top of page

Search this site

Results found for empty search

  • Çdo datë e kalendarit fsheh një histori. Ngjarje që kanë ndryshuar boten.

    Rubrika: Data & Histori që Frymëzojnë Çdo datë e kalendarit fsheh një histori. Ngjarje që kanë ndryshuar botën, figura që kanë lënë gjurmë dhe momente që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot. 🏛️ Dita Ndërkombëtare e Muzeve Çdo vit, më 18 maj, festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, një ditë që kujton rolin e jashtëzakonshëm të muzeve në ruajtjen e historisë, artit dhe kulturës së njerëzimit. Muzeu më i vjetër dhe më i rëndësishëm në botë Muzeu më i famshëm dhe ndër më të rëndësishmit në botë është Louvre Museum, i vendosur në zemër të Paris. U hap si muze publik në vitin 1793. Vizitohet nga miliona njerëz çdo vit. Strehon mbi 35,000 vepra arti dhe objekte historike. Është shtëpia e kryeveprave si Mona Lisa dhe Venus de Milo. 🏛️ Louvre – Zemra e artit botëror në Paris Nëse ekziston një vend ku historia, arti dhe madhështia takohen, ai është pa dyshim Louvre Museum, muzeu më i famshëm në botë dhe krenaria kulturore e France. I vendosur në zemër të Paris, Louvre nuk ka qenë gjithmonë muze. Fillimisht u ndërtua në shekullin XII si një fortesë mbrojtëse për mbretërit francezë. Më vonë u shndërrua në pallat mbretëror, derisa gjatë Revolucionit Francez u hap për publikun si muze më 10 gusht 1793. Sot, ai konsiderohet tempulli më i madh i artit në botë. Louvre ruan mbi 500,000 objekte historike dhe ekspozon rreth 35,000 prej tyre, duke përfshirë vepra nga qytetërimet egjiptiane, greke, romake dhe islame. Ndër kryeveprat më të famshme janë: Mona Lisa e Leonardo da Vinci Venus de Milo Winged Victory of Samothrace Liberty Leading the People 🔺 Piramida e xhamit Në hyrje të muzeut ndodhet piramida ikonike prej xhami, e projektuar nga arkitekti I. M. Pei dhe inauguruar në vitin 1989. Ajo përbëhet nga qindra panele xhami dhe është bërë një nga simbolet më të njohura të Parisit. Nëse do t’i kushtoje vetëm 30 sekonda çdo vepre, do të të duheshin muaj për t’i parë të gjitha. Mona Lisa është më e vogël nga sa e imagjinojnë shumica e vizitorëve. Gjatë World War II, veprat më të çmuara u fshehën për t’u mbrojtur. Piramida e xhamit ishte shumë e debatueshme kur u ndërtua, por sot është simbol i muzeut. Për francezët, Louvre përfaqëson identitetin kombëtar, dashurinë për artin dhe rolin e Francës si një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të botës. Çdo vit, miliona vizitorë nga e gjithë bota shkojnë në Paris për të përjetuar këtë vend unik, ku çdo sallë tregon një histori të njerëzimit. “Vizita në Louvre është një udhëtim përmes historisë së qytetërimit.” Megjithëse ekzistojnë koleksione dhe muze më të hershme, si Muzeu Kapitolin në Rome (themeluar në 1471), Louvre Museum konsiderohet simboli më i madh i muzeologjisë moderne dhe një nga institucionet kulturore më me ndikim në botë. 🌍 Muzetë na ndihmojnë të kuptojmë: Kush ishim. Kush jemi. Si ka evoluar qytetërimi njerëzor. Ata ruajnë thesaret e së kaluarës dhe i bëjnë të qasshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. ✨ “Një muze është një dritare drejt historisë dhe shpirtit të njerëzimit.” 🏛️ Muzeet Kapitoline – Thesari i lashtë i Romës Capitoline Museums në Rome konsiderohen muzeu publik më i vjetër në botë, i themeluar në vitin 1471. Aty ruhen disa nga veprat më të famshme të antikitetit romak, si: Capitoline Wolf, simboli legjendar i Romës me Romulin dhe Remin. Equestrian Statue of Marcus Aurelius, një nga statujat më të rralla bronzi që ka mbijetuar nga Roma e lashtë. Busti i Julius Caesar. ✨ Sheshi ku ndodhen muzetë u ridizenjua nga Michelangelo, duke e kthyer këtë vend në një nga pikat më të rëndësishme kulturore të Italisë. #Rome #CapitolineMuseums #Histori #MuzeuMeIVjeter #TrashëgimiBotërore #KurioziteteNgaBota

  • Gabriel Garcia Marques: 4 histori të vërteta që tregojnë jetën dhe sakrificat e tij

