top of page

Search Results

Results found for empty search

  • Një unazë floriri 2300 -vjecare është gjetur në jeruzalem.

    Një unazë floriri 2300-vjeçare është gjetur në Jerusalem Published 28 Maj, 2024 Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gërmimeve në Jerusalem, e cila ndryshoi imazhin e përgjithshëm të qytetit në atë kohë. Atë e gjeti një grua shtatzënë. Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, bëri të ditur shërbimi kompetent izraelit, shkruan DW. Një punëtore e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Ajo është pjesë e një ekipi që punon në gërmimet arkeologjike të nisura bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” po kryhen gërmime. - Publicitet - “Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtorja. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Ajo shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar. “Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Më pas ajo tha se në të vërtetë kishte dashur gjithmonë të gjente diçka prej ari. “Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua dhe që një javë para pushimit të lehonisë”. Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të .

  • Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit.

    Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve). Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij[1]. Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m [2]. Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive (Xhamia e Kuqe dhe Ak Mesxhid), sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku,] ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.

  • Ylli i popit Dua Lipa ambasadore e kulturës Shqiptare në botë

    “Ylli i popit Dua Lipa ka marre nënshtetësinë shqiptare, ambasadore nderi e Kosoves tashmë, definivisht eshtë  Ambasadore e kultures shqiptare në mbarë botën si artiste shqiptare Dua Lipa   Ajo është këngëtare shumë e njohur. Kendon kryesisht pop. Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare qe kendon ne gjuhen angleze.  Albumi i saj debutues ka dalë në qërshor të vitit 2017. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90-te. Kur Dua ishte 13 vjecare ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjate kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15 vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse deshironte ta realizojë deshiren e saj te flaktë mbi muzikën gjerësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë. Ajo ndoqi mësimet në drejtimin e arteve performuese pranë shkollës dhe teatrit "Sylvia Young". Ajo gjithashtu modeloi qe nga mosha 16 vjeçare. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur një muzikant rok i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar "ODA". Kështu Dua u rrit pranë muzikës. Në moshën 14 vjecare ajo filloi të merret me kompozime. Artistet si Nelly Furtado e Christina Aguilera ishin idolët e saj. Këngët e saja të preferuara filloi ti këndonte ne YouTube, gje e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njejtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj. Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "New Love". Kënga arriti që Duës ti njihet zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. "New Love" gjithashtu ra edhe ne sy te ekipit Maroon 5 të cilët e postuan në Twitter shoqeruar me një kompliment ndaj artistes. Më datë 29 Tetor 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "Be The One". Kjo është kënga e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si "Sound of BBC", arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si "pop të errët", e bëri "Be The One" të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube. Më datë 18 Shkurt 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Last Dance". Më datë 6 Maj 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Hotter Than Hell". Ajo vazhdon sukseshem me koncerte neper bote dhe aktivitetin si artiste yll.

  • 14 filma madhështorë për t’u parë me familjen

    14 filma madhështorë për t’u parë me familjen Çfarë mënyre tjetër më të mirë ka sesa të shohësh filmat me të mire me të dashurit tuaj? Fatmirësisht ka shumë filma që ju përshtaten, pavarësisht nëse kërkoni filma rreth dashurisë, shoqërise apo aventurës. Më poshtë do të gjeni 14 filmat e sugjeruar nga ana jone: 1-Flying Home 2-The Best Exotic Marigold Hotel 3-The Magic of Belle Isle 4-The Grand Seduction 5-Leap Year 6-Shadow Dancer 7-The Hundred-Foot Journey 8-Stealing Beauty 9-Secondhand Lions 10-A Walk in the Clouds 11-The Wedding Date 12-Under the Tuscan Sun 13-Will 14-The Bucket List

  • Prof. Kozeta Sevrani është pedagoge e Lnformatikës dge statistikës dhe e sistemeve te menaxhimit te informacionit.

    Prof. Dr. Kozeta Sevrani Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: Sistemet e informacionit dhe Siguria e informacionit; e-commerce/e-business, e-learning, e-qeverisje dhe e-shërbime; Integrimi i sistemeve të informacionit, etj. Që nga viti 2010 është organizator e konferencës ndërkombëtare vjetore ISTI, bashkëorganizatore e konferencave dhe workshopeve të ndryshme ndërkombëtare, Gjithashtu, bën punën e konsulencës në kompani private si dhe anëtare e bordit në agjenci qeveritare. Prof. Sevrani është përfshirë në projekte të ndryshme ndërkombëtare si dhe ka prezantuar punën e saj në konferenca të shumta vendase dhe ndërkombëtare. Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista. Është bashkëautore e një monografie si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj. Fusha e kërkimit: Informatike/MIS Lëndët: Sistemet e Informacionit të Menaxhimit, Teori e Bazave të të Dhënave, Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit, Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave, Metoda Kërkimi Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • Prof.Aurela Anastasi pedagoge dhe studiuese në lëmin e drejtësisë.

