Search Results
Results found for empty search
- Si e kam njohur Faik Konicën Nga: Fan Noli
Imzot Noli për Konicën... Si e kam njohur Faik Konicën Nga Fan Noli E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja nnjë mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare. Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.Meqë ra fjala, lexuesi mund ta gjejë në librin e Konicës ndryshimin ndërmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: është e vërtetë se grekët e kanë përshtatur nga shqiptarët, por ata u përpoqën ta stërhollojnë sa që e bënë një veshje grash me aq sa mundën. Veshja e Konicës nuk ishte e vetmja gjë që më habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi të më “mësonte” për çdo gjë në botë. Ishte njeri me kulturë të lartë. Gijom Apoliner, një shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shëtitëse” që e fliste frëngjishten si një francez. Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”.Si studiues i pasionuar i muzikës, Konica e adhuronte shumë Vagnerin. Një nga gjërat e para që bëri ai pasi u takuam, ishte të më tregonte për Vagnerin dhe operat e tij. Me këshillën e tij e pashë përherë të parë Parisfalin, kur u dha më 1910 në Boston. Në varrimin e tij, tridhjetë vjet më vonë, duke e ditur se sa shumë e donte Vagnerin, iu luta organistit të luante muzikën e Vagnerit nga kreu deri në fund.Ka disa fakte që mungojnë në librin e papërfunduar të Konicës, fakte për Shqipërinë, që i kam mësuar prej tij. Për shembull, Konica flet për krenarinë e malësorëve shqiptarë. Zonja Durham e pranon këtë në librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur përshkruan shpërndarjen e ndihmave në Maqedoni gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, ajo na tregon se si gratë fshatare e rrethonin ditë e natë, duke i kërkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtëpisë ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa të merrnin diçka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte më asgjë për t’u dhënë, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti në Shqipëri, priste që t’i ndodhte njësoj. Për habinë e saj, askush nuk iu afrua për t’i kërkuar ndihmë.Konica përmend edhe faktin se zonja Durham ka qenë një adhuruese e madhe e amvisës shqiptare. Ajo mendonte se vetëm amvisa holandeze mund të krahasohej me të për pastërtinë. Zonja Durham kishte të drejtë. Mjafton të shkosh për vizitë në shtëpitë e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohësh dallimin ndërmjet amvisës shqiptare dhe shumë prej fqinjëve të saj që nuk janë shqiptare.Një gjë që e ka lënë jashtë Konica është fakti që fqinjët ballkanas e italianë kanë shpifur se shqiptarët janë të egër e të pamëshirshëm. Zonja Durham na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ajo kiste parë fshatarët siçilianë se si i rrihnin pa mëshirë kuajt dhe gomerët, por kurrë nuk kishte qenë dëshmitare se si një shqiptar rrihte një kafshë. Unë e kam vënë re edhe vetë kur kam udhëtuar me kalë në Shqipëri. Sa herë vinim te ndonjë copë rrugë e vështirë, ishim të detyruar të zbrisnim dhe kafsharët gjithnjë përdornin fjalët përkdhelëse për t’u dhënë zemër kafshëve, si për shembull: “Hajde, vëlla. Ec, or bir; Nuk është dhe kaq e vështirë. Do ta kalojmë”. Një shpifje tjetër e përhapur nga fqinjët tanë, është se shqiptarët qenkan njerëz që nuk u shtrohen ligjeve. E vërteta është krejt e kundërt. Ata u shumë më tepër se gjithë fqinjët e tyre. Statistikat e rajoneve të policisë në qytetet amerikane ku ka shqiptarë, dëshmojnë qartë se ata janë nga grupet më të mira ndër të gjithë të ardhurit e huaj. Përvoja ime e gjatë më ka vërtetuar se shqiptarët u binden ligjeve në shqipëri po ashtu siç u binden në Shtetet e Bashkuara. E keqja është se, kur fqinjët e Shqipërisë përpiqen të shkelin tërësinë e saj tokësore, atëherë shqiptarët “e paligj” ngrenë krye.Kur përshkruan pamjet e bukura të Shqipërisë, Konica përmend shumë turistë të huaj që e kanë admiruar këte vend. Një emër, që megjithatë mungon, është ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili në njërin nga librat e vet flet për “kodrat e bukura të valëzuara të Shqipërisë”. Unë për vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kështjella e Krujës, kryeqyhteti i vjetër i Skënderbeut. Nuk kam parë gjithë jetën time gjë më të bukur. Mjaft shtesa mund t’i bëhen kapitullit të Konicës për vetitë luftarake të shqiptarëve. Për shembull, kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Europën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe kanë marrë kalorës të lehtë shqiptarë për ushtritë e tyre. Konica më ka thënë një herë se në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët kërkonin të lavdëronin një kalorës, shpreheshin: “E nget kalin si një shqiptar”. Kemi disa dokumente italiane, që flasin për kalorësinë shqiptare dhe që na shpjegojnë se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet të lehtë. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit. Dihet mirë se ushtritë mercenare të Rilindjes asnjëherë nuk bënë ndonjë betejë të vërtetë. Ata kujdeseshin jo për lavdinë ushtarake, por për pagat. Zakonisht krijohej një komitet i përbashkët i të dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do të shpërblehej me fitoren. Për shembull, kur njëra nga ushtritë kundërshtare kishte epërsi të padyshimtë si numër, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumë. Kur ushtritë ishin të barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund të merrte vesh se cila palë mund të fitonte, atëherë kurdisej një betejë e shtirë, në të cilën nuk dëmtohej ose nuk vritej askush, me përjashtim të ndonjë aksidenti. Por kjo manovër shërbente për të ndihmuar komitetin e përbashkët që të merrte një vendim. Diçka e ngjashme ndodhi kur skënderbu zbriti në Itali me kalorësinë e vet të lehtë. Komandanti i ushtrisë kundërshtare konti Piçinino dhe Skënderbeu rregulluan një betejë të tillë të shtirë për të parë se cila nga të dy ushtritë do të kishte më shumë shanse për të marrë fitoren. Dy reparte të zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bënë një paraqitje të kalorësisë dhe të aftësisë luftarake. Shqiptarët e fituan ndeshjen dhe kështu u mbyll gjithë kjo histori. Italianët asnjëherë më nuk e kundërshtuan epërsinë e kalorësisë shqiptare. Natyrisht, me turqit ishte një pun krejt tjetër. Atëherë Skënderbeut i duhej të bënte beteja reale dhe të arrinte fitore reale. Turqve nuk u bënte përshtypje asnjë paradë. Skënderbeu ka qenë, padyshim, një gjeneral i madh dhe ai meriton nderime të mëdha për kryqëzatën