Search Results
Results found for ""
- Çdo gjuhë standarde ka historinë e saj, të tashmen e saj, por ka edhe të ardhmen e saj. Zhvillimi i gjuhës letrare shqipe është i shënuar me një histori të gjatë përpjekjesh
Shefkije Islamaj GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE E ARDHMJA E SAJ , vështirësish, pengesash e veprimtarish të shumta e sakrifikuese të atdhetarëve, veprimtarëve e zelltarëve tanë gjuhësorë, letrarë e kulturorë edhe përmes një procesi të gjatë standardizues që u intensifikua sidomos në gjysmë e dytë të shekullit 19-të në kohën e Rilindjes Kombëtare për të vazhduar përgjatë shekullit 20 deri në vitin 1972 kur përfundimisht u ligjësua në pikëpamje shoqërore, politike, kulturore por në rend të parë shkencore Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe dhe i gjuhës së përbashkët letrare që po mbush 5 dhjetëvjetëshat e vet pikërisht këto ditë kur po mbahen edhe aktivitete të shumta shënuese në Tiranë, Prishtinë, Shkup e më gjerë. Jo vetëm në historinë tonë kulturore, por edhe në historitë kulturore të Ballkanit e përtej tij, proceset standardizuese gjuhësore, më herët ose më vonë ose shumë më vonë, gjithmonë janë nxitur nga idetë e ndërgjegjes kombëtare dhe nga ndjenjat e përkatësisë kombëtare. Dhe këto ide janë bërë forcë lëvizëse në historinë e një populli siç janë bërë edhe në historinë e popullit shqiptar. Duke pasur parasysh historinë e gjuhës letrare shqipe, duke e njohur kontekstin e saj historik e politik e duke i ditur rrugën e ecejaket e saj në këtë histori si edhe proceset e saj standardizuese që sollën krijimin e saj, nuk mund të mos themi se kjo histori, ky rrugëtim, këto procese nuk kanë ecur lehtë e pa vështirësi llojesh të ndryshme, përkundrazi. Krijimi i një gjuhe letrare, procesi i normimit dhe i standardizimit të saj gjithmonë, pra gjithmonë, bart, pos përmasës kryesore gjuhësore e shkencore, edhe përmasat si këto: ideologjike, politike dhe simbolike që ndërlidhen ngushtë mes vete dhe shoqërohen me kritikën gjuhësore dhe me mendimin për gjuhën. Kështu është krijuar dinamizmi tipik i të arsyetuarit të hapur mbi gjuhën dhe mbi bazën mbi të cilën është ndërtuar ajo dhe rrjedhimisht edhe mbi bazën e drejtshkrimit të saj. Në këtë mënyrë u krijua një marrëdhënie e ndërsjellë midis përpjekjeve për standardizimin e gjuhës dhe ndryshimeve shoqërore e politike, sepse është e kuptueshme pse standardizimi i gjuhës shqipe është gjithmonë i lidhur edhe me botëkuptimin mbi gjuhën si simbol identiteti, i identitetit tonë kombëtar e jo vetëm si mjet a instrument i marrëveshjes mes nesh, që, natyrisht, është përbërësi themelor i saj. Kritika shkencore, prandaj, duhet të jetë më objektive, më reale e më paanshme dhe të marrë parasysh shumë faktorë, faktorët historikë, politikë, shoqërorë, kulturorë dhe jo vetëm ata gjuhësorë, që kanë ndikuar në jetën tonë kombëtare dhe në krijimin standardit tonë gjuhësor, që do të thotë se duhet të marrë parasysh të shkuarën, të sotmen e sidomos të ardhmen e saj, të gjuhës standarde, por jo vetëm – duhet të marrë parasysh edhe të ardhmen e vetë kombit. Përthyerjet historike të shumë kombeve, siç po dëshmohet edhe sot, nuk kanë përfunduar, ato po përsëriten e përsëriten, prandaj kohezioni brendakombëtar vazhdon të mbetet fjalë kyçe në jetën tonë kombëtare. Sot për sot dhe kushedi sa kohë. Ne nuk jemi as francezë, as gjermanë, as anglezë dhe jeta jonë, historia jonë nuk shëmbëllejnë me të tyret. E as gjuha e historia e saj. Dhe arsyet dihen. Dhe referimi me to nuk na ndihmon shpesh. Gjuha standarde shqipe vazhdon edhe sot të mbetet identifikuese dhe ruajtëse e identitetit shqiptar. Ndërkaq kritika negative ndaj gjuhës standarde dhe normës së saj shpesh jep përfytyrimin e dëshirës për një eksperiment ose eksperimentim pa farë strategjie a projektimi rrjedhojat largvajtëse të të cilit mund të parakuptohen e të mendohen. Një gjuhë standarde për të qenë e aftë të përmbushë funksionet e saj, funksionet e synuara me normimin e saj, e kjo do të thotë që të bëhet një mjet i përbashkët dhe i vlefshëm komunikimi, për një komunitet më të gjerë shoqëror, që ka një ndjenjë të zhvilluar përkatësie, që ka një identitet të përbashkët, që ka një ndjenjë të përbashkët ndjeshmërie gjuhësore, një mjet që mund të veprojë e të aktualizohet me sukses në shumë fusha të jetës së tij duhet të ketë një pranim të gjerë. Gjuha standarde shqipe këtu e 50 vjet e ka këtë pranim. Kundërshtimi i saj i përket një grupi individësh që shfrytëzon të drejtën e tij legjitime për t’u mos pajtuar me qëndrime a vendime të caktuara në rrethanat e sotme