    Gabriel Garcia Marques: 4 histori të vërteta që tregojnë jetën dhe sakrificat e tij. #GabrielGarciaMarquez #NjëqindVjetVetmi #LetërsiaBotërore #ÇmimiNobel #RevistaPrestige Gabriel García Márquez ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe zëri më i njohur i realizmit magjik. Ai lindi në Kolumbi dhe u bë i pavdekshëm me romanin “Njëqind Vjet Vetmi”, një kryevepër që ndryshoi letërsinë botërore. Në vitin 1982 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi për fuqinë e jashtëzakonshme të rrëfimit të tij. Veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë miliona lexues në mbarë botën. 📖 4 histori të vërteta nga jeta e Gabriel García Márquez Pas çdo libri të madh fshihet një jetë e mbushur me sakrifica, pasiguri dhe besim të palëkundur. Gabriel García Márquez e ktheu kujtesën e fëmijërisë, vështirësitë financiare dhe ëndrrat e tij në letërsi të pavdekshme. Këto janë katër episode reale që tregojnë njeriun pas kryeveprave të tij. 📖 Gabriel García Márquez rrëfen jetën e tij “Ka pasur momente në jetën time kur dukej se gjithçka po më thoshte të hiqja dorë. Kisha një dorëshkrim të gjatë, një familje për të mbajtur dhe xhepa pothuajse bosh. Megjithatë, unë besoja se historia që po shkruaja duhej të ekzistonte. Kur përfundova ‘Njëqind Vjet Vetmi’, unë dhe Mercedes numëruam monedhat mbi tavolinë. Nuk mjaftonin për të dërguar të gjithë dorëshkrimin te botuesi në Buenos Aires. E dërguam vetëm gjysmën. Ishte një akt besimi. Disa ditë më vonë, botuesi na dërgoi paratë për pjesën tjetër. Atëherë kuptova se ndonjëherë mjafton të besosh te fjalia e parë. Por rrënjët e mia ishin shumë më të hershme. Në Aracataca, në shtëpinë e gjyshërve të mi, dëgjova për herë të parë histori që ecin mes reales dhe të jashtëzakonshmes. Gjyshja ime tregonte ngjarjet më të pabesueshme me një qetësi të tillë, sa dukeshin krejt të natyrshme. Prej saj mësova se magjia nuk ka nevojë të shpjegohet. Ka9 pasur edhe ditë kur për të vazhduar të shkruaja, unë dhe Mercedes shitëm makinën dhe sakrifikuam rehati që nuk i kishim me tepri. Nuk e përjetuam si humbje. Ishte mënyra jonë për t’i thënë jetës se historia kishte përparësi. Kur mora Çmimin Nobel në vitin 1982, mendova për të gjitha ato ditë të pasigurta. Asgjë nuk ndodh brenda natës. Çdo libër mbart heshtjen, frikën dhe këmbënguljen e autorit të tij. Nëse kam mësuar diçka, është kjo: Jeta na jep histori, por ne duhet të kemi guximin t’i shkruajmë deri në fund.” #GabrielGarciaMarquez #NjëqindVjetVetmi #LetërsiaBotërore #Macondo #ÇmimiNobel #Frymëzim #RevistaPrestige

  • Aleksandër Lalo – Kompozitori që ndërtoi kujtesën tonë muzikore 🎼

    Aleksandër Lalo – Kompozitori që ndërtoi kujtesën tonë muzikore 🎼 Gjithmonë me nderim do të kujtohet kompozitori i shquar Aleksandër Lalo (27 prill 1949 – 2017), një emër që nuk i përket vetëm historisë së muzikës shqiptare, por edhe kujtesës sonë emocionale. I lindur në Tiranë, me origjinë nga Leskoviku, Aleksandër Lalo mbarti në krijimtarinë e tij një ndërthurje të rrallë mes qytetit dhe rrënjëve, mes traditës dhe modernitetit. Në këtë bashkëjetesë të ndjeshme u formua identiteti i tij artistik — një dialog i heshtur mes së kaluarës dhe së tashmes. Studimet në Institutin e Lartë të Arteve nuk ishin vetëm një etapë akademike, por një proces i ndërtimit të një gjuhe të brendshme muzikore. Për Lalon, kompozimi nuk ishte thjesht teknikë; ishte mënyrë të menduari, filozofi e tingullit. Muzika si narrativë 🎬🎶 Në universin e tij krijues, muzika nuk shoqëronte vetëm imazhin — ajo e mendonte atë. Kolonat zanore të filmave si “Tomka dhe shokët e tij”, “Nusja”, “Thesari” dhe “Dimri i fundit” janë më shumë se kompozime; ato janë struktura emocionale që mbajnë brenda kohë, kujtesë dhe identitet. Ai ndërtoi një gjuhë muzikore ku çdo notë ka funksion dhe çdo heshtje ka kuptim. Identiteti si qëndrim I krahasuar në ndjeshmëri me emra si dhe , Aleksandër Lalo mbeti thelbësisht shqiptar në thelbin e tij artistik. Muzika e tij nuk imitonte; ajo përkthente shpirtin e një kulture në gjuhën universale të artit. I njohur për natyrën e tij antikonformiste, ai nuk e pa kurrë artin si kompromis. Për të, muzika ishte një akt i vërtetësisë së brendshme, një refuzim i banalitetit dhe një kërkim i pandërprerë për thelb. Vlerësimi më i madh: Publiku ❤️ Kontributi i tij është vlerësuar me çmime në kinematografinë shqiptare dhe me një vend të veçantë në historinë e muzikës sonë. Por më shumë se me tituj, Aleksandër Lalo u kurorëzua me vlerësimin më të madh: dashurinë e publikut dhe pavdekësinë e veprës së tij. Sepse vepra e vërtetë nuk kërkon dekorata — ajo krijon përjetësi. “Muzika e Lalos nuk është vetëm ajo që dëgjohet, por ajo që mbetet përjetësisht.” Një kompozitor nuk shkruan thjesht tinguj; ai ndërton kujtesë. Meloditë e Aleksandër Lalos vazhdojnë të na flasin, të na kujtojnë dhe të na bashkojnë në një përvojë që tejkalon kohën. Nderim dhe respekt për mjeshtrin e madh të tingujve shqiptarë.