    Prof. Dr. Aurela Anastasi Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009; Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996. Ajo është zgjedhur për dy mandate rresht përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ndërsa në periudha afatshkurtra është emëruar zv.dekane e dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar pranë Departamentit të së Drejtës Publike për mësimdhënien dhe zhvillimin e disiplinave shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe të Historisë të së Drejtës. Është një nga themelueset dhe hartueset e lëndës “ E drejta Kushtetuese e Krahasuar”, “Barazia gjinore dhe ligji”, si dhe e disa prej disiplinave mësimore që zhvillohen në programet “Master” dhe “Doktoratë”. Është autore dhe bashkautore e teksteve mësimore; ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare; ka realizuar referate e kumtesa në aktivitetet shkencore si brenda edhe jashtë vendit; ka ligjëruar si pedagoge vizitore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit; është anëtare e redaksive botuese në disa revista shkencore; ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte studimore, kombëtare e ndërkombëtare, për zhvillimin e legjislacionit dhe të jurisprudencës. Ka dhënë ndihmesë përmes përfaqësimit si avokate në raste gjyqësore strategjike për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut e në veçanti, të drejtave të grave, të barazisë e mosdiskriminimit. Ka qenë anëtare në disa komisione dhe ka drejtuar grupe pune në kuadrin e reformave kushtetuese e ligjore kombëtare. Ka drejtuar punën studimore e kërkimore për studentët dhe studiuesit e rinj. Ajo është iniciatore dhe drejtuese e disa aktiviteteve shkencore për të rinjtë juristë dhe e krijimit të organizatave pro bono të studentëve të fakulteteve të Drejtësisë, me qëllim ofrimin e ndihmës ligjore falas, për shtresat në nevojë. Është pedagoge e jashtme dhe eksperte në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pranë Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2004 e në vijim është zgjedhur në forumet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagoge pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Konstitucionalistëve (nga viti 2014), si dhe anëtare e “Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”, Komisionit të Venecias në emër të Shqipërisë (2016-2020). Prof. Dr. Evis Alimehmeti Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe

  • Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut

    Laura Mersini-Houghton (mb. i vajzërisë Mersini) është një kozmologe shqiptaro-amerikane, shkencëtare e fizikës teorike dhe profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill (UNC). Ajo është ithtare e hipotezës së multiversit (shumë universeve) e cila konsideron se universi ynë është një nga shumë.] Ajo argumenton se anomalitë në strukturën e tanishme të universit shpjegohen më së miri si një tërheqje gravitacionale e ushtruar nga universet tjera. Dr.Laura Mersini Houghton nuk eshte e vetmja shkencetare qe beson ne teorine e multiversit. Shume shkencetare te tjere mbeshtesin kete teori,dhe per me teper kjo teori shpjegon edhe shume anomali qqe shkenca ende nuk eshte ne gjendje t'ju jape nje shpjegim. Edukimi Mersini-Houghton mori diplomën Baçelor të Shkencës nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, dhe Master të Shkencës nga Universiteti i Maryland.[11] Ajo mori Ph.D. në vitin 2000 në Universitetin e Wisconsin–Milwaukee. Pas marrjes së doktoraturës, Mersini-Houghton ishte në një hulumtim pas-doktorature në institucionin italian të mësimit të lartë Scuola Normale Superiore di Pisa nga viti 2000 deri 2002. Në vitin 2002 kreu një hulumtim post-doktorature për dy vite në Syracuse University U punësua në Universitetin e Karolinës së Veriut ndërsa në janar të vitit 2004 filloi si profesore asistente në fizikë teorike dhe kozmologji në UNC. Më 2008 iu dha pozita e karrierës.

  • Flet -Anila Cota,Drejtore, pedagoge e jashtme në Univ. “A Xh” fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan, në kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada Amerikane.