demokratike të shoqërisë shqiptare. Dhe është e drejtë e tij siç është e drejtë edhe e shumicës të ngulmojë në vlefshmërinë e standardit dhe sidomos, pra sidomos në të drejtën e patjetërsueshme që shqiptarët kudo që janë të kenë një gjuhë të përbashkët, një gjuhë standarde të ligjësuar, të vlerësuar e të dëshmuar se ajo ka kryer e po i kryen të gjitha funksionet e një gjuhe standarde, të një gjuhe të pasur, moderne, të epshme për t’u modifikuar e për t’iu përshtatur zhvillimeve të reja e të përshpejtuara shoqërore, ekonomike, teknologjike, shkencore, kulturore e të tjera. Përcaktimi, krijimi dhe përdorimi i drejtë i një gjuhe standarde parakupton gatishmërinë e pjesëtarëve të një bashkësisë të gjerë etnike, shoqërore, që e pranon simbolikisht dhe objektivisht gjuhën standarde si sistem të përbashkët gjuhësor dhe që rrjedhimisht tregon gatishmëri edhe për ta mësuar dhe zbatuar në situatat komunikuese të përcaktuara me normën e saj. Në gjithë hapësirën e saj në fushat e përcaktuara të përdorimit të saj zbatohet norma e gjuhës standarde me sukses, me më pak kujdes ose me shkujdesje. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme për rrethanat dhe kontekstin tonë historik, shoqëror, politik, arsimor e kulturor. Cili është niveli i përvetësimit dhe i zbatimit të kësaj norme në këto 50 vjet është një çështje tjetër që do diskutim të gjerë dhe që do mobilizimin e të gjitha institucioneve të rëndësishme e përgjegjëse. Çdo normë gjuhësore duhet të mësohet, askush nuk lind me gjuhën standarde. Se zotërimi i plotë i normës gjuhësore nga të gjitha shtresat e parapara të folësve dhe të shkruesve do të ndodhë shpejt dhe në mënyrë të lehtë, pa pasur parasysh as rrethanat tona historike, politike, shoqërore të shqiptarëve të shpërndarë në disa shtete dhe pa komunikime e kontakte mes vete gjatë, si dhe faktorë të tjerë të shumtë ndikues e përdallues në këto pesëdhjetë vjet tona historie aspak të lehtë në gjithë hapësirën tonë të përbashkët gjuhësore, ka qenë dhe mbetet ide dhe parashikim utopist. Prandaj zotërimi a përvetësimi dhe zbatimi i normë gjuhësore të shqipes standarde ka marrë kohë e do të marrë kohë edhe më tej për arsyet që u theksuan dhe për të tjera që nuk u theksuan. Por, shtrohet pyetja kush e di e kush mund ta thotë saktë e me siguri se ç’ kohë u janë dashur popujve të tjerë të zhvilluar dhe dukshëm më të zhvilluar se ne, ose më të pazhvilluar, për ta zotëruar standardin e tyre? Gjuha standarde shqipe ka tashmë historinë e saj, po e jeton të tashmen e saj dhe po ndërton të ardhmen e saj dhe kjo e ardhme është shumë e besueshme: - sepse arritjet 50 vjeçare gjuhësore e shkencore, arritjet në fushën e pranimit, të përvetësimit e të zbatimit të gjuhës standarde e të normës së saj të kodifikuar në këtë Kongres na lejojnë të themi se gjuha standarde shqipe përmbush të gjitha kriteret që janë përcaktuar nga studiuesit e krijimit të gjuhëve standarde: funksionin përbashkues - gjuha standarde shqipe bashkon të gjithë shqiptarët e të dyja dialekteve; funksionin veçues - gjuha standarde shqipe përfaqëson identitet të veçantë, simbol që identifikon bashkësinë shqipfolëse, shqiptarët, në raport me bashkësitë gjuhësore jo shqipe; funksionin simbolik – gjuha standarde për shqiptarët është simbol i identitetit kombëtar; funksionin e autoritetit – gjuha standarde, pasojisht zotërimi dhe zbatimi i saj, si për shqiptarin si subjekt shoqëror, ashtu edhe për shqiptarët si bashkësi etnike, do të thotë autoritet; funksionin qytetërues – me stadardizimin e gjuhës shqiptarët janë bërë komb modern; funksionin komunikues dhe kulturor – gjuha standarde shqipe kultivon dhe zhvillon shprehjen gjuhësore dhe kulturën gjuhësore në përgjithësi përmes sistemit arsimor, administratës, medies, letërsisë, etj.; funksionin shoqëror-politik – gjuha standarde i siguron gjuhës shqipe statusin e gjuhës kombëtare, zyrtare dhe shtetërore por, për një status të tillë të gjuhës standarde është me rëndësi të madhe qëndrimi ynë ndaj saj, vetëdija jonë për rëndësinë e saj dhe qëndrimi ynë ndjenjor ndaj saj, të cilat ia sigurojnë asaj jo vetëm statusin shoqëror-kulturor por edhe statusin shoqëror-psikologjik. Gjuha standarde shqipe i përmbush mirë këto funksione, prandaj ajo ka të ardhmen e saj. -sepse gjuha standarde shqipe ka edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm shoqërorë: historinë, që shprehet përmes vetëdijes për bashkekzistencën dhe vazhdimësinë e pashkëputshme të dialekteve të saj, të gegërishtes e të toskërishtes, përmes vlerave të përbashkëta kulturore që shprehin këto dy idioma të shtresëzuara e të