrjedhje të lirë dhe karakterizohet nga kanione të bukura, lumenj të gërshetuar, ishuj, harqe dhe shtrirje gjarpëruese. Dhe çka e bën këtë lumë me të vërtetë të jashtëzakonshëm ndërkombëtarisht është fakti se pothuajse të gjitha degët e tij kanë rrjedhë natyrale dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumenjsh e përrenjsh që gjallojnë si askund në Evropë. Edhe pse për mbrojtjen e Vjosës është luftuar fort vitet e fundit, specialistët e mjedisit dhe shkencëtarët pranojnë se njohuritë shkencore për biodiversitetin dhe proceset fizike të saj janë ende të kufizuara dhe Vjosa mbetet një nga lumenjtë më pak të eksploruar në Evropë. Por edhe aq të pakta dhe të kufizuara sa janë, të dhënat e deritanishme sugjerojnë se lugina e Vjosës ka një biodiversitet të jashtëzakonshme dhe shumllojshmëri gjallesash. Vjosa – Parku i ardhshëm Kombëtar Krijimi i Parkut Kombëtar të Vjosës do të kalojë në një rrugë të re, deri më sot të pashkelur në Europë. Eksperti Ulrich Eichmann, në një prononcim për DË e ka konsideruar si diꞔka unike që Parku do të përfshijë të gjithë rrjetin e lumenjve që i bashkohen Vjosës. “Do të jetë një Park Kombëtar model ku do të tregohet se ꞔfarë mund të bëhet për ruajtjen e natyrës kur ajo po humbet kudo me një ritëm që nuk është parë kurrë më parë. Do të jetë një model i decentralizuar ku përveꞔ një qendre kryesore informuese do të ketë qendra të tilla të vogla në të gjitha fshatrat. Do të ketë shumë të punësuar dhe përfitime fianciare, përmes ruajtjes dhe jo shkatërrimit të natyrës”. Në Parkun kombëtar parashikohet të lejohet Eko-Turizmi, të ngrihen dy qendra të mëdha, modere informacioni ku turistë nga e gjithë bota nëpërmjet vidiove të mësojnë më shumë rreth kuptimit të Lumit të Egër dhe rëndësisë së mbrojtjes së eko-sistemit të tij. Vjosa mes nevojës për t’u mbrojtur dhe ‘makutërisë’ për t’u shfrytëzuar Lëvizja për mbrojtjen e Vjosësa është pjesë e fushatës “Ruaj Zemrën Blu të Evropës”, që synon të mbrojë lumenjtë me vlera natyrore veçanërisht të larta në Gadishullin Ballkanik, të cilët kërcënohen nga më shumë se 3,400 projekte hidroenergjitike. Në të gjithë gjatësinë e Vjosës dhe në degët e tij në këto vite janë planifikuar rreth 40 hidrocentrale, dy prej të cilëve ishin në fazën e fillimit të ndërtimit pas firmosjes nga Qeeria shqiptare. Hapi i ndërmarrë për dhënin e statusit të Parkut Kombëtar pritet të sigurojë mbrojtje për të gjithë rrjedhën e Lumit të Vjosës dhe degëve të tij në territorin e Shqipërisë, përveç tre degëve të tij: Langaricës, Shtiknit dhe lumit të Çarshovës, të cilët tashmë mbajnë mbi brigjet e tyre digat e hidrocentrale të ngritura. Edhe pse më të qetë pas zhvillimeve të fundit, aktivistët e përfshirë në mbrojtjen e Vjosës janë gjithë sy e vesh për të garantuar fitoren përfundimtare, duke e shtyrë Qeverinë që sa më shpejt të marrë vendimin e shumëpritur për shpalljen ‘de jure’ Park Kombëtar të të gjithë gjatësisë së rrjedhës së Vjosës Park Kombëtar.
- Princi William zbulon reagimin e Princeshës Kate ndaj udhëtimit në Cape Town ndërsa ajo qëndron në shtëpi me fëmijët
Princi William zbulon reagimin e Princeshës Kate ndaj udhëtimit në Cape Town ndërsa ajo qëndron në shtëpi me fëmijët Princi i Uellsit foli përpara ndarjes së çmimeve Earthshot në Afrikën e Jugut Danielle Stacey Korrespondenti Mbretëror në internet Londra Ndani këtë: Princi i Uellsit tha se ai shpreson që gruaja e tij, Princesha e Uellsit, do ta "përgëzojë atë" përpara ndarjes së çmimeve Earthshot në Cape Town të mërkurën mbrëma. Princi William, 42 vjeç, pritet të ecë në tapetin e gjelbër në ceremoni në një eko-kupolë të qëndrueshme në qytetin e Afrikës së Jugut. Është një udhëtim i vetëm katër-ditor për Princin pasi Kate ka qëndruar në shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar mes kthimit gradual të saj në detyrat mbretërore pas përfundimit të trajtimit të kancerit në shtator. Kur u pyet se si është gruaja e tij, William u tha transmetuesve përpara ndarjes së çmimeve: "Ajo po ecën shumë mirë, faleminderit. Dhe shpresoj se ajo po e shikon sonte. Pra, duke më brohoritur. Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë vitit. E di që do të jetë shumë e prirur për të shiko që sonte të jetë një sukses."