    Profil i Anila Cota. Drejtore shkolle Elbasan. Nga Dr. Liliana Pere. Shumëkush e njeh Anilën në Elbasan, por edhe në mbarë Shqipërinë për shkak të angazhimeve të saj të shumta. Ajo ka studiuar shkencat e natyrës e ndaj lehtësisht ne mund të shpjegojmë lidhjen e saj me energjinë e shumëfishtë që e karakterizon. Anila Çota është lindur në Tiranë më 28 gusht 1964 dhe ashtu sic ajo shprehet është rritur nga jugu në veri, sepse babai i saj ka qenë ushtarak dhe ka shërbyer në cdo skaj të Shqipërisë. Si nje vajzë e rritur në një familje ushtarakësh, ku babai, vëllai dhe bashkëshorti i saj kanë shërbyer në këtë sektor, ajo karakterizohet nga një displinë e hekurt dhe me kërkesa të rrepta ndaj vetes, gjë që reflektohet në karakterin dhe cilësitë e personalitetit të saj. Është sa dashamirëse aq edhe frymëzuese, sa korrekte aq edhe tolerante, sa realiste aq edhe pa kompromise me oportunizmin. Anila ka studiuar në Universitetin e Elbasanit ku krahas diplomimit në degën matematikë- fizikë ( 1983-1987) ka përfunduar studimet Master në degën “ Drejtim dhe administrim arsimi” ( 2016-2017) duke u vlerësuar me rezultate të shkëlqyera. Po ashtu ka përfunduar me sukses Shkollën e Drejtorëve ( 2021-2022) dhe renditet ndër drejtuesit me përvojën më të gjatë në drejtim, prej rreth 27 vitesh. Institucionet që ajo ka drejtuar si shkolla 9-vjecare Mengël, “Fejzullah Guranjaku”, “Hamit Mullisi”, “Qamil Guranjaku” dhe ZVAP Elbasan kanë reflektuar ndryshime cilësore, për shkak të angazhimit profesional, por edhe të projekteve në të cilat ajo ka përfshirë këto institucione, duke bashkëpunuar krahas institucioneve shtetërore edhe me organizata të shoqërisë civile si “Save The children” in Albania, UNICEF, “World Vision”, “Fëmijët janë e ardhmja”, Zyra e Këshillit te Europës Tiranë, Komiteti Shqiptar I Helsinkit, “ Karitasi shqiptar”, “ Terre des Hommes”, “Forumi i pavarur i gruas” Elbasan, “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”, “Qendra shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve CRCA”, etj . Prej vitit 1987, vit kur u diplomua dhe filloi punën si mësuese në Labinot- Fushë nuk i është ndarë fizikës, si dashuria e parë e saj, por edhe mjaft detyrave e projekteve të tjera për të cilat do të flasim më gjatë. “Në fizikë nuk ka rëndësi se ç’shkollë ke kryer apo kë njeh, por ç’di të bësh” thotë shkencëtari Stephen Hawking dhe ky është motivi të cilit Anila nuk i ndahet sepse : Ajo është mësuese, drejtuese shkolle, pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,drejtuese projektesh në kuadër të shoqërisë civile, anëtare e disa mekanizmave në nivel vendor e Kombëtar, si : anëtare e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar për Qarkun e Elbasanit Anila është fituese e cmimit “ Gruaja lider” për Bashkinë Elbasan në kuadër të një projekti të Forumit të gruas , mbështetur nga Ambasada e SHBA. për të dytin mandat rradhazi, anëtare e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike për Bashkinë Elbasan, anëtare e Koalicionit Kombëtar mbi Politikat në kuadër të projektit rajonal ARISE “Iniciativa për Uljen e Pabarazisë në Arsim" dhe anëtare e Misionit “ Kujtesë për Vijimësi”. Fusha e saj e ekspertizës lidhet kryesisht me të drejtat e fëmijëve dhe prej vitit 2001 e në vijim ajo ka koordinuar punën e një grupi fëmijësh të quajtur “ Zëri 16+…“ në Elbasan, grup I njohur edhe ndërkombëtarisht për lobimin dhe advokimin që bën në këtë fushë si dhe për fuqizimin e fëmijëve në realizimin e së drejtës së tyre për pjesëmarrje. Për këtë ajo ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatën “ Save the children”. Anila është eksperte edhe në fushën e drejtimit të institucioneve arsimore duke u trajnuar dhe kualifikuar në programe të ndryshme si: në Programin e trajnimit “ Rrjeti kombëtar i vlerësuesve të institucioneve arsimore parauniversitare” nga ASCAP, programit “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të projektit “EU4 Inclusive Teaching”, mbi mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca, “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, “Ndërmjetësimi gjuhësor – kulturor në perspektivën e integrimit evropian”, “ Zhvillimi i mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe përdorimi bazë i microbitit në arsimin bazë” etj. Dijet e saj ajo i ka ndarë me kolegët duke i trajnuar ata në fushën e metodologjisë së mësimdhënies, të rritjes së kapaciteteve të tyre për të drejtat e fëmijëve, për zgjidhjen e konflikteve, kundër diskriminimit, për barazinë gjinore, etj. Po ashtu ajo ka qenë eksperte trajnimi në projektin “Shkollat për shëndetin” duke përcjellë njohuri dhe mesazhe mjaft të vlefshme për mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar. Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca lokale, kombëtare e ndërkombëtare universitare duke trajtuar tema si :“Nxënësit –partnerë në ndryshimin e shkollës”, “ Drejtori i shkollës si frymëzues i progresit të cilësisë përballë sfidave në drejtim”, “ Efektet psikologjike të pandemisë në mësimdhënie tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 – janar 2021”, “ Vlerat dhe sfidat e praktikës profesionale”, “Përfshirja dhe integrimi-modele partneriteti për një shoqëri më afër Europës”, “ Efektet dhe pasojat e përdorimit të celularit nga adoleshentët”, etj. Ka qenë koordinatore e projektit “ Përmirësimi i politikave për fëmijët ne Qarkun Elbasan” financuar nga UNICEF si dhe hartuese e projektit “ Drejt një modeli kontekstual të arsimit në Shqipëri", finacuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” i cili zbatohet ne 4 shkolla të ZVAP Elbasan. Së fundmi ajo është angazhuar si eksperte në projektin “ Përshirje për shkollat” që synon në ofrimin e një dimensioni evropian në kërkimin shkencor dhe pedagogjik, paraqitjen e rekomandimeve novatore të politikave të përfshirjes, ofrimin e modeleve funksionale dhe zbatimin e tyre në nivel shkolle, projekt, i cili zbatohet në kuadrin e programit të BE-së, Horizont 2020. Po në vitin 2020, Gjatë jetës së saj ka kryer mjaft detyra si mësuese, drejtuese, specialiste e shërbimit social të Prefekturës, por sfida më e madhe e saj ka qenë drejtimi i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan , vecanërisht në periudhën e pandemisë duke e tejkaluar këtë sfidë me sukses . E megjithë angazhimin e saj shumëdimensional ajo nuk i është ndarë për asnjë cast mësimdhënies dhe drejtimit. “ Ne jemi gjithnjë në skenë”- thotë Anila. Ne mësuesit jemi aktorët kryesorë në skenën e madhe të klasës, ku nxënësit përbëjnë “publikun” më të vëmendshëm ndaj këtyre aktorëve. Nxënësit në klasë janë imitues të mirë të aktorëve të tyre të preferuar, prandaj mësuesit duhet të tregojnë gjithmonë kujdesin maksimal në “skenën “ e tyre, në klasë, në mënyrë që nxënësve t’u ofrohet një model i përsosur për t’u imituar. Por, që i gjithë ky film të jetë i suksesshëm kërkon një “regjisor” të aftë e të zotë, që është drejtuesi i institucionit arsimor. Këtë është përpjekur të bëjë ajo gjatë karrierës së saj të gjatë e plot suksese, të jetë modeli më i mirë i mësuesit, drejtuesit, prindit, shoqes, mikes e koleges. Shkolla “Qamil Guranjaku” që ajo sot drejton, renditet si një ndër shkollat më të mira duke u vleresuar si e para në Kartën e Performancës për shkollat publike në ZVAP Elbasan. Anila është e martuar dhe ka dy vajza të cilat e kanë lumturar me dy mbesa dhe një nip duke trashëguar kështu edhe një familje të bukur e plot vlera. Për Anilën mirëqenia është e duhet të jetë objektiv i gjithkujt sepse mirëqenia është të shijuarit e çdo pune, përpjekjeje, suksesi dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi me pjesën tjetër të shoqërisë dhe kjo është kaq evidente në marrëdhëniet e saj me stafet ku ka punuar e punon. Për të gjitha vlerat e saj humane, sociale e profesionale është nderuar së fundmi me titullin “ Ambasadore për paqen” , akorduar nga Federata Universale e Paqes. Por, gjatë bisedës me Anilën zbuluam edhe një dimension tjetër të saj. Ajo ka pasion dhe shkruan edhe poezi. Me modestinë e saj na lexoi disa vargje dhe mendon se ndoshta në një periudhë tjetër edhe mund të botojë dicka. Ja disa nga vargjet e saj ku sërish vendoset lidhja organike mes saj dhe shkencës e artit: I pafundëm tiktaku i orës Që ritmet e jetës i dikton, i ndjek, i kalon Të pafundme rrahjet e zemrës Gjer në atë të fundit që ciklin e mbyll E një tjetër, rrëmbimthi e hap Të pafundme grimcat e universit Që energjinë nuk e shterin, nuk e zhdukin E transformojnë e mesazhojnë në fjalë e ndjenja…. Ndoshta është thënia e shkrimtarit, muzikantit dhe aktorit norvegjez Jo Nesbo: “Fizika është një gjuhë e vecantë, përmes së cilës mund të tregohen vetëm histori të vërteta”, ajo që na nxiti të shkruajmë këtë pjesë të jetës së Anilës. Në fund të bisedës sonë arritëm të mësojmë shumë pak nga veprimtaria e saj, por nuk mund ta lëmë pa e përmendur mirënjohjen që ajo shpreh për nxënësit e saj dhe prindërit e tyre, për kolegët, por edhe për familjarët të cilët e mbështesin në çdo hap që hedh dhe në çdo nismë të saj duke ecur e sigurt për të tejkaluar barrierat e për të përballuar sfidat. Pata impresione te vecanta nga biseda me mesueset nga Elbasani, per integritetin e lartë profesional e njerezor! Aftësite e tyre, dinamizmizmin dhe disponibilitetetin e larte për t'u aktivizuar ne çdo punë të mirë e projekte në shërbim të Shtetit e Shoqërisë dhe për të bërë punë me dobi e vlerë ! Lum nxenesit dhe familjet që i kanë! Bisedoi: Dr. Liliana Pere