e tij heroike kundër turqve. Por ne nuk duhet të harrojmë se edhe ushtarët e tij meritojnë pjesën e tyre të nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundër turqve tregoi se luftëtarët e çetave shqiptare ende e ruanin trimërinë dhe forcën e gjallë që kishin dëshmuar në kohët e vjetra në Skënderbeun. Vetëm për vetëm ata i mundën turqit, marshuan në Selanik dhe e detyruan qeverinë turke t’u jepte autonominë. Pas disa muajsh iu desh gjithë kombeve të Ballkanit që të bashkoheshin për t’i mundur po ata turq. Më 1920 atje u përsërit po ajo histori e përjetshme. Shqipërinë e kërcënonte copëtimi. Italia kishte pushtuar Vlorën dhe prapatokën e saj deri në Gjirokastër. Fqinjët e tjerë kërkonin copat e tyre sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915. Vetëm një zë u ngrit për të kundërshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi për të ngritur kombin. Malësorët shqiptarë të bregdetit jugor qenë të parët që u ngritën, pastaj i ndoqën edhe të tjerët. Brenda pak muajve italianët u hodhën në det dhe u detyruan ta linin Vlorën dhe rrethin e saj. Rreth njëzetë vjet më vonë, më 1940 grekët, pothuaj shtatë herë më të shumtë si numër sesa shqiptarët, nuk mundën ta përsëritnin këte marifet, ndonëse kishin mbështetjen e flotës angleze dhe të forcave ajrore angleze, që i penguan italianët të sillnin përforcime. Tani disa fjalë për vendin e Konicës në historinë e Shqipërisë së sotme. Si mysliman dhe si përkrahës i një familjeje të vjetër aristokratësh nga Shqipëria e jugut, Konica kishte të gjitha mundësite që të fitonte poste të larta në Perandorinë Turke, ku Shqipëria bënte pjesë, që pas vdekjes së Skënderbeut. Në të vërtetë, shumë shqiptarë të tjerë gjatë shekujve ishin ngjitur në postet më të larta të Perandorisë Turke. Për shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisë Turke ishte Ferid Pasha, një shqiptar nga Vlora. Por kjo karrierë nuk e tërhiqte Konicën. Ai mendonte se misioni i tij ishte të luftonte për pavarësinë e Shqipërisë. Nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita” përkatësisht. Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun. Konica ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skënderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezë dy krenare në një fushë të kuqe. Ky flamur u bë simbol i pavarësisë kombëtare dhe më në fund u ngrit në Vlorë më 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Konica është quajtur si krijuesi i prozës moderne shqipe. Kur unë vendosa të bashkohesha me kryqëzatën për pavarësinë e Shqipërisë, e para gjë që më bëri përshtypje ishte mungesa e plotë e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta në Egjipt më 1903, një atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, më dha vëllimet e revistës “Albania” nga viti 1897 deri më 1903. I lexova të gjitha nga faqja e parë deri tek e fundit dhe atëherë e mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe. Për më tepër, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarë të veprimtarisë letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Çajupi. Me këshillën dhe udhëzimet e tij unë përktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë dhe shkruesin e këtyre radhëve.
- Drejtoresha Ekzekutive e Tirana Art, Jona Dividi Pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit”, që u mbajt në Luxor, Egjipt, në datat 25 Nëntor- 9 Dhjetor 2024.
Pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit”, që u mbajt në Luxor, Egjipt, në datat 25 Nëntor- 9 Dhjetor 2024. Në këtë simozium morën pjesë artistë profesionistë nga vende të ndryshme, dhe kishte për qëllim të promovojë dialogun ndërkulturor përmes artit dhe të inkurajojë bashkëpunimin midis kulturave të ndryshme. 2 krijime artistike të realizuara gjatë qëndrimit në Luxor, në të cilat pasqyroheshin vizione unike dhe të thella mbi lidhjet midis traditës dhe modernes, duke sjellë elemente të pasura nga historia, kultura, dhe trashëgimia, të asaj shqiptare dhe egjyptiane. Ceremonia e hapjes, së ekspozitës u zhvillua në prani të Ministrit të Kulturës së Egjiptit, Dr. Ahmed Hanno, moment i cili shënoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit. Z.Hanno theksoi rëndësinë e artit për ndërtimin e urave midis vendeve, kultivimin e një dialogu të hapur dhe të pasur kulturor. Pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit në Luxor, Egjipt, solli mundësi të shkëlqyera për shkëmbim kulturor dhe artistik. Një moment i veçantë ishte takimi me studentët e Universitetit të Artit në Luxor, ku u zhvilluan biseda frymëzuese, duke ndarë eksperienca personale mbi proçesin krijues, duke nxitur diskutime të thella mbi rolin e artit në shoqëri dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Vizitat në disa nga tempujt e famshëm të Luxorit, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe historisë egjiptiane, ishte një tjeter moment fantastik i këtij simpoziumi. Këto vizita u shoqëruan me reflektime të thella mbi ndikimin e historisë dhe mitologjisë në krijimin artistik, si dhe mundësinë për të krijuar lidhje mes artit bashkëkohor dhe trashëgimisë kulturore. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte takimi dhe bisedat me Ministrin e Kulturës së Egjiptit, Dr.Ahmed Hanno, gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Luxor, duke ju bashkuar grupit të artistëve pjesëmarrës, jo vetëm si Ministër por gjithashtu si artist i Artit figurativ. Z. Hanno theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes artit. Bisedat e zhvilluara ishin një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe promovimit të artit shqiptar në Egjipt, si dhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si ekspozita, simpoziume,etj. Simpoziumi në Luxor, si çdo simpozium arti ndërkombëtar krijoi një mundësi unike për artistët, dhe jo vetëm, duke reflektuar identitete të ndryshme kulturore, ndikimet të mesazheve ndërkombëtare, për të forcuar kështu lidhjet mes kulturave të ndryshme. Ky simpozium dhe aktivitetet e lidhura me të, ofruan mundësi të reja për të zhvilluar partneritete dhe për të thelluar marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, duke hapur rrugën për projekte të ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës. Ky aktivitet organizohej nga Ministria e Kulturës së Egjyptit, Drejtori Artistik Yasser Gaessa dhe Drejtori për zhvillim dhe Kulturë në Ministrinë e Kulturës Hamdy El Setouhy . Nga pala shqiptare merrte pjesë Drejtoresha. Jona Dividi. Pergatiti Jona Dividi Albumi fotografik.
- Anila Omari risjell librin "Çeta e Profetëve" nga Pjetër Bogdani!