mbrujtura në gjuhën standarde; gjallësinë – gjuha shqipe është standardizuar në një moment të historisë së saj, por ajo po tregon qëndrueshmëri dhe hapje ndaj ndryshimeve që ka sjellë e po sjell koha, që po sjell zhvillimi i shqiptarëve në gjithë hapësirën e tyre dhe që po sjellin zhvillimet në përgjithësi në gjithë botën; dhe përshtrirjen – gjuha shqipe është standardizuar dhe pranuar nga gjithë shqiptarët kudo janë, pra, edhe nga gegëfolësit. Këta tregues janë përgjigjja më e mirë që i bëhet kritikës negative por janë edhe tregues projektues të së ardhmes së saj. -sepse gjuha standarde ka kaluar tashmë disa dhjetëvjetësha dhe gjatë kësaj kohe ajo është studiuar gjerësisht si në rrafshin teorik ashtu edhe në rrafshin praktik. Mund të thuhet, prandaj se gjuha standarde shqipe sipas teorisë bazë për krijimin e gjuhëve standarde përmbush të gjithë treguesit që përbëjnë një gjuhë standarde: qëndrueshmërinë elastike të standardit të saj, si tendosje dinamike midis kodifikimit dhe normës reale, që do të thotë se ajo është stabilizuar me kodifikim përkatës, kurse norma e saj e përcaktuar me këtë kodifikim ka treguar elasticitetin e duhur për t’iu përshtatur ndryshimeve e zhvillimeve të kohës dhe të folësve të saj për të cilët u krijua, pra për shqiptarët kudo qofshin ata. Kjo dëshmon se ajo do të ketë të ardhmen e saj . -sepse çdo kthim prapa do të thotë mohim i gjithë asaj pune të gjatë, të madhe dhe të kuptimshme të zelltarëve e të lëvruesve të shqipes pothuajse dy shekujsh, do të thotë mohim i pesë dhjetëvjetëshave jete të standardit të shqipes të realizuar e të dëshmuar në të gjitha funksionet e tij në gjithë hapësirën shqiptare, do të thotë mohim i aftësisë së shqiptarëve për të bërë një gjuhe letrare të përbashkët në shkallë kombëtare, do të thotë mohim i aftësisë për të pasur vetëdije se u duhet një gjuhë e përbashkët standarde, do të thotë mohim i aftësisë për të vlerësuar rëndësinë e të qenët bashkë nga pikëpamja gjuhësore, do të thotë mohim i aftësisë për t’u rreshtuar me të gjithë ata popuj, afër e larg gjeografisë shqiptare, që kanë zgjidhur historikisht, politikisht dhe kulturalisht çështjen e gjuhës së përbashkët gjuhësore me kohë, do të thotë në të vërtetë mohim i së vërtetës së madhe se shqiptarët kanë pasur e kanë vetëdije, aftësi e gatishmëri të kenë një gjuhë të përbashkët standarde, ta zhvillojnë gjuhën e tyre standarde dhe të mblidhen rreth një gjuhe të përbashkët standarde siç janë mbledhur rreth një flamuri e rreth një kombi. Edhe për këtë arsye gjuha standarde ka të ardhmen e vet. -sepse gjuha standarde është edhe gjuhë politike: po cila gjuhë standarde nuk është gjuhë politike përderisa krijimi i gjuhës standarde është pjesë e politikës gjuhësore të çdo shteti e të çdo shoqërie, sepse ajo është pjesë e politikës së përgjithshme kulturore, arsimore, kombëtare, është pjesë e politikës së jashtme dhe e politikës së brendshme që ndjek një shtet. Prandaj gjuha standarde shqipe ka të ardhmen e saj! -sepse historia jonë kulturore dhe kombëtare ka dëshmuar prirjen e fuqishme përafruese e përbashkuese që ka karakterizuar proceset standardizuese në historinë e gjuhës shqipe dhe në historinë e shqiptarëve dhe faktet për këtë prirje janë shumë kokëforta sepse janë nxitur jo vetëm nga arsyet gjuhësore e kulturore, por edhe nga arsyet shoqërore, politike, ekonomike. E kjo i siguron gjuhës standarde shqipe të ardhmen e saj. Dhe si përfundim: Gjuha standarde shqipe sot me veçoritë e funksionet e një varianti standard të krijuar gjatë procesit të gjatë standardizues paraqet gjuhë të pranueshme dhe të autoritetshme për të gjithë shqiptarët kudo janë, ndërsa vëmendja e atyre që merren me planifikimin gjuhësor në gjithë hapësirën gjuhësore shqiptare, e atyre që studiojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën standarde shqipe, duhet të drejtohet rreth kujdesit të munguar ndaj saj, kujdesit të munguar institucional, pra kujdesit shtetëror e shoqëror. Jo vetëm institucionet shkencore që merren me planifikimin gjuhësor, jo vetëm gjuhëtarët që studiojnë gjuhën, po edhe lëvruesit e gjuhës - shkrimtarët, përkthyesit, publicistët, gazetarët dhe të gjithë përdoruesit e saj duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e madhe që ka përdorimi i drejtë i gjuhës standarde dhe i gjuhës në përgjithësi, i njërës prej vlerave më të mëdha kombëtare që kemi. Gjuha standarde ka të ardhmen e saj sepse këtë të ardhme do ta ndërtojmë bashkërisht siç kemi krijuar historinë e saj bashkërisht e siç po e jetojmë të tashmen bashkë. Gëzuar Përvjetorin gjysmëshekulli të gjuhës standarde!