  • Ngjashmëria e veglave muzikore folklorike të Shqipërisë e Azerbajxhanit

    Ngjashmëria e veglave muzikore folklorike të Shqipërisë e Azerbajxhanit Ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov ndau me mediat të dhëna mbi instrumentet muzikore të folkut të cilat kanë ngjashmëri me ato të Shqipërisë, të cilat ambasadori i konsideron si pika të përbashkëta mes kulturës së të dyja vendeve. Prania e imazheve të instrumenteve të ndryshme muzikore në objekte të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin e banuar nga Azerbajxhani, sugjeron se këto instrumente kanë një histori të lashtë. Njihen rreth 90 instrumente muzikore që janë përdorur në Azerbajxhan. Sipas klasifikimit modern të tingullit, ato ndahen në katër grupe: tela, frymore, goditje dhe instrumente idiofonike. Veglat muzikore popullore tradicionale të Azerbajxhanit janë shumë të ngjashme në pamje dhe kanë shumë të përbashkëta me instrumentet muzikore popullore të Shqipërisë, të cilat janë gjithashtu shumë të njohura në vend. Instrumentet muzikore me tela më të përhapura aktualisht janë: Tar, të cilin Uzeir Gajibekov, një kompozitor i madh dhe themelues i artit të operës në Azerbajxhan, e konsideroi “të parën nga instrumentet për sa i përket shpeshtësisë së përdorimit dhe “më të vlefshmit dhe më të rëndësishmit nga instrumentet që mund të zgjerojnë edukimin muzikor oriental”, kamancha, e quajtur “më e bukura e instrumenteve melodike”, saz – “bashkëbiseduesi” i poetëve, i Ashugëve dhe oud që konsiderohej “shah”, d.m.th . “mbret” i të gjitha instrumenteve. “Kufijtë mes vendeve nuk janë pengesë për komunikimin muzikor të popujve. Muzika është e vetmja gjuhë universale që është e njohur për çdo qenie njerëzore. Nëse politika ndonjëherë i ndan kombet, muzika dhe në përgjithësi kultura, i bashkon gjithmonë njerëzit”, është shprehur ambasadori Anar Huseynov. / ata.gov.al

  • Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Bletëve për planetin

    Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Bletëve për planetin LAST UPDATED: 20/05/2024 Foto: Geneva Environmental Association SHPËRNDAJE Dita Ndërkombëtare e Bletës, e cila festohet çdo vit më 20 maj, synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e bletëve dhe insekteve të tjerë pjalmuese në ruajtjen e shëndetit të ekosistemeve tona. Origjina dhe qëllimi Dita Ndërkombëtare e Bletës u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2017 dhe u festua për herë të parë në 2018. Qëllimi kryesor është të pranohet roli vendimtar që bletët luajnë në pllenim, i cili është thelbësor për sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe biodiversitetin. Data, 20 maji, u zgjodh për të nderuar ditëlindjen e Anton Janshës, një pionier i bletarisë moderne. Pjalmimi dhe siguria ushqimore Bletët janë pjalmues jetik, duke kontribuar në rritjen e 75% të kulturave ushqimore në botë. Këtu përfshihen frutat, perimet, farat, arrat dhe vajrat. Pa bletët, shumë nga këto bimë nuk do të prodhonin ushqim, duke ndikuar ndjeshëm në furnizimet dhe ekonomitë globale të ushqimit, veçanërisht në sektorët bujqësorë. Biodiversiteti dhe Ekosistemet Bletët mbështesin rritjen e pemëve, luleve dhe bimëve të tjera, të cilat shërbejnë si ushqim dhe strehim për krijesat e ndryshme, duke promovuar biodiversitetin. Ekosistemet e shëndetshme varen nga bletët për pllenim që ruan popullatat e bimëve dhe diversitetin gjenetik, vendimtar për ekuilibrin ekologjik. Kërcënimet për bletët Popullatat e bletëve janë në rënie në mbarë botën për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë humbjen e habitatit, pesticidet, sëmundjet, ndryshimet klimatike dhe speciet pushtuese. Zvogëlimi i numrit të bletëve përbën një kërcënim për bimët që ato pjalmojnë, ekosistemet që ato mbështesin dhe në fund të fundit burimet e ushqimit njerëzor. Iniciativat globale dhe ndërgjegjësimi publik Dita Ndërkombëtare e Bletëve është një mundësi për të promovuar veprime që mbrojnë dhe përmirësojnë habitatet e pjalmuesve. Ai inkurajon përpjekjet globale të tilla si reduktimi i përdorimit të pesticideve, mbështetja e bujqësisë organike, mbjellja e bimëve miqësore me pjalmuesit dhe ruajtja e habitateve natyrore. Fushatat edukative dhe përfshirja e komunitetit janë komponentë kyç në rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e ndryshimeve për të mbrojtur bletët dhe pjalmuesit e tjerë. Duke kuptuar këto fakte, ne mund të vlerësojmë rëndësinë e bletëve në jetën tonë të përditshme dhe nevojën urgjente për të mbrojtur këta pjalmues të domosdoshëm./Katror.info

  • Teuta është një figurë e madhe e ilirëve, por të dhënat për të janë fragmentare.Vetë emri i saj është si një letër në postën e bllokuar të shekujve.