- Visar Zhiti, poeti që ka sfiduar regjimin…Visar Zhiti është një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë.
Visar Zhiti, poeti që ka sfiduar regjimin… Intervistë e gazetarit italian Renato Minore Renato Minore është gazetar i njohur italain. Ai është lauruar për letërsi moderne dhe është specializuar në filologjinë modern, ka dhënë mësim lëndën e teknikës së komunikimit në Universitetin e Romës dhe në LUISS. Ndërkaq ai ka punuar në RAI dhe në gazeta e revista si “La Repubblica”, “Messaggero”, “Il Mondo”, etj, Renato Minore njihet dhe si shkrimtar dhe poet. Ka botuar librat me poezi “I nuovi giorni” (Ditët e reja), antologjinë “Quinta generazione” (Gjenerata e pestë), “Non ne so piú di prima” (S’e di më si më parë), “O caro pensiero” (O mendim i dashur”) etj, ndërsa në prozë “I ritorni, (Kthimet), “Leopardi: l’infanzia, le cittá, gli amori” (Leopardi, fëminia, qytetet, dashuritë”, “Lo specchio degli inganni” (Pasqyra e gënjeshtrave”, etj, po kështu është autor esesh dhe përkthimesh, është nderuar shumë çmime letrare, dekorime dhe është emëruar në juri të ndryshme letrare. Në numrin e fundit të revistës së madhe italiane “50 & PIÚ” – tetor 2024, është botuar një intervistë e tij, dhe shkrimtarit Visar Zhiti, që po e botojmë këtu. Visar Zhiti është një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, ndoshta më kompleksi dhe më i plotë pas vdekjes së Ismail Kadaresë. Poet dhe narrator, ka shkruar shumë libra poezi, tregime, romane dhe ese. Renato Minore dhe Visar Zhiti, Camaiore 2024 Libri i tij më i fundit është një koleksion i mrekullueshëm i poezive, “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, (publikuar nga shtëpia botuese PuntaCapo, përkthimi i Elio Miracco-s), të cilit i është ndarë çmimi ndërkombëtar i poezisë. Historia e tij ka nuanca të dhimbshme, edhe tragjike: sepse shumë i ri ai u dënua me dhjetë vite burg nga regjimi diktatorial shqiptar për poezinë e tij. Pas rënies së Perandorisë komuniste, ai punoi për shumë vjet në diplomaci në ambasadën e Shqipërisë në Romë, në Vatikan dhe në Uashington (ku tani jeton në SHBA). Ai është një shkrimtar i përkthyer dhe i njohur në shumë vende, dëshmitar i një kohe të egër që ka bërë të vdesin burgjeve qindra shkrimtarë dhe intelektualë si ai. E takoj me rastin e çmimit ndërkombëtar “Camaiore” dhe pyetja e parë është e detyrueshme: ishin vërtet poezitë e tua kundër regjimit? A kishit ndjeshmërinë për të goditur një sensibilitet politik, për të përdorur një eufemizëm? Zhiti, në një mënyrë të ndritshme, na përcjell odisenë e tij: “Po, vërtet, nuk e dija se po shkruaja kundër dikujt dhe kundër diçkaje. Më dukej natyrale të thithja ajrin e kohës, atë që shihja përreth meje. Dërgova përmbledhjen me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave” te e vetmja shtëpi botuese që ekzistonte e regjimit. U vlerësua si ‘e trishtuar’, jo në përputhje me direktivat politike, me një gjuhë si ajo e Ezopit, tepër e pasur me metafora. Akuza ishte se kisha bërë propagandë kundër regjimit, unë në të vërtetë nuk kisha shpërndarë ndonjëherë vargjet e mia. Në një poezi, “Demokracia në natyrë”, kam shkruar se në botën e natyrshme ekziston një demokraci e jashtëzakonshme, sepse trëndafilat nuk janë kundër ullinjve, zogjtë nuk janë kundër qenve dhe ne duhet të mësojmë prej saj. Kështu, në moshën njëzet e gjashtë vjeçare përfundova në burg, i dënuar me 10 vjet heqje lirie. Umberto Eco e ka shkruar këtë duke e lidhur me rastin tuaj: “poezia i bën me frikë regjimet autoritare dhe diktatoriale, edhe nëse flet për trëndafilat”. Regjimi e ndalonte