- Ruki Kondaj, doktore e shkencave farmaceutike është e spikatur në diasporën shqiptare për aktivizimin dhe drejtimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze
Dr.Ruki Kondaj Dr.Sc , MSC, RA Dr. Ruki Kondaj ( Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate. Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Nga 2017 - prezent zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada (CEEC). Dr. Kondaj mban gradën shkencore dr.Sc . në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada. Dr. Kondaj vitet e fundit ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore e një numri të konsiderueshëm publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës si dhe anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore. Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj është nderuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012. Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” dhe në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”. Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios në 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës më 8 Dhjetor 2016, ku mujai Nentor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr.Ruki Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nentor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë! Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.
- Tre kulturat që i dhanë jetë qytetërimit
Tre kulturat që i dhanë jetë qytetërimit Rajoni më jugor i Mesopotamisë, Sumeri përfshinte Irakun e sotëm jugor dhe Kuvajtin. Sumeri u banua për herë të parë rreth vitit 4500 pes, ose ndoshta edhe më herët. Pikërisht në Sumer u krijuan qytetet e para në botë, duke filluar nga Uruk-u. Sumerët besonin se qytetet e tyre përfaqësonin triumfin e Zotit mbi kaosin. BABILONASIT Emri i saj do të thotë “porta e perëndive”. Babilonia shtrihej në Mesopotaminë jugore qendrore (Iraku i sotëm). Ditët e tij më të hershme janë një mister i humbur për shkak të rritjes së nivelit të detit, por që nga viti 1792 pes mbreti i famshëm Hammurabi erdhi në pushtet dhe qyteti i Babilonisë – i ndërtuar mbi lumin Eufrat – u bë zemra rrahëse e Mesopotamisë. ASIRIANËT E vendosur në Lindjen e Afërt, mbretëria e lashtë e Asirisë përbëhej nga rajonet e Irakut, Sirisë dhe Turqisë. Ajo nxiti zhvillimet teknologjike, shkencore dhe luftarake në Mesopotami. Perandoria asiriane u zgjerua gradualisht, për të bashkuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke rritur fuqinë dhe pasurinë e tyre e për t’u bërë një forcë e frikshme.
- Aktorja e Ollivudit, Angelina Jolie, ka përmendur shqiperinë në librine saj të shkruajtur pak muaj më pare spër të drejtat e të rinjve.
Angelina Jolie lindi si Angelina Jolie Voight; ne qershor 1975 është një aktore, regjisore dhe humanitare amerikane. Marrëse e shumë vlerësimeve, duke përfshirë një Academy Award dhe tre Golden Globe Awards, ajo është emëruar disa herë si aktorja më e paguar e Hollivudit Jolie merr pjese ne kalenda te rendesishmr boterore, qe nga viti 1982 në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror E dërguara speciale në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Jolie është e njohur për përpjekjet e saj humanitare, për të cilat ajo ka marrë një Jean Hersholt Humanitarian Award dhe ka bërë një Dame Commander of the Order of St Michael and St George, ndër të tjera nderime. Ajo promovon kauza të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen, edukimin dhe të drejtat e grave, dhe është më e njohur për mbrojtjen e saj në emër të refugjatëve si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, një pozicion që e mbajti deri në vitin 2022. Jolie ka marrë përsipër një dhjetëra misione në terren globalisht në kampet e refugjatëve dhe zonat e luftës; vendet e saj të vizituara përfshijnë Kamboxhia, Sierra Leone, Tanzani, Pakistan, Afganistan, Siri, Sudan, Jemen dhe Ukrainë. Si personazh publik, Jolie është cituar si një nga njerëzit më të fuqishëm dhe me ndikim në industrinë amerikane të argëtimit. Ajo është cilësuar si femra më e bukur në botë nga media të ndryshme. Jeta e saj personale, duke përfshirë marrëdhëniet, martesat dhe shëndetin, ka qenë subjekt i një publiciteti të gjerë. Ajo është e divorcuar nga aktorët Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt. Ajo ka gjashtë fëmijë me Pitt, tre prej të cilëve janë birësuar ndërkombëtarisht Jolie ka shkrojtur nje liber per te drejtat e te rinjve. Ky libër është përkthyer dhe në Shqip. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkruar shqip dhe shprehet e lumtur që ky libër gjendet në Shqipëri dhe në Kosovë. “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie.
- Ky është një koleksion i statistikave dhe fakteve në internet për 2024.