    Moikom Zeqo – Më thuaj diçka për Teutën e ilirëve, i tha shkrimtarja MRMK shkrimtarit MZZ. – Për mbretëreshën Teuta? – Për Teutën e famshme. Dua të shkruaj diçka për të. Po mbledh lëndë për një roman për Teutën. Më tërheq shumë figura e saj. Është një figurë e jashtëzakonshme. Dua të shkruaj për të. Kam kaq kohë që më është ngulitur në mendje dhe në zemër Teuta. E dua Teutën. Burimet historike janë kaq të pakta për të. Historia është treguar kurnace. Më habit kjo gjë. Kuptohet se Teuta është një figurë e madhe e ilirëve, por të dhënat për të janë fragmentare, të cungëta. Kjo më duket e tmerrshme. Një paradoks, ose një padrejtësi. Pse ka ndodhur kështu? – Historinë për Teutën e kanë shkruar kundërshtarët e saj, kronikanët romakë. Kryesisht Polibi. Teuta i sfidoi romakët. Dhe ata u hakmorën. Fundi i Teutës ka qenë tragjik. Askush nuk e di fundin e saj. Askush nuk e di ç’ka ndodhur në ditët e saj të fundit të jetës. E kanë vrarë, ose është vetëvrarë. – Vetëvrarë? Sa interesante. Më pëlqen të shkruaj një roman për vetëvrasjen e Teutës. Kjo do ta grishte lexuesin. Çdo vetëvrasje është enigmatike. – Si vetëvrasja e Kleopatrës, ose e Senekës. Verteri i Gëtes e ka një sharm dostojeskian edhe pa lindur ende Dostojevski. Nuk e di, por besoj se Teuta e ka vrarë veten. Ke qenë ndonjëherë në Bokat e Kotorrit, apo në gjirin e Rizonit? – Jo nuk kam qenë. Por e di se aty ka qenë rezidenca mbretërore e Teutës. – Është mjedisi ku ka ngrysur jetën. Është tempulli i hapur në natyrë i kultit legjendar të Teutës. Skenat e aktit të fundit. Veçse s’kemi fuqi ta ngremë perden për të riparë ç’ndodhi. Është e pamundur. Krejt e pamundur. Ne mund të ngremë perden e imagjinatës. Do të shohim mjegull. Por siç thotë Miguel Asturiasi: “ku ka mjegull ka legjenda”. S’dimë asgjë për fillimin, por as për fundin e Teutës. Historia e ka thandruar gjëmshëm gjestin e saj rebel. Dhe kjo është gjithçka konkrete. Të tjerat janë shpirtëzime poetike të pafundme. Gjatë shekujve janë mbledhur disa legjenda për Teutën. – Legjenda? Më shumë se tek kronika letërsia burimëzohet nga legjenda. Kjo është e pabesueshme. – Ndoshta legjendat janë të vona, jehona të harlisura të zanafillës. Një legjendë thotë se Teuta qe bija e një magjistareje mjeke nga një qytet ilir në luginën e Naretvës. Mbreti Agron e takoi gjatë një panairi ilir kushtuar hyut Medaur. Aty mbreti u sëmur befas. E ëma e Teutës e shëroi me disa barëra magjike. Aty mbreti e pa Teutën, vajzë të re dhe ra marrëzisht në dashuri me të. Më pas u martua me të. Thuhet se Agroni qe mbret shumë i fuqishëm. Ai e ndërtoi qytetin me emrin e tij Agronium, ku bëri dasmën madhështore me Teutën. Një natë para dasmës Agronit ju shfaqën disa nga hyjnitë ilire. Ishin të pikëlluar dhe belbëzonin. Fjalët e tyre shndërroheshin në drita mes erës dhe reve. I thanë Agronit se Teuta qe e bukur, por do t’i sjellë fatkeqësi mbretërisë. Por Agroni nuk i dëgjoi hyjnitë. Kaq e pamatë qe dashuria e tij. Qytetin Agronium e rrethoi me bedena mermeri të bardhë. Bëri sheshe në formën e rrethit diellor dhe rrethit hënor. Bëri disa arena teatrosh që i mbolli me lule dhe bimë të papara. Edhe brenda tempujve vuri drurë dhe bimë prej ari dhe argjendi. Ndërtoi një anije lembe me pupat e zbukuruar me gurë të çmuar dhe skulptura ebaniti, plot fenerë që kishin zjarr ndonëse nuk ekzistonte vaji – qenë zjarre hyjnore që nuk shuheshin. Tek ky qytet i çuditshëm jetonte Teuta në pallatin plot libra mjekësie dhe magjie. Qe shumë e ditur. Ajo bëri një pije që të mos mplakej kurrë Agroni. Një mëngjes në qytet erdhi mbas një beteje detare mbreti Agron me anijen e pakrahasueshme. Mbretëresha Teuta e priti me tërë bukurinë e saj mbi një karrocë të stolisur dhe i dha të pinte amforën me pijen jetëdhënëse. Agroni e piu, por u helmua dhe vdiq në vend. Teuta u tmerrua. Ç’kishte ndodhur? Një nga hyjnitë ilire, pikërisht hyu i luftës Medauri e kishte kthyer pijen në helm. Duke vdekur