  • Kujtime nga Mevlan Shanaj për Xhanfize Keko. Xhanfize Keko – një regjisore e madhe, jo vetëm e kinematografisë shqiptare, por

    Kujtime nga Mevlan Shanaj për Xhanfize Keko. Xhanfize Keko – një regjisore e madhe, jo vetëm e kinematografisë shqiptare, por e artit botëror. Me filmat e saj të paharrueshëm si “Kur xhirohej një film”, “Beni ecën vet” dhe “Tomka dhe shokët e tij”, ajo mahniti jo vetëm publikun shqiptar, por edhe kritikën ndërkombëtare. Dhe megjithatë, në jetën e përditshme, Xhanfizja ishte një nga gratë më të zakonshme të Tiranës. Për mua, me të cilën kishim një miqësi të afërt, ajo mbeti gjithmonë një “grua e çuditshme”. Në të gjitha takimet tona, kryesisht familjare, ajo nuk e “luajti” kurrë rolin e regjisores. Kjo thjeshtësi më bënte gjithmonë përshtypje. Në ato vite, Xhanfize Keko u bë mbretëresha e filmit për fëmijë. Ajo ndërtoi, film pas filmi, një model të rrallë madhështie krijuese, në një kohë kur konkurronte denjësisht me emrat më të zëshëm të ekranit shqiptar. Kur fliste për filmat e saj, e bënte me një natyrshmëri të jashtëzakonshme. Sikur të tregonte për një shëtitje, për mbjelljen e një peme, për një drekë mes miqsh apo për një libër që sapo kishte lexuar. Por mënyra e saj e të treguarit ishte aq e ngrohtë dhe e gjallë, sa çdo detaj të mbetej përgjithmonë në kujtesë. Kujtoj miqësinë e saj me Natashën. I shihja si dy mike të thjeshta, pa asnjë pompozitet artistesh, por si dy gra të zakonshme që ndanin mendime, kujtime dhe halle. Xhanua tregonte me të njëjtën ndjeshmëri për jetën e saj si nënë, grua, nuse dhe vjehrrë. Magjia e saj qëndronte te sinqeriteti dhe thjeshtësia. Në dokumentarin “Koha e Pelikulës”, patëm privilegjin ta përjetësonim këtë personalitet të jashtëzakonshëm. Pak e dinë se vajza me gërshërë në dorë në inaugurimin e Kinostudios në vitin 1952 ishte pikërisht Xhanfize Çipi Keko. Dhe kur Xhanua u largua nga Kinostudio, dukej sikur bashkë me të u largua edhe vetë pelikulа. Por filmat e saj vazhdojnë të jetojnë. Edhe sot, veprat e Xhanfize Kekos shfaqen në kinematekat botërore si një zbulim artistik. Në fund të jetës, pas humbjes së dhimbshme të Dorit, ajo na ftonte në vendet ku kishte shkuar me të. Një ditë na tha: “Kur vij në këto vende ku më sillte Dori, sikur çmallem me të.” Po, Xhano… Edhe ne, teksa punonim për dokumentarin tënd, njëkohësisht çmalleshim dhe përmalleshim. Sot, shumë shqiptarë të kujtojnë me mall. Sepse filmat e tu vazhdojnë të jenë qielli dhe toka e ëndrrave të fëmijëve. Me veprën tënde, i ngrite gruas regjisore monumentin më të bukur të përjetësisë. Ti ishe dhe mbetesh përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë artistike dhe njerëzore.

  • Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺.

    Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺. Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë rezolutë përbën një moment të rëndësishëm për politikën shqiptare dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Shqipëria ka privilegjin që të gjitha forcat politike, pa përjashtim, e konsiderojnë integrimin në Bashkimin Evropian si një prioritet kombëtar. Ky unitet dëshmon se për çështjet madhore që lidhen me interesin kombëtar, politika shqiptare di të ngrihet mbi dallimet e saj. Konsensusi nuk është shenjë dobësie, por tregues i pjekurisë demokratike dhe i përgjegjësisë shtetërore. Ai forcon institucionet, rrit besueshmërinë e vendit dhe i jep Shqipërisë një zë më të fortë në marrëdhëniet me partnerët evropianë. Në këto raste nuk ka fitues dhe humbës politikë; fiton Shqipëria. Kur bashkohemi për objektiva strategjikë, i shërbejmë më mirë qytetarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet projekti më i rëndësishëm kombëtar. Mbi këtë aspiratë, Shqipëria duhet të ecë përpara me vendosmëri, unitet dhe besim. #ShqiperiaNeBE #BashkimiEvropian #IntegrimiEvropian #UnitetKombetar #RevistaPrestige

  • Besiana Kadare – Një zonjë e kulturës dhe diplomacisë shqiptare.