Nga Anila Omari Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanëtë shekujve XVI - XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor ashtu edhe ngapërmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj. Ajo ështëmbajtur, me të drejtë, si e para vepër origjinale, që shënoi fillimet e prozës letrare shqipe dhe që luajti rol parësor edhe në formimin e prozës shkencore shqipe. Për këto arsye ajo ka ngjallur interes të madh ndër studiuesit gjatë kohërave.Veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë botuar studime të shumta që e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme: filozofiko-teologjik (I. Rugova, Z. Xholi, E. Sedaj), pedagogjiko-didaktik (Sh. Osmani), leksikologjik (M. Sciambra, K. Ashta, A. Kostallari), nga ai i historikut të hartimit e të botimit (I. Zamputi, V. Kamsi, S. Riza etj.), e që kanë hedhur dritë edhe mbi figurën poliedrike të Bogdanit si teolog erudit, shkrimtar e patriot që u përpoq aktivisht për çlirimin e krahinave veriore nga zgjedha osmane (L. Marlekaj, K. Frashëri).Interesin për veprën e tregojnë edhe botimet e ribotimet e saj të mëvonshme,qoftë të pjesshme ose të plota: në Itali – botimet e Venecies 1691 e 1702, nëShqipëri – së pari i Ndre Mjedës më 1930 (fragmente nga pjesa e dytë e veprës) e më pas i Mark Harapit në vitet 1940-43 (pjesa e parë), në Gjermani – botimi i plotë fotostatik i Mynihut nga dr. R. Trofenik më 1977, me një paraqitje të thukët të albanologut të shquar Giuseppe Valentini dhe me një “Çelës për leximin e veprës” nga gjuhëtari e shkrimtari Martin Camaj, dhe në Kosovë – botimi i dr. E. Sedajt, Prishtinë 1989 – Prizren 1997, fototipi e tekstit origjinal dhe përshtatje në gjuhën e sotme.Ndërsa dy autorët më të vjetër të shqipes, Buzuku e Budi, kanë njohur i paridy botime kritike sipas kritereve filologjike bashkëkohore (N. Resuli, E. Çabej), i dyti një botim të konkordancave ose fjalësit elektronik të veprave të tij, metranskriptim të mbështetur mbi një studim të vyer (G. Svane), vepra e Bogdanit deri më sot nuk ka pasur një botim kritik modern, i cili, përmes transkriptimit fonologjik të tekstit në alfabetin e sotëm, mbështetur në kritere të studiuara e ndërhyrje të argumentuara filologjike, të jetë lehtësisht i arritshëm për lexuesin bashkëkohas, dhe njëkohësisht të rindërtojë gjuhën e autorit sa më afër synimit të vërtetë shprehës të tij. Arsyet e një mungese të tillë duhen kërkuar, veç të tjerash, në zhvillimin e vonë të degëve të tilla “formaliste” të studimit si gjuhësia e tekstit ose kritika tekstologjike në gjuhësinë tonë, e cila i jepte përparësi studimit të përmbajtjes ndaj formës, por edhe në vështirësitë që dalin nga vëllimi i konsiderueshëm dhe përmbajtja e gjerë e veprës së Bogdanit, që kërkon përgatitje të veçantë gjuhësore e filologjike dhe angazhim të madh kohe e energjish.Në konferencën shkencore të organizuar në Tiranë në vitin 1989 me rastin e300 vjetorit të vdekjes së Bogdanit, ku u ndriçuan në mënyrë të thelluar disaaspekte të veprës e të personalitetit të Bogdanit, u tërhoq vëmendja në një varg temash në rrafshin gjuhësor, tekstologjik, filozofik e sociologjik si objekt studimi për të ardhmen. Por atje, për herë të parë mbas një kohe të gjatë u paraqit si detyrë e ngutshme për filologjinë tonë botimi kritik me transkriptim dhe me një studim të gjerë filologjik e gjuhësor i veprës së Bogdanit sipas modelit të “Mesharit” të Buzukut, përgatitur nga E. Çabej. Në hullinë e këtij mendimi, nga mesi i viteve ’90, m’u ngarkua kjo detyrë nga departamenti i Historisë së Gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, ndërkohë që edhe nga rrethet e studiuesve jashtë vendit, sidomos atyre arbëreshë, ishte vënë theksi mbi nevojën e botimit kritik të veprës së autorëve të vjetër e veçanërisht të Bogdanit.Puna që shtrohej përpara nuk ishte e lehtë për t’u përballuar, për shkak tëproblemeve të shumta që dilnin gjatë transkriptimit, si dhe nga mungesa e njëkonsulence të specializuar në fushën e kritikës së tekstit. Megjithatë një model të shkëlqyer kemi pasur në studimin hyrës të Çabejt për botimin kritik të “Mesharit” të Buzukut, si dhe në studimin e G. Svanes mbi kriteret e leximit të veprës së Budit Speculum Confessionis. Njohja me përvojën e gjuhëtarëve arbëreshë, të cilët vitet e fundit kanë bërë përparime të mëdha në fushën e botimeve kritike, dhe kontaktet me ta ishin gjithashtu një ndihmë e çmuar. Për të nxjerrë në dritë tiparet e gjuhës së Bogdanit jemi konsultuar me punime dialektologjike e me tekste dialektore të gegërishtes veriore, e në mënyrë të veçantë me punimet e dialektologut Xheladin Gosturani mbi të folmet e krahinave verilindore. Kështu, mbas një pune disavjeçare, tani po del para publikut ky botim kritik i “Cuneus Prophetarum”, i cili shpresoj të jetë në nivelin e parashikimeve të lexuesve. Jemi përpjekur të gjejmë zgjidhjet më të mbështetura e të argumentuara, por, natyrisht, nuk mëtojmë që t’ia kemi arritur gjithmonë në masën e dëshiruar. Studiues të tjerë që do të merren më tej me veprën e Bogdanit mund të propozojnë zgjidhje të ndryshme në çështje të veçanta të transkriptimit, por mendojmë se çdo zgjidhje e qëndrim yni është arsyetuar mjaftueshëm në Hyrjen e botimit.Duke konsideruar që ky është i pari botim kritik i plotë që përmbush kushtet eekdotikës së sotme, nuk kemi marrë përsipër një krahasim sistematik me botimet e mëparshme të pjesshme të Mark Harapit dhe të Ndre Mjedës, që kishin më tepër karakter popullarizues pa pretendime shkencore, e në mjaft raste përmbajnë lëkundje ose qëndrime jokonsekuente në riprodhimet e grafive origjinale.Megjithatë, shënimet shpjeguese të këtyre filologëve të shquar, sidomos ato tëMark Harapit për çështje të ndryshme të leksikut e të gramatikës, janë mjaft të çmuara dhe na kanë vlejtur në jo pak raste.Botimi ynë kritik u drejtohet në radhë të parë studiuesve të gjuhës e letërsisëshqipe e studentëve të fakulteteve filologjike, por me dëshirën që të pranohet nga një publik më i gjerë, e kemi pajisur edhe me shënime të karakterit shpjegues, siç është sqaruar në fund të Hyrjes. Në këtë mënyrë shpresojmë se do t’u vlejë studimeve të ardhshme të mjaft aspekteve gjuhësore e stilistiko-letrare të veprës së Bogdanit që presin ende të ndriçohen.Në botim kemi përfshirë edhe përkthimet në shqip të vjershave, kushtimeve emiratimeve latinisht, italisht e kroatisht që i paraprijnë tekstit të veprës.Përkthimet nga latinishtja janë bërë nga prof. dr. Pëllumb Xhufi, të cilit ia di për nder angazhimin në këtë punë me gjithë ngarkesën e detyrës zyrtare që ka pasur, ndërsa përkthimet e tjera janë bërë prej meje.Në fund, e ndiej për detyrë të falenderoj të gjithë ata që me përvojën, dijen ekëshillat e tyre më kanë ndihmuar që ta çoj përpara punën e nisur: prof. ItaloCostante Fortinon e Universitetit Oriental të Napolit, për orientimin e drejtë kur isha në fillimet e punës sime, prof. Matteo Mandalanë nga Universiteti i Palermos për këshillat e sugjerimet e vlefshme mbas leximit të pjesëve të punimit, dr. Francesco Iusin, drejtor i Qendrës së përpunimit të të dhënave gjuhësore të Universitetit të Kalabrisë, për ndihmën në faqosjen e tekstit si dhe prof. Francesco Altimarin nga Universiteti i Kalabrisë. Në mënyrë të veçantë u jam mirënjohëse kolegëve të mi: drejtuesit tëdepartamentit, prof. Seit Mansakut dhe prof. Kolec Topallit, të cilët i lexuan e idiskutuan të gjitha pjesët e punimit tim dhe që kanë qenë vazhdimisht të gatshëm për çdo konsultim. Parathënia e marrë nga botimi i dytë i librit CUNEUS PROPHETARUM(ÇETA E PROFETËVE), të atdhetarit Pjetër Bogdani. Një botim kritikme një studim hyrës, faksimile të origjinalit, transkriptim e shënimepërgatitur nga ANILA Omari . Nga Dritare
- Çdo person mbart trashëgiminë e të parëve të tij, e cila jo vetëm ndikon në pamjen tonë, por edhe në karakteristikat.