mbreti, mbretëresha do të drejtonte shtetin. Medauri e quante Teutën si më trime, më të pafrikshme. Ajo qe lindur për beteja të mëdha. Kur Teuta po shkulte nga dhimbja, hyu Medaur ju shfaq si një fantazmë fosforeshente në formën e një centauri, gjysmë burrë e gjysmë kalë. Medauri i foli Teutës për lavdinë. Ajo do të qe e pathyeshme. Po ai e nxiti për të qenë e pathyeshme. Medauri mbase e dinte disfatën e saj të ardhshme. Mbase Medauri mbajti anën e hyjnive ilire që e këshilluan Agronin të mos martohej me Teutën. Ja ç’ndodh kur mbreti s’i dëgjon hyjnitë e tij. – Ua, tamam një intrigë e përsosur dhe inteligjente. Ç’intrigë! – Megjithatë Teuta u përball me dinjitet me romakët. Ajo u bë simbol i lirisë. Për këtë mbeti e pavdekshme. Legjendat për fundin e saj janë më të çuditshme. Thuhet se Teuta e shpoi gjoksin me një shpatë që të mos u binte e gjallë në duar romakëve të vrazhdë. Por nga plaga nuk shpërtheu gjaku por dritë e fuqishme e purpurt. Befas u duk e ëma e saj dhe njëqind magjistrica ilire. E rrëmbyen për ta çuar ende të pavdekur dot në një mbretëri shpellash nën tokë. Në mbretërinë ku nuk mund të vdiset, pra në botën e pavdekshme. Magjistricat i mallkuan hyjnitë ilire dhe Medaurin duke u thënë se ata do të vdisnin shumë shpejt e do të harroheshin, kurse Teuta s’do të harrohej. Me sa duket ky mallkim funksionoi. Teuta vërtet s’u harrua. – Po nuk u harrua MZZ, tha e ngazëlluar MRMK. Me këto që më the më duket se e ke shpikur ti një roman, ndonëse të pabotuar, ose edhe të pashkruar ende për Teutën. – Jo, s’kam për të shkruar asnjë roman për Teutën. E pse ta shkruaja? Ndoshta kështu është më mirë. Shiko, harrova të them një fakt që e përmend Polibi në Historiae II, 6: “Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave të shkruara. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teuta sidomos kur donte t’i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg.” Një fakt mahnitës. Letra të shkruara në ilirisht? Kjo më ka tronditur MRMK. Para disa vitesh ashtu si i përhumbur, pa ambicie, pa rregull i kam shkruar një rrëfim me letra të imagjinuara të Teutës. Jo thjesht letra të artit strategjik, as të ligjeve të shtetit ilir. Por letra delikate për poezinë, botën e pazbulueshme dot të shpirtit. Me një fjalë bëra një profanim: e shndërrova Teutën më shumë në një Safo, se sa në një Zhan D’Arkë. – Ose në një Margarite Jursenar, tha MRMK. Ti e di se unë i kam përkthyer tregimet ekzotike të Jursenarit. Jursenari është ikona ime. – E di. Po rrëfimi im, krejt i rastësishëm lidhej me diçka tjetër. Në viset e Teutës është një shkëmb i madh që sot njihet si Shkëmbi i Lipcës. Arkeologët kanë zbuluar në shkëmb piktura, në fakt prehistorike, me drerë, që vrapojnë, kuaj dhe simbole astronomike. Shkrime piktografike, që dikush e quajti “Rebusi i Teutës”. Kjo e ka mitizuar furishëm se brenda këtij shkëmbi gjigant fshihet vetë trupi i pagjetshëm asnjëherë nga romakët dhe thesari i saj përrallor që romakët e kërkuan më kot. Në masivin malor të Rizonit mendohet se ekzistojnë shtatë liqene nëntokësorë. Nëse këta liqene të padukshëm do të shfaqen mbi sipërfaqe ahere ka ardhur çasti që Teuta e bukur të kthehet nga jeta e saj e përtejme për ta parë sërish të gjithë. – Pra një epifani e Teutës. – Po, epifania e saj e vonë por e merituar. – Ja u plotësua subjekti i saj. – Tërë subjektet nuk janë asnjëherë të plotë MRMK. Ne vetëm mund t’i përfytyrojmë. Por përfytyrimi është i njëjtë me ëndrrën. Sepse edhe letërsia është ëndërr. – E saktë. Është ëndërr. Ëndërr e shkronjëzuar. Ëndërr tipografike. – Ne s’e dimë shkrimin e letrave të Teutës. Ç’kaligrafi ka pasur? Vetë emri i saj është si një letër në postën e bllokuar të shekujve. Por në postën e shpirtit bllokimi zhbëhet. Tërë mungesat tona janë letrat imagjinare të cilët rishkruajmë papushim, pa u lodhur, nganjëherë edhe pa e ditur pse e bëjmë këtë gjë. Disa nga këto letra ja dërgojmë edhe Teutës! (2010)