poezinë. Në burg mendoja të shkruaja për të lënë një dëshmi, pastaj kuptova se arsyet ishin më të thella, më magjike dhe pothuajse me frymëzim hyjnor. Duke shkruar, doja të krijoja lirinë tonë, sepse kur shkruan je në lirinë tënde dhe je si shkrimtarët e tjerë, me të gjithë ata që jetojnë në Romë, në Paris, në Uashington. Një përvojë si e juaja lë gjurmë të pashlyeshme. Të mendosh se keni shkruar pas kësaj, pavarësisht nga kjo plagë e pambyllur? Në burg vazhdova të shkruaja si mundja, duke fshehur poezitë nën këmishë, në dyshek, në këpucë. Ishin dhe vargje të bëra me mend, duke i mësuar më pas. E gjitha një enciklopedi poetike e vuajtjes. Është si një vragë, diçka e pashlyeshme. Por mbi këtë përvojë ishte dhe rritja, duke u forcuar vokacioni im për të thënë si në vargje ashtu edhe në prozë realitetin tim, të vërtetën time. Regjimi na e ndalonte poezinë, sepse në ato çaste isha i lirë të shprehja emocionet dhe kreativitetin. Kam lexuar poezitë e para të Kadaresë. Ishin të frymëzuara nga realizmi socialist. Kamuflohej për të jetuar? Pastaj, për vetë pranimin e tij, adoptoi teknikën e largësisë, të metaforës: shkruante si u prenë kokat e funksionarëve të Perandorisë Osmane… Kadare është një shkrimtar i madh, një shkrimtar i pamasë. Kam pasur me të raporte afërsie, të miqësisë. Veprat e tij do të mbeten. Problemi është tjetërkund: regjimi kishte shkrimtarët e tij të paguar për të shkruar, të tjerë i dërgonte në burg. Mund të thuhet: regjimi shfrytëzoi talentin e Kadaresë ashtu si dhe Kadare shfrytëzoi regjimin. Ai si një shkrimtar i madh, kishte krijuar regjimin e lirisë së tij. Vizionari me flatra dhe gruaja e ndaluar, Funerali i pafundëm – romanet e tuat janë ndërmarrje të vërteta narrative, nuk kanë angazhimin e memuarit dhe të autobiografisë që shpesh i përkushtohen poetët e tjerë. Por konsideroheni më shumë si poet apo më shumë si narrator? Poezia është të shkruarit e vazhdueshëm, që nuk ndalet kurrë. Në copëza, në pulsime, në iluminime. Poezia mbetet mbajtësja e zgjedhur e thirrjes për liri dhe shpagim. Romanet kanë nevojë për vazhdimësi, e kanë hapin e gjatë dhe të detyrojnë. Po shkruaj një tjetër dhe do të duhet kohë që të përfundoj. Cilat janë temat e këtij libri të fundit të poezive, përveçse atyre të dhimbjes gjatë dhjetë viteve në burg? Poeti gërmon në ndërlikimet e shpirtit, duke treguar për shpresën, dëshirat, fillimet e reja dhe duke i dhënë fjalës një valencë ndryshe, duke i dhënë kështu një botë të gjithë të vetën. Ju a e falni atë që ju ka vjedhur kaq shumë jetë? Unë mund të fal atë që më ka bërë keq mua, por nuk mund të fal atë që i kanë bërë keq të tjerëve dhe Shqipërisë. Nëse kush ka kryer krime, do falje, duhet t’ja u kërkojë të vdekurve, të pushkatuarve, atij që ështen në dhé. Ata duhet të falin, do të ishte një e drejtë e tyre. Unë, po, e kam bërë: poezitë e mia janë një hakmarrje dhe një falje dhe jam i lumtur që ato kanë gjetur dritë në botë, sidomos në Itali, që për mua është një tjetër atdhe shpirtëror. Dhe në fund: pse nuk ktheheni në Shqipëri, çfarë ju ndalon? Kujtimet apo tjetër gjë? Kam jetuar burgun, jam një shkrimtar shqiptar, kam punuar me ndergjegje, e dua atdheun tim dhe njerëzit e mi dhe më pas, kur puna ime si diplomat përfundoi, jam ndjerë i lirë të shkoj në rrugët e dhimbjes dhe të trishtimit tim. Kam zgjedhur të jetoj jashtë Shqipërisë, por atdheu është brenda meje, jam një copë e tij, e gjithë bota është atdhe për secilin prej nesh. Dhe kështu jetoj larg, në Amerikë, por larg kujt? Është e rëndësishme të jesh brenda vetes. Përktheu nga italishtja Eda Zhiti.