ADN-ja jonë përmban shumë më tepër sesa thjesht informacion se si do të dukemi. Çdo person mbart trashëgiminë e të parëve të tij, e cila jo vetëm ndikon në pamjen tonë, por edhe në karakteristikat dhe reagimet tona. Edhe pse shumë besojnë se tiparet tona janë vetëm rezultat i mjedisit ku jetojmë dhe mënyrës se si jemi rritur, realiteti është shumë më kompleks. Disa aspekte të personalitetit dhe emocioneve tona, të tilla si frika ose tendenca për të stresuar, në fakt vijnë nga gjenet tona dhe ndonjëherë trashëgohen nga prindërit ose gjyshërit tanë. Tendenca ndaj varësisë Disa njerëz kanë një tendencë më të madhe për të zhvilluar varësinë, dhe kjo nuk është vetëm çështje zgjedhjeje apo rrethane. Në disa raste, gjenet tona mund të luajnë një rol kyç në këtë. Ekziston një gjen i caktuar që mund të rrisë prirjen ndaj varësisë dhe njerëzit që kanë këtë predispozicion gjenetik shpesh më lehtë përfshihen në sjellje varësie, qoftë alkooli, droga apo substanca të tjera. Fobitë Frika, si frika nga lartësitë ose merimangat, shpesh mendohen si irracionale, por ato mund të mos jenë aq të pajustifikuara. Shumë prej nesh mbajnë frikë që vijnë nga brezat e kaluar. Për shembull, disa njerëz mund të trashëgojnë fobi që kishin gjyshërit e tyre. Ky është një shembull se si fobitë dhe madje edhe frikërat specifike mund të ekzistojnë në gjenet tona, duke u transmetuar nga një brez në tjetrin, pavarësisht nga rrethanat në të cilat rritemi. Ndjeshmëria ndaj stresit Ekspertët pohojnë se nëse nëna ka qenë e ekspozuar ndaj stresit gjatë shtatzënisë, fëmija i saj do të jetë më i ndjeshëm ndaj stresit në jetë. Nëse një person ka qenë nën shumë stres gjatë shtatzënisë, kjo mund të ketë pasoja afatgjata për fëmijën, sepse këta fëmijë mund të bëhen më të ndjeshëm ndaj situatave stresuese gjatë jetës. Përveç kësaj, ekspozimi i zgjatur ndaj stresit mund të dëmtojë edhe pjesë të caktuara të gjeneve tona, duke rritur gjasat që të njëjtat përgjigje ndaj stresit të përsëriten në të ardhmen. Ndjenja e humorit Për shumë njerëz, sensi i humorit është çështje e mjedisit ku ata rriten, por ajo që ne shpesh nuk e konsiderojmë është se e qeshura dhe aftësia për të njohur humorin mund të trashëgohen gjithashtu. Ka njerëz që kanë një tendencë më të madhe ndaj humorit dhe kjo mund të lidhet me disa gjene që ndikojnë në mënyrën se si truri ynë reagon ndaj situatave humoristike. Njerëzit me disa karakteristika të trashëguara mund të jenë më të prirur për të qeshur, ndërsa të tjerët mund të mos reagojnë në të njëjtën mënyrë, edhe pse janë rritur në të njëjtin mjedis. Në fund të fundit, ADN-ja jonë jo vetëm që përcakton pamjen tonë, por gjithashtu formon shumë aspekte të personalitetit, emocioneve dhe reagimeve tona. Megjithëse mjedisi dhe edukimi luajnë një rol të rëndësishëm, ne shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se sa nga tiparet tona mbarten në të vërtetë në gjenet tona. x
- Violina e parë ne boten shqiptare
VIOLINA E PARE NE BOTEN SHQIPTARE Eshte thuajse e pamundur te gjesh nje vend si Shqiperia ku te jenë si "te ngrira" ne kohe te gjitha etapat qe ka kaluar Arti i violines. Dhe sot e kesaj dite vazhdon misteri i krijimit te violines, mister qe e ben me te bukur dhe e vesh me nje tyl te magjishem kete instrument-mrekulli. Nga shkrimet dhe pikturat e epokes mesojme se violina filloi te shfaqet rreth gjysmes se pare te sh. XVI. Sipas studiuesve, punuesit e ketyre violinave e merrnin drurin per instrumentat e tyre nga malet e Ballkanit ku jane Alpet shqiptare. Po nga aty merrnin dhe rreshiren me te cilen krijuan vernikun e famshem, sekretin e perjetshem te Stradivarit. Nuk dihet se kur hyri violina e pare ne Shqiperi, por kontakti me kete instrument duhet te jete mjaft i hershem. Philibert Jambe de Fer shkruante n; vitin 1556: "Ne quajme viola ato qe zoterinjte kalojne kohen... Tjetra quhet violine dhe perdoret neper kercime popullore". Keshtu u pa violina dhe nga shqiptaret, duke u bere mjaft e preferuar thuajse ne te gjitha grupet e muzikes popullore sidomos ne zonen e mesme e te veriut ku ishte ne rrolin kryesor. Si ne pikturat e Mark Chagallit, violinisti ishte per njerezit nje figure gjysem mitike, qe merrte pjese ne te gjitha ngjarjet e festat, duke u bere keshtu nje lloj deshmitari i ekzistences njerezore. Kjo shprehet dhe ne Kabate (forme e muzikes popullore ne dy pjese kontrastuese) ku pjesa e pare eshte "ad libitum" sentimentale, dehëse e nostalgjike gati "ne te qare", ndersa pjesa e dytë nje gezim i shfrenuar deri ne ekstaze - dy fytyrat e jetes. Per sa i perket rolit te violines ne Dasma ka nje spjegim interesant te profesorit anglez Wilfrid Mellers. Ai spjegon se te luajturit ne violine eshte si te krijosh jeten. Harku, dextra, ana aktive e fuqise mashkullore stimulon anen femerore universale, te majten (dhe vete violina te kujton trupin e femres, shkruan Menuhini). Popuj te ndryshem perdorin fjale te shumëllojta per te luajturit ne violine: play (luaj) anglisht, tocar (prek) spanjisht, suonare (tingelloj) italisht, a cànta (kendoj) rumanisht, luaj ne shqip etj. Por ne shqip kjo fjale ka hyre me vone si shprehje e qyteterimit dhe progresit te gjuhes, sepse fjala evjeter eshte "me i ra", i bie violines, nje perzierje e dhunës dhe pasionit, qe ne zhargonin e njerezve perdoret dhe per te shprehur aktin seksual. Dhe tek festa pagane ana shoqerore dhe ajo erotike jane bashke. Violinistet shqiptare, ndryshe nga ato te Eurepes veriore qe luajne vetem ne pozicionin e pare, dallohen per virtuozizem qe i afron ato me violinistet ciganë e hebrejë. Ato dominojne tastieren deri ne ekstrem, ndersa dora a djathtë që krijon ritmet dhe levizja e saj provokon levizjen e kercimit te njerëzve përreth. Eshte e çuditshme dhe ja vlen te theksohet ekzistenca ne muziken shqiptare te ritmeve me meter te perzier me baze numrat magjike 5 dhe 7, ndersa ne muziken "e qyteteruar" ritme jane te organizuar ne grupe simetrike. Kjo i jep muzikes