  • “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,”u shpreh Presidenti Bark Obama ne kujtim te largimit nga jeta te nenes se Michele.

    “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,” shtoi ai. "Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër të kohës sonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj." Barack dhe Michelle Obama ndajnë një lajm shkatërrues: 'Ne jemi të thyer zemra' Marian, 86 vjeç, ishte nëna e Michelle dhe vëllait Craig Rebeka Lewis Nëna e dashur e Michelle Obama, Marian, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. “Si motër, teze, kushërirë, fqinje dhe mike për kaq shumë njerëz, ajo ishte e dashur pa fjalë nga shumë të tjerë, jeta e të cilëve u përmirësua nga prania e saj,” deklarata nga Barack dhe Michelle Obama, vëllai i Michelle, Craig dhe gruaja e tij Kelly. dhe fëmijët e tyre, tha pjesërisht. “Ajo kaloi paqësisht këtë mëngjes dhe tani, askush nga ne nuk është plotësisht i sigurt se si do të vazhdojmë pa të”. Marian Robinson Michelle më vonë postoi një homazh për Marian, të cilin e quajti "shkëmb", duke shkruar në rrjetet sociale: "Mamaja ime Marian Robinson ishte shkëmbi im, gjithmonë aty për çdo gjë që kisha nevojë. Ajo ishte e njëjta mbështetëse e qëndrueshme për të gjithë familjen tonë, dhe ne janë zemërthyer të ndajnë që ajo ndërroi jetë sot. "Ne donim të ofronim disa reflektime mbi jetën e saj të mrekullueshme." Karuseli paraqiste një fotografi të bukur të Marian viteve të fundit dhe vazhdoi të shfaqte një nekrologji të shkruar nga Michelle dhe bashkëshorti i saj Barack, dhe dy vajzat e tyre Malia dhe Sasha, dhe vëllai i Michelle, Craig dhe gruaja e tij Kelly, dhe fëmijët e tyre, Avery. Leslie, Austin dhe Aaroni. Duke reflektuar për fëmijërinë e saj në Çikago, thuhej: "Babai i saj, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, nuk u lejua të bashkohej me një sindikatë ose të punonte për firma më të mëdha ndërtimi dhe ai filloi të mos besonte në një botë që dukej se kishte pak vend. Për të, megjithatë, shumë mëngjese, ai i zgjonte fëmijët në lindjen e diellit duke shpërthyer disqet e xhazit si një orë me zile, ajo mësoi herët se edhe përballë vështirësive, kishte muzikë. Marion rriti Michelle dhe Craig, "duke u dhënë atyre forcën dhe besimin për të ecur në shkollë - dhe për të dalë në botë - të gjitha vetë", me burrin e saj Fraser Robinson dhe kur Barack dhe Michelle u transferuan në Shtëpinë e Bardhë në janar 2009, ajo lëvizi me ta. "Ne kishim nevojë për të. Vajzat kishin nevojë për të. Dhe ajo përfundoi të ishte shkëmbi ynë gjatë gjithë kësaj," thanë ata. "Ajo e shijoi rolin e saj si gjyshe... Dhe megjithëse zbatoi çfarëdo rregulli shtëpiak që ne kishim vendosur për kohën e gjumit, duke parë televizor ose duke ngrënë karamele, ajo e bëri të qartë se mbante anën e "gjysheve" të saj duke menduar se prindërit e tyre ishin tepër i rreptë." Presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle Obama, Sasha Obama, Malia Obama dhe Marian Shields Robinson marrin pjesë në Krishtlindjet TNT në Uashington 2014 © Kevin Mazur Presidenti Obama, Michelle, Sasha, Malia dhe Marian marrin pjesë në Krishtlindjet TNT në Uashington 2014 Megjithatë, pavarësisht nga të ftuarit e shumtë magjepsës dhe të shquar që mund të jenë të pranishëm në çdo moment, "ajo preferoi ta kalonte kohën e saj lart me një tabaka televizive, në dhomën jashtë dhomës së saj të gjumit me dritare të mëdha që shikonin nga Monumenti i Uashingtonit". familja vazhdoi e Marian. "I vetmi i ftuar që ajo kërkoi të takohej ishte Papa." Ai vazhdoi të ndante disa nga thëniet e saj të preferuara, duke përfshirë "Mos i djersi gjërat e vogla" dhe "Dije se çfarë është vërtet e çmuar" dhe përfundoi: "Në trishtimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj. Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër tonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj." Obama shkroi në Twitter në llogarinë e tij personale X se "ka pasur dhe do të jetë vetëm një Marian Robinson". “Në pikëllimin tonë, ne jemi ngritur lart nga dhurata e jashtëzakonshme e jetës së saj,” shtoi ai. "Dhe ne do të shpenzojmë pjesën tjetër të kohës sonë duke u përpjekur të jetojmë sipas shembullit të saj."

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page