    Besiana Kadare – Një zonjë e kulturës dhe diplomacisë shqiptare. Rubrika: Portet personalit qe frymezon. Besiana Kadare është një nga ato figura publike që spikat për qetësinë, kulturën dhe dinjitetin me të cilin përfaqëson vendin e saj. E rritur në një mjedis ku letërsia, mendimi kritik dhe liria e shpirtit kanë qenë vlera themelore, Besiana Kadare ka ndërtuar rrugëtimin e saj me dinjitet dhe përkushtim. Kjo trashëgimi e pasur kulturore ka ndikuar thellësisht në formimin e saj intelektual dhe njerëzor. E lindur në Tiranë, Besiana Kadare kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë, vend që luajti një rol vendimtar në formimin e saj. Ajo kreu studimet në Sorbonne University, ku u diplomua në letërsi moderne dhe krahasuese. Ka ndodhur qe familje përtej lidhjeve të gjakut, bëhen institucione të gjalla të kulturës botërore. Ashtu si familja e Thomas Mann në Gjermani apo e Victor Hugo në Francë, familja Kadare zë një vend të veçantë në ndërgjegjen kulturore shqiptare. Në univers , fjala ka qenë gjithmonë formë lirie dhe letërsia një mënyrë për t’i rezistuar kohës, Besiana Kadare shfaqet tipike si vazhdimësia elegante e kësaj trashëgimie të rrallë. Si bijë e Ismail Kadare dhe Helena Kadare, ajo ka trashëguar jo vetëm peshën e një emri të madh, por edhe fisnikërinë e mendimit dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë publike. Karriera e saj profesionale ka qenë e lidhur ngushtë me diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Besiana Kadare ka shërbyer si Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO dhe si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Së fundmi, ajo është nderuar me titullin Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Republikës Franceze (Chevalière de l’Ordre national du Mérite). Për Besiana Kadarenë, ky vlerësim përfaqëson më shumë sesa një dekoratë shtetërore. Ai është simbol i lidhjes së fortë mes dy vendeve që kanë formësuar jetën dhe personalitetin e saj: Shqipërisë dhe Francës. Në një kohë kur jeta publike ka nevojë për më shumë seriozitet, kulturë dhe integritet, Besiana Kadare mbetet një figurë që mishëron elegancën e mendimit, fisnikërinë e karakterit dhe dinjitetin e përfaqësimit. Ajo është një zonjë e shquar e diplomacisë shqiptare dhe një urë e natyrshme mes Shqipërisë dhe Francës. Në tërësinë e saj, Besiana Kadare është shembull i shkëlqyer i një personaliteti që e ka shndërruar kulturën në dinjitet dhe diplomacinë në art të përfaqësimit. Pergatuti:Liliana Pere

  • Eurovision Song 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës.

    Në skenën madhështore të Eurovision Song Contest 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës. U mirëprit me duartrokitje dhe emocione të mëdha Alis me këngën “Nân”, i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovisionit 2026! 🇦🇱✨ “Nân” është një këngë që flet gjuhën universale të dashurisë dhe i jep Shqipëria një vend të veçantë në zemrat e publikut evropian. Teksti i kenges. “Ta dish se nana po ju pret / E nana ju po ju përcjell” “Nana në prag aty ngel në derë / Dy javë, dy vjet, iku kjo verë” Strofa 1 “Zemra po dhemb / E lotin mezi po e mban” Dhimbja është e thellë, por e përmbajtur. Nëna përpiqet të jetë e fortë para fëmijëve. “Ju tash po ikni, do qani pak Do harroheni, për jetë ma t'mirë, e di” “E ne na duket shohim hijet / Në korridor ecin me vrap / Dëgjojmë zërat, hala n'oborr” “Hijet” krijojnë një atmosferë të butë dhe nostalgjike. Pararefreni “E qeshun me t'madhe / Hap dritaren e askush nuk asht aty” Nëna qesh me kujtimet, por realiteti i boshllëkut e godet menjëherë. “Marr t'shtroj për t'fjet n'divana e n'tokë” Ajo ruan zakonet e vjetra, sikur fëmijët do të kthehen sonte. “Baj za, askush s'përgjigjet” Refreni “Ta dish se nana po ju pret / E nana ju po ju përcjell” “Nana në prag aty ngel në derë / Dy javë, dy vjet, iku kjo verë” Strofa 2 “Rri e kujtoj / Kët' vend që dikur s'pat qetësi” Nëna kujton kohën kur shtëpia ishte e mbushur me jetë. “Rrëmujë e ngrohtë / Gjithë librat n'tokë” “Shpejt u ba ftohtë / Shkretinë e plotë” Refreni i përsëritur “Kur po vjen, moj nan? / Se malli m'than” “Po mos u mërzit / Nana ka me t'prit” Kënga mbyllet me premtimin universal të nënës: pavarësisht largësisë, ajo do të jetë gjithmonë aty. Rrenqethese: “Nân” është një himn për të gjitha nënat që i përcjellin fëmijët me lot në sy, por me zemër të madhe. Kënga na kujton se distanca mund të ndajë trupat, por nuk mund të shkëpusë lidhjen mes nënës dhe fëmijës. Në fund, çdo rrugë të çon te e njëjta derë: dera ku nëna vazhdon të presë. Kush eshte Alis? Alis Kallaçi është një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare. Kengetar dhe kompozitor, I lindur në vitin 2002 dhe me origjinë nga Shkodëra. Ai u bë i njohur për publikun pas fitores në edicionin e pestë të X Factor Albania në prill 2024, nën mentorimin e Arilena Ara. Alis shquhet për timbrin e veçantë, interpretimin emocional dhe aftësinë për të kompozuar vetë këngët e tij. Ai luan piano dhe kitarë, duke i dhënë krijimeve të tij një identitet artistik të plotë. Në vitin 2024 mori pjesë në Festivali i 63-të i Këngës në RTSH me këngën “Mjegull”, ku u rendit i treti. Kulmi i karrierës së tij erdhi më 20 dhjetor 2025, kur fitoi Festivali i 64-t i Këngës në RTSH me këngën Nân. Me këtë fitore, Alis u zgjodh për të përfaqësuar Shqipëri në Eurovision Song Contest 2026. Në moshë të re, ai konsiderohet një artist me talent të jashtëzakonshëm dhe një ambasador i denjë i muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