shqiptare nje nerv ritmik ekspresiv, marramendes dhe mjaft te komplikuar qe te kujton ritmet e çuditshme te Bartok apo O. Maessien. Realizimi i Kabave kerkon nje teknike te larte qe shpesh here i afrohet dhe "Aires gitanos" te Sarasates. Nderkohe qe muzika popullore eshte statike, e pashkolluar dhe shprehje e konservatorizmit e identitetit kombetar, muzika klasike, ka te nevojshem kualifikimin dhe eshte tregues i progresit e qytetrimit. Dhe ne Shqiperi ndodhi kjo ndarje; nen influencen e kontaktit me Italine, u be e modes qe familjet fisnike dhe borgjeze te blinin violina ne Venedik apo Tirol. Keshtu filloi shkolla e mirefilltë violinistike shqiptare e cila pati dy periudha A - para 1945 me influencen e shkolles çeke, austriake dhe italiane dhe B - pas 1945 me shtimin e shkollave ruse dhe rumune. . Profesori çek O. Sevcik (1852-1934) rinovoi teresisht tekniken e violines duke e leruar nga rregullat e kufizuara te se kaluares. Ai pati rreth 5000 studente nga a gjithe bota. Njeri prej tyre, Ludovik Naraçi, studioi me te ne Austri dhe Prage. Me kthimin ne atdhe te ketij violinisti hyri dhe shkolla me e re europiane ne Shqiperi. Kesaj ju bashkangjit dhe ajo italiane me violinistet Lam Petrela e Sofokli Paparisto bashke me shume violinistë italianë e françiskanë qe formonin ne ate kohe orkestrat e vendit. U hapen klasat e violines ne shkollen e re te muzikes ne Tirane (1933) me mbeshtetjen e Italise, ne Normalen e Ilbasanit (1909), ne Liceun Francez te Korçes (1917). Lidhjet me Italine, Francen e Austrine ishin shume te forta; mjafton te permedim vetem qytetin e Durresit qe ne vitet 30-31 kishte 43 studente qe shkolloheshin ne keto vende, ne mes tyre dhe muzikante. Pas Luftes se Dyte Boterore Shqiperia kaloi ne Kampin Socialist. U ndje menjehere dominimi i shkolles ruse dhe lindore ne pergjithesi. Eshte e vertete qe komunizmi, me organizimin e centralizuar, beri shume deme ne Arte, por shkolla instrumentale u prek me pak nga ideologjia e diktatures. U hapen Shkolla muzike thuajse ne gjithe vendin, dhjete Shkolla te Mesme te Muzikes 12 vjeçare (nivel Konservatori) dhe Instituti i Larte i Arteve sot Akademia ne Tirane (4 vjeçare). Violinisti dhe kompozitori Pjeter Gaci studjoi ne Moske, violinisti dhe dirigjenti Eno Koço studjon ne shkollen e Leningradit; Genc Bogdo dhe Robert Papavrami studjojne ne Prage. Influence te madhe pati shkolla rumune ku studjuan Raimonda Stefi e Pirro Gjezi por sidomos ardhja ne Shqiperi e profesorit rumun te njohur Modest Iftinki i cili la nje gjurme te forte ne shkollen shqiptare. Ajo italiane vazhdoi te ndjehej me violinistin Ibrahim Madhi e çelistin Ymer Skenderi nxenes i Janigros. Mendoj se ne kete kompleksitet shkollash ne periudhen e dyte luajten rrol kryesore disa figura: Robert Papavrami vendosi bazat e shkolles moderne te violines. I biri dhe nxenesi i tij Tedi, fitues i disa konkurseve nder to dhe Sarasate, pò ben sot nje karriere te shkelqyer. Sot ne Shqiperi degjon tingujt befasues te violines se Schnittkes apo Xenakis, tingujt hyjnore te Bahut, marramendes te Kabave qe, duke u perziere me ato misterioze te Lahutes se Malsise, krijojne keshtu nje "kolalzh" te çuditshem ku here shfaqet tigri dhe here poeti. (Ne foto majtas: Tedi Papavrami ne moshe feminore. Djathtas: pllakati per recitaline e Ludovik Naracit, Sofokli Paparisto, Robert Papavrami) Nga Florian Vlashi See less
- Dita Ndërkombëtare e Violinës
Dita Ndërkombëtare e Violinës Nga edlira.ruzi TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ 13 dhjetori njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Violinës. Organizatat artistike anembanë globit, në këtë ditë, bëjnë thirrje për të luajtur, dëgjuar ose mësuar muzikë për violinë; shikimi i filmave të famshëm si “Violina e Kuqe”, “Violinisti i Djallit” dhe “Solisti”; ose ndjekja ose shikimi i koncerteve. Si pionier i artit të violinës në Shqipëri njihet Ludovig Naraçi i cili në dhjetor të vitit 1926 mbajti koncertin e tij të parë për violinë. Virtuozi Naraçi ishte edukuar në qendrat evropiane të kulturës si Vjenë e Pragë. Naraçi dha konktribut edhe në mësimdhënie ku mësoi disa breza violinistësh shqiptarë. Instrumenti i violinës nuk është dukur gjithmonë njësoj që nga lulëzimi i tyre gjatë shekullit të 16-të. Sipas muzikologut dhe violinistit amerikan, David D. Boyden, lloji më i hershëm i violinës u shfaq jo më vonë se 1530 dhe pjesa më e madhe e evolucionit të saj mund të gjurmohet përmes ikonografisë së kohës. Disa nga instrumentet më të vlerësuara janë shitur për miliona dollarë në ankande. Disa nga violinat më të çmuara deri më sot janë punuar nga shtëpitë Amati, Guarneri dhe Stradivarius. Violina e parë moderne është bërë nga Andrea Amati nga Kremona, Itali, rreth 1955. Shumica e violinave të prodhuara sot janë kopje të Stradivarius ose Amati. Sot, violina jo vetëm që mbetet një tipar i domosdoshëm i muzikës klasike perëndimore, por ka gjetur rrugën e saj në forma të ndryshme të muzikës klasike dhe popullore në mbarë botën, si dhe në zhanre të tjera.
- Angelina Jolie tejet elegante në paraqitjen e saj të fundit në Paris për filmin Stitches
Angelina Jolie tejet elegante në paraqitjen e saj të fundit në Paris për filmin Stitches Angelina Jolie tejet elegante në paraqitjen e saj të fundit në Paris për filmin Stitches Para 2 dite Angelina Jolie dukej teje elegante në një paraqitje të fundit në Paris, derisa ishte e shoqëruar nga vajza e saj, Zahara. Aktorja 49-vjeçare, kishte veshur një pallto të zezë të gjatë me mëngë të hapur dhe me një jakë të gjerë, shkruan DailyMail. Ajo theksoi belin e saj me një rrip me kopsa derisa kishte mbathur një palë taka të zeza me platformë. Ylli i Maleficent e përfundoi paraqitjen e saj me një çantë ngjyrë kafe derisa vendosi një palë syze dielli të errëta. Ajo po shkonte në xhirimet e filmit të saj të fundit Stitches në kryeqytetin francez. Aktorja e njohur mori me vete edhe vajzën e saj të birësuar Zahara-n.