MBI 100 STATISTIKA DHE TENDENCA NË INTERNET [PËRDITËSIM 2024] SHKRUAR NGA MATT AHLGREN Statistikat e internetit 2024 A e dini se ne kalojmë mesatarisht 7 orë në ditë ngjitur pas ekraneve tanë? Bëhuni gati për të deshifruar sekretet pas këtyre dhe të tjera mbresëlënëse Statistikat dhe tendencat e internetit për vitin 2024 ⇣ Marrje e freskët e një klasike! Ky postim, i shpërndarë fillimisht në 2018, është rinovuar plotësisht për vitin 2024. Mblidhuni për statistikat më të fundit të internetit, të kuruara me përpikëri për t'ju mbajtur përpara kurbës në këtë peizazh dixhital gjithnjë në zhvillim. Nga rritjet marramendëse të kohës para ekranit deri tek tendenca e radhës virale që po pushton botën, nuk do të dëshironi të humbisni këtë përditësim gjithëpërfshirës. Statistikat dhe faktet e internetit Ky është një koleksion i statistikave dhe fakteve në internet për 2024 Lëvizjet kryesore: Që nga 5 janari 2024, kishte 5.30 miliardë përdorues të internetit, ekuivalente me 66% të popullsisë së botës. Përdoruesi mesatar global i internetit shpenzon shtatë orë në internet çdo ditë. Deri më 31 dhjetor 2023, kishte mbi 1.13 miliardë faqe interneti, nga të cilat 82% ishin joaktive. Shitjet globale të tregtisë elektronike me pakicë do të arrijnë në 6.4 trilion dollarë në 2024. Sa njerëz do të përdorin internetin në vitin 2024? Më 5 janar 2024, ka pasur 5.3 miliardë përdorues të internetit në mbarë botën. Për të ilustruar rritjen masive të përdorimit të internetit, ishin 3.42 miliardë përdorues regjistruar në fund të vitit 2016. Përdoruesi mesatar global i internetit shpenzon shtatë orë në internet çdo ditë. Kjo është një rritje prej 17 minutash krahasuar me këtë kohë të vitit të kaluar. Numri i përdoruesve globalë të internetit çdo vit është rritur me 4% ose +192 milionë Azia vazhdon tendencën për të pasur numrin më të madh të përdoruesve të internetit në nivel global, përbën 53.6% të botës së internetit. Nënkampionët përfshijnë Evropën (13.7%), Afrikën (11.9%) dhe Amerikën Latine/Karaibe (9.9%). interesante, Amerika e Veriut përbën vetëm 6.4% e të gjithë përdoruesve të internetit në mbarë botën. Kina ka numrin më të madh të përdoruesve aktivë të internetit në Azi: 1,010,740,000. Menjëherë pas saj është India, me 833,710,000 përdorues. Vendet e ardhshme më të afërta përfshijnë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 312,320,000 (Ky numër ka tejkaluar sasinë e parashikuar prej 307.34 milionë përdorues të internetit), dhe Rusia, me 124,630,000 përdoruesit e internetit. Që nga 1 janari 2024, jetojnë 339,996,563 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Gati tri herë ai numër njerëzish përdorin internetin në Kinë, e cila ka një popullsi prej 1,425,671,352. Amerika e Veriut ka shkallën më të lartë të penetrimit, me 93.4% e njerëzve të saj përdorin internetin. Kjo shifër pasohet nga Evropa (89.6%), Amerika Latine/Karaibet (81.8%), Lindja e Mesme (78.9%) dhe Australia/Oqeania (71.5%). Sa faqe interneti ka në 2024? Që nga janari 2024, mbi 1.13 miliardë faqe interneti ishin në internet. E publikuar më 6 gusht 1991, info.cern.ch ishte uebfaqja e parë në internet. Më 31 dhjetor 2023, bota kishte një norma mesatare e penetrimit të internetit prej 65.7% (krahasuar me 35% në 2013).
- Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen”
Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen” me regji të Andreas Homoki. Prodhimi i ri i "Carmen" në Zyrih është një bashkëprodhim me Opera Comique në Paris. Regjisori Andreas Homoki bëri përshtatjen e duhur me atë franceze, duke sjellë një surprizë për publikun. Rolet kryesore regjisori Homokia ia besoi tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe mezosopranes Marina Viotti. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Mediat dhe kritikat zviceranë e shoqëruan me fjalët më të shkëlqyera interpretimin fantastik të Saimir Pirgut. “Mezosoprane Viotti është tejkaluar edhe për nga volumi nga partneri i saj i skenës Saimir Pirgu. Me rolin e Don José, këngëtari shqiptar dëshmon se është një tenor heroik, i cili formon harqet e tij melodike me forcë të përqendruar dhe elegancë sublime. Pirgu është bindës edhe në lojë kur bie viktimë e çmendurisë shkatërruese të dashurisë.”, shkruan gazetari Peter Wäch. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Gazetari i prestigjiozes zvicerane, NZZ, Christian Wildhagen thotë se Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm rolin e Don José: “Një nga “njerëzit e çuditshëm” humbet në skenë, i veshur me një look casual dhe këpucë firmato. Në skenën ende boshe, ai gjen si rastësisht një reduktim të pianos, e lexon me zor dhe e marrin menjëherë të rinjtë e pacipë vendas, të cilët së pari i grabisin këpucët dhe pastaj fletën e muzikës. Sigurisht që është Don José, tenori, i cili nuk e di se çfarë po ndodh me të. Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm këtë rol.”, shkruan e përditshmja NZZ. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Kritikën e tij Kaspar Sannemann e nis me titullin “Marina Viotti dhe Saimir Pirgu si të dashuruar fatalë...” Ai i bën një analizë të mirëfilltë interpretimit të shkëlqyer të tenorit Pirgu që e quan aktor të jashtëzakonshëm dhe figurën më popullore të asaj mbrëmjeje. “Saimir Pirgu e ndërlidh butë pasionin e vrullshëm me zërin e tij rrezatues bronzi prej tenori, por gjithashtu është në gjendje të përdorë fraza më të buta në një mënyrë prekëse, duke treguar një prezencë të fortë skenike dhe nuk duket asnjëherë ankues, por thjesht si një i ri naiv i mbingarkuar plotësisht me situatën e tij. Për mua, figura më popullore e mbrëmjes. Krejt ndryshe është Carmen e Marina Viotti-t, e cila luan me besim dhe llogarit me sharmet e saj: një debutim mbresëlënës në rol. Marina Viotti dhe Saimir Pirgu e këndojnë skenën e fundit të aktit të katërt me pasionin që u futet nën lëkurë, duke e shtyrë njëri-tjetrin si një spirale drejt përsosmërisë vokale, derisa Don José (tenori Pirgu) nuk njeh rrugëdalje tjetër pas poshtërimit të fundit verbal nga Carmen dhe merr thikën.”, thuhet në kritikën e Kaspar Sannemann. Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare Ky është suksesi i radhës i tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Tenori Pirgu rrëmbeu duartrokitjet e publikut në Operën Mbretërore të Londrës, me operën “La Boheme”, shkëlqeu me operën “Ernani”, në Festivalin Bregenz dhe së fundi triumfoi me “Carmen” në Operën e Zyrihut. Shqipëria është krenare për ty Saimir Pirgu!