  • Stefanaq Pollo: Akademiku, Historiani Gjenial dhe Monumental i Kujtesës

    Portret - Analizë Stefanaq Pollo ishte një nga figurat më të ndritura, më të respektuara dhe më monumentale të historiografisë shqiptare, një personalitet i rrallë që e shndërroi dijen në mision dhe historinë në ndërgjegje kombëtare. Në historinë e kombit ai jetoi punoi dhe kapërceu kohen me vepritarine e tij si fihure e madhe. la gjurmë, ndërtoj themele të përjetshme. Stefanaq Pollo i përkiste nje kategorie të rrallë titanësh të mendimit, të cilët nuk mjaftohen të jenë dëshmitarë të epokës, por bëhen vetë ndërgjegjja e saj. Ai ishte historian, akademik, pedagog, organizator i shkencës dhe personalitet publik, por mbi të gjitha ishte një njeri që e kuptoi mesoi dhe punoi per historine jo si rrefim e te shkuarës, por dialog i përhershëm midis njeriut dhe kohës ku reflekton Në penën e tij, e kaluara fitonte zë. Në mendimin e tij, faktet merrnin kuptim. Në jetën e tij, dija shndërrohej në shërbim. Stefanaq Pollo ishte prej atyre figurave kolosale që i japin një kombi jo vetëm libra, por vetëdije; jo vetëm analiza, por orientim; jo vetëm dije, por dinjitet. Ai lindi më 25 janar 1923 në Përmet, një nga qytetet më fisnike dhe më elegante të kulturës shqiptare. Përmeti, me urtësinë e njerëzve të tij, me melodinë e Vjosës dhe me traditën e tij të thellë të respektit për arsimin, duket sikur e kishte përgatitur prej kohësh ardhjen e një mendjeje kaq të jashtëzakonshme. Ai ishte pinjoll i familjes Pollo, me origjinë nga Frashëri, vendi ku fryma e Rilindjes Kombëtare mori trajtë dhe zë. I ati, Themistokli Pollo, kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte veprimtar i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, organizatë që mbajti gjallë idealin kombëtar përtej oqeanit. Nga kjo familje Stefanaqi trashëgoi tri pasuri të pashlyeshme: dashurinë për Shqipërinë, respektin për dijen dhe ndjenjën e përgjegjësisë morale. Ka familje që u lënë fëmijëve pasuri materiale, ka familje që u lënë një emër të mirë, por familja Pollo i la Stefanaqit diçka edhe më të çmuar: ndërgjegjen se jeta ka vlerë vetëm kur i shërben një ideali të lartë. Në Përmetin e viteve ’20 dhe ’30, mes natyrës së hijshme dhe traditës qytetare, Stefanaq Pollo hodhi hapat e parë. Që herët u dallua për zgjuarsi, seriozitet dhe dashuri të jashtëzakonshme për librin. Ai i përkiste atij tipi fëmijësh që dëgjojnë më shumë sesa flasin dhe mendojnë më shumë sesa shfaqen. Në karakterin e tij, qetësia nuk ishte mungesë force, por shenjë e një bote të brendshme të pasur. Si lumi Vjosa që rrjedh me madhështi pa bërë zhurmë, edhe Stefanaq Pollo do të ecte në jetë me një forcë të qetë, por të pandalshme. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa më pas ndoqi studimet në Liceun Kombëtar të Korçës, institucionin më prestigjioz të arsimit shqiptar të kohës. Liceu ishte një vatër ku takoheshin kultura franceze, mendimi kritik dhe idealet e qytetërimit evropian. Në këtë mjedis Stefanaqi u formua intelektualisht dhe mësoi se dija nuk është zbukurim i mendjes, por disiplinë e karakterit. Në tetor të vitit 1945 u dërgua për studime në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, ku u diplomua në vitin 1950 në degën e historisë. Në Moskë fitoi kulturë të gjerë historike, metodologji të rreptë kërkimore dhe aftësinë për të interpretuar burimet me saktësi të admirueshme. Aty kuptoi se historia është arti i të vërtetës së dokumentuar dhe se çdo dokument është një copëz kohe që kërkon interpretim të ndershëm. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në vitin 1942 hyri në Rininë Komuniste dhe në maj 1943 doli partizan. Veproi në njësitet agjitacion-propagandistike, punoi në strukturat e rinisë dhe u zgjodh në Këshillin e Përgjithshëm të BRASH-it. Lufta e bëri të kuptonte se liria ka një çmim dhe se historia shkruhet jo vetëm me penë, por edhe me sakrificë. Nga tetori 1944 deri në tetor 1945 shërbeu si redaktor i gazetave “Kushtrimi i Lirisë” dhe “Bashkimi”. Gazetaria ishte për të një shkollë e saktësisë dhe e përgjegjësisë së fjalës. Kur shkruante, fjala e tij kishte qartësinë e dritës dhe peshën e argumentit. Pas kthimit në Shqipëri, filloi punën si pedagog