- Në vitin 2025, risitë e Elon Musk janë gati të transformojnë në mënyrë dramatike jetën tonë.
Në vitin 2025, risitë e Elon Musk janë gati të transformojnë në mënyrë dramatike jetën tonë të përditshme. Këtu janë disa nga shpikjet më të pritura: 1. Taksitë autonome: Tesla po punon shumë për drejtimin autonome dhe së shpejti mund të shohim taksi pa shofer, duke e bërë udhëtimin urban më të përshtatshëm dhe të sigurt. 2. Tesla Bot (Robot Humanoid): I krijuar për të kryer detyra të përsëritura dhe potencialisht të rrezikshme, ky robot humanoid mund të ndihmojë në shtëpi dhe biznese, duke transformuar mënyrën se si i qasemi punës. 3. Fluturimet Starship dhe Mars: SpaceX planifikon të bëjë të arritshme eksplorimin e hapësirës me Starship, një anije e ripërdorshme që së shpejti mund të dërgojë ekuipazhe në Mars dhe të lehtësojë turizmin hapësinor. 4. Tesla Electric Semi and Van: Për të revolucionarizuar industrinë e transportit të mallrave dhe pasagjerëve, Tesla po zhvillon kamionë dhe furgona elektrike, duke premtuar se do të reduktojë gjurmën e karbonit të industrisë. 5. Internet broadband me Starlink: Ky rrjet satelitor synon të sigurojë akses të shpejtë dhe të besueshëm në internet në zona të largëta, duke ngushtuar ndarjen dixhitale në mbarë botën.
- 29 Nëntori i 1944-2024, – 80-vjetori/ Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta
70 mijë luftëtarë pjesë e luftës, ranë 28 mijë dëshmorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Sot më 29 Nëntor 2024, në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej Prej 7 Prillit të vitit 1939 e deri më 29 Nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 Nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryeqendra historike e Veriut të saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire . Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo, e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Historiku… Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë, fronti i dytë akoma nuk ishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë. Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, me urdhër urdhëroi gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigada V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe. Dokumenti i 30 nëntorit 1944 “Shqipëria plotësoi çlirimin e saj Shkodra që këta muajt e fundit ishte bërë fortesa e okupatorit nazist dhe aq më tepër foleja e politikanëve hajdutë të reaksionit shqiptar u çlirua nga forcat e ushtrisë sonë heroike. Atje lart mbi Taraboshin historik valon flamuri i lirisë, i lyer me gjakun e partizanëve trima. Populli shqiptar pas tre vjet lufte të përgjakshme dhe sakrificash të jashtëzakonshme mbasi u dogj dhe u poq në këtë luftë vigane kundër hordhive fashisto- naziste dhe mercenarëve të tyre, në saj të ushtrisë së tij dhe të politikës së drejtë të frontit nacionalçlirimtar realizoi ëndrrën e tij dhe amanetin që i lanë dëshmorët e rënë në këtë luftë të shenjtë. Populli me gjakun e derdhur rrëke e spastroi të gjithë Shqipërinë nga armiqtë e saj të jashtëm dhe të brendshëm, s’mbeti asnjë ushtar gjerman, asnjë mercenar ballist ose zogist në Shqipëri. Dhe tashti? Dëshmorët e rënë në sheshin e luftës na kanë lënë edhe një amanet tjetër, testamentin e ndërtimit të Shqipërisë së re, po me ato sakrifica, po me atë heroizma, po me atë entusiazëm me të cilën vazhduam luftën e madhe për liri. Përpjekjet gjigante të popullit tonë kishin dhe kanë një përmbajtje politike dhe ushtarake të caktuar. Nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe tradhëtarëve të ndërtohet skeleti i pushtetit të tij popullor dhe ky skelet u ndërtua në kongresin antifashist të Përmetit, i cili i dha popullit kompleksin e fuqisë së tij, zgjedhja e qeverisë demokratike në Berat është një hap përpara drejt realizimit të ëndrrës së popullit tonë. Tani që me çlirimin e Shkodrës historike plotësohet spastrimi i vendit tonë nga xhelatët e brendshëm dhe të jashtëm. Tani që armiku u thye dhe u shpartallua ushtarakisht, na mbetet të vazhdojmë rrugën e idealit të dëshmorëve tonë për të cilën ranë në fushën e nderit, rrugën e përforcimit dhe perfeksionimit të pushtetit tonë popullor. I vetmi thesar që fitoi populli ynë nga kjo përplasje e madhe është pushteti i tij, me anë të këtij aparati do të ndërtohet Shqipëria e re ku me punën dhe me djersën tonë do të arrijmë shkallë- shkallë në një jetë gjithnjë më të mirë dhe më të lumtur. Këshillat nacionalçlirimtare janë pushteti ynë popullor, janë organet që i japin popullit të gjitha mundësitë për zhvillimin e tij politik, ekonomik, kulturor dhe administrativ. Kjo është esenca e demokracisë sonë, këtu mbështetet deklarata e këshillit antifashist të Shqipërisë mbi të drejtat e qytetarit. Pra, zgjedhjet për këshillat nacionalçirimtare tani me çlirimin e plotë të vendit tonë marrin një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm pse ato janë pushteti i vërtetë i popullit, por edhe pse ato duhet ta çojnë popullin në punë për ndërtimin e një Shqipërie të tipit të ri ku punëtori, fshatari, zanatçiu, intelektuali, etj të gjejnë punë dhe një përmirësim gradual të jetës së tyre. Prandaj, duhet të mendojmë mirë përpara se të japim votën, prandaj duhet të zgjedhim punëtorë energjikë dhe me koshiencë në këshillat nacionalçlirimtare. Fjala jonë e fundit është që të zgjedhim në këto këshilla ato që e meritojnë atë vend si vazhdë e idealeve të dëshmorëve tanë, ata që punojnë dhe do të punojnë në farkën e ndërtimit të vendit tonë……” Ndihemi krenarë për atë luftë. Ajo na emocionon edhe sot, pavarësisht se duan t’i hedhin baltë. Lufta ANÇ, ishte dhe një katalizator i madh social, që solli ndryshime epokale në gjirin e shoqërisë. Tërë shqiptarët e ndershëm kanë detyrim historik për t’u krenuar e për të mbrojtur LANÇ-in. Se ajo ka qënë dhe mbetet pikë referimi, për të sotmen dhe për të ardhmen, se kur populli është i bashkuar dhe në unitet mendimi e veprimi, është i pamposhtur. Ngjarje të tilla madhore përsëriten rrallë në histori dhe mbeten si përmendore lavdie. Ndryshe ndodhi me ata që u larguan me arsyetime të ndryshme nga lufta e shkuan ne prehrin e pushtuesit, bënë krime së bashku me ta, dhe morën dënimin e merituar në gjyqin ndërkombëtar të Nurembergut, e nga çdo shtet antifashist për kriminelët e vet. 78 -vjetori i Çlirimit të Shqipërisë (28 nëntor 1944), është ngjarje e rëndësishme kombëtare, që na kujton, se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit tonë, është një nga luftërat më të mëdha e më të suksesshme që kanë zhvilluar shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare dhe i bën nder Kombit Shqiptar. Ajo u zhvillua në kushtet e Luftës së Dytë Botërore gjatë së cilës shtetet e Koalicionit Antifashist Botëror dhanë ndihmesë të çmuar me këshilltarë dhe materiale. 78- vjetori i çlirimit të Atdheut tonë bën apel, që si patriotë të duam Atdheun me gjithë forcën e zemrës, të respektojmë LANÇ, dhe gjakun e derdhur për liri e pavarësi, të forcojmë unitetin pa dallim feje, krahine, ideje e përkatësie partiake, të edukojmë rininë me dashurinë për vendin që e kemi me histori krenarie e që ta mbajnë kokën lart. Kush nderon LANÇ, nderon historinë.