- Botohet në gjuhën boshnjake libri “Vallëzim me Hënën” i shkrimtarit Namik Dokle
Botohet në gjuhën boshnjake libri “Vallëzim me Hënën” i shkrimtarit Namik Dokle Libri përmban 52 legjenda nga krahina e Gorës, të mbledhura e të ritreguara nëpërmjet filtrit krijues të autorit Namik Dokle. Gjeografia e kësaj krahine shtrihet në tre shtete: në verilindje të Shqipërisë, në skajin jugor të Kosovës dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut. E ndajnë kufijtë, por jo traditat, kultura, baladat, legjendat. Ato shprehin, me sinqeritet të jashtëzakonshëm, konstitucionin shpirtëror, social dhe filozofik të njerëzve të kësaj krahine, punëtorë e të paqtë, që kurrë nuk i hyjnë në hak tjetrit, ndërkohë stoikë në mbrojtje të asaj kulture që u përket prej shekujsh. Shkrimtari Namik Dokle është një nga ata krijues, të cilët, me veprën e tyre, tregojnë se, tashmë, Gora nuk është dhe nuk do të jetë e largët dhe e vetmuar. Ai është i njohur për lexuesit tanë dhe në mediat e rajonit me përkthimin e librave të tij në disa gjuhë ballkanike e më gjerë. Në dhjetë vitet e fundit, me një energji krijuese të pashterrëshme dhe punë të palodhur,me përkushtimin edhe të mikut tonë, shkrimtarit dhe përkthyesit, prof. Sadik Idrizi, janë botuar tashmë në gjuhën boshnjake (Connectum, Sarajevë dhe Utilis, Prizren) tre romane dhe legjendat e Gorës: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës dhe së fundmi Vallëzim me Hënën. Si vlerësim të këtyre botimeve, Shoqata e Shkrimtarëve Boshnjakë e ka regjistruar shkrimtarin Dokle si anëtar të saj. Shpresoj që të përkthehen e të botohen në gjuhën tonë edhe romanet Kolerë në kohë të dashurisë, Covid-1984, Dhjetë gramë nder. Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të marrë në dorë legjendat e Gorës, të përzgjedhura e të ritreguara, me magjinë e fjalës, në librin Vallëzim me Hënën të Dokles. Duke i lexuar ato kam zbuluar dimensione të reja, shumë të larmishme të Gorës. Në mënyrë mjeshtërore, autori ka përpunuar 52 legjendat, të cilat, edhe pse nëpër filtrin krijues të shkrimtarit, të japin përshtypjen se kanë ekzistuar gjithnjë dhe rrënjët e tyre shtrihen në lashtësi. Përjetimet mitologjike, rrjedhat historike, toponiminë, antroponomastikën, onomastikën e Gorës, traditat e pasura, kulturën materiale dhe shpirtërore të saj, autori i librit i ka njohur në burim, i ka dëgjuar në rrëfenja e balada, i ka ringjallur nga kujtime të pjesëshme, apo nga copëzat e mbrame të legjendave në humbje dhe, si një çelësmbajtës i tyre, na ka zbuluar një thesar tjetër të Gorës. Promovimet e veprave të shkrimtarit Namik Dokle, të përkthyera në gjuhën boshnjake, janë përcjellur me interes në Sarajevë, Prizren dhe qytete të tjerë dhe unë kam patur kënaqësinë të jem një nga promovuesit e krijimtarisë së tij, krahas shkrimtarëve e studiuesve të shquar të Bosnjës, si Isnam Taliç ( redaktor i romanit Vajzat e mjegullës), Enes Kariç, Adijata Ibrishimoviç, Asmir Kujoviç, Matia Boshnjak etj. E mirëpresim mikun tonë Dokle edhe në evente të tjera, në festat e fjalës së shkruar. Dua të kujtoj se librat e tij janë vlerësuar edhe më tej, jashtë kufijve të Shqipërisë, si në Spanjë, Angli, Turqi, Mali i Zi, Bullgari etj. Prandaj, ngrohtësisht përgëzoj autorin për këtë libër të ri, i cili na jep rastin që, duke vallëzuar me legjendat gorane, të ndiejmë përqafimin e hënës së tij. MUSTAFA BALJE, poet, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Boshnjakë