në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar në Tiranë. Në vitin 1951 u emërua nënkryetar i Institutit të Shkencave, një detyrë që dëshmonte autoritetin e tij të jashtëzakonshëm intelektual. Më pas u emërua dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ndërsa me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957 u bë dekani i parë i këtij fakulteti, duke u vendosur kështu në themelet e arsimit të lartë historik shqiptar. Që me krijimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Stefanaq Pollo u zgjodh anëtar i saj. Nga viti 1972 deri në vitin 1989 drejtoi Institutin e Historisë, duke udhëhequr për 17 vjet kërkimin historik kombëtar dhe projektet më të rëndësishme të historiografisë shqiptare. Në zyrën e tij, historia nuk ishte administratë, por mision. Ai ishte deputet në Kuvendin Popullor, anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Shkencave, anëtar i Komitetit Ballkanik të AIESEE-së dhe pjesëmarrës në konferenca të shumta shkencore ndërkombëtare. Kudo ku shkonte, ai e përfaqësonte Shqipërinë me kulturë, maturi dhe dinjitet të rrallë. Fushat e studimit të tij përfshinin Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemalin, Naim Frashërin, mendimin politik shqiptar dhe formimin e identitetit kombëtar. Për të, historia shqiptare ishte saga madhështore e një populli që luftoi për të njohur dhe afirmuar vetveten. Ndër veprat kryesore ku ai dha kontribut të shquar janë “Historia e Shqipërisë”, “Rilindja Kombëtare Shqiptare”, studime për Ismail Qemalin, studime për Naim Frashërin, si dhe qindra artikuj, referate dhe kumtesa shkencore. Veprat e tij janë monumente të mendimit historik shqiptar, ku ndihet rigoroziteti i studiuesit dhe dashuria e qytetarit për kombin e vet. Breza të tërë historianësh u formuan nën drejtimin e tij. Ai u mësoi studentëve se dijetari i vërtetë duhet të jetë i durueshëm në kërkim, i ndershëm në gjykim dhe i përulur para së vërtetës. Një profesor i madh nuk jep vetëm përgjigje; ai formon mendje që dinë të bëjnë pyetje të drejta. Stefanaq Pollo njihej për qetësinë, fjalën e peshuar, kulturën e gjerë, disiplinën, integritetin dhe modestinë. Ai ishte një autoritet i natyrshëm. Respekti për të lindte pa imponim, sepse buronte nga pesha e mendimit dhe fisnikëria e karakterit. Puna e tij është analizuar edhe në raport me kufizimet ideologjike të kohës, por roli i tij në ndërtimin e institucioneve shkencore dhe në zhvillimin e historiografisë shqiptare mbetet themelor, i pakrahasueshëm dhe i pavdekshëm. Ai u nderua me Çmimin e Republikës, Klasi i Parë, Medaljen e Kujtimit, Urdhrin e Punës, Klasi i Dytë, si dhe me statusin e anëtarit të Akademisë së Shkencave. Këto vlerësime ishin vetëm shprehje formale e respektit të madh që ai kishte fituar me punë, dije dhe dinjitet. Stefanaq Pollo u nda nga jeta më 15 maj 1997. Ai u largua nga kjo botë, por jo nga historia e saj. Emri i tij vazhdon të jetojë në librat që shkroi, në institucionet që ngriti dhe në mendjet që formoi. Stefanaq Pollo mishëron modelin sublim të intelektualit që e kupton dijen si përgjegjësi morale. Ai nuk e kërkoi dijen për lavdi personale, por për të ndriçuar vetëdijen kombëtare. Ai na mëson se historia nuk është një grumbull datash, por kujtesa morale e një populli. Ai na kujton se e vërteta kërkon durim, karakter dhe ndershmëri. Ai dëshmon se madhështia nuk qëndron në zhurmë, por në qëndrueshmëri. Stefanaq Pollo ishte një institucion në vetvete. Ai i dha Shqipërisë një historiografi më të strukturuar, universiteteve një traditë akademike më të fortë dhe brezave një model të lartë intelektuali. Jeta e tij ishte dëshmi se mendimi i thellë mund të jetë forma më fisnike e atdhedashurisë dhe se libri mund të jetë po aq i rëndësishëm sa çdo vepër tjetër në ndërtimin e kombit. Ashtu si yjet që vazhdojnë të ndriçojnë edhe pasi drita e tyre ka nisur udhëtimin e largët, edhe Stefanaq Pollo vazhdon të ndriçojë kulturën shqiptare me dritën e pashuar të veprës së tij. Ai mbetet një figurë madhështore e dijes shqiptare, një emër që i përket jo vetëm historisë, por përjetësisë së saj. Stefanaq Pollo na dëshmoi se mendimi i thellë është një formë e lartë e atdhedashurisë dhe se njeriu bëhet i pavdekshëm kur ia kushton jetën së vërtetës.