- Një universitet në SHBA do shtojë një lëndë të re dedikuar yllit të popit Beyonce.
Një universitet në SHBA do shtojë një lëndë të re dedikuar yllit të popit Beyoncé 14 Nëntor, 2024 - 7:15 pm Universiteti Yale do të prezantojë një lëndë të re vitin e ardhshëm që do të studiojë punën e yllit të popit Beyoncé, e cila ka një rekord prej 99 nominimesh për Grammy dhe njihet si një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës. E titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, lënda do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i titulluar i vitit 2013 deri në “Cowboy Carter” të këtij viti dhe sesi këngëtarja me famë botërore kantautori krijoi ndërgjegjësimin dhe angazhimin në ideologjitë sociale dhe politike. Profesorja e studimeve afrikano-amerikane të Universitetit të Yale, Daphne Brooks planifikon të përdorë repertorin e gjerë të këngëtares, duke përfshirë regjistrimet e performancave të saj live, si një “portal” për studentët për të mësuar rreth intelektualëve afrikano-amerikanë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison. “Ne do t’i marrim seriozisht mënyrat në të cilat puna kritike, puna intelektuale e disa prej mendimtarëve tanë më të mëdhenj në kulturën amerikane lidhet me muzikën e Beyoncé dhe do të mendojmë për mënyrat se si mund ta zbatojmë filozofinë e tyre në punën e saj”, tha Brooks. Beyoncé, emri i plotë i së cilës është Beyoncé Gisele Knowles-Carter, nuk është artistja e parë që studiohet në një universitet. Universitetet kanë studiuar punën e kantautorit Bob Dylan dhe disa universitete së fundmi kanë ofruar mësime për këngëtaren Taylor Swift dhe tekstet e saj dhe trashëgiminë në kulturën pop. Dhe profesorë në universitete të tjera gjithashtu kanë përfshirë Beyoncé në kurset e tyre ose kanë ofruar klasa për superyllin. /KultPlus.com
- Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar.
Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar, ka lënë një ndikim të thellë në kinematografinë dhe teatrin e Shqipërisë. I lindur më 28 prill 1948 në Pejë, dhe i rritur në një familje gjirokastrite, ai kreu shkollën e mesme në Vlorë dhe më pas përfundoi studimet në Dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1970. Një Karrierë Filmike që Ndriçon Timo Flloko ka ndriçuar ekranet shqiptare me interpretimet e tij në disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij të hershëm, si "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe "Përse bie kjo daulle", pavarësisht ndalimeve fillestare, shënuan fillimin e një karriere të shkëlqyer. Pjesëmarrja në filma si "Kur zbardhi një ditë", ku ai luajti rolin e Meços, dhe "Malet me blerim mbuluar" e bëri të njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe për natyrshmërinë me të cilën mishëronte personazhe të ndryshme. Roli i tij në "Lulëkuqet mbi mure" i dha Medaljonin e Festivalit të Filmit në 1977, duke theksuar aftësitë e tij në portretizimin e personazheve të ndërlikuar dhe emocionalë. Shkëlqimi në Skenën e Teatrit Përveç kinemasë, Flloko ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare. Në Teatrin Kombëtar, ai ka interpretuar në drama të ndryshme ku ka shkëlqyer me role komplekse, si Orfeu në "Orfeu zbret në ferr" dhe Prometeu në "Stine e merzitshme në Olimp". Me një lojë poetike dhe dramatike, ai solli në skenë dimensione të reja për publikun shqiptar. Në vitin 1991, pas ndryshimeve politike, Flloko interpretoi një ushtarak të pafajshëm në filmin "Vdekja e kalit", një rol që mbetet një nga kulmet e karrierës së tij, duke e bërë atë edhe më të njohur ndërkombëtarisht. Një Mësues i Vlerave Artistike Pas kthimit të tij nga Amerika, ku ai mori pjesë në projekte si "Angel's Dance" dhe "K-911", Flloko u rikthye për të kontribuar si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka qenë një frymëzim për studentët e tij, duke i ndihmuar të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ushqejnë pasionin për aktrimin. Një Familje e Devotshme për Artin I martuar me Vera Grabockën, producenten e njohur të spektakleve shqiptare, Flloko ka ndërtuar një familje të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës. Ata kanë një vajzë, e cila gjithashtu ka ndjekur gjurmët e prindërve të saj, duke kontribuar në kulturën artistike shqiptare. Përkushtimi dhe dashuria e çiftit për artin janë kthyer në një trashëgimi të gjallë që i frymëzon brezat e rinj. Një Trashëgimi e Pavdekshme Timo Flloko mbetet një figurë e papërsëritshme e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Karriera e tij e pasur dhe interpretimet e tij mbresëlënëse kanë lënë një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar, duke i siguruar një vend të veçantë në zemrat e publikut. Ai vazhdon të shquhet si një artist i virtytshëm dhe një model për brezat e ardhshëm të aktorëve. Timo Flloko – Ylli i Kinematografisë Shqiptare Timo Flloko, aktor me përmasa të rralla në artin shqiptar, ka lënë një ndikim të thellë në kinematografinë dhe teatrin e Shqipërisë. I Një Karrierë Filmike që Ndriçon Timo Flloko ka ndriçuar ekranet shqiptare me interpretimet e tij në disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij të hershëm, si "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe "Përse bie kjo daulle", pavarësisht ndalimeve fillestare, shënuan fillimin e një karriere të shkëlqyer. Pjesëmarrja në filma si "Kur zbardhi një ditë", ku ai luajti rolin e Meços, dhe "Malet me blerim mbuluar" e bëri të njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe për natyrshmërinë me të cilën mishëronte personazhe të ndryshme. Roli i tij në "Lulëkuqet mbi mure" i dha Medaljonin e Festivalit të Filmit në 1977, duke theksuar aftësitë e tij në portretizimin e personazheve të ndërlikuar dhe emocionalë. Shkëlqimi në Skenën e Teatrit Përveç kinemasë, Flloko ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare. Në Teatrin Kombëtar, ai ka interpretuar në drama të ndryshme ku ka shkëlqyer me role komplekse, si Orfeu në "Orfeu zbret në ferr" dhe Prometeu në "Stine e merzitshme në Olimp". Me një lojë poetike dhe dramatike, ai solli në skenë . Pas kthimit të tij nga Amerika, ku ai mori pjesë në projekte si "Angel's Dance" dhe "K-911", Flloko u rikthye për të kontribuar si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka qenë një frymëzim për studentët e tij, duke i ndihmuar