- "Kate Winslet, e cila luan Rose në Titaniku, ka treguar herë pas here se përvoja e xhirimeve.Të qenit e famshme nuk është më një "barrë", por Winslet luftoi me ndryshimin në fillim të të 20-ave.
Kate Winslet pranon se fama pas Titanikut ishte 'e tmerrshme': 'Jeta ime ishte mjaft e pakëndshme' Nga Shania Russell Publikuar më 12 shkurt 2024 11:15 EST Kate Winslet më në fund ka bërë paqen e saj me famën - por u deshën disa vite për të arritur atje. Në një intervistë të re me Porter Magazine, Winslet zbuloi se jeta e saj pas Titanik ishte më shumë frustruese sesa festive. Pasi luajti në filmin ikonik të fatkeqësisë të vitit 1997, i cili theu rekorde në arkë dhe i dha asaj dhe Leonardo DiCaprion mega-famë, Winslet pranon se jeta në qendër të vëmendjes u bë zhgënjyese. “Ndihesha sikur duhej të dukesha në një mënyrë të caktuar, ose të isha një gjë e caktuar,” tha ajo për gazetën. “Dhe për shkak se ndërhyrja në media ishte kaq e rëndësishme në atë kohë, jeta ime ishte mjaft e pakëndshme.” Kate Winslet merr pjesë në Vogue World: London 2023 në Theatre Royal Drury Lane Pas një pauze, ajo vazhdoi, "Gazetarët gjithmonë thoshin, 'Pas Titanikut, ti mund të kishe bërë gjithçka dhe megjithatë ke zgjedhur të bësh këto gjëra të vogla'... dhe unë thashë, 'Po, ti vë bast f---in' jetën e bëra! Sepse, me mend çfarë, të qenit i famshëm ishte e tmerrshme.” Winslet, tani 48 vjeç, ishte vetëm 22 vjeç kur tragjedia romantike e James Cameron u shfaq për herë të parë në kinema, duke u bërë një sensacion mbarëbotëror. Titanic jo vetëm që goditi numrin 1 në fundjavën e hapjes, por qëndroi atje për 15 javë, duke fituar përfundimisht titullin e filmit me fitimet më të larta të të gjitha kohërave – i cili u mbajt për më shumë se një dekadë, përpara se të rrëzohej nga Avatari i Cameron. “Isha mirënjohës, sigurisht. Isha në fillim të të 20-ave dhe munda të merrja një banesë”, tha Winslet. "Por unë nuk doja të më ndiqnin fjalë për fjalë duke ushqyer rosat." Sa i përket ndjenjave të saj për famën dy dekada më vonë, Winslet e quajti atë një "fjalë qesharake", por shtoi, "Unë e vesh atë shumë lehtë. Nuk është një barrë, asnjë prej tyre. [Titanic] vazhdon t'u sjellë njerëzve sasi të mëdha gëzimi. " Thënë kjo, ajo kujdeset të qëndrojë nën radar sa herë që përfshihen anijet e ujit: "E vetmja herë që unë jam si "O zot, fshihu", është nëse jemi në një varkë diku." Filmi "Titanik", me skenar dhe regji të James Cameron. Parë këtu nga e majta, Leonardo DiCaprio si Jack dhe Kate Winslet si Rose. Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio në "Titanic". CBS PËRMES GETTY IMAGES Kjo nuk është hera e parë që Winslet flet për betejat e saj pas famës. Në vitin 1999, ajo foli për EW për vendimin e saj për të luajtur në filmin "Hideous Kinky", filmi biografik me buxhet të ulët për romancieren britanike Esther Freud, të cilin ajo e përdori për të "rrënjosur" veten. “Pas Titanikut doja të bëja diçka më të vogël dhe krejtësisht të ndryshme,” shpjegoi ajo. “Ishte shumë e rëndësishme për mua t'u bëja me dije njerëzve se nuk do të hipja përgjithmonë në kulmin e valës dhe thjesht do të bëja shumë e shumë filma të Hollivudit. Dhe nuk doja që asnjë nga kolegët e mi britanikë të thoshte, "Oh, faleminderit Kate Winslet që thjesht i anashkaloi të gjithë filmat britanikë". Ajo shtoi, “Unë me të vërtetë doja të ngulmohesha sepse e dija se gjërat do të shkonin në banane kur të lëshohej Titaniku”. Epo, ajo sigurisht që nuk e kishte gabim. Dëshironi më shumë lajme për filmat? Regjistrohu në buletinin falas të Entertainment Weekly për të marrë trailerat më të fundit, intervistat me të famshëm, rishikimet e filmave dhe më shumë. Përmbajtje të ngjashme: Si mania e Titanikut shkaktoi ceremoninë më të ndjekur të Oscar-it Titanic është një film i mrekullueshëm. Është gjithashtu filmi që shkaktoi kulturën e urrejtjes Kate Winslet thotë se puna me James Cameron në Avatar ishte 'shumë larg' nga Titanic Titanic: Kate Winslet gjithashtu mendon se Rose e la Jack të vdiste Dera e diskutueshme e Leonardo DiCaprio-Kate Winslet Starrer Titanic shitet për 5 Crore në ankand
- 15 vjet SHqiperia anëtare në NATO! Aspiratat tona u bene realitet!
Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi shkruan ne rrjet social: 15 vjet më parë, aspiratat tona për përkatësi në Perëndim u bënë realitet me anëtarësimin e Shqipërisë në #NATO. Sot, kontributi ynë vlerësohet maksimalisht, ndërsa vendosmëria jonë për të qenë në krah të Aleancës është e padiskutueshme. Faleminderit vendeve aleate të NATO-s dhe SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën tonë drejt sigurisë globale. Shqipëria garant luajal i paqes dhe stabilitetit në rajon! #NeJemiNato🇦🇱 ____ Fifteen years ago, our aspiration of Western integration were realized when Albania joined #NATO. Our contributions are now highly regarded, and our unwavering commitment to the Alliance is beyond question. We extend our gratitude to NATO's member countries and the USA for their steadfast support on our path to global security. Albania continues to be a faithful defender of peace and stability in the region! #WeAreNato🇦🇱
- Sopranoja Ermonela Jaho shpallet "Artistja e vitit" nga ICMA 2023
Sopranoja Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga ICMA JANAR 2023 Sopranoja Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga ICMA Sopranoja Ermonela Jaho me një aktivitet të vlerësuar ndërkombëtar u shpall “Artistja e vitit 2023” nga “International Classical Music Awards -ICMA”. Çmimi i delegohet sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin: "Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës. Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”. Në një postim në rrjetet sociale, Ermonela Jaho shprehet se ndihet e nderuar për këtë titull. Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë. Karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos është vlerësuar gjithashtu me një çmim të madh ndërkombëtar më parë. “International Classical Music Awards” vlerësoi me çmimin e parë Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale). Vetëm pak ditë më parë ajo pati suksesin e radhës në Metropolitan Opera të Nju Jorkut.
- A jeni duke luftuar me mungesën e energjsë? Zgjidhja është mjaft e thjeshtë dhe praktike
May 14, 2024 Shpërndaje Facebook Twitter Luçiano Bardhi Mjek imazherisht, Nutricionist A jeni duke luftuar me mungesën e energjsë? A jeni të lodhur dhe të rraskapitur çdo mëngjes kur zgjoheni nga shtrati? Zgjidhja është mjaft e thjeshtë dhe mjaft praktike 1.Freskohuni apo hidratohuni me ujë dhe kripë me minerale 2.Dilni në mëngjes dhe bëni tokëzimin (ora 6:00-7:00) 3.Ecni zbathur 4.Shëtisni në oraret 6:00-7:00,të mos keni ngrënë mëngjes! Mos konsumoni kafe. 5.Konsumimi i kafes pas ores 12:00 6.MERRNI MAGNEZIUM! (Organik,i cili përthithet-malat-glycinat-taurat-treonat) Bëjeni këtë për 1 javë dhe pastaj nuk do shëtisni doktor më doktor! Lërini CT-ët dhe rezonancat kushtueshme,por rikthejuni natyrës tuaj biologjike!