  • Dirty Dancing: Filmi që vazhdon të magjepsë botën.

    Dirty Dancing: Filmi që vazhdon të magjepsë botën. Nje film që argëton ka që emocion film që shndërrua në pjesë të pandashme të kujtesës të njerëzimit. Dirty Dancing i përket kësaj kategorie të rrallë. Sot, në vitin 2026, kjo kryevepër e paharrueshme është 38 vjeç dhe më 21 gusht do të festojë 39-vjetorin e saj. Shumë më tepër se një film romantik, Dirty Dancing mbetet një himn për lirinë, pasionin, guximin për të ndjekur zemrën dhe fuqinë transformuese të artit. Është një vepër që nuk plaket kurrë, sepse vallëzon në ritmin e përjetshëm të dashurisë, të rinisë dhe të ëndrrave që sfidojnë çdo kufi. Më 21 gusht 1987, në kinematë amerikane u shfaq një film që askush nuk e imagjinonte se do të shndërrohej në një nga veprat më të dashura të historisë së kinemasë . Dirty Dancing rrëfen historinë e Frances “Baby” Houseman, një adoleshente idealiste që kalon pushimet verore me familjen e saj në Catskills gjatë verës së vitit 1963. Aty ajo njihet me Johnny Castle, instruktorin karizmatik të vallëzimit të resortit, dhe zbulon një botë të re plot pasion, muzikë dhe liri. Përmes vallëzimit, Baby fiton vetëbesim dhe guxim për të sfiduar paragjykimet shoqërore dhe familjare. Filmi trajton dashurinë e parë, pjekurinë emocionale dhe fuqinë transformuese të artit. Është një histori e ndjerë për mënyrën se si një verë mund të ndryshojë jetën përgjithmonë. Në rolet kryesore shkëlqyen Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, dy artistë që krijuan një kimi të rrallë dhe të paharrueshme në ekran. Fraza legjendare “Nobody puts Baby in a corner” (“Askush nuk e vendos Baby-n në qoshe”) u bë pjesë e kulturës popullore botërore, ndërsa skena finale e vallëzimit mbetet një nga momentet më ikonike në historinë e filmit. Në kohën e xhirimeve, Jennifer Grey ishte 26 vjeç, megjithëse personazhi i saj ishte vetëm 17, ndërsa Patrick Swayze ishte 34 vjeç. Kjo ishte hera e dytë që dy aktorët luanin së bashku, pas filmit Red Dawn. Pavarësisht buxhetit modest, Dirty Dancing u shndërrua në një fenomen global, duke gjeneruar mbi 210 milionë dollarë në arkën botërore dhe duke dëshmuar se emocionet e sinqerta dhe një histori e treguar me ndjenjë të vërtetë mund të triumfojnë mbi çdo parashikim. Patrick Swayze do të shprehej vite më vonë se ky film e mësoi “si realizohet një skenë dashurie”. Sipas tij, dashuria e vërtetë në ekran nuk ka të bëjë me spektaklin, por me atë çast magjik kur dy njerëz shohin njëri-tjetrin në sy dhe ndihen të plotë. Marrëdhënia mes dy protagonistëve nuk ishte gjithmonë e lehtë. Jennifer Grey ka pranuar se karakteret dhe temperamentet e tyre ishin shumë të ndryshme, por pikërisht ky tension krijoi energjinë e veçantë që e bëri filmin kaq autentik dhe të paharrueshëm. Në premierën e filmit, të mbajtur më 17 gusht 1987 në Gemini Theater të New York-ut, Jennifer Grey u shoqërua nga prindërit e saj, aktorët Joel Grey dhe Jo Wilder. Mes të ftuarve të famshëm ishin edhe Cher dhe Eric Roberts. Në tapetin e kuq, Patrick Swayze u shfaq përkrah bashkëshortes së tij të dashur, Lisa Niemi. Historia e tyre e dashurisë mbeti një nga më të bukurat dhe më të qëndrueshmet në Hollywood. Patrick Swayze u nda nga jeta në vitin 2009, në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me kancerin e pankreasit. Jennifer Grey ka treguar se, po të kishte mundësinë t’i fliste sot, do t’i kërkonte falje që nuk e vlerësoi plotësisht njeriun e jashtëzakonshëm që ai ishte. Sot, gati katër dekada pas premierës së tij, Dirty Dancing vazhdon të frymëzojë breza të tërë. Është një histori që na kujton se dashuria, muzika dhe vallëzimi kanë fuqinë e rrallë për të ndryshuar jetën dhe për ta bërë kohën të duket e pavdekshme.

  • Bukuroshja e Durrësit, është një nga kryeveprat më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare.