të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ushqejnë pasionin për aktrimin. Një Trashëgimi e Pavdekshme Timo Flloko mbetet një figurë e papërsëritshme e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Karriera e tij e pasur dhe interpretimet e tij mbresëlënëse kanë lënë një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar, duke i siguruar një vend të veçantë në zemrat e publikut. Ai vazhdon të shquhet si një artist i virtytshëm dhe një model për brezat e ardhshëm të aktorëve. Timo Flloko, gjatë karrierës së tij të pasur në kinematografi dhe teatër, ka marrë një sërë çmimesh dhe vlerësimesh që nderojnë kontributin e tij artistik. Më poshtë janë renditur disa nga filmat e tij kryesorë, së bashku me çmimet e fituara në festivale të ndryshme. Timo Flloko është një yll i pashuar në horizontin e artit shqiptar dhe më gjerë. Me një karrierë të pasur, me interpretime të thella e karaktere të papërsëritshëm, ai ka arritur të mbetet jo vetëm në kujtesën e publikut, por edhe në zemrat e tyre. I përkushtuar gjithmonë ndaj artit, ai nuk ndalet kurrë së dhëni nga vetja; sot ai shkruan poezi të fuqishme, të ndjera, që reflektojnë thellësinë e shpirtit dhe përvojës së tij. I interpreton ato me një mjeshtëri unike, duke i dhënë zë një bote të brendshme të pasur, të formuar nga vitet e përvojës dhe nga ndjeshmëria e tij artistike. Në çdo hap të karrierës së tij, Timo Flloko vazhdon të gjenerojë energji të re, të rrezatojë për artdashësit, duke u bërë frymëzim për brezat e rinj dhe përkrahës i përhershëm i vlerave të larta artistike. Ai është një artist që shndrit, duke krijuar yje të reja në universin e artit shqiptar dhe duke mbetur gjithmonë një figurë që larton shpirtin e kulturës tonë. Filmografia Kryesore e Timo Fllokos 1. Ngadhënjim mbi vdekjen (1967) - Fatosi 2. Përse bie kjo daulle (1969) 3. Malet me blerim mbuluar (1971) - Kapo Dalipi 4. Kur zbardhi një ditë (1971) - Meço 5. Shtigje lufte (1974) - Kanan Tafili (Kajo Karafili) 6. Lulekuqet mbi mure (1976) - Luan Sina, mësuesi 7. Njeriu me top (1977) - Mato Gruda 8. Liri a vdekje (1979) - Cerciz Topulli 9. Ballë për ballë (1979) 10. Militanti (1984) - Visar Shundo (Vasil Shanto) 11. Nata e parë e lirisë (1984) - Ceçemi 12. Rrethimi i vogël (1986) - Shoku Agron, kryetari 13. Fillim i vështirë (1986) - Bujari 14. Vdekja e kalit (1992) - Agroni 15. Balada e Kurbinit (1990) 16. Loin des barbares (1994) - Vladimiri 17. Angel's Dance (1999) - Shanku (The Shank) 18. K-911 (1999) - Johnson 19. Syri magjik (2005) - Niko 20. In Between (2006/I) - Nick 21. Stay Awake (2006) - Mirosh 22. Watch! (2008) - Andrea Çmime dhe Vlerësime Medaljoni i Festivalit të Filmit për rolin e tij në Lulekuqet mbi mure (1976), ku interpretoi një mësues me një theks të veçantë psikologjik dhe dramatik. Kupa e Festivalit për filmin Militanti (1984) për rolin e Visar Shundos, një interpretim që pasqyroi thjeshtësinë dhe tragjedinë poetike. Kupa e Festivalit për rolin në Nata e parë e lirisë (1984) si Ceçemi, një portret i thellë realist dhe njerëzor. Kupa e Festivalit VII për interpretimin në Rrethimi i vogël (1986), ku portretizoi një drejtues të lartë pushteti me vërtetësi dhe humanizëm. Kupa e Festivalit X dhe Çmimi i Parë i Euro-Festivalit në Saint Etienne, Francë për interpretimin e tij në filmin Vdekja e kalit (1992), në rolin e Agronit, një ushtarak i pafajshëm i dënuar padrejtësisht nga diktatura. Përveç këtyre çmimeve, Timo Flloko mban titullin e lartë "Artist i Merituar" për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin shqiptar, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar për publikun dhe një shembull frymëzues për artistët e rinj. Pergatiti : Dr.Li liana Pere
- Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria”
Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria” Angelina Jolie tregon se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit, teksa rikthehet me filmin “Maria” Para 1 dite Angelina Jolie, një nga aktoret më të njohura dhe të vlerësuara në botë, ka pranuar se ndihet se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit. Në një intervistë të fundit për ‘Radio Times’, ajo shprehu se për shumë vjet, pasionet e saj artistike janë shpesh eklipsuar nga famën dhe biznesin që vijnë me të. Në rolin e saj të ri si këngëtarja e famshme e operës Maria Callas në filmin “Maria”, Jolie theksoi se ky ishte një hap i madh për të, duke u ballafaquar me një sfidë të madhe artistike, shkruan DailyMail. Ajo është një nga aktoret më të famshme në botë, duke fituar shumë vlerësime për punën e saj, por Angelina Jolie thotë se ndjen se nuk është marrë kurrë seriozisht në karrierën e saj të aktrimit. Ajo tha se kishte kaluar muaj të tërë duke mësuar të këndonte opera dhe se për këtë rol, kishte eksploruar thellësisht zanatin e aktrimit, duke u frymëzuar nga Callas. “Nuk kam pasur kurrë dikë që të merrte seriozisht për zanatin tim” shpjegoi Jolie, duke shtuar se si artista e ndiente se ndonjëherë karriera e saj ishte formuar nga imazhi dhe fama, jo nga puna e vërtetë artistike. Përgjatë trajnimit për rolin, Jolie përjetoi një udhëtim transformues, duke përdorur këndimin e operës si një formë terapie për të çliruar emocionet dhe energjinë e mbajtur. Ajo pranoi se ky ishte një “rithemelimin” i dashurisë për aktrimin, dhe se ky rol i kishte mundësuar të risjellë një pjesë të vetes që ishte humbur. Pas paraqitjes së saj, Jolie u nominua për një ‘Golden Globe’ për rolin e saj si Maria Callas. Ky film e ka ndihmuar të rindërtojë lidhjen me artin, duke përshkruar një përvojë thellësisht personale dhe shpirtërore, e cila i dha mundësinë të eksploronte emocionet më të thella të Callas. Në një moment tjetër, ajo theksoi se këndimi i operës nuk mund të falsifikohet – duhet të vijë nga thellësia e trupit dhe shpirtit. “Kur këndon opera, zëri të kërkon të hapësh çdo pjesë të trupit dhe të ndjesh çdo emocion të bllokuar”, tha Jolie, duke përmendur se kjo ka qenë një përvojë e fuqishme dhe shpërblyese për të. Angeline Jolie, që njihet për rolet e saj në filma si “Maleficent” dhe “Mr. & Mrs. Smith”, është gjithashtu një aktiviste e njohur dhe nënë e gjashtë fëmijëve, duke përfshirë tre fëmijë biologjikë dhe tre të birësuar. Ajo është ende duke luftuar për çështjet e kujdestarisë dhe pronën e saj me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.