- Rregulli i papritur mbretëror i kohës së lojës duhet të ndjekë Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis
Rregulli i papritur mbretëror i kohës së lojës duhet të ndjekë Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis Fëmijët e Princit William dhe Princeshës Kate shijojnë kohën e lojës në Adelaide Cottage në Windsor Katie Daly Nuk është sekret se ka një mori rregullash shekullore që mbretërit duhet të ndjekin dhe nuk ka asnjë përjashtim që bëhet për fëmijët mbretërorë. Dihet mirë se fëmijët e Princit William dhe Princeshës Kate, Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, nëntë vjeç dhe Princi Louis, gjashtë vjeç, duhet të jenë në sjelljen e tyre më të mirë në angazhimet publike. Princi George, Princi William, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Catherine qëndrojnë në ballkonin e Pallatit Buckingham pas konkursit të Platinumit më 5 qershor 2022 në Londër, Angli © Getty Princi George, Princi Louis dhe Princesha Charlotte janë fëmijët e vegjël të William dhe Kate Princesha Charlotte dihej se ndiqte nënën e saj për t'iu afruar mbretëreshës së ndjerë, ndërsa monarku i ardhshëm Princi George ka ndjekur prindërit e tij në një turne mbretëror në Zelandën e Re dhe Australi sipas protokollit. William, Kate dhe George në turneun mbretëror të Australisë, 2014© Getty Turneu i parë mbretëror i George në Australi dhe Zelandën e Re në 2014 Por duket se fëmijët mbretërorë janë gjithashtu të detyruar nga rregullat dhe procedurat kur ata po kthehen në shtëpinë e tyre në Adelaide Cottage në Windsor. Rregulli mbretëror i fëmijëve Kur nuk janë me Princin dhe Princeshën e Uellsit, për fëmijët kujdeset dadoja e tyre Norland, Maria Borrallo. Përveçse u mëson spanjisht fëmijëve të Uellsit, Maria drejton një anije të ngushtë që përfshin çdo ditë lojën jashtë, pavarësisht nga moti. 14 rregullat e arta që familja mbretërore duhet të ndjekë Drekja e veçantë e mbretit Charles për George, Charlotte dhe Louis në daljen e parë mbretërore nuk kaloi pa u vënë re Drekja e veçantë e mbretit Charles për George, Charlotte dhe Louis në daljen e parë mbretërore nuk kaloi pa u vënë re "Do të ketë shumë e shumë lojëra në natyrë...Shumë shëtitje me biçikletë, duke luajtur me qentë e tyre, potencialisht disa kopshtarisë. ... Po, ju jeni të turbullt me duart tuaja në tokë," zbuloi Louise Heren, autorja e Nanny në një Rezervoni, duke shtuar: "Nëse po e rrëzon, ata do të dalin akoma". Dadoja Norland Maria Teresa Turrion Borrallo flet me Mbretëreshën Elizabeth II në 2015© Getty Maria Teresa Turrion Borrallo fotografuar me Mbretëreshën Elizabeth II Mund të jetë befasi që fëmijët mbretërorë do të shkojnë në shi për një lojë të mbushur me baltë, pasi ata gjithmonë duken të kombinuar në mënyrë perfekte në angazhimet publike. Princesha Charlotte e Kembrixhit dhe Theodora Williams të shoqëruar nga dadoja e Princeshës Charlotte Maria Teresa Turrion Borrallo© Getty Maria Teresa Turrion Borrallo ka qenë një punonjëse besnike e Princit dhe Princeshës së Uellsit që nga viti 2014. Megjithatë, Princesha Kate e ka vendosur veten si një nënë e ngrohtë, e dukshme nga ndërveprimet e saj të dashura publike me fëmijët e saj. Kate duke u përqafuar me Charlotte dhe ulur pranë George në ndeshje polo, 2018© Getty Kate është një nënë e dashur Danielle Stacey, PËRSHËNDETJE! Korrespondenti mbretëror i Online ka thënë më parë: "Kate shihet shpesh duke mbajtur duart e fëmijëve të saj ose duke i marrë ata për t'u përqafuar kur ata ishin më të vegjël," vazhdon ajo. "Shpesh ka shumë gjeste ngushëlluese, të tilla si një përkëdhelje në shpinë ose përkëdhelje e flokëve të tyre." Dashuria e tyre për jashtë Lejimi i tyre për t'u përfshirë në lojëra të jashtme përputhet mirë me entuziazmin e tyre për lëvizjen e Skautëve. Faqja e internetit e Shoqatës Scout thotë se organizata "angazhon dhe mbështet të rinjtë në zhvillimin e tyre personal, duke i fuqizuar ata të japin një kontribut pozitiv në shoqëri". Princi George u bllokua gjatë një vizite në kasollen e tretë Upton Scouts në Slough në vitin 2023 © Getty Images Princi George u bllokua gjatë një vizite në kasollen e tretë Upton Scouts në Slough në vitin 2023 Në vitin 2019, Princesha bëri një vizitë në selinë e Skautëve në Gilwell Park, Essex, ku mësoi për një skemë të re pilot që sjell Scouting për fëmijët më të vegjël. nëna dhe djali duke përdorur karrocë dore © Getty Princi Louis u kap me një karrocë dore ndërsa ndihmoi nënën e tij në Big Help Out Kate e udhëhequr nga shembulli, duke u zvarritur në tenda të mbuluara me gjethe dhe duke provuar dorën e saj në gjuajtjen me hark ndërsa merrte pjesë në Big Help Out, gjatë një vizite në 3rd Upton Scouts Hut në Slough në 2023. Princesha Kate në tendën pyjore© Getty Princeshës Kate pëlqen të dalë jashtë Princi William foli për pasionin e fëmijëve të tij për jashtë në dokumentarin 2020 Prince William: A Planet For Us All. Duke folur për atë që ndez zjarrin tek ai për të kryer punën e tij mjedisore, Princi tha: Duke parë fëmijët e mi, duke parë pasionin në sytë e tyre dhe dashurinë për të qenë jashtë. Ata gjejnë një insekt ose u pëlqen të shikojnë se si bletët po formojnë mjaltë." Katerina duke folur me skautët e rinj© Getty Familja mbretërore vizitoi selinë e Scouts për të mësuar më shumë rreth pilotit të ri të organizatës Zbuloni: 7 rregulla të rrepta që familja mbretërore duhet të ndjekë në soc Albumi fotografik
- Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII.
Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit, Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII. Ajo është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV. Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klausonazhit, por dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike, si harqet me majë. Ndër fragmentet e ruajtura nga piktura murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore paraqitet një shqiponjë dykrenore, ndërsa më djathtas, një kalorës i ri pa mjekër dhe dy shpendë. Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.