    Rrevista Prestige Rubrika: Histori.Ngjarja dhe Data. Bukuroshja e Durrësit, e njohur edhe si Vajza e Bukur e Durrësit, është një nga kryeveprat më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe simbol i përjetshëm i bukurisë femërore. Ky mozaik shumëngjyrësh i shekullit IV para erës sonë konsiderohet mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar në Shqipëri. I krijuar rreth 2400 vjet më parë në Durrësin antik, të njohur atëherë si Epidamn, ai dëshmon nivelin e lartë artistik dhe kulturor të qytetërimit ilir. Mozaiku ka përmasa 510 centimetra me 300 centimetra dhe një sipërfaqe prej rreth 9 metrash katrorë. Forma e tij është eliptike dhe në qendër paraqet portretin e një gruaje të re me fytyrë të gjerë, qafë të gjatë dhe kokën të kthyer lehtë nga e majta. Shikimi i saj është i qetë, ëndërrimtar dhe disi melankolik. Buzët e kuqe të harkuara, flokët gështenjë të gërshetuar dhe detajet e realizuara me mjeshtëri i japin figurës një bukuri të rrallë. Një gur i vogël i verdhë dhe i kuq i vendosur në bebëzën e syrit krijon një efekt realist mahnitës. Figura rrethohet nga lule dhe motive bimore si zymbyla, zambakë, kambana lulesh, sytha dhe petale të stilizuara, të vendosura mbi një sfond të zi që e bën portretin të spikasë edhe më shumë. Mozaiku është realizuar me teknikën e rafinuar opus vermiculatum, duke përdorur gurë të vegjël shumëngjyrësh të vendosur me saktësi të jashtëzakonshme. Vepra përfaqëson një ndërthurje të mrekullueshme të artit helenistik me motive të artit ilir. Sipas historianit dhe arkeologut , figura mund të përfaqësojë perëndeshën , mbrojtëse e lindjes dhe e mamive. Ndërsa arkeologu mendon se ajo mund të jetë Aura, nimfa shoqëruese e perëndeshës . Historia e zbulimit të këtij mozaiku është po aq mbresëlënëse sa vetë vepra. Në vitin 1916, gjatë , Durrësi ndodhej nën pushtimin e Austro-Hungarisë. Gjatë ndërtimit të strehimeve kundër bombardimeve në lagjen Varosh, ushtarët austro-hungarezë zbuluan mozaikun në thellësinë 3.80 metra. Në prill të vitit 1918, arkeologu austriak e studioi dhe dokumentoi për herë të parë, duke e cilësuar si një kryevepër të artit antik. Në vitin 1920, ai botoi studimin e tij në Vjenë. Pas përfundimit të luftës, mozaiku u mbulua dhe mbeti i harruar. Në vitin 1947, ai u rizbulua nga arkeologu shqiptar , i cili e riktheu në vëmendjen e studiuesve. Pas vitit 1959, Bukuroshja e Durrësit u bë e njohur edhe në botën ndërkombëtare të historisë së artit. Në vitin 1982, mozaiku u transportua me kujdes në , ku ekspozohet edhe sot. Bukuroshja e Durrësit është shndërruar në një ikonë të kulturës shqiptare. Ajo ka frymëzuar poetë, piktorë dhe artistë të shumtë. Poeti i kushtoi veprës librin “4 shekuj para Krishtit”. Në vitin 1991, skenografia e edicionit të 30-të të u frymëzua nga kjo figurë. Në vitin 2009, artisti realizoi një kopje artistike me mbi 45 000 gurë mermeri. Në vitin 2004, emetoi një monedhë përkujtimore prej 50 lekësh me figurën e Bukuroshes së Durrësit. Monedha kishte diametër 24.25 milimetra, peshë 5.50 gramë dhe ishte përbërë nga 75 për qind bakër dhe 25 për qind nikel. Ajo u realizua nga piktori dhe gravuesi dhe u prodhua nga . Sot, Bukuroshja e Durrësit mbetet një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë kombëtare. Me shikimin e saj të qetë, elegancën e përjetshme dhe historinë e jashtëzakonshme që mbart, ajo vazhdon të magjepsë çdo vizitor dhe të dëshmojë madhështinë e artit antik shqiptar.

  • Rita Ora shkëlqen në Londër, performon për King Charles III në një mbrëmje mbretërore

    Rrevista Prestige Rubrika: Art Shqip Yje Rita Ora shkëlqen në Londër, performon për King Charles III në një mbrëmje mbretërore Në një nga netët më prestigjioze të vitit në Royal Albert Hall, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora rrëmbeu vëmendjen me një performancë elegante në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e The King's Trust. Artistja interpretoi në skenë së bashku me legjendën britanike Jools Holland, në praninë e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Pas performancës, Rita u përkul me hijeshi para monarkut britanik, një gjest që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Në postimin e saj në Instagram, artistja e quajti pjesëmarrjen në këtë gala “një nder të jashtëzakonshëm”. Mbrëmja, e mbushur me emra të njohur si George Clooney, Rod Stewart dhe Craig David, festoi pesë dekada të fondacionit bamirës të themeluar nga Charles në vitin 1976, i cili ka mbështetur mbi 1.5 milion të rinj në Mbretërinë e Bashkuar. Për Rita Orën, e cila prej vitesh është ambasadore globale e The King’s Trust, kjo mbrëmje ishte një tjetër dëshmi e statusit të saj si një nga artistet shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Burimi ndërkombëtar: Reuters⁠, Royal Albert Hall⁠, The King's Trust⁠. reutersconnect.com +3 #RitaOra #KingCharles #RoyalAlbertHall #TheKingsTrust #PrestigeMagazine

  • Mira Murati sfidon OpenAI-n, prezanton inteligjencën artificiale që bisedon si njeri.

    Rubrika: Teknollogji Shkencë. Mira Murati sfidon OpenAI-n, prezanton inteligjencën artificiale që bisedon si njeri. Burimi ndërkombëtar: TechCrunch. Ish-drejtoresha teknologjike e , ka prezantuar përmes kompanisë së saj një teknologji të re që synon ta bëjë komunikimin me inteligjencën artificiale më natyral se kurrë më parë. Modeli i ri, i quajtur TML-Interaction-Small, përdor teknologjinë “full duplex”, e cila i lejon sistemit të dëgjojë dhe të përgjigjet në të njëjtën kohë, ashtu si në një bisedë të zakonshme mes njerëzve. Sipas kompanisë, sistemi arrin të reagojë në vetëm 0.40 sekonda, duke iu afruar ritmit natyral të komunikimit njerëzor. Për momentin, teknologjia është ende në fazë testimi, por pritet të zhvillohet më tej gjatë muajve të ardhshëm. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për Mira Muratin, e cila po vazhdon të lërë gjurmë në industrinë globale të inteligjencës artificiale.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

​

REVISTA PRESTIGE eshte pjese e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.

 

revistpresttige@gmail.com
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

bottom of page